• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tiparet fashiste që demonstroi “antifashizmi” serb, maqedonas dhe malazez ….

December 16, 2019 by dgreca

  • Tiparet fashiste që demonstroi “antifashizmi” serb, maqedonas dhe malazez në qëndrimin ndaj popullit shqiptar të Kosovës me vise gjatë Luftës së Dytë Botërore/

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Shatri*/

Lufta e Dytë Botërore dhe zhvillimet e saj krijuan kushte të reja gjeopolitike në Ballkan dhe në trojet etnike shqiptare. Gjatë kësaj lufte Kosova me vise e tjera shqiptare të robëruara nga sllavët e jugut u pushtuan nga Italia, Gjermania dhe Bullgaria dhe u ndanë në mes tyre. Në bisedimet rreth ndarjes u theksua se kriter themelor për përcaktimin e kufijve të rinj do të ishte përkatësia kombëtare e popullsisë, ndonëse nuk u respektua plotësisht, parim ky që ishte shkelur shumë nga Fuqitë e Mëdha gjatë caktimit të kufijve të Shqipërisë jo vetëm në këtë kohë.

Bashkimi me Shqipërinë, edhe pse jo i plotë, ishte bashkim kombëtar që u krye në rrethanat e konfrontimit dhe të konfliktit botëror. Duke konfirmuar këtë të vërtetë studiuesi Patrick Moulton shkruante se ”është ironi e fatit që në këtë kënd të errët të Evropës, vetëm fashizmi ndreqi atë që ishte dhe vazhdoi të jetë padrejtësi”.

Udhëheqja e PKJ që në fillim të luftës kishte kristalizuar vijën politike e ushtarake, të gjenocidit ndaj antishqiptarëve dhe e kishte përpunuar e programuar në format e metodat më të sofistikuara për zbatimin e saj.

Udhëheqja e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), nën diktatin e emisarëve të Partisë Komuniste Jugosllave (PKJ), që në fillim pranoi vlerësimet globale të PKJ për Shqipërinë si ”arterie kryesore të imperializmit italian në Ballkan dhe si bazë e kundërrevolucionit dhe e shtypjes së Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇ) të popujve të Ballkanit”. Ajo nuk i njohu kufijtë e caktuar nga Italia, Gjerma­nia dhe Bullgaria, jo se me këtë ndarje kishin mbetur shumë treva shqiptare jashtë shtetit amë, por pse këta kufij ishin vendosur nga pushtuesit fashistë, dhe siç propagandonte ajo, u shërbenin atyre. PKSh theksonte se ”zgjerimi i Shqipërisë është parullë e fashizmit dhe e tradhtarëve të vendit, për të ngjallur ndjenjat shoviniste, për të forcuar armiqësinë e popullit tonë me popujt fqinjë jugosllavë e grek dhe për ta larguar atë nga lufta”.

Zhvillimi i Lëvizjes Antifashiste për shkak të përvojës së hidhur nën pushtetin serbo-jugosllav, si dhe për faktin se idetë komuniste vinin nga Rusia, projektuese e zbatuese e platformës dhe e strategjisë shekullore antishqiptare, nuk patën mbështetje në popullin shqiptar të Kosovës dhe të  viseve të tjera shqiptare të pushtuar nga sllavët e jugut. Prandaj, komunistët shqiptarë të Kosovës dhe të viseve për rreth, përfshirë këtu edhe ata të ardhur nga Shqipëria, mbetën deri në fund të luftës ujdhesë e izoluar në detin e komunistëve sllavë dhe përpjekjet e pjesës së tyre atdhetare për jetësimin e idealeve të çlirimit kombëtar në bashkëpunim me armiqtë shekullorë ishin një utopi.

Për jetësimin platformës se çlirimit dhe të bashkimit kombëtar të shqiptarëve, me përkrahjen e Italisë dhe të Gjermanisë, vepruan dhe luftuan Komiteti Kosovës, Lidhja Popullore Shqiptare dhe sidomos Lidhja e Dytë Shqiptare e Prizrenit, e cila nga shtatori i vitit 1943 deri në gjysmën e dytë të nëntorit të vitit 1944 arriti të mbronte pjesën më të madhe të Shqipërisë se Sipërme, përfshire edhe një pjesë të Sanxhakut. Por një pjesë e tij, përkatësisht bërthama e Lëvizjes Nacional Demokratike (grupi i irredentës në krye me Selman Rizën), duke ndjekur përcaktimin programatik e rilindësve, e shihte vendin e Shqipërisë në botën demokratike perën­di­more dhe nuk bashkëpunoi me shtetet fashiste.

Komunistët jugosllavë, ndonëse i thërrisnin shqiptarët që ti kundërviheshin fashizmit, nuk ishin të kënaqur me demonstratat antifashiste, që u organizuan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare gjatë viteve 1941-1943. Atyre nuk u pëlqente pse këto demonstrata përkujtonin përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në analizën që Komiteti Krahinor i Partisë Komuniste për Kosovë e Metohi (KK i PKJ)  u bëri këtyre demonstratave u kritikua pjesëmarrja e komunistëve dhe e veprimtarëve shqiptarë të Lëviz­jes Antifashiste në to dhe u nënvizua se ky aktivitet kishte qenë i njëanshëm dhe në dobi të inte­resave të nacionalizmit shqiptar.

Udhëheqjes jugosllave nuk i konvenonte as angazhimi i shqiptarëve të Kosovës me vise në “Lëvizjen Nacional Çlirimtare” (“LNÇ”). Ajo donte që ata të mos faktorizoheshin nëpërmjet “LNÇ” dhe t’i shpallte të gjithë bashkëpunëtorë të fashizmit për t’i zhdukur apo të shpërngulur më dhunë nga Kosova.

Në këto rrethana vazhdoi propaganda edhe denigrimi i shqiptarëve të Kosovës, e cila u mbështetë fuqimisht edhe nga udhëheqja e PKSH. Kështu Enver Hoxha në letrën drejtuar sekretarit të Komitetit Qarkor të PKJ për Rrafshin e Dukagjinit, Ismet Shaqirit, në prill të vitit 1944, shkruante se Kosova është bazë e reaksionit shqiptar e jugosllav” dhe se kundër tyre duhet luftuar pamëshirshëm. ”Nga Kosova, theksonte ai, do të rekrutohen një numër i madh forcash, të cilat armiku do t`i dërgojë kundër partizanëve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë”. Prandaj, ai u bënte thirrje formacioneve partizane kosovare që të bëjnë çmos për vëllazërinë e popujve të Jugosllavisë, për t`u bashkuar në luftën e përbashkët dhe për t`u ruajtur prej grackave, të cilat do t`ua bëjnë shovinistët duke i nxitur në grindje reciproke.

Në tetor të vitit 1944, me kalimin e formacioneve të Ushtris Nacionalçlirimtare të Shqipërisl në Kosovë e në Jugosllavi, u vendosen lidhjet e ngushta e të vazhdue­sh­me midis tyre dhe reparteve partizane kosovare e jugosllave. Nuk ka dyshim se kalimi u bë në kohën kur udhë­heqja e PKJ-së kishte përcaktuar përfundimisht qëndrimin e saj për të ardhmen e viseve shqip­tare. Përpara këtyre qëndrimeve dhe presioneve u gjunjëzua plotësisht edhe udhë­heqja e PKSH, e cila jo vetëm që nuk mundi të shtrojë problemin e të ardhmes së Kosovës e të viseve të tjera shqiptare, por që nga Plenumi i Beratit vuri në pikëpyetje edhe ekzis­ten­cën e Shqipërisë si shtet i pavarur.

Nga ata tjetër, udhëheqja e PKJ e përçmonte deri në skajshmëri aleaten e saj duke theksuar se pushteti që u vendos në Shqipëri nëpërmjet Luftës Antifa­shis­te Nacional­çlirimtare ishte ende i dobët dhe i pa konsoliduar. Prandaj, sipas saj shteti i ri shqiptar nuk mund të ekzistonte dhe të hynte “në rrugën e ndër­timit të shoqërisë socialiste” në rast se atij do i bashkohej edhe Kosova dhe Rrafshi i Duka­gjinit, popullsia e të cilave “kishte mbajtur qëndrim armiqësor gjatë Lëvizjes Antifashiste. Propagandën denigruese të udhëheqjes së PKJ e mira­tonte edhe Hysni Kapoja, komisar i Korparma­tës I dhe anëtar të KQ të PKSH-së kur u shtronte   komisarëve të të dy brigadave të dërguara në Kosovë si detyrë parë­sore: ”Të popullarizohet miqësia e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë” etj, pa përmendur me asnjë fjalë të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje dhe për statusin e Kosovës pas lufte, e mos të flasim për çështjen e bashkimit me Shqipërinë.

Përkundër faktit se repartet e UNÇSH kishin ardhur me ftesën e udhëheqjes së PKJ  që t’u ndihmonin maqedonasve, serbëve dhe malazezëve për ripushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, atdhetarët e këtyre trevave nuk pranuan të vazhdonin luftën kundër vëllezërve të tyre nga Shqipëria. “Me zemër e me pushkë jemi me ju, deklaronin udhëheqësit e forcave atdhetare dhe jemi gati që edhe pushkët tona t’i bashkojmë në luftë kundër gjermanëve, por gjithnjë kemi frikë nga forcat serbe, sepse serbët janë të pabesë”. Ata njëkohësisht shprehnin edhe drojën se mos brigadat shqiptare i tradhtonin. Megjithatë, “shqiptarët u vëllazëruan shpejt me shqiptarë” dhe, pas 28 tetorit të vitit 1944, luftimet në Kosovë u zhvilluan pothuaj plotësisht vetëm kundër forcave gjermane.

Në gjysmën e dytë të vitit 1944 formacionet partizane të Serbisë filluan sulmin frontal për ripushtimin e Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Shtabi Kryesor i Serbisë në Proklamatën e gushtit të vitit 1944 drejtuar shqiptarëve të Kosovës i akuzonte dhe kërcënonte njëkohësisht: ”Ju deri më tash keni qenë të mashtruar prej gjermanëve dhe u keni ndihmuar. Ata ju kanë hedhur në luftë për llogari të vet në Mal të Zi, në Maqedoni dhe më në fund në Shqipëri. Në këtë mënyrë ju jeni bërë pjesëmarrës në krimet që ka bërë okupatori gjerman. Së bashku me pushtuesit fashistë ju keni ngritur dorën kundër popujve fqinjë, dhe në këtë mënyrë keni bërë turpin më të madh. Për shkak të qëndrimit të këtillë, ju deri më tash nuk keni fituar të drejtën të jetoni në barazi dhe vëllazëri me popujt e Jugosllavisë”.

Propagandës thellësisht armiqësore e shumë denigruese për shqiptarët si shovini­stë e kriminelë, i printe gazeta “Borba”, organ i KQ të PKJ-së, e cila në nëntor të vitit 1944 shkruan­te se në Kosovë pas 6 prillit të vitit 1941 serbët dhe malazeztë kishin jetuar nën shtypjen e sho­vi­nis­­tëve shqiptarë, që i shndërruan këto treva në arenë të tmerrshme të vrasjeve dhe djegieve”. Si­pas saj, ata ishin reaksionarë e shovinistë, që kishin bashkë­pu­nuar si popull me pushtuesit e huaj dhe që si të tillë duhej të jepnin llogari. Sipas kësaj logjike shqiptarët duhej të përgjigjeshin për krimet e fashizmit, për gjendjen e popullsisë jugosllave në Koso­vë dhe në viset tjera shqip­tare në kohën e pushtimit, etj.

Udhëheqja e PKJ përdori të gjitha mjetet për të diskredituar e njollosur popullin shqiptar, që do t’i shërbente për të justifikuar zbatimin e planeve dhe të proje­kteve të vjetra anti­shqip­­tare. Për shqiptarët nuk vlente asnjë lloj ligji dhe ata nuk mund të ishin të barabartë me popujt e tjerë të atij vendi. Kështu me Ligjin e amnistisë, më 20 tetor 1944, xhandarët, nëpunësit e financës, të policisë, oficerët dhe të gjithë pjesëmarrësit e njësive çetnike të Drazha Mihaj­llo­vi­qit, kriminelët e të gjitha ngjyrave, jo vetëm që u amnistuan, por atyre u jepej njëko­hë­sisht mundë­sia për t`u futur në aradhet partizane, dhe ashtu si më parë, me kokardën çetnike, tani me yllin pesëcepësh të vrisnin ”kundër­revo­lu­cionarët shqiptarë”. Ligji mbi amni­sti­në që ishte i vlefshëm për të gjithë popujt, nuk shërbente për shqiptarët. Asnjëherë nuk u tha zyrtarisht se edhe nga radhët e shqiptarëve kishte elementë të gënjyer nga demagogjia e okupa­torit fashist, siç u tha për popujt tjerë, në veçanti për popullin serb.

Propaganda komuniste jugosllave ishte në funksion të përpjekjeve për spastrimin etnik të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, që u forcua prej tetorit 1944, duke u justifikuar si luftë kinse kundër ”kundërrevolucionit” dhe mbetu­ri­nave të tij. Ai filloi në zonat periferike, por shpejt u shtri në mbarë trevat shqip­tare. Këto veprime luftarake, veç formave të tjera, u shoqë­ruan edhe me projek­tet antish­qiptare të Vasa Çubrilloviqit,  ”Problemi i pakicave në Jugos­llavinë e re”, dt. 3. XI. 1944 për pas­tri­min etnik të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Fushës së Pollogut e të trevave të tjera etnike shqiptare, nëpër­mjet shfarosjes dhe shpër­ngul­jes së shqipta­rë­ve e serbizimit të këtyre trevave.

Masakrat kundër shqiptarëve në rajonin e Karadakut të Shkupit filluan në vjeshtë të vitit 1944 nga Brigada VIII e Preshevës, Brigada XII serbe e Bujanocit, Aradhja Parti­zane e Shkupit dhe një batalion i ushtrisë bullgare. Këto njësi vranë, plagosën, keqtrajtuan dhe plaçkitën shumë shqiptarë të kësaj ane.

Fushata e terrorit antishqiptar u shtri edhe në rajonin e Kumanovës e të Preshevës. Nga mesi i nëntorit të 1944-ës aty u ekzekutuan shumë shqiptarë nga Presheva dhe rrethina, si dhe nga Malësia e Gjilanit dhe e Bujanocit. Masakra të ngjashme u bënë edhe në fshatin Novosellë e Epërme, në Zarbincë etj., nga Brigada XVII maqedonase dhe nga repartet e OZN-as.

Kjo praktikë zbatohej edhe në trevat e Maqedonisë Perëndimore dhe mori përmasat e terrorit dhe të gjenocidit të organizuar. Për këtë qëllim u krijuan burgje e kampe të përqendrimit jo vetëm në qytete, por edhe në qendrat më të vogla, në zonat e dislokimit të reparteve të shumta ushtarake dhe të OZN-as. Në Tetovë, në stacionin e Monopolit të Duhanit, u mbyllën, më 17 nëntor të vitit 1944, rreth 1000 veta, midis të cilëve shumë pleq dhe fëmijë nga qyteti dhe fshatrat përreth, një pjesë e të cilëve u likuiduan mizorisht. Kampe u ngritën edhe ndërmjet Dibrës dhe Gostivarit dhe nëpër viset tjera të Maqedonisë shqiptare. Këto veprime i mbështeste edhe përfaqësuesi i Stabit Suprem të Ushtrisl Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ), Svetozar Vukma­no­viq-Tempos, i ndodhur atëherë në Maqe­do­ni. Sipas urdhrit të tij në gjitha kampet e përqendrimit pushkatimet, sipas listave të përpiluara më parë nga repartet e OZN-as, ua lanë vendin masakrave me proce­durë të shpejtë.

Edhe depërtimi në Kosovë dhe në trevat shqiptare të reparteve të ushtrisë bullgare u shoqë­rua nga veprimet arbitrare mbi popullin shqiptar. Sipas raporteve të asaj periudhe nga terreni, në Mitro­vicë e në Vushtrri, repartet e ushtrisë bullgare kryen grabitje, vjedhje, keqtrajtime, rrahje vrasje të shqiptarëve dhe dhunime të grave me çarçaf. Vetëm në fshatrat Dërvar, Dobërllukë dhe Kçiq të Vushtrrisë, gjatë ditëve të fundit të nëntorit 1944, u vranë 22 veta.

Vlen të theksohet se formacionet ushtarake serbe që depërtuan në Kosovën e sotme mbanin primatin në veprimtarinë e tyre kriminale antishqiptare. Madje disa reparteve që u dër­guan në rajonin e Kaçanikut iu dha direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë”, ndërkaq në planin më të gjerë formacionet ushtarake të Serbisë kishin për detyrë “ta pastronin Kosovën nga bandat fashiste dhe të dënojnë zullumqarët”. Në përputhje me këtë përcaktim kriminal antishqiptar Shtabi i Divizionit të 46-të Serb, në raportin e 17 nëntorit 1944, dërguar Kor­parmatës XIII të UNÇJ-së, veç tjerash, vinte në dukje se ”të gjithë meshkujt në sektorin e Gjilanit dhe të Prishtinës ishin të mobilizuar në repartet e armikut dhe kishin marrë pjesë akti­visht në luftë kundër nesh së bashku më gjermanët”.

Veprimtaria kriminale e antishqiptare e ushtrisë jugosllave dhe e OZN-as u shtua pas qëndresës së armatosur në Ferizaj, Rahovec, Janjevë, Gjilan dhe anë e kënd në trevat shqiptare, që shërbyen si pretekst për t’i shndërruar trevat shqiptare në një kasaphanë të vërtetë.

Populli shqiptar i Kosovës dhe i trevave të tjera etnike ishte i vetëdijshëm për misionin e reparteve jugosllave dhe i priti ato me zjarr. Mirëpo, fatkeqësisht këtë nuk e dinin, apo nuk donin ta dinin udhëheqësit e Shqipërisë dhe disa nga drejtuesit e reparteve të UNÇSH-së që erdhën në Kosovë. Për të kuptuar këtë realitet, ata nuk i ndihmuan as vërejtjet e shumta të popullit, si të njerëzve të thjeshtë ashtu dhe të kryepleqve e të parisë së vendit dhe insistimi i tyre se Kosova dhe trevat e tjera shqiptare nuk duheshin lënë në dorë të të huajve.

Propaganda jugosllave i kishte mashtruar aq shumë disa nga komisarët e zëvendës-komi­sa­rët e UNÇSH, sa që ata i kërcënonin me plumb ”kosovarët reaksionarë”, madje edhe ushtarët e vet nëse shtronin çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kështu, zëvendës-komisari i Brigadës XXV të UNÇSH-së, Spiro Pano, më 17 dhjetor 1944, i shkruante KQ të PKSh, se ”Brigada XXV përbëhet nga luftëtarë të Malësisë së Gjakovës, të Hasit e të Kosovës, që janë shovinistë të tërbuar. Ata propagandojnë me ngulm se Kosova e trevat e tjera janë shqiptare dhe duhet të bashkohen me Shqipërinë.”

Mirëpo, një pjesë e drejtuesve të reparteve të UNÇSH-së kishin qëndrim tjetër fare. Ata nuk mund ta kuptonin përse autoritetet jugosllave i kishin shpallur Kosovën me vise baza të okupatorëve fashistë, vëllezërit e tyre armiq të ”vëllazërimit” shqiptaro-jugosllav dhe ”çerdhe të reaksionit”. Aq më pak e kuptonin pse shtabet e tyre para se të vinin në Kosovë ishin porositur : ”të mos bihet në pozitat e disa njerëzve, pasi në zonat ku shkojmë (lexo në Kosovë) shovinizmi (mendohej në atë shqiptar, sepse atë jugosllav as që guxonin ta zinin në gojë (shënim i autorit), ”është i zhvilluar gjer në krime”. Dhe shtabet e brigadave të UNÇ të Shqipërisë, në vend që t` i merrnin në mbrojtje shqiptarët, urdhëronin vartësit e tyre që ”t´u jepnin goditje të fortë masave shqiptare për t`i ndarë nga drejtuesit kriminelë”.

Më 9 dhjetor 1944, SHS i UNÇJ-së urdhëroi largimin e reparteve të UNÇSH-së nga Kosova dhe kalimin e tyre në Sanxhak dhe në Bosnjën Lindore. Me këtë veprim, udhëheqja jugosllave donte t’i kishte duart e lira për të vepruar në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare. Pas largimit të brigadave të UNÇSH-sëdhuna dhe terrori u përhap edhe në Rrafshin e Duka­gji­nit. Një nga krimet më të shëmtuara në këto anë e përbën masakra e 22 dhjetorit 1944 kundër familjes së Rexhep Halit Bardhecit në fshatin Muzhevinë (Muzakaj) të komunës së Istogut. Aty sadi­zmi arriti kulmin, kur një nga ushtarët serbo-malazez pasi ngriti djepin e fëmijës 7 muajsh, e qëlloi atë me automatik. Në pjesën jugore të shtëpisë njëkatëshe brenda kopshtit të saj u varro­sën 12 anëtarët e masakruar të kësaj familje. Shpëtoi vetëm një vajzë 6 vjeçare që arriti të fshi­hej në turrën e druve. Dhe e gjithë kjo u bë në shenjë hakmarrjeje për plagosjen e një partizaneje, që u godit nga i zoti i shtëpisë kur mbronte familjen.

Këto të dhëna konfirmohen edhe nga raportet e reparteve të UNÇSH-së, që u kthyen në këto anë nga Sanxhaku, ku thuhet se repartet serbo-malazeze pa asnjë kriter kanë vrarë njerëz. Vrasjet dhe pushkatimet janë kryer aq mizorisht, sa janë marrë fëmijë të vegjël dhe pa menduar fare, janë vrarë dhe janë lënë mbi tokë të pavarrosur. Nga ana e tij, Shtabi i Brigadës III të UNÇSH-së theksonte se ”në disa vende kufomat ishin lënë jashtë”. “Në Istog kemi gjetur 7 të vrarë, kufomat e të cilëve po i hanin qentë”. Derisa ndodhnin këto, kryetari i Këshillit ”Nacional Çlirimtar”  të Kosovës i zgjedhur në Bujan, Mehmet Hoxha, u zu keqas me Shtabin e Brigadës III të UNÇSH në Pejë, sepse drejtuesit e këtij forumi kishin lejuar familjet për të varrosur 30 të masakruarit shqiptarë në atë qytet.

Në ditët e para të janarit të vitit 1945 forcat ushtarake dhe ato të OZN-as, pasi e arres­tuan Gani Kryeziun, duke u thënë se do t’i dërgonin në Pejë, i nxorën nga kulla e Sylej­man Krye­ziut 22 luftëtarë të Ganiut dhe 4 ithtarë të tij. Në rrugë e sipër, në fshatin Hereç të Deça­nit, i zbri­tën nga kamioni dhe i mbytën që të gjithë. Dëshmitarët Malë Shyti nga Berisha dhe Zenel Ade­mi nga Gashi, që patën fatin të shpëtojnë, kanë lënë dëshmi rrëqethëse për këtë ngjarje tragjike.

Më 15 janar të vitit 1945 në fshatin Fierzë (ish Novosellë) të Pejës repartet e Brigadës IV Kosovare pushkatuan 22 banorë të fshati dhe 5 të tjerë nga fshatrat përreth.

Plaçkitjet, dhuna e gjenocidi përfshiu edhe Plavën e Gucinë, si dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi ku u dallua sidomos Brigada I e Bokës dhe ajo VI Malazeze. Kundër kësaj veprimtarie të shëmtuar kishte protestuar pranë Misionit Ushtarak jugosllav në Shqipëri edhe Tuk Jakova, i cili sekretarit të këtij misioni, Nijaz Dizdareviqit i pohonte se ”shokët tuaj malazezë tregojnë urrejtje ndaj shqiptarëve” dhe si pasojë “urrejtja kundër Jugosllavisë është përhapur tek gati tërë populli shqiptar në Mal të Zi”.

Edhe shqiptarët e këtyre trevave u shpallën ballistë e bashkëpunëtorë të okupatorit. Kundër tyre u ndërmorën ekspedita shfarosëse nga Tivari e deri në Ulqin, Plavë e Guci, Rozhajë e Pazar të Ri. Në shënjestër të OZN-as dhe të ekspeditave antishqiptare u vunë veprimtarët dhe pjesëtarët e familjeve të njohura shqiptare, të cilët u likuiduan në mënyrat më mizore.

Pushteti ushtarak i vendosur në Kosovë më 8 shkurt 1945 ishte i njëjtë me pushtetin që i ishte imponuar popullit shqiptar më 1912 dhe më 1918 dhe shërbeu për t’i mohuar atij të drejtat e ligjshme, të fituara me gjak dhe të garantuara me Kartën e Atlantikut të Fuqive të Koalicionit antihitlerian. Një diktaturë e tillë ushtarake qe vendosur më parë se në Kosovë edhe në Banat, Baçkë dhe Baranjë, territore në të cilat shumicën e popullsisë e përbënin hungarezët dhe gjer­ma­nët. Me vendosjen e Pushtetit Ushtarak fushata e ndjekjes dhe e terrorit antishqiptar u fuqizua dhe mori përmasa të gjera.

Për t’i pasur duart e lira në zbatimin e terrorit dhe të gjenocidit mbi popullin shqiptar, udhëheqja jugosllave gjatë marsit të vitit 1945 mobilizoi me dhunë forcën më vitale të shqiptarëve “për ta dërguar në Frontin e Veriut dhe Veriperëndimit në luftë kundër trupave gjermane”. Shumë prej të rinjve shqiptarë të mobilizuar në brigadat kosovare ose në radhët e njësive të tjera jugosllave u likuiduan prapa krahëve, ose në sektorët më të vështirë të luftimeve. Gjurmë e mbresa të thella e tronditëse lanë masakrat masive në Tivar, Goricë dhe ekzekutimet masive anë e kënd trevave shqiptare dhe tokave të Jugosllavisë.

Përkundër qëndrimit nënshtrues të njësiteve të UNÇSH-së ndaj atyre jugosllave largimi i tyre nga këto anë ndikoi në përkeqësimin e gjendjes dhe rrethanave. Tani kur udhëheqja jugosllave kishte konsoliduar pozitat e veta dhe kur gati tërë Jugosllavia ishte çliruar, prania e ushtrisë shqiptare në këto treva përbënte një faktor kërcënues. Prandaj Josip Broz Tito, për të dalë nga gjendja e papëlqyer, inskenoi nevojën e ndjekjes së ”bandave reaksionare ” drejt jugut, drejt Greqisë. Për këtë qellim, ai kërkoi ndihmën e atyre forcave të Shqipërisë që ende ishin në Kosovë. Udhëheqësja shqiptare u pajtua edhe me këtë kërkesë. Në prill të vitit 1945, forcat e UNÇ të Shqipërisë u larguan nga rajonet e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë në drejtim të Gjilanit dhe të Ferizajt. Prej andej, në verë të po atij viti, ato forca u dis­lo­kuan në trevat shqiptare në Maqedoni.

Përkundër pranisë së brigadave të UNÇSH-së në trevat shqiptare të Maqedonisë vazhdoi dhuna dhe terrori. Në kujtesën e shqiptarëve në Maqedoni ruhen kujtimet më të hidhura, për veprimtarinë e njësiteve ushtarake, OZN-as dhe të administratës maqedonase që i bashkonte antish­qipta­rizmi.

Në fund të vitit 1945, kur dhuna dhe terrori nuk kishin të ndalur, forcat e UNÇSH-së u detyruan të largoheshin nga territori shtetëror i Jugosllavisë, duke kaluar në përmjet të zonës e Korçës e të Prespës. Populli shqiptar i këtyre anëve e ndjeu po aq rëndë sa edhe ai kosovar tërheqjen e ushtrisë së vet dhe mbetjen nën sundimin jugosllav, që u bë me pëlqimin e udhëheqjes së PKSH. Është ky një shembull sui generis që ushtria e shtetit amë të ndihmojë forcat e armatosura të armiqve shekullorë (të Jugosllavisë) për të ripushtuar pjesët më të çmueshme e më të dhimbshme të atdheut, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të vitit 1913. Si rrjedhim, vazhdimi i dhunës dhe terrorit mbi pjesën e popullit shqiptar në Kosovë dhe vise të tjera për ndisa dhjetëvjetësha e mbajti të ndezur zjarrin e frymës se qëndresës dhe të luftës për liri e pavarësi, e cila mori intensitet sidomos në vitet e 90-ta dhe kulmoi me Luftën Çlirimtare të viteve 1998-1999, me të cilën mori fund pushtimi Kosovës nga Serbia. Por, Maqe­donia shqiptare, Kosova Lindore, Plava Gucia dhe Malësia e Tuzit, bregu i detit prej Tivarit në Ulqi­nin, bashkë me Sanxhakun mbeten në sundimin e huaj.

*Dergoi per Gazeten Dielli-Nue Oroshi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof.Dr. Nue Oroshi-Tiparet fashiste-Antifashizmi sllav-Serb-Malazez-maqedonas

LOJË ME SHTYLLAT E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI

December 14, 2019 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI/

Përvoja e vendeve me demokraci të zhvilluar na mëson se vetëm ndarja shumë e qartë midis pushteteve: legjislativ, ekzekutiv e  gjyqsor (madje edhe mediatik), krijon mundësinë e kontrollit reciprok, ruajtjen e balancave dhe cuarjen e shoqërisë përpara. Ky  është një proces relativisht i gjatë, por që në brendi ai , rritet e zhvillohet  normalisht vetëm kur sejcila shtyllë në vetvete ka pavarsinë e duhur  për të vepruar e çuar punët përpara, por ka edhe kontrollin e shtyllave të tjera.

Por çfarë po ndodh me maxhorancën e sotme (socialisto-rilindase) e ardhur në pushtet që  para gjashtë viteve?

 Lideri i saj Edi Rama si hap i pare nën slloganin e “rilindjes”, e mori PS-në  nën sqetull (sikur të ishte pronë personale e tij), dhe u mbylli gojën  gjithë socialistëve që mendonin pak më ndryshe nga ai. Kështu ska më Ben Blush e Arta Dade që të formulojnë  fort e qartë mendimin e së majtes shqiptare. Pandeli Majko e Musa Ulqini po “ngrohin vezët” duke hedhur ndonjë frazë tharm andej-këndej, por kryesisht duke mërmëritur me vehte. Ditmir Bushati e sheh tendencën e shkarjes në greminë të maxhorancës, por duke qenë i “baltosur” në llumin  gjashtvjecar të qeverisjes , është një zë i vakët e i papërfillshëm. Bartësit e  vërtetë të mendimit politik të së majtës europiane (brenda maxhorancës socialiste) heshtin, vegjetojnë, ulin kokën përpara prepotencës, vulgaritetit ,idiotsisë e sharlatanizmit të kryetarit të tyre Edi Rama. Gjithë ditën, nga mëngjezi e në darkë ai  është i pranishëm në ERTV e kudo tjetër në media me figurë, batuta, veshje qesharake e herë-herë sjellje të papranueshme. Që nga majat e medias, pa as më të voglin hezitim, ja hedh fajin gjithkujt, por kurrë nuk bën autokritikë për dështimet e qeverisë së tij të cilat janë të shumta e të përmasave të mëdha.

 Mbështetja e pamerituar që ju dha  Edi Ramës, këtij avanturieri të  tejskajshëm, bëri që : ekonomia të mos ketë progres, papunësia të rritet, emigrimi i rinisë të bëhet masiv, shëndetsia e arsimi të degradohen, pagat e pensionet të mos rriten, korrupsioni e ryshfeti të kulmojnë në administratën publike në qendër e në pushtetin vendor, PPP-të  vjedhin hapur pasurinë publike, taksat  shtohen e jeta e cdo shqiptari  vështirësohet cdo ditë e më shumë. Për të gjitha këto, por edhe për  shumë  të tjera, kjo e majtë ka përgjegjesi  të madhe  para gjithë shoqërisë shqiptare e cila lypset medoemos të reflektojë duke bërë katarsis në radhë të parë brenda vehtes.

Hapi i dytë i gabuar i Edi Ramës dhe i të ashtuquajturës “rilindje” ka qenë paaftësia e deri dështimi i tyre total, për të zgjedhur e vënë në drejtimin e punëve të shtetit e njerëzve  të painkriminuar, pa vese, me moral e CV  të pastër, me integritet,  intelekt e përvojë pune si: ministra, zëvendësministra, drejtorë të përgjithshëm, ekspertë, specialist etj. Kurse të zgjedhurit e tyre si drejtues të pushtetit lokal,  shpesh qenë pjesë e bandave kriminale dhe e llumit shoqëror. Dështimi i tyre në këto zgjedhje, ka cuar në deshtimin e plotë të njerës prej shtyllave të demokracisë (shtyllës që ata drejtojë vetë), pra shtylla  e  ekzekutivit.

Duke qenë maxhorancë e fortë numurash, “rilindja “, pa ndonjë arsye themelore (ndoshta edhe në mënyrë pak provokuese), vuri në krye të Parlamentit një figurë qëndrore të ish diktaturës ( ish ministrin e brendëshëm). Kjo  solli në fokusin e ish të përndjekurve politik ,PD-së , një pjese të madhe të opozitës dhe të shoqërisë  se, nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një plan të mirmenduar  të “rilindjes” si pjesë e vazhdimsisë së mentalitetit të regjimit të përmbysur.

Ky mendim erdhi duke u konsoliduar plotësisht kur maxhoranca parlamentare ndërmori hapa konkret duke ju  imponu opozitës parlamentare me të gjitha format, për të kaluar ligje me brendi të papërshtatëshme, jo gjithpërfshirëse (herë edhe të dyshimta),  vetëm e vetëm për ti shërbyer klanit  të saj, packa se ato shpesh bartnin efekte negative  për një spekter të gjërë publik të shoqërisë shqiptare.

Opozita parlamentare, (nga “rilindja” e Edi Rama) u konsideru për cdo nisëm si reaksionare, e fajshme për cdo gjë të së kaluarës dhe nuk ju muar parasyshë asgjë nga propozimet e saj për zbatimin e reformën në drejtësi, reformën teritoriale, ligjet për dekriminalizimin, dekomunistizimin, reformën zgjedhore, buxhetet etj. Kështu duke shprehur ndaj saj jo vetëm indiferencë , por edhe  deri armiqësi, e detyroi ate të braktiste Parlamentin, duke shkatërruar edhe shtyllën e legjislativit. 

Në këtë drejtim (të shkatërrimit të shtyllës legjislativit), gjykoj se është jo me pak faj edhe opozita parlamentare. Ajo bëri një veprim të tejskajshëm dhe të pamenduar mirë, duke vetdorzuar mandatet të cilat përfunduan në shtojcë e paterica të Edi Ramës . Jo vetëm kaq, por kjo lëvizje e gabuar e vendosi opozitën përballë nderkombëtarëve e në radheë të parë, përballë SHBA-së. Pra për shembjen e shtyllës parlamentare (legjislative) “kontributi” negativ është edhe vepër e opozitës.

“Rilindja” duke  patur  tërësisht në dorë Parlamentin , e shtriu metastazën e saj drejt kapjes së plotë të sistemit gjyqsor. Si fillim miratoi disa ligje (në kundërshtim me qëndrimet e  opozitës), por  që i shkonin përshtat  miqve e neopotistave të saj në kuadër të reformës në drejtësi . Më pas shkatërroi  me vetdije: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe  paralizoi Prokurorinë. Në këtë kuadër nxorri jashtë sistemit gjithë kundërshtarët e saj, dhe projektoi njerzit e saj për të drejtuar reformën dhe përzgjedhjen. Kështu ja arriti ta shkatërrojë tërësisht dhe ta fusi nën ombrellën e saj edhe shtyllën e tretë të demokracisë (gjyqësorin).

Kam mendimin se edhe ndërkombëtarët në Tiranë janë bashkfajtor për shkatërrimin dhe paralizën që i ndodhi  sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Kur them ndërkombëtarët, specifikoj ambasadat e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. Ata në asnjë rast nuk janë shprehur me qëndrim të hapur kritik ndaj Qeverisë, “rilindjes” dhe Edi Ramës, kurse ndaj opozitës janë shprehur me terma negative dhe ndonjëherë edhe me arrogancë. Kjo  me fjalë më të tjeshta  do të thotë të jeshë i njëanshëm.

Meqenëse  tashmë “rilindja “ dhe Edi Rama, kanë shtënë në dorë  të trija shtyllat e pushtetit , ja kanë nisur betejës për  Presidencën dhe median e lirë (në se mund të quhet e tillë). Akuzat sipas tyre  janë  se Presidenti Ilir Meta  ka “shkelur” Kushtetutën, dhe se media ka shpërndarë feik njuze (lajme të rreme).

Në se arrijnë që ti fusin edhe këto dy element  brenda ombrellës së tyre , atëherë Shqipëria meriton  të quhej:”Provinca Edi Rama”, qeveria do të quhej:”E naltmadhrisë së tij” dhe qytetarët shqiptar do të quheshin:”Skllevrit e perandorit,.. sulltanit… a pashajt Rama”.

Që të mos ndodh kjo situatë skllavërie: si shqiptarë, si njeriu i gjakut tuaj, si intelektual, si ish ushtarak i lartë i Ushtrisë Shqiptare , si emigrant,  ju bëj thirrje në radhë të parë socilalistëve dhe pastaj gjithë shqiptarëve: braktiseni Edi Ramën në paudhësinë e tij si i paaftë dhe i padenjë për tju drejtuar.Gjeni formulën (pa ndihmën e ndërkombëtarëve) që të shkoni në zgjedhje të lira, të ndershme dhe të  parakohëshme. Zgjidhni cilindo që meriton besimin tuaj (qoftë djathtas apo majtas), vetëm që vendi të shërojë  plagët e tërmetit e     të tranzicionit  dhe të vihet në shinat e  shtetit ligjor, progresit  e prosperitetit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Asllan Bushati- Loje-shtyllat e Demokracise-Loja

LARG INDIFERENCËS

December 14, 2019 by dgreca

Nga Thanas L. Gjika/ L

(Në mbrojtje të z. Agron Tufa)  

         Qëndrimi që mbajmë këto ditë ndaj kërkesës së Z. Agron Tufa, drejtor i “Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit”,  për doreheqje nga detyra dhe kërkim të strehimit politik në Zvicër, tregon se cilës mendësi i përkasim.

         Ata që e mbrojnë këtë intelektual të shquar dhe shkrimtar të talentuar ndaj sulmeve banditeske tëshërbëtorëve të klanit Hoxha i përkasin shqiptarëve me mendësi demokratike të vërtetë (të kuptohemi jo të PD-së e cila nuk reagoi ndaj kësaj ngjarjeje). Kurse ata shqiptarë që shkruajnë e thonë se Agron Tufa është një ballist a fashist, si deputeti Spartak Braho me shokë, u perkasin njerëzve me mendësi të pandreqëshme komuniste, njerëzve me mendësi të kalbur, mendësi që kapitulloi me turp me shembjen e Murit të Berlinit më 1989 dhe fitoren e pluralizmit në Europën Lindore. Shërbëtorët e klanit Hoxha që luftojnë personalitete te shquar të demokracisë shqiptare si Agron Tufa dhe Visar Zhiti me shokë, janë sot po aq qesharakë dhe jashtë kohe sa dhe atëhere kur ngjireshisn duke bëritur se Shqipëria ishte feneri ndriçues i Marksizëm Leninizmit në Europë.

         Të mos mbrosh sot jetën e kërcënuar të z. Tufa nga shërbëtorët e klanit Hoxha që përbëjnëshumicën e klasës sunduese të sotme, është një indiferencë e denueshme…

         Krijimtaria dhe puna e tij e guximshme, si dhe akti i largimit për mbrojtjen e jetës së tij, të bashkëshortes e të pesë fëmijëve duhen përshëndetur prej çdo shqiptari të ndershëm. Vetëm duke dalë hapur në mbrojtje të tij sa më shumë shqiptarë, do të bëhen më të ndjeshëm dhe institucionet e politikës europiane se në Shqipëri sundon neokomunizmi.

         Agron Tufa me veprat letrare dhe me aktivitetin e tij si drejtor i ISKK, e tregoi veten qytetar 24 karatsh. Ai punoi që të nxirrte në dritë dhe t’i dënonte krimet e diktaturës komuniste, si u bë në shumicën e vendeve të Europës Lindore. Mirëpo te ne, shërbëtorët besnike të klanit Hoxha, këta njerez pa moral, këta njerez që kanë lyer duart me gjak shqiptari të pafajshëm, iu turrën dhe ia bënë skëterrë jetën Agronit dhe familjes së tij. Zoti Brokaj e quan pa fakte intelektualin ndriçues Agron Tufa “person të padëshirueshëm, falsifikator, mashtrues, një pinjoll i kolaboracionistëve të dikurshëm… një person delenxhi, provokator, plagjiat, hajdut dhe një i arratisur tashmë turpshëm, i diskredituar para gjithë shqiptarëve.” Dhe i jep këshillë qeverisë: “ta shkrijë atë gjoja institut të drejtuar nga një person i papërgjegjshëm dhe të rishikojë shumë qëndrime në raport me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.”

         Gjithë keto thënie dhe këshilla tregojnë se sa shumë u djegin të vërtetat që ka zbuluar ai institut dhe drejtori i tij, shërbëtorëve qorra të Enver Hoxhës. Si nuk e kupton z. Brokaj se të tilla intervista dhe fjalime mbaheshin në vitet 1945-1953 për të mashtruar shqiptarët se partia po e pastronte atdheun nga ata gjoja armiqtë e tradhëtarët, që nuk ishin tjetër veçse intelektualë properëndimorë dhe nacionalistë atdhetarë.
         Zgjohu z. Brokaj dhe kupto se pa u dënuar krimet e diktaturës komuniste që montuat ju me komandantin legjendar, Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian. Ju, dhe të gjithë ata ish-komunistët dhe ish-sigurimsat që jeni sot në pushtet, nuk keni kuptuar ende se nuk kishit të drejtë morale të bënit pjesë në parlamentin pluralist gjoja si deputetë të partisë së re Partisë Socialiste. Ju duhej të ishit larguar nga gara politike se ishit pjesë e partisë që kapitulloi me turp. Ashtu si asnjë nazist nuk u lejua të merrte pjesë në parlamentin gjerman pas kapitullimit të nazizmit edhe ju nuk kishit të drejtë morale të merrnit pjesë si deputetë në parlamentin pluralist. Sunduat 47 vjet me dhunë dhe kapitulluat, tani keni 28 vjet që sundoni si pluralistë, si neokomunistë, por erdhi koha të shporreni nga skena politike, po ashtu me turp. Ata që e luftuan dhe e luftojnë z. Agron Tufa janë njerëz pa moral, kurse ata që e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë, janë njerëz me mendesi demokratike të vërtetë.

         Kryeministri Rama, i cili nuk u shpreh në mbrojtje të këtij intelektuali e zyrtari të lartë shtetëror të kërcënuar në mënyrë të vijueshme, tregoi se i ka ardhur koha të japë sa më parë dorëheqjen e parevokueshme. Vetëm ky akt i tij mund të ndihmojë për të shpëtuar Shqipëria nga banditët e kohës së diktaturës që vijojnë të jenë deputetë në parlamentin e sotëm pluralist…

Filed Under: Analiza Tagged With: Thanas Gjika- Mbrojtja-Agron Tufa

RASTI I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT AGRON TUFA

December 14, 2019 by dgreca

                      NJË PËR TË GJITHË – TË GJITHË PËR NJË- RASTI I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT AGRON TUFA /

Unë e kam thënë shpesh atë që kam menduar dhe mendoj për lirnë e fjalës dhe të medias në Shqipëri dhe për përpjkekjet e vazhdueshme të qeverisë, përfshir paketën “anti-shpifje”.  Është kjo një përpjekje që është këthyer tani në një tragji-komedi, sepse qeveria e ka vendosur tanimë se versioni i saj do të miratohet në parlament, ndërkohë që, sa për sy e faqe, Komisioni parlamentar për media organizon sesione dëgjimore, ku ka ftuar edhe përfaqsues të medias shqiptare si dhe përfaqsues ndërkombëtarë, gjoja për të dëgjuar mendimet e të gjithëve në lidhje me këtë çështje.  

Në këtë mënyrë, qeveria dhe Komisioni parlamentar i paraqesin sesionet dëgjimore si një ushtrim i demokracisë së vërtetë, megjithëse vendimi për këtë çështje është tanimë një “fait accompli”, punë e kryer, nëqoftse OSBE-ja, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe OKB-ëja dhe ambasadat me influencë në Tiranë nuk ndërhyjnë për të ndaluar miratimin e këtij  projektligji, që jo vetëm është kërcënim për gazetarët gazetarët shqiptarë dhe lirinë e tyre, por është edhe një rrezik serioz për lirinë e shprehjes për shqiptarët, në përgjithësi. 

Na thonë se procesi për miratimin e këtij ligji të ashtuquajtur “paketë anti-shpifje” është “demokratik”, sepse, siç tha edhe deputeti socialist, Z. Musa Ulqini,në sesionin e së ënjtës, debati për “paketën anti-shpifje”, sipas tij, është në përputhje me demokracinë dhe me ligjet e vendit dhe se për këtë ligj po konsultohen me të gjitha grupet e interesit.  Ftesa e është një gjë, por vullneti dhe dëshira për të përfshirë mendimet e tyre në përpilimin e këtij projektligji është diçka tjetër.   Arroganca e qeverisë shqiptare për të miratuar me urgjencë këtë propjektligj – që kundërshtohet nga të gjithë të interesuarit dhe që bie në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet ndërkombëtare, në vigjiljen e marrjes së Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, është diçka që nuk mund të shpjegohet ndryshe veç si një provokim.

Duhet shënuar se shumica e përfaqsuesëve të medias shqiptare si dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që ky projektligj, në draftin aktual, të hidhet në shportën e plehrave të historisë dhe të fillohet nga zero, ashtuqë projektligji i ri të jetë në përputhje me marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare mbi lirinë e fjalës dhe të medias, nënshkruese e të cilave është edhe Shqipëria. 

Këto shqetësime të ndërkombëtarëve dhe të organizatave të ndryshme shqiptare pasqyrojnë faktin se pothuaj të gjithë janë kundër të ashtuquajturës, “paketë anti-shpifje” të qeverisë Rama.  Por megjith këto kundërshtime, nuk besoj se qeveria Rama e ka ndërmend të tërhiqet nga “paketa  antishpifje” dhe jam i mendimit se sesionet dëgjimore të Komisionit parlamentar të medias janë vetëm një “Shou” mediatik për qëllime të mbrëndshme dhe të jashtme.  Është e qartë se as qeveria shqitare dhe as Komisioni në fjalë nuk po kërkojnë konsensus në lidhje me këtë projektligj.  Vetëm ndërhyrja serioze e ndërkombëtarëve mund të bejë efekt për të ndaluar këtë çmenduri.  Ndërkombëtarët duhet të këmbngulin për të njëjtat standarde për lirinë e medias dhe të fjalës së lirë – që ata gëzojnë në vendet e tyre — edhe për Shqipërinë.  Mos u tallni më me këtë vend të vogël dhe me ketë popull të varfër!

Për organizatat e gazetarëve shqiptarë dhe për të gjithë ata që janë të interesuar në lirinë e fjalës dhe të shprehurit në vend kam këtë këshill: hapni sytë se ç’po ndodhë.  Ky është një projekt-ligj, i cili nëqoftse vërtetë miratohet në parlament, ju përfaqsues të medias shqiptare, por edhe të tjerët të angazhuar në komunkim me publikun, do jeni të parët që do ia “pini çorbën”.  Nëqoftse nuk e mbroni, vërtetë me bindje dhe besim të plotë të drejtën dhe lirinë tuaj si profesionistë që jeni, si grup dhe si individë.   Sepse kur i mohohet liria dhe të drejtat e njeriut, madje edhe një shqiptari të vetëm, atëherë ato i mohohen të gjithë shqiptarëve, pa dallim.

Të nderuar gazetarë shqiqptarë.  E admiroj vendosmërinë tuaj të deritanishme për të mbrojtur këto të drejta për veten dhe për të tjerët dhe jam shumë i shqetësuar për rrethanat politike nën të cilat ushtronin profesionin tuaj fisnik çdo ditë.   Por këto të drejta dhe liri nuk mund të mbrohen në izolim, duke iu referuar një rasti të vetëm, siç është projektligji i paketës së ashtuquajtur “antishpifëse”.  Fjala e lirë duhet të mbrohet çdo ditë dhe në të gjitha rastet, pa dallim.   Më duket si hipokrit fakti se deri më sot nuk kam parë ndonjë përpjekje serioze, në mënyrë institucionale, si ente dhe organizata jo qeveritare që jeni, të tregohet ndonjë mbështetje të fjalës së lirë për akademikun Agron Tufa, deri dje Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe të pasojave të Komunizmit.  Siç dihet tani, Z. Tufa u detyrua të arratisej nga Shqipëria për të kërkuar azik politik në një vend të Evropës, si pasojë e kërcënimeve ndaj tij dhe familjes, madje edhe nga figura të njohura të politikës shqiptare dhe të jetës publike.  Kërcënime me jetë!  Unë nuk besoj të ketë shkelje më serioze të lirisë së të shprehurit se kërcënimi me jetë ndaj Z. Tufa ose kujdo tjetër për rasye të punës akademike dhe publicistike të tij.  Mbrojtja e jetës  dhe e të drejtave të qytetarëve duhet të jetë obligimi dhe përgjegjësia e parë e qeverisë, përfshir mbrojtjen nga kërcënimet me jetë ndaj shtetasve e sidomos ndaj zyrtarëve të shtetit.  Por kur qeveria nuk e bën këtë, si në rastin Tufa, atëherë dikush tjetër duhet të ngrejë zërin. 

Rasti i Z. Agron Tufa është një precedent i rrezikshëm dhe një kërcënim serioz ndaj ushtrimit të lirisë së fjalës në Shqipëri, jo vetëm për akademikë si ai, por edhe për të gjithë ju si gazetarë dhe përfaqësues të ushtrimit të fjalës së lirë, në përgjithësi dhe pa dallim.  Liria e fjalës e Z. Tufa është aq e vleshme sa edhe liria ime dhe e çdo njërit prej nesh si gazetarë dhe si e tillë duhet të mbrohet nga të gjithë.   Mohimi i lirive dhe të drejtave të njeriut të një shqiptari, cilido qoftë ai, janë mohim i të drejtave dhe lirive të të gjithë shqiptarëve.   Çdo mbrojtës i fjalës së lirë, përfshir gazetarët, duhej të deklarohej në mbrojtje të së drejtës që Z. Agron Tufa të punojë dhe të krijojë i  lirë në Atdheun e tij, pa kërcënime dhe pa ndërhyrje nga politikanë. 

Nëqoftse shteti nuk e ka vullnetin dhe autoritetin moral të mbrojë të drejtën e individëve të shquar të shoqërisë, si publicisti dhe shkrimtari Z. Agron Tufa nga kërcënimet me jetë, atëherë kush do ta mbrojë atë?  Nëqoftse ju gazetarët– ushtruesit dhe mbrojtësit e fjalës së lirë – nuk e bëni këtë, atëherë kush?  Nesër mund tu vijë radha ju.  Për ndryshe nuk mund të pretendojmë se besojmë dhe duam një demokraci ose një “Shqipëri si e gjithë Evropa”, e cila siguron dhe mbron lirinë e fjalës.  Shqipëria me një liri dhe demokraci të pjesëshme nuk është Shqipëria që duan shqiptarët kudoqofshin ata.  Të pakën unë, nuk e dua një Shqipëri që dënon ushtrimin e fjalës së lirë me arratisje dhe me kërkim azili politik, në fillim të shekullit 21.  Arratisjen e Zotit Tufa e kujtojmë si një relikt të luftës së ftohtë. Kishim menduar – por siç duket gabimisht –se periudha e arratisjeve dhe azileve politike kishte perënduar në Shqipëri me shembjen e komunizmit zyrtar!

Mbrojtja e lirisë së fjalës dhe lirisë së të shprehurit për publicistin e arratisur dhe azil-kërkuesin Z. Agron Tufa nuk është hiç më pak e rëndësishme se liria e veprimit për të gjithë gazetarët shqiptarë – liri e cila pritet që me miratimin e projektligjit antidemokratik të ashtuquajturës “paketë antishpifëse” të qeverisë Rama, të shkelet brutalisht për të gjithë, ashtu siç u dhunua kohët e fundit liria për shkrimtarin dhe publicistin Agron Tufa.  Mbrojtja e lirisë së fjalës për Z. Tufa duhej të ishte aq serioze dhe parimore– si nga organizatat e gazetarëve shqiptarë ashtu edhe nga ndërkombëtarët — sa është edhe lufta e drejtë që po bëhet kundër miratimit të ashtuquajturës “paketë antishpifëse” e qeverisë shqiptare.  Parimi, një për të gjithë dhe të gjithë për një, vlen sot më shumë se kurrë.  

NGA Frank Shkreli/

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank Shkreli-Rasti I Agron Tufes-Te gjithe bashke

PASIVITETI I IMPONUAR APO GUXIMI I MUNGUAR

December 13, 2019 by dgreca

Diskursi politik/

PASIVITETI  I IMPONUAR APO GUXIMI I MUNGUARNë sajë të  rrethanave shoqërore si më parë edhe tash ekziston një kategori e intelektualëve të cilët dallohen më pasivitetin e tyre,  ku  në rënd të parë kanë interesat personale,  apo klanëve të ndryshme duke dëshmuar guximin e munguar, dukuri kjo e njohur në mjediset totalitare  përkatësisht  me demokraci të kufizuar, e cila në formë të moderuar është e pranishme edhe tash në pluralizëm pothuaj në të gjitha vendet e ish kampit socialist

Shkruan: Dr.Nail  Draga /

Është e ditur së në jetën tonë publike pavarësisht  rrethanave shoqërore  ka pasur dhe do të këtë emra intelektualësh  që nuk kanë hezituar për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet mbi zhvillimet shoqërore dhe politike në mjedisin e caktuar.Përvoja e deri tashme  na dëshmon së të tillët  kryesisht  kanë qenë nga radha e shkrimtarëve, studiuesve, publicistëve, pedagogëve etj. Të tillët nuk e kanë pasur lehtë për të prezantuar pikëpamjet e tyre sepse kanë qenë të rrezikuar, me pasoja për jetën dhe veprimtarinë e tyre, ku  raste te tilla ka pasur   sidomos në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore.

Kujtojmë këtu ndjekjët, izolimet, burgosjet, internimet madje edhe likuidimet që ishin proces i vazhdueshëm ndaj intelektualëve. Dhe nuk ka pasur si  të jetë ndryshe sepse  në vendet e tilla ka qenë e ndaluar fjala e lirë dhe mendimi ndryshe, sepse dominonte ideologjia moniste e cila përfaqësonte politikën shtetërore.

Në këtë aspekt  përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët të cilët  në tërë hapësirën e tyre etngjeografike pas Luftës së Dytë Botërore, ishin nën tutelen  e ideologjisë komuniste që paraqet  çështje për hulumtim të veçantë.

Pasiviteti nuk nderon individët   

Ndonëse kemi më shumë së asnjëherë deri më tash individë me diploma të fakulteteve të ndryshme, numri i intelektualëve në kuptimin e plotë të fjalës  është shumë i vogël, nga del së mungon  guximi për të trajtuar çështjet e ndryshme shoqërore. Dhe një pasivitet  i tillë nuk nderon individët, por as mjedisn ku jetojnë e punojnë. Sepse  nga e kaluara kemi pasur raste të degjojmë për persona me dinjitet, duke shpreh pikëpamjet e tyre për çështje  shoqërore, apo politike, që në shumë raste nuk ishin  në pajtim me linjën  e pushtetit.

Por, në rrethana të reja në pluralizëm qendrimi pasiv i personave të tillë të cilët dëshirojnë të vetquhen intelektual nuk mund të arsyetohet më asgjë, përveç me interesin e tyre  personal apo  klaneve të ndryshme. Pikërisht këtu qendron problemi se pluralizmi ende vuan nga mentaliteti i  kohës së  monizmit, sepse koncepti i shoqërisë partiake është i pranishën gjithnjë ndonëse në një modalitet tjetër legjislativ.

Dimensioni i dyfishtë i përfaqësuesëve të politikës

Duke marrë parasysh së në plurarizëm zhvillohen zgjedhjet për të qeverisur si në nivelin lokal dhe ate shtetëror, çështje të veçantë paraqet përfaqësimi në pushtetet përkatëse. Në krahasim me kohën e monizmit në pluralizëm  përbërja e pushtetit varët nga  formimi i shumicës parlamentare. Pikërisht kemi të bëjmë me përgjegjësinë e  subjektëve përkatëse për emërimin e kuadrave  sipas resorëve.  

Edhe pse aty emërohen individë të profileve të ndryshme të tillët kanë dimension të dyfishtë, sepse ata  fillimisht përfaqësojnë  subjektin i cili i ka emëruar  dhe së dyti edhe vetën e tyre. Në sajë të përvojës së deritashme del  së  në resorët  përkatëse nuk janë emëruar personat e qelluar në aspektin profesional, del qartë se  kemi të bëjmë me përgjegjësinë  e subjektëve politike sepse kemi të bëjmë më keqpërdorimin e demokracisë pluraliste. Rastet e tilla dëshmojnë se kemi të bëjmë  më deformimin e parimeve  elementare  sepse në vend që të vlerësohen vlerat profesionale e meritokracia, parësore janë përkatësia partiake, ku  jo rrallë depërtojnë militantët dhe të dëgjueshmit të cilët janë bërë dukuri e kohës.

Mendimi kritik në favor të çështjeve shoqërore

Përvoja e deri tashme në pluralizëm dëshmon se nuk mund të jemi të kënaqur në lidhje me ekzistimin e mendimit kritik për dukuritë e ndryshme shoqërore e ato politike. Madje këtu duhet cekur se kemi të bëjmë me një dualizëm politik, sepse kemi të bëjmë   me partitë politike të cilat kanë qasje tjetër  kur janë në opozitë e ndryshe kur janë në pushtet. Një qendrim i tillë dëshmon se kemi të bëjmë me individë pa parime  me interesa të rastit dhe si të tillë  janë  të politizuar.

Ndërsa një qendrim i tillë nuk vlen për intelektualët në kuptimin e plotë të fjalës, sepse ata kanë  mendim kritik  të vazhdueshëm, për të prezantuar çështjet kontestuese shoqërore e politike  me argumente, e jo duke anuar sipas shijes së klanëve  apo preferencave të subjektëve në skenën  politike.

Nuk ka dilemë se për intelektual të tillë  ka nevojë çdo mjedis, sepse mendimi kritik është në favor të avancimit të çështjeve shoqërore dhe politike. E kundërta ndodhë me intelektualët pasiv, përkatësisht oportunist, të cilët janë peng i vetvetës dhe i mjedisit  si rezultat i interesit personal apo klanëve të ndryshme, andaj të tillët do mbesin individë të amortizuar përkatësisht  anonimus pa autoritet shoqëror  në mjedisin ku punojnë e jetojnë.

Presioni publik përmes guximit intelektual

Përfundimisht intelektuali  nuk duhet të jetë spektator ndaj  devijimeve  shoqërore, por me guxim  duhet ngritur zërin, duke qenë  shëmbull për të tjerët.  Ndërsa duke marrë parasysh mjedisin ku jeton duhet cekur  se reagimi individual nuk ka peshën e duhur sikurse mund ta ketë përmes të një subjekti nga shoqëria civile, siç janë shoqatat e ndryshme si p.sh. të shkrimtarëve, artistëve, pedagogëve, sociologëve, gjuhëtarëve, arkitektëve, ekologëve, mediat etj. Qendrimi  për mes një subjekti të tillë  nuk humb në vlerë, përkundrazi ka peshë të veçantë për të bërë presion publik për çështjet kontestuese shoqërore dhe si i tillë është më i pranueshëm në opinionin e gjerë.

Madje në sajë të një qendrimi të tillë  do të dëshmohet se opinioni shoqëror  nuk duhet të mbes peng  vetëm nga përfaqësuesit e pushtetit apo të kumtesave të partive  politike që janë kryesisht nga opozita parlamentare.                      

Vetëm me një qasje  të tillë konstruktive, në një ambient me kapacitet demokratik  mund të arrihet konsenzusi i cili është i domosdoshëm për avancimin e çështjeve preokupuese shoqërore për të tashmën dhe të ardhmen.

(Dhjetor 2019)

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Nail Draga- Diskursi politik- Pasiviteti i Imponuar- Guxim i munguar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 409
  • 410
  • 411
  • 412
  • 413
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT