• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”, SHQIPTARËT E AMERIKËS FTOJNË TË GJITHË SHQIPTARËT E DIASPORËS NË FESTËN MADHËSHTORE QË ORGANIZOHET NË BRONX, NEW YORK, MË 7 MAJ 2023

May 3, 2023 by s p

“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”, SHQIPTARËT E AMERIKËS FTOJNË TË GJITHË SHQIPTARËT E DIASPORËS NË FESTËN MADHËSHTORE QË ORGANIZOHET NË BRONX, NEW YORK, MË 7 MAJ 2023.

Filed Under: Analiza

“EDITORËT E “DIELLIT” NË 110 VITE HISTORI”, NJË KRYEVEPËR PUBLICISTIKE MË RËNDËSI PËR HISTORINË E “VATRËS”, “DIELLIT” DHE SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

May 1, 2023 by s p

Sokol PAJA/

Studimi “EDITORËT E “DIELLIT” NË 110 VITE HISTORI” i lënë në proces botimi nga editori i ndjerë i Gazetës “Dielli” Dalip Greca, përbën një kontribut shkencor dhe publicistik të jashtëzakonshëm për historinë e gazetës më të vjetër që botohet në mërgatën shqiptare. Studimi “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori” është një vepër monumentale në historinë e “Diellit”, “Vatrës” e shqiptarëve të Amerikës. Nëpërmjet këtij botimi lexuesi njeh në detaje organizimin patriotik, kulturor e politik të shqiptarëve të Amerikës dhe ndihmën e fuqishme për Kombin dhe Atdheun. Dalip Greca e drejtoi “Diellin” për 12 vite dhe la gjurmë të pashlyshme në historinë e gazetës “Dielli” dhe Federatës “Vatra”.

Dalip Greca ishte një gazetar me shumë eksperiencë, profesionist i lartë, menaxher i suksesshëm dhe gazetës “Dielli” i dha menjëherë një energji, një frymë, një stil të veçantë që e ktheu gazetën fuqishëm në treg. Studimi “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori” është i pari studim për jetën e veprën e editorëve të Gazetës “Dielli” duke sjellur risi dhe fakte historike pak të panjohura për publikun. Në këtë libër të lënë në dorëshkrim, Dalip Greca ka lënë një punim fenomenal. Studimi “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori” analizon me detaje themelimin e “Vatrës”, punën e jashtëzakonshme dhe barrën që kanë hequr mbi supe editorët e “Diellit”, rolin e “Diellit” në mjedisin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jetën e personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar që drejtuan “Diellin” e “Vatrën” në 110 vite histori. Libri “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori” i ndarë në nëntë kapituj përmbledh tërësisht veprat dhe kryeveprat e patriotëve shqiptarë në mërgatën e Amerikës që shkrinë talentin dhe kontributin e tyre në “Vatër” e në “Diell”. Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Refat Gurrazezi, Bahri Omari, Qerim Panariti, Eftim Natçi, Andon Frasheri, Kostandin Çekrezi, Nelo Drizari, Xhevat Kalljaxhi e deri te profesor Arshi Pipa vijnë të skeduar mjeshtrisht dhe të analizuar në veprimtarinë e tyre nën drejtimin e “Diellit” e pa dyshim dhe të “Vatrës”. Falenderim dhe mirënjohje Federatës “Vatra” për botimin si një vlerësim dhe amanet për përkushtimin, kontributin dhe dedikimin me të cilin Dalip Greca punoi në “Diell” e në “Vatër” për 12 vite.

Libri ka në brendësi ngjarje, argumente dhe të dhëna të shumta e të rëndësishme për historinë e “Diellit” dhe të “Vatrës”.

Falenderim special studiuesve Idriz Lamajt e Dr. Paulin Markut të cilët dhanë ide, sugjerime, perspektiva dhe mbështetje në çdo hap të botimit të këtij libri. Mirënjohje dhe për vajzën e Dalipit Elisabeta Greca e cila ndihmoi në redaktim, korrektim, grumbullim të materialeve origjinale të lëna në dorëshkrim nga Dalip Greca. “Vatra” dhe “Dielli” kane qenë dhe do të jenë një urë lidhëse e fuqishme me institucionet e larta amerikane e jetëdhënëse e traditës, kulturës e ruajtjes së vlerave tona kombëtare në mërgatë e Amerikës. Dalip Greca si Editor i Diellit punoi, drejtoi dhe udhëhoqi me fanatizëm nën frymën e Nolit, Konicës, Floqit, Gurrazezit, Omarit, Kallajxhiut, Pipës e shumë intelektualëve të lartë që punuan dhe lobuan fort në shërbim të shqiptarisë dhe kombit tonë. Veprimtaria e gjërë e “Vatrës” e “Diellit” rrëfyer nga Dalip Greca si kronikan i kohës së lavdishme që shkroi e punoi, pasuron historiografinë tonë kombëtare dhe identitetin tonë kombëtar. Dalip Greca ndërroi jetë papritur ne 15 maj 2022 duke lënë pas një dhimbje të thellë dhe zbrazëti tek familja, miqtë, dashamirësit dhe komuniteti shqiptar. Ai la pas një trashëgimi të shkëlqyer shkrimesh, hulumtimesh e kontributesh historike, mediatike, letrare, politike dhe publicistike. Dorëshkrimi i papërfunduar, studimet, kumtesat dhe materialet e gjendura në arkivin personal të Dalip Grecës për editorët e gazetës “Dielli” në 110 histori të “Vatrës”, vijnë të ideuara nga autori, me rend tematik, kohor dhe organizacional të vendosur nga grupi i punës cituar më lart.

Kontributi i Dalip Grecës dhe pas vdekjes, ashtu siç punoi me pasion e përkushtim në të gjallë të tij, vlen për tu vlerësuar për rëndësinë dhe vlerën e veçantë që ka libri për historinë e “Diellit” e Federatës “Vatra”. Libri “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori” është botuar mbi bazën e materialeve të gjetura në proces punimi prej Dalip Grecës dhe vijnë në formën autentike ashtu siç ai i ka lënë në dorëshkrim. Libri është një kontribut i shquar në historinë e shtypit të shkruar shqiptar. “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori” përbën një udhërrëfyes për gazetarët, historianët, studiuesit e letërsisë e gjuhësisë dhe kërkuesit shkencor në katedrat universitare që njihen me një libër me vlera të shumëfishta historike e mediatike. Për 12 vite Dalip Greca jo vetëm që e shkroi historinë e tij unike në “Diell” e në Vatër por sot na la pas një studim me vlerë të çmuar për historinë tonë kombëtare dhe historinë e shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Sokol Paja

Presidentja Osmani ka dekoruar post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi

April 28, 2023 by s p



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar sot post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi, në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij.

“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në emër të familjes së Arbën Xhaferit, i biri i tij Iliri, falënderoi Presidenten Osmani për respektin institituconal të treguar ndaj filozofit, intelektualit dhe liderit Arbën Xhaferi.

Filed Under: Analiza

KUSH SI VOTOI PËR KOSOVËN NË KËSHILLIN E EVROPËS?

April 26, 2023 by s p

Prof.Xhelal Zejneli/

Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës, në seancën e mbajtur më 24 prill të vitit 2023 vendosi të ngrihet procedurë për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për t’u pranuar në këtë organizatë.

Për këtë propozim votuan 33 shtete:

Andora, Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Irlanda, Islanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San-Marino, Sllovenia, Suedia, Shqipëria, Turqia, Zvicra.

Kundër këtij propozimi votuan 7 shtete: Azerbajxhani, Gjeorgjia, Hungaria, Qiproja, Rumania, Serbia, Spanja.

Abstenuan në votim 5 shtete: Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.

Nuk votoi 1 shtet – Armenia.

* * *

Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës ka 46 shtete anëtare.

Kërkesa e Kosovës do t’i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Votimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të realizohet brenda një viti.

* * *

Ish-zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme dhe i Punëve Evropiane i Sllovakisë, Peter Stano (1975- ), tani zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme¸ Zhozep Borel (Josep Borrel Fontelles, 1947- ), deklaroi se institucionet e Brukselit janë në dijeni se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Hungaria është një shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Është për t’u ardhur keq sesi ky shtet, i udhëhequr nga kryetari Viktor Orban (Viktor Mihály Orbán, 1963- ), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq (Ivica Dačić / Ивица Дачић, 1966- ) ishte zemëruar tej mase për votën e Malit të Zi, në favor të Kosovës, ndërsa kryeministrja Ana Bërnabiq (Ana Brnabić / Ана Брнабић, 1975- ), në shenjë proteste dhe hidhërimi për abstenimin e Greqisë në votim, si duket nuk do të marrë pjesë në Forumin VIII Ekonomik që mbahet në Delfi të Greqisë më 26-29 prill 2023.

* * *

Këto ditë Uashingtoni dhe Brukseli mbështetën drejtësinë:

– Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave;

– I njohën zgjedhjet në veri të Kosovës; dhe

– Votuan me shumicë që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

* * *

Vota e Serbisë kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës paraqet shkelje të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve që Kosova dhe Serbia arritën gjatë vitit 2023.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt të viti në vazhdim, u pajtuan në Bruksel për një marrëveshje që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ndërkaq, në takimin e mbajtur në Ohër më 18 mars të viti 2023 këta u duk sikur u pajtuan për Shtojcën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Sipas nenit 4 të kësaj marrëveshjeje, Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, vota e Serbisë kundër aplikimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, paraqet shkelje të nenit të lartpërmendur.

* * *

Thirrja e autoriteteve të Beogradit drejtuar serbëve të Kosovës për të mos dalë në votim në veri, është në kundërshti të plotë me parimet e demokracisë.

Për sjelljet destruktive të sipërthëna, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Filed Under: Analiza

KLERIKËT E PAQES SË PAARRITUR

April 25, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Një maksim latine thotë; për t’i dhënë problemit zgjidhje, problemin duhet t’a njohësh dhe kuptosh. Në kontekstin historik, që kur Kosova u la jasht Shqipërisë londineze, si dhuratë për sllavët, përgjatë një shekulli kishim klerikë që Kosovën nuk e ‘njohën’ por kishte klerikë që edhe nuk e ‘kuptonin’ si problem!.

Disa etapa; që më 1918 Kosovës i’u dha njëtrajtshmëria me sllavët e Jugut. Në Shkurt 1945, në Beograd, nga udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), u vendos që Kosova t’i bashkangjitej Serbisë, e më pas në Korrik 1945, në Prizren, u mblodh një grup i quajtur, këshilli popullor i Kosovës dhe i rrafshit të Dukagjinit, që i referohen edhe si “Kuvendi i Prizrenit”, ku, nga të gjithë pjesëmarrësit, diku 30 prej tyre ishin Shqiptarë, ku u proklamua vullneti “gjoja” i popullit të Kosovës që të jetë me Serbinë. Në Janar 1946, kushtetuta e Republikës Federative Popullore e Jugosllavisë (RFPJ), përcaktoi Kosovën si territor autonom brenda Serbisë. Në Shkurt 1974, u miratua kushtetuta e Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ), e cila i ofroi Kosovës atributet e një republike por jo edhe emrin republikë. Apo, thënë ndryshe, Kosovës, i’u njoh emri por jo edhe mbiemri. Në Mars 1989, autoritetet serbe përmes veprimeve kundërkushtetuese suprimuan statusin e Kosovës si njësi konstituive e Jugosllavisë, sërish duke e vendosur dhunshëm Kosovën si territor me popullatë shumicë Shqipëtare, nën Serbi. Në Korrik 1990, nga Shqiptarët shumicë të Kosovës u nxorr Deklarata e Pavarësisë, e më pas në Shtator 1990 nxjerrin Kushtetutën, që përcakton Kosovën si Republikë, madje, në nenin 1 të kësaj kushtetute ka një përkufizim; “Republika e Kosovës është shtet demokratik i kombit Shqipëtar dhe i pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave që jetojnë në Kosovë”. Kështu, krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, u shthurr edhe me front luftimesh ushtarake ndërmjet ish-njësive federative, me luftën e Kosovës si të fundit. Por, e gjitha, në tërrësinë e etapave politike është histori e aspiratës Shqipëtare për mëvetësi dhe për ribashkim me Shqipërinë. Pas përfundimit të luftës Kosovë-Serbi, në Qershor 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nxorri rezolutën 1244 e cila jo vetëm se ka përkufizime të përgjithësuara por edhe të çuditshme si p.sh., njeh vetqeverisjen substanciale brenda Jugosllavisë, nuk njeh burimin shekullor por vetëm pasojat e problemit e poashtu nuk përcakton afat kohor të efektivitetit të rezolutës!.

Po për çfarë ndodh ky gllabrim e përvetësim, nga sllavët e “Nova Rusia” çdo gjë Shqipëtare?

Që kur perandoria otomane, tokat Shqipëtare i kishte ndarë në vilajete për t’u administruar si të ndara ndër-Shqiptarë, por nën portën e lartë, deri në kapitullim dhe largim të tyre; nga Serbët fqinjë u rishfaq apetiti gllabrues e përvetësues, me frymën “sllavizmi nuk përfundon askund …” i realizuar brenda konturës “Nova Rusia” por me akterë të ndryshëm kohor. Ishin, pretendimet territoriale shekullore sllave për ‘tokën e shenjtë’, për ‘identitetin kishtar’, për ‘ekzistencë kombëtare’ dhe jo vetëm, kjo, bëri që të jetë prej kohësh një nga problemet më të vështirët në botë. Fshirja e plotë e vendbanimeve, toponimeve dhe e emërave me identitet Shqipëtar, ka treguar ekzistencën, gjuhën, historinë tonë të herëshme. Kishat tona Arbnore-Shqipëtare, të përvetësuara e prezentuara si serbe-sllave, poashtu tregon se deshën t’a fshijnë plotësisht identitetin Shqipëtar. Në vitet 1921, 1931, 1948 dhe 1953 kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë së Jugosllavisë, identiteti kombëtar Shqipëtar paraqiste problem, por jo ai musliman!. Atëherë, madje, shkruhej se numri i popullsisë i rritur në bazë të shtimit natyror është manipuluar dhe të dhënat mbi Shqiptarët nuk përkonin me realitetin fare. Sllavët, edhe mund të quhen një qytetërim si vlerë ndryshe, por kjo vlerë nuk ishte e pranuar për ne Shqiptarët, andaj, çdo herë e në çdo kohë u kemi thënë jo.

Përpjekja diplomatike e kufizuar në “normalizim” si zgjidhje?

Diplomacia e dekadës së fundit e udhëhequr nga UE-ja, e fokusuar në zgjidhjen e çështjeve fundamentale përmes “normalizimit” duket të jetë e kufizuar. Serbia me ndërhyrjen e paprecedent në veriun e vendit, duke e aneksuar politikisht dhe institucionalisht nga autoriteti qendror i Prishtinës zyrtare, për vite, ka rivendosë një epërsi të saj të dikurshme, në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, duke sfiduar rendin dhe çdo lloj kërkese të Unionit Europian, emisarëve të saj dhe të tjerëve ndërkombëtar!. Nëse Serbia, tolerohet tejmase në një horizont veprimi si kërcënues i paqes, ajo, po e ripërcakton dukshëm rolin e saj në gjeopolitikën rajonale, duke realizuar marrëveshje ushtarake në marrjen e sistemit raketor Rus e dronëve Kinez. Prandaj, dinamika e rolit të saj destruktiv ndaj vende fqinje, e posaqërisht Kosovës, dhe në zgjerim kundrejtë luftës në Ukrainë, sa bëhet i dukshëm roli i saj kërcënues për të blerë përqafimin e faktorëve ndërkombëtar. Serbia e rishfaqur si forcë për t’u patur në konsideratë, përkundër ndërhyrjeve të paprecedent në realizim të interesave gjeopolitike sipas kornizës së “Nova Rusia” lidhur me çështjet strategjike kombëtare, kishtare-sllave; disa faktorë ndërkombëtar i ka shtyrë ‘heshturazi’ t’a mbështesin atë. E në rrethet e studiuesve të ‘Think Tank’ për siguri ndërkombëtare, së fundmi, përmendet se, Serbia ka shprehur interesim për rotor nuklear me Rusinë e me furnizim uraniumi nga Kazakistani!, fatkeqësisht.

Klerikët e Brukselit zyrtar dhe ata ndërkombëtar, po e respektojnë fuqinë e jo drejtësinë në raport me Kosovën dhe çështjen Shqipëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: shqiprim pula

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 134
  • 135
  • 136
  • 137
  • 138
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT