• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MASAKRA E HORMOVES

October 31, 2020 by dgreca

NGA PROF.DR BEG MUSTA */

Më 29 Prill 1914, therën, vranë dhe masakruan 217 burra në Hormovë. Arsyeja e vetme, zhdukja dhe largimi me çdo kusht i popullsisë myslimane shqiptare nga trojet dhe vatanet e tyre. Për këtë qëllim, forcat e errëta greke, kishin kohë që ishin përgatitur dhe kishin krijuar disa njësi, të quajtura “Legjione të Shenjta.“ Ato përbëheshin nga vullnetarë shqiptarë që ishin mobilizuar me forcë nga oficeret dhe nën oficerët grekë me mision të marshonin drejt Shqipërisë së Jugut, për të bërë masakra dhe krime çnjerëzore. Shumica e tyre ishin dyqanxhinj dhe zanatçinj të thjeshtë, hallexhinj dhe paqësorë, që shkuleshin me dhunë nga punët e tyre të përditësime dhe stërviteshin ushtarakisht për të masakruar shqiptarët.Në krye të planeve shoviniste greke, qëndronte Jorgo Zografos, një njeri i degjeneruar, kriminel, spiun dhe agjent i grekëve. Ky mobilizoi dhe vuri në dispozicion të tij, ushtarë, oficerë, municione, armë, thika, bajoneta dhe para të shumta. Nën thirrjet histerike “Ja vdekje, ja Greqi!”, të mbështetur me para, banda kriminale, gangsterë dhe burgaxhinj të sprovuar, nga e gjithë Greqia, u sulën me tërbim mbi fshatrat dhe popullsinë e Shqipërisë Jugut për të vrarë, therur, djegur dhe plaçkitur. Në përpjekjen e parë u ndeshën me forcat dhe çetën luftarake të Selam Musait. Sulmet ishin të ashpra. Ato vazhduan disa orë të zjarrta dhe pa ndërprerje. Selam Musai me 200 trimat që kish pas vetes, u qëndroi ballazi forcave të shumta greke dhe luftoi me trimëri deri në fund. Në ndihmë të tij shkoi çeta e luftëtarëve të Hormovës. Ajo i goditi fortë nga krahët dhe në shpinë. Në luftimet që u zhvilluan, pati shumë të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët. Nga shqiptarët u vranë 12 luftëtarë dhe u plagosen disa të tjerë, midis tyre u plagos rëndë në sisë edhe vetë komandanti i çetës, Selam Musai. Nga pala greke mbetën të vrarë mbi 200 vetë. Luftimet dhe fitoret e shënuara në Tepelenë, në fshatrat Lekel, Hormove dhe Labovë u bënë një frymëzim dhe mbështetje direkt për rritjen e shpirtit dhe heroizmit luftarak të luftëtareve që vazhdonin qëndresën në malin e Cepos Në këto beteja, trimëri dhe heroizëm të veçantë treguan luftëtarët nga Hormova; Sheh Veipi, Malo Veliu, Bilbil Zekua, Begë Tena, Sako Shikua, Shaban Guçja, Sheme Bejua etj. Për këta burra dhe shumë luftëtarë të tjerë pjesëmarrës në këto beteja këndohen këngë, që sjellin jehonën e atyre viteve dhe ndriçojnë aktet dhe trimëritë e tyre heroike.Pas këtyre humbjeve dhe goditjeve të rënda që pësuan forcat andarte, synimi i tyre ishte masakrimi, djegia, shkatërrimi dhe vrasja e hormovitëve. Sulmet kundër Hormovës dhe popullsisë së saj shpërthyen të egra, hakmarrëse dhe të pa mëshirshme. Menjëherë nisën provokimet, shpifjet, përpunimi i opinioneve në dëm të popullsisë. Për të përligjur dhe justifikuar veprimet e tyre armiqësore dhe terroriste, nisën të trumbetonin me të madhe se gjoja hormovitët besonin më shumë te Islami se sa te Kryqi, çirreshin me të madhe për martirizimin e Çaush Priftit dhe hakmarrjet që duheshin bërë në mbrojtje të shpirtit të tij, për pjesëmarrjen e forcave të Hormovës në luftimet që u zhvilluan në Lekël, Kodër, Hormovë dhe në Labovë, bëheshin thirrje të hapura për largimin e hormovitëve nga trojet e tyre, etj. Këtyre intrigave, presioneve dhe kërcënimeve të hapura, populli i Hormovës vendosi tu përgjigjej publikisht. Me anë të një rezolute populli protestonte dhe dënonte publikisht skenarin ogurzi që përgatisnin forcat e errëta shoviniste greke dhe bashkëpunëtorët e tyre. Greket sapo morën vesh lajmin, nëpërmjet Thanas Lugatit, një spiun dhe agjent grek i maskuar si riparues vozash (valarat) nga fshati Bularat i Dropullit, që ndodhej si rastësisht në këtë mbledhje filluan përgatitjet, ofensivat dhe marshimet drejt Hormovës. Për të realizuar qëllimet e tyre, sidomos me hormovitët që njiheshin mirë për trimëritë e tyre, duhej shumë kujdes, dinakëri dhe forca të shumta.Andartët grekë, të përbërë nga 1500-2000 vetë, më 1 prill të vitit 1914, në orën 9 mbas dite (darkë) befas dhe në fshehtësi të plotë rrethuan Hormovën. Bllokuan rrugët, shtigjet e hyrjes dhe të daljes si dhe vendosën patrulla në çdo lagje e mëhallë. Situata u vendos nën darën dhe kontrollin e rreptë të forcave armike të cilat komandoheshin nga kapiteni Vasil Kollovoi nga Eotira e Greqisë. Të gjithë ishin ushtarë dhe oficerë të veshur me uniformë të rregullt të ushtrisë greke. Historia ka dëshmuar se në të gjitha kohrat hormovitët i kanë pritur armiqtë e tyre vetëm me plumba. Këtë, grekët e dinin mirë, prandaj sa herë dëgjonin zërin dhe emrin e tyre u kallej tmerri dhe frika. Ata e dinin mirë se këtë popull të egër e lumturonte vetëm arma që e duan të gjithë; meshkujt, gratë mandej edhe fëmijët. Këtë të vërtetë e ka pranuar edhe një nga njerëzit e afërt të Ali Pashës, kur ka shkruar se; hormovitët nuk e kanë lëshuar kurrë armën nga dora, edhe kur flenë e mbajnë të koka ose te brezi..Ishin këto arsyet që grekët e nisën aksionin e tyre me çarmatosjen dhe grumbullimin e armëve. Ishin hartuar listat shtëpi për shtëpi, emër për emër, do të kapeshin, vriteshin e do të thereshin në befasi dhe tradhti të gjithë burrat e fshatit. Urdhri ishte i prerë. Të kapeshin dhe të silleshin te sheshi i rrapit, të lidhur dhe të pa armatosur, të gjithë burrat e parisë së fshatit si dhe të mblidheshin të gjithë dyfekët dhe të gjitha armët, deri edhe te thikat dhe bixhaqet. Sipas urdhrit të komandantit, të parët e fshatit u kapën, u sollën duar lidhur te rrapi dhe u burgosën në xhami. Midis tyre ishin Malo Mullaj, Selman Qerimaj, e disa të tjerë. Torturat ishin nga më çnjerëzoret duke i shpuar me thikë, me sfungji, thyerje gjymtyrësh etj. I shtrinë për tokë në kurriz dhe barkas dhe i rrahën pa mëshirë me kamxhik. Rrëketë e gjakut mbuluan dhënë. Nga kjo barbari e egër, Adem Bërda, Ahmet Beqiri, tre burra të tjerë dhe një fëmijë 15 vjeç, mbetën të vrarë në vend. Të tjerët, tre ditë dhe tre net mbetën pa bukë dhe pa ujë. Plagët e rënda të krijuara nga torturat, hormovitët i mjekuan me qepë dhe kripë. Në këtë kohë në Hormovë mbërritën atdhetarët dhe patriotët e shquar Petro Harito dhe Spiro Karajani, krerë të shoqërisë së fshehtë patriotike ”Kandili”. Pasi mësuan mbi ngjarjen dhe barbaritë greke ndaj këtyre njerëzve të pa fajshëm, shkuan në Hormovë dhe ndërhynë energjikisht për lirimin e tyre si dhe kërkuan largimin e menjëhershëm nga fshati të forcave greke dhe komandantit të tyre Vasil Kollovoi.Pas shtatë ditësh, në orën një të natës, në Hormovë erdhi sërish një fuqi e madhe ushtarake. Të gjithë me shalle dhe xhufka, në krye kapiten Capi. Te ky njeri, zoti çdo gjë e kishte krijuar të frikshme. Ai kishte dy sy të veshur me djallëzi, që në thellësi të tyre fshihej një plan kriminal dhe ogurzi. Ai shoqërohej nga pesë perona të tjerë që nuk ishte vështirë të kuptoheshin se ishin specialistë të stërvitur për krime dhe masakra të rënda. Nisën grumbullimin e burrave një nga një dhe grupe-grupe. Të parin morën sheh Veipin me Maliqin, pastaj me radhë Ganinë dhe Selman Qërimin, Begë Tenën dhe djalin e tij, Malo dhe Fejzo Velinë, Shaban Guçen, Hodo Tenën vetë të tretë, Muharrem Llacin, Qazim Imerin etj. Të gjithë i grumbulloi te sheshi i rrapit dhe i vuri në rresht për një, gati për udhë. “Gjer në Kodër do të shkojmë, u thotë Capi të rreshtuarve, për një mbledhje ju kërkojnë.”Dhe ata marshuan drejt vdekjes, pa shpresë dhe të bindur se një e keqe e madhe i priste përpara. Grumbullimi i burrave u bë në tre duar. Pas grupit të parë morën të dytët: Shikon, Zenon, Rifo Llacin, Alem Qyrdedin, Meto Guçen, Nerullahun, Sadushin, Hamzon, Qamil Gjinushin, Dervish Selmanin (harkabardhi), Hysenin, Hasanin, Dalanin, Malo Brahimin, Mustafain, Balilin (kthyer nga Amerika) Mustafa Haxhinë me gjithë djalë, Haxhi Resulin (leshrabardhi), Zilfon me vëllanë, Sadush Rudin me Lumanin, Sute Zenelin, Begë Seferin me Shahinë dhe të tjerë. Për të tretën herë u morën të gjithë burrat që u grumbulluan nga kontrolli i fundit që u krye shtëpi më shtëpi, kasolle më kasolle, përrua më përrua dhe deri ferrë më ferrë. Të gjithë përfunduan në Kodër. Aty gjetën dhe panë me sytë e tyre një llahtar dhe tmerr të vërtetë, një kasaphanë dhe qindra kasapë me bajoneta dhe thika në duar, një ushtri të tëre të armatosur gjer në dhëmbë. Panë se si vendi i “shenjtë” ishte i rrethuar cep më cep me mijëra ushtarë grekë dhe në çdo derë vendosur nga dy mitraloza gati për sulm. Mes ulërimave dhe thirrjeve histerike të oficerëve greke, “Pedhja mihi stohate tu dhiqio tu Çaush Hormova” (Djema mos harroni vrasjen e Çaush Hormovës”). u vranë dhe u therën me thikë në shtëpinë e zotit 217 burra. Gjaku i tyre u derdh lumë dhe skuqi shenjtorët dhe vendin e shenjtë, aty ku thonë se zoti është në këmbë dhe njerëzit luten “O zot, na shpëto”Forcat në përballje ishin, 5000 grekë të armatosur gjer në dhëmbë me 200 e ca burra hormovitë në mëshirë të zotit; të mbyllur në kishë, pa dyfekë, pa fishekë, pa topa, pa mitraloza, të katandisur kockë e lëkurë, pa ngrënë e pa pirë. Natën e parë shkuan në thikë 100 burra. Trimat Sako Shikua, Arif Llaci dhe Sute Zeneli, kapën rojet për gryke, i mbytën, u morën armët, shpërthyen portat dhe bashkë me Bege Seferin dhe Meto Elmazin, çanë rrethimin dhe vrapuan për të ikur por që në hapat e para rojet nga jashtë qëlluan mbi ta dhe i prenë në mes. Pas këtij akti barbar, Begë Tenaj, u bëri thirrje shokëve; “O djema t’u biem kriminelëve dhe të kapet i gjallë kapiten Capi!” I mbytur i tëri në gjak, u përlesh dhëmbë për dhëmbë me ushtarët dhe oficerët grekë por tani ishte vonë. Ushtria kishte fituar kohë dhe e rrethoi vendin me gardh pushkësh dhe kushdo që delte nga hormovitët në derë, i bëhej trupi shoshë nga plumbat. Begë Tenën e kapën dhe e lidhën. Para syve të tij i therën djalin! Begën e varën në litar, i prenë këmbët dhe pastaj e vranë, e shpuan me thikë në zemër !.Pas kësaj që ndodhi, kapiten Capi, urdhëroi masa sigurie të rrepta, të hapej çatia e kishës dhe të vriteshin nga lartë dhe dritaret dyzetë burrat e fundit që kishin mbetur brenda në kishë. Rrethinat, bregoret dhe bedenat u mbushën me gjak dhe kufoma njerëzish pa jetë. Mizoritë çnjerëzore të ushtrisë greke në Hormovë, tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtare dhe tronditën gjithë botën duke akuzuar rëndë qeverinë greke dhe qarqet shoviniste kriminale në shërbim të saj.Lidhur me tmerret e kësaj ngjarje, Mufit Kaziu, shkruan ; Tri ditë pas ngjarjes, vizituam kishën e Ajodhimës në Kodër, aty gjetëm njerëz të mbërthyer me gozhdë nëpër mure, disa të varur në litarë, tetëdhjetë e dy veta i kishin therur si bagëti, u kishin prerë veshët, hundët, nxjerrë sytë, ngulur bajonetat në zemër etj”.Sipas të thënave, sheh Veipit, pas masakrës i kishin përplasur kokën pas shkëmbinjve për ti nxjerrë dhe marrë florinjtë e dhëmbëve.Dëshmitari tjetër okular i ngjarjes në vend, Kosta Papa Tomori, në librin e tij dëshmon se ; Kolonel Zira, i çoi hormovitët në Kodër, i ndau në tre grupe me nga 60 shpirt në çdo grup dhe pastaj urdhëroi 36 trupa greke nga më të zotët në bajonetë, të goditnin dhe të shponin pa mëshirë njerëzit që ndodheshin aty. Hormovitët të lidhur këmbë e duar u shpuan me bajoneta, pa mëshirë nga katilët. Pastaj i hodhën në një përrua fshati, ashtu gjysmë të gjallë. Këto duken si përralla, shton më tej ai, por janë të vërteta, se i kam parë me sytë e mi, dhe jam dëshmitarë okularë në këtë botë dhe në atë jetë përpara zotit. Gjeneral Çika, me orgjinë nga Borshi dhe me banim në Amerikë, në kujtimet e tij shkruan, “Aktet më barbare dhe çnjerëzore në historinë e racës njerëzore që ndodhën në kohët moderne ishin ato që kreu ushtria greke në fshatin Hormovë të Tepelenës. Në 14 Maj, gjeneral Leitnad Dever, në krye të Komisionit Hetimor Ndërkombëtar i shoqëruar nga kapiten Groot, mjeku major De Long, dhe Toger Meleq Frashëri, vizituan vendin e ngjarjes në fshatin Kodër dhe konstatuan bedena të mbushura me trupa njerëzish të therur dhe masakruar shtazërishtMë 14 qershor të vitit 1914, ne Tepelenë erdhi ambasadori amerikan dhe takoi popullin e Hormovës të grumbulluar ne kalanë e Tepelenës. Përpara tyre mbajti një fjalim të rëndësishëm, mbushur me tone ngushëllimi dhe keqardhje. Pastaj takoi dhe pa një për një dhe fytyrë për fytyrë të gjithë njerëzit e pranishëm, numëroi 163 gra, përveç vashave dhe fëmijëve, mori me të shkruar nëmurin e vetëve që ishin vrarë në masakër.Gazetat e kohës shkruanin; “Në Hormovë, fëmijëve të vegjël u presin gishtërinjtë e duarve, ndërsa të mëdhenjve u fusin gozhdë në këmbë dhe në gji”.Një i krishterë që ishte kthyer nga Amerika dhe në ato ditë ndodhej në Shqipëri, gjatë bisedimit me shqiptarët në Amerikë, theksonte se “ Duhet ta dinë shqiptarët e Amerikës se ata që hyjnë këtej janë ushtarë grekë dhe jo “Epirotë”, siç duan të thonë gazetat greke.”Kurse një tjetër gazetë njoftonte; “kisha ishte mbushur me kufoma, kudo gjendeshin opinga, feste të bardha të skuqura nga gjaku, tesha të ndryshme etj. Një njeriu, pasi i kishin prerë veshët, hundën dhe i kishin nxjerrë sytë, i kishin marrë shpirtin duke i ngulur bajonetën në zëmër”. 16) Plagët dhe dëmet që shkaktuan këto luftëra ishin të shumta dhe të mëdha. Edhe sot pas 100 vjetësh ende nuk janë mbyllur. Në Hormovë përveç 217 burrave që u therën me dorë, 1140 të tjerë; burra, gra, pleq dhe fëmijë vdiqën rrugëve nga malaria dhe sëmundje të ndryshme. Nga 1500-1600 vetë që ikën nga fshati në pranverën e vitit 1914, vetëm 360 frymë mbijetuan dhe u kthyen të gjallë në vatanet e tyre. Në Klos, në një vend të quajtur “ Mirash “ mbeti një Hormovë e dytë. Gjënë e gjallë, dhëntë, dhitë, lopët, qetë, kafshët e ngarkesës e çdo gjë tjetër i theri dhe i hëngri ushtria greke. Në Hormovë u rrëmbyen 5000 krerë bagëti të imta, 1500 gjedhë, 400 kafshë pune , u dogjën 98 shtëpi etj. Ngjarja që ne kujtomë, është një nderim në respekt dhe mbrojtje të shpirtrave të 217 burrave, që u martirizuan, u therën dhe u vranë barbarisht nga forcat kriminale greke dhe bashkëpunëtoret e tyre. Njëkohësisht përbën një apel të fortë për ne dhe brezat që vijnë dhe na kujtojnë të hapim sytë dhe të jemi vigjilentë, të mos biem në befasi, të mos harrojmë kurrë ato që kanë ndodhur dhe të mos lejomë që masakra dhe tragjedi te tilla të përsëriten. Greku ndërton varre ne kujtim të ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke, ndërsa ne u kemi harruar emrat dhe varret bashkë dhe nuk dimë ku i kanë. Prandaj është detyra jonë, nipërve dhe stërnipërve të tyre, që gjërat ti vendosim aty ku duhet. Të organizojmë vazhdimisht aktivitete dhe ceremoni në kujtim të shpirtrave të tyre, të shkruajmë skenën tragjike që ata përjetuan dhe të ngremë sa më shumë simbole dhe përkujtimore që ata të mbeten nderi dhe krenaria jonë e lavdishme.

*29 Prill 1914 ,Hormove ,, Masakra greke kundrejt shqipetareve ,, ne foto gra te veja dhe femije jetima, c’fare bene barbaret grek kunder nesh

Filed Under: Featured Tagged With: MASAKRA E HORMOVES, Prof.Dr. Beg musta

TETORI ROZË, TETORI I NDËRGJEGJËSIMIT NË LUFTËN NDAJ KANCERIT TË GJIRIT

October 31, 2020 by dgreca

Dr. Fjolla Hyseni, Mjeke Radiologe, Kandidate PhD, aktualisht hulumtuese shkencore në NYU Langone Health, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rëndesinë e ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit në muajin rozë Tetor por edhe në çdo muaj tjetër të vitit, situatën e Covid-19 në USA, gjëndjen në Kosovë, skenarët që presin botën në përballje me pandeminë, ecurinë e infektimeve dhe trendin e shifrave. Me Dr. Fjolla Hysenin bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.


TETORI ROZË, TETORI I NDËRGJEGJËSIMIT

Fillimi i Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Përmes ofrimit të edukimit për karakteristikat e kancerit të gjirit për publikun e gjerë, mbështetësit besojnë se më shumë njerëz mund të informohen për sëmundjen, duke çuar në rezultate të përmirësuara të trajtimit për gratë e prekura për shkak të zbulimit të hershëm dhe metodave më të mira të trajtimit. Ky është një lloj avokimi shëndetësor që mbledh fonde dhe lobe për kujdes më të mirë, njohuri më të thella dhe fuqizim të grave me kancer të gjirit. Fushatat përqendrohen në rritjen e ndërgjegjësimit për zbulimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Si rezultat i këtyre fushatave, ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e rasteve të zbuluara të kancerit të gjirit dhe grave që kanë nevojë për trajtim. Në përgjithësi, rastet e kancerit të gjirit tani po trajtohen më herët sesa ishin bërë më parë, në një fazë kur kanceri është më i shërueshëm. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Për nga prekshmëria renditet në vendin e parë në sëmundshmërinë e popullsisë femërore në tërë botën e industrializuar. Kontinenti amerikanoverior (SHBA dhe Kanadaja) rezulton të ketë prekshmërinë më të lartë, zbulohen çdo vit 90 raste në 100.000 gra. Në Europë dhe në Australi të dhënat tregojnë për një përhapje paksa më të ulët. Në vendet e BE, fjala vjen, çdo vit preken 300.000 gra nga kjo sëmundje. Afrika Qendrore, Amerika Latine  dhe Europa Lindore kanë parametra shumë më të ulët, pothuajse të përgjysmuar në krahasim me Perëndimin, ndërsa në Japoni kanceri i gjirit është fare pak i përhapur. Në përgjithësi në Azi e në Afrikë është shumë më pak i përhapur se sa në Perëndim. Sipas kërkuesve shkencorë në këtë fushë, këto diferenca kanë të bëjnë jo vetëm me pozicionin gjeografik dhe shkallën e zhvillimit industrial, por me stilin e të jetuarit, mjedisin dhe ushqimin. Një aspekt tjetër thelbësor i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është mbledhja e fondeve për kërkime shkencore mbi kancerin e gjirit. Shpresohet që njohuritë e mëtejshme në lidhje me patologjinë e kancerit të gjirit mund të çojnë në zbulimin ose një kurë më të besueshme dhe të përhershme sesa ajo që është aktualisht në dispozicion. Ekzistojnë shumë forma të ndryshme të ngjarjeve të mbajtura në Tetor të çdo viti për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, të tilla si gara në këmbë, shëtitje në këmbë, ngritje biçikletash, konferenca ose ngjarje të tjera. Ngjarjet që zhvillohen gjatë gjithë muajit ndihmojnë mbështetësit e kauzës që të bashkohen dhe të vazhdojnë të ndërtojnë vetëdijen në lidhje me kancerin e gjirit, si dhe financimin e kërkimeve të vazhdueshme. Shirita rozë është simboli për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, i cili përdoret si markë konceptuale. Ajo kombinon frikën nga kanceri me shpresën për një trajtim të suksesshëm dhe inkurajon njerëz të tillë të blejnë ose të veshin një fjongo rozë për të demonstruar mbështetjen e tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin e markës. Ndërsa muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po bëhet përparim në betejën kundër sëmundjes. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), vdekjet e lidhura me kancerin e gjirit në Shtetet e Bashkuara kane pasur një ulje nga 39 përqind midis 1989 dhe 2015. Ky lajm i mirë i atribuohet niveleve të incidencës gjithnjë e më të qëndrueshme, trajtimit të përmirësuar dhe zbulimit të mëparshëm përmes depistimit. Sidoqoftë, ka ende shumë punë për të bërë.

KANCERI I GJIRIT MBETET SHKAKU I DYTË KRYESOR I VDEKJES NGA KANCERI TEK GRATË

Kanceri i gjirit mbetet shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri tek grate, pas kancerit të mushkërive. Parandalimi mbetet arma më e mirë në luftimin e sëmundjes. Rreziku për kancerin e gjirit mund të ulet me ndryshime të ndryshme të jetesës. Gratë që ushtrojnë, shmangin pirjen e duhanit, zvogëlojnë konsumimin e alkoolit dhe mbajnë një peshë të shëndetshme pas menopauses mund të ulin shanset e tyre për të zhvilluar sëmundjen. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit hedh dritë mbi realitetet befasuese të sëmundjes, por përtej të mësuarit të fakteve të vështira dhe sesi mund të përfshiheni për të mbështetur luftën, muaji shërben gjithashtu si një mundësi për të përfunduar një ushtrim të thjeshtë, por të fuqishëm për nder të grave dhe burrave të prekur nga kanceri i gjirit. Parandalimi mbetet arma më e mirë në luftimin e sëmundjes. Rreziku për kancerin e gjirit mund të ulet me ndryshime të ndryshme të jetesës. Gratë që shmangin pirjen e duhanit, zvogëlojnë konsumimin e alkoolit dhe mbajnë një peshë të shëndetshme pas menopauzës mund të ulin shanset e tyre për të zhvilluar sëmundjen. Mjeti më i përdorur për të kontrolluar kancerin e gjirit është mamografia. Mjetet e tjera të depistimit përfshijnë provimin klinik dhe të vetë-gjirit, si dhe MRI për ata me një rrezik të lartë për sëmundjen. Rekomandohet që gratë të flasin me mjekët e tyre për opsionet më të mira të shqyrtimit për to. Nuk ka dyshim se kanceri i gjirit mund të jetë vdekjeprurës. Sidoqoftë, është e mbijetueshme nëse diagnostikohet mjaft herët.

COVID-19 NË USA, ÇFARË ËSHTË DUKE NDODHUR DHE SKENARËT E SË ARDHMES

Qytetërimi njerëzor po kalon nëpër momentin më kritik të këtij mijëvjeçari ndërsa ekzistenca e tij po sfidohet nga shfaqja e Covid 19 (SARS-Cov-2) që po shkel territore në të gjithë botën dhe në mënyrë të shpejtë. Në Shtetet e Bashkuara, numri i infeksioneve është rritur në mënyrë dramatike që nga java e parë e marsit, dhe SHBA tani ka më shumë raste dhe vdekje të konfirmuara se çdo vend tjetër në të gjithë botën. Të 50 shtetet janë prekur, me Nju Jorkun që raporton numrin më të lartë të vdekjeve dhe California dhe Texas me numrin më të lartë të rasteve në Shtetet e Bashkuara. Që nga tetori i vitit 2020, kishte më shumë se 8,900,000 raste dhe 228,000 vdekje të lidhura me COVID-19 në SHBA, që përfaqësojnë 20% të vdekjeve të njohura në botë. California ka më së shumti raste nga çdo shtet i SHBA, me më shumë se 799,000 njerëz të diagnostikuar, sipas të dhënave të Johns Hopkins. California ndiqet nga Texas dhe Florida, përkatësisht me mbi 746,000 raste dhe mbi 693,000 raste. Rastet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po rriten përsëri në nivelet më të larta që nuk janë parë që nga kulmi i pandemisë në korrik. Sipas Universitetit Johns Hopkins, ishin raportuar 71,671 infeksione të reja. Ky është totali i katërt më i lartë ndonjëherë, dhe më pak se 4,000 nga kulmi i mëparshëm prej 77,362 më 16 korrik. Shumica e vendeve, madje edhe ato me të ardhura të larta, ishin në mënyrë spektakolare të papërgatitur për pandeminë COVID-19 që ka dominuar rutinat tona ditore në vitin 2020. Dhe meqenëse shkencëtarët nuk besojnë se virusi do të zhduket së shpejti, është e rëndësishme që për të luftuar zjarrin pandeminë aktuale, ne përgatitemi për shpërthime të ardhshme të COVID-19. Parashikimi i evolucionit të një pandemie është i ndërlikuar, por duhet të bëhet për disa arsye, jo më pak sepse pyetja në mendjet e të gjithëve është ‘kur do të mbarojë kjo?’.

TRE SKENARË TË MUNDSHËM QË EKSPERTËT E SËMUNDJEVE INFEKTIVE KANË SKICUAR

Ajo që duket e qartë është se fundi i vitit 2020 nuk do të jetë fundi i COVID-19 dhe se ka të ngjarë të merremi me të të paktën 18-24 muajt e ardhshëm. Se si do të duken jetët tona në një të ardhme afatshkurtër dhe afatmesme është e pasigurt, por ajo që duket qartë është se ne nuk do të kthehemi në një jetë para-COVID-19 së shpejti. Këtu janë tre skenarë të mundshëm që ekspertët e sëmundjeve infektive kanë skicuar për mënyrën se si mund të zhvillohet pandemia.  Një skenar do të shohim mini-valë të shpërthimeve më të vogla çdo disa muaj, me periudha prej vetëm disa rastesh në mes. Vendndodhja e shpërthimeve mund të varet nga ndryshimet rajonale në llojin e masave zbutëse që janë në fuqi. Në skenarin dy, ky shpërthim i tanishëm do të pasohet nga një valë e dytë masive që është dy herë më e madhe dhe afatgjate. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me pandeminë e gripit spanjoll në vitin 1918; një valë e moderuar në Mars 1918 u pasua nga një shpërthim në rastet në Shtator, i ndjekur nga maja më të vogla deri në fillim të 1919. Në skenarin e tretë, do të ketë shpërthime të vazhdueshme të COVID-19 të ngjashme me ato që po përjetojmë aktualisht, deri në fund të vitit 2022. E vetmja gjë që do të parandalojë të gjithë këta skenarë të mundshëm është zhvillimi i një vaksine, dhe nëse dikush nuk bëhet i disponueshëm, atëherë ka të ngjarë të kemi shpërthime të vazhdueshme derisa të paktën gjysma e botës të jetë infektuar – vetëm 5% e botës vlerësohet të jetë infektuar deri më tani.

REAGIMI I INSTITUCIONEVE NË KOSOVË NË LUFTËN NDAJ COVID-19

Kosova me 1.8 milionë banorë ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars dhe qysh atëherë ka konfirmuar gjithsej 19 328 raste pozitive. Nga ky numër 15 367 janë shëruar. Pas kulmit gjatë Qershorit dhe Korrikut, numri i rasteve aktive në Kosovë ka shënuar në mënyrë të qëndrueshme nga fillimi i Gushtit. Shkalla ditore e rasteve të reja COVID-19 ra nga një mesatare javore prej 110 raste (5,96 për 100 000 banorë) në ditë në 54 raste të reja (2,92 për 100 000 banorë) në ditë. Deri më tani ka pasur 17,328 raste COVID-19, me 678 vdekje të raportuara. Mirëpo, ne muajin Tetor Kosova ka parë një numër rekord të rasteve të reja COVID-19 në një ditë të vetme, ku Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) njoftoi të Premten (30 Tetor) se kishte pasur 418 infeksione të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit. Numri i mëparshëm më i lartë ishte një ditë më parë (e Enjte, 29 Tetor), kur kishte 284 raste të reja të konfirmuara. Katër vdekje të reja u njoftuan gjithashtu të Premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të konfirmuar të kenë vdekur nga COVID-19 në 678. Numri i testeve zyrtare RT-PCR të kryera është rritur ndjeshëm ditët e fundit, me një rekord 1,600 teste të kryera në 24 orët e fundit. Numri i testeve zyrtare ditore të regjistruara nga NIPH rrallë kaloi 700 deri në mes të Tetorit, por është rritur në mënyrë të qëndrueshme në rreth 1,000 teste ditore në dy javët e fundit. Sidoqoftë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, vazhdimisht po bën apel për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, por këto masa nuk po respektohen nga qytetarët dhe për pasojë ka rritje të madhe të infektimeve. Përkundër kapacitetit të pamjaftueshëm për t’u marrë me një pandemi, sistemi i kujdesit shëndetësor të Kosovës dhe veçanërisht punëtorët shëndetësorë, punuan heroikisht për të përdorur sa më mirë burimet e kufizuara. Pasojat socio-ekonomike kanë qenë të rënda, megjithatë, me pasojat psikologjike gjithashtu të ndjera gjerësisht në të gjithë shoqërinë.

COVID-19 DHE NDIKIMI NË SHËNDETIN MENDOR TË NJERËZVE

Viti 2019 dhe muajt e parë të vitit 2020 u shoqëruan me zhvillime globale që përcaktuan dhe problematika të ndryshme në psikologjinë e njeriut. Në situata anormale siç është kjo e tashmja, pandemia COVID 19, shumë reagime psiko-emocionale dhe fiziologjike do të ndërlidhen me vet situatën. Që nga frika për shëndetin tonë dhe të të dashurve tanë, tek pasiguria për të ardhmen, pyetjet ende pa përgjgje dhe tek ndryshimet dramatike në mënyrën e jetesës, kriza e koronavirusit ka sjellë ankth dhe stres të jashtëzakonshëm. Studimet e mëparshme në Wuhan të Kinës ose në Evropë, tregojnë që mjekët ose infermierët që kanë punuar direkt me njerëz që vuajnë nga COVID-19, kanë shfaqur pasoja të rënda të shëndetit mental, ose shenja të rëndimit të gjendjes emocionale. Të jetosh një eksperience të re që  shkakton pasiguri, kercenim dhe rrezik për shendetin e individit, familjes, të afërmve dhe komunitetit, kjo eksperience në vete përbën një nga faktorët e rrezikut dhe për shendetin mendor  të të rriturve dhe fëmijëve. Përballë një konteksti të tillë, shumë njerëz do të shfaqin reagime të stresit, ankthit dhe depresionit si dhe çrregullime të tjera psikologjike. Situata e krijuar për shkak të pandemisë që preku mbarë botën nuk ka lënë pa ndikuar edhe në psikologjinë e fëmijëve. Çdo gjë e panjohur ndikon në psikologjinë e njerëzve dhe aq më tepër në psikologjinë e fëmijëve. Duke qenë se fenomeni i COVID-19 është i panjohur, fëmijët, meqenëse arsyetojnë më pak se të rriturit, kanë rrjedhimisht më shumë pyetje që rrjedhin nga frika ndaj të panjohurës. 

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Fjolla Hyseni, Kandidate PhD, Mjeke Radiologe, Sokol Paja

MESAZHI I GRANELL: Presidenti Donald Trump dëshiron votat e shqiptareve!

October 30, 2020 by dgreca

Ambasador Granell i mahnitur nga mbështetja e shqiptarëve për Presidentin Trump-

 Ambasador Granell në një takim me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Michigan është shprehur i entuziazmuar dhe i mahnitur nga mbështetja e shqiptarëve për Presidentin Trump. Në një lidhje direkte me Syri.Tv, Ambasador Granell tha se vota e shqiptarëve për Presidentin Trump forcon edhe më shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Amerikës.

 Aktivistja shqiptare Evi Kokalari u shpreh në Syri.Tv se së bashku me Ambasadorin Granell dhe komunitetin shqiptar në Detroid po kalojmë një kohë të shkëlqyer.

Ambasadori Granell u shpreh shumë i entuziazmuar nga pritja që i është bërë në Michigan nga komuniteti shqiptar dhe mbi të gjitha mbështetja e jashtëzakonshme e shqiptarëve ndaj Presidentit Donald Trump.

Në takimin me komunitetin shqiptar në Detroid, gjatë lidhjes direkte në Syri.tv Ambasador Granell u deklaroi shqiptarëve: “Jam shumë entuziast që ndodhem mes miqve të mi shqiptarë këtu në Michigan. Po diskutojmë mbi rajonin dhe rëndësinë e rizgjedhjes së presidentit Trump. Jam shumë entuziast dhe Jam këtu për të përcjellur një mesazh të fortë të Presidentit Trump për komunitetin shqiptar: Donald Trump i dëshiron votat e tyre. Ai i shpënzoi vitet e fundit duke u fokusuar në rajonin e Ballkanit duke u përpjekur për të sjellur një paketë ekonomike që do ta transformojë rajonin. Kur e mendon vëmëndjen e Trump dhe të Shtëpisë së Bardhë që i ka dhënë Ballkanit kaq shumë duke krahasuar me asgjë në 8 vitet e Obama-Biden, është një mesazh i qartë që nëse votoni për të rizgjedhur Donald Trump ju do të keni një marrëdhënie të shkëlqyer mes Amerikës dhe Ballkanit. Kjo marrëdhënie e fuqizuar dhe nga marrëveshjet ekonomike, zhvillimi ekonomikk dhe ndërtimi i shpresës do të bëjë që Kosova, Shqipëria e gjithë rajoni të jenë të lidhura ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo për simbolizëm politik, apo marrëveshje politike diplomatike por për vlera reale ekonomike” deklaroi Ambasador Granell.

Vatranet e Michiganit jane pjese e shtabit elektoral te presidentit Trump.

Filed Under: Featured Tagged With: Granell, Presidenti Donald Trump, vatranet

RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR PËRMES MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË GREQI

October 28, 2020 by dgreca

Lefteri Metkaj, mësuese e gjuhës shqipe në diasporën e Greqisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës shqiptare në Greqi nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me mësuesen Lefteri Metkaj bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

MESAZH KOMBETAR: “GJUHA SHQIPE NA THËRRET” 

Gjuha jonë e ëmbël shqipe, është gjuha që na ndez krenarinë të gjithëve,por sidomos më shumë ne mësimdhënësve të gjuhës shqipe në diasporë.  Sot kam për të gjithë këtë mesazh, për t’a sjellë më afër të nesërmen e gjuhës sonë amtare. Gjuha amtare është identiteti më i spikatur i një kombi dhe të mësuarit e gjuhës amtare nuk është vetëm një proçes arsimimi ,por është edhe më shumë, është vlerë e kulturës dhe e traditës kombëtare. Populli ynë thotë: “Gjuha ruhet aty ku shkruhet!” Pikërisht për këtë dua të falenderoj punën e gazetarit Sokol Paja, i cili reflekton me përvojën e tij, opinionin e gjerë shqiptar, duke i dhënë edhe më shumë përparësi, mësimit shqip në diasporë.Gjithashtu përshëndes me nderim nga Athina e me mirënjohje përgëzoj për punën e tyre atdhetare  gjithë bashkatdhetarët e mi, anëtarët e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York, aty ku ka zemrën gjithë shqiptaria, pranë VATRES SUAJ. Ju nderoj pa kufi për veprimtaritë kombëtare qe zhvilloni, ju patriotë që i shtoni nderin kombit. Ju falenderoj nga zemra ju  që jeni dhe investitorë të shtypit tuaj Gazeta “Dielli”, e cila shpërndan fjalën shqip, aty ku ka bukurinë fjala shqip. Ajo ecën me rrezet diell  që shpërndan shqip Gazeta “Dielli”, e na percjell shqip zërin e vëllezërve shqiptarë në Amerikë, në Atdhe dhe në mbarë mërgatën e diasporës shqiptare.

SI ORGANIZOHET DHE FUNKSIONON MËSIMI SHQIP NË GREQI

Në Greqi egziston Shoqata me karakter jopërfitues me titull, ” LIDHJA E MËSUESVE SHQIPTARË NË GREQI”. Selia e shoqatës ndodhet në qytetin e Athinës, por shoqata ka shtrirjen e saj në gjithë Greqinë. Shoqata e mësuesve emigrante në Greqi ka qëllimet e saj të cilat janë: Ruajtja e identitetit kombëtar, mësimi i gjuhës shqipe në të folur e të shkruar, njohja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, e traditave, njohja e teritotit gjeografik, e historise dhe e simboleve kombëtare të Shqipërisë. Për të arritur suksesin e këtyre qëllimeve vlen për t’u përmendur se puna jonë për mësimin e  gjuhës shqipe bazohet tërësisht mbi baza vullnetare dhe gjithçka sigurohet nga vetë mësuesit , si nxënësit ashtu dhe ambientin. Nxënësit që marrin pjesë janë të moshave tē ndryshme që variojnë nga mosha nga 6 deri në 16, por   here – here ka edhe me te rritur, mbi 20 vjeç. Koha e mësimit është dy orë dhe mesimi zhvillohet çdo të shtunë ose të dielë nga ora 11.00 – 13.00 , por dhe në mbasdite sipas kushteve të përcaktuara nga bashkëpunimi i këshillit te prindërve dhe mësueses së klasës.

NË CILAT QYTETE ORGANIZOHET, PREJ SA KOHËSH, ÇFARË KURRIKULE MËSIMORE PËRDORNI.

Fillesat e para  të mësimit shqip në Greqi faktojnë me kronika të shumta aty në fillim të vitit 1998 nga Shoqata ‘SHQIPTARËT E SELANIKUT” ku drejtohej nga mësuesja e gjuhës shqipe znj. Mimoza Bejkollari Dako, e cila më 7 Mars të vitit 2001, përpjekjet e saj i kurorëzoi me çeljen e MËSONJËTORES SË PARË SHQIPE NË SELANIK. Ajo ditë shënoi për herë të parë mësimin shqip në Greqi. Nismës së saj iu bashkuan dhe shumë mësues të tjerë. U çelën dhjetëra shkolla të tilla paralele, u shtua me qindra numri i  nxënësve shqiptarë. Ishte entusiazëm i madh për mërgatën e shqiptarëve të Greqisë. Në këtë fillim të vitit të ri shkollor 2020 – 2021 e përshëndes me mirënjohje mësuesen vizionare, atdhetaren znj. Mimoza Bejkollari Dako, po ashtu vlerësoj kompetencat e saj intelektuale,tashmë të dallueshme. Për të, ne mësuesit vullnetarë në Greqi jemi krenarë ,e cila u përballua me rrethana tejet të vështira dhe na çeli udhën e A.B.C- së. Kjo udhë e hapur përshkroi koordinata dhe çeli të tjera shkolla në qytete e ishuj ku banojnë bashkatdhetarët tane si në : Athinë  (Omonia, Kukaqi, Kato Patisia, Rendi), Volos,  Patra, Lamia, Korintho, Kretë, Arta, Kallabaka, Janica, Dhomoko, Elefsina, Madra, Luca, Artemisë, Spatha, Rafina, Elehokori. Si dhe në ishujt: Salamina, Tinos, Siros. Në Greqi afërsisht për 20 vite mësuesit vullnetarë kanë investuar  vetë librat, fletoret, bazën materiale didaktike që duhen për  të zhvilluar mësimin shqip, po ashtu dhe për veshjet festive në veprimtaritë me karakter artistik ,kulturor e kombëtar. Sivjet është viti i dytë shkollor që tekstet shkollore dhe jashtëshkollore na vijne nga Qëndra Botuese e Diasporës, Tiranë. Këto tekste shkollore janë të miratuara nga Ministria e Arsimit, janë programe didaktike për shkollat në Atdhe, por çdo mësues për klasën e tij, harton planin tematik – mësimor vjetor, sipas standarteve të kompetencave kyçe gjuhësore ,i cili duhet të bëjë planifikimin, dhe të realizojë 36 tema mësimore në lëndën e Abetares dhe të Gjuhës Shqipe.

NUMRI I KLASAVE , MËSUESVE, BASHKËPUNËTORËT.

Me sakrifica të shumta mësuesit atdhetarë morën përsipër një detyrë të vështirë në një mjedis jo shumë miqësor. Morën përsipër që mësimin ta bëjnë si vullnetarë, të vazhdonim traditën e rilindasve tanë dhe shëmbullin e të madhes, Nënës Terezë. Ende dhe sot shteti ynë nuk  i ka mbështetur mësuesit vullnetarë, moralisht, financiarisht dhe ligjërisht. Të kesh mësues vullnetarë për 20 vite dhe të mos i mbështetësh kjo është, mos o Zot! Këto vetëm në shtetin tonë ndodhin. Shteti ynë ne mësuesve na ka lënë një barrë të rëndë mbi supë. Vetë ne mësuesit vullnetarë jemi investitorë të mësimit shqip në Greqi. Mësuesi i cili zhvillon mësimin e gjuhës shqipe në mënyrë vullnetare është atdhetar, por kur ai shkon dhe punon dhe një punë të dytë që të mos futë dorën në buxhetin e familjes së tij, është HERO! Këta mësues heronjë kanë çelur dhe mbajnë hapur 46 klasa të mësimit shqip në Greqi. Numri i mësuesëve shtohet  vazhdimisht ,por mësimdhënësit aktivë së bashku me mësuesit rezervë janë afërsisht 60 mësimdhënës. Bashkëpunetorët më të mirë të mësimit shqip në Greqi mbeten Ministria e Diasporës dhe ajo e Arsimit  të shtetit të Kosovës. Rezultati i këtij bashkëpunimi është realizimi i Seminarit vjetor në Greqi dhe atij mbarëkombëtarë, konkurset e dijes, ekskursionet të njohim historinë dhe trojet shqiptare, kampet verore ku u jepnin mundësinë fëmijeve të njiheshin me shumë nxënës që jetojnë në Kosovë e në diasporë, të cilët mësojnë edhe ata gjuhën shqipe. Po ashtu dhe trajnimin e vazhdueshëm të mësuesëve në koordinimin dhe bashkëpunimin e përvojave  të mësimdhënësve, në hartimin e programeve,në funksion të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

ROLI DHE PESHA E SHQIPTARËVE NË GREQI.

Intelekti, talenti dhe dora e artë punëtore e shqiptarëve ka hyrë pothuajse në çdo strukturë institucionale shtetërorë greke. Për të hyrë në këta sektorë shtetërorë ,për të patur një punë, një rol, një funksion  si politikan,si artist, si sportist , si mjek apo si një punëtor i thjeshtë, një pjesë e shqiptarëve nga shkaku i ksenofobisë ndërruan fenë dhe identitetin. Kjo plagë e rëndë vazhdon ende dhe tani që kanë kaluar mbi 25 vite emigracion dhe tashmë nuk janë më ato pengesa të pakapërcyeshme dhe ky fenomen ndodh vetëm ne, komunitetin shqiptar, ku me dashje ose të imponuar nga kushtet bëjmë këto ndryshime të pa justifikueshme. Ndërsa jemi diaspora më e re, 30 vite, ndërruam kombim, fenë dhe si pasojë dhe kulturën. Janë shumë të dhimbshme këto dukuri që po ndodhin me ne shqiptarët e diasporës më të re , ne kemi rrënjët tona ,identitetin tonë , duam të përparojmë të integrohemi në vendet ku banojmë, POR JO TË ASIMILOHEMI. Shqiptarët duhet të kuptojnë se puna e ndershme, sjellja korrekte qytetare ,arsimimi ,respektimi i ligjeve të shtetit helen bënë diferencën për të qënë i pranueshëm e për të patur rol në shoqërinë greke. Brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi është ajo pjesë që dominon me sukses në shoqërinë vendase. Të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë janë studentët më të suksesshëm në universitete dhe nxënës të shkëlqyer në sistemin mësimor grek . Kanë patur gjithmonë rolin e Flamurtarëve në festa kombëtare, ku kanë nderuar veten, shokët, mësuesit e shkollave ku studiojnë , familjet  e tyre , por dhe ne si komunitet shqiptarë ne Greqi. Megjithëse ngërçit të ksenofobisë ka shumë fakte që shqiptarët kanë integruar me dinjitet deri në instancat më të larta shtetërore të cilët kanë ndikuan të vendosin ura , baza të forta të reciprocitetit ,të komunikimit qytetar dhe të miqesisë së mirë shqiptaro – greke.

SI PRITET NË GREQI MËSIMI I SHQIPES, SI REAGON SHOQERIA ATJE

“Mblidhmani gjakun se do t’u duhet fëmijëve për të shkruar fjalët e shqipes”…Keto fjalë tha mësuesi PETRO NINI LUARASI dhe mbeti ne historine e mesimit shqip mësuesi i përjetshëm, mbeti mesuesi MONUMENT I SHKRONJËPËRHAPJES. Mërgata e Greqisë mbart shumë dashuri për gjuhën shqipe, per identitetin dhe ruajtjen e traditave shqiptare. I përkushtohet me kaq vlera dhe me kaq rendësi gjuhës së bukur shqipe. Por kësaj mërgate i mungon organizimi i mirë që është dobësia më themelore e mërgatës. Kur u kërkon bashkatdhetarëve ndihmë për gjuhën shqipe të gatshëm janë ,kur i fton për aktivitete përsëri nuk ngurojnë të marrin pjesë ,të investojnë. Por nuk mjafton vetëm patriotizmi ,duhet sensibilizim total në komunitet që prindërit të sjellin fëmijët të mësojnë shqip. Po të bëjmë një qëmtim të kujdesshëm nga jeta e historisë së mësimit shqip, dje dhe sot ,vëmë re se mërgata ka qënë më mirë e organizuar dje për mësimin shqip, ka patur një pjesëmarrje më të madhe nxënësish ,me shtrirje më të gjërë të kurseve të gjuhës shqipe në teritorin grek, me interesim më të madh të prindërve dhe të komunitetit. Pra mungon organizimi në komunitet jo dëshira. Vite të shkuara ka qenë më i mire interesimi për ruajtjen e  identitetit kombëtar. Mungojnë organizime të mirëfillta për mësimin e gjuhës shqipe.Të gjitha shoqatat , organizatat në programin e tyre të parën temë duhet të kenë çështjen e mësimit shqip. Po nuk kanë realizuar në programin e tyre çështjen e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të identitetin kombëtar atëhere nuk ka realizuar çështjen më madhore. Bashkërisht i gjithë komuniteti ynë ,shoqata e organizata, intelektualë, individë bisnesmenë atdhetarë ,të gjithë jemi përgjegjës për ecurinë jo të mirë që egziston në ruajtjen e identitetit kombëtar e të mësimit të gjuhës shqipe. Më parë përgjegjësia për organizimet dhe bashkëpunimet e mirëfillta me shoqatat, të sensibilizojë komunitetin, të nxisë këtë veprimtari më gjërë duhet ta bëjë Shoqata e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi. Ndaj ne mësuesve na bie pëgjegjësia profesionale dhe humane, na shtohet si detyrë të bashkëpunojmë me shoqatat e të sigurojmë nga prindërit pjesëmarrjen, të na sjellin femijet e t’u mësojnë gjuhën shqipe falas. Mungojnë programe bashkëpunimi me shoqata dhe organizata ,dhe ato kurse ku mësohet shqip janë hapur me iniciativa individuale të mësuesve vullnetarë . Praktikat e deritanishme nuk janë aspak të favorshme ,numri i nxënësve që marrin pjesë në mësimin shqip është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me numrin e fëmijëve shqiptarë në Greqi. Problemi është , çfarë bëjmë ne sot për Gjuhën Shqipe? E shohim këtë veprimtari shumë rallë në mërgatë, shohim që nuk ka nxitje për artin e gjuhës shqipe, për fjalën e shkruar shqip që të shkojë bukurisht në një brez më të ri, të rritur larg Atdheut. Pra duhet një sensibilizim më tërheqës që të depërtojë në mërgatë ,të tërheqë më tepër vëmëndje. Mësimi i gjuhës shqipe meriton vëmendje të veçantë sidomos sot, sepse ne shqiptarët kemi shumë probleme me qëndrimin ndaj gjuhës sonë. Popujt evropiane , anglezët, francezët, gjermanët..po ua mësojnë gjuhën e tyre popujve të tjerë që nuk janë anglezë, francezë, gjermanë…Kurse ne, s’po arrijmë që t’ia mësojmë gjuhën tonë as vetes sonë! Ky padyshim është një nga turpet që na rëndon ne ,brezit të sotëm të shqiptarëve dhe shtetit tonë. I rëndon e do t’i rëndojë më shumë fëmijëve që sapo kanë lindur dhe te ata që ende s’kanë lindur.Nuk po përmend emra ,por të gjithëve mund të na kujtohen disa nga personalitetet me famë botërore që e kanë deklaruar se janë shqiptarë. Ata krenohen që janë shqiptarë, ngrenë lart dhe Flamurin Kuq e Zi ,e puthin atë, por që për faj të prinderve nuk flasin shqip ,gjuhën shqipe nuk e dinë.Ç’fajë kanë ata që prindërit  nuk morrën përgjegjësitë e tyre që fëmijëve t’u mësonin gjuhën e tyre kombëtare ? Eshtë puna e mirë dhe e vetme që duhet të bëjmë që fëmijët në Greqi të rriten dhe të edukohen me vlera kombëtare. Pikërisht në rrugën me vlera kombetare që na e patën hapur aq ndritshëm Frashëllinjtë, Mjeda, Noli, Fishta të cilët na mësojnë ende mënyrën si të duam gjuhën  tonë, si të veprojmë për pasurimin e saj ,na mësojne si të ndjejmë dashurinë dhe pasurinë e pafund të gjuhës që flasim, NE !!!

MESAZHI JUAJ PATRIOTIK PËR DIASPORËN NË USA

Bashkatdhetarë të mërgatës shqiptare në USA! Nga zemra iu falenderoj për gjithçka që bëni për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar. Aty, “VATRA” juaj në Amerikë në çdo periudhë historike kombëtare ka qënë zemra e shqiptarisë, ka qëne vatra e ndërgjegjësimit kombëtar për shqiptarët kudo në botë . “VATRA” me zërin e saj të fuqishëm ka qënë Motoja e Shqiptarëve: TA DUAM KOMBIN AQ SA TA NDRYSHOJMË ATË. Këta shqiptarë atdhetarë larg Atdheut patën armë të fortë dashurinë për kombin ,dashurinë për gjuhën amtare, për flamurin. Mos të harrojmë më pas dhe mërgimtarët politikë ,vështirësitë e tyre si pasojë e persekutimit në Shqipëri për shkak të bindjeve të tyre politike antikomuniste dhe kombëtariste, ata deshën dhe luftuan  për një Shqipëri demokratike ,të lirë e pluraliste. Ata braktisën gjithçka për të shpëtuar jetën ,nderin dhe dinjitetin  e tyre ,por ata nuk i braktisën asnjëherë aty në Amerikën e largët ,gjuhën amtare, kulturën, traditat dhe fisnikërinë shqiptare, bindjet dhe vlerat morale të mbartura brez pas brezi, si dhe besimin se një ditë historia do t’u jepte të drejtë. Diasporën shqiptare në Amerikë dëshiroj t’a shoh më të avancuar se në periudhën e Nolit e të Konicës ,ashtu si dhe më pas, ku shumë atdhetarë të cilët aty në mergatën e amerikës mbajtën një peshë të madhe në dobi të çështjes kombëtare për rrëzimin e diktaturës komuniste. Po ashtu të mos harrojmë diasporën shqiptare në SHBA të cilët ndikuan në qëndrimin e Qeverisë Amerikane dhe të opinionit botërorë për çështjen e spastrimit etnik Serb ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.Mbrojtja e trojeve etnike dhe identiteti kombëtar për këta patriotë ishte çështja e qëllimit më madhore. Këta atdhetarë patën një ndikim të fuqishëm patriotik dhe intelektual në opinionin e realitetit shqiptar. Uroj që kjo vatër shekullore shqiptare të vazhdojë traditën, të mbajë lidhjet me çdo trevë të Shqiperisë, Kosovës, Presheves, Maqedonise, Malit  te Zi. Sot aty duhet të kemi më shumë shqiptarë që të jenë patriotë si klasiket, Noli, Konica , Musineja, Mit’hat Frashëri. S’më duket e ndershme sot të mburremi shpesh me rilindasit e me personalitete të diasporës së hershme. Vërtet i nderojmë dhe i kemi imazh për të vazhduar në breza traditën identitare shqiptare. Ne krenohemi me veprat e tyre, por ato i kanë arritur ata vetë si shqiptarë me dashurinë për Atdheun, me zellin e punës për Kombin. Por më shumë e pranueshme është të krenohemi ne, me veprat tona për Kombin. Ç’bëjmë ne, për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar? A kemi arritur ne të ruajmë një gjuhë të bukur e me fuqi shprehëse që të përjetojmë ende pathosin atdhetar të Naimit, Pashko Vasës, Migjenit, Fishtës, Asllanit, Agollit, Rugovës, Podrimjes, Arapit. A kemi punuar ne, për edukimin e identitetit kombëtar shqiptar? Fëmijèt tanë kanë turp të thonë: Jemi shqiptar! Pra kemi shumë-shumë për të bërë. Dua të shtoj diçka reale. Diaspora shqiptare asnjeherë nuk e ka kursyer kohën,mundin, paranë kur e ka lyp nevoja. Mërgata e Greqisë ka bashkëpunuar me mërgatën e SHBA-së, e ka ftuar në veprimtarinë kombëtare me rastin e 550- vjetorit të amshimit të Heroit tonë Kombëtar, GJ.K.SKENDERBEU. Trupa e Teatrit Kombëtare në Amerikë me Drejtor Z.Xhevat Limani, ka luajtur në Athinë ,Dramën Poetike,GJ.K.SKENDERBEU. Ky bashkëpunim ishte një takim vëllazëror, nje bekim ndjenjash, një ngushëllim i mrekullueshëm kombëtar. Pra, çdo secili prej nesh me punën e tij është një ambasador i mirë i Atdheut, për çështjen shqiptare dhe integritetin në vendet ku jetojmë. Pavarësisht punës sime si infermiere pranë një spitali shtetëror në Athinë, të ardhmen e jetët sime përsëri e shoh pranë fëmijëve shqiptarë në Greqi duke iu mësuar gjuhën tonë të bukur dhe duke promovuar vlerat e kombit në komunitet. Kam zgjedhur këtë mënyrë si më e mira punë vullnetare për të sfiduar asimilimin e fëmijëve shqiptarë në shtetin Grek të cilët “goditen”përditë nga gjuha vendase.Dëshiroj që fëmijët  tanë kudo në diasporë t’i shoh në konkurencën greke, evropiane, botërore, të bëhen më shumë mjekë, akademikë, shkencëtarë, shkrimtarë, artistë dhe sportistë të suksesshëm. Kjo intervistë le të jetë një shpresë, një pikë e vogël ç’malljeje në largësinë e madhe të mërgimit, se malli për vendlindjen dhe bashkëkombësit është mall fisnik që nuk tretet, e s’paska ilaç t’a lehtësojë. Bashkimi yne dhe punët për kombin janë ilaçi më i mirë për të lehtësuar shpirtin larg, MËMËDHEUT! Të dashur bashkëkombës, punë të mbarë ju uroj dhe shumë më shumë dashuri , bashkëpunime, veprimtari atdhetare që na vëllazërojmë paçim. Të gjithë në diasporë të jemi tè pandarë për gjuhën ,për identitetin, të punojmë për ta përparuar e për ta bërë zonjë gjuhën tonë, flamuri ynë të ketë nderin qe na la babai i kombit ,Ismail Qemal Vlora, Isa Boletini, Hasan Prishtina. Rroftë Flamuri yne kombëtar! Rroftë Shqiptaria! Përqafime dhe urime nga Athina. 

Filed Under: Featured Tagged With: Greqi, Lefteri metkaj, Shkolla shqipe, Sokol Paja

NË NDERIM TË GJYSHIT VATRAN DHURON 200 DOLLARË PËR DIELLIN

October 27, 2020 by dgreca

-PËRPARIM VELIU, VËLLAI I SEKRETARES SË VATRËS NAZO VELIU, MBËSHTET FUSHATËN PËR GAZETËN” DIELLI”-

Sot, e Martë 27 tetor 2020, selinë e Vatrës e vizitoi vëllai i sekretares së Federatës Panshqiptare të Amerikës” VATRA” Nazo Veliu, ish futbollisti I Lushnjës për 13 vite, Përparim Veliu, i cili ka ardhur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përparimi ështa babai i dy vajzave student të shkëlqyera të lidhura me Vatrën, që studiojnë në Baruch College në Manhattan,New York. Vajzat e Përparimit,Kamila dhe Franka, prej kohësh ndihmojnë editorin në përgatitjen e gazetës Dielli për postim drejt abonentëve në SHBA dhe Kanada. Familja Veliu, është e familjarizuar me Vatrën edhe për faktin se gjyshi i Nazos dhe Përparimit,ka qenë një ndër vatranët e hershëm, që ka marrë pjesë në fushatat e mëdha të Vatrës me 1917 dhe 1921. Gjyshi i tyre Veli Kapetani prej Çamërie, ishte një ndër besnikët e Fan S Nolit dhe iu bashkua atij kur Imzot Noli shkoi në Shqipëri. Veli Kapetani nuk u kthye më në Amerikë, ashtu si shumë ndjekës të Nolit, që iu përgjigjën Thirrjes së Vatrës për të “bërë Shqipërinë”!

Z. Perparim Veliu e priti Kryeredaktori i gazetës “Dielli”, anëtar i kryesisë së Vatrës, Dalip Greca, i cili e njohu mysafirin me historinë e Vatrës 108 vjeçare dhe të Gazetës Dielli, që botohet për 111 vite në SHBA.

        Z. Veliu tha për gazetën Dielli se ai ishte gëzuar që prekte nga afër Vatrën e Nolit dhe Konicës, dhe ndjehej i emocionuar që i rikthehej historisë vatrane të familjes, ku gjyshi kishte qenë ndër të parët kontribues për çështjen Kombëtare në radhët e Vatrës.

Në nderim të Gjyshit Veli Kapetani dhe në respekt të Vatrës, Përparimi dhuroi 200 dollarë për fushatën e Diellit!

Respekt për njerëz të tillë, që çmojnë historinë e pararadhësve të tyre dhe vlerësojnë Vatrën dhe Diellin si pasuri Kombtare. Faleminderit Përparim Veliu!

Vatranë, a nuk Ju frymëzon ky akt?

Filed Under: Featured Tagged With: 200 dollare, per fushaten e Diellit, Perparim Veliu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 183
  • 184
  • 185
  • 186
  • 187
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT