• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Monarkia nga dritarja e emigrantit

March 13, 2024 by s p

Silvana Berki/

Kur në 2016 u bë martesa e pric Lekës me princes Elian, dasma ishte e rrangut të mbretërive europiane. Jo pa qëllim është bërë një investim i tillë në një kohë që ekonomia e Shqiperisë nuk ishte e mirë dhe mendoj as e lehtë prej investuesve kushdo ka qënë për ta realizuar atë. Dasma ishte event historik dhe e dyta e këtij lloji në vendin tonë. Unë si emigrante e kam ndjekur krenare për mundësinë ti tregonim botës se nuk jemi rrang i dytë në mes tyre dhe mundesisht të na bënin një vend  të shumëpritur. Shumë miqve madje ua tregoja me ëndje dasmën dhe të them të drejtën në mes miqve finlandez shikoja edhe xhelozi për vetkrenarinë t`ime me vëndin tim dhe sidomos ciftin mbretëror. Kjo për arsye sepse ciftet mbretërore ndiqen nga medja botërore me shumë interes për estetikën dhe vlerat shoqerore që ato prezantojnë. Jo të gjitha kombet në botë kanë sot mbretëri. Pak përpara luftës së dytë botërore dhe mbas saj shumë mbretëri u shfuqizuan. Ishte koha e e praktikave të ideologjisë markisëm-leniniste.  Shfuqizimet ndodhën jo vetëm në bllokun lindor por edhe më tej si Turqia apo Greqia, Iraku, Irani, Italia, Egjipti dhe lëkundjet e Spanjës. 

Eshtë interesante se të gjithë monarkët kudo jetonin në eksile, nuk e braktisën njëri tjetrin dhe institucionet e tyre u mbështetën edhe në emigracion si një rrymë politike për demokraci. Në një dokumentar tek po shihja varrimin e Shahut të Iranit në Egjypt, pra në eksile, pash të ecte krah të tjerëve edhe mbreti Konstandin i Greqisë, i cili e vuajti mërgimin e tij në mënyrën më të rëndë të mundshme. Kjo sepse edhe ish mbretët ashtu si njerëzit e zakonshëm në mërgim pësojnë syndromën e mallit për shtëpinë dhe Konstandinit jo vetëm i ndaluan kthimin në atdhe, por i hoqën edhe shtetësinë greke mbasi rrënjët i kishte daneze, edhe pse lindur dhe me stërgjyshër mbi 200 vjet në Greqi. Në jetët e monarkëve të shfuqizuar ka shumë rrëfime tragjike, në fakt njëri më tragjik se tjetri dhe është fat nëse disa kanë mbijetuar. Sot gati të gjithë monarkët janë rikthyer në atdhe, por kjo nuk ua ka larguar nga supet traumat e përjetuara, të cilat i mbajnë brënda vetes pa guxuar as ti ndajnë me njeri për shkak të ambientit jo tepër miqësor karshi tyre. Zakonisht jo-miqësorët janë qytetarë të politikave të kundërta. 

Ajo që më ka bërë efekt të mirë është jeta tradicionale që monarket e ruajnë me fanatizëm. Në atë jetë rol të rëndësishëm i jipet besimit fetar, prej nga rrjedh edhe mirësia apo ndjenja e fajit. Ne i kemi parë kombet ateiste sesi e shpërfytyruan vendin e tyre duke mos patur frikë ngta asgjë, nga asnjë ndëshkim dhe duke u kthyer kriminelët më të mëdhenj botës së madhe. Mendoj, që një arsye perse monarkët janë shumë të lidhur me fenë është pikërisht nevoja të jenë sa më njerëzor, nevoja të jenë sa më të përulur ndaj Zotit dhe njerëzve. Po të takosh një monark kudo që ka jetuar në atdhe apo eksile do të kuptoni peruljen e tyre ndaj nje misioni tejet madhor dhe nuk ka mision më madhor sa ti dedikohesh kombit e ti shërbesh atij me perulje. 

Mund të jap fakte me bollëk se sa ndryshe vepron një monark në rast krize apo cenosje nga okupimi. Një shëmbull mjaft i bukur ishte ai i mbretit të Norvegjisë Haakon VII- stërgjyshi i nipërve dhe mbesave të mbretërisë së sotme të Norvegjisë i cili ndryshe nga partitë politike në atë kohë (gjatë luftës së dyte botërore) rrefuzoi të bënte pakt me pushtuesit dhe ishte gati të linte fronin nëse politilanët do ti dilnin kundër. Ky është shëmbulli më i mirë që na tregon ndryshimin e roleve të mbretit dhe politikaneve, sepse politikanët e braktisën kombin dhe ishin gati të bënin pakt me gjermanët. 

Gjithsesi, prej luftës së dytë botërore tashmë ka kaluar shumë kohë, dhe Politika shqipare ka bërë shumë avancime pozitive për rritjen e ekonomisë, por ne akoma vazhdojmë të jetojmë të ndarë e në treva të vocrra. Edhe pse ideja e nje Shqiperie te madhe do të shihej në rajon me frike dhe si shenjë nacionalizmi, pozita e një mbreti apo princi në kurorë do të bënte atë që politikat që ndërrohen c`do katër vjet  nuk do ta bënin dot. Pra, do të ishim nën një cati fisnore të barabartë edhe sikur të vazhdonim e rrinim jasht kufijve të njëri tjetrit. Me një kupolë e kam fjalën nën kupolën monarke. Meqënëse të them të drejtën më duket sikur sa prek fjalën monarki- ne shqiptarët e lidhim drejtpërdrejt me ”mëkatet” e mbretit Zog. Ashtu sic tani kur flasim për kohën moniste menjëherë na rikujton emrin e Enver Hoxhes dhe ”mëkatet”  e tij. Në të dyja rastet, mëkatet dhe mirësitë përcaktohen nga dy rryma ku sejcili e bën përcaktimin bazuar nga disa fakte; shtresa e shoqerisë që i perkiste, dhe eksperienca sesi e ka përjetuar sistemin. Pra, brënda këtyre sistemeve kanë jetuar njerëz që na rrëfejnë histori nga më kontradiktoret. Kjo më bën të mendoj, se nuk ka as sistem perfekt dhe as politikanë pa të meta. Po a duhet të pengojmë zhvillimin e të ardhmes sonë sepse kemi histori jo të mira në të kaluarën? Edhe pse nuk i përmendim mendoj se ne kemi përdorur për të mirën tonë gjithcka ka ardhur nga c`do sistem dhe na bëjmë të jemi këta që jemi sot me të mirat dhe të këqijat tona. 

Për ta mbyllur shkrimin po vendos në fund një pozi e shkruar menjëherë me vdekjen e mbretit Leka i I. 2011. 

Emigranti Mbret!

Ne kishim mbret

Sot… Jo.

Ai vdiq.

Me të vdiq edhe mirësia

Pse të mendoj se bota është e brishtë

e bukur,

Kur qëniet gjeniale shuhen…

të lodhur nga marria.

Ne kishim mbret

si Van Gog fati i tij..

Ngjyrosi me penel ashtu… sic Ai dinte

…të bukurën

…të pastërtën shoqëri.

Dhe ne, ja vramë shpirtin sa qe gjallë

se nuk të vret vetëm plumbi i artë

Eh, të vret Ajo…e rënda fjalë

….gjithë baltë.

Ne e vramë mbretin tonë

Pa fron,

Pa kurorë

Po përse?

Për një politikë që as e deshëm?

E c`është politika me nota të kota?

Një pallto që dje e veshëm dhe e xhveshëm.

Ne kishim mbret

Se jemi komb mbretëror

Ne jemi oborrtarë të shekullit tjetër

Lakuar froneve, politikave asgjesorë

shkallëzuar epokave nga shumë profetër”.

Ne kishim mbret

Kokëlart, me ecje krenarie

Ashtu sic e bekoi vet nëna Demetër

Se dhe ecja është simbol fisnikërie

Ashtu si princërit që lindin vec nga Mbretër.

Eh, tani, shohim t`tuajën ecjen kuturu

hyp e zbrit shkallët të karrierës

Si ai malësori bjeshkëve që ngjitet të pres dru

e me sëpat hyn senateve të pavlerës.

Sa padrejtësi ndodhin sa je gjallë

Mëndjes kam sytë e mbretit

tek më flasin duke perënduar;

” Vërtet nuk më deshi populli im i rrallë ?

-Vërtet nëpër vota të jem ngatërruar? ”.

Dilemë e pakapërdishme tragjedia

Ja,… tani jemi një popull si shumë të tjerë

pa mbret,

me një presindent për interesat e tija

……..me një fron të cjerrë.

Ndërsa Ti,

Ti ishe endacak, si unë e të tjerë

I dashuri

I miri

Emigranti Mbret,

se emigrantit i djeg shpirti për një botë me vlerë

si Ty….Ikona Ilire…sot e 1000 vjet.

Silvana Berki

Filed Under: Analiza

ARRATISJA E VLLAS ARAPIT NGA BRIGADA E PARË E USHTRISË NACIONALÇLIRIMTARE

March 12, 2024 by s p

Enver Memishaj – Lepenica/

Dossjer

Vllas Arapi ishte ndër komunistët e parë që parapa se Partia Komuniste po shndërrohej në një Parti Terroriste dhe e braktisi atë.

Botohet për herë të parë: Çfarë deklaronte Vllas Arapi pas arratisjes nga forcat komuniste?

E:\Rikuperim\Lufta, B. K.Trakte A. Çami 10.11.23\FEA-873\F.270APL---12-040.jpg

Tefta Arapi, ish profesoresha ime, në vitin 1993, më foli për udhëtimet që kishte bërë në fshatrat e Kavajës, Rrogozhinës, Beratit etj duke kërkuar gjurmët e të vëllait, Vllas Arapit dhe më tregoi edhe nje fletore të trashë, ku kishte mbajtur shënime. Ajo më kërkoi mua nëse mund të shkruaja një artikull për Vllas Arapin, a ndofta edhe një libër për të.

Në atë kohë kjo ishte si një ndërmarje e vështirë për mua, prandaj e refuzova, dëshirë ose më mirë ëndërr, që do ta realizonte Fatosi, vëllai saj, me librin  “Kush ishte Vllas Arapi”.

Pas kaq vitesh, në kujtim të profesores time dhe në vlerësim të veprës së Vllas Arapit po botoj 

këtë artikull bazuar në dokumente historike, që botohen për herë të parë.  

  1. Familja patriotike e Tol Arapit.

Tol Arapi është një familje e njohur patriotike e Vlorës. Ai kishte lindur në Vlorë në vitin 1881, ku ndoqi shkolën greke dhe më pas emigroi në Stamboll ku i vdiqën edhe të dy prindërit. Që herët është aktivizuar në lëvizjet patriotike, duke marrë pjesë në çetat kryengritëse të viteve 1911 – 1912. 

Në qeverinë e Ismail Qemalit kreu detyrën e komisarit të policisë dhe ka luftuar kundër rebelëve në vitin 1914. Mori jesë në Luftën e Vlorës 1920, dhe në përfundim të kësaj lufte u rifut komisar policie, ndërsa kur Qazim Kokoshi u zgjodh kryetar bashkie, Tol Arapi do të emrohej komisar në policinë bashkiake.  

Ka propaganduar e luftuar që në kishën ortodokse të flitej shqip dhe në vitin 1922 ka marrë pjesë në Kongresin Kishtar në Berat, si delegat i Vlorës, kongresi që themeloi Kishën Autoqefale shqiptar. 

Gjatë Luftës Antifashiste Tol Arapi e ktheu shtepinë e tij në bazë të rëndësishme të lëvizjes antifashiste. Djali i madh Vllasi dhe Liria, vajza, u bënë flamurtarë të rinisë vlonjate. Për këtë arsye më 8 maj 1942 familja e tij iu nënshtrua një kontrolli e bastisje nga pushtuesi, por më parë familja kishte mundur t’i largone materialet kompromentuese. 

Më 26 dhjetor 1942, sapo mbritën në Vlorë mercenarët e Halil Alisë, e arrestuan Tol Arapin dhe dy ditë më pas më 28 dhjetor 1942 i dogjën shtëpinë dhe atë bashkë me 40 e ca vlonjatë i internuan në Gërmen të Burrelit.

Më 13 shkurt 1943 vlonjatët e internuar në Burrel, me anën e një telegrami, i kërkojnë Kryesisë së Këshillit të Ministrave lirimin e tyre: “Ne një grup vlonjatësh gjendemi të internuar në Fushën e Përqëndrimit Gërrmen – Burrel. Këto ditë disa u liruan. Tash kemi mbetur 24 persona pleq, plaka, gra e kalamakër të cilët natë e ditë presim me padurim që ajo zemër mëshirë plotë që lirojë të parët, ajo zemër të ketë dhimbsuri e mëshirë edhe për lirimin tonë që të kthehemi nëpër vatrat tona të djegura, mbasi jemi krejt të pa fajshëm. 

Burrel 13.2.43.

Tol Arapi, Abas Përpa me t’ ëmën, Ali Çela me t’ tëmën, Vasil Speci me 5 fëmijë, Ibrahim Bino e fëmija, Sefer Taipi, Isa Çakërri, Shehap Dervishi, Telemak Mitro e Dhimitër Mitro, Mahmut Xhelo, Sotir Papajani e fëmija, Hamit Radhima, Nure Taipi, Llambi Mone”.1)  

Prindërit e Tolit, Stavri dhe Aspasia kishin lindur 13 fëjë por do të rronin vetm dy, ndërsa Tol Arapi dhe e shoqja Katina do të lindnin 9 fëmijë 5 djem dhe 4 vajza. Është për t’u theksuar se të 9 fëmijët e Tolit rrojtën dhe megjithëse të varfër kryen arsimin e larta dhe lanë gjurmë të mira në historinë e qytetit të Vlorës.

Vllasi Arapi (1922 –1946), kreu shkollën tregëtare në Vlorë.

Liri Arapi (1923 – 1991), kreu arsimin e lartë pedagogjik në Napoli Itali. Liria u arrestua më 14 qershor 1942 së bashku me Sulltana Çakërrin dhe Xhemil Çakërrin, por me miqtë e xha Tolit mundi të lirohej më 15 korrik 1942 nga ku doli në mal partizane. 

Pirro Arapi (1925 – 2022), kreu arsimin e lartë pedagogjik në Itali.

Fatos Arapi (1930 – 2018), u diplomua në Sofie ekonomist dhe u bë i famshëm si poet e shkrimtar.

Petrit Arapi (1931-1977), ekonomist i lartë.

Shqiponja (1932), Bubulina Arapi (1933 – 1976), dhe Tefta Arapi (1935 – 1995) ishin mësuese dhe i fundit Astriti (1937) ishte inxhinjer.

Tetë prej fëmijëve të Tol Arapit e gëzuan jetën. Ndryshe ndodhi me djalin e tij të madh Vllasin i cili pati një fund tragjik.

Tol Arapi vdiq në Vlorë në vitin 1962 dhe u varros në vendin e origjinës në Zvërnec.2)

2.Vllas Arapi ishte ndër komunistët e parë që parapa se Partia Komuniste po shndërrohej në një Parti Terroriste dhe e braktisi atë.

Vllasi i njohur me pseudonimin e luftës “Pelivani” ose “Pelivan Vlora”, lindi në qytetin e Vlorës më 22 shkurt 1922. Ai ishte një nga të rinjtë komunistë entuziastë, aktivë, i zgjuar, trim dhe i përkushtuar për çdo sakrific për lirinë dhe Atdheun e tij. Në prill 1942 doli ilegal, ndërsa e motra Liria do të arrestohej në qershor 1942.

Prefektura e Vlorës më 5.10.1942 në një listë ku figurojnë 32 vetë të arratisur politik nga Vlora ndërmjet të cilëve Mitat Dautaj, Xhemil Çakërri, Mynyr Xhindi, Naun Hondro, Hysni Abazaj, Jonus Mersini, Neki Hoxha nga Gjormi etj., për Vllas Arapin shkruan: “Vllas Arapi i biri Tolit dhe i Katinis, lindur e banues në Vlorë, vjeç 19, student, dënuar nga Gjykata Ushtarake e Tiranës për propagandë subversive”.3)

 “Më datën 17 janar 1943 qe vra me të shtime rovolveri marshalli Mario Lombardi kamandant i stacionionit të Skelës në Vlorë. Autorët komunista deshën me një gjest të këtillë deliktuoz për të hequar nga kjo jetë një nënoficer i cili kishte kryer shërbime të dukëshme në fushatën e policisë politike, aq më tepër mbasi dinte mirë edhe gjuhën shqipe. 

Pas këtij delikti Komanda e Përgjithshme vendosi që të pushkatoheshin katër komunista nëse brenda mëngjezit të ditës tjetër  të mos dorëzoheshin autorët e deliktit të kryer. Kështu që, në mesditë të datës 18 katër të burgosur Mitaq Sallata, Astrit Kokoshi, Pavllo Kafia dhe Tole Bitri qenë pushkatue afër spitalit civil…” 4)  

“Autorët e vrasjes së marshall Lombardi janë identifikuar kriminelët Sallata Lefter dhe Vllas Arapi të arratisur”, shkruan Shtabi i Policisë Mbretërore të Vlorës.5) 

Në monografinë që Fatos Arapi i kushton Vllasit, nuk e thotë troç, por na lë të kuptojmë se atentatori marshallit Lombardo ishte pikërisht vëllai tij, Vllasi. 

Në shkurt 1943 Vllas Arapi dërgohet në Mallakastër si përgjegjës partie. “Ai ishte karakter krejt i ndryshëm nga Mehmet Shehu. Si luftëtar, ai e pranonte luftën, e pranonte  ashpërsinë e luftës, por ishte kundër terrorit dhe vrasjeve që mbillte Mehmet Shehu ngado që shkonte. Nuk e honepsi kurrë as therjen që iu bë karabinierve në Mallakstër , as vrasjen e fshatarëve në Divjakë… Shqetësimi tjetër i Vllasit janë marrëdhëniet me nacionalistët”. F. 101

Më 15 gusht 1943 Vllas Arapi do të trasferohet në Brigadën e Parë. “Sipas dëshmive ai herë gjëndet në batalionin e dytë herë në të tretin, herë përgjegjës rinie, herë komisar kompanie por në më të shumtën e kohës ai është partizan i thjeshtë… Komandant i batalinit të tretë emrohet Gjeli Argjiri, i cili, sipas pohimeve të tija është ai që ka pushkatuar Anastas Lulën… Caktimi i Vllasit partizan i thjeshtë në batalionin e tretë…, nuk është veprim i pa menduar i Mehmet Shehut”. F. 119   

 Në dimrin e vitit 1944, Brigada e Parë e Mehmet Shehut, marshon në kondita jashtëzakonisht të vështira  për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm që kishte mbetur i rrethuar. 

Në këto momente të vështira Vllas Arapi i thotë Mehmetit: “Pse duhet të sakrifikohen tre batalione për 12 – 13 vetë? Ata udhëheqin një ushtri e s’dalin dot vetë nga rrethimi?…”. f.125

Terrori që ushtronte Mehmet Shehu ndaj partizanve, luftën kundër Ballit Kombëtar dhe çdo kundërshtari të tij i thelluan kontraditat e Vllas Arapit me Mehmet Shehun i cili tentoi ta eliminonte, por ai mundi t’i shpëtojë pritës së tij dhe u arratis nga Barigada e Parë më 6 prill 1944.

“Më 6 prill dezertoi nga rreshtat tona Vllas Arapi (Pelivani) nga Vlora, shkruan Mehmet Shehu, i  cili më datën 12 ka mbajtur një fjalim në Fier kundër Brigadës sonë dhe kundër Partisë Komuniste. Ky element ka qenë kurdoherë alarmues dhe sidomos kohët e fundit. Në Sulovë kishte dhënë shenja dyshimi. Na shpëtoi nga duart”. 6), 7)

3. Deklarimet e Vllas Arapit pasi u arratis nga forcat komuniste.

Pasi u arratis nga Brigada e Parë e Mehmet Shehut, Vllasi u bashkua me forcat e Ballit Kombëtar. 

Ai mbajti takime e fjalime ne qytete e Shqipërisë së Mesme ku denoncoi dhunën dhe terrorin e Partisë Komuniste. Më poshtë deklarimet e tij: 

“ Nga rradhët e Dushanit në gjirin e atdheut. Dekllarata me rëndësi të Vllash Arapit

“Rini! Mblidh mëndjen, shtrëngo brrylat e rradhët se po të afrohet diktatura më e ndyrë dhe më e përgjakshme që ka parë faqja e dheut, në të cilën nuk do të jemi veçse skllevër dhe një turmë bagëtish”. 

Në fillim të muajt prill, një i ri 23 vjeçar i nisur nga Maliqi i Korçës, duke kaluar përmes kaq rreziqesh fill i vetëm, pasi përshkoi një rrugë të gjatë nëpër Opar, Tomorricë, Sulovë, zbret në Berat dhe paraqitet në Komandën e Ballit Kombëtar. Ky djalosh që dorëzohet ishte Vllash Arapi nga Vlora, një prej përgjegjësve kryesorë të Brigadës Partizane të Mehmet Shehut.

Kush është Vllash Arapi?! 

–  Ky është i mbiqujtur “Pelivani”, të cilin s’ka burrë, i ri dhe grua, besojmë, që të mos e njohë e që të mos e ketë dëgjuar emrin në Toskëri. Vllash Arapi qysh dy vjet më pare, ka zhvilluar një aktivitet të madh në krahinën e Vlorës e të Mallakastrës, për përhapjen e idesë nacionalçlirimtare. Por si shumë të rinj edhe Vllash Arapin e vrau një ditë ndërgjegja, dhe ky i hapi sytë më në fund dhe e pa realitetin. 

Prandaj nga rradhët e Dushanit u hodh në gjirin e Atdheut, i cili i pret bijtë e gabuar me dhimbje e dashuri. 

“Pelivani” dridhet kur kujton lemeritë që egzistojnë në rardhët e Partisë Terroriste. Por megjithëkëtë nuk mungoi që këto ngjarje që të ngjethin mishtë, tmerrojnë shpirtin dhe trondisin  ndërgjegjen ti vërë botërisht në dije të popullit. Në një seri  konferencash që mbajti në Fier, Lushnjë e Berat, Vllash Arapi përshkroi me lotë në sy “ferrin” që ekziston në Partinë Terroriste.

–  Jeta fillon. Vllash Arapi: Në çetat terroriste ishte bërë e padurueshme  mungesa e bukës, e veshjeve, municioneve dhe sidomos nga vrasjet e kota që Partia bënte kundër popullit, ballistëve e partizanëve. Ajo Parti qëndron mbi gjak dhe mbahet në këmbë vetëm me anën e terrorit. 

Për të vlen më tepër një fyshek se sa një njeri. Parrulla “Liri e popull” që përdor partia ka qenë dhe vazhdon të jetë një mashtrim i math. Për popullin  e mjerë ka vetëm lemeri….

Një përshkrim i Brigadës në Veri.

–  Një muaj e gjysëm më parë Mehmet Shehu mbajti një ligjëratë duke ekzaltuar ushtarët e Brigadës së Parë me këto fjalë: “Shokë, jemi të ngarkuar të bëjmë një udhëtim të gjatë në Veri të Shqipërisë, udhëtim që ka për mision veprimtarinë më të shkëlqyer të Partis. Kjo rrugë është e rrezikshme, se do të kalojmë vende të vështira, të mbuluara me borë, në toka armike, ku nuk do të gjejmë bukë e strehë, por neve do ti kapërcejmë këto, qoftë sikur të hamë edhe kuaj të ngordhur. Nuk mund të vëmë në dije qëllimin e misionit tone, sepse atëherë të gjithë çetat partizane që janë në Jug do të pasojnë Brigadën duke lënë frontin bosh. Për të kryer këtë mision mjafton Brigada e Parë”.

Brigada u nis dhe kaloi në malet më të larta të Shqipërisë së Mesme.

Maj 1944.

–  Hyri në Martanesh, në Gollobordë, doli në Gur të Bardhë, shkoi në Shëngjergj, në Pezë dhe andej hyri në Sulovë e në Tomorricë. Gjatë këtij udhëtimi lamë 101 veta të vrarë, të ngrirë nga bora, të zhdukur e mbytur në Shkumbin. Në çdo katund që vamë na pritën me pushkë dhe raprezaljet tona kanë qenë të përgjakshme. Vetëm në Martanesh vramë 25 veta nga populli. Kështuqë numri i partizanëve dhe katundarëve të vrarë arriti pothuaj 200 veta!

Misioni iudhëtimit të Brigadës. 

–  Kur  muarmë vesh qëllimin e udhëtimit, u dëshpëruam të gjithë, sepse Brigada shkoi në Dibër për të marrë Ernver Hoxhën dhe Spiro Moisiun të cilët nuk i gjetëm atje, mbasi kishin ikur më përpara. Të gjithë u tmerruam kur pamë se për të marrë dy veta nga krerët e partisë në Dibër, u sakrifikua jeta e 200 shqiptarëve!

Të gjithë menduan se në rast se nevoitet shpëtimi ndonjë Dushani ose Mehmet Shehu për ta shpurë në Tiranë, ose më ndonjë vend tjetër të sigurtë, do të duhesh të sakrifikohej jeta e 1000= shqiptarëve. 

Flamuri i Skënderbeut u hodh poshtë.

–  Kur u kthyem nga udhëtimi i gjatë dhe plot peripecira, në Moglicë të Oparit, u bë atje ceremonia e hedhjes poshtë të Flamurit Kombëtar, i cili u zëvendësua me një tjetër me drapër e çekan! 

Tani në beretat e partizanëve nuk shihet më Flamuri i Shqipërisë, por drapëri e çekani me yllin e kuq në krye. Në fjalimin që mbajti Mehmet Shehu në këtë rast, midis të tjerave, tha: “Flamuri i Shqipërisë nuk ishte gjë tjetër veçse një reckë e qelbur për t’u hedhur poshtë”. 

Gjithashtu atë ditë u proklamua edhe qeveria proletare.

Pothuaj të gjithë të rinjtë u dëshpëruan thellësisht për hedhjen e Flamurit Kombëtar poshtë, por e mbajtën veten me zor nga frika e terrorit. 

Shumica e madhe e rinisë është penduar.

–   Shumica e madhe e të rinjëve, që bëjnë pjesë në rreshtat e partisë, janë penduar, mbasi e shohin me sytë e veta greminën në të cilën po e hedh qeveria nacionalçlirimtare atdheun e mjerë. Shumë prej të rinjve kanë mundur të largohen dhe të kthehen në vatrat e tyre.  Shumë të tjerë duan të largohen por nuk gjejnë dot rastin. 

Nacionalizmi shqiptar duhet të bëjë ç’është e mundur për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’a shpëtuar rininë nga kuçedrat e terrorit të këlyshëve të Dushanit e Miladinit.

Të gjithë të rinjtë që janë kthyer në shtëpitë e veta mbas thirrjeve dhe kërcënimeve që u bëri partia, u përgjigjën: “Mjaft më!” 

Unë largimin tim nuk e vendosa përnjëherësh, për një arsye, ose për një tjetër, por për shumë arsye. Ishin ngjarje dhe fakte të përditëshme, që si pikat e ujit njëra mbas tjetrës e mbushën kupën dhe u derdh. Me një vështrim retrospektiv të veprimeve, të luftrave, të krimeve të përditëshme, të djegieve e të rrënimeve ku mësova se e ashtëquajtura nacionalçlirimtare nuk punonte për çlirimin e atdheut, por për zhdukjen e racës arbënore.

Ikja nga rreshtat e Partisë është shumë e zorshme mbasi rrjeti i kontrollimit dhe i spiunazhit është shumë i fortë. S’ka njeri në rradhët e partizanëve që të ketë guximin t’i hapet shokut dhe t’i propozojë largimin, sepse e di me siguri se fjala e tij do të raportohet dhe si shpërblim të menjëhershëm do të hajë plumbin ballit.

Populli i Malësive nga ana tjetër është tepër i mërzitur prej një lufte të tillë, prej çkatërrimeve dhe prej rrëmbimit të bukës e i bagëtive që bëhen nga ana e çetave partizane. 

Brigada shumë, por vetëm me emër.

–  Brigadat janë të shumta por vetëm me emër pasi janë shpartalluar krejt. Ajo që qëndron më mirë në këmbë është Brigada e Parë, edhe kjo në sajë të Batalionit të Parë të formuar prej vlonjatësh e kurveleshas. Brigadë e cila vepron nën grushtin e tmerrshëm të katilit Mehmet Shehu. Brigada e Parë ka qenë njësia më e fortë e fuqive partizane, por edhe kjo u prish dhe u demoralizua nga grushtet e rënda që hëngri në Patos, në krahinën e Vlorës dhe tani në fund në udhëtimin që bëri në Gegëri, udhëtim i cili i kushtoi rëndë dhe i shkaktoi demoralizimin e partizanëve më të vendosur. 

Vlen të shënohet se një grusht tepër të rëndë Brigada e Parë e hëngri nga një fuqi e Ballit Kombëtar te Mali i Bardhë afër Qafës së Dardhës kur po kthehesh nga udhëtimi. Kjo fuqi e Ballit që komandohesh nga Muahrrem Kapllani që siç mora vesh më vonë përbëhej nga 120 vetë mundi t’i presë hovin Brigadës, ti shkaktojë shumë dëme dhe të mos e lërë të kalojë.

Pra sot çetat partizane nuk përbëhen më si më parë vetëm nga vullnetarë të rregullt, por nga turma të rekrutuara me zorr, e me frikë që luftojnë sepse nga mbrapa u qëndrojnë komisarët politikë me mitraloza e armë në duar që kështu e bëjnë të vështirë ikjen.

Shkaqet e luftës kundër Ballit Kombëtar.

–   S’ka asnjë dyshim se luftën kundër Ballit Kombëtar e çeli Nacionalçirimtarja. Shkaku ka qenë sepse u konstatua se masa më e madhe e popullit kishte prirje nga nacionalizmi dhe sepse Balli duke u organizuar çdo ditë, do ti përfshinte të gjitha forcat dhe energjitë e Shqipërisë. Partia Terroriste te Ballin Kombëtar shihte armikun më të madh jo vetëm si fuqi luftarake por edhe si fuqi morale intelektuale tepër të shëndoshë. 

Parrulla e të gjithë partizanëv ishte: “Duhet të bëjmë ç’është e mundur që t’a eliminojmë Ballin”.

Dushani, Miladini dhe Partia.

–   Fuqia më e madhe e partisë janë dy serbët: Dushani dhe Miladini. 

Roli i Dushanit ishte kryesor, sepse ishte ky që jepte udhëzime për t’i vënë në praktikë. Miladini ishte këshilltar politik dhe mendimtari i kësaj maqine të tmerrshme. Të gjithë krerët shqiptarë me rëndësi të kësaj organizate nuk ishin veçse kukulla, që zbatojnë në mënyrë të verbër urdhërat e serbëve. 

Këta dridheshin prej Dushanit e Miladinit dhe u bënin atyre shumë kallëzime e hipokrizira për t’i patur në konsideracion dhe për t’i graduar. 

Dëshpërimi dhe pasioni i krerëve terroristë.

–  Dëshpërimi dhe pasioni i krerëve të Partisë Terroriste ka mbërritur kulmin e tërbimit, kaq sa shpesh herë thonë që neve na nevoitet të hyjmë nëpër qytete vetëm dy orë, për t’u dhënë mësimin e fundit reaksionarëve shqiptarë. 

Merreni me mënd se ç’mynxirë mund të ngjajë sikur të realizohet ëndrra e këtyre të çmendurve.

Për hakmarrje kundër Polisit dhe Çermenikës që pengoi marshimin e Brigadës së Parë në udhëtimin e fundit, Mehmet Shehu është betuar se do t’i therë të gjithë meshkujt nga 6 deri në 60 vjeç.

Një thirrje popullit dhe rinisë.

–   Vllash Arapi, duke përfunduar deklaratat e tij u drejton këtë thirrje popullit dhe

rinisë shqiptare:

“Popull Shqiptar! 

Bashkoju i gjithë si një bllok nën hijen e Flamurit të Kastriotit dhe me besën e burrninë e të parëve që të karakterizon, vërsulju terrorit, se për ndryshe të presin ditë më të zeza. Duhet ta dish, se sot është në lojë ekzistenca e një rrace që ka mundur të shpëtojë gjatë kaq shekujsh invazionesh.

“Rini! 

Mblidh mëndjen, shtrëngo brrylat e rradhët se po të afrohet diktatura më e ndyrë dhe më e përgjakshme që ka parë faqja e dheut, në të cilën nuk do të jemi veçse skllevër dhe një turmë bagëtish”. 

Maj 1944.                                                                   Balli Kombëtar “ 8)

4. Vrasja e Vllas Arapit. 

Pas arratisjes nga Brigada e Parë, Vllas Arapi qëndroi me forcat e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Mesme duke propoganduar kundër terrorit dhe luftës civile të Partisë Komuniste. Pas çlirimit në vitin 1945 ai do të bashkohej me grupet antikomuniste që i bënë qëndresë regjimit komunist.

Për këtë arsye familja e Tol Arapit nuk shpëtoi as nga persekutimi i komunistëve të cilët me të ardhur në fuqi, në vitin 1945 “e mbajtën tre muaj në burg, atë edhe vjehrrën e tij plakë”. 

“Një ditë në rrugë Kadri Hazbiu takoi nënën e Vllasit, tek e cila gjatë luftës kishte ngrenë bukë disa herë. Ai e përshëndeti atë dhe i dha një pusullë ku shkruhej: “Xha Toli, i thoni Vllasit të dorëzohet dhe të pres me gëzim dënimin që do t’i japë Partia”. 

Por xha Toli nuk u dorëzua dhe nuk i besoi ish shokët komunistë të Vllasit. Në letrën e fundit ai i shkruante të birit: “Plumbin e fundit vetes. Nuk dua të të shoh në duart e këtyre. Më paç uratën. Toli” 

Gazeta “Flamuri” botim i Ballit Kombëtar në emigracion, në vitin 1950 shkruante: “Në Shqipërinë e mesme…, çetat e Vlash Arapit me shokë i banë të pa sigurta rrugët dhe atakuan sa herë me sukses e trimëri qendra e fuqi komuniste”. F. 185

Këta burra patriot si Vllas Arapi që e kundërshtuan me armë diktaturën komuniste u përndoqën me terror. Në saje të përndjekjes Vllas Arapi është vrarë natën duke u gdhirë 6 qershor 1946. Ai u vra me tradhëti nga agjentë të Sigurimit të Shtetit të infiltruar në grupet e rezistencës antikomuniste. “Vllasin e sollën të vrarë me qerre nga fshati Domës. Unë e pash Vllasin të vrarë në morg, i zhveshur, me shtatë plagë në trup. Fytyrën komplet të rregullt dhe trupin shumë të lidhur. E kam parë vetë dhembin e florinjtë në gojën e tij. Fshatarët thoshin se është trim mbi trimat. Për ta varrosur e mori policia. Pasi është vrarë Vllasi, është dorëzuar fshatari që ka qenë me të. Atë e mori Babë Myslimi në mbrjtje”, ka deklaruar zv/kryetar i Degës Brendshme të Kavajës. 

Familja e Tol Arapit u vesh me të zeza edhe Liria, e motra, që ishte partizane dhe komuniste u vesh me të zeza.     

5. Nuk e denim se do të dilte kështu… 

Ata që u munduan të eliminonin Vllas Arapin, lanë me lëkurën e tyre një pjesë farë të vogël të krimeve që kishin kryer:

Mehmet Shehu në dhjetor të vitit 1981vriste veten, në vilën e tij të sapo ndërtuar . Kadri Hazbiu, sipas tregimeve, kur e shpinin ta pushkatonin në të vërtetë kishte vdekur shumë kohë më parë nga torturat në hetuesi. Gjeneral Argjiri mbërthyer prej një krize të rëndë nervore po në ato kohëra , hidhej nga ballkoni i shtëpisë duke thirrur: “Nuk e denim se do të dilte kështu…” 

P Ë R F U N D I M

Sa herë që lexojmë ose shkruajmë për atë sistem çnjerëzor të diktaturës komuniste më vjen ndër mend ajo shprehja profetike e Luigj Gurakuqit, që pati fatin të mos i shihte shqiptarët se si vriteshin mes njëri-tjetrit gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, i cili do të shkruante që në vitin 1919-ën “Duhet ta dini ju shqiptarë se anmiqtë e atdhesë e të kombit tënë punojnë, siç kanë punuem gjithmonë…për me na qitun para botës…jo si një komb që meriton jetën e vet më vete, por si disa fise qi s’kanë pasun kurrë bashkim njani me tjetrin, si njerëz të egjër e të padisiplinë qi, po të lihen më vete, kishin me ngranë shoqi-shoqin për së gjalli…”9)

B U R I M E T:

  1. AQSH, F. 149.I, D. 450, f. 170-171
  2. Shih për më shumë: Tol S. Arapi “Që të bëhej Shqipëria”, albin, Tiranë 1996
  3. AQSH, F. 149, D. 1199, f. 120 – 121  
  4. AQSH, F. 153, V. 1943, D. 223, F. 10 – 14
  5. AQSH, F. 153, V. 1943, D. 283, f. 5
  6. M. Shehu Vepra të zgjedhura Vëll. I Tiranë 1981, f. 241
  7. Citimet janë marrë nga Fatos Arapi “Kush ishte Vllas Arapi”, “Dita 2000”, Tiranë 2000
  8. AQSH, F.270 APL, D.12, f.40
  9. “Historia e popullit shqiptar”, vëll. III, Toena, Tiranë, 2007, fq. 132 .

m

                                    Vllas Arapi në vitin 1942                   Vllasi partizan

E:\DCIM\100KM863\100_2614.JPG

Letra e fundit e Vllasit që u dërgoi prindërve nga arratia

E:\Rikuperim\Lufta, B. K.Trakte A. Çami 10.11.23\FEA-873\F.270APL---12-040.jpg

Trakti i Ballit Kombëtar me deklarimet e Vllas Arapit, në konferencat që ka mbajtur në Shqipërinë e Mesme. 

C:\Users\User\Documents\Enver\CAD-1EC\F.149-I-450-170.jpg
C:\Users\User\Documents\Enver\CAD-1EC\F.149-I-450-171.jpg

Vlonjat të internuar në Burrel ndërmjet të cilëve Tol Arapi kërkojnë lirimin.

E:\Rikuperim\Azis Çami 19.5. 2023 Kom. Brataj\BB1-DC2\F.688---7%28840%29-002.jpg

Tol Arapi uron Sulejman Delvinën, Luigj Gurakuqin etj.

C:\Users\User\Documents\Enver\CAD-1EC\F.149-I-450-206.jpg

Filed Under: Analiza

Naum Prifti, shkrimtari i të gjitha kohërave në QKLL

March 9, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Midis Dy Kohësh – takimi kushtuar shkrimtarit Naum Prifti në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë ditën e martë me 5 mars, – provoi se autori edhe pse i larguar dy herë – nga atdheu dhe nga jeta – ka vendin e vet tek lexuesi dhe në letërsinë shqiptare. Poetesha Mimoza Ahmeti e drejtoi bisedën me vajzën e shkrimtarit, Julika Prifti, ku ju dha hapësirë detajeve biografike të ndërthurura me disa nga momentet kyçe të krijimtarisë së tij këtej dhe andej oqeanit. I njohur si mjeshtër i tregimit shqiptar, ai krijoi një spektër të tere të zhanreve të artit ne sistemin e kaluar dhe pastaj në emigracion në Amerikë duke qenë gjithmonë, siç thoshte ai vetë, “në harmoni me veten e tij”. Krijuesja me personalitet origjinal, Mimoza Ahmeti e ka njohur autorin si shkrimtar dhe bashkëkohës të të atit, duke i dhënë një rrjedhje të natyrshme diskutimeve të folësve dhe mysafirëve të pranishëm në sallë

“Lëvruesi i disa zhanreve të letërsisë shqipe, Naum Prifti, linte gjurmë tek mua si për personazhet e rrallë në tregimet si Ndjekësi i Kuajve ashtu dhe për subjektet jotipike e të paharrueshem, ” tha Profesoresha Anila Mullahi e Fakultetit Histori Filologji, duke shprehur mendimet si lexuese dhe pedagoge.

“Pena e tij qëndronte lart të tjerave në dialog sepse Naumi mishëronte në to nuancat psikologjike të botës së brendshme të personazheve. Aty kishte aq shumë vërtetësi dhe dinamizëm sa nuk mund t’ju hiqje asnjë presje,” tha artisti Bujar Kapexhiu. Duke u kthyer në vitet ’70 kur realizoi filmin e parë të gjatë vizatimor Pika e Ujit me skenar të Naumit në Kinostudion Shqipëria e re, Bujari tha se komunikimi me autorin ishte i natyrshëm sepse “prej tij mësonim diçka, por edhe sepse ai dinte të na bënte të gjithëve të ndiheshim më intelektualë.”

Naum Prifti jetoi dy të tretat e jetës në Shqipëri dhe një të tretat në Amerikë por mbeti deri në fund një qind për qind rehovar. Ai u lind në 7 mars 1932 në Rehovë të Kolonjës. Dhe aty la amanet të kthehej një pjesë e hirit të tij nga familjarët. Dy nga vajzat, Julika dhe Rafaela, e çuan në vend dëshirën e fundit vitin e kaluar. Rehovarët shprehën admirim për mjeshtrin nga pena e të cilit buronte dashuria për vendin nga Tregime të Fshatit, Cikua dhe Beni e shumë krijime të tjera. Bashkëfshatari Vangjel Qirici foli me elokuencë për lidhjen e fortë të autorit me vendlindjen. Bardhyl Prifti, pjesëtar i fisit të Priftëllarëve, duke vlerësuar zotësinë e gurgdhendjes të burrave paraardhës e cilësoi “Naumin trashëgimtar të denjë të tyre në mjeshtërinë e gdhendjes së fjalës”. Ulur pranë tij, kushërira e Naumit, Liljana Cunga, pohonte me kokë.

Gjatë gjithë jetës Naumi gjente mbështetje te rrethi i shokëve dhe miqve ku flitej lirisht dhe ku mendimi i lirë nuk censurohej. Burbuqe Angjeli, vajza e shkrimtarit të ndjerë dhe mikut Dhimitër dhe Fati Xhuvani, ndjeu praninë e prindërve të saj në takimin për shkrimtarin. Aty secili pjesëmarrës hynte në lidhësen e kohëve dhe brezave prindër – fëmi. Xhuvanët, Nurët, Priftëllarët e atëhershëm tani nuk jane më, por kur Buqja, Besimi (Beci) Julika ecin në rrugën e bukur të miqësisë së prindërve.

Ndër figurat e adhuruara të Naumit, zë vend qendror familja Luarasi. Në fjalën e tij Petro Luarasi u përqendrua në prozën poetike të Naumit LISI shkruar për babain e tij Skënderin dhe filmin artistik Kush Vdes në Këmbë, të cilin Naumi ia kushtoi rilindësit nga Kolonja, martirit të gjuhës shqipe Petro Nini Luarasi.

Robert Çabej dhe shkrimtari kanë punuar në Divjakë në vitet 1967-1971. Ai dhe bashkëshortja Anida Çabej e kanë vlerësuar krijimtarinë shumëdimensionale të Naumit.

Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ishte entuziaste për takimin në këtë institucion të rëndësishëm të kulturës shqiptare, e ngritur në janar 2019. Puna koordinuese nga Anxhela Pasha e QKLL mundësoi takimin kushtuar Naum Priftit, për të shënuar 92 vjetorin e lindjes se tij.

Pjesëmarrësit Vojsava Thanasi, Mimika Balluku, Ferial Daja (entnomuzikoloke e shquar), erdhën të nderonin autorin dhe veprën e tij. Takimi vazhdonte në grupime të njohurish e të sapo prezantuarish të cilët merrnin njeri tjetrin për t’u fotografuar përpara aparateve ende duke diskutuar për humanizmin e Naumit, riedukimin në Divjakë pas ndalimit të dramës Rrethimi i Bardhë, përshtatje e shqipërime si Princi i Vogël, Gjigandi i Madh i Mirë, Çarli dhe Fabrika e Çokollatave, etj.

Bajram Karabolli, autor dhe përkthyes, e quajti Naumin Borges-in shqiptar. “Është thellësia psikologjike që e dallon mjeshtrin e madh të tregimit shqiptar, kjo është parabola e krijimtarisë së tij,” theksoi publicisti Stavri Trako teksa përshëndetej me të ftuarit që dilnin nga salla. Dy vajzat e autorit, Julika dhe Rafaela, e ndien të prekshëm admirimin dhe respektin për babain e tyre dhe për shkrimtarin e gjithë kohërave.

Filed Under: Analiza

GRUA – JETË DHE DASHURI…

March 9, 2024 by s p

8 MARS

8 GRA + 1 si pafundësi…

– nga Visar Zhiti –

Na jepni nëna të mira, të bëhemi fëmijë të mirë, – thoshin latinët. Të flasim për Rozafën e madhe?

Duke qenë 8 Marsi, dua të kujtoj gra të reja të epokave të reja, shqiptare, që i bënë ballë së keqes, u martirizuan…

Janë shumë, i kemi dhe shtëpive tona, më erdhi mrekullia e buzëqeshjeve të tyre. Po risjell për sot ato që përzgjodha një herë, nga ato të parat gra, që do të ishin shkrimtare, shkencëtare, juriste, muzikante, piktore, të laureuara dhe universiteve të Europës, morën dhe rrugën e shenjtërimit, por që diktatura e atdheut, – nuk them dot e burrave, e vëllezërve dhe bijëve të tyre i dënoi rëndë, deri dhe në pushkatim.

O tmerr, që ia kalon dhe ferrit! Fali, o Zot, se s’ditën ç’bënë!

Ato, të përkushtuara si është nëna, të afërta shumë si motrat, të bukura si e dashura, që bëhet gruaja, ikona ndritëse të gjitha, yje që na vështrojnë me sytë e tyre plot…

Po përkujtojmë 9 zonja të jetës në nderim të të gjithave.

1- Musine Kokalari,

shkrimtarja e parë grua në letrat moderne shqipe, studioi për letërsi në Universitetin “La Sapienza” në Romë, disidentja e parë grua në perandorinë komuniste. Bëri 18 vjet burg në Burrel dhe u shua në internim në Rrëshen, e braktisur.

2- Sabiha Kasimati,

shkencëtarja e parë grua, studioi për Shkencat Biologjike në Universitetin e Torinos, iktologe…

Në Tiranë, nga që u hodh një bombë artizanale në ambasadën e Bashkimit Sovjetik, pa dëmtuad asgjë, regjimi komunist nisi arrestimet, përzgjodhi 21 intelektuakë dhe një grua bashkë me ta, Sabihanë e bukur dhe i pushkatoi të gjithë. Ajo ra e fundit…

3- Erifili Bezhani,

avokatja e parë grua shqiptare, shkon bashkë me të motrën në Francë, ku studion fillimisht për Letërsi frënge dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin Alix-en- Provence, në Montpelier dhe Paris…

Në Atdhe e dënojnë me 20 vjet burg me “Grupin e deputetëve”. Poliglote, merrej me përkthime në burgun e Burrelit. Kur doli, punoi si fshesare rrugëve të Tiranës…

4- Dhora Leka,

kompozitore e këngëve partizane dhe e operas së parë shqiptare nga një gruaje. Studioi në Universitetin “Çajkovskij” në Moskë.

Nga pedagoge në internime të rënda, deri në rënien e perandorisë komuniste.

5 – Elena Gjika- Merlika,

gjuhëtare, studio për letërsi në Universitetin e Napolit..

Me Kryeministrin Mustafa Kruja -Merlika, kryeministër gjatë Luftës II Botërore, patriot dhe gjuhëtar, ndërkohë vjehrri i saj, bashkëpunoi për hartimin e Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe…

I dënuan të shoqin dhe i burgosën djalin, ajo, heroinë e heshtur, gjithë jetën e kaloi në internime, gjysmë shekulli.

Po Fjalori? U përvetësua nga socrealizmi dhe e zhdukën.

6 – Marie Tuci

Iu përkushtua Zotit, donte t’i shërbente njerëzve si murgeshë. Studioi në Kolegjin e Shkodrës të “Motrave Stimmatine”…

E arrestojnë dhe mes torturave të llahtarshne vdes.

Është shpallur “E lume” nga Selia e Shenjtë, Vatikani, në 2016, e vetmja grua mes 39 martirëve të Kishës Katolikë që i pret shenjtërimi.

7 – Tefta Tasi,

…e arrestojnë në internim, ishte nxënëse dhe e dënojne me tre vjet burg, se nuk donte të shkruante në hartim për Enver Hoxhën…

Në liri do të shkruante një libër me përralla dhe do të linte kujtimet e saj për të ardhmen..

8 – Adivije Alibali,

balerinë dhe aktore, luan në filmin “Skënderbeu” Mamicën, motrën e Skënderbeut, etj.

Kur dënuan me burg bashkëshortin e saj intelektual, ajo nuk u nda, por i qëndroi besnike dhe regjimi e internoi bashkë me fëmijët…

9- Suhade Cakrani,

Piktore, e bija e firmërarit të Pavarësisë, Hajredin Cakrani, ministër në qeverinë e parë. Ajo studioi për Artet e Bukura në Firence…

Mbas Luftës II Botērore fitimtaret do ta shkatërronin dinastinë e familjes së saj. Kur do t’i varnin vëllanë nacionalist në mes të qytetit të Fierit, ajo do të çante turmën, që edhe brohëriste e do binte më gjunjë para tij, duke i puthur këmbët shenjtërisht. E mbyllin në çmendinë, ku dhe shuhet atje.

Imazhi i saj artistik me kalin si kalorëse e bukurisë, me Pegasin me flatra, duket se të gjitha ato gra martire i çon qiejve parajsorë.

AVE të gjithave!

Filed Under: Analiza

DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE – 8 MARSI

March 8, 2024 by s p

Prof.Xhelal Zejneli/

Në Gjermani, në një pllakat për Ditën ndërkombëtare të grave, të datës 8 mars 1914 shkruan: “Këndej, me të drejtën e femrës për të votuar. Dita e grave, 8 marsi 1914. Grave, të cilat si punëtore, nëna dhe qytetare e plotësojnë detyrën e vet, të cilat tatimet e veta duhet t’ia paguajnë, si shtetit ashtu edhe komunës, për shkak të paragjykimeve dhe qëndrimeve reaksionare, u mohohen shumë të drejta qytetare. Lufta për këtë të drejtë të natyrshme të njeriut duhet të bëhet me vullnetin e fortë, të palëkundshëm të çdo femre, të çdo punëtoreje. Kjo luftë nuk duhet të ndërpritet apo të ndalet në asnjë çast. Prandaj ejani të gjitha, ju gratë dhe vajzat, të dielën më 8 mars 1913, në orën 3 pasdite, në tubimin e 9-të publik të grave“.
Dita ndërkombëtare e grave, në forma të ndryshme shënohet në shumë vende të botës. Me fjalë të tjera, është në datë me shtrirje ndërkombëtare.
Qarqe të caktuara konsiderojnë se kjo ditë ka rëndësi për Ditën e vetëdijes qytetare, për Ditën e grave dhe të vajzave, për Ditën e antiseksizmit dhe për Ditën e diskriminimit pozitiv. Kjo ditë festohet një herë në vit, më 8 mars.
Me Ditën ndërkombëtare të grave (Ditën e grave) ndërlidhen edhe festat: Dita universale e fëmijëve, Dita ndërkombëtare e meshkujve dhe Dita ndërkombëtare e punëtorëve.
* * *
Dita ndërkombëtare e grave (shkurtimisht Dita e grave) shënohet më 8 mars të çdo viti. Atë ditë festohen arritjet ekonomike, politike dhe shoqërore të pjesëtarëve të gjinisë femërore. Lindi si nismë e organizatave socialiste në periudhën para Luftës së Parë Botërore në luftën për barazi, për të drejtë vote si dhe për emancipimin e femrave. Për herë të parë Dita e grave është shënuar më 28 shkurt 1909 në ShBA, me deklaratën që e nxori Partia Socialiste e Amerikës. Me shënimin e Ditës së grave përkujtoheshin edhe ngjarje historike të rëndësishme, duke përfshirë edhe tragjedinë e shkaktuar nga zjarri në fabrikën Triangle Shirtwaist në Nju-Jork (New York) në vitin 1911, me ç’rast humbën jetën mbi 140 gra.
Pasqyra historike – Figura të njohura që ndërlidhen me Ditën ndërkombëtare të grave janë socialistja gjermane Klara Cetkin (Clara Zetkin, 1857-1933) dhe komunistja gjermane me prejardhje hebraike Roza Luksemburg (Rosa Luxemburg, 1871-1919).
Ideja për shënimin e Ditës ndërkombëtare të grave lindi për herë të parë në fillim të shekullit XX, në periudhën e industrializimit të shpejtë dhe të ekspansionit ekonomik kur për shkak të kushteve të rënda pune, shpesh organizoheshin protesta. Më 8 mars të vitit 1857, femrat e punësuara në industrinë e veshjeve dhe të tekstilit demonstruan publikisht në Nju-Jork (New York). Punëtoret e tekstilit protestonin për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta. Demonstratat i shpërndau policia. Dy muaj më vonë, po këto femra themeluan edhe sindikatën. Më 8 mars, protesta organizoheshin edhe në vitet vijuese. Më e njohur prej tyre është protesta e vitit 1908, kur 15.000 femra marshuan në Nju-Jork duke kërkuar orar pune më të shkurtër, paga më të mira dhe të drejtë vote.
Në vitin 1910 u mbajt në Kopenhagë konferenca e parë ndërkombëtare e grave. Kjo konferencë u organizua nga Internacionalja Socialiste. Me propozimin e socialistes së famshme gjermane Klara Cetkin* (Clara Zetkin) u përcaktua “Dita ndërkombëtare e grave“.
Një vit më vonë, d.m.th. më 1911, Ditën ndërkombëtare të grave e festuan mbi një milion njerëz në Austri, në Danimarkë, në Gjermani dhe në Zvicër. Këto ngjarje përkonin me zjarrin në fabrikën Triangle Shirtwaist në Nju-Jork, me ç’rast, për mungesë masash përkatëse të sigurisë, pati numër të madh viktimash. Në prag të Luftës së Parë Botërore, më 8 mars 1913, femrat e mbarë Evropës organizuan demonstrata paqeje.
Demonstratat me rastin e Ditës ndërkombëtare të grave në Rusi ishin hap i parë i revolucionit rus. Pas revolucionit të tetorit, revolucionarja dhe feministja bolshevike ruse, teoricienia e marksizmit Aleksandra Kolontaj i kërkoi Vladimir Iliç Lenininit (1870-1924) që 8 marsi të shpallet festë shtetërore. Gjatë periudhës sovjetike kjo datë përdorej për të shënuar „heroizmin e punëtoreve“.
Por, në shumë shtete komuniste kjo festë e humbi bazën e vet ideologjike dhe u shndërrua në rast për meshkujt për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj pjesëtarëve të gjinisë së kundërt. Në shtetet perëndimore Dita ndërkombëtare e grave ka shërbyer si amalgamë tipike e Ditës së nënës dhe e Ditës së Shën Valentinit.
“Dita e grave” në Çekosllovaki, gjatë regjimit komunist u shndërrua në parodi, kështu që pas revolucionit të plishtë – u hoq. Në Hungari ndërkaq, tradita për t’u dhuruar lule femrave, u ruajt edhe pas rënies së komunizmit.
“Dita e grave” sot – Në shumë shtete, femrave sot, krahas urimit zakonisht u dhurohet edhe lule. Simbol i Ditës së grave në Itali është mimoza.
Dita ndërkombëtare e grave në botën perëndimore kryesisht pushoi të shënohet në vitet ’30 të shekullit XX, pjesërisht edhe për faktin se e ndërlidhnin me komunizmin. Në këto vende, çdo të dytën javë të muajit maj, shënohet “Dita e nënës” për nder të nënës dhe të të qenit nënë.
Dita e grave ka mbetur festë shtetërore në Rusi, në Bjellorusi, në Ukrainë, në Kazakistan, në Kirgizi, në Moldavi, në Mongoli e në Taxhikistan dhe shënohet me lule e dhurata.
Por, në vitet ’60 të shekullit XX feministët përsëri filluan ta festojnë. Në vitin 1975 që u shpall si Vit ndërkombëtar i gruas, Ditën ndërkombëtare të grave Kombet e Bashkuara nisën ta festojnë zyrtarisht.
Ditën ndërkombëtare të grave sot e festojnë shumë organizata në mbarë botën. Disa prej tyre kërkojnë që kjo ditë të jetë festë shtetërore në të gjitha vendet.
* * *
Shënim: Roza Luksemburg lindi në vitin 1871 si Rozalia Luksemburg në Zamoshq afër Lublinit, në Poloni, në një familje hebraike. Ishte shtetase gjermane. Studioi në Universitetin e Cyrihut. Teoriciene e marksizmit dhe e socializmit demokrat, teoriciene e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, më vonë e Partisë Socialdemokrate të Pavarur të Gjermanisë.
Roza Luksemburg, Karl Libkneht* (Karl Liebknecht) dhe Franc Mering* (Franz Mehring) themeluan në Gjermani organizatën komuniste ilegale – Lidhja Spartakus (Lidhja Spartakiste). Nga ky grup marksist revolucionar-demokratik lindi Partia Komuniste Gjermane. Në janar të vitit 1919 Roza Luksemburg mori pjesë në revolucionin e pasuksesshëm në Berlin. Kryengritja shpërtheu përkundër mospajtimit të saj. Revolucioni u shua nga mbetjet e ushtrisë monarkiste dhe nga formacionet paraushtarake djathtiste, të njohur si frajkorë. Roza Luksemburgu, Karl Libknehti dhe qindra të tjerë u zunë, u torturuan dhe u pushkatuan. Teoria revolucionare e veçantë e marksizmit dhe e socializmit demokratik – luksemburgizmi, buron nga emri i saj.
Karl Libkneht (Karl Paul August Friedrich Liebknecht, 1871-1919) studioi drejtësisnë. Ishte eksponent i ideve marksiste, bashkëmendimtar dhe bashkëpunëtor i Roza Luksemburgut dhe i Franc Meringut. I përket Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, është një ndër themeluesit e Partisë Komuniste Gjermane. U pushkatua pas kryengritjes së pasuksesshme në Berlin.
Franc Mering (Franz Erdmann Mehring; Slawno, Poloni, 1846 – Berlin, 28.01.1919) sociolog gjerman, historian dhe historian i letërsisë, marksist dhe politikan radikal. Një prej udhëheqësve të krahut të majtë dhe teoricien i socialdemokracisë gjermane. Një prej themeluesve të Lidhjes Spartakiste dhe të Partisë Komuniste të Gjermanisë.
* * *
Shënim: Klara Cetkin, mbiemri i vajzërisë Ajzner (Clara Zetkin, Eißner, Viderau, Konfederata Gjermane, 1857 – Arhangelskoje, afër Moskës, 1933) ishte politikane majtiste gjermane me ndikim dhe luftëtare e të drejtave të grave. U shkollua për arsimtare. Bashkëmendimtare e Roza Luksemburgut. E mori mbiemrin e partnerit të saj, revolucionarit rus Osip Cetkin (Ossip Zetkin, Odesë, 1850 – Paris, 1889) me të cilin kishte dy djem. Në vitet 1899-1928 ishte e martuar me piktorin gjerman Georg Fridrih Cundel (Georg Friedrich Zundel, 1875-1948).
Prej vitit 1874 u lidh me lëvizjen e grave dhe të punëtorëve në Gjermani. Në vitin 1878 u bë anëtare e Partisë Socialiste Punëtore (Sozialistische Arbeiterpartei, SAP). Kjo parti u themelua më 1875 me bashkimin e dy partive paraprake: Asociacionit të Përgjithshëm Gjerman të Punëtorëve (ADAV), të themeluar nga Ferdinand Lasal* dhe Partisë Socialdemokrate Punëtore (SDAP) të August Bebelit* dhe të Vilhelm Libknehtit*. Më 1890 partia e ndryshoi emrin dhe u quajt Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD).
Në debatin mbi revizionizmin në fillim të shekullit XX, Klara Cetkin, bashkë me Roza Luksemburgun mban vijën revolucionare ekstreme dhe sulmon tezat reformiste të Eduard Bernshtajnit*. Gjatë qëndrimit në Paris luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e Internacionles Socialiste. Zhvilloi lëvizjen e femrave socialdemokrate në Gjermani.
Klara Cetkin ishte aktive në Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Më vonë hyri në Partinë Socialdemokrate të Pavarur të Gjermanisë (USPD). I përkiste krahut të ekstremit të majtë të partisë – Lidhjes Spartakiste nga e cila më vonë lindi Partia Komuniste Gjermane (KPD). Gjatë Republikës së Vaimarit (Weimarer Republik), në vitet 1920-1933 ishte deputete popullore në Rajhstag (Reichstag).
Më 8 mars 1911 organizoi kremtimin e parë të Ditës ndërkombëtare të grave. Në vitin 1915, krahas veprimtarive të tjera kundër luftës, organizoi në Berlin konferencën ndërkombëtare të grave kundër luftës. Gjatë luftës, për shkak të qëndrimeve kundër luftës, u burgos disa herë. Në vitin 1916 Klara Cetkin është një prej bashkëthemeluesve të Lidhjes Spartakiste dhe të Partisë Socialdemokrate të Pavarur të Gjermanisë (USPD) e cila, në vitin 1917 u nda nga partia nënë – SPD. Në janar 1919, pas revolucionit gjerman të nëntorit të vitit paraprak (1918), u themelua Partia Komuniste Gjermane (KPD). Klara Cetkin u bë anëtare e saj. Në vitet 1920-1933 ishte deputete e popullit në parlamentin gjerman. Më 1920 e intervistoi Vladimir Iliç Leninin (1870-1924) për “çështjen e femrës”. Në vitet 1921-1933 ishte anëtare e Komitetit ekzekutiv të Kominternit. Vdiq në Arhangelskoje afër Moskës. U varros në muret e Kremlit në Moskë.
Shënim: Ferdinand Lasal (Ferdinad Lassalle, 1825-1864) është jurist, filozof pruso-gjerman, veprimtar socialist dhe socialdemokrat. Lindi në Vrocuav, të Polonisë. Vdiq në Carouge të Zvicrës. U varros në Old Jewish Cemetery, në Vrocuav të Polonisë. August Bebel (1840-1913) është shkrimtar dhe politikan gjerman, socialist, socialdemokrat. Lindi në Deutz, Këln të Gjermanisë. Vdiq në Passugg të Zvicrës. Vilhelm Libkneht (Wilhelm Martin Philipp Christian Ludwig Liebknecht, 1826-1900) socialist dhe marksist gjerman, udhëheqës politik, bashkëthemelues i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. Eduard Bernshtajn (Eduard Bernstein, 1850-1932) – politikan, ekonomist dhe sociolog gjerman. Socialdemokrat dhe propagandues i ideve socialdemokrate, anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SDAP), teoricien marksist dhe revizionues i ideve marksiste.
Prof.Xhelal Zejneli
Photo by: https://www.americangreetings.com/

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT