• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA, POTENCIALE EKONOMIKE PËR BIZNESET AMERIKANE

March 1, 2020 by dgreca

-Sekretari i Shtetit te Iowas flet për bashkëpunimin me Kosovën në biznes dhe në bujqësi/

Iowa-SHBA, 29 Shkurt 2020-Gazeta DIELLI/  Delegacioni i kryetarëve të komunave të Kosovës i cili po qëndron në shtetin amerikan të Iowas, nën organizimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal-Qendër dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, u prit në takim edhe nga Sekretari i Shtetit, Paul Pate.

Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin me delegacionin nga Kosova, i cili përfaqësohet me kryetarë nga komunat e etnive të ndryshme të Kosovës, drejtori i Odës Amerikane si dhe drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rajonal-Qendër.

“Biseduam për mundësitë e biznesit dhe të bujqësisë ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për shkëmbimin e studentëve,” tha Sekretari i Shtetit Pate.

Në takimin në të cilin morri pjesë edhe Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilia Rexhepi, kryetarët e komunave të Kosovës e njoftuan Sekretarin e Shtetit te Iowas për progresin e arritur në Kosovë, si dhe për potencialet ekonomike që ofrohen për bizneset amerikane.

Në njoftimin dërguar korrespondentit të Gazetës DIELLI në Prishtinë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se, Delegacioni kosovar përbëhet nga kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, kryetari i Komunës së Ranillugut Vladica Aritonovic, kryetari i Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasnic, kryetari i Komunës së Parteshit Dragan Petkovic, dy drejtorë komunalë nga Komuna e Graçanicës Milos Dimitrijevic dhe Dejan Jovanovic, si dhe Blerim Hasani, përfaqësues i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Kryetarët e komunave të Kosovës u takuan edhe me ligjvënësin e Shtetit te Iowas Zach Nunn, nga i cili morën mirënjohje për fuqizimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Iowa

SHKRIMTARI VISAR ZHITI:”DIELLI”- BESA-BESË, PROGRAM, MBROJTJE, SHPRESË….

February 15, 2020 by dgreca

– LETËR URIMI NË PËRVJETORIN E 111-të TË GAZETËS QË VJEN NGA KOHA E RILINDJES KOMBËTARE-DIELLI I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS- /

“DIELLIT”
I dashur Kryeredaktor,
Mik Dalip Greca,

Duke u nisur që nga 15 shkurti i vitit 1909, ne, shqiptarëve, na ngjan se bashkë me Diellin jetëdhënës të botës së pafund, lindi dhe një copëz “dielli” i dytë, yni, vetëm për shqiptarët, që do të na duhej për errësirën tonë, për mëngjeset kombëtare, për ditët e ardhmërisë…
Dhe  ku lindi ky “Diell” yni, ”andej nga perëndon”, do të përgjigjeshim, po të përdorim një varg të Naimit profet, në SHBA, në Shtetet e Bekuara, siç i thoshin shqiptarët e mëparshëm.
Kuptohet që është fjala për gazetën “Dielli”, që do të bëhej “besa-besë”, program, mbrojtje, shpresë, lajm, vizion, kronikë, porosi, kalendar, bashkim, kushtrim, antidiktaturë, kulturë, letërsi, enciklopedi, u bë 100 vjeç, duke u kthyer dhe në traditë të çmuar, arkiv, muze shpirteror, përvojë, mençuri, duke mbetur Atdhe, Kosovë, Çamëri, shqiptar!
Shqiptar në Amerikë.
“Dielli” punoi fuqishëm për pavarēsinë e Kombit Shqiptar dhe na tregoi se mbeshtetja e SHBA ishte dhe është jetike, ka atë s’do të kishte Shqipëri, as Kosovë tani.
Vlera e “Diellit” është e veçantë dhe e jashtzakonshme, jo vetëm e shqiptarëve, por dhe e gjithë diasporave në Amerikë, vlerë e lirisë dhe e fuqisë së SHBA, nderkohë është dhe një urë e hijshme dhe e qëndrueshme që  lidh dy popujve tanë, dy vendet tona, dy shtetet tona, forcon miqësinë dhe aleancën, bashkon metaforikisht të madhin me të voglin duke na treguar se e madhja ndjen edhe si e vogla, dhe e vogla është pjesë e shqetësimeve të mëdha, që njeriu në fund të fundit duhet të jetë njeri i lumtur kudo, siç e ka dhe Kushtetuta e SHBA-së, e vetmja në botë me një nen të tillë.
Shumë e më shumë mund të thuhen për “Diellin” tonë në ditën e sotme, që u themelua  me rilindasit e fundit per një rilindje të re, me etërit Faik Konica e Fan Noli, patriotë të mëdhenj, mendimtarë të mëdhenj, shkrimtarë të mëdhenj, qytetarë të mëdhenj të botës.
Nderim për të gjithë ata që e drejtuan “Diellin” tonë, që e mbajtën ndezur, me dritë të gjallë, megjithëse regjimi në dheun amë i harronte, i perndiqte, madje dhe i vrau. Ndjesë nga çdo shqiptar…
Dhe dua të ndal këtu te bashkëvuajtësi im, Prof. Arshi Pipa, që doli nga burgu i diktaturës komuniste me poezitë e ferrit në gji, u arratis, erdhi këtej dhe u bë dhe pjesë e “Vatrës” dhe e “Diellit” të saj. Ai solli guxim të ri, qendrim të pakompromis me ideologjitë e së keqes, përballje jo vetëm filozofike me totalitarizmin…
Edhe ju, bashkëqytetar dhe mik,
z. Dalip Greca,
vini nga Shqipëria jonë, me përvojë të begatë gazetari, i dy kohëve, kur binte nata e gjatë e diktaturës dhe po zbardhëllonte agu i demokracisë dhe shkrimet tona së bashku atëhere i shërbenin këtij shndërrimi, kërkonin afrimin e dritës, liri e demokraci, drejtësi e paqe, një Shqipëri euroatlantike!
Fati deshi që Ju te vinit vetë te “Dielli”. E çmoj shumë mundin Tuaj, perkushtimin Tuaj, aftesitë dhe urtesinë që gazeta jonë “Dielli” të vazhdojë të dalë, e dashur dhe e duhur si përherë, të çojë kujtesë dhe arritje në dyert e shqiptaro-amerikanëve gjithandej në kontinent.
Ju dëshirojmë mbarësi e suksese, duke e rindezur frymën Perëndimire të Konicës dhe Imzot Nolit, të Profesor Pipës, të gjithë prijëtarëve të “Diellit”, të çdo shqiptari, shqiptaro-amerikani, qytetari të SHBA,  të Shqipërisë së përjetëshme!

Përzemërsisht
dhe me besë, siç thoshin rilindasit tanë,
Juaji,
Visar Zhiti

Chicago, 15 shkurt 2020

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Visar Zhiti-Leter-111 Vjet-Dielli

SHQIPERIA DHE ZHGENJIMI I INVESTITOREVE TE HUAJ

February 11, 2020 by dgreca

Ambasada e SHBA: Është zhgënjyese- klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja- /  

Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Duty Free-Tirane-ambasada ameirkane

Albania Sets Quake Repair Cost at Over Billion Euros

February 8, 2020 by dgreca

Ahead of a donor conference organised by the European Union on February 17 in Brussels, the Albanian government has said repairing the damage caused by the 6.3-magnitude quake last November will cost over a billion euros.

By Gjergj Erebara/

The Albanian government presented its estimates about the expected cost of reconstruction following the November 26, 2019, earthquake on Wednesday ahead of a major donor conference organised by the European Union on February 17.

It estimated the cost of damage to both public and private properties at 844 million euros and the cost of their reconstruction at 1.07 billion euro.

About 800 million euros are needed to rebuild homes while the rest of the money is needed to repair damaged infrastructure, such as schools and health centres.

Minister of Agriculture Bledi Cuci said some 11,490 homes were destroyed or damaged in the quake while more than 83,000 need repairs. Some 321 schools and kindergartens were also damaged, at a total cost of 72 million euros.

The government is hoping the donor conference will help cover some of the costs of the earthquake that hit Albania last November. About 51 people were killed as buildings collapsed. The 6.3 Magnitude quake was the strongest to hit Albania in the last 40 years.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Albania Sets Quake-Over Billion Euros

FAMILJET E NJOHURA SHKODRANE DHE FIRMAT TREGTARE ÇOBA-BIANKI

February 5, 2020 by dgreca

Historia e familjeve të njohura shkodrane dhe firmat tregtare Coba – Bianki 1795-1912/

Nga Klajd Kapinova/

Studiuesi tiranas, Dr. Adrian Papajani, përmes një analize serioze dhe shkencore, ka bërë një kronikë të traditës së hershme të zhvillimeve ekonomike kapitaliste të trevës së Veriut të Shqipërisë.

Studjuesja e palodhur dhe mikja e Alpeve Shqiptare anglezja Miss Edith Durham, për qytetin e Shkodrës shkruan: “Shkodra më mrekullon… Ai është qyteti më i mirë në botë“.

Shkodra, ka një histori të lashtë e të lavdishme duke qenë njëherazi një nga kryeqendrat e kulturës së qytetërimit shqiptar. E themeluar në shekullin IV para Krishtit, arriti lulëzimin e vet gjatë sundimit të mbretit Gent, kur u bë kryeqendër e Ilirisë. 

Në shekullin III para Krishtit preu monedhat e para të veta… 

Në shek XVIII u kthye në qendër të rëndësishme tregtare, që kanë shtrirje gjeografike në disa kontinente të botës. 

Dr. Papajani, me pasionin e vullnetit të lirë u muar me hulumti min e veprimtarisë ekonomike tregtare të firmave tregtare shkodrane të njohura si Çoba-Bianki (Bianchi). 

Si pasonjë e një pune voluminoze 5-vjeçare me dokumentat e familjeve tregëtare të njohura Çoba-Bianki fiton gradën shkencore doktor i shkencave historike në vitin 1996.

Vepra, është e ndarë në tre pjesë dhe që shquhet për një llogjikë e gjuhë të pastër komunikimi me lexuesin e studiuesin, të shoqëruar me disa konkluzione të monografisë. 

Libri, ka një fond të pasur burimesh dhe litetaraturë historike të shfrytëzuar e zbardhur deri më sot. 

Që në hyrje gjendet pema gjenealogjike e familjeve të përmendura shkodrane në fjalë, e disa foto që botohen për herë të parë.

Zhvillimi i tregëtisë në viset shqiptarenë shekullin XIX dhe në fillimin e shekullit XX, ka qenë objekt studimi nga studiues të vendas dhe të huaj. 

Në këto studime ata duke u mbështetur në të dhëna burimore historike deri më sot, kanë dhënë një tablo të përgjithshme. Por siç dihet rajone e zona të ndryshme kanë pasur veço ritë e tyre. 

Këto të fundit të përcaktuara nga faktorë ekonomikë, politikë, gjeografikë, e tj. Pra pas krijimit të një panorame të përgjithshme ekonomike tejvendit tonë për këtë periudhë ka ardhur koha për kryerjen e hulumtimeve të detajuara dhe probleme të veçanta. 

Nëpërmjet këtyre studimeve realizohet një plotësim dhe pasurim i gjithanshëm ekonomik dhe pse jo argumentohen e dalin në pah teza të reja të historiografisë të panjohura më parë nga pseudohistorianët e sistemit shterp komunist para vitit 1990. 

Mirëpo, këtij qëllimi i shërben edhe monografia e dr. Papajanit, e cila tashmë i krijon mundësi historianëve, studiuesve, mësuesve të historisë dhe lexuesve për t’u njohur më afër me zhvillimin e veprimtarisë së biznesit të ndershmë që kanë ndjekur dy firmat shkodrane me zë. 

Botimi i kësaj monografie e pasuron literaturën historike shqiptare e sidomos atë pjesë të saj që i kushtohet zhvillimit ekonomik të trevës veriore të Shqipërisë gjatë dy shekujve të fundit. Për përpilim in e kujdeshëm të librit të ri është dashur të kalohen nëpër duar rreth 45-5000 dokumenta.

Baza e burimeve, përbëhet nga dokumentacioni mjaft i pasur i fondit “Firmat tregëtare Çoba – Bianki” i cili përfaqëson sot fondin më të pasur në llojin e vet, të depozituar në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe fondet e Arqipeshkëvisë së Shkodrës, dhe ai i firmës tregëtare Muzhani.

Dokumentacioni përbëhet nga hyxhete (dokumente pronësie) të këtyre dy familjeve të cilat janë dhe dokumente më të hershme, por edhe akte të tjera të mëvonshme pronsie si dhe regjistra, kopje – letrash, një korrespodencë shumë e larmishme e zhvilluar me tregtarë e agjentë vendas e të huaj, korrespodencë familjare. 

Një vend të rëndësishëm zë pasqyrimi i ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës, qofshin këto politike (ndërrimi i Valinjëve në qytetin e Shkodrës), ekonomike (falimentimi i tregëtarëve të ndryshëm, importet, zhvletësimi i monedhës) por edhe ngjarje të jetës së përditshme (si p ërmbytja epazarit dhe një pjesë e qytetit nga lumi Buna, vjedhjet që bëheshin në pazar, së mundjet, rënia e tërmetit, etj).

Gjuha e dokumentacionit për atë pjesë të tij që bën fjalë mbi pronësinë është osmanisht, ndërsa në pjesën e pasme për secilin prej tyre, është pasqyruar një përmbledhje në italisht e përzier në shqip në vitin 1800) ose edhe vetëm italisht e shkruajtur nga vetë pjesëtarët e familjes Çoba- Bianki. 

Pjesa tjetër e dokumentacionit është në italisht dhe shqip. Shfrytëzimi nga autori në mënyrë shteruese i një baze të tillë burimore kaq të pasur, autentikë dhe mjaft konkrete për të dy këto familjeje tregtare shkodrane, përbëjnë një kontribut mjaft të vlefshëm në drejtim të njohjes gjithnjë e më të plotë të aktivitetit të pastër të biznesit në qytetin veriperëndimor të Shqipërisë, në rrethina e më gjerë.

Aktivitetin e suksesshëm të dy firmave në fjalë Dr. Papajani e shtrin deri në aktivitetin e Pavarësisë më 1912. 

Ekzistenca si bashkëpronarë Çoba-Bianki të 50 anij eve të kohës si dhe ekzistenca e anijeve avullore shqiptare tregtare shkodrane tregon se e dhe shqiptarët nuk ishin më pas se kombet e tjera në fushën e lundrimit dhe të biznesit, ku elementët e zhvillimit shprehen më dukshëm tek këto firma të fuqishme tregtare të Shqipërisë së Veriut. 

Dhe Shkodrës i mungonte një vlerësim i tillë nga autori joshkodranë, që gjithsesi kanë kënaqësi kur punojnë për të rivlerësuar lerat e humbura gjatë 80 vjetëve.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Familjet e njohura shkodrane-Firmat tregtare-Çoba-Bianka, Klajd Kapinova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • 151
  • …
  • 232
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT