• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bukuritë natyrore të Kosovës prezantohen në Zvicër

December 19, 2017 by dgreca

1 prezantimi-Kosova shënon me ekspozitë Vitin 2017, si Vit i shpallur Ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit/2 Prezantimi

 MELIDE, 18 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI/ Në qendrën e Arteve, “Ibrahim Kodra”, në Melide të Zvicrës, është hapur ekspozita “Bukuritë Natyrore të Kosovës”, ekspozitë kjo që synon të forcojë dhe zgjerojë marrëdhëniet sociale dhe kulturore në mes Konfederatës Zvicerane dhe Republikës së Kosovës.

1 ekspozita

Organizimi i kësaj ngjarje u bë si rezultat i bashkëpunimit me Komunën e Melides, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Muzeun Kombëtarë të Republikës së Kosovës, ndërsa ky projekt iu dedikua vitit 2017, i cili është shpallur nga Asambleja e 70-të e Kombeve të Bashkuara si Vit Ndërkombëtar i Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit për Zhvillim. Ky aktivitet u hap nga Drejtoresha e Artit të Fondacionit, “Ibrahim Kodra”, Maria Pacolli, e cila edhe prezantoi nismën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa me një video mesazh të pranishmëve iu adresua edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin Botëror, Taleb Rifai.

Njoftimi i dërguar nga MPJ e Kosovës thekson se, turizmi sot është bërë një katalizator i rëndësishëm i transformimit pozitiv, që mund të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm në ekonomi, shoqërim, ambient dhe fusha të tjera.

Ai, gjithashtu, mund të forcojë paqen, duke mbështetur mirëkuptimin në mes popujve, rritjen e vetëdijes së trashëgimisë së pasur në mes kulturave të ndryshme dhe duke ftuar gjithsecilin që të vlerësojë vlerat e tij.

Në këtë ekspozitë ka marrë pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bern, Nazane Breca, e cila ka theksuar se “kultura bën një kontribut të madh, që Kosova të njihet më shumë dhe që të zbulohen thesaret e saj”.

Ekspozita “Bukuritë Natyrore të Kosovës” në Qendrën e Arteve në Fondacionin “Ibrahim Kodra” ka prezantuar fotografitë e realizuara nga fotografët ndërkombëtarë dhe pjesëmarrësit në garën e fotografisë më të mirë për promovimin e Kosovës për vitin 2017, e cila ishte organizuar pak kohë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Autorët e fotografive të ekspozuara në këtë ekspozitë janë si më poshtë: Aleksandra Hiltmann, Arben Islami, Erza Rudi, Jeta Abazi Gashi, Maria Pacolli, Marieke Lebet-Booij, Shkelzen Rexha, Yllka Fetahaj, Agon Nimani, Arian Mavriqi, Armend Nimani, Bleron Caka, Dea Lajqi, Sehida Miftari.

Në ekspozitë janë shfaqur edhe punime tjera artistike, duke përfshirë artistin kosovar, Sylë Mujaj. Pas përfundimit të ekspozitës është shërbyer edhe ushqim tradicional nga Kosova. Ekspozita do të mbetet e hapur deri në 14 Janar 2017. /b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: bukurite natyrore, kosova, ne Zvicer

PROVOKIM:Në Zvicer, sulmohet me gjak derri xhamia e shqiptareve

December 14, 2017 by dgreca

Granges (SO), 13 dhjetor – Njerëzit e panjohur kanë ndotur një ndërtesë në ndërtim e sipër në Grenchen (SO), që shpejti do të jetë një vend lutjeje, xhami kjo e shiptareve ne kete pjese te Zvcres.  Është parashtruar ankesë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”/

shittdsdss

Xhamia e komunitetit shqiptar ne Zvicer, në ndërtim e sipër në Grenchen (SO), është vandalizuar te Merkuren me 13 Dhjetor nga persona ende te panjohur. Sulmuesit  kane  derdshur gjak brenda ndërtesës disa javë më parë, më saktësisht në muret dhe dyshemetë. Në natën e së enjtes së kaluar deri në të premte, fjalët “Shit Islam” jane mbihskrimet mbi mure te kesja xhamie ne ndertim e siper.Kjo nuk është hera e parë që vendi i ardhshëm i lutjes është objekt i kriminelëve. Në fund të vitit 2011, njerëzit kishin fshehur një derr dhe bishta në tokën ku po ndërtohet xhamia,kjna eshrkuar mediat zviceraner, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

“Ky lloj sulmi është shqetësues”, tha zëdhënësi i bashkësisë fetare, Isa Ismaili. Sipas tij, kjo vetëm nxit një klimë të pasigurisë mes komunitetve, njokhesisht duke i humbur imazhdin e Zvcres te njohur is nje vend demoakratiok dhe shmbull i tolerances nderfetare ne bote.Policia kantonale kryen kontrollime disa ditë më parë në zonën e Grenchen (SO). Kur kontrolloi identitetin e punëtorëve, një prej punëtorëve u largua.  “Pas incidentit, ne kërkuam një dialog me autoritetet e ndërtimit. Por askush nuk u ndje përgjegjës për punëtoret e paligjshëm..”, tha zëdhënësi i policisë komunale.

Filed Under: Komente Tagged With: ne Zvicer, sulmohet me gjak derri, xhamia e shqiptareve

Ministri i Diasporës, Murati: Shqiptarët kanë ngritur lartë imazhin tonë në Zvicër

June 21, 2016 by dgreca

-Mundësitë për ta fuqizuar mësimin shqip përmes një bashkëpunimi më të ngushtë në mes të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe institucioneve të Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë/

  PRISHTINË, 21 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë një vizite zyrtare në Konfederatën e Zvicrës, mori pjesë në turneun e organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër në Gjenevë e të përkrahur edhe nga Ministria e Diasporës.
 Njoftimi i dërguar thekson se, fituesit të këtij turneu, FC Prishtinës nga Berni, ministri Murati i ndau kupën dhe njëkohësisht u uroi suksese në garat e mëtejme.
Gjatë manifestimit të mbajtur për nder të këtij aktiviteti sportiv ministri Murati theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla në funksion të ruajtjes së identitetit, kultivimit të frymës sportive si dhe integrimit në shoqërinë zvicerane.
 Ministri shtoi se shqiptarët në Zvicër jo vetëm në sport, përkatësisht në futboll, por në të gjitha lëmitë janë duke korrur suksese të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrjen aktive në jetën publike të shtetit zviceran dhe me arritjet e tyre e kanë ngritur në nivel të lartë imazhin e komunitetit shqiptar në Zvicër por edhe të vetë shtetit të Kosovës.
 Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Murati shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Ramadan Avdiu, u takua me përfaqësueses të komunitetit shqiptar, arsimtarë të mësimit plotësues shqip dhe aktivistë të shoqatave në kantonet e Gjenevës, të Vaudit dhe të Neuchatelit.
 Në këto takime përveç të tjerash me theks të veçantë u fol për mësimin e gjuhës shqipe në këto kantone ndërsa u diskutuan mundësitë për ta fuqizuar mësimin shqip përmes një bashkëpunimi më të ngushtë në mes të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe institucioneve të Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë. 
 Po ashtu ministri Murati diskutoi edhe mbi projektin e Ministrisë së Diasporës për formimin e rrjetit të shoqatave në diasporë, e në këtë kontekst u fol edhe për mundësit e gjetjes së formave dhe modeleve më të përshtatshme për rrjetëzimin e shoqatave shqiptare në Zvicër.
 Ministri së bashku me Avdiu dhe me bashkëpunëtorët e tjerë mori pjesë edhe në hapjen e ekspozitës së piktorit të shquar të diasporës sonë në Zvicër, Samedin Asllani.

Filed Under: Mergata Tagged With: Imazhin, Murati: Shqiptarët kanë ngritur lartë, ne Zvicer

Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër dhe Belgjikë

December 3, 2015 by dgreca

-Ky aktivitet u realizua në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara në mars të këtij viti mes dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës/PRISHTINË, 3 Dhjetor 2015/ Organizuar nga Ministria kosovare e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë, misionet diplomatike të të dyja vendeve në shtetet përkatëse, si dhe Qendrën Kulturore të Kosovës në Zvicër dhe bibliotekën “Pestalozi” ,  përfunduan  “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”, përkatësisht në Belgjikë dhe Zvicër.Ky aktivitet u realizua në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara në mars të këtij viti mes dy qeverive shqiptare, thekson  njoftimi i Ministrisë së Diasporës dërguar korrespondentit në Kosovë të gazetës Dielli.Pas anulimit të koncertit të Elina Dunit, i paraparë si hapje e ngjarjeve kulturore, si pasojë e situatës së krijuar pas sulmeve terroriste në Francë, aktivitetet  në kuadër të “Ditëve të kulturës shqiptare”  vazhduan me shfaqjen “Sikur kjo të ishte shfaqje”.Përveç në Bruksel, aktivitetet kulturore vazhduan edhe në Zvicër, me koncertin e mexosopranos Sanije Matoshi dhe pianistes Elizabetë Musliu.Ndërkohë, përveç koncerteve, në bibliotekën “Pestalozi” të Cyrihut u dha shfaqja “Gishti”, e autores Doruntina Basha, me aktoret e Teatrit Kombëtar Teuta Krasniqi e Irena Cahani. Po ashtu, në të dyja vendet u shfaqën edhe filma të metrazhit të shkurtër  të regjisorëve të rinj shqiptarë.Vlen të përmendet se në të gjitha aktivitetet e organizuara pati një pjesëmarrje të madhe të publikut shqiptar, por edhe atij të huaj.

Aktiviteti “Ditët e kulturës shqiptare”  do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, por me një shtrirje më të gjerë edhe në shtetet e tjera, ku ka përqendrim të diasporës shqiptare. /B.Jashari/

 

Filed Under: Mergata Tagged With: - Ditët e kulturës shqiptare, dhe Belgjikë, ne Zvicer

Shqiptarët kandidatë për zgjedhjet në Zvicër

October 3, 2015 by dgreca

CYRIH, 3 Tetor 2015/ Në Cyrih, Zvicër, ministry kosovar i Diasporës, Valon Murati takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në parlamentin qendror zviceran.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për faktin se të rinjtë shqiptarë nuk qëndrojnë indiferentë dhe kanë guximin t’i hyjnë një gare të tillë zgjedhore në funksion të integrimit sa më të madh në jetën publike zvicerane.

“Diaspora është ajo pjesë e kombit shqiptar që ka dhënë kontribut të fuqishëm dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare në të gjitha kohërat dhe për të gjitha situatat”, tha Murati.

Më tej theksoi se momentalisht diaspora është në tranzicion, në një pikë kthese, prej fazës së mobilizimit për të ndihmuar çlirimin e Kosovës  – në një fazë të integrimit dhe fuqizimit në jetën politike, si formë e mundësi tjetër e ndihmës për atdheun.

“Pavarësisht rezultateve tuaja si kandidatë në këto zgjedhje, rruga në të cilën jeni futur garanton suksese të padiskutueshme. Inkuadrimi, e eventualisht, fitimi i ndonjë mandati në parlamentin zviceran përbën kulmin e integrimit të shqiptarëve në Zvicër”, u shpreh Murati.

Ai porositi që shqiptarët të jenë sa më të organizuar si komunitet dhe në këtë unitet të tyre të mos reflektojë raporti i partive politike në Kosovë.

Në anën tjetër, të gjithë kandidatët për deputetë në Parlamentin e Zvicërs të pranishëm në këtë takim shprehën falënderimin e tyre për vizitën dhe mbështetjen. Ata gjithashtu falënderuan partitë zvicerane për mundësinë e dhënë që të jenë pjesë e listave të tyre zgjedhore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për çështjen e Kosovës.

Angazhimin e tyre e konsideruan shumë të rëndësishëm në disa pika: Integrimin në jetën publike dhe atë shoqërore në përgjithësi; fuqizimin e rolit të shqiptarëve në Zvicër; përmirësimin e imazhit.

Ministri Murati dhe të gjithë kandidatët kërkuan nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër që të dalin në këto zgjedhje dhe t’i votojnë ata./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari, ne Zvicer, per zgjedhjet, Shqiptarët kandidatë

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT