• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TURQI, NGRIHET PERDJA MBI LLAHTARITË E ERDOGANIT

January 24, 2022 by s p

Nga ANTONIO FERRARI/

Kisha fikur dritën e kisha detyruar veten të heshtnja mbi një mijë fëlligështi që njoh, e mbi të cilat njoftohem vazhdimisht, në Turqinë e diktatorit-president-sulltanit Rexhep Taip Erdogan. Ishte kthyer pothuajse në një ankth. Por tani nuk mundem më të hesht. Lajmet dhe videot, që shumë turq guximtarë më dërgojnë, janë me të vërtetë të përbindëshme. Vëndi që e dashuroj prej kohësh është kthyer në një burg gjigand e mizor, hyrje vdekjeje lartësisht të mundëshme. Kush përfundon në burg, përveç dhunimeve të çdo lloji, shtyhet në vetëvrasje. Janë qindra të arrestuarit që kanë treguar forcën për të thënë të vërtetën e që shkojnë të shumëfishojnë numërin e atyre që parapëlqejnë të heqin dorë nga jeta, duke u vetëvarur, më mirë se sa të qëndrojnë nën poshtërsinë e diktaturës së pamëshirëshme. Nuk flas për fakte që kam paditur  prej vitesh. Nuk flas për shitje apo dhurime tokash turke për të pasuruar të vetmin pronar dhe sejmenët e tij. Nuk flas për bisedën telefonike ndërmjet Erdoganit e të birit, në të cilën ai i kërkonte të zhdukte më shumë se 20 milionë dollarë, frute të trafiqeve të paligjëshme. Nuk flas për doktoratin qesharak në filozofi të Universitetit të Bolonjës të birit (objekt i një hetimi gjyqësor), i regjistruar vetëm për t’i dhënë mundësi të arrinte Zvicrën me shpejtësi për të depozituar plaçkën e vjedhur. Nuk flas për paratë e paguara nga Bashkimi evropian Ankarasë për të shmangur një mësymje të ikurish. Nuk flas për atë që Ankaraja bën në Kurdistan kundër pakicës guximtare kurde. Nuk flas për një politikë të jashtëme të shthurur. Heshtje përvëluese mbi gjithshka. E megjithatë kam besuar gjithënjë në një gazetari të vërtetë, të përbërë nga kronika, shkrimi i mirë e aftësia për përimtim e për ide. Por besomëni. Kurrë nuk do të përfytyroja zinxhirin e llahtarive që më tregojnë e më dokumentojnë. Miq gjykatës që kanë arritur t’i shpëtojnë arrestimeve, ikin për të shpëtuar kokën. Në 16 mars të këtij viti “Çështja Drejtësi” në Turqi ishte paditur nga Komisioni i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara. Mendoni se në 2020, 283.000 njerëz ishin arrestuar, me urdhër të Erdoganit, sepse ishin paditur për terrorizëm. E mendoni se në fillim të 2021 numëri ishte rritur në 597.783. Një lager i përbindshëm. E them me zemër të copëtuar sepse kisha besuar në fillim në reformizmin e Erdoganit. Kur ishte kryetar bashkie në Stamboll, madje edhe kur arriti të bëhej kryeministër. Kishte qënë një iluzion. E kam njohur mirë diktatorin-sulltan,  e kam intervistuar katër herë, veç të dëgjuarit e të rrahurit të gjallë të mendimeve me të gjatë disa konferencave për shtyp në Stamboll e Ankara. Disa vendime, i sapo zgjedhur president, më kishin çatrafilluar të tjerë më kanë shkandulluar. Fëlligështia që kishte shpikur sulltani  në natën e të hamendësuarit grusht Shteti, fëlliqësi që kishtë bërë botën të rrënqethej, ishte me të vërtetë e tepërt. Kisha arritur të zbulonja, me disa telefonata të rëndësishme, dhe jo nga celulari i mbikontrolluar i imi, se Erdogani ishte me pushime. Nuk ishte në fluturim, duke i kërkuar strehim politik udhëheqësve të gjithë Evropës. Nuk do të ish kthyer në Ankara por në Stamboll, duke shpresuar se do të kishin fituar guakët syleshë. Luajta atëherë, në prag të ditëlindjes sime të shtatëdhjetë, të gjitha letrat e besueshmërisë sime.  Nuk do t’i kisha flijuar kurrë për një lajm mahnitës të pamundur. Një ditë më vonë ishte bërë një gjeni, gjithmonë pamundësisht. Që nga ai çast Erdogani në mëndjen time ishte shndërruar në pothuajse kriminel. Sot do t’a hiqnja fjalën “pothuajse”. Çdo lloj përbindshmërie në Turqi është e mundur. Evropa që i shet armë duhet të turpërohet. Me që ra fjala Giorgio Gaber këndonte “Më dhemb bota”. Sa është e vërtetë e sa më mungon o Giorgio, miku im i dashur.

“Corriere della Sera”, 9 janar 2022     Përktheu: Eugjen Merlika    

Filed Under: Ekonomi

SHQIPËRIA “VUAN PËR TRANSFORMIM, JO PËR RRËNIM”KRYEZAPTUES, PUSHTUES, GRYKËS DHE TË PA SHPIRT

January 20, 2022 by s p

Dr. Ndoj Mehilli/


Dje pamë një akt të shëmtuar, të tmerrshëm të dhunës bashkiake, shtetërorë dhe policore mbi banorët e 5 Majit, me qellim ndërtimin e një blloku të ri apartamentesh, të maskuar me një mjeshtri të pa shoqe nën maskën se aty do të ndërtohet bllok banimi për ata që iu shemben shtëpitë gjatë tërmetit, a thua se s’ka tokë kund mbi dhêpër me ndërtu, pa shemb shtëpitë e qytetareve soveran tëkëtij vendi. Pra,aq specialistë, dhelpra janë në të keqe dhe në krijimin e imazhit të propagandës, sa edhe vetës ata naj buzëqesh nunukatshëm,kur sheh se ja kalojnë vet atij, krijesat e tijmjerane, në dredhi. Këta janë ndjekës fanatik të paskrupuj të formulës Makiaveliste: “qëllimi justifikon mjetin” me çdo çmim. Me pak fjalë këta, klasa politike, janë mjeshtret e së keqes, dhe ky kryemjeshtri.Justifikimi diabolik, shembim shtëpitë e të tjerëve, i nxjerrim me dhunë e presion (gjë që ndodh shpesh në Tiranë e gjetiu, pavarësisht se heshtin mediat dhe shoqëria) jashtë, pa ju pas bërë të qartë se sa e si do të përfitojnë atë që me të drejtën e zotit u takon, për t’u ndërtuar shtëpi të reja me të drejtë dhe në mënyrë të lavdërueshme për ata që humbën çdo gjë në pak sekonda në tërmetin rrënimtar që preku para dy vitesh vendin tonë. Pra në mënyrë dhelpërake e bishtnuese fshihen pas faktit se do të justifikohen para opinionit publik duke e shitur sapunin për djathë, me justifikimin human se po ndërtojmë shtëpi për ata që ngelen në mëshirë të fatit pas tërmetit. Kur në fakt në thelb fshehin interesat e tyre ekonomike, se për humanizëm as nuk duan të ja dinë. Ndërkaq, Lali Eri doli dhe tha në një deklaratë publike se zaptuesit, shpellarët, siç i quan ai dhe shpura e tij, këdo që flet gjuhën e lashtë tëpellazgo-iliro-shqiptarëve gegnishten, me qellim përplasjen dhe përçarjen e shqiptarëve, nuk mund të pengojnë a ndalojnë zhvillimin e qytetit. Justifikim diabolik, hipokrit, i ndyrë dhe i shpifur. Qytetarët nuk janë zaptues, por soverani, ti je kryezaptuesi i bashkisë dhe jo vetëm dhe pabukësi që ka harruar të shkuarën dhe ka harruar të shikoj veten në pasqyrë në mënyrë që të behet më njerëzore dhe më human.E dini pse është krye hipokrit? Sepse ky ka kthyer çdo hapësirë publike, çdo centimetër tokë me presion e me dhunë në shesh ndërtimi, duke rrënuar përfundimisht, sepse rrënime ka marrë me kohë e me vakt kryeqyteti i shqiptarëve, infrastrukturën urbane të Tiranës, gjë që ka ndodhë në të gjithëShqipërinë, ku më shumë e ku më pak. Ky thjesht po i jep dorën e fundit. Që të mos keqkuptohemi nuk jam kundër ndërtimit, por jam kundër rrënimit, pra ndërtimeve pa plan urbanistik të mirë studiuar, sepse ndërtimet katrahurë në këto momente që flasim janë një dëm ekonomik që vetëm në Tiranë kap shifrën e 300-500 miljon eurove. Pra këtë dëm do t’i duhet ta zgjidhë disi kushdo që do të dojë të mirëqeverisë nesër. Pra këtë faturë të çmendur rrënimi sa do vonë që të shkojë do ta paguajnë shqiptarët, jo zaptuesit e institucioneve a pushtuesit e tyre.O shqiptar me besoni se ai dhe shpura e tij nuk do të ja dijë fare për zhvillimin e Tiranës a Shqipërisë, sepse një qytet i ndërtuar në mënyrë të shëmtuar dhe të tmerrshme nga pikëpamja arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore është një gërmadhë lufte. Kësisoj një qytet i shëmtuar urban nuk mund të jetë kurrë njëqendër që zhvillohet ekonomikisht dhe vizitohet nga të huajt, apo banohet mëëndje nga shqiptarët, të cilët sapo vjen fundjava ikin nga Tirana si djalli nga temjani. Eh po kush jeton në shëmti – ferr? Vetëm satanaj dhe shpirtrat e tij të këqij.Kushdo mund ta vërtetoj këtë gjë, mos më besoni mua, thjesht mjafton të shikojë ndërtimet e reja e të vjetra nga Dajti, e sidomos ato që po marrin hapësirat e rrënojnë edhe të vetmin vend të gjelbëruar të Liqenit Artificial të Tiranës. Kësisoj kushdo që ta marr nesër në drejtim Tiranën do ta ketë të pa mundur ta kthej në një qytet normal e të jetueshëm si e gjithë bota perëndimore ku medemekëndërrojmë të shkojmë, megjithëse shkapërdahemi në drejtime të tjera si vaji në lakra. Pra nuk bëjmë as shtet, as ligj, as nuk ka barazi, as zbatim të ligjit, shkurt qeverisemi si vend i botës së tretë, nën formulën lapidarë: kap ça të kapish, si çakaj të uritur.Pyetja lind vetishëm pse ndodh kjo? Për faktin se nuk ka më askund hapësira publike, lulishte, paqe lodrash për fëmijë si në të gjithë botën, ku nuk ka kund bllok pallati pa lulishte a park lodrash për fëmijë, edhe njëqytezë greke (s’po shkojmë fare mënëperëndim, sepse nuk do qëndronte dot krahasimi) i ka këto parametra infrastrukturorë. Në këtë mënyrë këta mjeranë, përveçse kanë vrarë një shoqëri të tërë, (më dhimbsen ata pak të drejtë, sepse shumica këtë meriton, meqenëse i voton dhe ndjek, për shkak se thuhet se çdo popull ka ata politikanë që meriton) po vrasin ëndrrat dhe zhvillimin normal të jetës së fëmijëve pa lojëra, pa kohë të lirë, pa aktivitet fizik, pa bukurinë e natyrës. Shkurt po rrënojnë jetën e secilit prej nesh.Ata nuk e dinë se Bokacio i madh na mëson se “sa herë i biem ndesh natyrës aq herë na bie ndesh ajo neve”. Në fakt natyra po e bën punën e vet, sepse porriten fëmijë obez, aziatik, fëmijë të ngathët, fëmijë që jetojnë pa bërë jetën normale të fëmijës, njohin e dinë fjalën stres, madje vuajnë nga stresi. Sëmundjen e zezë të shekullit të satanajt. Ndërkaq rriten dita-ditës për shkak të ndotjes sëmundjet kancerogjene. Mirëpo shëndetësia heshte po ashtu edhe prostitutat mediatike dhe intelektuale që mbushin gjepat me para gjaku, si Juda.Ndërkaq e dini pse e bëjnë këtë? E thjesht fare ata jetojnë nëpër vila luksoze me pishina, hapësirë marramendëse prej sheikësh, me salla lodrash e hapësira sportive,mirëpo për fëmijët tuaj ata thonë: ala nuk i “ka zënë makina” duke luajtur me top buzë ndonjë apartamenti. Gjë që ka ndodh shpesh mjerisht. Ata e dinë këtë gjë, ama vazhdojnënëtë keqen, thjesht për ca top letre më shumë, se në botën tjetër na mëson që na lashtësi Aleksandri i madh se nuk marrim dot gjë me vete, as ar, as mbretëri, as katandi. Shkurt e shqip nuk duan të ja dinë fare. Jo më kot them se këta janë më të këqij se satani. Më besoni edhe ai mallëngjehet e ngazëllehet e nunukat në zgërlaqje kur sheh se si vepron Lali dhe shokët e tij të sistemit.Edhe për policët e kam një fjalë: mos e shitni shpirtin për një rrogë skllavi, sepse po t’u vinte dikush që të shemb shtëpitë tuja si do ju dukej?! E tmerrshme. Prandaj mos u bëni aq të zellshëm në shërbim të sistemit dhe të keqes, cila do qofte ajo. Aktet e djeshme që po trumatizojnë shoqërinë, janë tëturpshëm dhe sharlatanë, ku shfaqet tmerrshëm fytyra e pangopësisë, grykësisë dhe makutërisë së këtij sistemi satanik dhe antinjerëzore. Kryezeza i bashkisë nuk di gjë tjetër përveç se të rrënoj çdo gjë që i del para, me qellim rritjen e pushtetit të tij dhe pasurisë së tij dhe shpurës kriminale që ishkon pas. Mos e dhentë zoti të bëhet kryeministër siç pretendon, sepse ky do jetëkrye hajduti me 70 hajdutët nga pas që do ta rrjepin keq këtë vend. Uroj që propaganda mos tua mbyllë sytë e dijes dhe dritës shqiptarëve, të gjorë.Gjithë aq kjo qeveri (nëse është e përfshirë) të ndaloj urgjentisht së dhunuari qytetaret me justifikimin se nuk ka opozite. Ta dije se opozita është populli dhe çdo njeri i drejte i këtij vendi. Opozita jam unë edhe sikur të mbetem i vetmi mbi dhe e të shuhet bota. Ndërkaq, lojëra të tilla dhe shfaqje të shëmtuara, mendoj, biles jam i bindur se ishërbejnë atyre që duan destabilizim të vendit në shërbim të forcave të errësirës. Kësisoj USA vepro një orë e më parë.Ky mjeranqë fshihet nën petkun e butësisë, buzëqeshjes fallcodhe tëëmbëlsisë së shtirur – hipokrizisë, në fotot e pedofilisë politike, si dikur diktatori Hoxha me gra, plaka e fëmijë, duhet të shkoje në burg. Model i neveritshëm propagande të një sistemi të fëlliqët dhe të mjerë si ai.Oh, po si mund të prodhojë e keqja të mirën? A ka ndodhë ndokund në histori një gjë e tillë? As nuk ka ndodhë as nuk ndodhë në përgjithësi, përveç rasteve përjashtimore, ku ndërhynë fuqia Hyjnore (megjithëse nuk ka kurrfarë ngjashmërie me këtë rast), sepse populli me të drejtë thotë “me kallzo me kë rri që të them se kush je”.Mirëpo pyetja që shtrohet natyrshëm është opozitezeza ku ndodhet apo ndajnë fitmet bashkë me të gjithë klasën politike prej 30 vitesh? Sigurisht që po. Kësisoj përfitohet heshtja e përjetshme dhe rrënimi i vendit.Në fakt e vërteta është se këta janë një sistem, grinden, rrihen, vriten, shahen e pështyhen në media e sy të publikut, por në skutat e errëta, larg syve të publikut, ata bëjnë kërdinë, pazaret dhe marrëveshjet i bëjnë bashkë. Kësisoj kushdo që ju del kundër ideve të tyre rrënimtare, ata janë të gjithë bashkë kundër tij, sepse i bashkojnë së bashku vetëm një gjë interesat ekonomike, se sa për Shqipërinë e shqiptarët ata nuk duan t’ja dinë, a thua se janë pushtues. Mjerisht nuk u lënë gjë mangët për nga shkalla e rrënimit as pushtuesve.Ndërkaq, ata i bashkon shitja e interesave kombëtare dhe njerëzore, tradhtia, makutëria, pangopësia, grykësia dhe PASHPIRTËSIA, në favor të interesave të tyre personale familjare dhe klanore. USA ku je bre pash Zotin pse hesht? Veproni shpejt se na u shpif vendi e kushdo tjetër.Meqenëse padrejtësia nëkëtë vend ka mbërrit kulmin atëherë duhet të shkojmë unë e ti, ai e ajo e çdo shqiptar i ndershëm me i dalëpër zot ati që lypëdrejtësinë. Kjo është shoqëria perëndimore – shoqëria e lirisë.Me këtë formule të thjesht kanë ecë para ata. Megjithëse jo përmerita tëtyre, por tëJezusit, i cili thotë: “mos ja bëni kujt atë që nuk do doje tëtë bënte njeri”. Devizë mbi të cilën është ngritë thuajse gjithë filozofia moderne që njohim ne sot. Oh bre shqiptarë ne kemi nevojë që ta shndërrojmë në kulturë devizë jetike që nëse i bëhet padrejtësi dikujt më bëhet edhe mua. Po nuk u bëme të tillë kemi marrë fund si shoqëri dhe komb.
Në rrethana të tilla tragji-komike të vendit tim i bëj thirrje në mënyrë publike Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bushve, Biden, Republikanëve (të madhërishëm në dritë dhe liri që i dhanë fund skllavërisë së satanajt) dhe Konservatorëve ku do në botë dhe ambasadës Amerikane në Shqipëri të ndërhyjë menjëherë dhe të ndaloj rrënimin urban, infrastrukturor, njerëzor dhe kulturor të këtij vendi të shndërruar në ferr nga dora njerëzore. Nga ana tjetër SPAK të veproj dhe të arrestoj këdo që rrënon vendin, qofsha edhe unë. USA ka ardhur koha që njerëz të pushtetit të shkojnë pas hekurave. Kësisoj, ju bëj thirrje në mënyrë publike arrestoni rrënimtarin dhe shpurën pas tij, sepse faktet nuk mungojnë po të doni, mjaftojnë 200-300 mijë euroshat për çdo leje ndërtimi – 10% i tij dhe sistemit. Shkurt arrestoni çdo rrënimtar. Shqiptarët presin rezultate.Me të drejtë Shën Pali na mëson diku se “Bota/njerëzimi vuan për transformim, jo për rrënim”.Sidoqoftë, Zotin dhe të mirën nuk e ka mundur kurrë e keqja!

Filed Under: Ekonomi

HAP NJË KAPITULL TË RI ÇDO VIT

January 18, 2022 by s p

Nga Jeff Brindley

Nuk jam njeri që ulet e bën plane se ç’do të nakatosë çdo vit të ri. Nuk kam asgjë kundër planeve që bëjnë njerëzit, veçse përgjatë dekadave kam parë sesi njerëzit nuk iu përmbahen atyre. Po, kam vite mbi supe. Problemi që kam me planet që bëjnë njerëzit  për vitit të ri është se janë të vështira dhe të shpejta. Njerëzit ose ju përmbahen atyre ose nuk i përmbushin. Ma do mendja se të kesh një objektiv nuk është gjë e keqe por puna është se një objektiv është një fjalë që i jep vetes dhe një fjalë e dhënë vetes është më e vështirë të mbahet sesa një fjalë që i premtohet dikujt tjetër. Sapo objektiva nuk përmbushet njerëzit thjeshtë nuk përpiqen të bejnë ndryshime në jetën e tyre e të ecin përpara. 

Në vend të objektivave më pëlqen të synoj për fillime të reja ose ndryshime të konsiderueshme. Për mua fjalët kanë rëndësi. Kur fillon diçka të re mund të kesh një ditë kur gjithëçka nuk shkon si duhet dhe fillon prap nga e para.Kur bën ndryshime të mëdha mund të kesh një ditë kur nuk bëre gjithëçka që duhej të bëje. Thjesht fillon prap sërish ditën tjetër në çfarë kishe ndërmend të bëje një ditë më pare. 

Eshtë me llogjike apo jo? Për shembull të marrim mos pirjen e duhanit. Mund t’i vesh vetes një synim që të mos pish më duhan. Synim fantastik. Por c’ndodh kur ke një ditë të mënxyrë e pi dy tre cigare? A thua “eh kaq a pat kjo punë po filloj të pi cigare prap”. Natyrisht që jo. Duhet të fillosh ditën tjeter prap me synimin të mos pish cigare. Duhet të jet ë një fillim i ri që të qëmtosh të përmbushesh. Ditë e re kismet i ri.

A keni ndërmend të hapni një faqe të re në 2022? Cfarë do të perfshijë: shëndetin, mospirjen e duhanit, më tepër ushtrime? Po sikur të përfshijë dhe një faqe të re për financat personale? Vë bast që jo shumë veta kanë ndërmend synimet financiare apo të fillojnë dicka të re financiarisht në vitin 2022.

Ka shumë subjekte brenda Fillimeve të Reja Financiare. Si gjithë planet ato duhet të jenë specifike, të matshme, të realizueshme, jo pa lidhje dhe brenda një kohe të caktuar. Më tej këto qëllime duhet të jenë të shkruara, e bardha në të zezë. Duket se të shkruarit e qëllimeve që dëshiron të përmbushësh i bën ato konkrete dhe të tilla që t’i shikosh herë pas here e të masësh ecurinë  drejt përmbushjes së tyre. 

Ka shumë pikësynime financiare që dëshiron të realizosh. Disa përfshijnë buxhetin, pagesën e kartave të kreditit, hapjen e një llogarie bankare vetëm për rast urgjence.  Pikë-synime të admirueshme. Më poshtë do të ravizoj disa pikësynime financiare që mund të filloni në vitin 2022. Të jem i qartë nuk do të thotë të filloni në Janar. Mund të filloni në çdo ditë të vitit.  

Si  shembull po jap një paragraf të shkruar të një pikësynimi  financiar. Në 31 Dhjetor, 2022 dua të kursej në llogarinë bankare për pension $6,000. Siç e shikoni plani është specific, i matshëm, i realizueshëm, ka lidhje me situatën tuaj, dhe është brenda një kohe të caktuar.  Ky lloj plani  duhet të përmbajë edhe se çdo të bëni për ta realizuar atë! Për ta përmbushur këtë plan duhet një strategji buxhetore. 

Për  shembull, mënyra me e mirë për të venë mënjanë para që të kurseni $6,000  është ky: Viti ka dymbëdhjet ë muaj. Pjesto $6,000 me 12 dhe rezultati është $500. Kështu të duhet të vesh mënjanë $500 dollarë çdo muaj të kursesh $6,000 në fund të vitit. Duke pasur këtë parasysh në letër mblidh tërëtë ardhuarat mujore. Pastaj, hiq tërë shpenzimet mujore. Ndonjëherë njerëzit nuk e kanë të lehtë të kujtojnë tërë shpenzimet. Kështu zakonisht unë rekomandoj që njerëzit të mbajnë me vete një bllok shënimesh për një muaj ku të shënojnë tërë shpenzimet e muajit. Kjo përfshin pagesën e shtëpisë apo qeranë, pagesën e makinës, taksat e të ardhurave, taksat e pronësisë, sigurimet e makinës dhe madje dhe sa shpenzon për kafe cdo muaj apo snacks kur mbush makinën me benzinë.

 Në rastin kur plani është të kursesh $6,000, fillo me $500 në muaj si shpenzim që ti duhet të kursesh për pension. Ky princip quhet “Paguaj veten më are”. Me te vënë $500 në rreshtin e shpenzimeve më pas mund të zbresësh tërë shpenzimet e tjera. Nëse të mbeten para më tëper pas heqjes së shpenzimeve gjasat janë se do të mund të arrish të kursesh $500 në muaj. Nëse nuk të mbetet asgjë atë -herë shiko buxhetin dhe shiko ku të mos shpenzosh. Mbase është e mira të fillosh të besh kafenë në shtëpi në vend që ta blesh te kafeneja. Cfarë do që të jetë shiko ku mund të kursesh,  kështu të mund të arrish tëkursesh  $500 në muaj pra të kursesh $6,000 në vit. 

 Së fundi, sekreti është të shënosh ku shkojnë paratë kundrejt buxhetit që ke. Kjo do të thotë të shë- nosh tërë shpenzimet për muajin dhe të mbash shënim sapo kursen për pension. Nëse po kursen $500 në muaj atëherë do të arrish objektivin  e kursimit të $6,000 në vit. Nëse nuk po ia del të kursesh $500 në muaj atëherë shiko ku mund të bësh ndryshime në shpenzime. Ka gjasa që në disa muaj mund edhe të mos kursesh e rëndësishme është të fillosh përsëri të kursesh, sepse ky është një kapitull i ri që mund të fillohet në cdo kohë e jo një plan i Vitit të Ri që po nuk u mbajt harrohet.

Në fund të fundit synimi është që t’i vesh paratë aty ku ju dhe bashkëshortja apo bashkëshorti, nëse e keni, dëshironi t’i vini. Ju duhet të keni mundësinë të mbuloni tërë shpenzimet tuaja, ç’nevojitet e ç’ju duhet, si dhe të kurseni për pension. Në kohën që jetojmë ka shumë kompani që nuk ofrojnë kursime për pension kështu duhet të mendoni vetë për të kursyer për pensionin tuaj.

Mbase ky vit do të fillojë për ju me një faqe të re ose me një ndryshim të madh.  Krijo një plan sesi do të  kursyesh shumën që dëshiron.. Madje edhe shkruaj në plan se ç’do të bësh për të rifilluar të kursesh nëse nuk i përmbahesh planit një dite apo një muaj. Nëse  këmbëngul  për të bërë diçka ndryshe fillo nga e para sërish. Jeff Brindley është këshilltar financiar tek RWS Financial Group. Ai kontribuon këtë kolumn financiar çdo muaj tek Gazeta Dielli. Ju mund ta kontaktoni Jeff tek numri i telefonit 833.799.4636 ose tek email Jeff.B@RWSGroup.org 

Securities offered through Registered Representatives of Cambridge Investment Research, Inc. a broker-dealer, Member FINRA/SIPC. Jeffrey Brindley, Investment Advisor Representative, Cambridge Investment Research Advisors, Inc. a Registered Investment Advisor. RWS Financial Group is not affiliated with Cambridge Investment Research.

Filed Under: Ekonomi

HESHTJE E SHKATRRIM PAFUND: KUSH E SHEMBI MONUMENTIN KU U KUNORZUE GJERGJI MADH?

January 17, 2022 by s p

ANd9GcQW96wU2oy2KJS4qU6s1jRV2Vcv8y_Q1k2JpLVafYq18DqaAgiNnA

KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361

Pergatiti Fritz RADOVANI:

Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Donika…

Ndoshta edhe sot vazhdon me u dridhë toka e Shqipnisë së 1967, kur “anadollakët” e shekullit të XX, u kujtuen se në ata Troje të lavdishme dhe të lame me gjak, duheshin shembë të gjitha Ato Kisha Monumentale shekullore të Shqipnisë Martire! 

Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut të Dejës…”, dhe per këte veper terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh e Shkodres nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri. 

“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha!” 

Europa vazhdon me “heshtë”! Shqiptarët heshtin… Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend! “Rilindja” u ka sigurue pa triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue. Me kusht: “Vetem të shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit –  Skenderbeut dhe Nanë Terezes !” A doni edhe dokumenta? 

Edhe dokumentat ja ku i keni: 

JA TESTAMENTI I ANADOLLAKUT TIRAN EVER HOXHA: 

Tiranë, më 27 SHKURT 1967: 

letra kleriket

Shenim F.Radovani: Falnderoj botuesin e letres së plotë të diktatorit:http://www.panorama.com.al/zbardhet-letra-sekrete-e-enver-hoxhes-kleriket-me-perjashtim-te-katolikeve-jane-injorante-dine-lutje-permendesh-si-hoxhallaret-por-do-i-rrafshojme-nga-faqja-e-dheut/Melbourne, 16 Janar 2022.

Filed Under: Ekonomi

SIGURIA USHQIMORE ME ORIGJINË SHTAZORE DHE FINALIZIMI NË ORGANIZMIN E NJERIUT

January 11, 2022 by s p

Dr. Ardita Hoxha (Jahja), Menaxhere e Kërkimit Shkencor dhe pedagoge në Universitetin e Shkencave Aplikative Savonia në Finlandë flet për “Diellin” e Vatrës në New York, në një rrëfim ekskluziv dhënë Editorit Sokol Paja, flet për sigurinë ushqimore në nivel global, konsumatori, projektin e kërkimit shkencor që të përdoret ushqimi i duhur me qëllim që emëtimet e metanit dhe azotit në mjedis të reduktohen. Dr. Ardita Hoxha (Jahja) udhëheq kërkimin shkencor në fushën e zinxhirit ushqimor, dhe ligjeron lëndët si: mirëqenia e kafshëve, bujqësia në nivel global dhe sfidat në zinxhirin ushqimor.

PROJEKTI QË SYNON TË RRISË EKSPERTIZËN E NEUTRALITETIT TË KARBONIT TË FERMAVE BLEGTORALE

Ndryshimet klimatike janë një shqetësim gjithnjë e në rritje në mbarë botën. Për ta frenuar atë, ka nevojë për të gjetur zgjidhje të arsyeshme. Emetimet e metanit nga ripërtypësit dhe çështjet e mirëqenies së kafshëve në veçanti janë shqetësuese si për fermerin ashtu edhe për konsumatorin. Masat për nxitjen e sekuestrimit të karbonit janë fokusuar në prodhimin e bimëve. Nga ana e ushqimit të kafshëve, ka shumë pak risi në reduktimin e metanit nga tretja, duke synuar rendiment dhe rrjedhimisht gjurmë të ulët karboni. Grupi ynë kërkues  synon të gjejë mënyra të reja për të reduktuar emetimet e metanit nga blegtoria. Janë marrë rezultate premtuese nga bota mbi efektet e thëngjillit të drurit (biochar) në fiziologjinë e ripërtypësve. Përveç kësaj, plehu i bagëtive që përmban biokarbon dihet se përmirëson gjendjen në rritje të tokës në afat të gjatë. Në ushqimin e kafshëve, biochari është raportuar se përmirëson efikasitetin e ushqimit dhe shëndetin e përgjithshëm të ripërtypësve. Me përdorim më të mirë të ushqimit, emetimet e metanit dhe azotit në mjedis reduktohen. Efektet pozitive në sistemin tretës bazohen në aftësinë e karbonit për t’u lidhur në rumen. Karboni i përdorur në ushqim mund të ndikojë në uljen e sasisë së karbonit nga lopët qumështore dhe ato për majmëri (mish)si dhe në shëndetin e kafshëve, kështu që në një situatë optimale do të ndikohej edhe përfitimi i prodhimit blegtoral. Biochar vështirë se është testuar në një shkallë praktike në fermat e qumështit. Përshtatshmëria e tij në të gjithë zinxhirin ushqimor, duke përfshirë ruajtjen, përzierjen, homogjenitetin, përbërjen e plehut organik dhe funksionin e mbetjeve të plehut organik, duhet të përcaktohet dhe testohet. Projekti synon të adresojë sfidat që lidhen me disponueshmërinë, përdorshmërinë dhe ndikimin e biochar në ushqimin e lopëve qumështore. Qëllimi i studimit, në bashkëpunim me profesionistë të fushave të ndryshme, është të lehtësojë futjen me sukses të një komponenti të ri ushqimor, biochar, në fermat e qumështit. Për më tepër, projekti synon të rrisë ekspertizën e neutralitetit të karbonit të fermave blegtorale në të gjithë zinxhirin e vlerës.

YNDYRAT ME ORIGJINË SHTAZORE TË PASURA ME ACIDE YNDYRORE TË NGOPURA SHKAKTOJNË SËMUNDJE KORONARE

Kërkimet shkencore dhe studimet e doktoratës i kam përfunduar në universitetin e Hohenheim-it në Gjermani. Kam pas fatin të jem pjesë e këtij universiteti me renome në fushën e shkencave bujqësore. Qëllimi kryesor ka qene shqetësimi i vazhdueshëm që yndyrat me origjinë shtazore të pasura me acide yndyrore të ngopura shkaktojnë sëmundje koronare. Një konkludim i tillë rrezikon uljen e konsumit të të produkteve me origjinë shtazore duke shpier në disa raste në kërkimin e burimeve të reja të proteinave. Kjo një sfidë kryesisht pë popullsinë e vendeve në e vendeve në zhvillim. Por, rezultatet nga kërkimet e doktoratës sime dhe të tjera të tilla indikojnë qartë se pasurimi i produkteve me origjinë shtazore  me acide yndyrore omega -3 mund të paraqes një mundësi për të rduktuar rreziqet shëndetësore tek njerëzit. Pasurimin e vezëve me acide yndyrore omega-3 mund ta shohim si burim të mirë ushqimore për konsumatorë e vendeve që kanë qasje të ulët në ushqimet nga deti, që janë të pasura me acide yndyrore te pa ngopura. Në kuadër të tezës, kam studiuar efektet e kombinuara të dietave me përmbajtje të ndryshme të acideve yndyrore omega-3 dhe aktivitetit fizik mbi performancën, profilet e acideve yndyrore në të verdhën së vezës, karakteristikat e kockave dhe kam analizuar parametrat fiziologjik. Bazuar në rezultatet e marra, mund të arrihet në përfundimin se:

1. Burimi i yndyrës në dieta ndikoi qartë në peshën e vezës, përqindjen e të verdhës së vezës dhe profilit te acideve yndyrore në vezë. Në ndryshim nga dietat, aktiviteti fizik rutinor shkaktoi një ulje të marrjes së ushqimit dhe prodhimit të vezëve, por nuk ndikoi në peshën e vezës, profilet e acideve yndyrore të të verdhës. Prandaj, burimi i yndyrës dietike ka efekt kyç në performancën dhe cilësinë e produktit.

 2. Kombinimi i dietave të pasuruara me burime të ndryshme të acideve yndyrore and aktivitetit fizik të pulave vojse ul rastet e osteoporozës dhe thyerrjes së eshtrave. Prandaj duket se ushtrimet fizike kompensojnë nivelet e ulëta të acideve yndyrore n-3. 

3. Burimi i yndyrës në dietë ka ndikim në peshën e pulave vojse dhe disa parametra fiziologjik të gjakut.

NJË SHQIPTARE NË KRYE TË  “AGRI-FOOD CLUSTER NORTH SAVO”

Tash e tetë vite unë jetoj e veproj në rajonin perëndimor të Savos. Një rajon ku bujqësia dhe sektori i ushqimit është shumë i zhvilluar. www.agrifoodclusterns.fi Këtë sektor të veçantë e bëjnë inovacionet e shumta. Bashkëpunimi në mes të aktorëve të zinxhirit ushqimor është për çdo lavdatë dhe me shumë suksese të përbashkëta. Por, pë ta bërë këtë të njohur në nivel të bashkimit evropian është dashtë një iniciativë që ky bashkëpunim të jetë formal dhe i bashkuar në cluster dhe ekosistem të clustereve tjera të vendit e EU-së. Nën ushëheqjen time, bashkë me kolegët, pas një pune maratonike me të gjithë akterët e zinxhirit ushqimor kemi arritur të pranohemi ne EU Cluster Collaboration Platform. Ndjehem tejet krenare që në krye të kësaj, sapo të klikoni në platform rezulton emri i një shqipëtareje nga Kosova. Ky angazhim më sjellë shumë mundësi e njohje të reja me biznese, industri ushqimi, fermer e institucione shkendore.

Sherbimet kryesore të klusterit janë:

  • Shpërndarja periodike e informacionit 

Agri-Food Cluster ofron rregullisht një buletin për të informuar në lidhje me temat aktuale rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe bizneset, dhe sektorin e ushqimit në rajonin verior të Savos. Anëtarët janë të mirëpritur të përdorin buletinin për komunikim. 

  • Promovimi i aktiviteteve (marketingu) 

Nëpërmjet Agri-Food Cluster, anëtarët bëhen pjesë e European Cluster Collaboration Platform. Anëtarët kanë mundësinë të marrin publicitet falas gjatë ngjarjeve të organizuara nga Agri-Food Cluster. 

  • Mbështetja e transferimit të njohurive

Nëpërmjet Agri-Food Cluster, anëtarët kanë akses në informacion rreth inovacioneve në bujqësi, bizneset rurale dhe sektorin e ushqimit. Nevojat dhe kërkesat trajtohen nga grupi dhe u dërgohen partnerëve të duhur të kërkimit shkencor, zhvillimit dhe këshillimit. Grupi mund të transferojë gjithashtu informacione dhe kërkesa për projektet e studentëve, tezat dhe punë praktike për të rinjtë.

ANGAZHIMI POLITIK NË KUVENDIN KOMUNAL TË QYTETIT IISALMI

Në qershor të këtij vitit 2021 janë mbajtur zgjedhjet komunale në gjithë Finlandën. Partia e qendrës “Keskusta” më nominoi edhe mua për kandidate si asambleiste për qytetin e Iisalmit. Duke pas parasysh që numëri i qytetarëve me origjinë shqipëtare është tejet i vogël (familja ime dhe nje familje tjetër), pastaj i shtoja faktin që si banore e re, 7 vjet në këtë qyet, pritjet për rezultat i kisha minimale. Por, befasia e rezultatit ishte interesante. Nuk arrita të merrja votat si asambleiste por mjaftueshëm që të jem anëtare e bordit të mirëqenies për rajonin dhe përfaqësuese në bordin per edukimin në rajon. Kontributi im në këto borde është proporcionale me atë që mësoj vazhdimisht nga kolegët dhe pasuroj njohuritë në bërjen e politikave për zhvillimin rajonal, me theks të veçantë në mirëqenie, e fokusi im është në konceptin “One Health”- Mirëqenia për kafshët dhe njerëzit në harmoni me mbrojtjen a ambientit.  

ANGAZHIMI NE KLUBIN E FUTBOLLIT PK-37

Duke qenë se jam nënë e tre djemëve është e pashmangshme të mos e dua futbollin. Unë jam rritur në një familje ku sporti zinte një  vend të rëndësishëm. Duke qene vajza e parë e babait, refer ndërkombëtar i hendbollit, unë u angazhova në hendboll qysh në moshën 9 vjeçare. Vazhdova këtë rrugëtim deri sa u bëra nënë vet. Të njejtë traditë e kam përcjellë tek fëmijët e mi. Djali i madh refer i futbollit, dhe dy të tjerë pjesë e klubit të futbollit për fëmijë, janë arsye e fortë që kam obligim të kontriboj për klubin. Tani para një muaji jam zgjedhur anëtare e bordit të klubit. Unë mendoj fuqishëm që puna vullnetare në vendin ku jeton është me shumë rëndësi, është lokomotivë për integrim në komunitet. Këtë e kam kuptuar edhe nga puna vullnetare që bëj për shoqatën ndërkombëtare të gruas “Zonta”.

FORMIMI PROFESIONAL DHE KARRIERA

Studimet bazë i kam ndjekur në Universitetin e Prishtinës ku edhe jam diplomuar si mjeke veterinare, pastaj vazhdova studimet Master në Universitetin e Perugias dhe diplomova në fushën e Sigurisë ushqimore me origjinë shtazore dhe finalizimi në organizmin human. Këtu edhe fillon kurreshtja ime për të vazhduar kërkimet edhe më tutje. Me këtë qëllim vazhdoj tutje me studimet e doktoratës në Univeresitetin e Hohenheimit në Gjermani, ku edhe marr titullin Doktor i shkencave bujqësore. Gjatë doktoratës kam arritë të specializoj edhe në Universitetitn e Missourit ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin e Hiroshimës në Japoni dhe të jem pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare. Për shtatë vite me rradhë kam punuar si asistente ne Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës dhe tash e 8 vite jam pjesë e Universitetit të shkencave aplikative Savonia në Finlandë. Këtu udhëheqi kërkimin shkencor në fushën e zinxhirit ushqimor, si dhe ligjeroj lëndët si: mirëqenia e kafshëve, bujqësia në nivel global dhe sfidat ne zinxhirin ushqimor. Udhëheqi disa projekte ndërkombëtare dhe punën e tezave te displomimit të studentëve. Pjesa më e vlefshme e rrugëtimit tim në karrierë janë familja ime që më përkrahin e motivojnë vazhdimisht. Arritjet në karrierë janë rrugë përplotë sfida por me perkushtim arrihen. Tani mbi supe kam shumë përgjegjësi sepse të ligjerosh në një vend si Finlanda, ku arsimi është vula e cilësisë, thotë e kërkon shumë për mua e nga unë. Siguria e ushqimeve që ne konsumojnë sot, çdo ndodh, teknologjia, ndotjet e ambientit, pse po rriten çmimet etj. Siguria ushqimore në nivelin global gjendet në udhëkryq. Nevoja për ushqim të mjaftueshëm me vlera ushqyese, ndotja ambientit dhe zhvillimi i shpejtè i teknologjisë janë në anët e ndryshme të këtij udhëkryqi. Tani kur duhet të shtohet edhe fakti i pandemisë unë shoh ngritje të çmimeve dhe sfidë që mos të kemi rezistencë në antibiotikë, si një rrezik i mundshëm i rradhës. 

Ne si kërkues shkencor duhet të punojmë shumë ngushtë në tri shtylla kryesore:

  1. Zbulimin e burimeve të reja të proteinave
  2. Zbulimin e burimeve të energjisë së riprodhueshme
  3. Uljen e emetimit të gazrave nga aktiviteti bujqësor krahas industrive tjera.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 122
  • 123
  • 124
  • 125
  • 126
  • …
  • 226
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT