• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NESER VATRA PROMOVON “LINCOLN” TË XHEVAT KALLAJXHIUT

December 2, 2022 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare të Amerikës, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të promovojnë librin “Lincoln” të ish-Editorit të Diellit Xhevat Kallajxhiu.

Promovimi zhvillohet më 3 Dhjetor 2022 ditën e Shtunë ora 11 Am në Selinë Qendrore të Federatës Vatra në adresën: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458.

Ftohet komuniteti dhe mediat të marrin pjesë.

Filed Under: Analiza

IBRAHIM RUGOVA NË SYTË E AMERIKANËVE: “MIK I MADH I SHTETEVE TË BASHKUARA, I RESPEKTUAR BOTËRISHT PËR PARIMET E TIJA”– Xhorxh Bush i Vjetër –“HERO KOMBËTAR, MADHËSHT0R E MENDJEMPREHTË”, Xho Bajdën 

December 2, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Kujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin historik të Republikës së Kosovës me rastin e ditëlindjes së tij (2 Dhjetor, 1944).  Dr. Rugova për Shtetet e Bashkuara: “Zoti e bekoftë Amerikën”, dhe në “Miqësi të përherëshme me Shtetet e Bashkuara”.  Edhe pass kaq vitesh, respekti i Amerikës për Dr Ibrahim Rugovën nuk ka vdekur dhe marrëdhëniet e tija me Amerikën janë përjetësuar tanimë në historinë e marrëdhënieve, në miqësi të përhershme, ndër më të fortat në bot midis dy vendeve, ashtu siç i dëshironte ai atël marrëdhënie midis dy kombeve tona.

Unë jam i besimit, në këtë përvjetor të lindjes së tij, se edhe në radhët e shqiptarëve të Kosovës dhe të mbarë Kombit shqiptar, Ibrahim Rugova vazhdon të lëshojë dritë përherë e më tepër për brezat, duke lulëzuar e duke dhënë fryte agimesh të reja e fatlume për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar – ashtu siç i ka hije një udhërrëfyesi historik të një Kombi të vjetër e krenar edhe pas shkuarjes së tij në amshim.  

Në kujtim të kësaj ditëlindje (2 dhjetor, 2022) të Presidentit historik të Republikës së Kosovës dhe të këtij atdhetari të madh të Kombit,

e kujtojmë atë si një udhëheqës ndryshe, si një udhëheqës i cili nuk humbi asnjëherë rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës dhe realizimit të objektivave kombëtare. E kujtojmë atë sot si udhërrëfyesin e Kombit!  E kujtojmë si një dritë në terrin e viteve të kalvarit të Kosovës – kur për të dhe për bashkpuntorët e tij të ngushtë, ishte shumë lehtë që ai humbiste shpresat dhe guximin, duke marrë parasysh vranësitë ndër më të errëta, fizike dhe shpirtërore që kishin mbuluar ndonjëherë hapësirën dhe jetën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, e të cilët ndjeknin me mërzi tepër të madhe dhe me vuajtje shpirtërore kalvarin nepër të cilin po kalonte Kosova gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar.

Fatkeqësisht, Presidenti Rugova iku nga kjo botë tepër heret, atëherë kur Kosova dhe Kombi kishin më së shumti nevojë për të, për një njeri si ai, por edhe për një hov të pashterrshëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqert.  Për një zëdhënës dhe për një përfaqsues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, pro-perendimore të shqiptarëve– pas një periudhe të zezë sllavo-komuniste që përçudnoi Kombin shqiptar për një gjysëm shekulli, një frymë internacionaste e bazuar në ideologjinë sllavo- komuniste-aziatike, e cila zbatoi brutalisht për një gjysëm shekulli, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht — të këtyre vlerave kombëtare në të cilat besonte Ibrahim Rugova dhe të identitetit historik kombëtar të shqiptarëve – pasojat e të cilës, për fat të keq Kombi shqiptar po i ndjenë edhe sot, në formën më brutale, ndryshe nga çdo shoqëri tjetër ish-komuniste në Evropë.

Çdo popull që përmendet sot me lavdi dhe nderim në suazën e kombësive të qytetëruara botërore, kanë hyrë në këtë rreth – heret ose vonë – me prijës e zëdhënës në krye, si Ibrahim Rugova për shqiptarët e Kosovës dhe për mbarë Kombin.  Kujtojmë në këtë ditëlindje të këtij burri të madh të Kombit, i cili gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij bëri aq shumë miqë për Kosovën dhe për shqiptarët — në nivelin ndërkombëtar.  Njëkohësisht, urojmë dhe lutemi që vlerat e tija arbërore, njerzore, morale dhe atdhetare të bëhen shtylla themeltare të historisë së tashme dhe të ardhme të Kombit shqiptar. Ashtuqë më në fund edhe shqiptarët, si ruajtës dhe mbrojtës të vlerave të përbashkëta me botën e qytetëruar perëndimore të radhitën me kombet e një bote më të mirë, më të drejtë dhe më të përsosur, për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzimit.  

Frank Shkreli

A person in a suit

Description automatically generated with low confidence
See the source image
See the source image

Taki i fundit i autorit me Presidentin e Republikës së Kosovës, 2005 në Zyrën e Presidentit në Prishtinë – I Përjetëshëm qoftë kujtimi i tij —

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

An amazing celebration of the 110th Celebration of Albanian Independence

November 30, 2022 by s p

An amazing celebration of the 110th Celebration of Albanian Independence hosted by NYC Mayor Eric Adams at the Gracie Mansion, celebrating not only a milestone in history but also the contributions and achievements of the Albanian American community to this great City.

Mark Gjonaj

Filed Under: Analiza Tagged With: Mark Gjonaj

“Lufta për paqe edhe mbas 78 vite çlirim”

November 30, 2022 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Paraprakisht, dëshiroj të uroj përzemërsisht mbarëshqiptarët: “Gëzuar 110 vjetorin e pamvarësisë si dhe 78 vjetorin e çlirimit nga okupatorët nazifashist”.

Po ashtu, në këtë atmosferë festimesh, dëshiroj të përsëris: “PËRULJEN për martirët që me pushkë dhe me penë janë flijuar për pamvarësinë, çlirimin si dhe për vlerat perëndimore; NDERIMIN për veteranët dhe familjarët e tyre që pa dallim feje, bindjesh politike dhe krahine  j‘u bashkuan fitimtarëve të koalicionit antifashist në Luftën e II-të, duke shkruar një histori lavdie për kombin; MIRËNJOHJE për ushtarakët që me përkushtim shëmbullor vijojnë të sakrifikojnë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe vlerave Euruatlantike”.

Nga ana tjetër, e gjej tërësisht të padenjë, në mos cinike që në vend që kjo ngjarje të shërbente për të mjekuar plagët, ndërtuar paqen dhe pajtimin mes qytetarëve, 78 vjet pas çlirimit dhe 30 në vjet pas përmbysjes së regjimit komunist, shoqëria vijon të mbahet e kacafytur në një betejë me ndasi ekstreme!

Ndërsa është e sigurt se Shqiptarëve nuk j’u ka shërbyer, pyetja mbetet e thjeshtë: “kujt i ka shërbyer dhe për axhendën e kujt riciklohet çdo fund nëndori kjo luftë bollshevikësh dhe politikanësh zullumqarë”? 

Po ashtu, jo pa qëllim sjell në vëmendje,  qëndrimin e atdhetarit të përkushtuar, shtetarit (ish-Kryeministër) mëndjehapur, Mehdi Bej Frashëri, i cili më 7 Prill 1939, në Radio Tirana, mbasi i bëri thirrje popullit shqiptar që “të ngrihej me armë kundër pushtimit” j’u drejtua Musolinit: “Nga hiri i shpirtit të Skënderbeut, ju bëjmë thirrje mos ta cënoni pavarësinë e Shqipërisë, përndryshe, armata juaj fashiste do të kalojë vetëm mbi kufomat e burrave dhe grave të këtij vendi”.

Thënë këtë, do të ishte shumë e padrejtë të mos përulemi me të njëjtin nderim edhe para dhjetëra-mijëra shqiptarëve që po ashtu, kanë dhënë gjithçka për pavarësinë, çlirimin dhe vlerat perendimore, por u vranë, u burgosën dhe u persekutuan brutalisht nga regjimi komunist mbas Nëndorit 1944. 

Së dyti, fatëkeqësisht 78 vjet mbas çlirimit nga nazifashistët nuk është gjetur ende paqe mes shqiptarëve. Por gjithësesi është besoj e qartë për Shqiptarët se edhe 32 vjet pas përmbysjes së komunizmit dhe 13 vjet mbas anëtarësimit në NATO, “beteja e stalingradit për datën e çlirimit” nuk ka të bëjë me nderimin e dëshmorëve dhe as çlirimtarëve, por vetëm me luftën mes skalioneve/Partive politike për të frymëzuar ushtrinë e nostalgjikëve, militantëve dhe sekserëve të pushtetit në betejat elektorale të radhës, për të vjedhur votat si dhe marrë me çdo çmim pushtetin! 

Nëpërmjet këtij opinioni, nuk po bëj as historianin, as analistin e gjithëdijshëm, thjesht po përpiqem të kontribuoj me sa mundem për “të zgjuar vetëdijen e shoqërisë rreth të vërtetave dhe vlerave që i bashkojnë dhe pajtojnë shqiptarët mes vedit”.  

Thënë sa më sipër, ndërtimin e një platforme të pajtimit, bashkëjetesës mes shqiptarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, paqes, solidaritetit dhe tolerancës, kurresesi nuk e gjej të pamundur, por një mision fisnik, përgjegjësi kombëtare dhe detyrim shtetëror njëherësh. 

Por insistoj edhe më fortë se ilaçi më i mirë për pajtimin dhe paqen janë të vërtetat mbi vlerat që i bashkojnë jo që i ndajnë shqiptarët.

Së treti, prandaj qëllimi i këtij opinioni është të indetifikoj një paketë të vërtetash/ilaçesh dhe vlerash të gjithëpranuara për sa i përket çlirimit të vendit nga okupatorët nazifashist: 

E vërteta/Ilaçi nr. 1: përtej kundërshtive për detajet (ditën, natën, datën, orën, etj) çlirimi i vendit nga pushtuesit nazi-fashist mbetet një ngjarje me peshë në historinë tonë kombëtare. Ende shpresoj se kjo ngjarje do duhej/t të shërbejë jo për të ndarë shqiptarët sipas interesave të politikanëve, por si “ilaç për të mjekuar plagët e luftēs, ndërtuar paqen, kohezionin ndërqytetar, si dhe për të ndriçuar arsyen në udhëtimin drejt perspektivës Euroatlantike të Shqipërisë”. 

Duke pranuar këtë, duhen mëshiruar mohuesit e luftës NÇL si dhe çdo shtrembërim që minon përpjekjet për paqe dhe pajtim kombëtar. 

E vërteta/Ilaçi nr. 2: besoj mbetet vlerë përbashkuese dhe krenari legjitime që Shqipëria jonë e vogël ju bashkua koaliconit të madh të fitimtarëve, e vërtetë e konfirmuar nga Henry Kissinger në librin Diplomacy: “Shqipëria ishte një ndër të vetmet vende që u vetë-çlirua pa prezencën e Ushtrisë së Kuqe, ose aleatëve perëndimorë”.

E vërteta/Ilaçi nr. 3: vetëdije kombëtare mbi ekzagjerimet folklorike të historisë së  shkruar nga diktatori – Hoxha mbi Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe pendesë fisnike për vrasjet, burgosjet, denigrimin dhe luftën e klasave ndaj jo vetëm kundërshtarëve por edhe bashkëluftëtarëve. 

E vërteta/Ilaçi nr. 4: përtej vlerave të luftës na duhet ta pranojmë se vendet e vogla si Shqipëria, do vijojnë ta kenë të pamundur të vetëpërcaktojnë fatet gjeopolitike. 

Kështu rreshtimi i Shqipërisë në kampin lindor (nën sundimin Stalinist), nuk u realizua as nga prezenca fizike e Ushtrisë se Kuqe, as nga e drejta e vetëvendosjes por nga dakordësia e fuqive të mëdha. Si e tillë, rreshtimi me lindjen komuniste, as i jep kredite, “as i mitizon, as i fajëson as i shfajëson” aktorët politik dhe pushtetarët e kohës. 

Shpresoj të gjithëpranohet që kontributi i Shqipërisë ishte modest në pikturën e madhe të luftës së II-të botërore, ose më thjeshtë, Shqipëria do ishte çliruar gjithësesi jo më vonë se 8 maji 1945.

E vërteta/Ilaçi nr. 5: është fakt i hidhur por do të duhet të pranohet se mbas çlirimit të vendit në nëntor 1944, regjimi komunist që u instalua edhe në Shqipëri: “U mori jetën, pronën, të drejtën e fjalës dhe besimit në Zot shqiptarëve”. 

Pa pranuar qetësisht këtë të vërtetë kriminale, pa kërkuar falje shtetërore dhe pendesë njerëzore për vrasjet, burgosjet dhe internimet, ndërtimi i paqes dhe pajtimi kombëtar “mes sho-shoqit” jo vetëm për datën e çlirimit do të vijojë të mbetet mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

E vërteta/Ilaçi nr. 6: për hatër të së vërtetës, duhet “rikthyer shiriti i kujtesës”, se aplikimi i modelit bolshevik të diktaturës së proletariatit, sigurisht nuk ishte vetëm në dorën e aktorëve lokalë të Partisë Komuniste. Kështu, diskutimet histerike mbi historinë: “sikur Balli të kishte bashkëpunuar me partizanët apo Mukja të ishte e suksesshme ..?!” dhe përralla të tilla, nuk do kishin ndryshuar as kufijtë, as rreshtimin e Shqipërisë në Lindje dhe as krimet e regjimit përgjatë 45 viteve. 

E vërteta/Ilaçi nr. 7: shpresoj të njihet gjerësisht fakti se, në shumicën dërrmuese të vendeve të sunduara nga “modeli stalinist” u aplikua dënimi i krimeve të komunizmit, i Udhëheqësit Suprem dhe aktorëve të kohës në: “Byronë Politike, drejtuesve të Hetuesisë dhe Sigurimit kriminal të Shtetit”. Me apo pa të drejtë, Shqipërisë, si vend i vogël i’u imponua një qasje, më e butë nga rasti i Rumanisë etj, ndoshta pasi vëllavrasja nuk do t’i shërbente askujt. Gjithsesi, mësimi i përbotshëm i historisë është se ngjarjet makabre që lihen në harresë, rrezikojnë të përsëriten.(Forgive, but do not forget)!

E vërteta/Ilaçi nr. 8: konflikti 30 vjeçar, gati banal: “për ditën dhe orën që ushtari fundit nazist kapërceu kufirin në këmbë ose me zvarritje në Hanin e Hotit…”, nuk riciklohet për të respektuar luftën, por për të shtrënguar radhët e votuesve kamikazë rreth partisë dhe Pusht-etarëve të radhës.

Vetëm kështu mund ta justifikosh këmbënguljen për 29 Nëntorin, datë e cila për 78 vjet por edhe pas 30 vitesh vijon t’i mbajë të ndarë dhe duke u kacafytur shqiptarët. 

Për më keq, kjo datë, qoftë edhe rastësisht mbart simbolike antishqiptare, pasi ishte një “provë” e luftës për pushtet dhe vasalitetit të diktatorit E. Hoxha, për të njehësuar ditën e çlirimit të Shqipërisë me festën e Federatës së Jugosllavisë (shpallur nga Marshalli Tito, me 29 nëntor 1943)!

Në përmbledhje, me përulësinë e një eksperti për Sigurinë Kombëtare, Rajonin & NATO-n, në vënd të një date që 78 pas çlirimit nuk prodhoi paqe por thelloi konfliktin mes shqiptarëve, do të sygjeroja:

Opsioni 1 = data 17 Nëntor 1944 (çlirimi i Tiranës), e cila besoj do të gjente kohezion qytetar dhe konsensus të gjerë. Për më tepër, me definicion ndërkombëtar: “Dita zyrtare e çlirimit të një vendi është data kur është ulur flamuri i pushtuesit në kryeqytet dhe institucionet qëndrore dhe në vend të tij është ngritur zyrtarisht flamuri kombëtar”! 

Opsioni 2 = data 8 Maj 1945, ose  bashkimi me ditën e fitores mbi fashizmin nga koalicioni i fitimtarëve. Nēnvizoj se këtë datë çlirimi e kanë aplikuar më shumë se gjysma e vendeve të tjera të lindjes, mbasi ato u anëtarësuan në NATO.

Në shtesë, besoj fortë se sejcila nga këto dy data, jo vetëm do të mjekonte plagët e konfliktualitetin dhe bënte nder luftës NÇL por do të kontribuonte për ndertimin e paqes së munguar për 78 vjet si dhe pajtimin kombëtar rreth datës çlirimin dhe jo vetēm.

Për të qartësuar keqkuptimet dhe qetësuar (nëse ka) të lënduarit nga ky këndvështrim, dëshiroj të përsëris përuljen për dëshmorët që në shekuj kanë dhënë jetën, për pamvarësinë, çlirimin nga pushtuesit si dhe që kontribuuan me sakrifica dhe përkushtim shembullor për ndërtimin e paqes dhe mbjelljen e vlerave perëndimore edhe në Shqipëri.

* Ekpert për Sigurinë Kombëtare & NATO-s,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si & Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;

Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.

Filed Under: Analiza

AUSTRI – VIENË, U PROMOVUA GENOCIDI SERB MBI SHQIPTARET

November 30, 2022 by s p

Shkruan: N.Pllana/

Me rastin e Festave të Nëntorit të Madh, në lokalet e Xhamisë shqiptare në Vienë, U promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Vergiss Niemals – Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

Me këtë aktivitet kulturor e shkencor, festuam Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem JASHARI!

Organizator: ALKIG – BASHKIMI, në krye me z. Vahidin Beluli – Kryetar, Usam Alili -Imam i xhamisë shqiptare në Vienë dhe z. Sadik Sadiku, Mërgim Ibrahimi e Prof.dr. Besim Abdullai anëtarë të Kryesisë, të cilët i falënderojmë nga zemra për mikpritjen vëllazërore dhe organizimin e mrekullueshëm.

26 Nëntor 2022

Austri – Linz

Me rastin e Festave të Nëntorit të Madh, në një atmosferë madhështore, në Amfiteatrin e bukur të Linzit të Austrisë, u promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Vergiss Niemals – Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

Organizator: ALKIG – BASHKIMI, me z. Vahidin Behluli – Kryetar, z. Menderez Alili – Imam dhe z. Adnan Abdullai – zyrtar i lartë i Komunës së Linzit për Migrim dhe Integrim, të cilëve u jemi shumë mirënjohës dhe pafundësisht falënderues, për organizimin tejet të suksesshëm të këtij manifestimi me karakter edukativ, kulturor e kombëtar!

Shkruan: N.Pllana

Filed Under: Analiza Tagged With: Nusret pllana

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • 151
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT