• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme në detyrë

January 31, 2017 by dgreca

1 ProkurorjaShtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme në detyrë Sally Yates, për arsye se refuzoi zbatimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për emigracionin dhe refugjatët.Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se zonja Yates “ka refuzuar të zbatojë një urdhër të ligjshëm që synon të mbrojë qytetarët e Shteteve të Bashkuara”.

Të hënën pasdite, zonja Yates u tha juristëve të Departamentit të Drejtësisë të mos nxjerrin argumente ligjore në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump. Yates “ka tradhtuar Departamentin e Drejtësisë,” tha Shtëpia e Bardhë.Ajo njoftoi gjithashtu se Dana Boente, prokuror i Distriktit Lindor të Virxhinias është emëruar Prokuror i Përgjithshme në detyrë.Zoti Boente e bëri betimin të hënën mbrëma në orën 21:00 sipas orës së Uashingtonit.Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump çoi në një përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe zonjës Yates, e cila ishte emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama dhe duhet të shërbente si Prokurore e Përgjithshme deri në konfirmimin e zotit Jeff Sessions, i emëruar në këtë post nga zoti Trump.

Trump mbron urdhrin ekzekutiv

Presidenti Donald Trump ka vazhduar t’i dalë në mbrojtje urdhrit ekzekutiv për të ndaluar futjen e refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende kryesisht myslimane, ndërkohë që grupe për të drejtat e njeriut janë betuar të vazhdojnë padi ligjore dhe kur në qytete të ndryshme mijëra vetë po zhvillojnë protesta. Demokratët po përgatiten të propozojnë project-ligje për ta bllokuar zbatimin e urdhrit.Në një seri komentesh në Twitter të hënën, zoti Trump tha se Sekretari i Sigurisë Kombëtare John Kelly i kishte thënë se “çdo gjë po ecën mirë, vetëm me probleme të vogla”.

Pentagoni po harton një listë me emrat e irakianëve të cilët kanë mbështetur personelin amerikan dhe të koalicionit për t’i përjashtuar ata nga vendimi i Presidentit Trump.

Zyrtarët thanë të hënën se lista do të përfshijë ata që kanë demonstruar ndjeshëm angazhimin e tyre në mbështetje të forcave amerikane. Ajo do të përfshijë kategori të tilla si përkthyesit, shoferët dhe forcat irakiane që mund të jenë duke u stërvitur në SHBA.

Reagon ish presidenti Obama

Një zëdhënës i ish-presidentit Barack Obama thotë se zoti Obama “në thelb nuk pajtohet” me diskriminimin që vë në shënjestër njerëzit bazuar në fenë e tyre.Deklarata nuk e përmend në mënyrë konkrete urdhrin e Presidentit Donald Trump, ndonëse aludon për të.Shtëpia e Bardhë tha se urdhri në fjalë nuk është ndalim për myslimanët, sepse dhjetëra shtete me shumicë myslimane nuk përfshihen në të.Zëdhënësi i zotit Obama, Kevin Lewis, thotë se Obama është i inkurajuar nga përmasat e angazhimit që po shihet kudo në vend. Ai i referohej protestave kundër urdhrit të zotit Trump mbi emigracionin dhe refugjatët.Ndërkohë, një numër në rritje ligjvënësish republikanë kanë shprehur shqetësime në lidhje me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump.Urdhri, i cili u nënshkrua të premten, përfshin një ndalim 120 ditësh të pranimit të refugjatëve dhe një ndalin 90 ditësh për persona nga Iraku, Irani, Siria, Somalia, Sudani, Libia dhe Jemeni.

Urdhri ekzekutiv dhe aeroportet

Zbatimi i tij është shoqëruar me konfuzion në aeroportet amerikane, ku në disa raste njerëz me statusin e banorët të përhershëm në SHBA janë ndaluar për t’u marrë në pyetje para se t’u lejohej futja në vend.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare nxori të dielën një deklaratë ku përpiqet të sqarojë urdhrin, duke thënë se e konsideron “futjen e personave me statusit të banorit të përhershëm si çështje të sigurisë kombëtare”.Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se qeveria ruan të drejtën të anulojë viza në raste të caktuara, nëse është e nevojshme, në të mirë të sigurisë kombëtare.Këto sqarime pasuan një urdhër nga një gjykatë federale në Nju Jork për të pezulluar përkohësisht deportimin e personave që kishin mbërritur në aeroporte amerikane me viza të vlefshme ose të cilëve u ishte miratuar statusi i refugjatit.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: Prokurorja e Përgjithshme, SHBA, Shkarkohet

Ndalimi i hyrjes në SHBA: Kush preket nga urdhri i Trumpit?

January 31, 2017 by dgreca

*Urdheri Ekzekutiv ndalon hyrjen në SHBA të të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe të refugjatëve sirianë për kohë të pacaktuar./

*Urdhri Mbrojtja e Kombit nga Hyrja e Terroristëve të Huaj në SHBA ka hyrë në fuqi menjëherë pasi është lëshuar, më 27 janar./

1 Urdheri TrumpUrdhri ekzekutiv i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndalon hyrjen në SHBA të të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe të refugjatëve sirianë për kohë të pacaktuar.Urdhri Mbrojtja e Kombit nga Hyrja e Terroristëve të Huaj në SHBA ka hyrë në fuqi menjëherë pasi është lëshuar, më 27 janar.

Urdhri, po ashtu, u ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA njerëzve nga shtatë vende me shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni – derisa të futet një sistem më i rreptë i verifikimit të vizave.

Gazeta New York Times ka raportuar se Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së kanë udhëzuar avio-kompanitë që të ndalojnë pasagjerët që vijnë nga vendet në listë të zezë, të hyjnë në fluturimet drejt SHBA-së. Gazeta ka thënë se edhe anëtarët e ekuipazhit që vijnë nga vendet e tilla, janë ndaluar të hyjnë në SHBA.Tashmë ka pasur polemika për statusin e qytetarëve nga këto vende, të cilët kanë arritur në SHBA me viza të lëshuara përpara urdhrit ekzekutiv. Edhe pse me urdhër, atyre u është ndaluar hyrja, gjykatës në katër qytete të SHBA-së, me aeroporte të mëdha ndërkombëtare, kanë vendosur që këta individë të mos dëbohen.Vendimi i gjykatësve, megjithatë, duket se është i kufizuar vetëm për njerëzit që kanë qenë në aeroporte të SHBA-së në kohën e njoftimit të ndalesës dhe se nuk do të vlejë për njerëzit që do të arrijnë në të ardhmen, me viza të lëshuara më parë.

Vendimi i gjykatësve nuk e ka sfiduar legjitimitetin e vetë urdhrit ekzekutiv. Me ligjin e SHBA-së, presidenti ka kompetenca të gjera për të kontrolluar migracionin dhe mund të pezullojë hyrjen e “të gjithë të huajve ose ndonjë kategorie të të huajve si migrantë ose jomigrantë” nëse ai konsideron se hyrja e tyre është e dëmshme për interesin kombëtar.Administrata amerikane e ka bërë të qartë se masa 90-ditëshe nuk do të thotë se udhëtimi do të rivendoset automatikisht pas kësaj periudhe. Gjatë 90 ditëve, Qeveria e SHBA-së do të vendosë se si do të bëhen gjërat pas 27 prillit.

Urdhri nuk përcakton shprehimisht kufizime të udhëtimit ndaj qytetarëve të shtatë vendeve, të cilët janë po ashtu banorë të përhershëm të SHBA-së, apo posedues të kartës së gjelbër.

Më 29 janar, sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, John Kelly, ka thënë se mendon se “hyrja e banorëve të ligjshëm është në interesin kombëtar të SHBA-së”.

Megjithatë, ai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë se poseduesit e kartës së gjelbër nga vendet në listën e zezë mund të përballen me kontrolle apo pyetje shtesë kur të pranohen në SHBA.

Individët nga vendet në listë të zezë, të cilët po ashtu kanë shtetësinë e një vendi tjetër, pos SHBA-së, nuk lejohen të hyjnë në SHBA për 90 ditë.

Ka pasur pyetje nëse ka përjashtime për njerëzit që kanë shtetësi të dyfishtë me një vend që është aleat i afërt i SHBA-së, si për shembull Kanadaja ose Britania. Sekretari i Jashtëm britanik ka thënë se Uashingtoni e ka siguruar atë se ndalesa nuk aplikohet për ata që kanë shtetësi të dyfishtë britanike.

Urdhri ekzekutiv, ndërkaq, nuk aplikohet për shtetasit amerikanë, pa marrë parasysh nëse personi ka lindur në SHBA ose është bërë shtetas pas migrimit në SHBA.

Qytetarët amerikanë që udhëtojnë në shtatë vendet e listës së zezë mund të përballen po ashtu me pyetje shtesë pas rikthimit në SHBA.

“Nëse je shtetas amerikan që shkon e vjen në Libi, ka shumë gjasa që të përballesh me pyetje kur arrin në një aeroport”, ka thënë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, për rrjetin televiziv NBC.

Sa u përket refugjatëve sirianë, urdhri i presidentit Trump i ndalon të gjithë ata të hyjnë në SHBA për një periudhë të pacaktuar.

Prapëseprapë, urdhri thekson se individët mund të pranohen, në raste të caktuara, “kur personi është pakicë fetare në vendin e tij dhe përballet me persekutim fetar”. Trump i ka përmendur të krishterët në Siri si shembull.

Derisa urdhri pezullon plotësisht pranimin e refugjatëve nga kudo në botë, për 120 ditë, prapë ekziston mundësia për përjashtime, përfshirë këtu pakicat e persekutuara fetare.

Se a do të përfshihen vende të tjera në listën e zezë në të ardhmen, tash për tash nuk dihet. Priebus ka thënë se shtatë vendet, që ndodhen aktualisht në listën e zezë, janë zgjedhur pasi Kongresi dhe administrata e ish-presidentit Barack Obama i kanë identifikuar ato si “vendet më të vëzhguara për strehim të terroristëve”. Ai ka thënë se mund të shtohen edhe vende të tjera, por nuk ka dhënë detaje.

Përgatiti: Valona Tela

Filed Under: Analiza Tagged With: Kush preket, Trump, Urdhri ekzekutiv

Trump Invites a Terror Attack

January 30, 2017 by dgreca

1-david-filips-300x169

By David L. Phillips*/

2 Trump Immig

The Trump administration insists its immigration and refugee policy will make America safe. However, Trump’s thinly veiled racist and Islmaphobic policies will have the exact opposite effect: intensifying radicalization, inviting attacks against the United States, and undermining the campaign against the Islamic State.Trump’s policy is based on wrong information.Trump banned nationals from seven majority-Muslim countries — Iraq, Iran, Syria, Somalia, Sudan, Libya, and Yemen. But there has never been a terrorist attack by a national from these countries in the United States.The policy puts Americans at-risk.

The executive action will be used as a recruitment tool, summoning jihadis to battle, and risking hard-fought gains in Iraq and Syria. Extremists will use the order as proof that the US is at war with Islam. US citizens and interests may also be targeted.Banning travel by Iraqis is vexing, and totally inconsistent with the US-Iraq Strategic Framework Agreement.It undermines Trump’s plan to work with “coalition partners” to defeat ISIS, straining relations with an ally the US needs to defeat ISIS and liberate Mosul.The executive action betrays Iraqis who put their lives on the line serving as translators and fixers for the US military.

It compounds confusion created by Trump’s comments at the CIA last week, asserting that the US should have “kept” Iraq’s oil.

It emboldens America’s detractors. Moktadar al-Sadr, a radical Shiite cleric, has demanded the expulsion of US troops from Iraq.

Though Iraqi Kurdistan has de-facto independence, Iraqi Kurds still travel using Iraqi passports. Banning their travel is insulting to the few real friends we have in Iraq.

The executive order tarnishes America’s reputation. Refugees and migrant want to resettle in America because they see it as a shining city on a hill. America’s openness and freedoms are its greatest appeal. Trump’s ban casts doubt.

The US is respected for its “can do” attitude. However, the chaos arising from Trump’s executive action makes the Trump administration look incompetent, giving ammunition to our critics and sewing doubt among our friends.

Trump is accused of a double standard. Muslim-majority countries where the Trump organization does business were exempted, fueling ethics concerns.

What next?

Expect an attack on US soil. The Trump administration will react by extending the ban or by making it permanent. Institutionalizing Islamophobia risks a spiral of deadly violence.

David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a senior adviser and foreign affairs expert to the US State Department under Presidents Clinton, Bush, and Obama.( Huffington Post)

* Director, Program on Peace-building and Rights, Institute for the Study of Human Rights, Columbia University

 

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Philips, Invites a Terror Attack, Trump

MENAXHERI ITALIAN RRËFEN : FLUTURONJA ME DROGËN E NARKOSVE

January 30, 2017 by dgreca

(Nën mbrojtje në Shqipëri. 68 vjeç, fitonte 25 mijë euro në çdo rrugë)/

1-eugjen-merlika-225x300Shkruar nga Andrea Galli/Perktheu:Eugjen Merlika/MILANO: Fillimisht kishte qënë i heshtur, deri në mohimin e faktit të dukshëm, duke filluar nga dyqind kilogram mariuhane në aeroplanin e turizmit të përplasur në shtator, ndërsa mundohej të ngrihej nga një rrip toke në Ishëm, pranë Durrësit. Tani menaxheri italian Guido Andrea Guidi, 68 vjeç, nuk pushon “së foluri”. Rrëfime mbi rrëfime. Aqë sa të alarmojë botën e krimit shqiptar që e kishte rekrutuar e kundër së cilës është rrjeshtuar, duke treguar emra, aq sa të detyronte hetuesit e Tiranës t’i tërhiqnin pashaportën, t’a vinin nën mbrojtje absolute dhe ta fshihnin në vende sekrete, për të shmangur hakmarrje vrasëse.Rrezikon, rrezikon shumë Guidi, një jetë aventurore me telashe gjyqësore (kishte rënë në ujdi me gjyqtarët për një aksident ajror me vdekjen e dy pilotëve të kompanisë së tij të vogël ajrore), lidhet me “narkost e Ballkanit” për të rregulluar disa probleme ekonomike. “Kontrata” parashihte trasportin e drogës nga Shqipëria në Lombardi, me vendmbërritje të njëjtin treg të Milanos. Udhëtime të shpërblyera me 20 mijë deri në 25 mijë euro, për t’u kryer me fluturime “fshehurazi”(në kuota t’ulta duke shmangur radarët), me ulje në dhjetra aeroporte turizmi (ka edhe nga ata vetiakë të nxjerrë në fusha) me tërheqjen e mariuhanës nga njerëz t’organizatës.

Gjithshka e lehtë me kusht që të mos pikaseshin. Me atë aksident të shtatorit, të ndodhur në një zonë të vetmuar, por që të çonte tek trafikantët, menaxheri e kishte prishur krejtësisht mbulojën. Policët kishin arritur më parë se sa bashkëpuntorët e Guidit ; e kishin marrë dhe shpënë në zyrë për t’a pyetur ; në pritje e kishin sistemuar në një hotel. Ndoshta milanezi kishte menduar të organizonte arratisjen pa gjetur mbështetje të përshtatëshme, i braktisur siç kishte mbetur nga organizata ; ndoshta ishte i sigurtë se, me kohë, do t’a kishin liruar ose do t’a linin në heshtje çështjen. Ndërsa gjërat ishin keqësuar me shpejtësi, edhe për zbulimin e një blloku në xhepin e manaxherit, që përmbante numura personash”tepër të rëndë”, duket se ishin personazhe me ndikim në jetën publike shqiptare. Nga hoteli Guidin e kishin fshehur në gazerma. Shumë i pavolitshëm, shumë e brishtë pozita e tij : më mirë të merrej nën kujdes e të punohej me të në qetësi. Duke pasë fituar besimin ne vetvete, ose edhe tek hetuesit, apo ndoshta për të provuar të shpëtonte, 68-vjeçari “këndoi”. Me njoftime të vërteta, shpejt të kontrollueshme. Është e vështirë të merret me mënd kur Guidi do të rishohë Italinë. Shqiptarët nuk kanë asnjë niet t’a lënë të iki. Duhet të mbyllet hetimi. Një nga të shumtit, në të vërtetë, mes dy Vendeve.

I këtyre orëve është ripohimi i policëve dhe karabinjerëve për zbarkimin e pandërprerë, veçanërisht në Salento, të gomoneve të mbushura me drogë, edhe se është dimër e deti është me dallgë. Skafistët nuk njohin pushim. Kërkesa është këmbëngulëse dhe oferta nuk mund të jetë më e pakët. Simbas vlerësimesh jo zyrtare të Rojës së Financës, fitimet nga mariuhana arrijnë shumën e një të katërtit Prodhimit të Përgjithshëm bruto  të Shqipërisë. Kanë qenë kriminelë të pasuruar me trasport emigrantësh në vitet e dëshpërimit të luftës civile, që kanë blerë shtëpi e hotele në Vlorë, që janë qetësuar duke bërë rrush e kumbulla fitimet në festa, në makina lluksi, në kokainë e kurva, por që, më së fundi nuk i kanë qëndruar dot pasionit kriminal. Janë kthyer plotësisht në trafiqet. Njëri ndër më aktivët, thonë, ka një nofkë e lindur për “merita” të padiskutueshme n’atë fushë : e quajnë “çakalli”.

“Corriere della Sera”, 28 janar 2017                         

E përktheu Eugjen Merlika        

Filed Under: Analiza Tagged With: E NARKOSVE, Eugjen Merlika, ME DROGËN, MENAXHERI ITALIAN RRËFEN : FLUTURONJA

A PARASHIKOI NOSTRADAMUS FUNDIN E BOTËS?

January 30, 2017 by dgreca

1-gezim-llojdia
Nga Gëzim Llojdia/
 1.Stephen Wagner është   njohur si ekspert  i dukurive paranormal.A i ka trajtuar një sërë çështjesh misterioze  duke sjellë argumente për të ndriçuar  rreth velit të misterit të mbështjella ndër vite ,pasi qe edhe shekuj dukuri  që flasin por që shpjegim nuk ka kanë.Nostradamus ,shprehet Wagner është i njohur për profecitë e tij gëzueshëm. Përkthyesi e mjek, astrolog i shekullit të  16 dhe profeti thonë se ai parashikoi me saktësi dy luftëra botërore, rritjen e dy antikrishtëve (Napoleoni dhe Hitleri) dhe madje edhe vrasjen e John F. Kennedy. Ndërsa skeptikët janë të shpejtë për të vënë në dukje se Strofate  Nostradamus-së (vargjet e katër, në të cilën ai shkroi profecitë e tij) janë kaq të fshehtë që ata të mund të interpretohet në ndonjë numër  apo  mënyra, dijetarët që kanë studiuar punën e tij besojnë se Nostradamus ka qenë i çuditshëm në parashikimet e tij e në disa nga ngjarjet më dramatike të 20 shekujve të  mëparshëm.
1200x600
Parashikimet Nostradamus-it për shekullin e 21
S.Wagner hedh një tezë të re:Por ajo  e shekullit të 21? Çfarë,  ka  thënë Nostradamus në lidhje me ngjarjet e jo vetëm këtë shekull të ri, por këtë mijëvjeçarin e ri? Shumë kanë frikë se profecitë e tij tregojnë për rastet kur shumica e botës frikësohet, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe futjen e armëve bërthamore: Lufta e III Botërore, fundi i botës moderne. Disa thonë se është e drejtë me ngjarjet e 11 shtatorit ende bezdisshëm psikikën tonë dhe tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, një luftë e re me përfshirje globale nuk është e vështirë të imagjinohet.
Parashikimet e Luftës III Botërore
Duke Vijuar analizën e tij ,Autori David S. Montaigne, ka   parashikuar se lufta e ardhshme botërore, do të fillojë në vitin 2002 në librin e tij titulluar qartë “Nostradamus: Lufta e Tretë Botërore 2002.” Edhe pse Nostradamus nuk  kishte  konkretisht emrat e vitit në të cilin Lufta e Tretë Botërore do të fillojë, Montaigne citon këtë strofë:
Nga tullat dhe   mermer, muret do të konvertohen,
Pesëdhjetë  e shtatë vjet paqësorë,
Hare e njerëzimit, ujësjellësit rinovohen,
Shëndet, gëzim hare  dhe mjaltë, fruta të bollshme… Quatrain 10:89.
Edhe pse kjo mund të debatohet se 57 vitet e mëparshme para  vitit 2002 ishin të qeta dhe një gëzim për njerëzimin, Montaigne  ka interpretuar këtë strofë, se do të thotë “e progresit për pesëdhjetë e shtatë vjet në mes të Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës III Botërore.”
 Dhe që nga Lufta e Dytë Botërore ,që përfundoi në vitin 1945, 57 vjet  më vonë na sjellin  në vitin 2002. Çfarë ndodhi ?Kush do të fillojnë luftën dhe si? Montaigne vuri gishtin te  Osama bin Laden i cili, tha ai, do të vazhdojë të nxis ndjenjat anti-amerikane brenda vendeve islamike dhe organizoj  sulmet e tij në Perëndim nga Stambolli, Turqi e me gjerë.
E përtej Detit të Zi dhe të Tartar i madh,
një mbret që vjen, do të shoh Galin,
depërton gjithë Alanin dhe Armenisë,dhe brenda Bizantit,
ai do të largohet me  shkopin e vet të përgjakshëm…
Nostradamus interpretoi kështu  dhe 11 shtatorin. Ishte Montaigne i  gabuar? Disa do të argumentojnë se sulmet e 11 shtatorit dhe “Lufta kundër terrorizmit” mund të përfaqësojnë betejat e hapjes në një konflikt ,që përfundimisht mund të përshkallëzohet për Luftën e III Botërore. Nga atje, gjërat edhe më keq,mund të shkojnë  natyrisht. Montaigne sugjeron se ushtritë myslimane do të shohim fitoren e tyre të parë të madhe ndaj Spanjës. Menjëherë pas kësaj, Roma do të shkatërrohet me armë bërthamore, duke e detyruar ta zhvendosin Papën:
Për shtatë ditë ylli i madh do të djeg,
Reja do të bëjë dy diell  të shfaqen,
Qeni roje i madh do të ulërijnë gjithë natën,
Kur i madhi Papa  do të ndryshoj  vend.
Montaigne  ka interpretuar Nostradamus të ketë thënë se edhe Izraeli do të jetë i mundur në këtë luftë të udhëhequr nga Bin Laden dhe Sadami më vonë, dy prej të cilëve, tha ai, janë Antikrishti.
 Vdekjet e mëvonshme të dy figurave duket se ka hedhur dyshime mbi këtë profetizimë. Lufta do të shkojë në favor të forcave Lindore (myslimanë, Kina dhe Poloni) për një kohë derisa aleatët perëndimorë të  bashkohen  nga Rusia dhe të arrijnë  në fund fitimtar .rreth vitit 2012:
Kur ato rreth polit Arktik janë të bashkuar së bashku,
Në tmerr  dhe frikë Lindorët e  mëdhenj :
i sapozgjedhur, mbështetur e dridhur ,
Rhodes, Bizanti me gjak barbari e njolla…
Edhe John Hogue, autor i “Nostradamus: profecive Komplete”  konsiderohet nga shumë njerëz të jetë një nga autoritetet kryesore të botës, që  u pajtuan se shkrimet e profetit tregojnë  se tjetër luftë botërore, ndoshta do të fillojë diku në dekadën e fundit.
Skeptikët e Nostradamus
S.Ëagner  sjell të dhëna lidhur me  skeptikët  në shkrimet e profetit të shekullit të 16.
Jo të gjithë e marrin seriozisht Nostradamus. James Randi, për shembull, nuk mendon se parashikimet e Nostradamusit janë me vlerë. Në librin e tij “The Mask i Nostradamus,” magjia dhe pseudoscience dhe skepticizmi i Randit pretendon se Nostradamus nuk ishte një profet mbi të gjitha, por më tepër një shkrimtar i zgjuar i cili ka përdorë një  gjuhë qëllimisht të paqartë dhe të fshehtë në mënyrë, që strofat e tij mund të interpretohet si referim për ngjarje që kishin ndodhur, dhe se shpesh “profecitë” Nostradamus janë kërkuar pas një ngjarje tragjike për të parë nëse ndonjë nga strofat e tij të përshtaten. Ngjarjet e 11 shtatorit janë një shembull kryesor. Askush para 11 shtatorit  ska treguar se një profeci  e Nostradamus ka  paralajmëruar  sulmet në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, por më pas  thuhet se në nga një strofat e tij  janë përshkruar me saktësi tragjedia e ndodhur. (Madje disa kanë bërë shaka edhe tërësisht kanë fabrikuar një strofë ose dy në stilin e Nostradamusit.)
Megjithatë,shprehet S.Ëagner,  ata,që thonë se Nostradamus ka parashikuar Luftën e 1 Botërore dhe luftën e 2-të Botërore, ndoshta në të ardhmen e afërt, do të dalin parashikimet  e tij, duke na i dhënë para kohe. Nëse ai është i saktë ,koha do ta tregojë dhe ne do të jemi mirënjohës. Por në rast se vërtetohen pohimet  e tij te strofat e tij ,  qytetërimi do të jetë duke festuar profecinë e tij më dramatike dhe të fuqishme të të gjitha kohërave,përfundon  S.Ëagner,eksperti  i dukurive paranormale.
Pasthënie
Edhe pse S.Wagner,eksperti  i dukurive paranormale  përmblodhi argumente e tij në  të cilën e bëri publik në muajin gusht 2016,në muajin shtator planeti Nibiry ju afrua më tepër tokës në të fundmin tak të tyre , por jo sa më pranë  vitit që u përfol si apokalips  vitit 2012 e megjithatë u shfaqën dy diell, që u kapën në disa vende në muajin tetor apo nëntor. Nibiry thjeshte ishte i dyti dielli, që u shfaqë në qiell. Mos vallë vargjet e Nostradamusit përkojnë më këtë dukuri:”Për shtatë ditë ylli i madh do të djeg,Reja do të bëjë dy diell  të shfaqen…
Nibiry e ka dhënë goditjen edhe pse vetë u larguar drejt viseve të tij. Energjia e tij shprehen mistikët  ka goditur nè rrymat e thella, në thellësi të pafundësisë së tokës. Nuk fajësohet dielli,për ndriçimin e tij tè zjarrtè,pse lind pas natës sè errèt. Pas ftohtësisë të shkencëtarëve duhet të kuptojmë se tërmetet  në Itali e gjetkë,apo ndonjë vullkan në pritje janë efekt i  veprimit të goditjes së Nibiry në brendësi të tokës,a dihet vallë ç’ekuilibra ka prishur  planeti shkatërrues, që përmes rrënojash la veç pas.

Filed Under: Analiza Tagged With: A PARASHIKOI, FUNDIN E BOTËS?, Gezim Llojdia, NOSTRADAMUS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 594
  • 595
  • 596
  • 597
  • 598
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT