• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Memorandumet e turpit  

January 26, 2022 by s p

Neki Lulaj/

Lakmija megallomane pashallarëve ,gangrena shekullore e sëmurjeve të vjetra tukoshake  duan sërish Gjergj Kastrioti, ta ngrisin nga varri kështu se shpejti pritet të zyrtarizohet  nëpër  shkollat shqipe ne Shqipëri  gjuha turke e  ndoshta edhe gjuha serbe,në qytete e Tiranës,SHkodër dhe Kavajë,kurse gjuhët e tjera europjane dhe gjuha angleze te lihët pas dore. 

 Kjo është mizerija e fillim vitit 2022-të dhe pazarllëqet e ndyera Erdoga-Rama,gjithë keto manevrime  i kan hilet e mëdha ne demin e shqiptarëve.Botërisht dihët se ne shtetin  turk, jetojnë mbi 7 milion shqiptarë dhe atje nuk funksionon edhe  as një shkollë te mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Shqipëriri, shqiptari kthehu kah „Meka“ eurpjane se për ne për ty Europa është drita e diellit e jo Hëna e errët dhe e zbehtë aziatike. Kjo është politika e te sëmurit nga Bosfori. Nuk është çudi e madhe ata gjdo gjë po bejnënë heshtje e ne Kosovën tonë problemet e liderëve politik është si ta zhvatin shtetin dhe te rrëzojnë qeveri.Isha unë qe  para një viti pata një debat me një diplomate turke e ngarkuar ne Konsulaten turke ne Prizren. Ajo mes tjerash „ tha ne kemi disa dhjetra shkolla turke në Prizren kemi hapur edhe kurse të ndryshme plotësuse me mësim në gjuhën turke.“Unë pakë sa i habiturse çka  është duke ndodhur ne shtetin tanë  e pyta me lejën e kuit ju i zhvilloni të gjitha këto  aktivitete ne Prizren dhe rrethinë.Ajo u përgjegjë „Ne nuk e pyesim askend, as qe kemi nevojë ta pyesim“.Biseda ishte e pa kenshme dhe unë e akuzova gjeja se  keni pretendime sërish ta ripushtoni me këtë formë Kosovën,por falë gjakut të luftëtarëve të UÇK-së dhe shumë deshmorëve qe dha Kosova ketë qellimi nuk do ja arrini kurrë sepse ne tani jemi shtet i pa varur. 

Ja edhe kjo poezi i përgjigjet keti realiteti. 

Rrapo e kali 

Hajde more Rrapo kali 

Kur tëhrret sa tundët mali 

Hajde more Rrapo e lule 

Lum si ti bilbil qe zure 

Një pasha me 7 tuje 

Topi bam e ti pa tutje 

Plumbat të binin mbi supe 

As su trembe as su tute  

Se Hodon Ivica shkoj 

Kopshtin derrit ja dëmtoj 

Ngriti flamuurin te kroi 

Pse lufton o derëzi  

As për mua as për ty 

Por për gjithë Shqipëri. 

P.scriptum(Një pasha me 7 tuje)-Nje gjeneral turk me 7 yje 

Nga Thimi Mitko „Bleta shqiptare botuar me  1850 

Filed Under: Analiza

ÇDO INDIFERENCË APO TOLERANCË NDAJ MONSTRAVE TË ENVERIZMIT ËSHTË SHKATËRRUESE PËR SISTEMIN KU ËSHTË SHOQËRIA SHQIPTARE

January 26, 2022 by s p

Besim NDREGJONI/

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj  ideologjisë kriminale të komunizmit   në këtë  periudhë kohore  postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare  nga enveristat .Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të  traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia . Mjeku mostër i diktatorit Enver Hoxha Ahmet Kamberi botonte një opinion në gazetën prestigjoze Panorama dje,  dhe në  opinionin e tij helmues ideologjik çfaqte urretjen ndaj të pushkatuarve dhe të denuarve nga diktatori Enver Hoxha për ligjin e pafajsisë që ju ka dhënë Parlamenti i vitit 1992 . Ai mjeku mostër kritikonte parlamentin e vitit 1992 sepse ky parlament paska dhënë  pafajsisne të burgosurve dhe të pëndjekurve politikë të regjimit diktatorial. Sipas tij atë pafajsi duhet ta jepte gjykata e enverit që i kishte denuar dhe jo parlamenti që ndryshoi sistemin nga shtet  diktatorial në një shtet demokratik. Mjeku mostër Ahmet Kamberi që nuk skuqet as nuk e vret ndergjegjja   që i ka shërbyer dhe i ka zgjat jetën diktatorit,don ti fshij  krimet e tij që  jane me   shifra marra mendse dhe tragjike për një popull që nuk i kalonte të 1.500.000. i sjellim në vemendje se Gjykata Kushtetuese e Shqipërise jo vetem e ka njohte pafajsine parlamentare por ka detyruar qeverine shqiptare të japi demshperblim per vrasjet dhe denimet e padrejta te regjimit komunistë.  Dhe shqiptarët gjatë  këtij tranzicjoni  e njoftën sistemin e gjykatave në  keto tre dekada se çfar u bë me  pronat e shqiptarve duke jua marr pronarve të  ligjshme dhe duke jua dhënë  enveristëve të tipit Ahmet Kamberi. I cili në një  sistem me ligje demokratike duhej të i mbyllte vitet e jetës  në burg si sherbyes ndaj diktatorit dhe pjesmarës në  krimet e tijë  mostruzoe ndaj popullsise së pafasjshme shqiptare që  e kundërshtuan at diktature që  vrau dhe zhduku pa faj mbi 5000 shqiptare,  dhe sot mba tridhjet vitesh kërkojne eshtrat dhe nuk kan një  varr për të  u qetsuar shpirtrisht familjaret e tyre. Ky moster ska asnje lidhje me profesionin e mjekut se së bashku me ekipin e tij kur i vriste diktatori kundershtaret politike ky shkruante proçes -verbalet sikur ata kan vrare veten. Dhe sot në  moshen e trete i etur dhe ideollogjizuar me vrasjet çfaq urretjen sepse martiret e lirise kan fituar pafajsisnë, megjithse dhe ajo pajfasi gjysmake nuk u solli asgjë familjarve se politika enveriste në  dy partite kryesore është  dominuese dhe as e vret ndërgjegjja se si monstrat enveriste kan privatizuar klinika moderne dhe tani pas pasurimit marramends me sistemin qe erdhi japin leksione uretje për të  penalizuar ata që  sakrifikuan jetën që  Shqiperia të ishte vend me sistem demokratik. I kujtojmë monstrave të  enverizmit të  tipit Ahmet Kamberit e Isuf Kalos se sado të ju përkdhelin partite , ne të  perndjekurit politike shqiptare nuk i harrojme krimet dhe humbjen e e jeteve te familjeve tona, ne ju neverism ju monstrat që  prishin ekulibrat e shoqerise postkomuniste që  po ndërotojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare. Denimi i ideologjisë enveriste sot,  është imperative e kohës. Duke denuar enverizmin dhe enveristat  ne fillojme nje proces shërimi për vendin tonë. Jo vetëm ata monstra  që janë  përgjegjës  direkt për krimet  e kryeme ndaj nesh, por dhe klasa politike mbas 90,  margjinalisht  duhet të ndihet  fajtor  sepse ka  heshtë.  Sot klasa e të  persekutuarve  e ka perbuz hakmarrjen dhe kjo është fitorja jonë morale , por ne nuk mund  të lejomë  enverizmin këtë  murtajë  që po i zen  frymën  demokracisë  duke na u cfaqur  me kostumin e të  drejtave e lirive të njeriut në mbrotje të “xhelatëve”  sepse nuk vepron drejtësia. Denimi i ideologjisë enveriste sot,  është imperative e kohës. I sjellim ne vemendje opinionit statistiken e  45 vjeçare të krimit komunistë në Shqipëri:

Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra.

 Të denuar me burg politikë 28 788 burra dhe 7367 gra

Të internuar për motive politike 59000 familje nga fëmijë deri tek pleqte ne moshë 90 vjecare.

U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11536 familje.

U pushkatuan dhe vdiqën në burgjet politike 64 shtetas të huaj.

U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me shtetsi jo shqiptare.

95 shqiptare kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolikë 120 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashianë 83 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë mysliman 60 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë ortodoksë 39 veta.

U shkatruan dhe u mbyllen 2169 institucjone fetare.

Xhami 740, kisha e manastire ortodokse 608, kisha e manastire katolike 157, teqe tyrbe 530

Sot mbas tridhjet vite mbi 5000 të pushkatuar u jane zhdukur eshtrat , pati kampe çfaroses Korçë. Burrel, Tepelene, Spaç, Qaf-Bari.

Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm  për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar.

Filed Under: Analiza

Gjuha shqipe, gjuhë e Perëndive, ‘mushkëria e kombit’ që mban gjallë ekzistencën e tij

January 24, 2022 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj

               Gjuha e folur dhe e shkruar, kultura, zakonet, doket, traditat, folklori kanë një rëndësi të veçantë në ndërtimin dhe zhvillimin e një kombi, brez pas brezi. Gjuha është ‘mushkëria’ e kombit, forcon personalitetin e tij si një bashkësi unifikuese me shumë të përbashkëta, që e dallon nga kombet e tjera. Gjuha është një thesar i çmuar, drita e popullit, që ndriçon të ardhmen e nacionalitetit! Duhet t’i rezistojë çdo uragani të mundshëm, pasi një komb pa gjuhë, është një komb i nëpërkëmbur, pa identitet dhe histori!

            Gjuha shqipe, gjuha pellazge, është quajtur Gjuha e Perëndive, për nga vjetërsia e saj, është kjo gjuhë që të mbledh nëpër kujtime, të jep dinjitetin dhe emrin shqiptar.  Kur gjuha jote ekziston, bashkë me të ekziston edhe ti! Pavarësisht qëndrimit larg tokës amë, detyra e çdo shqiptari është ta ruajë atë, pasi është katalizatori kryesor për ekzistencën e kombit ilir. Sa këngë e poema i kanë thurrur rilindasit Gjuhës së Perëndive, duke e ngritur në altarin e pavdekshmërisë!              

            Intelektualë të një rangu të lartë, me veprimtarinë e tyre të paepur kanë lobuar nëpër sallonet më të larta të botës për ruajtjen e gjuhës pellazge, Gjuhës së Perëndive, çështjen e trojeve shqiptare, kur Fuqitë e Mëdha kërkonin të copëtonin dhe tjetërsonin kombin shqiptar. Personalitete nga më të shquara të atdhetarizmit, martirë të lirisë e kanë ndriçuar gjuhën shqipe, e kanë ngritur shumë lart, duke i dhënë vendin që i takon, vendin hyjnor. 

Në gjuhën shqipe janë gdhendur përpjekjet dhe kujtimi i të parëve, gjaku i martirëve të lirisë, që e lanë me testament vijimin e luftës titanike për ruajtjen e saj.

            Një ndër martirët e lirisë është Papa Kristo Negovani, prifti shqiptar, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga falangat greke. Papa Kristo punoi fort për shkrim-këndimin e gjuhës shqipe duke mbajtur zgjuar shqiptarët, se një komb pa gjuhën e vet dhe i nënshtruar, është një komb pa identitet! Ai është martiri i gjuhës shqipe, i cili nuk iu bind asnjëherë pushtuesve grekë të hiqte dorë nga misioni tij apo të shitej për interesat e veta

Vjetërsia e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe është thesari më i vyer i trashëgimisë sonë kulturore, është një gjuhë indoeuropiane, është gjuha e pellazgëve që flitet në Shqipëri, në Kosovë, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, në Serbinë Jugore dhe nga shqiptarët etnikë, në pjesë të tjera të Ballkanit Jugor. Në bazë të kërkimeve të kryera nga gjuhëtarë, është zbuluar se gjuha shqipe është shkruar para mbajtjes së Kongresit të Manastirit 1908, 49 vjet para zyrtarizimit të abetares së unifikuar. Ndërsa shkollat shqipe janë hapur 800 vjet më parë, nga klerikët. Arkivat eVatikanit përmbajnë shumë dokumente të vjetra historike, që meritojnë të studiohen sa i takon historisë së gjuhës shqipe. Janë pikërisht Arkivi i Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia), Arkivi i librave dhe dokumenteve antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova), Arkivi ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto, në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetin e Fermos. 

Fjalori i Shqipes

Gjuhëtarët e kanë ndjerë të nevojshme që të hartohet një fjalor i ri i gjuhës shqipe, i cili do të jetë gati në vitin 2023. Kjo vjen për shkak se gjuha ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve. Përpos kësaj, gjuha jonë letrare kombëtare ka një leksik popullor shumë të pasur, që nuk është përfshirë i plotë në fondin leksikor të gjuhës standarde. Gjuhëtarët kanë propozuar që pasuria e madhe leksikore popullore, që është kryesisht në gegërishten, duhet të futet në fjalorin standard të shqipes. Pra, në vitin 2023 do të publikohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, me mbi 100 mijë fjalë, për të cilin janë duke punuar leksikografët: akademiku Jani Thomai dhe prof. dr. Valter Memisha. Ajo që vlen të theksohet gjithashtu është se nuk duhet të lejojmë të fusim huazime, pasi kështu po përdhoset shqipja, dhe rrezikon të zhduket si gjuhë. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe të punojmë fort edhe me të rinjtë, që të mos harrojnë shqipen. Ta lartësojmë gjuhën tonë, pasi kështu kemi lartësuar veten dhe kombin! Pa gjuhën tonë do të jemi pa identitet, edhe nëse jetojmë dhe punojmë prej vitesh në një vend të huaj. Ndërgjegjësimi nis sot, nga ty…!

Filed Under: Analiza

E shkuara që akoma vret

January 23, 2022 by s p

Ilir Levonja/

Në një market lagjeje, ku shiten edhe libra, pashë një grua që i bërtiste zonjës në banak. A e di se kush është ky? Më ka vrarë të gjithë familjen, m’i vrau e m’i zhduku. Sot jam e vetme këtu, e vetme. Një e arratisur me turmën. Nuk ma hap kush derën. Nuk më merr kush në telefon. Ky është një ndyrësirë. Një farë e keqe për njerëzimin. Dhe ju e publikoni, e shisni, thoshte ajo. Tunde në ajër një libër, por tjetra përballë mblodhi supet. Me një durim të kulluar ia ktheu se ndjente keqardhje për familjen e saj të humbur. Se do ia përcillte mesazhin atyre që kishte mbi krye etj. Por gruaja nuk u mjaftua me aq, i kërkoi numrin e telefonit të bordit të kompanisë, la librin në banak dhe doli kaq e lodhur, kaq me lot, plot me gulçe dhe humbi përjashta në të përditshmen tonë. U bëra kureshtar dhe u afrova. Gruaja e banakut hoqi kopjet nga vitrina. Bëhej fjalë për një libër enciklpodei mbi 25 emra që i kishin dhënë si të thuash fytyrën shtetit të Floridës. Aty kishte plot personalitete, bamirës t; mëdhenj në shtrirjen e rrjetit rrugor. Si rasti i Barron Collier (1873-1939) i cili kur qarku ku ai banonte nuk kishte fonde për të përfunduar pjesën që i takonte, ashtu siç kishin bërë qarqet e tjerë, ai i tha qytetit ja ku i keni paratë. Rruga u bë, është edhe sot, një nyje që lidh Tampan me Miamin, ose Tamiami Trail. Apo si i riu Xhorxh Uashington Jenkis (1907-1996) që ngriti rrjetin e supermarketeve Publix., etj., deri tek fiset autoktone indiane. Çfarë e irritoi gruan qe përfshirja e të ashtuqujtuarit liderit kubanez, Fidel Kastro. I hodha një sy përciptas. Dhe vura re se Fideli qe përfshirë aty thjesht si faktori që ngriti në mes të Miamit një tjetër qytet, Havanën e vogël (Litle Havana). Sot Havana e vogël është me pak fjalë një nga përfaqësuesit e më të mirës së gjenalogjisë kubane për faktin e një atdheu të munguar të emigrantëve. Havava e vogël është pikërisht Kuba e lirë me të gjithë sharmin e saj nga fabrikat e purove, muzika dhe më e rendësishmja, streha e emigrantëve. Aty nisin jetën amerikane jo më vetëm kubanezët, por edhe ata nga Hondurrasi, Nikaragua, Panamaja, Venezuela, thuajse gjithë të ardhurit nga Amerika Latine. Pra shkaku ku i ekzistencës së kësaj Havanës në mes të Majemit është pikërisht Fidel Kastro dhe regjimi i tij. Eksodi i madh kubanez nga reprezaljet dhe dëbimet e vitit 1963. Megjithatë, edhe pse fakt historik është i shëmtuar, prapë të dhëmb kur dëgjon e shikon se si një grua qan e këlthet krejt e vetmuar në një botë të madhe. Ajo ka tashmë lirë e saj si person, por jo atë shpirtërore. Kurrë nuk mund ta kuptojmë dot dhimbjen e saj. Krahas faktit që m’u duk si një personazh pavionesh të sëmurish mendor, ndjeva edhe respekt për dhimbjen e saj. Paralelisht m’u kujtuan firot njerëzore nga diktatura e vendit tim. Edhe unë vi nga një vend me regjim kokë më kokë si ai Fidelit. Me të zhdukur, me të varur, burgosur e internuar. Ndryshe nga Kuba sot, ne jemi hapur. Megjithatë të dërrmon fakti i një ndarje publike me të kaluarën. Dosjet kurrë nuk u hapën. Ndjesa publike kurrë nuk u dëgjua. Për më keq akoma, pinjollët e xhelatëve votohen dhe qeverisin. Mbase diku, dikund edhe ndonjë shqiptar(e), i këlthet tek e fundit ndonjë librashitësi në botë, për ndonjë botim mbi Enverin. Them nëpër botë se në Shqipëri çdo gjë ka mbaruar, në Shqipëri kanë filluar ta lavdërojnë.

Filed Under: Analiza

234 vjet nga lindja e Meteorit BAJRON në qiellin e poezisë

January 22, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Shtegtimi i Bajronit në mendimin intelektual shqiptar.

I

Udhëtimi The East is a career- Lindja është një karrierëBenjamin Disraeli, Tancred[1]Fundi i shekullit të XVIII do të përmbante një ngjarje të madhe në aspektin kulturor, për afrimet midis Perëndimit dhe Lindjes. Ekspedita e Egjiptit, e ndërmarrë nga gjenerali i ri ambicioz Napoelon Bonaparti më 1798, përveç ekspansionit ushtarako-ekonomik, do të zgjonte dhe interesimin e madh për Lindjen dhe kulturat e saj.Në të njëjtën kohë në Evropë si rezultat i ndikimit të shkëlqyer të Rilindjes dhe Iluminizmit u shtua interesi për trashëgiminë greko-romake, dhe influencat e saj në kulturën evropiane. Këta dy faktorë do të kontribuonin në lindjen e Filohelenizmit dhe Orientalizmit dy rrymave të fuqishme në mendimin evropian të shekujve në vazhdim.Në fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour-it pësoi një ndryshim themelor. Turi i Francës dhe i Italisë u braktis dhe udhëtimet në Greqi, Shqipëri dhe Turqi, të cilat ishin pjesë të perandorisë Otomane u bënë të modës. Ky ndryshim erdhi si rezultat i arsyeve ushtarake, politike dhe kulturore.[2] Një mori udhëtarësh dhe studiuesish, herë si qytetarë të thjeshtë, herë si eksploratorë e herë si të dërguar të qeverive të tyre do përshkonin territorin e Epirit dhe Greqisë për të njohur nga afër territoret ku kishte lindur kultura e lashtë që i kish magjepsur. Zhgënjimi nga gjendja kulturore e grekëve të asaj kohe, i cili përshkruhet shumë herë në veprat e udhëtarëve anglezë është i përkohshëm dhe bashkëjeton me besimin që çlirimi i kombit grek është i mundur dhe është një ndërmarrje e nevojshme që të shkëlqejë prapë qytetërimi.[3] Orientalizmi në Evropë shkon deri në kohën e kryqëzatave dhe romancave mesjetare. Në periudha të ndryshme ka patur interesa dhe qëndrime të ndryshme ndaj Orientit dhe Orientalizmit, por ai u bë i njohur gjatë Romanticismit sepse Orienti ishte formë sublime e tij[4]. Bajroni si një i ri aristokrat anglez dhe poet romantik në formim e sipër,i gjendur në Maltë në fillimet e Grand Tour-it të vet, do të dëgjonte për Ali Pasha Tepelenën dhe do vendoste që udhëtimin e vet ta vazhdonte në Epir për ta njohur nga afër pashain karizmatik.Kjo pleksje e veçantë e dëshirës për të eksploruar të shkuarën antike greke me orientalizmin e atëhershëm të Ballkanit do jepte një impuls të ri jo vetëm në jetën e Bajronit por do të kontribuonte fuqishëm dhe në krijimtarinë e tij të mëvonshme letrare duke e shndërruar veprën e tij në një nga kryeveprat e Romantizmit që posa kish lindur.Emocionet, mbresat dhe përshtypjet e kësaj vizite, tashmë janë të njohura botërisht nëpërmjet poemës “Child Harold”-një nga kryeveprat e letërsisë angleze. Si mund të vihet re me një vështrim të parë, në poemë përveçse motiveve romantike, ndjen dhe afinitetin e veçantë të poetit me Ballkanin. Mund të themi pa hezitim se ky udhëtim pati një efekt të dyfishtë, jo vetëm në krijimtarinë e Bajronit që pas botimit të poemës do të shkruante “u zgjova në mëngjes dhe e gjeta veten të famshëm”[5]por dhe në mjediset intelektuale në Greqi dhe Shqipëri.IIKrijimi i mitit shqiptar të Bajronit.Vepra e Bajronit dhe në veçanti “Child Harold”-i do të vinte te shqiptarët jo në gjallje të poetit , por në vitet kur ata do të përpiqeshin të realizonin zgjimin e tyre nacionalist. Bajroni është një nga udhëtarët më të hershëm angleze që vizituan Shqipërinë. Pas botimit të veprave të Bajronit numri i udhëtarëve, me apo pa misione të caktuara, si dhe i autorëve që shkruan për Shqipërinë dhe shqiptarët u shtua shumë,veçanërisht ai i udhëtarëve anglezë.[6]Ky aspekt i njohjes së veprës së Bajronit do të kushtëzonte dhe studimin dhe propagandimin e veprës së tij, e cila do t’u prezantohej shqiptarëve nga mesi i shekullit të XIX. Më tepër sesa një kënaqësi estetike, ajo do të shërbente dhe si një dëshmi për virtytet dhe karakteristikat e tyre. Njohja e Bajronit në Shqipëri kaloi disa etapa. Në fillim ai u popullarizua tek Arbëreshët e Italisë, të cilët përmendin dendur emrin e Bajronit. Pastaj nga gjysma e shekullit të XIX Bajroni hyri dhe në Shqipëri. Faza e tretë mund të quajmë fundin e shekullit të XIX dhe fillimin e shekullit të XX, kur Bajroni vërshon në Shqipëri me tërë vrullin e vlerave të veta si mik i shqiptarëve dhe i lirisë, si poet e luftëtar hero”[7] Si fazë të katërt mund të quajmë mesin e viteve 50 të shekullit të kaluar e deri në ditët tona kur përkthimet profesionale të veprës së tij dhe studimet e mirëfillta shkencore marrin jetë.Secila nga këto etapa të njohjes së veprës së Bajronit në Shqipëri ka karakteristikat e veta. Kështu në periudhën e parë, atë të popullarizimit të Bajronit tek Arbëreshët e Italisë, mbizotërojnë influencat estetike të veprës së poetit. Është i njohur afiniteti i De Radës për Bajronin, të cilin ai e vlerësonte së tepërmi.[8]Ai e shkroi poemën e vet “Odise’ me subjekt nga jeta arbëreshe, trajtuar sipas “Korsarit” të Bajronit.[9] Nga gjiri i mërgatës arbëreshe do të ishte dhe përkthyesi i parë i Bajronit në shqip, Luigji Petrasi,i cili do të përkthente Këngën e parë të poemës “Child Harold” të Bajronit në shqip më 1843.[10]Edhe periudha e dytë vazhdon të përmbajë këtë karakteristikë, ndonëse në të fillon të mbizotërojë aspekti ilustrues i veprës së Bajronit për të nxjerrë në pah cilësitë dhe virtytet e shqiptarëve. Është shumë i rëndësishëm të nënvizohet ky fakt, pasi në një farë mënyre formon dhe tendencën e studimeve bajroniane në mendimin intelektual shqiptar të mëvonshëm. Kështu p.sh shkrimtarja e mirënjohur shqiptare Elena Gjika, në një nga letrat e saj përmend mënyrën e tepër të veçantë që flet Bajroni tek “Child Haroldi” për Shqipërinë dhe popullin trim që banon aty.[11]Në të njëjtën sintoni do të jetë dhe studiuesi, linguisti Anastas Kullurioti nga mërgata e Arvanitasve të Greqisë kur do të shkruajë më 1884 se Bajroni flet me admirim për gjykimin e matur të shqiptarëve, për guximin dhe trimërinë si dhe për punët e mëdha që kanë bërë.[12]Periudha e tretë e cila përkon dhe me periudhën më kulmante të zgjimit nacionalist shqiptar dhe formimit të shtetit shqiptar do të zyrtarizojë pak a shumë këtë tendencë. Është koha kur krijohet miti shqiptar i Bajronit. Ashtu si të gjitha mitet krijuara gjatë zgjimit nacionalist shqiptar edhe ky mit do i nënshtrohet etnocentrizmit dhe përshtatjes së tij në funksion të rritjes së ndërgjegjes shtetformuese tek shqiptarët. “Vargjet e Bajronit për Shqipërinë dhe shqiptarët ishin një zbulim i çmuar për poetët luftëtarë të Rilindjes Kombëtare shqiptare, ishin një frymëzim patriotik dhe poetik”.[13] Ndaj në dallim nga veprat e tjera të shkrimtarëve romantikë bashkëkohorë vepra e Bajronit pati një impakt më të madh në mendimin intelektual shqiptar. Së bashku me rritjen e ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët, do të krijohej pak nga pak kulti i Bajronit në mendimin intelektual shqiptar.Të kësaj periudhe janë shkrimet e eruditit shqiptar Faik Konicës, apo të “enciklopedisë ambulante” si e kish thirrur poeti frëng Apolioner-i në faqet e gazetës së tij “Albania”. Në numrin e parë të gazetës së mirënjohur “Albania”, më 1897 ai boton në frëngjisht “Le voyage de Lord Byron en Albanie” . Po kështu Konica do të jetë i pari që tenton të përkthejë në prozë vargje nga “Child Harold”-i me titull “Dheu i Shqipërisë”, të botuara sërish në gazetën “Albania”. Në faqet e gazetës së tij Konica do të botojë dhe dy këngët shqip të mbledhura nga Bajroni si dhe në gazetën “Dielli”më 1924, një pjesë nga letra e Bajronit dërguar të ëmës ku poeti i madh flet për Shqipërinë[14].IIIFarkëtimi i Mitit të BajronitVitet 20’ përkojnë me përpjekjet e shqiptarëve për të stabilizuar pavarësinë dhe për të rikonfirmuar shtetin e tyre. Në këtë sens bajronistët shqiptarë do ta rimarrin nga epoka e mëparshme mitin e Bajronit dhe nëpërmjet studimeve më profesionale dhe të hollësishme do kontribuojnë jo vetëm në propagandimin dhe studimin e veprës së poetit të madh por dhe në farkëtimin e mitit të tij. Kësaj tendence nuk do t’i shmangej as Zef Harapi, bajronisti i parë i mirëfilltë shqiptar, i cili do të shkruante se do të dëshironte të realizonte përkthimin e veprës jo vetëm për ti shtuar diçka literaturës sonë “por pse kemi në atë vepër vjersha qi flasin dhe lëvdojnë karakterin e shqyptarit të sot njëqind vjetve”[15]Konferenca e parë studimore për Bajronin organizohet nga studiuesi i njohur Stavro Skëndi më 1936. Dy vjet më vonë më 1938, ai boton në revistën serioze të kohës “Përpjekja Shqiptare” studimin e parë të plotë shqiptar rreth veprës dhe jetës së Bajronit. Intelektuali i shquar shqiptar Stavro Skëndi, mund të konsiderohet si “Bajronisti i parë i përplotësuar shqiptar”.[16]Periudha e katërt i përket viteve 50 të shekullit të kaluar ku spikatin përkthimet e veprave të Bajronit , artikuj studimorë si dhe monografia e parë kushtuar poetit. Kjo mund të konsiderohet periudha më e arrirë e studimeve bajroniste në Shqipëri pasi për herë të parë nuk kemi më artikuj të thjeshtë por vepra të mirëfillta shkencore rreth Bajronit dhe veprës së tij. Përkthimi i parë i plotë i ‘Child Harold” do të realizohet nga Profesor Skënder Luarasi i cili fillimisht me përkthimin e letrës së Bajronit më 1955, të botuar në “Nëntori” dhe një vit më vonë me botimin e përkthimit të “Child Haroldit”-it më 1956, do të rikthejë në mënyrën më elegante dhe profesionale Bajronin në tokën ku ai gjeti frymëzim.Impakti dhe influenca e Bajronit nuk do të kufizohej vetëm në Shqipëri por do të ishte i madh dhe në popullatën shqiptare në Kosovë. Aty vepra e Bajronit do të gjente talentin dhe përkushtimin e Dr Abdullah Karjagdiut, i cili përmes disa shkrimeve të botuara në gazetën ‘Bota e Re” në harkun kohor 1976-1978, do të përshkruante ndoshta portretin më të plotë të jetës dhe veprës së Bajronit në hapësirat shqiptare. Disa nga artikujt e tij më të rëndësishëm mund të përmendim “Bajronizmi në poezinë arbëreshe”, “Bajroni dhe Shqiptarët”, “Mbi shqiptarët e Bajronit”, “Legjenda e Bajronit” dhe fejtonin “Tragjedia e Gjenive” më 1982 në faqet e “Rilindjes” së Prishtinës.Në vitin 1987, i cili do të shënojë një vit të rëndësishëm për studimet bajroniane në Shqipëri botohet monografia e parë për Bajronin nga Prof. Dr Afrim Karagjozi. Libri ishte fryt i një pune të gjatë kërkimore dhe pasioni të pashtershëm. Do të ishte ky pasion që do të bënte të mundur që menjëherë pas lejimit të krijimit të shoqatave kulturore në 1991, një nga të parat shoqata që do të themeloheshin do të ishte Shoqata Shqiptare e Bajronit. Kjo shoqatë do të kthehej në një promotor të të gjithave aktiviteteve rreth figurës së poetit të madh si dhe studimeve të kontaktit të tij me shqiptarët.Ripërkthimi i Child Haroldit nga Napolon Tasi si dhe përkthimi i “Gjaurit”, për herë të parë në shqip si dhe një përmbledhje me vjersha të zgjedhura të Bajronit tregon se vepra e poetit vazhdon të intrigojë intelektualët dhe lexuesit shqiptarë. Miti i Bajronit i krijuar diku aty rreth fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX vazhdon të jetë i freskët dhe të vazhdojë të lëshojë sytha.IVLeximi kontekstual i Bajronit.Një nga bajronistët e parë shqiptarë, eruditi Faik Konica në veprën e vet mjerisht të pambaruar “Shqipëria ,një kopsht i Evropës Juglindore”, do të përdorë shumë nga vargjet e “Child Harold” për të ilustruar karakterin psikologjik të shqiptarit. Konica nuk lë vogëlsi pa përmendur, mjaft që ajo t’i shërbente prezantimit sa më interesant e sa më të bukur të Shqipërisë. Pa dyshim ndër më kryesorët është Xhorxh Bajroni e bashkudhëtari Xhon Kam Hobhauzi. Kësisoj, ai mitizim shqiptar i Bajronit(kryesisht) dhe i pas udhëtarëve të tjerë, tashmë kishte marrë formë të plotë, në një vepër të plotë.[17]Por Konica si një studiues i letërsisë dhe kritik arti që ishte nuk do të vëzhgojë hollësisht një mospërputhje që kish në idealet romantike të shkruajtjes së “Child Haroldit” dhe idealeve nacionaliste të intelektualëve shqiptarë të Rilindjes Kombëtare dhe së periudhave të mëvonshme. Kjo “lajthitje” e kritikut të shquar do të vijë vallë ngaqë ai nuk kishte aftësinë e duhur për ta evidentuar apo ngaqë ai vetë është një nga farkëtuesit e identitetit shqiptar dhe e anashkalon këtë mospërputhje me vetëdije. Si do qoftë të ketë qenë arsyeja tashmë ka ardhur koha për evidentimin e kësaj kontradikte dhe për një lexim ndryshe të “Child Haroldit” Bajronit. Kontradikta të cilën Konica por dhe bajronistët e mëvonshëm shqiptarë nuk e evidentojnë me përjashtim të Prof. Dr Afrim Karagjozit në librin e vet “Miti shqiptar për Bajronin”, i cili prek si fenomen por nuk e trajton hollësisht, qëndron në faktin se kur Bajroni shkroi “Child Haroldin” , nuk u nis nga premisat e mitizimit të Shqipërisë tok me shqiptarët kaqë sa Evropa munt të çuditet kur të shfaqen pasketaj, sepse gjer tani kanë qenë të fshehura dhe të pakuptuara prej njeriu…[18], por nga idealet e veta romantike. Si një dishepull i Romantizmit, Bajroni u influencua nga dy kulte në portretizimin e shqiptarëve: primitivizmi ose kulti i “the Noble Savage” dhe kulti oriental. Referencat bazuar në mitin e primitivizmit janë të shumta në Këngën e Dytë, ku Shqipëria thirret “nurse of savage men”[19]. Natyra e saj përshkruhet me ngjyrime të ashpra,… here roams the wolf the eagle whets his beak/Birds,beasts of prey and wilder men appear…[20] kurse vetë shqiptarët përshkruhen si ‘wild”[21] dhe “fiercy”[22], ndërsa gratë shqiptare “tamed in their cave”[23]- një figuracion që vështirë ti përshtatet natyrës së butë femërore. Është interesant fakti se qoftë Konica apo më vonë dhe Luarasi të cilët ndjekin shkollën e përkthimit kreativ dhe jo të drejtë për së drejtë ashtu si bën Tasi pjesërisht në 2002, fjalët “savage”, “fierce” dhe “wild” i përkthejnë si të rreptë, kur kuptimi i tyre i parë në anglisht është “violent and aggressive ”[24]-i dhunshëm dhe agresivë.Gjithsesi duhet shënuar se miti i primitivizmit në Këngën e Dytë nuk është ai i besimit në mirësinë natyrale të njeriut dhe në pashmangshmërinë e denegjerimit të qytetërimit njerëzor por është një jehonë e ndikimit romantik me theksimin e kultit të Natyrës, lirisë dhe njeriut[25]. Veçse ky kult në poemë nuk qëndron më vete por është i lidhur ngushtë me kultin tjetër, atë të Orientit. Ky i fundit ka influencuar në mënyrën e pavetëdijshme të perceptimit të tjetrit. Themi të pavetëdijshëm pasi Bajroni në letrën e dërguar nënës së vet shkruan se “i dua shqiptarët shumë”[26] por kjo nuk e pengon që në poemën vet ti portretizojë shqiptarët sipas klisheve të orientalizmit. Sepse siç thekson Edward Said, “orientalizmi është një shpërndarje e shqetësimit gjeopolitik në tekste estetike, shkollore, ekonomike, sociologjike, historike dhe filologjike”.[27].Në këtë rast poema Child Harold” mund të trajtohet si një tekst i tillë. Për rrjedhojë, shqiptarët dhe klasa udhëheqëse e tyre parë me sytë e Bajronit,nuk kanë vetëm veti pozitive të trimërisë dhe bujarisë por dhe në ato të egërsisë, mizorisë, dinakërisë dhe epshit oriental. Studiuesja Katherine Flemming ka vërejtur me të drejtë, kur perifrazon strofën 62 se Lord Bajroni , në poemën epike “Child Harold” shkruan se fytyra e Aliut( Pashë Tepelenës) ishte veçanërisht e ëmbël, aq sa të maskonte dhunën.[28]Po kështu bën përshtypje referenca rreth divanit i cili në çfarëdolloj vendi tjetër mund të ishte divan, por tek Ali Pasha duhej të ishte voluptuous-epshndjellës. Vëzhgimet e mësipërme bëhen më e dukshme nëse bëhet një krahasim i thjeshtë midis vargjeve ku flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe asaj ku flitet për Greqinë dhe grekët. Në këtë të fundit, poeti edhe pse shpesh herë në letrat e veta private është i zhgënjyer nga realiteti i grekëve të sotëm, në poemë ai i portretizon me mbiemra pozitivë duke ju drejtuar qysh në fillim si “Fair Greece”[29] dhe spirit of the freedom[30] e më vonë vajton humbjen e lirisë së Greqisë”[31]. Është e qartë që poeti nën influencën e Filo-Helenizmit dhe në një territor si Epiri që banohej nga të dyja popullsitë na transmeton dy paradigma të kundërta kur shumë studiues kanë vërejtur se në realitet nuk kishte ndonjë ndryshim të madh midis tyre përveç përkatësisë fetare. Ndoshta ky tipar i fundit, influencon në krijimin e kësaj “përshtypje të përgjithshme”.Tokat e qeverisura nga Aliu shiheshin njëherazi si evropiane dhe orientale, si të krishtera dhe myslimane.[32]Kjo situatë familjare me Lindjen e Afërme përshkruhet në vargjet .. here the red cross(for still the cross is here,though saddly scoff’d at by circumcised[33]-Kryqi këtu(se kryq ka prapë, megjithatë e tallin synetlinjtë. Dallimin midis dy botëve nuk e bën natyrisht kryqi, por synetlinjtë, një tjetër imazh ekzotik orientalist. Pikërisht tek ky perceptim i veçantë i të qenit të huaj dhe familjar njëherazi, Saidi ka identifikuar njërën nga karakteristikat kryesore të vizionit orientalist.[34]Ky vizion, ku “orentiali duhet patjetër të sillet si oriental” ndan si me “spatë” klasën politike të shqiptarëve dhe shqiptarët në “orientalë” dhe grekët në “oksidentalë”.VPerspektiva e studimeve Bajroniane në Shqipëri.Rikthimi i Bajronit në kulturën shqiptare, edhe pse i kushtëzuar nga zgjimi nacionalist i shqiptarëve dhe ndërtimit të identitetit shqiptar, ka qenë një rikthim dinjitoz falë përkushtimit profesional dhe dashurisë së madhe të bajronistëve shqiptarë ndaj tij. Ata kanë mundur të krijojnë një frymë të vërtetë studimore, e cila e ka bërë të njohur Bajronin për të gjitha grupmoshat jo vetëm si një poet të madh të Romantizmit Anglez, por mbi të gjitha si një mik të shqiptarëve. Analiza kontekstuale në dritën e Orientalizmit dhe Postkolonializmit të “Child Haroldit” mbetet një sprovë dhe ndoshta një drejtim i ri i studimit të veprës së poetit. Ajo synon të bëjë një analizë tekstuale të më shumë se një rrafshi, siç është ai estetik, por edhe një analizë të detajuar historike dhe sociologjike të veprës. Për më tepër ai ka vite që në kritikën botërore po lexohet në këtë mënyrë, dhe besoj se është koha që dhe ne ta fillojmë ta lexojmë pak më ndryshe sesa jemi mësuar deri tani. Mesazhin na e jep vet poeti me heroin e vet Bajronist aq “krenar, humor prishur, cinik, rebel, i trishtuar, përbuzës, hakmarrës i paepur, por prapë së prapë të aftë për të ndjerë një dhembshuri të thellë e të fortë”[35]. Kjo “dhembshuri e thellë dhe e fortë” duhet të mbetet kimia dhe alkimia e veçantë që të na drejtojë sa herë që e studiojmë veprën e tij.Bibliografi1. Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:20022. Edward Said. “Orientalism” Penguine, 1995.3. George Gordon Byron. Child Harold, Kanto II, stanza LXXIII at http://www.geocities.com/Athens/Delphi/7086/chp2.htm4. Helen Angelomatis-Tsougarakis. “The eve of the Greek revival”. Routledge London and New York:19905. Jup kastrati” Jeronim De Rada”( Jeta dhe vepra), Tiranë,19796. Katherine E Flemming.”Bonaparti Mysliman”.Tiranë, Dituria:20027. Napoelon Tasi. “Child Harold”.Tiranë.Toena:20028. The Oxford Companion to English Literature, six edition edited by Margaret Drabble, Oxford University Press 20009. Oxford English Dictionary Paperback,edited by Catherine Soanes, Oxford University Press:200210. Vasili Kardhashi, Istorika, Udhëtimi: Fenomeni, Eleftherotypia. Athens:2000[1] Edward Said. “Orientalism” Penguine, 1995.[2] Helen Angelomatis-Tsougarakis. “The eve of the Greek revival”. Routledge London and New York:1990,faqe 1[3] -Vasili Kardhashi, Istorika, Udhëtimi: Fenomeni, Athens 14 Gusht 2000,faqe 6[4] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 5[5] The Oxford Companion to English Literature, six edition edited by Margaret Drabble, Oxford University Press 2000, page 196[6] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 23[7] -Po aty, faqe 14[8] Jup kastrati” Jeronim De Rada”( Jeta dhe vepra), Tiranë,1979,faqe 25[9] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 19[10] Po aty, faqe 15[11] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 16[12] Po aty, faqe 17[13] -Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 13[14] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 34,36[15] Po aty, faqe 47[16] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 53[17] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002, faqe 40[18] Po aty, faqe 35[19] Napoelon Tasi. “Child Harold”.Tiranë.Toena:2002, faqe 122-nënë e ashpër e burrave të rreptë[20] Po aty faqe 127[21] Po aty,faqe 136[22] Po aty faqe 140[23] Po aty, faqe 138[24] Oxford English Dictionary Paperback,edited by Catherine Soanes, Oxford University Press:2002, faqe 1038 The Oxford Companion to English Literature, six edition edited by Margaret Drabble, Oxford University Press 2000, page 816[26] Afrim Karagjozi. “Miti Shqiptar për Bajronin”.Tiranë.Plejadë:2002,faqe 39[27] Edward Said.”Orientalism” Penguine, 1995, faqe 12[28] Katherine E Flemming.”Bonaparti Mysliman”.Tiranë, Dituria:2002, faqe 188[29] George Gordon Byron. Child Harold, Kanto II, stanza LXXIII at http://www.geocities.com/Athens/Delphi/7086/chp2.htm[30] Po aty, stanza LXXIV[31] Oxford English Dictionary Paperback,edited by Catherine Soanes, Oxford University Press:2002, faqe 103[32] Katherine E Flemming.”Bonaparti Mysliman”.Tiranë, Dituria:2002, faqe 165[33] Napoelon Tasi. “Child Harold”.Tiranë.Toena:2002, faqe 127[34] Katherine E Flemming.”Bonaparti Mysliman”.Tiranë, Dituria:2002, faqe 16[35] – The Oxford Companion to English Literature, six edition edited by Margaret Drabble, Oxford University Press 2000, page 158

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 210
  • 211
  • 212
  • 213
  • 214
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT