• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rezoluta e 11 kongresmenëve amerikanë

March 18, 2017 by dgreca

Rezoluta e 11 kongresmenëve – Alarmi i SHBA: Zgjedhjet në Shqipëri të rrezikuara nga ndikimi i Rusisë/1 Kongresi-Amerikan

Qeveria e Vladimir Putin ka për qëllim të influencojë zgjedhjet në të gjithë Europën. Shqetësimi vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe nga ky risk nuk shpëton as Shqipëria.Rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë.Nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse “Russia Today” apo “Sputnik News” gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.

Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

“Zyrtarët rusë, thuhet ne rezolute, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”.

Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike.

Filed Under: Featured Tagged With: e 11 kongresmenëve amerikanë, ne Shqiperi, per zgjedhjet, rezoluta

Shqiptarët kandidatë për zgjedhjet në Zvicër

October 3, 2015 by dgreca

CYRIH, 3 Tetor 2015/ Në Cyrih, Zvicër, ministry kosovar i Diasporës, Valon Murati takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në parlamentin qendror zviceran.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për faktin se të rinjtë shqiptarë nuk qëndrojnë indiferentë dhe kanë guximin t’i hyjnë një gare të tillë zgjedhore në funksion të integrimit sa më të madh në jetën publike zvicerane.

“Diaspora është ajo pjesë e kombit shqiptar që ka dhënë kontribut të fuqishëm dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare në të gjitha kohërat dhe për të gjitha situatat”, tha Murati.

Më tej theksoi se momentalisht diaspora është në tranzicion, në një pikë kthese, prej fazës së mobilizimit për të ndihmuar çlirimin e Kosovës  – në një fazë të integrimit dhe fuqizimit në jetën politike, si formë e mundësi tjetër e ndihmës për atdheun.

“Pavarësisht rezultateve tuaja si kandidatë në këto zgjedhje, rruga në të cilën jeni futur garanton suksese të padiskutueshme. Inkuadrimi, e eventualisht, fitimi i ndonjë mandati në parlamentin zviceran përbën kulmin e integrimit të shqiptarëve në Zvicër”, u shpreh Murati.

Ai porositi që shqiptarët të jenë sa më të organizuar si komunitet dhe në këtë unitet të tyre të mos reflektojë raporti i partive politike në Kosovë.

Në anën tjetër, të gjithë kandidatët për deputetë në Parlamentin e Zvicërs të pranishëm në këtë takim shprehën falënderimin e tyre për vizitën dhe mbështetjen. Ata gjithashtu falënderuan partitë zvicerane për mundësinë e dhënë që të jenë pjesë e listave të tyre zgjedhore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për çështjen e Kosovës.

Angazhimin e tyre e konsideruan shumë të rëndësishëm në disa pika: Integrimin në jetën publike dhe atë shoqërore në përgjithësi; fuqizimin e rolit të shqiptarëve në Zvicër; përmirësimin e imazhit.

Ministri Murati dhe të gjithë kandidatët kërkuan nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër që të dalin në këto zgjedhje dhe t’i votojnë ata./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari, ne Zvicer, per zgjedhjet, Shqiptarët kandidatë

Reagimet nga mërgata shqiptare për zgjedhjet në Kosovë 2014!

May 21, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/
Qazim Bajgoraliu kryetarë i LDK-së – dega në Gjermani dhe anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së këto ditë shprehu pakënaqësinë vërejtjet dhe sugjerimet e zgjedhjeve në Kosovë. Opinionin e tij vërejtjet janë edhe të tjerëve në shumë pika edhe jashtë partisë që ju ka drejtuar zoti Qazim Bajgora ish presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut . Zoti Qazim Bajgoraliu është një punëtor shumë vjeçar dhe veprimtar i dalluar në shumë aktivitete , aksione , simpoziume dhe konferenca për çështjen e Kosovës, po i bashkëngjis reagimin e tij si më poshtë:
I nderuar President Sejdiu,
Me zhgënjim të madh, por jo edhe befasues për mua, mora lajmin për mospërfshirjen Tuaj në listën e kandidimit për delegat të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila vjen si pasojë e lojërave të pista, që kanë filluar të luhen, që, para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo fatkeqësisht ndodhi edhe nga lidershipi i vetë LDK-së, duke injoruar, sabotuar deri në përpjekje për denigrim të figurës dhe të punës Tuaj. Ata të cilët ishin bërë si hija Juaj, ishin të gatshëm edhe shtratin ta qonin në zyrën, kudo ku mundë të ishte presidenti Sejdiu. Unë po tregoj një shembull, kur në vitin 2011 në zyrën e LDK-së në Prishtinë, nga LDK, dega në Gjermani, u dha çmimi “Ora e Presidentit”. Unë porosita që të ftohet presidenti Sejdiu, por nuk kishte lejuar Ismet Beqiri. Unë për të gjitha manifestimet e degës sonë, kam ftuar gjithmonë Isa Mustafën si kryetarë i partisë dhe edhe presidentin Sejdiu si Ish-President dhe ish-kryetarë i LDK-së e kryetarë Nderi tani. Në një bisedë telefonike, Ismet Beqiri më tha: “Shoki, nuk po bëni mirë që po i thirrni do njerëz e nuk po vetni “!
– I thashë se nuk di nëse kam ftuar vikend që nuk e meriton, më trego, se ndoshta keni informacione të gabuara?
– Më tha:-
“Po, po thërret Fatmir Sejdiun dhe nuk po bënë mirë”?!.
-I thashë se unë do ta thërras përderisa konsideroj se ai e meriton dhe nuk konsideroj se ai ka punuar kundër LDK-së dhe partisë.
– Më tha:
-Ani, ani shoki bëni qysh doni veç pa neve!?.Keshtu perfundon zoti Bajgoraliu dialogun me zoti Ismet Beqirin siç duket revolta e tij u shfaq edhe sipas raporteve te fundit ne mes z. Fatmir Sejdiut dhe z.Isa Mustafe vazhdon reagimi i z. Bajgoraliut :

-Pra edhe ndodhi injorimi! Nga kryetari Isa Mustafa, më, për asnjë figurë që ne përkujtuam dhe për asnjë manifestim, nuk pa të arsyeshme të dërgoj qoftë edhe dy rreshta për të përshëndet tubimet tona). Unë i bëra me dije që duhet të kemi parime dhe nesër mund të jeshë një Ish-… dhe si të duket nëse nuk të respektojnë te tjerë!!!. Ka edhe raste të tjera, të cilat i din edhe Isa Mustafa, kurse Ismetit ia thashë në janar të këtij viti, kur ishte në Zvicër dhe ai u tregu shumë i papjekur dhe i pasinqertë, deri në gënjeshtarë të pa skrupullit!!!

Më kanë befasuar shumica e kryetarëve të degëve, të cilët ranë nën këtë ndikim, u treguan frikacakë, u treguan mosmirënjohës ndaj kontributit të madh të presidentit Sejdiu, të cilët u shndërruan në servil për interesa personale e në dëm të LDK-së.

Dje dhe sot, të shumtë janë ata të cilët më telefonuan dhe më shkruan, për zhgënjimet dhe indinjatën e thellë, për këtë listë e cila përfshinë njerëz dhe prurje, të cilët u rangun në pjesën e lartë të listës, njerëz të cilët jo vetëm që nuk kanë dhënë kontributin e tyre për çështjen e Kosovës, por ishin dhe punuan kundër LDK-së dhe presidentit Rugova, shkatërruan LDK-në dhe ndërruan më shumë se dy parti deri tani. U injoruan njerëz që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe nëpërmjet LDK-së, të cilët kanë kontribut dhe përvojë të madhe në ndërtimin e shtetit dhe të gjitha proceseve shtetformuese, sikur jeni Ju z.Fatmir , ndër më të përgatiturit politikisht dhe në fushën diplomatike që ka pas dhe ka Kosova .
-Mospërfshirja e juaj , është një lehtësim për Ju, për të pushuar dhe për të qenë më i relaksuar, sesa të merresh e të bësh politikë, me njerëz të pabesë, njerëz të bizneseve të pista, që fatkeqësisht janë shumica e kësaj liste dhe e spektrit të gjerë politikë të Kosovësthot, por fatkeqësia është humbja e madhe për të ardhmen e mirë të Kosovës, e cila me Ju dhe nënlidershipin Tuaj, do të kishte shpresa më të mëdha për të na dërguar drejt synimit të shumicës së shqiptarëve, drejt BE dhe aleancës Veri-Atlantike, me një shtet ligjorë, pa korrupsion, pa grupe të mafies politike e ekonomike. Gjatë qëndrimit tuaj në Gjermani, Juve personalisht iu shtrua edhe kërkesë – apel, që të jeni pjesë aktive e politikës kosovare, sepse siç u tha, pa ju në lidership, e ardhmja e mirë për Kosovën do të jetë larg.
Do të kisha dëshiruar shumë të dijë, nëse në këtë listë prej 110 kandidatëve, kishte ndonjëri burrëri dhe intelektual, e të ketë treguar gadishmërin për të lëshuar vend për Ju, pas thënies së arsyes Tuaj, shumë burrërore, se nuk lejon që askënd prej tyre të largohet nga lista e publikuar.
Kur e mendoj se kënd kishte LDK kryetarë, kënd kishte LDK sekretarë dhe kënd ka tani, LDK ka një devalvim skajmërisht të kundërt nga vlera e madhe që kishte për vite të tëra.
Mjerimi për LDK, fillon nga ata që besojnë, se sot, në lidershipin e LDK-së, ka njerëz më të mirë e më të zot, më të përgatitur e më të aftë se presidenti Sejdiu.
Kështu e përfundon letrën dërguar zotitFatmir Sejdiut ,z.Qazm Bajgoraliu
kryetar i LDK-së – dega në Gjermani dhe anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga e cila vërtet pezmi dhe ky opinion mbretëron edhe tek partitë tjera që këto ditë kanë filluar t’i japin sinjalet negative. Kjo frikë qëndron se do te përsëriten gabimet, keqpërdorimet , diferencimet paraprake .po edhe në manipulimin e këtyre zgjedhjeve aktuale te Qershorit 2014. Janë të pa shmangshme kur intelektualet , e denje , veprimtaret e denje largohen dhe zëvendësohen me njerëz te korruptuar , me njerëz të pa dije dhe me njerëz te pa vlerë me çka “Mërgata(Diaspora) shqiptare po i ndien në palcë manipulimet edhe të këtyre zgjedhjeve .

Filed Under: Mergata Tagged With: asllan dibrani, në Kosovë 2014!, nga mërgata shqiptare, per zgjedhjet, Reagimet

Deklaratë e Eliot Engel për Zgjedhjet Komunale të Kosovës

November 5, 2013 by dgreca

Washington DC –  Anëtari i kongresit amerikan demokrati nga New Yorku,  Eliot Engel ,anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme , lëshoi ​​deklaratën e mëposhtme në lidhje me zgjedhjet e fundit komunale të Kosovës./

Nga BEQIR SINA, New York/

Engel : ” Zgjedhjet në Kosovë ishin një proces i suksesshëm zgjedhor i cili do të avancojë perspektivat për stabilitet dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon më të gjerë.

Miku i dëshmuar i shqiptarëve kongresmeni Engel, thotë në dekleratën e tij se :”Unë dua të përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët shkuan në votime të dielën më 3 nëntor, për të votuar në zgjedhjet komunale . Procesi i votimit ishte, në përgjithësi , transparentë , i mirë -menaxhuar , dhe i rregullt , dhe me pjesëmarrje që ishte relativisht e lartë në tërë Kosovën . Si të tilla , këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë e re të Kosovës ,normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë , dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Euro-Atlantik . ” thekson kongresmeni Engel.
“Megjithatë , thotë ai në dekleratën e tij, unë gjithashtu dënoj fuqishëm dhunën në ditën e zgjedhjeve në disa lokacione në veri të Kosovës . Unë u bëj thirrje autoriteteve për të hetuar shpejt dhe ndjekur penalisht autorët , të cilët kërkonin për të parandaluar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tyre . Unë gjithashtu thuhet në dekleratë u bëjë thirrje autoriteteve në Beograd të bashkëpunojnë plotësisht me Prishtinën dhe EULEX-in në çdo hetim.”

Në fund të dekleratës së tij, kongresmeni Elito Engel thotë se :” Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto incidente nuk i zbehin këto zgjedhje nga ajo që përndryshe ishte një proces i suksesshëm zgjedhor i cili do të avancojë perspektivat për stabilitet dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon më të gjerë. ” ka deklaruar anëtari i kongresit amerikan demokrati nga New Yorku,  Eliot Engel , anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe mik i dëshmuar i shqiptarëve në Kongresin amerikan.

Filed Under: Featured Tagged With: Eliot Engel, ne Kosove, per zgjedhjet

DEKLARATË E VATRES PËR ZGJEDHJET VENDORE NË KOSOVË

October 15, 2013 by dgreca

Kosova, në këto ditë, asht në valën e fushatës elektorale për votimet e 3 nandorit, kur populli do të zgjedhi bijt e bijat ma të përshtatshëm për të marrë në dorë pushtetin vendor.

Tue marrë parasyshë randësinë që kanë këto zgjedhje për jetën e qytetarëve dhe për të ardhmen e Kosovës, “Vatra” po ndjek me vemendje zhvillimin e fushatës dhe parashikimet për drejtimin që rezultatet do t’i japin jetës së shoqnisë kosovare.

Të shtymë nga dashunia për atë popull që aq shumë vuejti e sakrifikoi për lirinë dhe për të drejtën me vendosë vetë për fatin e vet, i urojmë fushatë të qetë e të pastër dhe fitore kandidatëvet ma të mirë e ma të ndershëm.

Vota asht nji ndër të drejtat themelore të njeriut, por asht edhe detyrë qytetare, prandej të gjithë duhet t’a kryejnë këtë detyrë. Vota asht shprehja e ndërgjegjes, prandej duhet përdorë për kandidatin ma të mirë. Ndërgjegja nuk shitet as nuk blehet, përndryshej ndimon korrupsionin që ia ka nxanë frymën ekonomisë e përparimit dhe ka i hapë rrugën vorfnisë e dëshprimit.

Duhet dhanë hapsinë edhe të rijvet që janë ushqye me arsim e kulturë përendimore, prej nga Kosovës i ka ardhë ndimë e përkrahje në ditët ma të vështira.

Shtetit i përket të krijojë klimën e sigurisë, për mbarëvajtjen e fushatës dhe të procesit zgjedhor, kundër dhunës e kërcnimeve. Me zgjedhje të ndershme e të drejta, Kosova duhet të dëshmojë se ecë e sigurtë në rrugën e  konsolidimit të shtetit ligjor dhe të integrimevet. 

Populli i Kosovës dijti të tregojë nivelin e lartë të civilizimit me zgjedhje demokratike në kushtet e terrorit dhe, krahas me lëvizjen e guximshme për liri, krijoi i pari sistemin pluralist në hapsinën e Ballkanit. Kemi shpresë se edhe provën e këtyne zgjedhjeve do t’a kalojë me dinjitet e vendosmëni, për dobinë e një ardhmënie ma të mirë e ma të sigurtë, në frymën e amanetit t’atyne që për Kosovën e lirë e dhanë edhe jetën.

Kryetari: Dr. Gjon Bucaj

                                                                                       New York, 15 tetor 2013

Filed Under: Editorial Tagged With: deklarate e Vtares, Gjon Bucaj, ne Kosove, per zgjedhjet

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT