• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ide të kompanie General Electrics të SHBA për energjinë në Kosovë

October 18, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj takon përfaqësuesit e kompanisë amerikane General Electrics/

1 haradinaj amerikanet

PRISHTINË, 18 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues nga kompania e njohur amerikane General Electrics (GE), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara.Në takim është diskutuar për mundësinë e ndërlidhjes së iniciativave të biznesit në Kosovës me sektorin e energjisë.Pas një prezantimi dhe propozimeve të bëra nga GE për sektorin e energjisë, kryeministri Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet, duke thënë se në veprimet e  mëtejshme do të sigurohet një sistem më i mirë i energjisë për të gjithë qytetarët./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e kompanisë amerikane, General Electrics, Kryeministri Haradinaj takon përfaqësuesit

Hidet shqiptare në SHBA

October 17, 2017 by dgreca

–Shqiptaro-amerikani Sokol Ndreu çon hidet shqiptare në SHBA/1 Hidet

Nga Shefqet Kërcelli/ Në Shqipëri, hidet janë vërtet nga frutat më të kërkuara, më të shijshme e më të dashura të vjeshtës. Ndaj konsumi i tyre është padyshim i lartë dhe interesi për kultivimin e kësaj peme frutore sa vjen dhe rritet, duke kaluar nga pemë oborresh në pemë për kultivim. Ekspertët e AgroWeb.org bëjnë të ditur se hidet mund të rriten lehtë në pothuajse të gjitha llojet e klimave. Sipas tyre, pema e Hides rritet në klimë të butë e të thatë. Kjo pemë e duron klimën e ftohtë në dimër, madje mbijeton edhe deri në -15 gradë celcius.

Por është fakt që fama e Hideve Shqiptare po rritet.

Kështu ndërsa shitja e Hideve në tregun vendas është shndërruar në një biznes fitimprurës, fama e tyre po kapërcen kufijtë e Europës. Ky frut ka njohur tregje të reja drejt Amerikës dhe Australisë falë komuniteteve të diasporës. Të nxitur nga kujtimet dhe nostalgjia e shijes së këtyre frutave fantastike që rriteshin në avllitë a bahçet e shtëpive të tyre të dikurshme, shqiptarë që tashmë prej vitesh jetojnë në SHBA apo edhe Australi, kanë nisur t’i shndërrojnë Hidet në një biznes të vërtetë fitimprurës. Duke u furnizuar me fidanë nga Shqipëria, specialistët e AgroWeb.org raportojnë se ata kanë nisur kultivimin e hideve në toka të marra me qira për periudha afatgjata, me qëllim shndërrimin e tyre në ferma.

Histori suksesi

Hidet në Amerikë apo Australi janë fruta të rralla shumë pak të njohura apo familjare. Në këto vende hidet nuk kultivohen dhe njihen vetëm nga importi, por kërkesat e komuniteteve ballkanike për to është e konsiderueshme. Ky është faktor i rëndësishëm që ndihmon disa shqiptarë të jenë të suksesshëm në iniciativën e tyre. Zoti Sokol Ndreu, jeton prej 20 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Boston. Prej dy vitesh, ai ka nisur kultivimin e hideve në një fermë të vogël në periferi të qytetit. Ndreu tregon për AgroWeb.org  mbi nisjen e këtij kultivimi, i cili siç thotë ai ka nisur të japë shenjat e para të kënaqshme financiare. “Hidet për momentin janë frutat ku ne kemi pritshmëri për fitimet e biznesin tonë. Bashkë me familjen ne zotërojmë një fermë ku kultivojmë disa kultura frutash dhe perimesh. Më të veçanta janë hidet, nuk njihen shumë këtu dhe kjo na ndihmon në shitje. Mbi të gjitha fidanët e tyre i kemi porositur dhe na kanë ardhur nga Shqipëria. Tërhiqen shumë si fruta, jo vetëm nga komuniteti shqiptar këtu, por mbi të gjitha nga vetë amerikanët që i konsiderojnë bio”, thotë Ndreu në një bisedë për AgroWeb.org.

Burimi zyrtar faqja e AgroWeb.org.

Redaksia e gazetës “Dielli” i uron suksese të mëtejshme bisnesmenit Ndreu në këtë ndërrmarje të veçantë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ne SHBA, Sokol Ndreu, won hides

SHBA-Delegacioni i Kosovës, takim me Bankën Botërore

October 15, 2017 by dgreca

Ministri Lluka po qëndron në SHBA në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, i cili po merr pjesë në takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington./1 Thesari

Uashington, 15 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e delegacionit nga Kosova ku bën pjesë edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, të shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u takuan me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Cyril Muller dhe zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm, Laura Tuck.Në këtë takim Ministri Lluka ishte shumë konkret me kërkesat e tij për financimin e projekteve zhvillimore në Kosovë, me fokus të veçantë projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, projektin për Agrobiznes dhe projektin e Ekonomisë Dixhitale në fushën e teknologjisë informative.Kreu i MZHE-së nga ana e tij, njoftoi drejtuesit e Bankës Botërore me ecurinë e zhvillimit të projekteve që mbështeten nga ky institucion financiar në Kosovës, siç janë ato në sektorin e energjisë, ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese, respektivisht rritjen e efiçiencës së energjisë.Ministri Lluka ka falënderuar drejtuesit e Bankës Botërore për ndihmën e vazhdueshme që po i japin vendit tonë me synim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke theksuar se kjo mbështetje është e domosdoshme për zhvillimin e sektorëve të lartpërmendur.

Ministri Lluka po qëndron në SHBA në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, i cili po merr pjesë në takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fondi Monetar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Asetët e Trepçës shihen edhe në Çikago

October 14, 2017 by dgreca

Si shihet atdheu nga larg/
1 Pirite
Nga Skender KARAÇICA/
Se Trepça në ish-Jugsollavi ka qenë ,,pasaporta,,më e mirë për garantimin dhe sigurinë e investimeve kapitale nga vendet e botës(Banka Botërore)e kemi parë edhe në Çikago të Amerikës në një kompani të njohur,që edhe sot e kësaj dite në hyrjen e ndërtesës shihen fotografitë e kohës për Trepçën e Kosovës.Këtë ngjarje e kemi parë me rastin e aktiviteteve që zhvilloj SHSHA në rrafshin ekonomik dhe përgatitjet për organizimin e Konferencës Ekonomike për Investime në Kosovë,e cila u mbajt në organizim të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago me praninë e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës me ish presidenten Atifete Jahjaga në vitin 2015.
1 Xeroret
Trepça është gjiganti ekonomik i resursve të Kosovës,që dikur në ish-Jugosllavi ka qenë garanti kryesor për marrjen e kredive nga banka botërore dhe institucionet tjera të investimeve për ish-Jugosllavinë.Trepça ishte aset i Kosovës dhe jo i Serbisë,kjo ishte e rregulluar me ligjet e kohës.Trepça dhe pasuritë e saj u bënë,,pronë,, e Serbisë në kohën kur Serbia dhe Sllobodan Millosheviq kishin vënë ligjet me diskriminuese në ekonominë e Kosovës dhe asgjësimin e shqiptarëve me skenarët e njohur vrastar,,Toka e djegur,,.
Kronikat e kohës tregojnë se asetët e Trepçës janë bërë pjesë e zhvillimit të vendeve të ish-Jugosllavisë deri në Rusi dhe me këtë synim grabitjeje të këtij aseti të njohur në botë,Serbia
po planifikon përmes dialogut në Bruksel,që këtë aset dhe pasuritë e Trepçës të vendos për nevojat e veta strategjike në rrafshin teknologjik për ekonominë e vet.
Do të ishte mirë që qeveria e Kosovës në dialogun me Serbinë të ketë në tavolinën e këtyre takimeve në Bruksel,
që asetët e saj nëpër vendet e ish-Jugosllavisë deri në Rusi të mbyllën dhe të njëjtat të bëhen pjesë e shtetit të Kosovës bashkë me gjigantin ekonomik të Trepçës.
Çikago, 14 tetor 2017

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Cikago, Skender Karacica, Trepca

100 vite më parë, kartmonedhat e para shqiptare

October 12, 2017 by dgreca

kater karmonedhat e emetuara me 10 tetor 2017Nga Shefqet Kërcelli/2 franga

Plot 100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, gjysëm dhe një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.1 franga

Këtë lajm e rikonfirmon Banka e Shqipërisë, në një postim të saj në rrjetin FB, dy ditë më parë ku thuhet:2 franga ok

100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, Gjysmë dhe Një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.  Kjo seri ndryshon nga dy të parat për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Tani kartëmonedha nuk mban më legjendën “Shqipërië Vetqeveritare”, por “Republika Shqiptare”. Përveç mbishkrimit, simbolet dhe dekoracionet janë po ato të dy emetimeve të para, por të nënshkruara tashmë nga Vasil Kondi, mbajtësi i radhës i kryesisë së Këshillës Qeveritare dhe Drejtori i Zyrës së Financës, Nikollaq Zoi. Legjenda dhe vlera e këtyre kartëmonedhave janë shkruar në të dyja gjuhët, shqip dhe frëngjisht. Në faqen e pasme të tyre, lart në të djathtë, kanë vulën e rrumbullakët me shqiponjë në mes, rreth së cilës shkruhet: “Direksia e Financës Korçë”. Pamja e të gjitha emisioneve të kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës u gdhend nga një ushtar francez, i quajtur Davier, të cilit në shenjë mirënjohjeje për realizimin e klishesë së kartëmonedhave, iu dhurua një orë e artë.

Ndërkohë duke shfletuar katalogun e Bankës së Shqipërise, vendimi i parë për të shtypur këto kartëmonedha i përket Këshillit të Republikës Autonome të Korçës dhe daton në janar 1917.

Dy muaj me vonë, më 17 mars, shtypshkronja e Arqimidh Evangjelit nxorri nga botimi 15 mije cope te kartemonedhes 1 frang. Ajo u emetua në emër të “Shqipërie Vetqeveritare” dhe kishte shqiponjën dykrenore si simbol të shtetit shqiptar. Emetimi i nje kartemonedhe me emrin frang dhe me kurs te barabarte kembimi me frangen franceze teorikisht duhej te mbeshtetej ne nje rezerve ari, e cila thjeshte nuk ekzistonte. Por administrata e Korçes e gjeti zgjidhjen duke garantuar shkembimin e kartemonedhave te emetuara me te ardhurat nga taksat e pullave fiskale dhe te tregjeve. Ne vitin 1918, qyteti pati nje buxhet prej 1.75 milione frangash ari. Kjo qe nje shume e konsiderueshme, nese marrim parasysh se dita e punes ne ate kohe paguhej zakonisht dy apo tre franga. Marredheniet me francezet gjithsesi qene shume te komplikuara. Dy vjet me vone, kur Lufta e Pare Boterore po i afrohej fundit dhe fuqite e boshti qene ne terheqje, francezet e anuluan protokollin e dhjetorit 1916 dhe kjo u pasqyrua ne kartemonedhat e fundit te emetuara nga Korça. Kesaj here, nuk pati me referenca per Shqiperine Vetqeveritare apo per Republiken. Katër emetimet e fundit dolën thjeshte si produkt i qytetit dhe mbanin mbishkrimin “Korça”.

Nënvizojmë se, Shteti shqiptar i lindur nga Kongresi i Lushnjës duket se mësoi shumë nga eksperienca e Korçes, ndërsa funksionimi i administrates autonome lehtësoi perpjekjet e shtetit shqiptar per te ruajtur teresine territoriale vitit 1913. Frangu leter me kurs këmbimi fiks me monedhat e arit te standardit te Unionit Latin, u bënë formalisht monedha zyrtare e vendit, ndërsa në mungesë të bankës kombëtare, bashkitë e tjera u lejuan të kryejne emetimet e kartemonedhave te tyre.

Lidhur me këtë cështje koleksionisti Niko Kotherja sqaron se,

Në vitin 1916, ushtria franceze zvëndesoi ushtrinë bullgare në Korçë, si pjese e luftimeve mes forcave te boshtit dhe atyre të Antantes ne Frontin e Selanikut. Shqiperia qe pushtuar ne kete kohe nga te dy krahet e perplasjes se madhe Europiane dhe efektivisht qe nje front mes ushtrive te Ententes dhe atyre te boshtit, por ne pergjithesi, luftimet ne territorin shqiptar qene te pakta. Pasi moren kontrollin e Korçes, francezet dukshem deshironin qe ne kete zone te kishte vetem qetesi. Si nje zgjidhje ekonomike, duket se u vendos qe nje keshill vendes prej 14 qytetaresh, mes te cileve, Themistokli Germenji e Sali Butka te ngarkohej me qeverisjen e zones se pushtimit, e cila perfshinte qytetin e Korçes dhe rrethinat Bilisht, Kolonje, Gore e Opar. Shqiptaret duket se e shfrytezuan mire rastin. Ata arriten te marrin nje protokoll bashkepunimi nga ushtaraket franceze, permes te cilit garantuan perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare, perdorimin e flamurit kombetar dhe emetimin e nje kartemonedhe. Organizmi i ri mori emrin “Krahina Autonome e Korçes”, por kartemonedha e saj ishte dukshem kombetare dhe republikane. “Davieri qe nje ushtar francez (i cili) gdhendi ne dru shqiponjen, e cila ishte zgjedhur si elementi qe do te vendosej ne kartemonedhe dhe per kete merite atij ju dhurua nje ore e lare me ar, nje nga vleresimet me te larta te kohes”, shpjegon Kotherja, duke rrefyer fillesat e nje historie tjeter, e cila e bashkengjiti Shqiperine me vone ne sistemin monetar te njohur si “Unioni Monetar Latin”, ne te cilin qendroi deri ne vitin 1939. Kllapat e kartemonedhes te gdhendura nga ushtari i ri francez, u derguan ne shtypshkronjen e Arqimidh Vangjelit, e cila qe hapur ne vitin 1903 dhe qe me 1917, u vendos ne sherbim te Krahines Autonome te Korçes. “Numri i serise se tyre u vendos me nje makineri te veçante e cila per kohen mund te quhej nje makineri inteligjente, sepse sa here kartemonedha futej atje ajo stamponte numrin e radhës”, sqaron zoti Kotherja.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 100 vite më parë, e para shqiptare, kartmonedhat, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 174
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT