• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Natyra Misionare e Kishës- një pemëz e re në Uashington DC

October 12, 2022 by s p

Nga Merita McCormack, MBA*/

“Uria, nuk eshte thjesht uri per nje cope buke, por eshte Uri per Dashuri”.

Natyrisht nene Tereza flet per dashurine e Hyjit per njeriun dhe per sakrificen e Jezusit ne kryq per hir te dashurise ndaj nesh. Ajo fton gjithkend te imitoje Krishtin dhe te shohe Krishtin tek secili. Te jape dashuri te pakushtezuar pa ndalur. Shenjtorja shqiptare e njihte mire Ligjin Natyral dhe predikonte me se shumti me vepra. Sa te bekuar jemi si komb te ndajme gjakun e saj dhe te kemi jetuar ne te njejten kohe me te e le te shpresojme se mund te mesojme dicka nga shembulli i saj heroik. Qenia njerezore eshte krijuar per marrje e dhenie dashurie, dhe ne, kemi vec nje detyre te vogel, t’i themi “PO” dashurise se pakushtezuar te Zotit, qe te shuajme urine tone. Ajo qe cdo kush kerkon ne jete, eshte nje paqe e brendshme dhe kjo vjen vetem kur realizohet “Takimi Personal me Zotin”, kur njeriu degjon, hap zemren per te degjuar e pranuar Fjalen e Zotit , ben vepra qe i sherbejne Atij dhe qe e lumturojne njeriun ne kete jete dhe ne jeten e amshuar. Natyrisht permes jetes sakramentale, sidomos permes Rrefimit dhe Euharistise, njeriu shkon drejt qellimit te krijimit te tij dhe keshtu siguron forcimin e shpirtit, rritjen ne virtyt e drejtimin kah Zoti. Kur njeriu merr dashurine e hirin hyjnor, atehere ai ka se c’fare te jape. Pikerisht eshte kjo dashuri qe manifestohet e shfaqet si dashuri pa kushte, mbeshtetje, sherbim per njeri tjetrin, gjendjeje prane , shoqerim i njeri-tjetrit ne rrugen e jetes me Zotin, zgjatja e nje dore, dhenia e nje gote uji me gjithe zemer, apo nje vizite tek te moshuarit e me radhe, duke kryer keshtu veprat e punet e meshires. Me se pari ne familje e pastaj ne komunitet e me gjere. Gjithcka qe njeriu ben dhe ne e perkufizojme si “te mire” nuk eshte asgje tjeter vecse “tejderdhje” e dashurise se Zotit nga shpirti i mireberesit tek tjetri. Eshte pikerisht kjo dashuri qe jepet e merret pergjate maredhenieve njerezore dhe permes akteve dashamirese ndaj tjetrit, qe kalit vullnetin qe te bejme ate qe duhet bere e jo ate qe ndonjehere ndjejme emocionalisht se duhet bere. Pikerisht kjo dashuri e pakushtezuar, e vullnetshme, per hir te Zotit, trasheguar nder brezat shqiptare, manifestuar fuqishem nga shenjtorja e koheve tona, Nene Tereza, eshte nxitesja kryesore per te krijuar e mirembajtur, pervec jetes personale dhe familjare edhe ate komunitare, me shpresen per t’i sherbyer misionit hyjnor te Kishes, sipas mesimeve te Zotit.

Nevoja per komunitet

Per cdo emigrant qe ka lene vendin, familjen, te afermit e shoqerine, dashuria e bashkeveprimi ne komunitet eshte jetik dhe dyfish i rendesishem. Natyralisht njeriu sillet dhe vepron lirshem ne nje ambjent familjar me te cilin eshte rritur e kur papritur largohet e bie ne nje ambjent te ri e te panjohur, nje komunitet me traditen , gjuhen e kulturen tende, behet si familje e dyte e njeriu gjen, si te thuash, veten aty. Pikerisht kjo nevoje ne rritje , per shkak te levizjeve te njerezve, e mbajtjes gjalle e tradites, kultures, gjuhes dhe me e rendesishmja, gjendja prane njeri tjetrit, mbeshtetja per njeri -tjetrin dhe shoqerimi i gjithkujt qe ne hasim , behen mese te domosdoshme. Kjo ka qene nje nder aresyet qe ne i kemi kerkuar shkelqesise se tij, Ipeshkvit tone, Michael Burbidge, me rekomandimin e kahershem te Dom (Msgr)Lush Gjergjit, te kemi nje qendren tone, ku ne te mblidhemi, te nderojme e t’i falemi Zotit dhe pastaj edhe te gezojme ne shqip , te ndihmojme e te shprehim ate qe na fal Zoti, dashurine pra!

Veprimtaria dhe Historia e Komunitetit

Prej mesit te viteve 2000, ne bashkepunim me kisha apo institucione Amerikane ne Washington DC , ne, nje grup i vogel shqiptaresh kemi organizuar nje sere aktivitete te ndryshme , me karakter kombetar , shoqeror dhe fetar.

Kemi qene te bekuar qe here pas here meshtare, si Dom Lushi e Dom Ndou, Dom Mikel Pllumaj , Dom Fatmir Koliqi, apo meshtare te tjere si ish Nunci I Vatikanit ne Shqiperi, Arqipeshkvi Charles Brown e Ipeshkvi Gjergj Meta, kane udhetuar ne Uashington DC dhe na kane ushqyer shpirterisht dhe intelektualisht. Eshte bere tashme tradite e jona qe ne dite te rendesishme te mundesojme nje meshtar shqip foles , por dhe po nuk kemi, na ndihmojne meshtaret anglisht foles vendas, ne cdo tre mujor ne mbajme mesha per data historike dhe festojme pas tyre per te krijuar e mirembajtur komunitetin dhe per te ruajtur traditen, gjuhen e kulturen shqiptare. Me kujtohet si sot, kur Dom Lushi , erdhi nga Kosova per te deshmuar per jeten dhe shenjterimin e Nene Terezes. Ai mbajti nje leksion ne Biblioteken e Kongresit Amerikan, beri nje vizite ne Departamentin e shtetit Amerikan, u takua me diplomate te Republikes se Kosoves dhe ne fundjave mbajti meshen. Pas Meshes, Enkelejda Balliu Popa , se bashku me anetare te komunitetit shqiptar ne VA, MD e DC, organizoi nje dreke ne kujtim te Nene Terezes me ushqime te bollshme dhe plot argetim me deshiren qe : “ Jo te gjithe mund te bejme gjera te medha, por se bashku mund te bejme gjera te vogla me dashuri te madhe”.

Ne ate takim te ngrohte, nje zonje e tradites Kristiane Shqiptare Orthodokse, Mirela McDonald e pyeti Dom Lushin: “Si mund te kemi ne nje qender tonen, nje kishe ku ne te mblidhemi e te mbajme takime te tilla”. Dom Lushi u pergjegj : “Ju duhet t’i beni nje kerkese/peticion Ipeshkvit…”. dhe me veshtroi mua pak i habitur dhe mua mu duk sikur me tha ” Merita pse nuk e keni bere kete gje..?”

Ky ishte si te thuash momenti qe na nxiti disi me shume te formojme nje komunitet… Por duhej te vinte Eda Zhiti ne Uashington DC, e cila se bashku me Denis Gumen ishin mbeshtetesit kryesore te kesaj iniciative. Por jo vetem ata. Valbona Selimaj, Toni dhe Kreda Boci, Mondi e Liljana Luku, Laura dhe Gjergji Konda, Zef dhe Diana Brozi, Familja Pojani, Pari dhe Tanja Hoxha, e shume te tjere, kane qene ndihmetare, mbeshtetes e nder motivuesit e shtytesit kryesore te afirmimit si komunitet. Keshtu u mblodhem nje dite ne Arlington dhe vendosem se cfare duhet te benim. Me tej, pastaj mbetet historia. Me 13 janar 2018 ishte takimi i pare ne Dioqeze me Drejtoreshen e Zyres se Mbareshtimit Multikulturor dhe me 7 Shkurt 2018 ne u zyrtarizuam si Komunitet brenda Dioqezes. Ate vit ne morem nje dhurate nga Shqiperia prej Ipeshkvit Massafra, relike te martireve tane dhe beme meshen Inauguruese me Arqipeshkvin Brown. Keshtu, pra filloi jeta e ketij komuniteti dhe shpresojme me Hirin e Zotit te vijoje, e ndersa ju festoni 50 vjetorin ne do fillojme te pergatitemi per te festuar pesevjetorin:-) Megjithese Historia e jone eshte disi e re dhe ngadalte, mund te them se eshte e sigurte. Dhe dhashte Zoti qofte jetegjate. A nuk ka thene keshtu dhe Nene Tereza? Familjet qe luten bashke, qendrojne bashke. Dhe nese qendrojne bashke, ata e duan njeri tjetrin me shume. E kjo vlen edhe per familjet e medha te komunitetit tone kudo ku ato ndodhen

Pervec sherbesave festare e takimeve komunitare, ne orgaizojme edhe muajt e nene Terezes, si pjese e puneve te meshires. Pergjate javeve te Shtatorit e te Tetorit, ne si komunitet, per gati nje dekade, ju gjendemi me aq mundesi sa kemi , qendrave te bamiresise se se Nene Terezes ne Uashington. Kjo sjell e ben bashke shqiptare te te gjitha krahinave dhe feve te ndryshme dhe eshte nje bukuri e kenaqesi e vecate te perjetosh keto momente. Ne keto aktvitete shqiptaret marrin pjese familisht. Ne mbledhim ndihma materiale, ushqime dhe ndihma monetare dhe jua cojme ne grup duke sherbyer edhe ushqime e duke ndare kohe e talent me banoret e qendrave te Misioneve te nene Terezes..

Nje aspekt tjeter i veprimtarise sone eshte edhe tregimi i historise se martireve te fese dhe te kombit shqiptar ne pergjithesi. Duke qene se historia e shqiptareve nen regjimin komunist eshte nje histori e dhimbshme por edhe e panjohur, ne ndajme me amerikanet dhe me brezin e ri te te shiptaro amerikaneve fakte dhe histori reale nga cka ndodhi ne Shqiperi duke respektuar e ndare keshtu te verteten e duke edukuar studentet me qellim qe e keqja qe gjeti shqiptaret mos ndodhe ketu. Te gjitha keto aktivitete mbeshteten nga Dioqeza dhe ne jemi te inkurajuar prej meshtareve tane.

Vazhdimesi dhe Risi….

.

Ne vitin 2020 dhe pjeserisht 2021 aktiviteti me prani fizike ka qene i kufizuar disi fizikisht per shkak te semundjes globale dhe ne te gjithe jemi deshmitare te veshtiresive qe hasen ne situata te tilla. Pikerisht kjo situate diktoi dhe menyra te reja per te mbajtur gjalle komunikimin e per ta ndihmuar njeri tjetrin. Ne kete aspekt ne filluam te mbanim takime ne platforma elektronike. Ne kete aspekt famullia juaj dhe famulli te tjera na ka qene prane. Kemi pasur foles , prej famullise suaj Valentin Lumajn, ku kemi mbajtur komunikimin gjalle dhe kemi ndare mesimet e Hyjit e te Kishes, ku dashuria e vertete e pa kushte, ky virtyt qe eshte dicka e brendshme, primare dhe jetesore, eshte manifestuar e shprehur ne forma te ndryshme, sipas nevojes. Ne keto takime kemi folur per rolin e prindrit ne familje, roli i vecante i Atit, roli i Nenes, kemi folur per Gjergj Kastriotin, kemi folur per maredhenien personale me Hyjin, dhe si te ndertojme e mbajme gjalle komunitetin. Prej ketyre takimeve ka dale dhe tashme eshte formuar edhe nje grup artistik, i pavarur, kryesisht me femije, kengetare e valltare qe udhehiqen nga Kreda Boci dhe Anisa Papadhima. Ata interpretojne ne aktivitete te ndryshme komunitare e dioqezane.

Tradita Shqiptare e Harmonise Vazhdon

Dua te shtoj edhe nje fakt tjeter, qe eshte teper i rendesishem. Ne vertet jemi te integruar ne Dioqezen Katolike te Arlingtonit dhe cdo katolik dhe cdo kush perpiqet te jape dashurine qe e ka per detyre ta jape nje besimtar, por ne mblidhemi e ne nuk ndahemi, me te gjitha fete bashke, nje komunitet. Pikerisht natyra misionare e kishes, manifestohet nder shqiptaret me se miri, pasi megjithese nga fe te ndryshme, ne i gjendemi njeri tjetrin e me dashuri per njeri tjetrin. Shpresojme te jemi si nje pasqyre e harmosise shqiptare te mirenjohur dhe shpesh here qeshim, por eshte e vertete kur themi qe perpara se te behej Amerika nje komb(prej disa grupimeve e feve) nen nje Zoti, Kombi Shqiptar ka qene e mbetet i tille, nje Komb, nen nje Zot.

Ju faleminderit dhe gezuar festen. Dom Ndou paci bekimet e Zotit per gjithe cka beni. Zoti e bekofte shpirtin e Dom Prekes e gjithe meshtaret e besimtaret qe kane kaluar ne amshim.

Zoja e bekuar, Nena e Hyjit dhe Nena e gjithe Shqiptareve, Lutu per ne!Amen!

Fund

*Rreth autores:

Merita Bajraktari –McCormack lindi dhe rrit në Korçe. U edukua ne Shqiperi dhe jashte saj. Titullin MBA e ka marre ne Universitetin e Surrey-t, Guildford, Angli. Merita ka punuar ne kapacitete te ndryshme ne fushen e Edukimit te Larte dhe sot sherben si Keshilltare e Studenteve ne nje Universitet privat ne Washington DC. Merita kontribon ne Diasporen shqiptare si anetare e Keshillit te VATRES dhe baskethemeluese e drejtuese e Komunitetit Shqiptar ne Dioqezen e Arlingtonit(VA). Ajo eshte ne formim shpirteror me Urdherin e Domenikaneve per Laiket (Third Order Dominican). Merita është autore e disa librave dhe dhjetra artikujve dhe porsa ka perfunduar doreshkrimin e nje libri mbi Jeten Nën Komunizëm ne Shqiperi ne gjuhen Angleze. Në Pranveren e vitit 2022, Merita , me rekomandim e propozim te VATRES, mori dekoraten “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë per kontributin ndaj kombit shqiptar me rastin e 110 Vjetorit te themelimit te Federates. Merita jeton me bashkeshortin dhe me familjen e saj te zgjeruar ne Washington DC.

Shenim: Ky material u prezantua ne Simpoziumin e mbajtur me rastin e 50 vjetorit te famullise “Zoja Pajtore e Shqiptareve” ne Southfield Michigan, 8 Tetor 2022.

Filed Under: Analiza

NGA TAKIMI ME ESKOBAR: RRUGËTIMI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KA NJË DESTINACION FINAL, ANËTARËSIMIN NË BE DHE NË NATO

October 12, 2022 by s p

Armend Mehaj/

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kisha takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherazi mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, z.Gabriel Eskobar, me të cilin diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin që kemi me misionin e KFOR-it dhe NATO-s, e po ashtu e vura në dijeni për politikat destabilizuese të cilat po i ndjek pala serbe përmes shpërndarjes së informatave të pavërteta, bashkëpunimit me Federatën Ruse, dhe presionit të vazhdueshëm që ushtrojnë mbi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb, të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit.

Po ashtu theksova edhe njëherë se qëndrimet e Republikës së Kosovës janë të qarta, ashtu si gjithmonë ne jemi pro politikave evropiane, krijimit të një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie, për këtë dhe angazhohemi çdo ditë.

E njoftova me avancimet e FSK-së, si zbatimin e fazës së Parë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, të hartuar bashkarisht me ISG ( Institutin për Qeverisje të Sigurisë ) dhe faktin që aktualisht jemi në fazën e dytë të implementimit të këtij plani, bashkëpunimin që e kemi me KFOR-in në monitorimin e gjithë territorit të Republikës së Kosovës, përkrahjen e ofruar për aleatët tanë, shtetet anëtare të NATO-s, në misionin për evakuimin e refugjatëve afganë, si dhe transportimin e ndihmave për popullin ukrainas.

Fatkeqësisht, të njejtën gjë nuk mund ta themi për palën serbe, të cilët vazhdojnë të mos vendosin sanksione për Federatën Ruse, ndonëse po shohin çdo ditë ashtu si e gjithë bota agresionin rus dhe krimin ndaj popullit ukrainas, duke dëshmuar kështu edhe njëherë më e pakta paaftësinë e tyre për t’u shkëputur nga politikat ruse, nëse jo dhe faktin që e kaluara e Ballkanit Perëndimor nuk ka shërbyer për ta për të nxjerrur mësim, për të kuptuar se rendi i ri në Ballkan është i pandryshueshëm, andaj vendosja e 48 bazave ushtarake afër kufirit të Republikës së Kosovës nuk do e ndryshoj këtë fakt, përveçse shpërfaq hapur një klasë politike të një mendësie të vjetër me pikëpamje shumë larg vlerave demokratike të Bashkimit Evropian, dhe edhe më larg qëllimit të NATO-s.

Megjithatë, rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final, anëtarësimin në BE dhe në NATO, aty ku gjeografisht gjendemi, dhe parimisht ndajmë vlera të përbashkëta, një mision për të garantuar ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

Filed Under: Analiza

RROFTË PAQJA. PO SI T’I A ARRIJMË?

October 12, 2022 by s p

Nga BEPPE SEVERGNINI/

Jemi të gjithë për paqën, me përjashtim të ndonjë maniaku. T’a bërtasim – në   shesh, në televizion, në një intervistë – është e ligjëshme dhe e kupueshme. Por a shërben? Përgjegjësi  i luftës së përbindëshme ukrainase është vetëm një – Vladimir Putin – dhe përqesh ankthin tonë. Për të është vetëm një vegël për të bindur qeveritë perëndimore për t’i hequr ndihmat Ukrainës, në mënyrë që të mundet t’a masakrojë më mirë. 

Paqja ka një vlerë të pallogaritëshme e duhet të mbrohet. Bën mirë Papa Francesco që na e kujton gjithmonë. Paqja është e mrekullueshme, si shëndeti: e kuptojmë se sa e rëndësishme është kur rrezikojmë t’a humbim. Për dhjetëvjeçarë, n’Evropë e kemi dhënë për të sigurtë; zhurmat e luftë së afërt na kanë zgjuar. Sot çështja e paqes përmblidhet në dy fjalë: si t’i a arrijmë? Manifestimet në sheshe kanë kuptim nëse frenojnë apo kushtëzojnë përgjegjësit e dhunës. Mendojmë mobilizimin e grave perëndimore në dobi të grave iraniane, të nëpërkëmbura sepse kërkojnë respekt: trysnia është mbi regjimin e Teheranit. Në të shkuarën, protestat për luftën në Vietnam  ishin të drejtuara Shtëpisë së Bardhë, që ishte e kushtëzuar. Protestat kundër luftës n’Ukrainë kujt i drejtohen?

Kam lexuar me vëmëndje  intervistën e Giuseppe Conte në “Avvenire”, e përditëshmja katolike. Nuhatës i madh i erërave, drejtuesi i Lëvizjes së Pesë Yjeve 2,0 ka kuptuar se kriza e së majtës së moderuar ka lënë të zbuluar një pjesë të botës katolike: dhimbje dhe ndiesi pafuqie janë një ngërthim i llahtarshëm. Conte fton “të manifestohet për të kërkuar një kthesë bashkëbisedimesh që t’i japë fund luftës”. Shumë mirë. Por kujt t’i drejtohemi? Putinit që s’e ka për pesë? Zelenskit, që është i shtrënguar të mbrohet? Apo Bashkimit Evropian, makar duke i kërkuar të heqë sanksionet Rusisë, që nuk pret tjetër gjë?

Isha i ri në kohët e mobilizimeve të së majtës evropiane kundër raketave amerikane n’Evropë. Por jo aq i ri sa të mos kuptonja: nëse protestat do të kishin patur suksese, të vetmet raketa që do të kishin mbetur n’Evropë do të kishin qënë ato sovjetiket. Sot po jetojmë një përkthim të rindrequr e të korigjuar të asaj çështjeje. “Give peace a chance”, jepini një mundësi paqes, për të cituar të pakrahasueshmin John Lennon, duhet t’a këndojmë nën muret e Kremlinit. Provon t ‘aviteni, po mundët.

“Corriere della Sera”, 9 tetor 2022    Përktheu Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

STUHIA  E  BALLKANIT     

October 11, 2022 by s p

( Këto janë gjëra që i kam përjetuar në lëkurën time, si viktimë i një procesi të krijuar në saje të shpifjeve dhe akuzave mashtruese, të kurdisura nga djajtë e epokës kominternist , ose vetë Djalli  që quhej : UDB). 

Nga  Nafi  Çegrani

( Dinjiteti i njeriut të devotshëm përballë intrigave  të nëntokës udbashiane dhe që u bëri sfidë prangave, i përballur me dënimin me vdekje-pushkatim! A thua, përse kështu, vallë?) 

Ne shqiptarët si  racë e veçantë që jemi, gjithmonë kemi jetuar dhe luftuar me sakrifica e guxim, kemi qenë zemërgjërë dhe tolerues në kohë dhe rrethana mjaft të rrezikshme për të  ndihmuar të tjerët, dhe shpesh jemi bërë viktimë. Madje duke e ndihmuar edhe ardhjen e sistemik komunist, në beteja të  ndryshme, ose edhe për të mbetur gjallë. Në ato dekada trishtuese të sistemit monist, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë epokës së UDB-s,  e cila ishte  agjencia më e sofistikuar e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë, e ne shqiptarët kemi qënë edhe të zhgënjyar, edhe kurban ballkanit,- do të thoshte shkrimtari I shquar Luan Starova. Madje e kemi paguar shtrejtë edhe lojërat e tyre tinzare dhe të fshehta me prapavija provokuese dhe të tensionuara, të cilët në kurriz të shqiptarëve janë bërë edhe manipulime dhe zhvillime të egra operacionesh të frikshme, duke mbajt mbi shpinë Gurin e Sizifit! Dhe kemi qënë përherë në antagonizma edhe me vetvehten.Mjerisht ! Por, mund të jemi të BASHKUAR  si  KOMB   në shtrirjen e shtigjeve tona, sidomos tani pas shembjes së sistemit të frikshëm komunist dhe udbs, të cilët mbi ne shqiptarët ngritën strategjinë e paparë antishqiptare dhe të shovinizmit të tyre të egër, me misione perfide, duke vënë në jetë një veprimtari të çuditshme operative me mekanizma mashtrimi dhe lufte të fshehtë. E tani, ne shqiptarët, mund të jemi të bashkuar si një trung,vetëm atëherë kur të na vetëdijesojë dhe mësojë Amerrika, NATO  dhe BE, sepse jemi një popull i veçantë në shtigjet ballkanike që kemi një gjuhë, kulturë, zakone dhe një histori, dhe  kështu jemi të CAKTUAR   nga Zoti. Megjithatë, përsëri them: mjerisht në kohë dhe hapësira kemi qënë dhe akoma jemi edhe shumë të përçar, jo pse jemi popull që kemi tri fe. Kurse fenë, të jesh myslimanë, katolik apo ortodoks, është çështje tjetër që në shekuj e kemi zgjedhur  vetë. Feja nuk ka të bëjë me racën e gjakun, me kombin. Ajo është çështje tjetër, sepse NE jemi  një TRUNG që ka rrënjë të thella në këtë tokë të lavruar me kopita kuajsh dhe të mbjellur me kafka njerëzish në  histori shekujsh  sa është vetë jeta…! Nuk ka dyshim se  kjo ka të bëjë me një realitet të brendshëm të përndezur ndjenjash  jete në kohë dhe beteja , ka të bëjë me të qënurit si komb  i lashtë me shumë sakrifica dhe i viktimizuar, si popull me një histori të bujshme dhe tradita që na dallojnë nga popujt tjerë, edhe në luftëra që nga kohërat iliro-dardane, të kohës së Skënderbeut dhe më pas, ku shqiptarët gjithmonë kanë qënë të ngërthyer me baticat dhe zbaticat e shekujve, duke u përlesh egërsisht me jetën dhe vdekjen, mes rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta ose të hakmarrjes, nderit  dhe  dashurisë, e që na bëjnë të mendojmë thellësisht për sfidat dhe brengën për të mbijetuar dhe mbetur  gjallë në këtë cep të Ballkanit. Sepse UDB-a dhe KOS-i jugosllav si një makineri e madhe dhe e tmerrshme me vite e dekada, me kombinimet e veta operative dhe të spiunazhit shovinist antishqiptar, ishin katandisur me një SY  të madh djalli ndaj shqiptarëve duke angazhuar rrjete të tëra informatorësh me emra të koduar dhe misione secrete të cilët vepronin në të gjitha republikat e Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë… 

***  

 Ne ishim pesë  vëllezër e një motër!- i thash  në deklaratën time hetuesit. Nëna jonë, një grua e thjeshtë me ndjenja të mira, po bëhej çdo ditë  më krenare kur ne vazhdonim mësimet, dhe unë do diplomoja për mësues në Normalen e Shkupit. Ajo sakrifikonte çdo gjë për shkollimin tone. Vëllau i madh Syla  iku në Amerikë për një jetë më të mire. Tre të tjerët pas meje, Irfani njashtu u diplomua për mësuar, por edhe ai vajti në Amerikë. Vllau Tefiku u diplomua si jurist në Prishtinë, por nuk e gjente veten dot në një shoqëri të korumtuar dhe nga KQ i Lidhjes  Komuniste trajtohej si jo  i ,,volitshëm,, ose më mire të them  i  ,,papërshtatshëm,,!  Vllau më i vogël vazhdoi studimet në degën e sociologjisë, por mbeti pa perspective! E ëma jonë, disi dukej e shqetësuar, dhe gjatë gjithë jetës  mbeti  e heshtur. Ne çuditeshim tek e shihnim të rrinte  e tillë dhe e mvrojtur… Ajo e fshihte arsyen e grevës së saj, që të arrinte të mos na shihte ne të uritur. Ndërkohë vraponte me trasta në duar  në rrugëtimet e gjata me tren gjer në Zenicë të Bosnë, duke pritur me ditë e netë të tëra para portë së burgut, ku i biri i saj, Kreshniku,  dergjej i dënuar me vdekje. Dhe duke qarë pa zë, duke ngulshuar e lodhur dhe e rraskapitur nga lodhja dhe maltretimet që ia bënin, gdhinte  sërish net të tëra pa gjumë, pa ngrënë e pa pirë… 

,,… Një ditë kur fëmijët u kthyem  nga shkolla,  në der të banesës erdhi  një polic  i cili në dorë mbante një letër dhe një kuti prej kartoni e adresuar ne emrin tim!,,- rrëfen gruaja e Kreshnikut. Polici na tha që  ta nënshkruanim letrën- vërtetim se e kemi pranuar pakon. 

,,Çfarë është kjo?- e pieta policing. Por ai nuk i përgjegj, vetëm duke murmurit, tha se do e shikoni vetë. Dhe iku kokëulur duke murmurit diçka në gjuhën e tij  serbosllave ose sllavomaqedonase. Porsa  e hapëm me fëmijët kutijën prej kartoni, sytë na mbetën të ngulitura në teshat: një palë kostumi, nja dy këmisha dhe disa cikërime të tjera të  bashkëshortit tim të cilat na vinin nga burgu… E hapëm edhe një cope letër e shkruar zyrtare dhe e vulosur nga Gjykata e Zenicës, dhe duke e lexuar, mbetëm të shtanguar. Në letër thuhej: ,,Këto janë të gjitha që la Kreshnik Kalaja sa ishte gjallë. Pushkatimi u krye me date kaq e kaq në orët e hershme të mëngjesit të atij dimri!,, Fëmijët nisën të qanin me zë. Dy vajzat nisën të shkulnin flokët…

,, A thua e kanë pushkatuar  lidhur me pranga  babain  tone?,,- kishin pyetur fëmija. 

Por, ajo,gruaja e Drajfusit, Qama, e cila ishte një grua e vuajtur dhe me moral shumë të lartë, kishte hesht si një malësore e vërtetë e cila ishte mësuar t’u bênte ballë stuhive dhe rrebesheve të jetës ! 

Filed Under: Analiza

Njeriu, ndërgjegja, ndryshimi…

October 9, 2022 by s p

Agustin Mirakaj/

Ndërgjegja është ajo që i bën njerëzit e përgjegjshëm të ngrihen kundër shtypëse, kundër tiranëve dhe diktatorve. Sot jetojmë në një botë “të lirë” të kapur nga të kapurit e djeshëm. Liria është vegim. Kapja është fakt. Nënshtrimi është përditshmëri. E theme këtë sepse jam i bindur sepse të kapurit e djeshëm janë në krye të kësaj çorbe të prishur që sërviret përditë për konsumim masiv. Prandaj, ne duhet të kuptojmë se anti-drejtësia na ka prekur të gjithëve si juve atje në Shqipëri dhe neve këtej në mërgim. Drejtësi e munguar, drejtësi e mohuar. Juve atje nga politikanët mizantropë dhe ne këtej në mërgim nga shërbëtorët e politikanëve që marrin udhëzime e metoda sesi të udhëheqin diasporën me të njëjtën praktikë kapjeje, mashtrimi e nënshtrimi. Këtej në diasporë, mekanizmi servilist është i njësuar me ata të partisë n’atdhe. Ky mekanizëm i bën servilët të mbyllen në izolimin e vetvetes dhe të jenë servilë edhe pse janë në tokën e lirë Amerikane. Ata nuk e besojnë lirinë e tyre. Ky fakt më zgjon çdo mëngjes që të shprehem dhe të luftoj akoma më shumë dhe me të gjitha forcat për më të mirën e mundshme, dhe mos të jem peng si disa të tjerë që mendojnë se janë të lirë pa qenë të tillë. Një pakicë e vogël e burrave blihen dhe shiten kollaj. Tregti dinjiteti si tregti flamujsh do thoshte i madhi Ernest Koliqi. Ndergjegja e kësaj specie s’ka ndjeshmëri, ekzistenca s’ka të ardhme, morali është i rënë përtokë. Unë mendoj se lumturia nuk varet nga gjendja e jetës në të cilën na ka vendosur rastësia, por si rezultat i një ndërgjegjeje të pastër, mishërimit të vlerave, e besimit te liria dhe Zoti. Kur ndërgjegjja është e pastër, njeriu është i lirë, vjen momenti që qënia duhet të marrë një pozicion, pozicionin që ndjen se është i drejtë.

Vetëdija, ndërgjegja, vullneti i pavarur dhe imagjinatat krijuese na japin mundësinë për të kuptuar atë që quhet liri dhe dinjitet.

Fuqinë për të zgjedhur, për t’u përgjigjur dhe për të ndryshuar e ka ndërgjegja e njeriut të pastër e të lirë.

Midis heshtjes dhe përgjigjes ka një hapësirë ku në atë hapësirë ​​është fuqia për të menduar, analizuar, kërkuar, për të parë dritën, për të gjetur rrugën, për të marrë guximin drejtë lirisë. Unë jam i vendosur dhe asgjë, askush nuk mund të më izolojë mes mureve të ndonjë “burgu” fjale apo as një kasolle kashte e sistemit monist. Pa drejtësi nuk nga ndryshim.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 151
  • 152
  • 153
  • 154
  • 155
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT