• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fazli Graiçevci, dëshmori i shkollës shqipe

August 18, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Njëri prej personaliteteve më të shquara, i cili gjithë angazhimin e tij politik dhe kombëtar e kishte orientuar në shërbim të Kosovës është Fazli Greiçevci, i cili ishte shquar pos të tjerash si një personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare.

Në këtë ditë të shënuar të mos harrojmë sakrificën e Mësuesve tanë që punuan në kohët me të vështira të vendit, pa kushte elementare, të përndjekur e të burgosur, ata vazhduan dhe kurrë nuk u ndalën së dhëni dritë brezave të tërë për lirinë e Kosovës.

Mësimdhënësit Heronj të Kosovës si: Ali Gashi, Fazli Greiçevci e të tjerë që dhanë jetën për Lirinē, Flamurin e Arsimimin e Kombit Shqiptar.

Si fëmijë babai im më kishte treguar që mësuesi i tij ishte marrë nga policia famëkeqe dhe ishte ekzekutuar vetëm se kërkonte të drejtat për gjuhën dhe flamurin kombëtar.

P.S.

Kjo foto është në kohën kur babai im ishte nxënës i Fazli Greiçevcit.

Pra, kjo foto e Fazli Greiçevcit është e fundit, meqë arrestohet nga UDB-ja, dhe nuk është kthyer më i gjallë.

Lavdi!

Filed Under: Analiza

TË HIQEN PËRGJITHMONË ARMËT BËRTHAMORE

August 18, 2022 by s p

Nga ANTONIO GUTIERRES/

Të shtunën, më 6 gusht, isha me krenari përkrah Kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida, dhe popullsisë së Hiroshimës, në kujtim të një katastrofe pa mëparshmëri. Shtëdhjeteshtatë vite më parë dy bërthamore u përdorën kundër popullsive të Hiroshimës e Nagasakit. Dhjetra mijra gra, fëmijë e burra u vranë në një çast, të bërë hi nga një zjarr prej ferri. Godinat u kthyen në pluhur. Lumenjtë e qetë të qyteteve u mbuluan me gjak. Të mbijetuarit u dënuan me një trashëgimi radioaktive, të rrethuar nga probleme shëndeti dhe subjekte të një ekzistence  të damkosur për shkak të bombardimeve bërthamore. 

Pata nderin e madh të takonja një grup të mbijetuarish, hikabushat, numëri i të cilëve pakësohet nga viti në vit. Më kanë treguar me guxim të vendosur se çfarë kanë jetuar në atë ditë të lemerishme të vitit 1945. Është ora që drejtuesit botërorë të kenë të njëjtën qartësi të hikabushave e të shohin armët bërthamore ashtu siç me të vërtetë ato janë. Armët bërthamore nuk kanë asnjë farë kuptimi. Ato nuk janë në gjëndje të krijojnë siguri ose mbrojtje. Për natyrën e tyre sjellin vetëm vdekje dhe shkatërrim.

Kanë kaluar tre të katërtat e shekullit nga kërpudha atomike mbi Hiroshimën dhe Nagasakin. Që atëherë njerëzimi kaloi përgjatë Luftës së Ftohtë, dhjetëvjeçarë të një politike absurde të rrezikut të llogaritur dhe disa gjëndje skajore të tmerrshme që e kanë çuar njerëzimin një hap larg shkatërrimit të përgjithshëm. Megjithatë, deri edhe në fazat më t’errta të Luftës së ftohtë, fuqitë bërthamore kanë pakësuar në mënyrë të dukëshme arsenalet e tyre bërthamorë. Kishte atëherë një pranim të gjërë të parimit kundër përdorimit, përhapjes e provave të armëve bërthanore. Sot rrezikojmë të harrojmë mësimet e vitit 1945. Ka shpërthyer një vrapim i ri drejt armëve bërthamore, me qeveri të gatëshme për të harxhuar qindra miliardë dollarë për të përditësuar arsenalet e tyre bërthamorë.

Në arsenalët e të gjithë botës janë gati 13.000 armë bërthamore. Krizat gjeopolitike me nuanca serioze bërthamore përhapen me shpejtësi, nga Lindja e Mesme deri në siujdhesën koreane në mësymjen ruse të Ukrainës. Edhe njëherë gjinia njerëzore luan me një revole të mbushur. Jemi në një gabim, në një keqkuptim, një llogari të rreme të hapësirës nga apokalipsi. Qeveritarët botërorë duhet të heqin dorë së ngacmuari fatin dhe duhet t’a heqin përgjithmonë mundësinë bërthamore nga tryeza e bisedimeve. Është e papranueshme që Shtete që zotërojnë zgjedhjen bërthamore pranojnë mundësinë e një lufte bërthamore që do të dënonte me vdekje gjithë gjininë njerëzore. Në të bjëjtën kohë, ata Vënde duhet të zotohen të mos jenë të parët në përdorimin dhe duhet të sigurojnë Shtetet pa armë bërthamore se nuk do t’i përdorin, as të kërcënojnë përdorimin kundër tyre e që përçapjet e tyre do të jenë gjithmonë të tejdukëshme.

Provat e armëve bërthamoreduhet të mbarojnë. Së fundi ka vetëm një zgjidhje të kërcënimit bërthamor: të mos ketë fare armatime bërthamore. Kjo do të thotë hapje e çfarëdo hapësire të bisedimeve, të diplomacisë apo marrëveshjesh për të pakësuar tensionet dhe asgjësuar ato armë vdekjeprurëse të masave. Në këtë kuptim jemi të pranishëm  në shenja të reja shpresash në New York, ku bota është mbledhur për të satën Konferencë mbi  rishikimin e Traktatit të mos përhapjes së armëve bërthamore. 

Traktati përfaqëson një nga arsyet kryesore për të cilat nuk janë përdorur armë bërthamore që nga 1945. Ai përmban zotime juridikisht detyrues për t’arritur çarmatimin bërthamor, e mund të përbëjë një katalizator të fuqishëm për çarmatimin, të vetmen mënyrë për të asgjësuar një herë e përgjithmonë ato armë të tmerrshme. Qershorin e shkuar, Vënde nënëshkrues të traktatit mbi ndalimin e armëve bërthamore janë takuar për të parën herë për të përvijuar rrugën drejt një bote të lrë nga këto armë vdekësore.

Nuk mund të pranjmë më praninë e armëve që kërcënojnë nga kaq afër të ardhmen e njerëzimit. Është ora të ndigjohet mesazhi gjithmonë aktual i hibakushave: “Mjaft të tjera Hiroshima! Mjaft të tjerë Nagasaki!” Është koha të përhapim paqen.Së bashku, hap mbas hapi, t’i zhdukim këto armë nga faqja e tokës.

“Corriere della Sera”, 7 gusht 2022   Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Analiza

PER KRISTAQ DHAMON…

August 15, 2022 by s p

Naum Prifti/

Një muaj të shkuar në emejlin e dërguar nga familja Dhamo mësuam se Kristaqi nuk ndihej mirë, por pak ditë më vonë morëm lajme të mira se përmirësimet ishin të dukshme dhe të ndjeshme. Kjo ringjalli shpresat për tu takuar sërishmi në kafenenë tonë të preferuar në Nju Jork. Por sot, me filxhanin e kafesë përpara, bisedoj me të përmes këtyre rreshtave…

Me Kristaq Dhamon komunikohej lehtë sepse kishte shumë kulturë dhe horizont si edhe dhunti rrëfyese. Për vite me radhë, një prej ritualeve tona në Nju Jork ishte takimi në lokalin Kuq e Zi në Astoria. Temat e bisedave ishin të larmishme dhe të peridhave të ndryshme që nga koha e studimeve të tij për regjizurë në Hungari tek vitet e karrierës si udhëheqës artistik në Kinostudio, me shumë episode komike për ndodhi dhe rrëfime të ngjarjeve me ekipet e filmave gjatë vendxhirime. Të dy ishim krijues dhe të paktën për disa dekada në Shqipëri kishim krijuar në një kohë kur artit i diktohej shterpësia ideologjike nga lart. Pas përfundimit të studimeve, Kristaqi u kthye në Shqipëri dhe na entuziazmoi me prodhimin e filmit të parë shqiptar Tana në vitin 1958, me motive të tregimit me të njëjtin titull të shkrimtarit Fatmir Gjata.

Me Kristaq Dhamon nuk ishim vetëm bashkëmoshatarë e artistë. Rrugët tona lidheshin edhe kur ai si regjizor dhe unë si skenarist ishim pjesë e ekipeve të Kinostudios për aprovimin e filmave të huaj apo të prodhuar në vend.

Miqësia jonë u ripërtëri në Nju Jork. Bashkë shkonim në promovime letrare dhe premiera të filmave. Për vite me radhë në Nju Jork, një prej ritualeve tona ishte kafeja ne lokalin Kuq e Zi në Astoria. Ishte kënaqësi të pije kafe me të apo të haje ndonjë drekë a darkë sepse kishte humor e tregonte bukur ndodhi të jetës në Shqipëri në kohën e socializmit.

Në një prej bisedave, ai përmendi librin për kineastin e ndjerë Viktor Stratobërdha, ndihmës regjisor i produksionit të madh ruso-shqiptar të filmit Skenderbeu (1953). Viktori është një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare, i cili per shpirtin e tij kritik u dënua me burg dhe u përndoq nga regjimi komunist. Kristaqi kujtonte sesi Viktori në vitin 1956 i kishte pyetur në mbledhje anëtarët e Komitetit të Partisë së Tiranës:

“Pse media shqiptare nuk publikon gjendjen e vërtetë të jetës së njerëzve? Sa shpenzuan anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë në dyqanet e tyre në bllok?”

Persekutimi i tij përfshirë tetë vjet burgim zgjati deri në vitin 1988. Në 2000 Viktori ndërroi jetë në Kanada dhe Kristaqi nisi të përgatiste një libër për të. Midis projekteve të Viktorit kishte qenë edhe dramatizimi për film i tregimit tim “Shoferi i ambulancës” për të cilin thoshte se ishte një subjekt nga më të thjeshtët, por me një dramë të brendshme shumë të fuqishme. Duke përsëritur vlerësimin e Viktor Stratobërdhës për tregimin, Kristaqi thoshte: “SHOFERI- RROTA-dhe DY JETE, njësoj si temat e neorealizmit italian të asaj kohe që e kam patur shumë për zemër,”

Kristaq Dhamo ishte dhe do mbetet një bashkëbisedues i këndshëm dhe i mprehtë, si në art dhe në jetë. Dhe nga sot e tutje kur nuk është më në mesin tonë, ai nëpërmjet krijimtarisë do ta vazhdoj bashkëbisedimin me artdashësit e filmit dhe kinematografisë shqiptare si edhe me miqtë e tij në Shqipëri dhe Amerikë .

Filed Under: Analiza Tagged With: Naum Prifti

Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

August 15, 2022 by s p

-Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974/

PRISHTINË, 15 Gusht 2022- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës – Prishtinë sot u bë hapja solemne e punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili do t’i zhvillojë punimet nga 15  deri 26 Gusht 2022.
Në këtë solemnitet ishin të pranishëm: Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Nicholas Abbott, Amabasador I Britanisë së Madhe në Kosovë; Naser Sahiti, Rektor i Universitetit të Prishtinës; Bernard Dosti, Zv. Rektor i Universitetit të Tiranës; Lindita Rugova, Dekane e Fakultetit të Filologjisë; Shkumbin Munishi, Drejtor i Seminarit; Dhurata Shehri, bashkëdrejtore e Seminarit, akademikë, profesorë dhe seminaristë.
Në mungesë të Kryeministrit Albin Kurti, fjalimin e tij e lexoi Ministrja Arbërie Nagavci, ku mes tjerash u potencua: “Gjuha është forma e kombit që e marrim kudo me vete. Ndjenjën e lartën të përgjegjësisë duhet ta kemi të gjithë. Duhet ta bëjmë gjuhën të zotërueshme nga të gjithë bashkëkombësit tanë kudo që janë”.
Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, theksoi se gjuha shqipe është e veçantë dhe një ndër gjuhët e rralla indoevropiane.
Në një fjalë rasti, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, vlerësoi rëndësinë historike të Seminarit, si dhe i përgëzoi organizatorët dhe bashkëpunëtorët për qëndrueshmërinë e treguar dhe për vazhdueshmërinë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kombëtare.
Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës, Bernard Dosti, tha se Seminari i Prishtinës ka një rëndësi sa të veçantë, aq edhe kuptimplotë. “Në Seminar bashkohen arbreshët, arvanitët dhe shqiptarë e albanologë nga e gjithë bota”, u shpreh ai.

Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, theksoi se vlera e seminarit është e madhe. “Ky seminar është i madh jo vetëm nga numri i studentëve që marrin pjesë, por edhe nga rëndësia dhe tematikat që do të shtjellohen. Misioni i seminarit është afirmimi i shqipes kudo në botë”, tha ajo.
Në fjalimin e saj, bashkëdrejtorja e Seminarit, Dhurata Shehri, ndër të tjera, theksoi se këtë seminar e mbajti gjallë sidomos këmbëngulja për të njohur veten dhe për t’ua zbuluar atë të tjerëve.
Së fundi, Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se interesimi i madh është tregues se seminari nuk e ka humbur as cilësinë, as rëndësinë. Gjithashtu ai theksoi se pas pandemisë ky edicion po kthehet në normalitet duke qenë se numri i pjesëmarrësve ka kaluar mbi 100.
Në këtë edicion jubilar të  40-të të Seminarit u ndanë mirënjohje për të gjithë ish-drejtorët dhe bashkëdrejtorët e këtij seminari, të cilët më punën e tyre e bënë të mundur që Seminari të jetë kaq jetëgjatë.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974. Ishte viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës si element konstituiv me të drejtë vetoje, i federatës së atëhershme.

Seminarit në vitin 1991 i është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pas çlirimit të Kosovës në Qershorin 1999, nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Filed Under: Analiza

Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !

August 15, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj

Projektligji për lejimin e shamisë në ambjentet institucionale,shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë.Me simpati shikohej Albin Kurti kur shiste shtëpinë e tij për të mbajtur partinë por me perbuzje sot kur shet Kosovën tek radikalizmi për të mbajtur pushtetin. Kosovarët i thanë “jemi komb i Dua Lipes dhe jo i Dude Bales”!

Bota intelektuale e Kosoves sot ka mundësi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin dritën e iluminizmit para errësirës që imponon çdo mbulim.

Kushdo që e njeh historinë e kombit dhe shteteve tona, e di se cila ka qëndë lënda e parë që Serbia përdorte kundër shqiptarve në ish Jugosllavi.

Po kaq e di se sa përpjekje titanike bënë rilindasit tanë për të mundur paragjykimet ndërkombëtare dhe pusitë e fqinjëve. Marrëveshjet që Mbretëria Jugosllave dhe shteti i Titos bënë me Turqinë për zhvendosjen e shqiptarëve dhe shpopullimin e Kosoves, u realizuan për të goditur indin kombëtar dhe duke abuzuar me përkatësinë fetare.

Veshtirësitë që u imponoheshin shqiptarëve për të drejta kombëtare e shkolla në raport me objektet e kultit dhe akuzat për fondamentalizem nga propoganda e Milosheviçit kanë qënë strategjike.Strategjike në menyrë që kosovarët të shiheshin me paragjykim nga perendimi.

Elitat e Kosovës, studentet por edhe qytetarëtt e zakonshëm në 1968, 1974, 1982, 1989,1991,1999 e mbrojten Kosoven me logjike, kurajo e të drejtë historike nga akuzat monstruoze që mund ti vrisnin të ardhmen.Në këtë kontekst Ibrahim Rugova dhe plejada e ndritur e ndjekësve të tij që sot duhet të flasin përsëri kthyen Kosovën me zemer e fytyrë nga kontinenti që ajo i perket.

NATO, SHBA dhe Europa bënë luftën më të paimagjinueshme duke ju besuar shqiptarve, duke çmuar rezistencen e tyre për të jetuar si europianë në vatrat e tyre ndaj bombarduan per disa muaj Serbinë dhe krijuan shtetin e Kosovës si investim i drejtperdrejtë i vlerave perëndimore.

Feja dhe përdorimi i saj ideologjik nuk janë e njëjta gjë.Shqiptarët në këtë pikpamje që me Pashko Vasen gjeten formulen e tyre ideologjike më avanguardë ” feja e shqiptarit është shqiptaria”,identiteti kombëtar mbi atë religjioz në menyrë që ky i dyti të jetë i garantuar, besim i lirë në shtet të lirë,kjo u aplikua edhe në Vlorën e 1912.

Politika shqiptare ka bërë një herë shumë vite më parë një atentat ndaj shtetit laik dhe harmonisë fetare, ditën kur antarësoi Shqiperinë në Konferencen Islamike, duke qënë në një shoqëri multifetare dhe jo vetëm kaq por edhe laike, ateiste e agnostike.

Së paku kjo pjesmarrje nuk u kujtua më me krenari por u trajtua me skuthëri diabolike që nga ajo ditë e sot.

Kur Ismail Kadare me intuiten që pak kush e ka patur sa ai shkroi “Identiteti Europian i Shqiptarve” për habi shkaktoi dhe reagime e zemerata.

Lindja radikale, ajo që e perdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosovë flisnin për këta intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskesh qënë retorik por real. Por sot të gjithë ata që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni me traditën, veten dhe të ardhmen e saj europiane duhet të reagojnë, të protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosovës dhe t’ja heqin Serbisë nga dora dhuratën e artë që Albin Kurti po i jep.

Liria nuk duhet përceptuar si abuzim për të mbytur vetveten as instrument në doren e një integralisti që Kosova për të është vetem karrigia mbi të cilen ulet.

E respektoj shtetin e Kosovës në çdo hallkë të veten por jam edukuar dhe kam mesuar që ajo ishte Shqipëri dhe kosovarët shqiptarë që mbase me shumë se pjesa tjeter derdhi gjak në shekuj në emer të identitetit, emrit shqipëtar dhe harmonisë fetare.

Harmonisë fetare si aks jetik i shoqerisë dhe shteteve tona që aspirojnë të bashkohen në BE.

Filed Under: Analiza Tagged With: Agron Gjekmarkaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 159
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT