• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“HISTORIA E SHQIPTARËVE TË WORCESTER, KRENARI IDENTITARE KOMBËTARE”

November 16, 2024 by s p

Sokol Paja/

Worcester (Boston), 16 Nëntor 2024 – Patriotët shqiptarë në Worcester mikpritën në një takim vëllazëror e atdhetar ish- kryetaren e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë zonjën Jozefina Topalli. Një bashkëbisedim i ngrohtë e shumë emocional rreth arritjeve e historive të sukseseve të shqiptarëve në Boston e mallit për atdheun larg vendlindjes. Patriotja Efi Qeleshi në fjalën e hapjes ftoi shqiptarët e Amerikës për tu angazhuar në ndryshimin e gjendjes në Shqipëri si kontribut atdhetar. “Jeni frymëzim dhe shpresë në ditët e sotme kur Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për ndryshim rrënjësor e thelbësor. Ju na ngrohni zemrën sot se ditë të bukura e të mira do vijnë për Atdheun tonë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim radikal. Qeverisja Rama e ka shkatërruar Shqipërinë: shpopullim, korrupsion, hajdutëri, paligjshmëri. Qeverisja e keqe ka larguar trurin kombëtar nga Shqipëria, forcën energjike, moshën vitale duke shkretuar atdheun tonë të bukur. Ju bëj thirrje shqiptarëve të Amerikës e çdo shqiptari kudo që ndodhet në diasporë që të punojë për të ndryshuar Shqipërinë. Shqiptarë, atdheu na thërret, atdheu po lëngon, atdheu ka nevojë për ne. Shqiptarët e Amerikës i janë gjendur pranë kombit e atdheut në çdo vështirësi. Kam bindjen se edhe sot do ta bëjnë këtë kontribut patriotik e historik në largimin e të keqes që shkatërron Shqipërinë prej 12 vitesh” tha ndër të tjera Efi Qeleshi. Patrioti John Lito kujtoi emocionalisht fëmijërinë, përmendi familjet që kanë mbajt krenarinë e vlerat më të mira shqiptare si Topalli, Çoba, Serreqt etj. Aktivisti i komunitetit Franklin Zdruli shpjegoi historinë 115 vjeçare të shqiptarëve në Worcester, histori patriotësh që i dhanë krenari e histori identitetit kombëtar në mërgatë dhe patriotë të shkëlqyer që kontribuan shumë për Shqipërinë, për ruajtjen e vlerave patriotike dhe identitare shqiptare ku shqiptarët e Worcesterit janë krenari kombëtare. Ish – kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë zonja Jozefina Topalli në fjalën e saj u ndal te shpopullimi i Shqipërisë, një histori e dhimbshme që shuan çdo ditë Shqipërinë e kombin tonë. Një eksod modern që shuan çdo vit një qytet shqiptar, tha zonja Topalli. Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria sipas Zonjës Topalli është një dramë kombëtare. Kemi “Një Shqipëri më të vogël, më të plakur më të vetmuar” tha në bashkëbisedim zonja Topalli. Si rrezik për lirinë dhe demokracinë zonja Topalli përmendi përfshirjen e grupeve kriminale në çdo zgjedhje elektorale apo lokale që zhvillohen në Shqipëri, politizimin ekstrem të administratës shtetërore, pastrimin e parasë dhe mbështetja shtetërore që iu bëhet bandave kriminale. “Kthehem te diaspora në shenjë mirënjohje dhe respekti për ju për mbështetjen historike që na keni dhënë si patriotë. E kërkojmë mbështetjen tuaj për të ndihmuar e ndryshuar Shqipërinë” përfundoi zonja Topalli. Kënga patriotike e vëllezërve rapsodë Geg e Ndoc Delia “Veç një gjak na rrjedh ndër vena, gjaku i shqipes me dy krena” emocionoi të gjithë të pranishmit në organizimin patriotik e shpirtëror të shqiptarëve të Worcester.

Filed Under: Featured

ISH- KRYETARJA E PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË JOZEFINA TOPALLI VIZITOI VATRËN

November 14, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 14 Nëntor 2024 – Jozefina Topalli, ish kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë zhvilloi një vizitë të përzëmërt, vëllazërore e shumë emocionuese në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ajo u prit ngrohtësisht prej vatranëve e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u njoh prej editorit me historinë shekullore të Federatës Vatra e gazetës Dielli, kontributin e jashtëzakonshëm atdhetar, veprimtarinë patriotike të shqiptarëve të Amerikës e përpjekjet e tyre për komb, atdhe e komunitet, në fjalën e mirëseardhjes arkëtari i Vatrës z.Besim Malota shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për doplomaten dhe shtetaren Jozefina Topalli, përcolli urimet në emër të kryetarit Dr. Elmi Berisha, Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Z.Malota shpjegoi veprimtarinë e shkëlqyer të Vatrës dhe punët e mëdha kombëtare në shërbim të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Malota ekspozoi veprimtarinë institucionale të Vatrës në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Z. Asllan Bushati shpalosi modelet, arritjet dhe krenarinë shqiptare për sukseset e tyre në diasporën e Amerikës duke rrezatuar energji kombëtare e patriotike si modele frymëzimi për çdo shqiptar. Vera Markaj e Bashkim Shehu vlerësuan zonjën Topalli duke veçuar cilësitë atdhetare, institucionale e profesionale dhe modelin moral dhe ardhetar që ajo frymëzon. Në fjalën e saj zonja Jozefina Topalli falenderoi Vatrën e shqiptarët e Amerikës për pritjen vëllazërore dhe krenarinë me të cilën shqiptarët e Amerikës përfaqësojnë e prezantojnë kombin shqiptar në shoqërinë dhe institucionet amerikane. Zonja Topalli vlerësoi kontributin e Vatrës, historinë e çmuar dhe frymëzuese të patriotëve shqiptarë përgjatë 1 shekulli dhe dekade të mërgatës shqiptare në Amerikë. Zonja Topalli çmoi Vatrën e Diellin si institucione patriotike, mërgatën e Amerikës si aset patriotik, atdhetar, ekonomik e kulturor. Ajo diskutoi rreth shpopullimit të Shqipërisë, rrezikut të braktisjes biblike të atdheut, nevojës ekstreme për të ndaluar eksodin biblik të shqiptarëve dhe nevojës për angazhimin e të gjithë shqiptarëve të diasporës për të kontribuar për kombin e atdheun. “Kemi nevojë për kthimin e një autoriteti moral, të një fuqie shpirtërore e patriotike për të dashur atdheun e ndryshuar Shqipërinë. Shqiptarët e Amerikës kanë shkruar historinë e lavdishme të kombin tonë. Vatra e Dielli, njëra ngroh e tjera ndriçon historinë tonë kombëtare dhe identitetin tonë” u shpreh ndër të tjera zonja Topalli përgjatë takimit vëllazëror në Vatër.

Filed Under: Featured

VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË DEÇANIT Z. BASHKIM RAMOSAJ

November 14, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 13 Nëntor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra nderoi me “Mirënjohje” në një ceremoni të veçantë zhvilluar në Selinë Qendrore kryetarin e komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj. Me pjesëmarrjen e vatranëve e aktivistëve të spikatur të komunitetit shqiptar në New York, Vatra e nderoi kryekomunarin Ramosaj me motivacion:”Për arritjet e shkëlqyera në drejtimin e Komunës së Deçanit, si ekspert i qeverisjes vendore, për vizionin transformues dhe lidershipin politik, për përmirësimin rrënjësor të jetës së qytetarëve në Deçanit, si veprimtar dhe aktivist i çështjes kombëtare me kontribute të shquara për lirinë, pavarësinë dhe procesin e fuqizimit demokratik të institucioneve shtetërore në Kosovë”. Në fjalën e mirëseardhjes sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj përgëzoi punën e kryekomunarit Ramosaj, shpjegoi punën e Vatrës dhe bashkëpunimin me institucionet amerikane në angazhimin për çështjen e Kosovës sidomos. Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Ramiz Tafilaj, Jashar Dobraj e Adem Lushaj, në fjalën e tij falenderoi Vatrën për nderimin dhe punën historike për kombin shqiptar dhe shpjegoi punën e përpjekjet për miradministrimin dhe zhvillimin e Komunës së Deçanit dhe institucioneve në Kosovë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Drejtori i gazetës së Alpeve z.Ramiz Tafilaj vlerësoi Vatrën e Diellin për dokumentimin historik të veprimtarisë së shqiptarëve dhe theksoi rëndësinë që gazeta Dielli dhe gazeta e Alpeve shkojnë në Librarinë e Kongresit Amerikan për të ndërkombëtarizuar çështjen kombëtare në institucionet e amerikane.

Filed Under: Featured

VATRA PROMOVOI VEPRAT E ADEM LUSHAJ RRETH KRIMEVE SERBE NË KOSOVË

November 9, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 9 Nëntor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra promovoi veprat e Adem Lushaj: “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” dhe “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore (si u konfiskuan pronat private nga Manastiri i Deçanit)”. Libri “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, botim i “Jalifat Publishing”, përmban mbi 300 dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve të krimeve serbe ndaj popullatës së Deçanit, Junikut dhe fshatrave të Pejës, Gjakovës dhe Klinës. Dëshmitë e mbledhura gjatë periudhës korrik-dhjetor 1999, dëshmi të mbledhura së bashku me Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG) dhe Tribunalin e Hagës, janë të përkthyera edhe në Gjuhën angleze dhe turke. Në këtë libër janë përfshirë edhe dhunimet seksuale të ndodhura në disa fshatra të Deçanit. Në librin “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore”, prezanton zhvillimet që kanë ndodhur rreth faljes së pronave të ndërmarrjeve publike APIKO dhe ILIRIA në Deçan, falje që më vonë ishte njohur edhe nga Kolegji i Specializuar e Gjykatës Supreme dhe Gjykata Kushtetuese. Në këtë libër janë bashkëngjitur edhe vendimet e këtyre gjykatave dhe dëshmi tjera të cilat prezantojnë atë se çfarë kishte ndodhur rreth pronave publike dhe pakënaqësitë ë e qytetarëve të Deçanit. Me pjesëmarrjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë, Ramiz Tafilaj, drejtor i “Jalifat Publishing”, autori Adem Lushaj,

Kryetari i Komunës së Deçanit, z Bashkim Ramosaj, dhe drejtori i Shërbimeve Civile në Komunë e Deçanit z. Jashar Dobraj u pritën përzemërsisht prej vatranëve e patriotëve të New York-ute më gjërë. Në fjalën e mirëseardhjes nga Rrustem Gecaj “Nderi i Kombit” personalitet absolut dhe veprimtar i shquar në mërgatën e Amerikës u theksua rëndësia e suksesit dhe botimit të librave historikë dhe z.Gecaj premtoi se sponsorizon në emër të Vatrës botimin në serbisht të këtyre veprave për të denoncuar krimet e tmerrshme të serbëve në Kosovë. Në fjalën e tyre Lek Përlleshi dhe veprimtari Agim Aliçkaj diskutuan rreth krimeve serbe, planeve serbe për të zhdukur kombin shqiptar dhe nevojën për të shkruar rreth krimeve e masakrave serbe në Kosovë. Ramiz Tafilaj, drejtor i gazetës së Alpeve vlerësoi Vatrën dhe mërgatën e Amerikës në përpjekje për Shqipërinë e Kosovën dhe nevojën për përkthimin e veprave dhe fakteve historike për Kosovën dhe krimet serbe ndër shqiptarë. Z. Tafilaj vlerësoi gazetën Dielli për dokumentimin historik të historisë së shqiptarëve dhe duskutoi rreth gazetës së Alpeve si kontribut komunitar dhe atdhetar. Bashkim Ramosaj, kryetari i Komunës së Deçanit shpjegoi ringritjen dhe rimëkëmbjen e Deçanit e Kosovës që pas luftës deri në ditët e sotme.

Ai vlerësoi autorët që kanë shkruar për Deçanin dhe historinë e Kosovës. Theksoi nevojën e botimit të librave historikë me argumente shkencore e fakte historike rreth Kosovës dhe ekspozimit të krimeve e gjenocidit serb në Kosovë.

Ai çmoi bashkëjetesën fetare me devizën “feja e shqiptarit është shqiptaria” e ardhur që nga Rilindja Kombëtare, nevojën për zhvillim ekonomik të rajonit dhe vlerësoi mërgatën për kontributin e saj patriotik. Autori Adem Lushaj ekspozoi krimet e tmerrshme serbe në Deçan dhe përmbajtjen e dëshmive të botuara në librat e tij ku faktojnë gjenocidin serb mbi shqiptarët. Pas fjalës së gazetarit dhe aktivistit Shkumbin Tetaj, arkëtari i Vatrës Besim Malota falenderoi pjesëmarrësit në emër të kryetarit Dr. Elmi Berisha dhe solli një dëshmi të krimeve të Serbisë në Junik e Deçan. Ceremonia e promovimit u mbyll me dhurimit ndaj Vatrës prej kryetarit të Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj të stemës zyrtare të Komunës. Një tjetër aktivitet i shkëlqyer patriotik e kulturor prej Federatës Vatra si lideri i padiskutueshëm patriotik e atdhetar në mërgatën shqiptare të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

SHKOLLA SHQIPE “ALBNOR”, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE TË NORVEGJISË

November 7, 2024 by s p

Sokol Paja/

Vjollca Zeqiri Aslani, mësuese e shkollës shqipe “ALBNOR”, në Drammen, Norvegji, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e gjuhës shqipe, identitetit kombëtar, historisë, kulturës dhe traditës shqiptare në Drammen, Norvegji, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve edukative e patriotiko-kulturore. Shkolla Shqipe në Drammen u  hap  në  maj të  vitit  2022 dhe organizohet vullnetarisht nga tre mësues shqiptarë dhe ka për qëllim të ruajë dhe promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Mësimi zhvillohet çdo fundjavë dhe përfshin edukimin e fëmijëve në lidhje me gjuhën, traditat dhe historinë tonë, tregon Vjollca Zeqiri Aslani. Më tej shton se “kemi një sallë sporti në shkollë, ku nxënësit ndahen në dy grupe, duke ofruar një ambient aktiv dhe tërheqës. Veprojmë si Organizata “Albnor” dhe po bëjmë përpjekje për të siguruar një klasë nga komuna, me qëllim që mësimi i gjuhës shqipe të bëhet lëndë zgjedhore për fëmijët, shpjegon ajo. Shoqëria norvegjeze e mirëpret mësimin e gjuhës shqipe, duke e konsideruar një veprim të mençur dhe të dobishëm për ruajtjen e identitetit kulturor të fëmijëve. Koordinatorja e shkollës ka ofruar mbështetje duke liruar sallën sportive për mësim, dhe norvegjezët vlerësojnë se njohja e identitetit ndihmon në integrimin më të lehtë të fëmijëve shprehet m shprehet mësuese Vjollca ndërsa i përket teknologjisë, ne disponojmë vetëm një laptop të huazuar nga një prind ku përdorimi i lapsit është bërë i vështirë për fëmijët, pasi në shkollë ata janë mësuar të përdorin pajisje si iPad-et dhe teknologji të tjera, detajon ajo. Kurrikula mësimore bazohet në literaturën shqipe dhe gramatikën, me aktivitete kulturore për zhvillimin e aftësive gjuhësore. Ne inkurajojmë prindërit të jenë aktivë dhe të kontribuoni në aktivitete, duke forcuar lidhjet me gjuhën dhe kulturën shqiptare pasi mësimi i gjuhës shqipe ndihmon fëmijët të ruajnë identitetin e tyre kombëtar dhe të lidhen me rrënjët kulturore, duke siguruar që brezat e ardhshëm të njohin trashëgiminë e tyre shprehet për gazetën Dielli mësuesja Vjollca Zeqiri Aslani. Mësimi i gjuhës shqipe rrit ndjenjën patriotike te fëmijët, duke i ndihmuar të kuptojnë historinë dhe kulturën shqiptare, dhe ndihmon në krijimin e një identiteti të forte shprehet ajo teksa vlerëson seminarin e Kosovës me mësuesit e Diasporës sepse ofron mundësi për shkëmbim idesh dhe praktikash në mësimdhënie, duke ndihmuar në përmirësimin e edukimit për fëmijët shqiptarë në diasporë dhe duke krijuar një platformë për diskutimin e sfidave, tregon për gazetën Dielli mësuesja Vjollca Zeqiri Aslani.

KUSH JANË MËSUESIT E SHKOLLËS SHQIPE “ALBNOR” VJOLLCA ZEQIRI ASLANI, LINDITA OTTARSSON DHE ARBEN RAMADANI?

Vjollca Zeqiri Aslani – Nga Lipjani, ku kam përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit Parashkollor dhe më pas studimet master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Kam punuar si edukatore për mbi nëntë vite në shkollën e mesme të ulët “Ismail Luma” në Lipjan. Gjithashtu, që nga viti 2000 – 2015 kam qenë shumë aktive në aktivitete kulturore dhe shoqërore, përfshirë pjesëmarrjen në shoqërinë kulturore të vallëzimit dhe në dy forume rinore të rëndësishme. Në vitet e mia të hershme, isha pjesë e Forumit Rinor të organizuar nga OSBE, i cili përfshinte të rinj nga të gjitha komunat e Kosovës, me fokus të veçantë në ato me minoritete. Ky forum kishte për qëllim të mbështeste dialogun dhe integrimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme, duke krijuar hapësira për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta që forconin lidhjet sociale. Nëpërmjet tij, zhvillova aftësi të rëndësishme lidershipi dhe krijova lidhje miqësore ndërkulturore. Në vitin 2017 u zhvendosa në Norvegji. Gjatë kohës që isha në kurs të gjuhës, mu ofrua mundësia të punësohem në një kopsht, ku vazhdoj të punoj edhe sot dhe jap mësim për fëmijët. Prej vitit 2022 jam pjesë e korit shqiptar “Koralb”, një përvojë që më ka afruar me komunitetin tonë këtu. Po ashtu, hapja e shkollës shqipe në Norvegji ishte një ëndërr e realizuar dhe një krenari, pasi tani mund t’u mësojmë fëmijëve gjuhën, kulturën dhe historinë tonë. Jam e lumtur që djali im ka mundësi të shoqërohet dhe të mësojë gjuhën shqipe me fëmijë të tjerë në shkollë, duke forcuar kështu lidhjet me identitetin e tij.Përkushtimi ndaj ruajtjes së identitetit tonë shqiptar këtu është një privilegj dhe një burim krenarie për mua.

Lindita Ottarsson – Kam lindur në Berat, por kam vite që jetoj jashtë Shqipërisë. Kam studjuar për Gjuhë- Letërsi në Fakultetin e Filologjikut në Tiranë. Punova disa vite si mësuese e gjuhë letërsisë në shkolla të mesme dhe atë tetëvjeçare, përpara se të largohesha nga Shqipëria. Në Islandë ku jetova për dymbëdhjetë vjet, dhashë mësim në gjuhën islandeze për shqiptarët që banonin në Reykjavík dhe rrethinat e tij. Gjatë këtyre viteve studjova për kanto në një nga shkollat e muzikës së Reykjavíkut. Në të njëjtën ditë kur u diplomova si këngëtare e muzikës klasike, u largova për në Norvegji së bashku me familjen time. Kam njëzet vite që banoj në Norvegji dhe lidhja ime me shqiptarët dhe gjuhën shqipe jashtë trojeve, është bërë akoma më e ngushtë. Në vitin 2017 kam bërë një album me këngë shqiptare të titullar ” Udhë” së bashku me kitaristin nga Kosova Agron Peni. Në 2018 së bashku me shqiptarët që jetojnë në Drammen dhe Oslo themeluam korin “Koralb”. Në kor këndojmë këngë në gjuhën shqipe. Dhënia e mësimit të gjuhës shqipe ka qënë një ëndërr për mua, gjë që filloi të  realizohej dy vite më parë në qytetin ku unë jetoj, në Drammen.

Arben Ramadani – Lindur në Preshevë, ku edhe kam përfunduar shkollën e fillore dhe të mesme. Pastaj kam vijuar studimet në shkollëm e lartë të mësuesisë në Gjilan në vitin 1996/97, por pa e përfunduar për shkak të luftës në Kosovë. Në Norvegji kam përfunduar dy vite në drejtimin për edukimin e fëmijëve dhe të miturve. Prej vitit 2014 kam punuar në shkolla të ndryshme me nxënës të shkollës fillore dhe me nxënës të shkollës së mesme. Tani që nga viti 2016 punoj në shkollën e mesme në Lier me nxënës me nevoja të veçanta.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT