• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ofensiva ekonomike e Erdoganit në Serbi

October 11, 2017 by dgreca

Presidenti turk Erdogan viziton Serbinë me një delegacion të madh investitorësh. Ai troket në një portë të hapur. Ankaraja do të zgjerojë influencën politike në korridorin e pasëm të BE-së, Ballkan.Vucic & ErdoganNga Nemanja Rujeviç/

Xhaketa blu të errët dhe me kuadrata, duket se kjo veshje u solli fat dy burrave të fuqishëm të shtetit në prill. Me këtë veshje Aleksandar Vuçiç mori votën në zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat në fakt ai i fitoi qysh në raundin e parë. Me të njëjtën veshje u shfaq edhe homologu i tij Taip Erdogan në qendrën e votimit, kur ia doli të aplikojë sistemin presidencial përmes referendumit. Eshtë një copë simbolike e veshjes, që i bën dy të fuqishmit të duken modernë. Komuniteti serb i Twitter-it madje ka gjetur edhe një nofkë për këtë: xhaketa e diktatorëve.Por Erdoganin dhe Vuçiçin i bashkon më shumë se sa vetëm stili. Ndonëse për shkak të madhësisë së vendeve të tyre ata luajnë në kategori të ndryshme, që të dy preferojnë pushtetin absolut si dhe nënçmimin e opozitës dhe të medieve kritike. Ata preferojnë të inskenohen si shpëtimtarë, që pa u lodhur punojnë për popullin për vende pune dhe zhvillim.

Pikërisht kjo synohet edhe të martën (10.10), kur Erdogan i shoqruar nga delegacioni i tij me investitorë i përbërë nga 150 bosë të ekonomisë viziton Beogradin. Nuk është e pazakontë për Erdoganin të udhëtojë i shoqëruar nga delegacion investitorësh. Por për qeverinë serbe ky është një event, me të cilin ajo synontë fitojë pikë në popull. Mesazhi është: paratë po vijnë me thasë.

…e të gjithë janë të kënaqur

Arsyeja ekonomike e qeverisë turke harmonizohet lehtë me atë serbe, thonë ekonomistët. Fjala magjike në Ankara është eksport. Vetëm nëse rritet edhe më tej eksporti, mund të arrihet rritja e premtuar çdo vit me 5,5 përqind. Ballkani Perëndimor ofron mjaft forca të lira pune për investitorët turq si dhe lehtësi për aksesin në tregun e BE-së. “Praktikisht tani procesi i bisedimeve të antarësimit BE-Turqi është i vdekur. Ndaj është një avantazh deçiziv, nëse ndërmarrjet turke prodhojnë në vende, që janë më pranë BE-së e madje edhe brenda unionit”, mendon ekonomisti nga Stambolli dhe analisti politik Atilla Yeşilada.

Serbien Reportage Elektronikindustrie in Nis (J. Dukic-Pejic)

Vuçiç në të kundërt i var shpresat tek paratë dhe vendet e reja të punës – ai është madje i gatshëm për këtë, që t’u paguajë investitorëve rreth 10.000 Euro subvencion për çdo vend pune. Sundimtari i vetëm serb vazhdimisht deklaron, se do të jetë numri 1 europian për zhvillimin ekonomik. Por deri tani shifrat janë asgjësuese për të. Në tre vitet e fundit me një rritje 1,6 përqind vendi ishte i fundit në rajon (Mali i Zi me 7,7%, Kosova me 9,1% dhe Maqedonia me 10,2%).  Paga mesatare me më pak se 400€ në muaj është ndër më të ulëtat në Europë.

Megjithatë paratë turke kryesisht do të derdhen në të ashtuquajturën industri me vlerë të pakët shtesë, pra atje ku ka nevojë më shumë për forca të thjeshta pune e jo për inovacion, thotë Yeşilada. Qysh tani më shumë se 1.000 punëtorë në Serbi prodhojnë pantallona Jeans të lira për firmat turke, dhe sipas qeverisë serbe kjo shifër do të rritet në 3.000. Përveç kësaj në opinionin serb përfliten edhe interesat turke ndaj industrisë së drurit dhe të qumështit. Kjo do të ishte me avantazh për të dyja palët: “Në të tilla degë në vendet e Ballkanit mund të arrihet menjëherë hopi ekonomik dhe njëkohësisht kjo shërben si bazë për ekonominë turke të eksportit”, thotë Yeşilada për DW.

Ëndrra neo-osmane

“Invazioni i biznesit: turqit sërish pushtojnë Serbinë”, kështu e titullonte gazeta bulevardeske Blic vitin e kaluar një artikull të saj duke aluduar për sundimin pesëqindvjeçar të Perandorisë Osmane në Serbi. Por kjo hiperbolë kuptohet që aktualisht kishte konotacion pozitiv. Biljana Stepanoviç do të preferonte të ishte më realiste, sepse deri tani investimet turke në rajon kanë qenë të moderuara, thotë kryeredaktorja e revistës ekonomike të Beogradit “Nova ekonomija”.

Eksporti drejt gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ndodhen në sallonin e pritjes të BE-së për anëtarësim (Serbia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) me gjithsej 20 milionë banorë, ka një volum vjetor nën dy miliardë Dollarë amerikanë. Më shumë produkte prodhuesit turq i shesin në Azerbajxhan apo Izrael, të dy vende këto me më pak se 10 milionë banorë. Ndaj thekson Stepanoviç, duhet pritur një herë, të shihet, se sa seriozisht e kanë turqit.

Shumë vëzhgues megjithatë hamendësojnë, se Turqia nuk synon vetëm ekonominë në Ballkan. Qysh tani, kryesisht në vendet me shumicë myslimane si në Bosnje-Hercegovinë apo Shqipëri financohen xhami, shkolla e organizata humanitare. “Ne kemi të bëjme edhe me neo-osmanizmin. Turqit jetojnë me iluzionin, se ish-kolonitë po i presin ata me krahë hapur”, thotë Atilla Yeşilada. Në fakt, nuk është kështu, megjithatë turqit kanë arsye të forta që të jenë të interesuar edhe politikisht për këtë rajon. Nga njëra anë duhet stabilitet në këtë pjesë të fqinjësisë, nga ana tjetër edhe pse “qeveria e AKP-së beson – gjë që për mua është gabim – se për një periudhë afatmesme BE-ja do të jetë më shumë rivale se sa partnere”, thotë Atilla Yeşilada.(DW)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e Erdoganit në Serbi, Ofensiva ekonomike

Kosovë-Kompanitë amerikane, rritje të investimeve

October 9, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj diskuton me kompanitë amerikane për mundësinë e rritjes së investimeve/1 komp amerik okPRISHTINË, 9 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kompanitë më të mëdha amerikane që operojnë në Kosovë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Këto kompani dhe përfaqësitë e tyre, ofrojnë punësim për rreth 25 mijë punonjës kosovarë dhe kanë qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë euro.

Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar iniciativën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila është gjithashtu anëtare e Këshillit Evropian të Odave Ekonomike Amerikane, dhe e cila ofron një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme amerikane si dhe atyre evropiane.Në këtë takim u diskutuan disa nga temat kryesore me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore: gjyqësor funksional dhe të besueshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore, mbrojtja e prodhimit, kontrolli i kualitetit në të gjitha produktet, nismat për reforma ligjore në fusha të ndryshme, si dhe nevoja e sigurimit me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë.Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë e nevojshme, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës.Oda Ekonomike Amerikane i dorëzoi kryeministrit Haradinaj një dokument me rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.Kryeministri falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën e tyre dhe theksoi se do të fokusohet në inkurajimin e tregtisë dhe prodhimit, si dhe investimeve.  Kryeministri i ftoi për partneritet të mëtutjeshëm  dhe i siguroi mbështetje të plotë nga ana e tij.Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Kompanitë amerikane, rritje të investimeve

ÇAJ MALI, NË VEND TË KANABISIT

October 9, 2017 by dgreca

 1 ok Çaj

 -Një përvojë nga Sinica e Devollit-/

1 Sinice

            Nga Fuat Memelli-Boston/

Në këtë shkrim, nuk e kam fjalën për zëvndësimin e pirjes së çajit me atë të kanabisit. Gjetkë dua të dal. E kam fjalën për mbjelljen e çajit nga fshatari Ferit Hysolli e famija e tij, në fshatin Sinicë të Devollit. Njeriu punëtor që është mësuar të rojë me djersën e ballit e në mënyrë të ligjëshme, e gjen rrugën.. Kështu e gjeti para dy vjetësh Feriti dhe bashkëshortja e tij, Liria, të ndihmuar edhe  nga djali i tyre, Klodjan Hysolli. Ata nuk u morën si shumë fshatarë shqiptarë  me kultivimin e kanabisit, por me atë të çajit, pasi deshën ta bëjnë gjumin të qetë. Një pjesë e mirë e tokave në Sinicë, për vështirësitë e terenit, për largimin e disa familjeve, për çmimin e lartë të karburantit, mbetën pa u punuar. Atëhere kjo familje gjeti një rrugë tjetër: atë të kultivimit të çajit. 2 sinice cajNjë farë përvoje për kultivimin e kësaj bime në këtë zonë ekzistonte, pasi me nismën e specilistit të shquar, Kiço Çeku, kooperativa kishte mbjellë çaj për disa vjet në fshatin Dardhë, në toka të dobëta, të cilat sipas specialistit të mësipërm, janë të mira për çajin. Sigurisht tani në kushtet e reja të bujqësisë së privatizuar , këtë punë do ta bënin vetë dhe të ardhurat do t’i mernin po ata. Djali i tyre i cili jeton në Korçë, u lidh me një biznesmen grek. 2 siniceQë andej mori farën dhe këshillat e nevojëshme për kultivim. Për sigurimin e fidanave, farat  i mbollën në  farishte  në filim të pranverës.. Pasi u rritën , në muajin maj i mbollën në tokat e tyre në vendin e quajtur Selisht që ndodhet në një lartësi prej rreth 1300 metra mbi nivelin e detit. Mbjelljen e  bënë në rreshta të drejtë, në largësi 80 cm rreshti nga rreshti dhe 40 cm bima nga bima. Qëllimi ishte që bimët, jo vetëm të kishin hapësirën e nevojëshme por edhe të kultivoheshin. Nuk u përdor asnjë lloj plehu, me qëllim që bimet të ishin te pastra nga kimikate. Korja ishte një punë e madhe pasi korja do bëhej me dorë. Për këtë patën ndihmë nga njerzit e afërt. Tharja, e cila duhet bërë në hije, u krye në plevicë, por jo në kushte aq të mira. Për këtë arsye një pjesë e tij , duke qënë  e ngjeshur, nuk u tha mirë, u dëmtua dhe nuk ia pranuan.

U kënaqën me prodhimin e vitit të parë, por jo sa duhet. Në pranverën e këtij viti ndërtuan një hangar për tharjen e tij, me ndarëse dhe rjeta teli. I shërbyen bimëve me frezime. Feriti, si ish traktorist me përvojë, përshtati një frezë dhe frezioi gjithë sipërfaqen. Bimët, të cilat ishin në vitin e dytë, dhanë një prodhim edhe më të madh. Korjen e bënë nga fundi i qershorit e fillimi i korrikut. Si një specialist i mire, Feriti na tregon  se korjen e filluan në përputhje me teknologjinë, kur kishin çelur rreth 70 për qind e luleve. Për të përballuar mbledhjen (korjen) e çajit, morën 15 punëtorë më pagesë nga Mirasi, duke e përfunduar atë brenda 10 ditëve.Gjatë korjes bëhëj edhe pastrami nga barna të ndryshme si dhe nga dheu që mund të kishin bimët. Tharja sivjet u bë në hangar dhe cilësia ishte mjaft e mirë.  Biznesmeni grek u kënaq. Edhe fitimi sivjet ishte më i madh, pasi u prodhuan 3 ton çaj i thatë, i cili u shit me 6000 lek ( të vjetra) kg.

Shëmbull i Feritit për  kultivimin e çajit, u ndoq sivjet nga agronomi korçar, Vaskë Thimjo, që është dhëndër në Sinicë. Në tokat e njerëzve të tij të afërt, mbolli 20 dynymë çaj. Një shëmbull tjetër në Sinicë , është ai i Myzafer Memellit, për kultivimin e shafranit. Me ndihmën e djalit të tij, i cili jetonte në Itali, siguroi farën e nëvojëshme. Gjithashtu nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, siguroi edhe dokumentacionin përkatës për importin e farave si dhe për tregëtimin në Itali. Ja , ky është modeli që na jep Sinica: të ardhura me punë të nderëshme! Përvoja e Sinicës për mbjelljen e çajit , shafranit si dhe e fermerëve të tjerë në Shqipëri që kultivojnë bimë medicinale që sjellin mjaft të ardhura, duhet përhapur e mbështetur nga qeveria shqiptare dhe dhe vartësja e saj, Ministria e Bujqësisë. Kjo mbshtetje duhet të fillojë pa vonesë, duke nisur qysh nga fillimi i vitit që vjen. Kjo rrugë si dhe të tjera dobiprurëse e të ligjëshme, do bëjnë që jo vetëm me policë, por edhe me modele të tilla, etj, si dhe me mbështetje nëpërmjet projektesh, do t’i pritet rruga kanabisit në Shqipëri. Për këtë ndoshta nuk mjafton vetëm mbështetja nga qeveria shqiptare, por t’i kërkohen fonde edhe BE-së, e cila e njeh mirë problemin e kanabizimit të Shqipërisë dhe besoj se do ta zgjidhë ca qesen, të cilën deri tani e ka patur të shtërnguar.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ÇAJ MALI, Fuat Memelli, NË VEND TË KANABISIT

Buxheti prej mbi dy miliardë euro, në pikëpyetje

October 5, 2017 by dgreca

1 BuxhetiNga Luljeta Krasniqi Veseli//Realizimi i buxhetit të Kosovës prej mbi dy miliardë euro për vitin 2018, vihet në pikëpyetje nga përfaqësues të bizneseve në vend. Sipas tyre, nuk janë bërë hapa të duhur nga autoritetet që t’i mundësonin shtetit një buxhet të tillë.Përveç tjerash, ata thonë, se agjenda politike ka ngufatur edhe objektivat për një buxhet prej mbi dy miliardë euro.Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë kishte paralajmëruar se Kosova do të ketë një buxhet prej mbi dy miliardë euro në vitin 2018.“Vlera e buxhetit do të jetë mbi dy miliardë euro, bazuar në burime të qëndrueshme. Sa u përket projeksioneve ne do të jemi të kujdesshëm që të jenë në përputhje me nivelin e rritjes ekonomike dhe normalisht për ndonjë pikë të përqindjes do të jetë më i lartë”, pati deklaruar Hamza.

Megjithatë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë për Radion Evropa e Lirë se një buxhet i tillë mund të realizohet, por jo në këto rrethana kur Parlamenti është në formën teknike, kur është një Qeveri e ri apo kur është cenuar, siç thotë ai, partneriteti me mekanizmat ndërkombëtarë.

“Dua të besoj që të arrihet një buxhet i tillë, por në këto rrethana e kam frikën se do të jetë shumë e vështirë dhe do të jetë prapë një barrë që do të godet drejtpërsëdrejti sektorin privat. Kur kësaj i shtohet edhe fakti i prolongimit të paargumentuar të fillimit të zbatimit të pakos fiskale 2, atëherë mbetet për t’u dëshiruar, por vështirë për t’u realizuar”, thotë Gërxhaliu.

Derisa, buxhetin prej dy miliardë euro institucionet e Kosovës e kanë bazuar në fuqinë e sektorit privat, sipas Gërxhaliut, ky sektor duhet të ketë mbështetje.

Për të mbështetur këtë sektor, Gërxhaliu thotë se është e nevojshme miratimi i Ligjit për tregti të brendshme, Ligji anti-damping dhe Ligji për mbrojtjen e produkteve vendore.

“Buxheti pritet të grumbullohet nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës, e që do të jetë një barrë për sektorin privat, por dua të besoj që nëse mendohet që të rritet buxheti, institucionet duhet të bëjnë më tepër të mbështet sektorin privat dhe ajo çka kërkon sektori privat është të këtë barazi si vendet e rajonit dhe mbi të gjitha të ketë mbrojtje”, thotë Gërxhaliu.

Buxhetin prej mbi dy miliardë euro, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka e pamundëson edhe niveli i lartë i ekonomisë jo formale.

Ai thotë se autoritetet e Kosovës nuk janë treguar efektive në luftimin e ekonomisë në të zezë.

“Nëse institucionet përgjegjëse arrijnë të tregojnë veprime më konkrete në luftimin e ekonomisë joformale, e cila është në shifra alarmante për vendi realizmi i një buxheti të tillë nuk do të duhej të ishte problematik. Megjithatë, me veprimet e treguar me nga ana e institucioneve në të kaluarën në luftimin e ekonomisë joformale, që kanë qenë veprime të mangëta, kjo mund të na bëjë që të jemi pesimist në lidhje me realizmin e një buxheti prej dy miliardë euro”, thotë Zeka.

Sa i përket ekonomisë joformale, zyrtarë qeveritarë në vazhdimësi kishin paralajmëruar luftë të pakompromis kundër kësaj dukurie. Ata kishin deklaruar se si pasojë e ekonomisë joligjore janë miliona euro në vit, të cilat nuk arkëtohen në arkën e shtetit.

Ndërkohë, raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kishin vënë në pah se evazioni fiskal në Kosovë arrin në mbi 30 për qind.

Buxheti i Kosovës edhe në vitin 2017, kishte shifrën e mbi dy miliardë eurove, e i cili ishte më i larti që nga paslufta në Kosovë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Buxheti prej mbi dy miliardë euro, Luljeta Krasnqi, në pikëpyetje

Kosovë-BE, Lançohet Programi për Reforma Ekonomike

October 4, 2017 by dgreca

-Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, viziton Kosovën/1 haradinaj-Danielsson: Programi i Reformave Ekonomike duhet të stimulojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, për të krijuar vende të punës. Programi do të ndihmoj në dizajnin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojë jetën e popullatës dhe aspiratat drejt BE-së/1 Takimi europian

-Kryeministri Haradinaj: Programi për Reforma Ekonomike, edhe një hap i Kosovës drejt BE-së/
1 Vasili-Kryeparlamentari Veseli: 70.5 mln euro të IPA-s, ndihmesë e madhe për Kosovën/PRISHTINË, 4 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, sot dhe nesër viziton Kosovën për të lançuar Programin për Reforma Ekonomike.Sipas axhendës, Danielsson takoi në Prishtinë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli,  Kryeministrin Ramush Haradinaj  dhe përfaqësues tjerë të qeverisë, liderë politikë dhe akterë tjerë.  Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, bënë lançimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike.

Në 27 janar qeveria kosovare ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2017, i cili, si  u theksua “është i përfshirë në dialogun e strukturuar mbi qeverisjen ekonomike si pjesë e bashkëpunimit institucional në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, është bazë e dialogut dhe është hera e tretë që qeveria dorëzon azhurnimin e këtij dokumenti në Komisionin Evropian”.

HARADINAJ: PROGRAMI PËR REFORMA EKONOMIKE, EDHE NJË HAP I KOSOVËS DREJT BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilin bisedoi për Axhendën e Reformave Evropiane, me theks të veçantë për Programin për Reforma Ekonomike.Fillimisht kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim të veçantë në të cilin kanë biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në Agjendën e Reformave Evropiane dhe mbështetjen e këtij procesi nga Brukseli.Pas takimit, kryeministri Haradinaj dhe Christian Danielsson morën pjesë bashkërisht në një takim për lançimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike, ku të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues nga shoqëria civile.Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e re do të jetë e fokusuar për zbatim të axhendës evropiane, të MSA-së, dhe të axhendës së reformave.“E mirëpresim vizitën e sotme, ashtu siç e mirëpresim ndihmën e përhershme të znj. Nataliya Apostolova dhe ekipit së saj në Prishtinë. Reformat evropiane në Kosovë duhet jo vetëm t’i përvetësojmë por edhe të përshpejtojmë procesin në këto reforma. Duhet t’i identifikojmë resurset e nevojshme dhe njëkohësisht të mund të konfirmojmë kapacitetin tonë që marrëdhëniet me Komisionin Evropian dhe roli ynë si partner në këto marrëdhënie bilaterale të jetë ai që pritet nga ne”, theksoi kryeministri Haradinaj.Kryeministri tha se Qeveria, në përvetësim të axhendës së reformës evropiane që është e negociuar dhe e dakorduar, është e gatshme që të lançojë edhe programin e reformave ekonomike për vitin që vjen dhe të merr përgjegjësitë për implementimin e këtij programi.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Danielsson për përkushtimin që BE-ja ka për Kosovën që shpreh edhe perspektivën e Kosovës drejt BE-së. Kryeministri gjithashtu ka theksuar se Programi për Reforma Ekonomike nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë, por edhe e shoqërisë civile, e partive politike dhe e të gjitha bashkësive dhe komuniteteve në Kosovë.
“Zotohem për një proces gjithëpërfshirës për këtë axhendë në tërësi, por me theks të veçantë për Programin për Reforma Ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj, duke premtuar se do t’i kushtoj kohë dhe energji dhe krejt fokusimin e nevojshëm që Programi për Reformën Ekonomike, ashtu si po lançohet, të jetë detyrë prioritare për Qeverinë e vendit.Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson ka theksuar nevojën që shtetet e Ballkani Perëndimor duhet t’i bëjnë reformat e duhura në sundim të ligjit dhe në ekonomi. “Programi i Reformave Ekonomike duhet të stimulojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, për të krijuar vende të punës. Programi do të ndihmoj në dizajnin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojë jetën e popullatës dhe aspiratat drejt BE-së”, ka vlerësuar Danielsson.Pas lançimit, kryeministri Haradinaj së bashku me Drejtorin Danielsson, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp.  Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar miratimin e Marrëveshjes së Instrumentit të Para Anëtarësimit, sot në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se kjo marrëveshje dëshmon përkushtimin e BE-së për qytetarët e Kosovës, për përmirësimin e jetës, ashtu sikurse është edhe qëllimi i këtyre reformave. Nga kjo Marrëveshje, Republika e Kosovës do të përfitoj rreth 70 milionë euro.

VESELI: 70.5 MLN EURO TË IPA, NDIHMESË E MADHE PËR KOSOVËN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilën diskutoi për agjendën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian po i jep Kosovës në këtë proces.Kryeparlamentari Veseli tha se Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik i Republikës së Kosovës. Ai tha se qytetarët e Kosovës janë evropianë dhe përpjekjet integruese të institucioneve të vendit do të vazhdojnë pareshtur.“Kemi shumë sfida, por si institucione të Republikës së Kosovës jemi të vendosur të ecim përpara në procesin e reformave”, theksoi Veseli. Ai shtoi se fondet e IPA-s, në vlerë mbi 70 milionë euro, do jenë të fokusuara në inovacion, sistem të drejtësisë, arsim e në fusha të tjera dhe do të jenë një ndihmesë e madhe për Kosovën në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese.Veseli u shpreh i bindur se Kuvendi do të miratojë projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshejeje, duke i hapur rrugë funksionalizimin të kësaj mbështetjeje.Kreu i Kuvendit tha se Kosova është krenare që e ka BE-në në krah dhe bashkë me të do të ecë drejt rrugës së integrimit.Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Danielsson, nga ana e tij, tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Danielsson tha se mbështetja e BE-së për Kosovën do të jetë konkrete, nëpërmjet fondeve, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e saj.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-BE, Lançohet Programi, për Reforma Ekonomike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 177
  • 178
  • 179
  • 180
  • 181
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pse Josip Broz Tito nuk i dha Kosovës statusin e Republikës, por vetëm autonomi?
  • Kryeministrit i dhimset vila e Enverit dhe jo 6000 të zhdukurit e diktatorit!
  • NEXHMIJE ZAIMI: JETA, IDENTITETI SI REBELIM, DËSHMI DHE PËRFAQËSIM
  • Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Gjykata e Strasburgut regjistron padi kundër Serbisë
  • KUVENDI I LEZHËS, MODEL I RACIONALITETIT POLITIK PËRBALLË RREZIKUT EKZISTENCIAL 
  • When Washington Moves, Prishtina Stands Firm
  • TË GJITHË ATA QË PËRDORIN SHPATËN DO TË VDESIN PREJ SHPATËS (KRISHTI)
  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT