• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë

February 3, 2017 by dgreca

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë, të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën/

1 basha-5

Kreu i PD nga mbledhja e kryesisë së partisë:“Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur kanë marrë për detyrë të blejnë vota. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu”

Rama-Tahiri rrjet kriminal në të gjithë vendin për të vjedhur zgjedhjet

Protestat e opozitës për lirinë e votës pritet të nisin më 18 Shkurt. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi kryesinë dhe kryetarët e degëve për të ngritur alarmin e grabitjes së zgjedhjeve nga qeveria, përmes një rrjeti të strukturuar kriminal. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se Qeveria është duke u bërë gati që të përdorë kriminelët për të shkatërruar zgjedhjet e 18 qershorit përmes vjedhjes së votës, ndaj ai thekso se PD do të jetë ne ballë të kësaj proteste për të mbrojtur votën qytetare. “I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, shkruan Basha. Duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Basha theksoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do të përpiqen mos të lejojnë zgjedhje të lira dhe ndershme për të mbajtur me çdo kusht pushtetin kriminal. Kreu i demokratëve theksoi se opozita ka dijeni për të gjithë elementët kriminelë që do të përdoren nga qeveria. Për këta emra, tha Basha, janë vënë në dijeni edhe ndërkombëtarët. Basha theksoi se Partia Demokratike së bashku me qytetarët nuk do të lejojnë skemën kriminale të qeverisë për të vjedhur votat në zgjedhjet parlamentare.“Investimet e huaja janë bllokuar, ekonomia është në gjendje të mjeruar. Shqiptarët vazhdojnë të largohen pasivisht nga vendi, dalja nga kjo gjendje është e qartë. Dalja e Shqipërisë nga kjo gjendje është e qartë, kalon përmes zgjedhjeve të lira, përmes largimit të kriminelëve nga politika, përmes luftës ndaj korrupsionit qeveritar dhe reformës në drejtësi. Rilindja e 1 prillit ka vetëm një qëllim, të ruajë gjendjen aktuale. Ta mbajë Shqipërinë kështu siç është, me këtë politikë sepse kjo gjendje ju siguron atyre pasurimin. Pakica në pushtet ka siguruar miliarda përmes drogës, koncesioneve dhe koncesionit qeveritar. Dëgjoni dëshmitë e ish-ministrit Manjani. Që të ruajnë dhe shtojnë pasurinë duhet që droga të vazhdojë të shtohet, që Balili me shokë të punojnë të lirë dhe të paprekshëm. E vetmja gjë që garanton që të vazhdojë pasurimi i tyre është mbajtja e këtij pushteti politik me çdo kusht. Dhe e vetmja mënyrë është vjedhja e zgjedhjeve. Sepse zgjedhjet e lira janë fundi i kriminelëve”, tha Basha. Më tej, ai shtoi se Rama po përgatit kriminelët që të grabisin votën e lirë. “Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur, nga eksponentë të njohur të krimit të organizuar, nga ish-të dënuar për krime të rënda, nga narkotrafikantë të skeduar ndërkombëtarisht, që kanë marrë për detyrë të blejnë vota, të dhunojnë zgjedhësit për llogari të Edi Ramës. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu. Qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, njohin me emër dhe mbiemër bandën e zonës. Duke dashur të fshihet pas gjethes së fikut, Edi Rama ka shpërndarë këto skuadrone sa rreth vetes së tij  në partinë e tij dhe disa tek aleatët. Fshehja nga kjo qeveri e Eskobarit të Ballkanit, i kërkuar ndërkombëtarisht prej më shumë se një viti, ka për qëllim që bashkë me fshehjen e ortakërive që Eskobari ka me ministrat e kësaj qeverie, t’u japë një mesazh narko-trafikantëve e banditëve të angazhuar për pushimin e zgjedhjeve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do t’i mbrojë deri në fund. Droga prodhon para për të blerë vota, prodhon edhe kushtëzimin e votës. Me qindra e mijëra njerëz të thjeshtë, në vështirësi për bukën e gojës, që qeveria nuk u dha asnjë mundësi për të jetuar me dinjitet, ndaj i thërret si skllevër për të punuar në të zezë dhe u kërkon me kërbaç për të dhënë votën përndryshe nuk paguhen. Miliardat e koncesioneve dhe tenderave korruptivë të dhëna për klientët e një rrethi të ngushtë, nuk janë vetëm për luksin e tyre, por edhe për t’i hedhur në zgjedhje për të kapur zgjedhjet”. Kreu i PD i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen pasi është momenti që Shqipëria të ndahet sipas tij, një herë e përgjithmonë nga krimi politik. “Detyra jonë si demokratë, është për të zgjuar, mbështetur reagimin e qytetarëve për të qenë zëri dhe mbështetja e tyre në çdo formë reagimi demokratik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interesa jetike të vendit. Sa më parë t’ia presim rrugën së keqes aq më pak kosto do të kemi. Është momenti që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi politik. Sot, dua të ftoj të gjithë partitë politike, intelektualët, qytetarët shqiptarë pa dallime politike që të bashkohemi për të çliruar me çdo kusht shansin më të madh që ofron demokracia që u jep qytetarëve, votën e lirë. Kjo është beteja dhe Partia Demokratike do të jetë në ballë të saj”, tha Basha.

Filed Under: Analiza Tagged With: 18 Shkurt, Nasha, proteste

Perse Arta Dade nuk mund te jete presidente?

February 3, 2017 by dgreca

Një Presidente që pret izëm nga Greqia/Dade-VenizellosNga Arben Llalla/Në prill pritet që Kuvendi i Shqipërisë para se të shpërndahet të zgjedhë kreun e ri të shtetit. Është ende shpejt për kandidatë, pavarësisht se do të synohet marrëveshje e gjerë politike. Ende është e vështirë të dallohen kandidatë, përveç Arta Dades, e cila është vetë afruar në një sërë intervistash. Ajo ka thënë që nëse e propozojnë nuk do të thotë jo. Natyrisht, me moshën që rëndohet më shumë në politikë sesa në jetën e zakonshme, dalja nga skena me çelësat e Presidencës në dorë është e admirueshme. Kreu i shtetit është garant i Kushtetutës së Shqipërisë, integritetit territorial dhe i sigurisë kombëtare.

A do të ishte një personazh politik si Arta Dade e përshtatshme për këtë detyrë? Ajo është pjesë e politikës qysh në vitet e para të pluralizmit si një nga politikanet e ekstremit të majtë. Për hir të traditës familjare dhe bindjeve staliniste, ajo ka përfaqësuar gjithmonë një neokomuniste të pareformuar, e cila pati vështirësi të mëdha të shndërrohej në socialiste.

Gjatë gjithë jetës së saj të gjatë politike dallohet për fjalorin patetik dhe sjelljet tekanjoze. Luftëtare e paepur për vogëlsira, gojëmbyllur për gjëra të rëndësisë së dorës së parë.

Arta Dade mund të përcaktohet vetëm kështu në politikë. Nuk njihet ndryshe, nuk ka kurrfarë veprimtarie në shërbim të kombit, paqtimit të gjakrave, tolerancës së debatit apo etikës në luftën ndaj kundërshtarit. Një politikane që mëton të bëhet President duhet të ketë padyshim këto lloj karakteristikash, të cilat për një arsye a një tjetër mungojnë në formimin dhe karakterin politik të zonjës, të cilës ia ka më shumë ënda t’i drejtohesh me “shoqe”.

Si ministre e jashtme nuk la asnjë gjurmë në Shqipëri, por la shumë shenjë në Greqi dhe vendet e tjera fqinje. Asnjëherë nuk pati në agjendën e saj të punës Çështjen Kombëtare. Nuk mbahet mend për asnjë deklaratë apo ndihmesë ndaj shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë apo diasporës. Përkundrazi, u soll si manare me Greqinë, të cilën asnjëherë nuk e vuri në hall për shqiptarët e atjeshëm. Ajo vuri në hall vetëm klasën politike shqiptare në Tiranë që mos t’i çelnin kurrë me Greqinë çështjet e pambyllura. Si një internacionaliste proletare ka patur ndershmërinë që mos të fshihet dhe të punojë hapur kundër Çështjes Çame. Kundër qysh në krye të herës, kundër dhe sot për ngritjen e Komisionit Hetimor. Kundër ndaj çdo force politike që frymon për Çështjen Kombëtare. Kundër me mish e me shpirt, madje familjarisht dhe me mediat që zotëron kulmi i saj i shtëpisë.

Ndaj, me siguri Arta Dade do të ishte një Presidente e shkëlqyer për Athinën. Padyshim në udhëtimet e saj të shpeshta në kryeqytetin e Greqisë ka gjetur pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e plotë politike, financiare, mediatike që të bëhet Presidente e Republikës. Ka një marrëveshje mes saj dhe Athinës, e cila përmban vetëm një pikë: zhdukjen e Çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Ajo këtë po e zbaton qysh tani me dëshirën më të madhe, e nesër mundësisht nga pozita e Presidentit.Por, a merret kreu i shtetit vetëm me izmën e grekut të Athinës, grekofonëve dhe grekofilëve të Tiranës?

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Arta Dade, Jo presidente

Një veshtrim epik nëpër historinë tonë

February 2, 2017 by dgreca

1-ok-marjana-bulku

Nga Marjana Bulku/ Nju Jork/Rrethuar prej një audience ekselente,moshash, gjinish, besimesh dhe etnish të ndryshme ku padyshim kryefjalë është Shqipëria, në mjediset    John F. Kennedy School of Government,Cambridge , Massachusetts   Ish-ambasadori shqiptar Z.Mal Berisha në një komunikim interaktiv dhe plot larmi informative nen moderimin e Kristofor Liden,  u është drejtuar në fakt të gjithë shqiptarëve, pavarësisht kufijve politik, gjeografik apo historik që jo rrallë herë na ndajnë.Ishte ky një tjetër set në kronologjinë e komunikimeve që një ish -diplomat me shpirt patriotik mban në mënyrë konstante me bashkombasit shqiptarë që jetojnë në Amerikë por edhe me amerikanët që e duan Shqipërinë.Janë rrëfimet e tij historike, bazuar në arkivat amerikane e britanike që e kanë intesifikuar jo vetëm vemendjen e amerikanëve ndaj kombit shqiptar por edhe mirnjohjen dhe respektin e tyre për vyrtytet e shqiptarëve si besa, toleranca,trashëgimnia historike e kulturore edhe pse e përcudnuar jo pak nga  diktatura komuniste.Botimet e tij mbi Charld Telford Erickson , Herman Bernstain, Shqiptarët lisa ilir,janë epos i gjallë i kontributeve që një intelektual patriot mundet të bëjë për vendin vet edhe përtej detyrës diplomatike duke i bërë jehonë përmes publikimeve, komunikimeve interaktive, botimeve të shumta dhe së fundmi përmes daljeve të tilla në mes të audiencave kureshtare dhe kërkuese nëpër historinë tonë.Heronjtë autentikë shqiptarë, kodet morale që identifikojnë shqiptarin e mirë ,atë të besës dhe burrërrisë, nderit e trimërisë, janë flamuj krenarie që ambasadori Berisha ia shpalos dhe prezanton botës akademike amerikane dhe asaj patriotike shqiptare.Të jesh spektator  i eventeve të tilla nuk mjafton vetëm prezenca fizike por edhe ajo mendore si kujtesë pasi ajo ka për detyrë të ndjekë dhe të përcojë historitë e cdo historije me Skenderbe e Terezë ,Konicë e Nol, Kadare dhe Fishtë brezave që iu mohua,por edhe atyre që për arsyje të ndryshme i rrijnë larg Shqipërisë.

Më ndodh shpesh të pyes veten se ku fillon një histori dhe ndjej se histori është ajo që nuk harrohet dot, janë faktet që jetojnë por që duan vëzhgime të thella ,epike ,studimore,por edhe komunikime të tilla ku kërkimi ushqen të vërtetat që realiteti shqiptar konfliktual smang ,fsheh, mohon.Janë disa të vërteta që na bëjnë nder më shumë se simbolet kombëtare, më tepër sesa festat dhe organizimet euforike, madje përmbi patetizmat patriotike sezonale. Duket si një abstragim prej realitetit drejt një vizioni ku atdheu ideal është një akt që vetëm autorët e pwrmasave tw tilla munden ta projektojnë.Prandaj historia nuk i shpjegon dot disa PSE… Por auditori i këtushëm sonte mund të pohojë disa sepse…

1.Sepse ne jemi një popull i besës.

2.Sepse ne kemi trashëguar shumë prej kreshnikëve paraardhës.

3.Sepse historia jonë e shkruar dhe e pashkruar fakton një popull dinamik.

4.Sepse simbolet tona kombëtare nuk janë vetëm gjuhë e flamur por individë që i njeh bota.

Historia ky akt i shumfishtë ku rrëfimi, shkrimi,reflektimi,komunikimi na bën edhe më fort humanë,na nxit ta dëgjojmë edhe më shumë njëri-tjetrin, të pyesim,debatojmë, përgjigjemi,mbajmë përgjegjësi.

Historia që merr jetë në këtë sallë falë ambasadorit Berisha duket si një udhëtim në kohë, ajo vjen nga Shqipëria e largët dhe bëhet e paharruar këtu duke mbartur retrospektivën por edhe futurizmin që projekton vizionet ku e kaluara dhe e tashmja shtrëngojnë duart ,falenderojnë, duke na dhënë një tjeter pamje mbi atdheun,atë ndryshe, atdheun e përtej politikës së konflikteve dhe udhëkryqeve.

Epizmi i këtyre orëve prezantimi,përmban fakte përsëritja e të cilave ,publikimi periodik dhe komunikimi i drejtpërdrejtë i shërben kaq shumë jo vetem imazhit, por perspektivës tonë si komb plot dritë dhe hije.Ky sistem epik i të vërtetave tona na mban gjallë në ditët e vështira ku opiumi mediatik dhe politik rrezikon të na fundosë në një harresë të qëllimshme.Eshtë epizëm që  ka protagonistë heronjtë tanë legjendarë, që kombit i dhuron historitë më të bukura që na bëjnë krenarë mes amerikanësh ku ne jetojmë dhe punojmë.Eshtë kjo arsyeja pse shkëlqejnë sytë e brezit të ri që kanë me vete edhe brengën e parardhësve të tyre për Shqipërinë që s’u bë dot kurrë .

Filed Under: Analiza Tagged With: Marjana Bulku, nëpër historinë tonë, Një veshtrim epik

Përse u bashkëngjita nismës së re APD

February 1, 2017 by dgreca

-Le ta mbështesim së bashku APD dhe t’i tregojmë mafies politike Shqiptare se ne nuk do të jemi më indeferentë, por do të angazhohemi edhe në përbërjen e demokracis së vërtetë në vendin tonë./

1 Ervin DineNga Ervin DINE/SHBA/1 Partia-Aleanca-Popullore-per-Demokraci-300x200

Që në fillimet a këtij tranzicioni të tejzgjatur  u vu re një valë entuziazmi dhe u krijua iluzioni, sidomos tek të përndjekurit politikë që drejtësia e mohuar për një gjysëm shekulli do të vihej në vend.  Kishte mjaft prej tyre që zunë edhe ndonjë karrike me shpresën që ti shërbejnë sadopak atdheut të rrënuar tej mase.  Kishte dhe nga ata të pakët që ishin krejtësisht skeptikë që vendi mund të qeverisej nga njerëz qe I kishin shërbyer me devocion sistemit komunist.  Por përherë zëri I tyre mbytej nga një lloj euforie që kish zënë vend ne të gjith hapsirën shqiptare.  Bile thuhej me një farë keqardhje “të shkretëve u ka mbetur ora tridhjet vjet përpara.” Për bëmat e këtij tranzicioni fatkeq mund të mbushen faqe të tëra, por nuk është ky qëllimi I këtij shkrimi.  Le te permendim disa. Qe ne vitet e para te burgosurit politike bene greven e pare duke bere kerkesa legjitime per te drejtat e tyre. “Demokracia i  nxorri me dhune perjasht.  Sic ndodhi ne gjithe lindjen, pronaret e ligjshem kerkojne tokat e tyre te lena trashegim brez pas brezi.  Te dyja partite e medha si pergjigje firmosen ligjin fame keq 7501, ligji Leninist mbi token “toka I takon atij qe e punon”.  Vitet kalojn e te perndjekurit dhe pronaret legjtime ndjehen te braktisur.  Te rrenuar ekonomikisht hyjn perseri ne greve.  Nga mengjesi ne darke perserisin refrenin e kerkesave ekonomike .  Jane gati te flijohen nese kerkesat e tyre per buke nuk plotesohen.  Jane gabuar, gjithcka bie ne vesh te shurdhet.  Kerkesat e tyre u politizuan skajshmerisht, aq sa nga deshperimi, per turpin e demokracise ata veteflijohen.  Edhe ky nje rast I paprecedent ne gjithe lindjen komuniste.

Le te vazhdojm me tej me zhvillimet e fundit, reformen ne drejtesi, dekriminalizimin, hapjen e dosjeve…. Nje zhurme e zvarrisje e papare.  Gjyqe qe vazhdojne pambarimisht edhe sot e kesaj dite.  Korrupsioni ka marre permasa astronomike. Gjykates e prokurore me te kaluar kriminale qe veprojne me urdhera e shperblehen me dekorime.  Familje te tera qe edhe sot e kesaj dite kerkojne eshtrat e te vrareve me gjyq e pa gjyq qe tu vene te afermeve nje tufe lule mbi gurin e varrit.  Nje alergji  e urrejtje per kete klase qe vuajti me shume por u degradua po aq  shume.  Perca e sundo ka qene ne qender te vemendjes se politikes shqiptare qe ne fillimet e saj.  Fillimisht me fjalimin e Katovices, e bere realitet me trembedhjete shoqata te perndjekurish qe edhe sot e kesaj dite per turpin tone iu sherbejne klaneve te caktuara pa mundur asnjehere te gjejne nje rruge te perbashket per bashkimin e tyre ne nje ideal.  Koha e gjate qe duhet te kish qene nje ilac per plaget e prinderve tane, ka vertetuar te kunderten e asaj qe pritej.  Heshtja dhe indiferentizmi nuk jane zgjidhe, per mendimin tim keto jane te leshosh vendin ne duart e padrejtesise.

Me nje fare pesimizmi shpesh kisha menduar se vetem nje super man mund te gjej nje gjuhe te perbashket me ish te perndjekurit dhe pronaret legjtime.  Por problemi nuk ka qene ketu. Problem ka qene se te perndjekurit dhe pronaret e ligjeshem  nuk kan pasur asnje here perfaqesim te vertet brenda o jashte Shqiperise.  Ata kan qene gjithmone te varur nga partite e tjera dhe nga forcat politike ne Shqiperi,  te cilet I kane perdorur dhe vazhdojne ti perdorin edhe sot.  Mendoj thjesht se partia e re ADP eshte nje fryme e re per rinine shqiptare dhe sidomos per rinine qe vlereson te drejtat e njeriut, dhe te drejtat e pronave qe jane baza e perparimit ne nje demokraci te vertete.

Une jam rritur ne kampet e interrnimit  Gjaze e Saver. Kur babai doli nga burgu familjarisht kemi emigruar ne Amerike.  Kame sherbyer ne Marinsat Amerikane dhe jam edukuar po ketu.  Por nuk ka pasur cast qe te mos mendoja per vendin tim.  Nisma e  ADP me jep mua dhe gjith komunitetit Shqipetare ketu ne Amerike, e kudo neper bote rastin te bashkohemi ne nje kauze.  Te bashkohemi me nje synim qe edhe ne te kemi zerin tone ne institucionet politike shqiptare.  Kjo thirrje eshte per te gjith ish te perndjekurit dhe pronaret legjitime. Le te ndergjegjesohemi edhe ne  se fundi te bashkuar dhe te luftojm per te drejtat tona, per tokat tona, dhe per dinjitetin tone,  dhe te atyre qe kane vuajtur aq shume para nesh. Kjo thirrje eshte per ata qe vazhdojne te zvarriten neper gjyqet e Shqiperise per te marre tokat e tyre qe ne fakt duhet ti kishin marre qe ne vitet e parat te tranzicionit. Partia ADP ne programin politik te saj permban te drejtat elementare qe ne kerkojme, dhe eshte e hapur per sugjerimet e te gjith ketij komuniteti te vuajtur.  Le ta mbeshtesim se bashku dhe ti tregojme mafies politike shqiptare qe ne nuk do te jemi me indeferente, por do te angazhohemi edhe ne zhvillimin e demokracise se vertete ne vendin tone.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ervin Dine, nismes se re APD, Perse u bashkengjita

Përfundoi takimi në Bruksel, palët pa deklarata

February 1, 2017 by dgreca

Takimi Bruksel

PRISHTINË, 1 Shkurt 2017-Behlul Jashari/ Prishtina dhe Beogradi në Bruksel, ndërmjetësuar nga BE, kanë përfunduar pas orës 23:00 takimin në nivelin më të lartë, pas të cilit palët nuk kanë bërë deklarata për median.

Ndërsa, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, tha se “është e inkurajuar me angazhimin konstruktiv, që kanë treguar të dyja palët”.“Ky angazhim dhe vullnet politik kontribuon ndjeshëm në reduktimin e tensioneve dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë frymë”, tha Mogherini përmes një deklarate me shkrim.“Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve është i rëndësishëm për të ruajtur paqen dhe për të avancuar drejt BE-së. Kjo është thelbësore për Evropën dhe stabilitetin rajonal”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se të gjithë pjesëmarrësit në bisedime “kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për të punuar së bashku brenda dialogut”.

Kosova dhe Serbia zhvilluan sonte në Bruksel takimin e dytë brenda një jave në nivelin më të lartë me pjesëmarrje edhe të presidentëve bashkë me krerët e qeverive pas 30 raundeve kryeministore të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Realizimi i marrëveshjeve ishte në fokus të takimit sonte në vazhdimësi të takimit të kaluar të 24 janarit 2017 për t’u dhënë fund të situatave tensionuese e retorikave ndërkohë që kishte kaluar një vit pa asnjë raund të nivelit të lartë, që nga takimi i 30-të kryeministor, por i vetmi në 2016-tën i zhvilluar në 27 janar dhe i fundit që nga i pari në 19 tetor 2012.

Nga Kosova, Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Isa Mustafa, e nga Serbia Presidenti Tomislav Nikoliç e Kryeministri Aleksandar Vuçiç, u ulen sonte sërish së bashku në tryezën e dialogut të ftuar e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtëme e Politika të Sigurisë dhe Nënpresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, e cila fillimisht zhvilloi takime të veçanta me delegacionet, fillimisht të Prishtinës pasi herën e kaluar së pari takoi atë të Beogradit.“Ky takim është vazhdim i atij të 24 janarit, ku të dy palët u dakorduan të lënë prapa tensionet dhe të përqendrohen në punë përbrenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, theksohej në njoftimin nga zyra e Mogherinit. Përfaqësuesja e Lartë dhe Nënpresidentja Mogherini, shtohej më tej, pret me padurim vazhdimin e diskutimeve për çështje me rëndësi dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët si dhe që ta çojnë përpara dialogun.

“Progresi drejt BE-së është i lidhur për të dyja, për Serbinë dhe Kosovën, përbrenda dialogut”, thuhej në njoftimin e zyrës së Mogherinit.Në zhvillimet pas takimit në mbrëmjen e së martës së javes së kaluar në Bruksel, në Prishtinë dhe Beograd deklaratat ishin të matura e nuk kishte retorika, ndërsa dy herë, të shtunën e 28 janarit dhe sot disa orë para takimit të dytë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç zhvilluan  biseda telefonike.

“U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka  bërë të ditur Thaçi pas bisedës së parë telefonike.

Presidenti kosovar Thaçi edhe sot tha se paradite kishte edhe një bisedë telefonike me kryeministrin serb Vuçiç, në frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.“Është me rëndësi që po angazhohemi maksimalisht për uljen e tensioneve dhe që gjithëçka të zhvillohet në kuadër të dialogut për një bashkëpunim më të mirë në mes të vendeve tona. Gjithashtu, që të shkojmë drejt një normalizimi të plotë të fqinjësisë më të mirë dhe mundësisë për një pajtim mes popujve tanë. Në kuadër të kësaj ka qenë edhe biseda ime me Kryeministrin e Serbisë”, u shpreh  Presidenti Thaçi për median e Kosovës.

Në 25 janar, Presidenti Thaçi, i sapokthyer nga Brukseli tha në Prishtinë se në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi, të një dite më parë, qëllimi kryesor, që ka qenë ulja e tensioneve dhe shmangia e provokimeve, është arritur.

“Mund të them që jam i kënaqur që qëllimi kryesor i këtij takimi, që ka qenë ulja e tensioneve dhe shmangia e provokimeve të panevojshme, është arritur. Mirëpo, na mbetet shumë që të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore”, theksoi Thaçi.

Pas takimit të javës së kaluar, media e Beogradit  njoftonte se “Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se me delegacionin e lartë nga Prishtina,  me mbështetjen e BE-së, u dakorduam që të vazhdojë seria e dialogut në nivel të lartë, si dhe që të ‘ulet topi’ në deklaratat e zyrtarëve”.

Në zhvillimet pas takimit në mbrëmjen e së martës së javes së kaluar në Bruksel, në Prishtinë dhe Beograd deklaratat ishin të matura e nuk kishte retorika.

Ndërkohë, ndodhi edhe një zhvillim i shmangies së tensioneve të mundëshme: Në pritje të zgjidhjes përmes dialogut, nga autoritetet e Prishtinës nuk u rrënua muri ilegal në veri të Mitrovicës edhe pse dje ishte dita e fundit e afatit të përcaktuar me një rezolutë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga media u tha se vetë serbët lokalë do e rrënojnë dhe për këtë po bisedohet.

Një zhvillim tjetër është se, treni provokues që shkaktoi tensione me nisjen në mesin e janarit nga Serbia drejt Mitrovicës së Veriut, por që nuk u lejua nga autoritetet kosovare që dërguan njësinë speciale të Policisë në kufi, sipas një njoftimi të mbrëmshëm nga Beogradi, nuk do qarkollojë në relacionin drejt Merdares, vendkalimit kufitar me Kosovën, me nisje prej sot siç ishte paralajmëruar më herët, por në një relacion tjetër – drejt Vërshacit (qytet në krahinën e Vojvodinës, në Serbi).

Në Bruksel, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në 19 prill 2013 është nënshkruar Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton.

Deri tani, në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tash ministre e Dialogut.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Kosove-Serbi, ne Bruksel, Përfundoi takimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 592
  • 593
  • 594
  • 595
  • 596
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT