• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KASTAT – ORIGJINA E PAKENAQESIVE TONA

January 8, 2025 by s p

Faruk Myrtaj/

Isabel Wilkerson – The Man in the Crowd / NJERIU NE TURME

Ekziston një fotografi e famshme bardh e zi nga epoka e Rajhut të Tretë. E fiksuar në Hamburg, Gjermani, 1936, e punëtorëve të kantierit detar, njëqind ose më shumë, duke vështruar në të njëjtin drejtim, në dritë të diellit. Nderojnë në unison, krahët e djathtë ngrirë e shtrirë, besnikëri ndaj Fuhrer. Nga afër, duket një burrë në të djathtë, ndryshe nga të tjerët. Fytyra e tij është e paqme, por ai nuk po thërret si të tjerët. Teknikat moderne të fotografisë e veçojnë me një rreth të kuq, personin, ose një shigjetë tregon atë. Eshtë i rrethuar ngado me bashkëqytetarë të kapur nën magjinë naziste. Ai i ka krahët të palosur në gjoks, ndërsa pëllëmbët e ngurta të shtrira t të tjerëve qëndrojnë vetëm pak centimetra larg tij.

Vetëm ai refuzon të përshëndesë si ata. Ai është i vetmi njeri që qëndron kundër baticës. Nga këndvështrimi ynë, është personi i vetëm, në atë skenë, në anën e drejt të historisë. Të gjithë rreth tij, tragjikisht, fatalisht, kategorikisht të gabuar. Në atë moment, veç ai mund ta shihte…Emri i tij besohet të ketë qenë August Landmesser.
Në atë kohë, ai s’mund ta dinte rrugën vrastare në të cilën do çonte ajo histeri rreth tij. Por ai ndërkohë kishte parë mjaftueshëm për ta refuzuar. Ai ishte anëtarësuar edhe vet në Partinë Naziste, vite më parë. Megjithatë, e shihte nga afër se nazistët po ushqenin gënjeshtra për hebrenjtë, të dëbuarit që, qysh në fillim të Rajhut kishin provuar terror, dhimbje dhe shpërndarje. Ai e dinte që ata ishin gjithçka por jo “inferior”, ishin qytetarë gjermanë, njerëz si kushdo tjetër. Ai vet ishte një Arian, i dashuruar me një zonjushë hebre, por ligjet e miratuar së fundi, e kishin bërë marrëdhënien e tyre të paligjshme. Ishin ndaluar të martoheshin ose të kishin marrëdhënie seksuale, secila prej tyre quhej “turp racor”.

Përvoja personale dhe lidhja e afërt me kastën e atyre q “hidhnin fajin tek të tjerët” e lejuan të shihte gënjeshtrat dhe stereotipet e përqafuara aq lehtë nga elementë të gatshëm – shumica, fatkeqësisht – shtresë mbizotëruese. Megjithëse vetë Arian, të qenit i hapur ndaj humanizmit dhe njerëzve afër tij e bëri pjesë të mirëqenies dhe fateve të tyre lidhur me të tijin. Ai mundi të shihte atë që bashkatdhetarët e tij zgjodhën të mos e shihnin. Në një regjim totalitar si Rajhu i Tretë, është akt trimëror të qëndrosh vendosur kundër një oqeani të tërë. Më pastaj, të gjithë do të dëshironim të besonim se kemi qenë ai. Do mund të ndjehemi se, po të ishim qytetarë arianë nën Rajhun e Tretë, dhe të kishim parë ç’ndodhte në të, do duhej të ishim ngritur mbi të, si ai, nëse tek ne do të ishte ai person që i rezistonte autoritarizmit dhe brutalitetit përballë histerisë masive.

Do duhej të kishim ndjekur rrugën më të vështirë, për të qëndruar kundër padrejtësisë dhe spastrimeve. Por, nëse njerëzit s’ janë të gatshëm të kapërcejnë frikërat e tyre, por durojnë sikletet dhe fyerjet, vuajnë përbuzjen e të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe miqve në pamundësi, përballur me përjashtime dhe dëbime, do të ishte numerikisht e pamundur, njerëzisht e pamundur, të ndjeheshim në atë njeri. Kush do duhej të ishte ai në çdo epokë?
Çfarë do duhej të ishe ai tani, në epokën sot?
Ps.
CASTE – ORIGINE OF OUR DISCONTENTS
Random House/New Jork
Oprah’s Book Club- 2020

Filed Under: ESSE

“Kcimi i Tropojës” në UNESCO

January 7, 2025 by s p

Agron PREBIBAJ/

Shqipëria tashmë në UNESCO tre herë, e nisur me Polifoninë Labe me plotë tinguj e ndjenjë, pasuam me Xhubletën veshje e vajzës e gruas malësore, e pasuar po me tinguj ritmikë muzikorë me “Kcimin i Tropojës”, çfarë do të thotë se po marrim, vlerësimimin për ato që na përkasin ne si komb. Dr. Rovena Vata si koordinatore për vlerat e “Kcimit të Tropojës”, citon: “Ai është k’cim me vlera artistike, pra “Kcimi i Tropojës” nuk është valle, por është para vallës, pra Kcim. E veçanta e këtij Kcimi është fakti se kcehet e shoqëruar me elemente paramuzikor, si gurë apo rrasa etj.

“Kcimi i Tropojës” është gjithëpërfshirës, në harmoni, shpreh gëzim, komunikim, solidaritet, qytetari, estetikë”! Por Mjeshtri i Madh z.Skender Haklaj, përsonaliteti me shkëlqim i cili parakalon secilin artist, profesor të botës së kulturës e artit shqiptarë që nuk është mjaftuar me arritjet si korograf e profesionist i valles apo “kcimit të Tropojës”, asaj shqiptare, por vrapoi me dashuri, përkushtim e vetëbindje profosionale në përmbi 12 vite drejt UNESCO, për vallen e bukur energjiko-ritmike-qiellore, vitale shqiptare, atë të Tropojës, derisa arriti ta kurorëzojë zyrtarisht si vallen shqiptare e cila përcjell gëzim, harmoni e bashkim shpirtëror, tashmë pasuri e njerëzimit.

Ne kemi mjeshtra të mëdhej në muzikë, kulturë, art etj, por nuk kemi njerëz që vrapojnë me nerv shqiptari-njerëzor e profesional për të bërë të vetën atë çfarë e kemi tonën, nuk kemi as mbështetje instucionale nga Ministria e Kulturës, ndaj kjo e veçon individin me karekterin e fortë e këmbëngulës me argumenta shkencorë, ndaj secilit profesor, mjeshter e akademik që hesht e nuk guxon të lobojë nëpërmjet vrapimit shpirtëror të një artisti që adhuron mëshirshëm për kombin. Kombet të medhej bëhen më mendimtarë, kalorës lirie (çlirimtarë), artistë e shkënctarë, nobelistë e shënjëtore, ndaj dhe këta ja kanë për detyrë kombit ta nxehin edhe dellin e atdhedashurisë në betejën e paqtë të gjithçkaje për ta bërë nderkombtarisht të tyre atë çfarë ju përket kombit të tyre.

Por mesa duket keta burra intelektualë të të gjitha fushave nuk e nxehin gjakun as nervin, pasi presin se organizatat botërore, do vijnë e na thonë: “na tregoni ju Shqiptarë, sa burra e gra të mirë jeni, çfarë keni bërë, etj”?

Ndërsa këtë hap kalorësi e mori individualisht, Mjeshtri i Madh Skender Haklaj, duke marrë mbeshtetjen e Dr.Rovena Vata – kryesuese në plotësimin e dosjes për UNESCO, pjesa shkencore, plotësimi i formularit, vëndosja e kontaktit me komunitetin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, përgatitjen e letrave të mbështetjes nga shoqatat mbarëshqiptare në botë.

Dr.Rovena Vata kishte rolin koordinues, konsulent, ekspert dhe kërkim shkencor, e cila do finalizohej me zyrtarizimin e “Kcimi i Tropojës” pasuri e njerëzimit.

Ndërsa Mjeshtri i Madh Kole Susaj e ka vlersuar Mjeshtrin Skender Haklaj; “Kalorësin Akademik të kombit”, një personalitet i rrallë shqiptar!

Filed Under: ESSE

“SHTIGJE TË LIRISË” – DOLI NGA SHTYPI LEKSIKONI I TЁ BURGOSURVE POLITIKЁ SHQIPTARЁ NЁ JUGOSLLAVI

January 4, 2025 by s p

Prof. Zymer Ujkan Neziri/

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës përuroi vëllimin Shtigje të lirisë: Leksikon i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944-1953, I. Përurimi, i drejtuar nga Binak Ulaj, veteran i Lëvizjes Kombëtare, u bë në sallën e Institutit të Historisë, në Prishtinë, më 27 dhjetor 2024. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Shefik Sadiku, kryetar i Shoqatës. Fjalë përshëndetëse mbajtën kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, si dhe drejtoresha e Institutit të Historisë, prof. dr. Teuta Shala-Peli. Veterani i Lëvizjes Kombëtare, Meriman Braha, foli në emër të Redaksisë (Zymer U. Neziri, Meriman Braha, Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Binak Ulaj, Shefik Sadiku, Agim Sylejmani). Në emër të rreth 60 bashkëpunëtorëve të Leksikonit përshëndeti veterani i UÇK-së, Salih B. Lajçi, komandant brigade dhe i burgosur politik. Përurimin e mbylli me një fjalë rasti Zymer U. Neziri.

Përpos kryeministrit, Albin Kurti, dhe drejtoreshës, prof. dr. Teuta Shala-Peli, të pranishëm ishin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Shemsedin Dreshaj, Enver Dugolli, familje të dëshmorëve, të burgosur politikë, luftëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare, studiues e profesorë të Institutit të Historisë, të Institutit Albanologjik dhe të Universitetit të Prishtinës, mysafirë nga viset e ndryshme të Atdheut: nga Lushnja, nga Kërçova, nga Pollogu, nga Plava e Gucia, nga Medvegja, Bujanoci e Presheva dhe nga viset e tjera.

Ky libër, i financuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, ka rreth 300 biografi të të burgosurish politikë. Ata i kishte dënuar pushteti jugosllav gjatë viteve 1944-1953. Ishin nga Kosova, Maqedonia Perëndimore, Lugina e Preshevës, Sanxhaku i Pazarit, Plava e Gucia, Ulqini me rrethinë. Disa i kanë dënuar me vdekje, i kanë pushkatuar, ose kanë vdekur në burgje dhe varret ende nuk u dihen. Vetëm të asaj periudhe, 1944-1953, kemi në evidencë rreth 900 sish. Vëllimet e tërësishme të planifikuara, 1944-1999, kalojnë shifrën dyzet, për rreth 12 mijë biografi. Por, ky projekt i madh kombëtar dhe evropian nuk mund të realizohet pa u themeluar Instituti përkatës, i cili më herët është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këtë leksikon njëkohësisht po fillon edhe larja e borxhit për të pasuruar historinë tonë më të re me portrete të vuajtësve të dënimeve, që sipas historianes Sabile Keçmezi-Basha, janë rreth 700 shekuj burg politikë në burgjet jugosllave, në periudhën 1944-1999, e ndër ta i famshmi Adem Demaçi. Po ia shtuam kësaj shifre edhe rreth 300 shekuj të tjerë të viteve 1912-1941, del se për 100 vjet robëri jugosllave, veprimtaria e Lëvizjes Kombëtare është gjykuar me rreth 1000 shekuj burg politik. Mesatarisht, në çdo vit robërie kemi nga dhjetë shekuj burg politik.

Vuajtje të rënda për ata brenda edhe për ata jashtë. Jugosllavia ishte burg kolektiv për shqiptarët. Brenda atij shekulli edhe qindra e mijëra i kanë vrarë, i kanë përndjekur dhe i kanë shpërngulur në Turqi, por Lëvizja Kombëtare nuk është ndalur me kryengritje e demonstrata deri te lufta e brezit të Adem Jasharit, 1997-2001.

(Shtigje të lirisë: Leksikon i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944-1953, I, përgatitës për shtyp Zymer Ujkan Neziri, 462 faqe (Prishtinë: Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, 2024), ISBN 978-9951-833-12-7; 978-9951-833-13-4.

Filed Under: ESSE

Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne

December 31, 2024 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Ligjërimi historik i trajtimit të së shkuarës otomane të Ballkanit është kthyer në një ligjërim historik-letrar që pasqyron edhe zhvillimet historike kulturore të marëdhenieve të popullsisë ballkanike me Perandorinë Otomane, por edhe identifikimin e prototipeve letrare, që kanë pasur një ndikim të madh në veprat e mëvonshme në letërsitë përkatëse. Zhanri i romanit historik e poemës historike duket se është zhanri letrar, që i shkon më për shtat përfshirjes së historisë së rajonit dhe artikulimit të ligjërimit historik në letërsi

Në fillim të shekullit XIX, kombet ende nuk kishin një histori të mirfilltë. Edhe ata, që tashmë kanë identifikuar paraardhësit e tyre, nuk kanë në dorë veç disa kapituj të mangët thelbi i të cilit është ende për të shkruar.Ky proces, që në Europë fillon me romanet e William Scotit, nuk mund të rri pa influencuar shkrimtarët e Ballkanit, kur ata përfshihen në proceset shtetformuese të shteteteve tyre kombëtarë.

Shkrimtarët e Ballkanit në mëyrë të pavetëdijshme, duke shkruar përjetimet e tyre përreth së shkuarës otomane të vendeve të tyre kanë krijuar një epope historike, që lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e vendeve të tyre. Në këtë rast romani e poema historike shërben si model narrativ për përpunimet e para shkencore të historive kombëtare dhe si vektor i shkëlqyer i përhapjes së një vizioni të ri të së kaluarës. Në Shqipëri, poeti Gjergj Fishta krijoi “Lahutën e Malcisë”, një poemë epike mbi konfliktet shqiptaro-sllave dhe shqiptaro-otomane në përgjatë më shumë se gjysëm shekulli.

Fishta krijoi nje Shqiperi heroike me heronj qe si ne antikitet i ndihmojne “mirat dhe oret”, me mallkime e ofshama larg te qenit kalorsiake por therrese dhe realiste.Vargjet si rrokellime e gjithe rima na kujtojne bemat dhe personazhet e Eposit te Kreshnikeve. Autencitetin e vargjeve te tij e rigjejme sa here punet nuk shkojne mbroth ne rrugetimin e shqiptareve drejt Evropes.

Filed Under: ESSE

Shpirti publik dhe llogaridhënia e atyre që na drejtojnë

December 28, 2024 by s p

Agim Baçi/

A mund të bëjë gjithçka një qeveri, nisur vetëm nga fakti se është votuar nga shumica? Politologu dhe esteti britanik Roger Scruton ishte i idesë se përveç rezultatit zgjedhor, një qeveri duhet ta qëndrojë si e pranueshme për publikun duke funksionuar përmes një shpirti publik dhe një komunikimi me qytetarët – një komunikim ku të mos synohet që ndaj tyre të krijohet vetëm bindja apo që ndaj tyre të funksionojë vetëm marrëdhënia demagogjike. Sipas Scruton, qeveria duhet të rrëfehet jo vetëm për atë që dëshiron, por sidomos për atë ç’ka bën bazuar në ligje në punën e saj.

Por idetë politike të Scrutonit për një qeverisje me shpirt publik, që jep llogari për atë që bën, janë të kërcënuara sot fuqimisht nga makiavelistët në pushtet dhe ata që aspirojnë të marrin pushtetin, të cilët, në vend të llogaridhënies aplikojnë vetëm frikësimin, shpifjen dhe bindjen.

Po të shohim më vëmendje, ngado pushteti ka fokusuar llogaridhënien dhe mbajtjen e përgjegjësisë me frikësimin apo ndëshkimin e kujtdo që mendon ndryshe, duke kërcënuar kështu jetën në mënyrë të dinjitetshme. Madje, gati në mënyrë të hapur, politika sot, në vend të paraqitjes së alternativave është munduar t’i zhdukë ato. Për të arritur zhdukjen e alternativave është përdorur zëvendësimi i informacionit me bindjen, duke e bërë të vërtetën gjithnjë e më të pavend në debat. Për pasojë, në vend të përpjekjes për ndryshim, shumica e qytetarëve mbeten peng vetëm i gjendjes së pakënaqësisë pa provuar se mund të ndryshojnë.

Në Shqipëri, fatkeqësisht të parët që ngurojnë për të kundërshtuar një politikë të ushtrimit të frikës dhe bindjes, një politikë pa llogaridhënie dhe alternativa, janë ato pjestarë të shoqërisë që njihen me emrin intelektualë, të cilët më së shumti njihen vetëm për frazat demotivuese- “Ne nuk bëhemi”, “ne nuk dimë”, “ne jemi të paaftë”, “ne nuk ndryshojmë”.

Kështu, nën pushtetin e kulturës së frikës, intelektualët kanë shmangur përgjegjësitë individuale për të kërkuar rrugëzgjidhje më të mirë politike dhe sociale, duke nisur nga kurajo e tyre personale që duhej të kishin treguar për të ngritur zërin mbi gjendjen në shoqëri dhe qeverisje. Madje edhe më keq, intelektualët prej kohësh janë kthyer në një skelet ideologjik të pushteteve, duke shtuar edhe më shumë frikën se shoqëria shqiptare nuk ka arritur të shkëputet nga amullia njerëzore e dehumanizimit nën diktaturë, ku për mbijetesë askush nuk e kishte problem t’i thoshte të bardhës të zezë e të zezës të bardhë.

Ky kompromis i vazhdueshëm i qytetarëve më kulturën e frikës dhe të bindjes ka zhdukur prej kohësh guximin për t’u kërkur llogari atyre që i votojmë, atyre që u japim pushtet.

…Ne kemi nevojë për shpirtin publik dhe llogaridhënien e atyre që na drejtojnë. Por për të kërkuar një gjë të tillë nevojitet që, më së pari, të mos ja hapim krahët frikës, por ta refuzojmë atë, nëse ende dëshirojmë që të rrisim fëmijët me dashurinë për këtë vend.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT