• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hovenier: Mbështetja e Kosovës pjesë e ADN-së amerikane

June 8, 2024 by s p

https://fb.watch/sAdtzRJrWU

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatit kryesor të saj po përballen me mosmarrëveshje rreth vendimeve politike të qeverisë aktuale të Kosovës dhe shpërfillje të këshillave të qeverisë amerikane në raport me komunitetin serb në Kosovë.

Në pyetjen se si mund të kapërcehet situata në të cilën është kjo marrëdhënie, zoti Hovenier tha se “nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe projektin e Kosovës. Është pjesë e ADN-së tonë“.

Filed Under: Ekonomi

NJËZET VITE PA RONALD REAGANIN DHE SHPRESAT E TIJ

June 7, 2024 by s p

Nga ALBERTO MINGARDI – “Corriere della Sera”, 3 qershor 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika 

“Ç farëdo tjetër të thotë historia për mua, shpresoj të regjistrojë atë, që i kam bërë thirrje shpresave tuaja më të mira e jo frikërave tuaja më të këqija”. Ronald  Reagan vdiq më 5 qershor 2004. Njëzet vite gjatë të cilëve shpresa në politikë i ka lëshuar vëndin frikës. Nga ana tjetër, t’i bëhet thirrje kësaj të fundit është shumë më e lehtë. Frika e të ndryshmit, e së resë, frika e përjetëshme e fundit të botës. Ndërsa Reagani hapte dy kanatash dritaret mbi botët e reja. E quanin aktor, duke kujtuar zanatin e tij të vjetër, por gjatë tridhjetë viteve kishte qënë më parë  një popullarizues i përsosur i General Elektrikut, e më pas guvernator i Kalifornisë. 

Shkruante jo vetëm letra gruas së tij Nancy, por në blloqe të mëdhenj të verdhë, fjalimet e tij radiofonike. “Zoti Gorbaçov, rrëzoje atë mur” është një fjali e tij. I rritur në një familje të vështirë kishte në vetvete shpirtin e kufirit. Shpresa kalëron kur sheh nga larg horizontin. Fytyra, zëri, fjalët e bënë Reaganin një ikonë. Por për atë ikonë ka pak hapësirë. Sot është kohë e mureve që ngrihen, të shpresve të zbehta e të gjitha të luajtura mbi mundësinë për të gjetur “mbrojtje”. Politika, konservatore apo jo, është bërë e zymtë. Ndoshta pikërisht për këtë nuk ka një udhëheqës që nuk ka jo vetëm idetë, por as buzëqeshjen e Reaganit. Në 84-n, kur sulmohej  sepse ishte shumë i moshuar, tha se nuk do të kishte shfrytëzuar “ moshën e re dhe mungesën e përvojës së kundërshtarit për arsye politike”.

Lexues më i vëmendshëm e burrë më i kulturuar se sa e njihnin, nuk kishte mitin e stakanovistit. “Thonë se puna nuk ka vrarë kurrë një njeri, por përse të rrezikojmë?” Politikanët gjithmonë duan të bëjnë diçka, të vendosin, të prishin, të ndërtojnë, të sendërtojnë. Reagani kalonte fundjavët e tij  duke kalëruar, jo sepse i besonte bashkëpuntorëve të tij, por sepse kishte besim tek amerikanët. Qeveria që qeveris më mirë është ajo përtace.

Photo: wikipedia.org

Filed Under: Ekonomi

Arkitekti i Kryeqytetit dhe një vizion i ri për Prishtinën

June 7, 2024 by s p

Perparim Rama/

Si kryetar i Prishtinës, mbaj barrën dhe privilegjin e një detyre të rëndësishme, për të cilën qytetarët më kanë besuar me votën e tyre. Përveç obligimeve të përditshme dhe përmbushjes së premtimeve, kjo detyrë më jep mundësinë për të treguar arritjet dhe planet tona për të ardhmen. Por, më e rëndësishmja, ajo që bën diferencën është koncepti i Arkitektit të Kryeqytetit – një institucion kyç që ndihmon në krijimin e një narrative të re për qytetin tonë. Duke harmonizuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit luan një rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një Prishtine më të mirë për të gjithë.

Të qenit i zgjedhur me votë, përveç barrës dhe privilegjit, ka një tjetër dimension të ndryshëm nga gjithçka tjetër: rikujtimin. Nuk mund të harrosh asnjëherë që të kanë zgjedhur dhe që, mu për këtë arsye, ke disa obligime të cilat i ke marrë që atë ditë.

“Kryetar, po kjo… është një prej togfjalëshave që të bie t’i mësosh përmendësh, i cili në të shumtën e rasteve shoqërohet me pyetje për ndonjë punë që po kryhet a ndonjë projekt të premtuar. Ta thonë të gjithë, përditë dhe kudo. Dhe, ndryshe nga ç’mund të duket në pamje të parë, kjo nuk është një diçka që dua ta shmang. Përkundrazi, është një mundësi. Një rast për të treguar atë që kemi bërë, po bëjmë dhe do të bëjmë, më shpejt dhe më mirë se kushdo tjetër, për Prishtinën. Asnjë qyteti dhe veçanërisht një kryeqyteti, sado i madh apo i vogël të jetë, s’i mungojnë asnjëherë rrëfimet dykohëshe: për të tashmen dhe të shkuarën.
Si jemi? Dhe, si ishim?

Të dy këto janë pyetje të thjeshta, të cilave, shpeshherë, mjafton kujtesa për t’u kthyer përgjigje. Sepse njerëzit i prekin përditë dhe janë në memorien e çdonjërit, të të gjithëve së bashku. Atë që plot qytete s’e kanë dhe sa më i vogël të jetë qyteti aq më i vështirë, madje i pamundur, ngjan të menduarit dhe ndërtimi i tij, është rrëfimi për të ardhmen. Krijimi i tij kërkon një ekuilibër të ndërlikuar midis njohjes së trashëgimive historike, sfidave të së sotmes dhe mundësive për të ardhmen. Dhe, më tepër se gjithçka tjetër, njohjen e qytetit, të njerëzve të tij. Prishtinasve dhe vetë Prishtinës i duhet një kapërcim i tillë, që del nga përshkrimi I çfarë jemi e çfarë ishim, për të ravijëzuar çfarë do dhe duhet të jemi, përtej dimensioneve e kufizimeve fizike, duke krijuar kështu një diskurs më të gjerë në çështjet urbane, atë të qytetit si rrëfim trekohësh. Prandaj, Prishtina e së ardhmes, më tepër se togfjalësh, që merr trajtën e një slogani politik, është nevojë dhe domosdoshmëri për qytetarët e saj. Për vetë ekzistencën dhe vijimësinë e të qenit qyteti më i rëndësishëm i vendit (duke synuar që të mos mbetet thjesht i tillë), në kontekste të reja dhe në transformim të vazhdueshëm, madje.

Ne duam dhe punojmë përditë që prishtinasit të ndjehen krenarë për qytetin, që është i tyre jo thjesht ngaqë jetojnë në të, por sepse ata janë bashkëkrijues të një rrëfimi të ri për Prishtinën. Është një rrugë e vështirë dhe me plot sfida, kjo që kemi nisur para gati njëmijë ditësh. Mirëpo, jemi të pamëdyshje në këtë ecje tonën përpara, së bashku me ju, ngaqë jemi të bindur se, vetëm kështu, qyteti të cilin e duam, do të bëhet qytetitë cilin do ta duan dhe qyteti i duhur për fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë. Do Ecim bashkë, drejt qytetit në të cilën 200 mijë prishtinas do të mund të arrijnë në sheshet e qytetit, pa asnjë pengesë. Bulevardi qendror i qytetit, që prej sheshit të Flamurit deri tek qyteti i vjetër, që do t’ua kthejë qytetin qyetarëve, do t’i lidhë të gjithalagjet e qytetit. Për ta bërë të mundur këtë po punohet për mbikalimet në lagjen Arbëria dhe rrugën “Agim Ramadani”; nënkalimet në rrugën “Agim Ramadani” dhe në udhëkryqin e sheshit “Xhorxh Bush”; pasarelën e Hotelit Grand dhe riorganizimin e tërësishëm të trafikut në qytet. Këmbësorët do të jenë të parët, por as shoferët nuk do të presin më me orë në trafik.

Në epokën digjitale nuk ka arsye të humben orë të tëra duke pritur në radhë. Ecja jonë digjitale nënkupton që, për të gjitha shërbimet të cilat tani merren në komunë, do të krijohen mundësi të realizimit online. Edhe kur ato janë shumë më teknike, siç kemi bërë me platformën “e-Leja”, përmes së cilës mund të realizohet aplikimi dhe marrja e kushteve dhe lejeve ndërtimore në mënyrë krejtësisht digjitale dhe të cilës ia kemi bashkëngjitur edhe nënshkrimin digjital përmes “e-Nënshkrimi”, si dhe mundësinë e përcjelljes së krejt procesit duke përdorur “e-Përcjellja”. Po presim të na e japin lejen, që t’ua japim juve “e-Lejen”. Kemi digjitalizuar ndërtesa të rëndësisë së veçantë historike dhe po e digjitalizojmë krejt qytetin. Që ta keni dhe ta përdorni ju – të gjithë.

Bashkë me ju kemi arritur të bëhemi qyteti mikpritës i Lojërave Olimpike Mesdhetare. Është duke u punuar fort që, për këtë dhe të ardhmen e sportit prishtinas, të kryhet Masterplani i Fshatit Olimpik dhe kështu Prishtina të kthehet në referencë ballkanike të sportit. Por, jo vetëm kaq. Të kulturës dhe artit, përmes projektit të Tulltores. Dhe, në një destinacion turistik, përmes ndërhyrjeve restauruese në pjesën e vjetër të qytetit. Asnjëra nga këto nuk janë ndërmarrje të lehta. Njëmijë e një sfida e pengesa duhen kaluar. Por, politika është shërbim ndaj qytetarit. Dhe që të mund t’u shërbejmë në të
sotmen, duke menduar për të ardhmen, ne nuk mund të jemi të vetëm. Për këtë kemi marrë dhe marrim ndihmë profesionale nga ata që janë shumë dhe që ju i njihni për një – si arkitekti i kryeqytetit, dhe që mblidhen të gjithë nën emërtimin Shërbimi i
Arkitektit të Kryeqytetit. Qindra njerëz punojnë në të gjitha e për të gjitha projektet që i përmenda më lart. Për një rrëfim të ri për qytetin. Për Prishtinën e së ardhmes.
Për ju!

Përfundim

Një qytet nuk është thjesht një vendndodhje gjeografike, por një rrëfim i gjallë që përfshin historinë, të tashmen dhe ëndrrat për të ardhmen. Përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët, ne po ndërtojmë një Prishtinë që reflekton krenarinë dhe shpresat e qytetarëve të saj. Në këtë rrugëtim, roli i Arkitektit të Kryeqytetit është thelbësor, duke siguruar që transformimi urban të jetë i mirëplanifikuar dhe i qëndrueshëm. Me përkushtim dhe përpjekje të përbashkëta, ne po e kthejmë Prishtinën në një qytet që jo vetëm që plotëson nevojat e sotme, por qëndron si një model për brezat e ardhshëm. Kjo është Prishtina e së ardhmes, një qytet i ndërtuar nga dhe për qytetarët e tij. Ju mirëpres të gjithëve ditën e premte në Konferencën për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit ku do të prezantojmë projektet dhe punët e deritashme.

Filed Under: Ekonomi

THESARE TURISTIKE NË MALËSINË E GJAKOVËS – TURIZMI NË NIKAJ-MERTUR, AMFITEATRE TURISTIKE

June 5, 2024 by s p

Agron Prebibaj/

Liqeni, lumejt, ndërsa bjeshka – mrekullia hyjënore në Alpe!

Udhëtimi turistik drejt prehërit të alpeve shqiptare, në luginën me ngjitje të Nikaj-Mërturit, kjo magjia turistike pa të sosur. Magjia turistike, nis me fshatin Rajë – Vatikani i Alpeve shqiptare (me shumë Kisha), fshati Rajë shpina e luginës Nikaj – Mertur, e cila fillon aty ku bashkohet Drini (liqeni i Komanit) me lumin Curraj i quajtur edhe lumi i Merturit, por piknisja me 143 m mbi nivelin e detit për tu ngjitur në Curraj Eper, deri me Majen e Hekurave në 2561 m.

Fshatrat e Nikaj-Mertur e shikojnë përballë njëra-tjetrën, ndërsa Curraj Eper qëndron mbi krye, më lart, por bash aty ku pushojnë zanat.

Nga 12 fshatrat secili fshat ka resureset e veta turistike, pasi gjithçka nisën e mirë’pikturuar që nga liqeni i Komanit e lumejt, kjo pasurohet me natyrën e butë dhe të eger, totalisht e veshur me bimësi, me pyllin e gështënjes e dushkut, deri te zona e ahut e pishës së kuqe, deri te shpellat e eksploruera me disa kilometra.

Por kilometrazhi që nis turizmin në Nikaj-Mertur fillon te Bujtina Drini – Rajë me pronar Prel Gjoni, me drejtim ndalese në Lekbibaj, për të udhëtuar drejt bjeshkës Palç, por Salca me bjeshkën e saj të pasur eshtë mahnitëse për turizmin malor – ky thesari i i virgjer për turizmin disa ditor, ndërsa drejtimi për Vranë e Gjonpepaj një mrekulli që befason me një ndalesë disa orëshe, kurse ngjitja në Curraj Eperm që nga Qafa e Mrrethit e deri në Derza të Shalës është piktura më e mrekullueshme që ka dhuruar vetë Zotë për Alpet shqiptare e kudo në botë.

Kudo në Nikaj-Mertur ka resuerse turistike, që nga Korja e Merturit, me bjeshkën e Bëtoshes, në Curraj Poshtëm, potenciale turistike në bjeshkët e Gjonpepaj, Mulaj e Brisa oaze të vogla turistike, ndërsa kryqendra e Nikaj-Merturit fshati Lekbibaj – sherbesa e turizmit në zonë.

Bujtinat në Nikaj-Mertur

Raja:

1.Bujtina Drini – Prel Gjoni

2.Bujtina e Tonin Zefit

3.Lulzim Pepkolaj

Tetaj:

1- Bujtina e Marash Qehaja

2- Bujtina Lush Zef Gjoklaj

Lekbibaj:

1- Bujtina e Qerim Imeraj

2- Bujtina e Sokol Colit

3- Bujtina e Pashku Ndocit

Curraj Poshtë:

1- Bujtina, Gjevalin Lekaj

Palçi

1- Bujtina e Besim Malaj

2- Bujtina e Afrim Gjergjit

3.Bujtina Merturi, Kotes- Gjon Faslia.

Salca:

1- Bujtina e Sokol Nd. Progni

Vrana:

1- Bujtina e Gjergj Lazrit

Curraj Epër:

1- Bujtina e Ndue Prebibaj

2- Bujtina e Viktor Prebibaj

3- Bujtina e Prel Prebibaj

4- Bujtina e Pal Ramës. #Turizëm të mbarë!

Filed Under: Ekonomi

78-vjetor i themelimit të Republikës Italiane / Urimet e Ambasadores së Republikës së Kosovës, Sh.S. Lendita Haxhitasim

June 3, 2024 by s p

“Me rastin e Festës së Republikës Italiane, përmes notave të Himnit të Mamelit, si Ambasadore e Republikës së Kosovës dëshiroj t’i shpreh urimet e mia të përzemërta dhe të sinqerta Italisë, popullit mik italian, arbëreshëve dhe gjithë italo-kosovarëve që tashmë kanë përfituar dyshtetësinë.

Ky 78-vjetor i themelimit të Republikës Italiane përfaqëson një moment të rëndësishëm për të kremtuar vlerat e demokracisë, lirisë dhe unitetit kombëtar që Italia mishëron.

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë bazohen në një lidhje të fortë miqësie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Në këtë moment festiv, shpresoj që këto lidhje të vazhdojnë të rriten dhe të përparojnë, duke forcuar tutje lidhjet dhe marrëdhëniet tona dypalëshe drejt një Partneriteti të vërtetë Strategjik. Urimet më të mira për të gjithë!

Rroftë Italia! Rroftë Kosova!”

https://www.facebook.com/share/v/gercjtWGuGjq5BWa/?

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT