• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Estonia, mbështetje për rrugën euro-atlantike të Kosovës

June 11, 2021 by dgreca

Presidentja Osmani përfundoi vizitën zyrtare dyditore në Estoni/

-Nga të gjithë krerët shtetërorë të Estonisë, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për rrugën euro-atlantike të Kosovës, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare/

PRISHTINË, 11 Qershor 2021- Gazeta DIELLI/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe delegacioni i bizneseve nga fusha e teknologjisë informative kanë përfunduar vizitën dyditore zyrtare në Estoni. Bashkë me delegacionin, Presidentja ka vizituar e-Estonia Briefing Center, Qytetin Kreativ Telliskivi dhe Qendrën Pipedrive.

Gjatë vizitës në të tri këto qendra digjitale, Presidentja Osmani ka përgëzuar kompanitë estoneze për transformimin digjital dhe shpirtin inovativ. Ajo ka theksuar se me ekipin e bizneseve nga kompanitë digjitale të Estonisë kanë parë gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në këtë sferë. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur besimin se një transformim i tillë digjital është i mundshëm edhe në Kosovë duke marrë përvojën nga Estonia.

Këto tri qendra digjitale kanë shfaqur gatishmërinë që me kompani të fushës së njëjtë në Kosovë të vendosin bashkëpunim me idenë për realizimin e projekteve konkrete.

Gjatë qëndrimit dyditor në Estoni, Presidentja Osmani është pritur nga Presidentja, Kersti Kaljulaid, Kryetari i Parlamentit, Jüri Ratas, Kryeministrja Kaja Kallas, ministren e Jashtme Eva Maria Liimec, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Jonatan Vseivov, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Nga të gjithë krerët shtetërorë të Estonisë, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për rrugën euro-atlantike të Kosovës, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Republika e Estonisë e ka njohur Republikën e Kosovës në 21 Shkurt 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike janë vendosur nga Prilli 2008 – vitit të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Filed Under: Featured Tagged With: President Osmani

DIELLI- VIZITA DHE FJALA E PRESIDENTIT AMERIKAN BUSH NË TIRANË NË 10 QERSHOR 2007, NGJARJE VITI

June 11, 2021 by dgreca

-Shtypi në Prishtinë e vlerësonte ngjarje viti fjalën e Presidentit Amerikan Bush në Tiranë në 10 qershor 2007: “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”.  “Atë ditë, burrri më me ndikim në botë, George W. Bush, e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar gazeta “Koha Ditore”

-“Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të Pavarësisë, ëndërrës shekullore, pritjeve tona të madha”, shkruante në 30 dhjetor 2007  gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja” në faqen e parë, ndërsa në Kalendar uronte: Gëzuar Viti i Pavarësisë 2008/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 10 Qershor 2020/ NGJARJA E VITIT 2007: VIZITA DHE FJALA E PRESIDENTIT BUSH NË TIRANË, KA VLERËSUAR SHTYPI I KOSOVËS

Në fundvitin 2007 kam raportuar nga Prishtina: Vizita dhe fjala për pavarësinë e Presidentit Amerkan Xhorxh Bush në Tiranë më 10 qershor 2007 ëshë vlerësuar ngjarja e vitit 2007 në numrat specialë festivë të Vitit të Ri 2008 të gazetave të Kosovës.

“Ngjarja e vitit: Fjala e Presidentit Bush”, thuhet në një titull në faqen e parë të gazetës “Zëri”.

“Në veçanti, paraqitja e Presidentit Bush në Tiranë, ishte e tillë që ndodhë një herë në historinë e një populli. Bush ishte shumë i qartë, shumë i saktë, shumë i drejtpërdrejtë: Kosova do të behet shtet”, ka shkruar “Zëri”.

“10 qeshori 2007, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet dita më vendimtare në historinë e definimit të statusit të Kosovës, pas datës së shpalljes së pavarësisë. Atë ditë, burrri më me ndikim në botë, George W. Bush, e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar gazeta “Koha Ditore”.

Presidenti Bush,  ka vazhduar gazeta, “foli në mes të Shqipërisë, dhe në mënyrën më të qartë të mundur”. “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”, tha ai në vizitën e tij, mbase më të popullarizuarën të bërë jashtë SHBA-së, gjatë këtyre dy mandateve të tij, shkruan “Koha Ditore” nën titullin “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” dhe mestitullin “Garantuesi”.

Ndër “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” “Koha Ditore” me nëntitullin “Avokati i Kosovës” ka radhitur edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe në kontekst të vizitës së Presidentit  Bush në Shqipëri ka theksuar: “Ndryshe, Berisha ishte vlerësuar edhe si njeriu më i duhur nga Presidenti Amerikan për t’ia përcjellë Prishtinës garancinë se pavarësia e Kosovës do të vijë gjithësesi, vetëm se duhet pasur kujdes nga hapat e ngutshëm”, ka theksuar gazeta.

“Koha Ditore” ka përkujtuar se Kryeministri Berisha  ia ka kushtuar Kosovës edhe “një pjesë të madhe të takimeve e vizitave të tij jashtë vendit, madje edhe në selitë kryesore të botës.”

“Ndër to, më kulmori ka qenë fjalimi i tij në Asamblenë e Prgjithshme të Komeve të Bashkuara, kur tha se Serbia duhet të dijë se koha e kolonizimit ka kaluar dhe Kosova duhet të jetë përfundimisht e pavarur”,  ka shkruar kjo gazetë.

Me titullin “Ngjarja e vitit 2007 – vizita e Presidentit Amerikan në Shqipëri”, gazeta “Bota Sot” ka shkruar se “në kalendarin e vitit 2007 do të shënohet me shkronja të arta 10 qershori”. “Me këtë datë në tokën shqiptare zbriti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush” dhe “dha porosinë e madhe: ‘Kosova do të bëhet e pavarur!’”, ka theksuar kjo gazetë.

“10 qershor – Presidenti Bush: Pavarësia është rezultat i fundit”, ka shkruar “Epoka e Re”, e cila ka përkujtuar se Presidenti Amerikan u deklarua për pavarësinë e Kosovës “në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, e cila u përshkua nga pyetjet rreth Kosovës”.

“Presidenti Bush në Tiranë tha se Kosova do ta fitojë pavarësinë”, ka përkujtar ngjarjen e madhe gazeta “Kosova Sot”, nën titullin “Viti i afrimit të pavarësisë”.

Gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja”, që për Vitin e Ri të pritjes së pavërsisë ka dalë numër i jashtëzakonshëm, vizitën e Presidentit Bush në Tiranë më 10 qershor e ka vlerësuar “një ngjarje tepër të rëndësishme historike” për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. “Zgjidhja e statusit të Kosovës  nuk përfaqëson më vetëm vetvetën, por ka marrë tashmë një kuptim thelbësor gjeopolitik”, ka theksuar gazeta në shkrimin me titull “Shqipëria në arenën ndëkobëtare”, ku veçmas është nënvizuar rëndësia shumë e madhe vizitës së Presidentit Bush në Tiranë.

Ngjarje tjetër historike në procesin e statusit të Kosovës shtypi i Prishtinës ka vlerësuar arritjen në OKB të Propozimit të Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës,  të cilin dokument Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Muun, ia ka dorëzuar zv.kryenegociatori Albert Rohan, më 15 mars. “Viti 2007, që po shkon, mbetet në histori si vit i Planit të Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës, dokumentit të OKB-së me përkrahje të gjerë ndërkombëtare dhe me ndonjë kundërshtim. Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të Pavarësisë, ëndërrës shekullore, pritjeve tona të madha”, shkruan “Rilindja” në faqen e parë.

Në 10 Qershor 2007 kam raportuar: KOSOVË, VIZITA E HISTORIKE E PRESIDENTIT BUSH NË SHQIPËRI NDIQET ME SHUMË INTERESIM E GËZIM

Vizita historike e presidentit amerikan Xhoorxh Bush sot në Shqipëri në Kosovë po ndiqet me shumë interesim e gëzim. Në transmetim të drejtpërdrejtë të Televizionit të Kosovës arrtija e presidentit Bush në Aeroportin e Rinasit  është përshëndetur me ngritje në këmbë e duartrokitje edhë nëpër familje dhe kudo tjetër në Kosovë. “Bush në Shqiipëri”, “Mirësevini Zoti President”, “Dhjetë milionë shqiptarë me Xhorxh W Bushin”, “Bush: Jo shtyrje të statusit të Ksovës”, “Ka ardhur koha për pavarësi”, jënë disa nga tutujt kryesorë në faqet e para të gazetave të Prishtinës. Raportet nga Tirana kryeqytetin shqiptar në pritje të presidentit Bush e përshkruajnë “sikur të ishte qytet amerikan”.

Atmosfera e festës për vizitn e presidentit amerikan Bush në Shqipëri përshkon sot edhe festimet në Prizren të 129-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku në akademinë solemne dhe veprimtari tjera është paralajmëruar pjesëmarrja e liderëve institucionalë e politikë të Kosovës.

Një numër i madh i kosovarëve kanë udhëtuar të jenë sot në pritjen e madhe për presidentin Bush në Tiranë. Për të dhënë mesazhin e mirënjohjes e falenderimit të madh për SHBA-të e presidentin Bush tre gjakovarë drejt kryeqytetit shqiptar kanë udhëtuar me biçikleta.

Televizioni i Kosovës po vazhdon transmetimet e drejtpërdrejta nga Tirana për vizitën e presidentit të SHB-ve Xhorxh Bush, që kështu ka hyrë edhe në familjet kosovarëve – mysafiri e miku i madh i të gjithë shqiptarëve.

Në 11 Qershor 2007 kam raportuar: KOSOVË, EKIPI I UNITETIT PËRSHËNDET FJALËN DHE QËNDRIMIN E PRESIDENTIT BUSH  DHE E VLERËSON MESAZHIN PËR BASHKËPUNIMIN TIRANË-PRISHTINË

 Anëtarët e Ekipit të Unitetit, pas deklarimeve të veçanta, në takimin e sotëm së bashku dhe unanimisht, kanë përshëndetur fjalën dhe qëndrimin për Kosovën të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri dhe kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm mesazhin për bashkëpunimin mes Tiranës e Prishtinës. “Ekipi i Unitetet përshëndet fjalën dhe qëndrimin e presidentit Bush edhe në vizitën e Romës, edhe në vizitën në Shqipëri, për të ardhmen e Kosovës, për pavarësinë e Kosovës, që është një qëndrim shumë i prerë dhe shumë i qartë”, ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu.

“Ne do të vazhdojmë në përgatitjet tona për të kryer pjesën e obligimev që kemi, sidomos ato që lidhen me fazën e parë të transicionit”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur lidhur me mesazhin e presidentit amerikan Bush kryeministrit shqiptar Berisha në Tiranë për bashkëpunimin me liderët kosovarë që të mbajnë qetësinë në këta hapa të fundit, presidenti Sejdiu  ka thënë se “për Kosovën është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojë me Shqipërinë”. Duke theksuar poashtu rëndësinë e bashkëpunimit edhe me Maqedoninë e vendet e tjera fqinje, Sejdiu  është përgjigjur:

“Kjo ka të bëjëme nevojën e bashkëpunimit të gjithmonshëm, me udhëheqjen shtetërore të Shqipërisë, po edhe me vendet tjera të rajonit. Ne kemi pasur dhe kemi kontakte të rregullta dhe shumë të mira… Për ne është me rëndësi që Shqipëria ka dhënë dhe do të japë kontributin e saj të jashtëzalkonshëm në ndihmë proceseve në Kosovë dhe poashtu është shumë e rëndësishme që gjithë struktura e saj diplomatike, gjithë rrjeti diplomatik i Shqipërisë, është në shërbim të Kosovës, të pjesës së lobizimit dhe të mbështetjes së fuqishme. Prandaj, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Është shumë e rëndësishme që kemi mirëkuptim të ndërsjellë. Është shumë e rëndësishme që në këtë pjesë të projektit kemi të bëjmë edhe me elementet që lidhen me çështjen e përgatitjeve të mëtejshme në pjesën e përvojave për integrime. Shqipëria, qysh tash mund të them se do të jetë kandidat serioz edhe për NATO, edhe për stukturat e Bashkimit Evropian. Për ne është e mirëseardhur kjo pjesë e punës që kanë bërë, përvoja e jashtëzakonshme, sidomos viteve të fundit, dhe mbështetja që i ipet nga ana e komunitetit ndërkombëtar”.

VIZITA DHE FJALA E PRESIDENTIT AMERIKAN BUSH NË TIRANË NË 10 QERSHOR 2007 NGJARJE VITI

Filed Under: Featured Tagged With: shqiperi, Vizita e Presidentit Bush

10 QERSHOR-KUR PRESIDENTI AMERIKAN GEORGE W. BUSH ZBRITI NË TOKËN E SHQIPONJAVE

June 10, 2021 by dgreca

– 10 Qershori ose nota 10 e marrëdhënieve historike të Shqiptarëve me Amerikën…

Greeting with Albanian Troops. Palace of Brigades. Tirana, Albania.

– Për herë të parë në histori shtrohet sofra e shqiptarëve për Mikun më të madh të shqiptarëve, George W.Bush i cili ju dha shqiptarëve dy Gëzime në një ditë: Sihariqin Historik njohjen e shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e Shqipërisë në NATO, në kështjellën më të madhe të mbrojtjes së botës….

Nga Sami Mulaj/ DIELLI-

Para 14 vitesh me 10 Qershor zbriti në Tiranë, Burrështetasi më i Madh i Botës, presidenti i SHBA, George W.Bush. Për herë të parë shkel në tokën e shqiptarëve një presdident i Amerikës!
Për herë të parë në histori shtrohet sofra e shqiptarëve për Mikun më të madh të shqiptarëve, George W.Bush i cili ju dha shqiptarëve dy Gëzime në një ditë: Sihariqin Historik njohjen e shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e Shqipërisë në NATO, në kështjellën më të madhe të mbrojtjes së botës.
Kryeministri I Shqipërisë Sali Berisha, me kontributin e tij të jashtëzakonshëm realizojë ëndrën e Demokracisë shqiptare, duke e rreshtuar kombin e tij në familjen e kombeve të Perëndimit me Amerikën në krye.
10 Qershori do të mbetet në Histori edhe si një notë 10, notë e shkëlqyer në marrëdhënjet e shqiptarëve, me Amerikën! Kjo do të mbetet si dita historike, si dita kur I pari President I Amerikës zbriti në Tokën e Shqiponjave. Faleminderit Amerikë!

Filed Under: Featured Tagged With: 10 Qershor, President George W. Bush

SAMITI I TIRANËS- ALBIN KURTI: KOSOVA, “JO” INICIATIVAVE QË SYNOJNË MOSNJOHJEN E SHTETËSISË

June 10, 2021 by dgreca

  • Kryeministri Kurti në Samitin e Tiranës: Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë përshtatur t’ia mohojnë shtetësinë, do të angazhohemi vetëm si të barabartë/

Tiranë, 10 qershor 2021– Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur; do të angazhohemi vetëm si të barabartë, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Tiranë.

Samiti që bëri bashkë në takim liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, kishte në fokus zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve të paraqitur për rajonin nga Komisioni Evropian si edhe rrugën përpara për në samitin e Procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit në korrik.

Në fjalën e tij kryeministri Kurti ka thënë se Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovinë dhe Serbia ende mbeten jashtë BE-së. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në Evropë, por BE-ja akoma nuk është Evropë, ka thënë ai, gjersa ka propozuar ndryshimin e modelit të angazhimit dhe të bashkëpunimit në të ardhmen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore. Kjo kornizë e re do të quhet Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore – ose SEFTA, ka thënë kryeministri.

Fjalimi i plotë i kryeministrit Kurti në samit:

“White Paper” për Agjendën për Ballkanin Perëndimor 2030

I nderuari Kryeministër i Shqipërisë, z. Rama,

I nderuari Komisioner i BE-së, z. Varhelyi,

Të nderuar liderë nga vendet fqinje dhe rajoni,

Kryeministër Rama, ju faleminderit për organizimin e këtij samiti dhe që na mblodhët të gjithëve, në të vërtetë, ne duhet të takohemi më shpesh dhe të bisedojmë më shumë.

E di që i kemi 5 minuta për prezantim, prandaj do të përpiqem të flasë shkurtimisht. Fjalën time do ta ndajë në tri pjesë, ku pjesa e fundit përfundon me një propozim për bashkëpunim të ardhshëm mes vendeve tona.

Pjesa e parë ka të bëjë me shndërrimin e Bashkimit Evropian në Evropë.

Siç e dimë, shtatëdhjetë e një vite më parë, mes vuajtjeve të mëdha, shkatërrimit, armiqësisë dhe mosbesimit të krijuar nga Lufta e Dytë Botërore, është publikuar Deklarata Schuman dhe ka lindur një ide e guximshme; ideja e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve të përbashkëta. Kjo ide lulëzoi dhe çoi në krijimin e tregut më të madh të lirë në botë, duke bashkuar më shumë se 500 milionë njerëz në një Bashkim Evropian.

Megjithatë, edhe pse është zgjeruar në masë të madhe, BE-ja sot nuk është Evropë. Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia mbeten jashtë BE-së.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në Evropë, por BE-ja akoma nuk është Evropë.

Pjesa e dytë ka të bëjë me faktin që modeli ynë aktual i angazhimit duhet të ndryshojë.

Qasja aktuale ndaj bashkëpunimit rajonal ndikohet negativisht nga mosmarrëveshjet politike që e kanë penguar bashkëpunimin dhe i kanë ngritur dyshimet dhe pasiguritë në lidhje me të ardhmen. Për t’i zgjidhur këto probleme, ne së pari duhet ta pranojmë hapur burimin e tyre, pa ekuivoke ose finesë.

–        Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; ne do të angazhohemi vetëm si të barabartë.

–        Në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Kosova vazhdimisht është trajtuar në mënyrë të pabarabartë dhe të padrejtë. Në formën e saj aktuale, CEFTA nuk mund ta përgatisë rajonin për anëtarësim në BE. Kemi nevojë për përmirësim dhe përshpejtim.

–        Në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, të gjitha iniciativat shndërrohen në mosmarrëveshje në lidhje me terminologjinë. Duke i pasur parasysh këto fakte, nuk mund të pretendojmë që iniciativat e ardhshme do t’i zgjidhin pengesat aktuale, përveç nëse e ndërrojmë kornizën aktuale të bashkëpunimit.

–        Për më tepër, korniza aktuale nuk i adreson çështjet që ndërlidhen me pjesëmarrjen demokratike, ballafaqimin me të kaluarën, luftën kundër korrupsionit, llogaridhënien nga qeveria, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias.

Kjo më sjell në pjesën e fundit, e cila është rruga që e kemi përpara.

Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore. Kjo kornizë e re do të quhej Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA.

–  SEFTA do t’i përfshinte vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, bazuar në një marrëdhënie të veçantë me BE-në, të ngjashme me marrëveshjen e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

– Pas krijimit të SEFTA-s, BE-ja, përmes një marrëveshje me SEFTA-në, do të zgjerojë katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit – në të gjithë vendet e SEFTA-s.

– Kjo marrëveshje do të modelohet në Marrëveshjen aktuale EFTA-EEA e cila do të parashikonte që Ballkani Perëndimor dhe BE të ecnin përpara së bashku duke u bazuar në legjislacionin e BE-së.

-Marrëveshja do të kishte një strukturë të ngjashme institucionale të modeluar rreth EEA-së që do të përbëhej nga Këshilli, Komiteti i Përbashkët, Gjykata, Sekretariati dhe autoriteti i Mbikëqyrjes, ndër të tjera.

– Marrëveshja do t’i përgjigjej gjithashtu “Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, i cili synon të mobilizojë deri në 9 miliardë euro në fonde në këtë dekadë.

–  Duke pasur parasysh mungesën e gatishmërisë dhe ekspertizës brenda rajonit, marrëveshja me BE-në do të parashikonte një mekanizëm mbikëqyrjeje, të drejtuar dhe operuar në kuadër të Bashkimit Evropian për të siguruar që të gjithë anëtarët e respektojnë marrëveshjen; kjo është thelbësore nëse do të kemi një treg të përbashkët që funksionon në mënyrë të drejtë dhe parimore.

– BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të mund të zhvillonin një samit të veçantë në vitet 2024 dhe 2027 për ta vlerësuar nivelin e gatishmërisë për anëtarësim të plotë në BE.

– Republika e Kosovës është e interesuar të anëtarësohet në BE dhe të kontribuojë në rritjen e saj të vazhdueshme. E mirëpresim mundësinë për të punuar ngushtë me të gjithë fqinjët tanë rajonalë në lehtësimin e anëtarësimit tonë kolektiv në BE. Propozimi ynë është i guximshëm, por të tilla janë edhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Ne jemi të bindur që nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët.

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeministri Albin KURTI, Mosnjohjen e Shtetesise, Qe synojne, Samiti i Tiranes

NDERIM PER LIDHJEN E PRIZRENIT!

June 10, 2021 by dgreca

– Kryekuvendari Konjufca: Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare/

– Kryeministri Kurti në Prizren nderoi Lidhjen Shqiptare, rrugës për në Shqipëri/ 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëri homazhe te shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për nder të përvjetorit të 143-të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.

Kryekuvendari Konjufca në fjalimin e tij për nder të kësaj dite, tha se 10 qershori është datë shumë e rëndësishme për gjithë kombin shqiptar.

Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare që kontribuoi në mbrojtjen e tokave shqiptare.

Kreu i Kuvendit tha se nuk është e rastësishme që ata qindra përfaqësues të trojeve shqiptare u mblodhën në Prizrenin historik, ngase, siç tha ai, ishte vendi më i sigurt dhe i cili, në kuptimin e gjeografisë shqiptare të shekullit XIX, përbënte epiqendrën gjeografike të kombit shqiptar.

 “Pas luftërave të lavdishme të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, kjo është ngjarja më e rëndësishme e cila vjen në shekullin XIX. Kurse në shekullin XX, ngjarjet më të rëndësishme për kombin tonë janë në fillim të atij shekulli, që është shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, dhe ky shekull përmbyllet me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Kosovës prej Serbisë. Siç dihet, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XXI është shpallja e Republikës së Kosovës”, tha kryekuvendari Konjufca.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Manifestimi vazhdoi me vizitën e kryetarit Konjufca në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e përmbyllur atë me pjesëmarrjen e tij në ekspozitën e Prof. Dr. Ukë Xhema, me prezantimin e fotografive të përzgjedhura për këtë ditë.

   *** 

Kryeministri Kurti në Prizren nderon Lidhjen Shqiptare, rrugës për në Shqipëri

PRIZREN, 10 Qershor 2021- Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes, në Prizren ka nderuar Lidhjen Shqiptare dhe veprimtarët e saj rrugës për në Shqipëri, ku  merr pjesë në Samitin e  Ballkanit Perëndimor, që  mbahet në Tiranë ketë të enjte të 10 Qershorit 2021.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti ka shkruar:Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

(me shume fotografi i gjeni ne FB)

​ 

Filed Under: Featured Tagged With: Kryekuvendari Konjufca, Kryeministri Albin KURTI, Lidhja e Prizrenit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DASHURIA NDAJ ATDHEUT – THEMEL I NDËRTIMIT DHE ZHVILLIMIT TË SHTETIT
  • THE SPHERE (1929) / HISTORIANI GJERMAN, FRANZ BABINGER : “VIZITA IME TEK DERVISHËT E KRUJËS, NJË KOMUNITET I JASHTËZAKONSHËM…”
  • Njoftim publik nga Shoqata Malësia e Madhe – NY
  • “Gjergj Kastrioti Scholarship Fund”
  • Gazeta “Shqiptari i Italisë”
  • KONSULLATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTTGART SHËNOI DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PËRURIMIN E HAPËSIRAVE TË REJA TË KONSULLATËS
  • “SKËNDERBEU SHQIPJA QË NDALOI PERANDORINË OTOMANE” E AUTORËVE ITALIANË: ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ
  • KANDIDAT PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË LEWISVILLE, TEXAS, ADRIAN DOKO: “SHQIPTARËT JANË SHEMBULL I INTEGRITETIT, FAMILJES DHE UDHËHEQJES”
  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT