• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

November 3, 2024 by s p

Bllokimi i reporterëve dhe operatorëve të mediave shqiptare në Kapshticë, një arbitraritet i autoriteteve greke

Tiranë më 3.11.2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron bllokimin e reporterëve dhe operatorëve të mediave të Shqipërisë në pikën kufitare të Kapshticës, ditën e shtunë më 2.11.2024, një akt të turpshëm dhe thyerje të normave të BE-së për qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe sidomos të gazetarëve.

Mbajtja në pengim për rreth tre orë, në pikën kufitare e një grupi reporterësh dhe operatorësh të mediave kryesore të Shqipërisë, përbën një akt të papranueshëm kundër rregullave dhe normave bilaterale dhe komunitare.

Pretendimi i punonjësve të kontrollit kufitar, nga pala greke, se nevoitet një notë verbale nga MInistria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, pranë ministrisë homologe greke, është thjesht një truk burokratik dhe shkakton ripërsëritjen e një precedenti të ngjashëm me periudha të shkuara.

Pengimi i grupit të gazetarëve nga Shqipëria po shënohet si akt i hidhur i ndodhur shpesh në të shkuarën.

UGSH u drejtohet organizatave simotra në Greqi dhe organizatave ndërkombëtare të gazetarëve me apelin që këtë rast ta denoncojnë dhe të rikthejnë vëmendjen ndaj disa sjelljeve të përsëritura të autoriteteve greke ndaj gazetarëve shqiptarë, përmes të cilave dëshmohet se disa prej tyre janë të shenjuar si ” të padëshirueshëm” për disa institucione, ndërkohë që ende ka kolegë që mbeten të shpallur ” non grata” zyrarisht. Akte dhe praktika të tilla ndaj gazetarëve dëmtojnë fqinjësinë, parimet, rregullat e marrëdhënieve mes dy vendeve që i përkasin BE- së dhe lirive themelore.

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Tiranë më 3.11.2024

Kërkesa e Kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama për “… rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi”, është një reagim i vonuar i qeverisë së Shqipërisë.

UGSH është e vetmja organizatë e gazetarëve profesionistë në Shqipëri që në mënyrë të përsëritur e ka ngritur zërin për këtë vendim absurd të autoriteteve greke ndaj këtij gazetari të njohur dhe disa rasteve të tjera me kolegë të mediave të tjera.

UGSH, ndaj këtij rasti, ka protestuar para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, para Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe u është drejtuar Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Reporterëve pa Kufi, për solidaritet. Në disa takime dhe forume UGSH ka kërkuar ndjekjen e kësaj çështjeje dhe reagimin e palës greke për rishikimin e këtij vendimi dhe mospërsëritjen e sjelljeve penguese ndaj gazetarëve për lëvizje dhe qarkullim të lirë mes dy vendeve tona.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Filed Under: Ekonomi

Dear Business Owner, thank you for bringing your light to Dielli

November 1, 2024 by s p

Dielli (The Sun) Newspaper is the oldest Albanian and English language periodical still in circulation that serves a growing community in the New York area. For more than a century, Dielli Newspaper has kept the community informed about current events, exciting historic discoveries, personalities, new businesses, local and international issues important to you. As our readers discover more about the community, we are expanding our readership in the Tri-state area and beyond. The newspaper is available in the print form once a month and has fresh daily content online at www.gazetadielli.com

Your ad dollars enable the non-profit Dielli to publicize its informative platform and further its positive mission. Most importantly, Dielli has launched a publicity campaign that we would like you to be a part of by placing your ad in the special November issue that has the biggest circulation. You will find our lowest rates are meant to be inclusive and agreeable.

Dielli Ad Rates (color)
¼ Page $250 Half Page $400 Full page $600

Dielli Ad Rates (black and white)
¼ Page $200 Half Page $300 Full page $400

One easy form of payment is by check to The Pan -Albanian Federation of America Vatra. Thank you for bringing your light to Dielli.

Dielli Newspaper
Contact: gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Ekonomi

Provokimi i Greqisë dhe sfida ndaj Drejtësisë

November 1, 2024 by s p

Alket Veliu/

Vizita e “eurodeputetit” grek Fredi Beleri në Tiranë ka shkaktuar një valë reagimesh në Shqipëri, duke u interpretuar si një provokim i hapur nga ana e Greqisë. Duke qenë se Beleri është i dënuar nga drejtësia shqiptare për krime të rënda, kjo vizitë ngre pikëpyetje të forta mbi respektimin e ligjit dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Gjykatat shqiptare e dënuan Fredi Belerin me dy vite burg për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023. Ky dënim nuk është një rast i izoluar i gjykatave në mbrojtje të procesit zgjedhor për të siguruar që çdo akt i paligjshëm të ketë pasoja. Dënimi i tij tregon se autoritetet shqiptare janë të gatshme të veprojnë ndaj shkeljeve, pavarësisht nga presionet politike ose diplomatike. Ndërsa  Parlamenti Evropian, brenda kuadrit dhe mjeteve të veta statuore, si një far që ndriçon rrugët e Evropës, duhet ta ketë të qartë se dallga e nacionalizmave mund të shmanget vetëm me një politikë konstruktive dhe të përbashkët, në kuadrin e së cilës personat e inkriminuar nuk duhet të përfitojnë nga “atavizmi Kristian”, që nuk ka asnjë lidhje me frymëzimin progresiv të Ungjillit, që pranon detyrimin e të gjithëve për t’iu nënshtruar dinjitetit dhe ligjit. Të mos harrojmë që BE dhe ShBA janë investitorët kryesorë të institucioneve të reja të drejtësisë në vend.

Në këtë kontekst, përfshirja e Belerit në delegacion e PE duket si një tentativë për të sfiduar autoritetin shqiptar dhe për të minuar sistemin ligjor në Shqipëri. Për këtë rast duhet të reagonte dhe pala shqiptare, për të mos pranuar Belerin e dënuar nga drejtësia jonë të ishte pjesë e delegacionit të PE në Tiranë. Neurozat dhe veprimtaria e antishqiptare e këtij shqiptari gjakprishur, kanë ndjekur njëra-tjetrën. Të mos harrojmë se Beleri është dënuar nga gjykata shqiptare edhe për përdhosjen e simboleve tona kombëtare. Për vite me rradhë ai ka qënë në krye të sillogjeve irredentiste greke, duke pretenduar autonominë e Himarës.

Ndërsa sulmet e mbrapshta që erdhën nga Athina zyrtare, pas “incidentit me vezë e kos” në Tiranë, nuk befasojnë askënd. Politika greke ka mbi një shekull që vuan nga komplekse patologjike të mbledhura përgjatë kohëve, me një ekskluzivitet të hapur luftënxitës dhe pushtues, pavarësisht se

ky shtet anëtar i BE-së cënon dhe provokon interesat e paqes dhe të sigurisë.

Vizita e Belerit vjen pas një periudhe tensioni mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe vet Beleri ishte një deus ex machina për përndezjen e pasioneve nacionaliste. Tensionet mes dy vendeve kanë njohur ulje dhe ngritje, por kurrë nuk janë shuar, pasi asnjeherë palët nuk janë ulur të diskutojnë origjinën e konflikteve dhe të punojnë për t’i zgjidhur ato. Me arrogancën e të fortit pala greke ka diktuar axhendën e vet dhe ka bërë presion për të nënshtruar shqiptarët, deri në cënim të mëvetësisë së tyre. 

Reagimi i opinionit publik shqiptar ditën që Beleri u shfaq në Tiranë me rrason e “parlamentarit evropian”, ka qenë i fortë dhe kritik. Shumica e qytetarëve e shohin këtë si një shkelje të sovranitetit shqiptar dhe si një sfidë ndaj autoritetit të institucioneve vendase, ndaj dhe protestat e qytetarëve tregojnë maturitet dhe dinjitet. Protesta nuk ishte kundër delegacionit të delegacionit te PE, por kundër sfidës që një i dënuar nga drejtësia shqiptare (madje dhe nga ajo greke), i bëri institucioneve shqiptare. Është thelbësore që autoritetet shqiptare dhe politika shqiptare të qëndrojnë të forta ndaj këtyre provokimeve dhe të punojnë për ndërtimin e marrëdhënieve më konstruktive me fqinjët e tyre, duke mbështetur gjithashtu integritetin e sistemit ligjor shqiptar si një parakusht për stabilitetin rajonal dhe integrimin në Evropë.

Padyshim politika të tilla me “desantimin” e Belerit në dyert e institucioneve më të larta të shtetit shqiptar janë dritëshkurtëra, aq më shumë që shqiptarët nuk janë më si 30 vjet më parë, por kanë dy shtete në ballkan dhe në një shtet të tretë janë faktor i rëndësishëm. Do të ishte e udhës që shqiptarët dhe grekët t’i zëvëndësonin marrëdhëniet e tyre me një solidaritet interesash të ndërsjellta, të dialogonin mes tyre mbi bazën e parimit të reciprocitetit, pa patur frikë nga e shkuara dhe, me kurajo, të përballeshin me problemet e pazgjidhura mes tyre, ku padyshim çështja çame është problemi më emergjent, që kërkon zgjidhje.

Filed Under: Ekonomi

RUAJTJA E HARMONISË FETARE BRENDASHQIPTARE, GARANTUESE E NJË ARDHMERIE TË NDRITSHME

October 31, 2024 by s p

Prof.dr. Skender ASANI/

Për dallim nga popujt tjerë të Ballkanit, të cilët revolucionet e tyre i mbështetën në doktrina fetare, te shqiptarët ndodhi e kundërta. Nacionalizmi shqiptar, që u formësua kryesisht gjatë Rilindjes Kombëtare, platformën e tij ideologjike e kulturore e vendosi mbi unitetin kombëtar, duke mos u bërë peng i besimeve dhe doktrinave fetare. Prandaj, në historinë shqiptare dominojnë fotografi të ngjarjeve të rëndësishme ku pranë njëri tjetrit qëndrojnë personalitete të shquara me besime të ndryshme fetare – islame e të krishtera. Në Lidhjen e Prizrenit, në Kongresin e Alfabetit, në aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë si dhe në ngjarjet e mëvonshme, pati një bashkëpunim të shkëlqyer të krerëve të Lëvizjes kombëtare, të cilët vinin nga besime të ndryshme fetare.

Europa, që nga mesjeta e deri në shekujt e mëvonshëm, njohu lufta të brendshme fetare në mes të popujve dhe te ata, në të shumtën e rasteve, dominoi filozofia e unitetit mbi baza fetare e jo kombëtare. Kështu ndodhi edhe te popujt e Ballkanit, te cilët kisha luante rolin kryesor në mobilizimin e brendshëm, por edhe në luftëra kundër popujve të tjerë. Ky dominim i segmentit fetar në historinë e formimit kombëtar të këtyre popujve, ka lënë pasoja të shumta, si në rrjedhat e brendshme shoqërore, ashtu edhe në marrëdhëniet me popujt e tjerë. Për rrjedhojë, popujt që vetëdijen e tyre kombëtare e shartuan mbi trungun e doktrinave fetare, e kanë më vështirë t’i pranojnë vlerat e atyre që janë të ndryshëm nga ata, sidomos të ndryshëm mbi baza fetare.

Kjo filozofi e të menduarit kishte dominuar sidomos në shek. 19, por në momente të caktuara edhe gjatë shek. 20, atëherë kur kisha, sidomos ajo e proviniencës serbe dhe greke, për interesa të caktuara, bekonte ose mallkonte njerëz. I bekonte ata që marshonin në beteja pushtuese kundër popujve të tjerë dhe i mallkonte ata që bënin përpjekje të arsimoheshin në gjuhën e tyre amtare. Shumë ofenziva të paramilitarëve dhe forcave pushtuese serbe në Kosovë, fillimisht e mernin bekimin e kishës. Prandaj vulën e bashkëfajësisë në shumicën e masakrave ndaj shqiptarëve e mban edhe kisha serbe.

Ndërkaq, mallkimi mbi shkronjat shqipe, bie fjala, ishte kryefjala e liturgjive fetare të priftërnjëve grekë, të cilët e quanin herezi përhapjen e mësimit në gjuhën shqipe nëpër shkollat e Shqipërisë së jugut, në prag të pavarësisë së saj.

Të liruar nga psikoza e ndikimit dhe indoktrinimit fetar, shqiptarët zhvilluan beteja të pastra identitare pa cenuar interesat e popujve të tjerë dhe pa e glorifikuar historinë e tyre nacionale. Kjo ka bërë që shqiptarët të jenë rast unik në botë që, edhe pse me shumicë islame, kanë për hero kombëtar një figurë të identifikuar me Krishtërimin, siç është Gjergj Kastrioti, ose një simbol të humanitetit ndërkombëtare, me përkatësi fetare katolike, siç është Gonxhe Bojaxhiu- Nëna Tereza.

Shqiptarët i bën unik edhe qasja që kanë ndaj atyre që kanë besim tjetër fetar. Janë të shumta rastet kur shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri ua urojnë festat fetare fqinjëve të tyre, me përkatësi tjetër fetare, dhe madje marrin pjesë edhe në ceremoni të përbashkëta festive. Ky sinkretizim fetar në hapësirsën shqiptare, nuk praktikohet te popoujt tjerë, dhe kjo ka bërë që të ruhet bërthama kombëtare nga tendenca e shkërmoqjes dhe dezintegrimit.

Por a mjafton kjo frymë e harmonisë fetare brendashqiptare?

Kjo pyetje bëhet më kupimplote, sidomos në kohën që po e jetojmë aktualisht, kur harta e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve po merr përmasa shqetësuese, kurse roli dhe ndikimi i fesë gjithnjë e më tepër po tregohet si katalizator krizash e keqkuptimesh në mes të popujve e shteteve. Lindja e Mesme, Ukraina, shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, dhe pika të tjera neuralgjike , janë vetëm disa nga vatrat e krizës, ku në prapavinë e konflikteve qëndrojnë edhe animozitetet të shtresuara fetare nga e kaluara.

Bashkëjetesa fetare nuk është një përvojë njerëzore që mbetet e ngurtë, e pandryshuar, por përkundrazi, bashkëjetsa fetare duhet të kultivohet në vazhdimësi dhe të ruhet nga ndikimet që prishin harmoninë fetare. Bashkëjetesa fetare duhet të ushehet me frytet më të pastra të mirëkuptimit kombëtar.

Shqiptarët iu takojnë tre besimeve fetare: islame, katolike dhe ortodokse dhe nënvaranteve të ndryshme të këtyre besimeve. Duke qenë të shpërndarë në një hapësirë kaq dispersive fetare, shqiptarët, për dallim nga popujt tjerë, nuk e kultivuan kultin e besimit fetar si një faktor vendimarrës. Përkundrazi, shqiptarët gjatë gjithë rrugëtimit të tyre historik, bashkëudhëtarë më të afërt nuk patën pjesëtarët e të njejtit besim, por bashkëveprimtarët e të njejtit ideal kombëtar. Kjo ndikoi që në etapat e caktuara të zhvillimit të betejave identitatare, te shqiptarët të kultivohet vëllazëria e brendshme mbi baza kombëtare e jo mbi ato fetare.

Një vëllazëri e brendshme kombëtare sot ka nevojë të kalojë nëpër sprova dhe testime të vazhdueshme, në mënyrë që kauzat civilizuese e kombëtare të zhvillohen papengueshëm dhe të pandikuara nga doktrinat e caktuara fetare. Fundja, fenë duhet kuptuar thjeshtë si besim, kurse kombin si gjen, si ADN. Prandaj, sot hasim më dendur ndërrimin e fesë se sa të kombit, sepse besimi është kategori e ndryshueshme, kurse gjeni ose AND-ja – jo.

Duke qenë kështu të definuara çështja e fesë dhe e kombit, shqiptarët duhet të vazhdojnë të bashkëjetojnë në harmoninë e besimeve fetare, si një parakusht për ruajtjen e qenies së tyre kombëtare. Çdo dominim apo mbivendosje e prioriteteve fetare mbi ato kombëtare e rrezikon të ardhmen e shqiptarëve. Arkitektura etnike e kombit shqiptar duhet të ketë si konstruksion pikërisht vertikalen shpirtërore kombëtare, kurse si fasadë mund të përdoren edhe besimet fetare.

Ashtu siç shtetet formohen prej kombeve, edhe kombi formohet prej interesave dhe specifikave të përbashkëta. Shqiptarët si komb u formuan vonë, por te ata ndjenja e përbashkësisë etno-psikologjike datonte shumë më herët, që nga përpjekjet e Gjegj Kastriotit për të formuar shtetin e Arbërit, si derivat i bashkimit të principatave arbërore. Pra, asnjëherë te shqiptarët bashkimi nuk u bë mbi baza fetare, por mbi ato kombëtare dhe kjo ka qenë arsyeja që në organet drejtuese të shtetit, që nga pavarësia e këndej, kanë qenë personalitete me përkatësi të ndryshme fetare që kanë ushtruar funksione të larta zyrtare, duke filluar nga diplomacia, ushtria, e deri te arsimi, ekonomia e bujqësia.

Vazhdimësia iliro-arbërore-shqiptare ka qenë një faktor i rëndësishëm historik që e ka shpëtuar kombin shqiptar nga dezintegrimi dhe asimilimi. Ky shpëtim ka ndodhur edhe në ato momente historike kur shqiptarët me besime të ndryshme fetare arritën të bashkëpunojnë në mes veti për të mbrojtur qenien e tyre kombëtare. Intelektualët shqiptarë që vinin prej besimeve të ndryshme fetare, u bënë ideatorët kryesorë të përhapjes së dritës së diturisë në hapësirat shqiptare.

Në Stamboll, në gjysmën e dytë të shek. 19, ishte një qerthull mjaft aktiv kulturor që tubonte intelektual e ideolog shqiptarë të besimit islam, në krye me vëllezërit Frashëri, të cilët e formuan edhe “Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”, ose e njohur ndryshe “Shoqëria e Stmabollit”. Ky qerthull kulturor i Stambollit pati bashkëpunim të shkëlqyer me intelektualët e ideologët shqiptarë të besimit katolik e ortodoks, në Korçë, Shkodër, Bukuresht, Sofje, Kalabri, Sicili, Kajro e gjetiu dhe si fryt i këtij bashkëpunimi u organizuan Kongresi i Manastirit, hapja e Shkollës së parë për vasha në Korçë, Kongresi i dytë i Manastirit dhe hapja e Normales së Elbasanit, deri te Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972.

Moscënueshmëria e harmonisë fetare të shqiptarëve nga ndikimet dhe përçarjet e jashtme, është një prej prioriteteve kryesore të elitave politike, intelektuale e fetare të shqiptarëve. Kjo moscenueshmëri arrihet nëse fuqizohet vëllazëria e brendshme kombëtare, pa i dëmtuar ndjenjat fetare të secilit. Sepse një vëllazëri e brendshme kombëtare ngërthen në vetvete diversitete të shumta krahinore, dialektore, zakonore e fetare. Nëse gjithë këto diversitete trajtohen si pasuri kombëtare dhe nëse uniteti ndërtohet mbi dallime të caktuara, atëherë ardhmrëia është e garantuar, kurse gjeneratat pas nesh do ta kenë më lehtë t’i tejkalojnë sfidat që paraqiten si rrjedhoj e këtyre dallimeve.

Filed Under: Ekonomi

Festa e Flamurit Kombëtar te shqiptarët në Boston

October 29, 2024 by s p

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 242
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ndahet nga jeta Dr. Teodor “Tolo” Kareco, studiuesi e që ndërthurte historinë me ekonominë
  • Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
  • Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
  • REPUBLIKA E KOSOVËS NË GJYKATËN E HISTORISË DHE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE: OPINIONI I GJND-së SI VULË JURIDIKE E SOVRANITETIT
  • “Shqipëria në’ Luftën e Madhe’, 1914-1918”
  • SHTRESAT SEMANTIKE TË POEZISË SË ASDRENIT “KOSOVËS”
  • Në kryeqytetin e Landit Baden-Württemberg jehoi vallja e bukur shqiptare nga Shoqata “Pavarësia”
  • Standardi dhe demagogjia rreth protestës kombëtare
  • Nga Naçertania te deklarata e Paunoviqit, vazhdimësia e doktrinës shtetërore serbe dhe sfida e ballafaqimit me të kaluarën
  • Shqipëria dhe alergjia ndaj revolucioneve
  • WEAK REACTIONS TO SERBIAN RACISM ARE DISAPPOINTING
  • Vepra e Matija Petar Katančić (1798), një dëshmi monumentale e historiografisë dhe filologjisë shqiptare
  • PËRBALLË PROTESTAVE NË TIRANË DHE KRIZËS SË DEMOKRACISË, KUJTOJMË PROFESOR ARSHI PIPËN
  • 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐮𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬: 𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐍𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢?
  • Kandidate për Këshillin e Qytetit të Mississaugës në Kanada, Mendi Kabashi: “Suksesi i çdo shqiptari është krenari për të gjithë ne”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT