• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FLET NGA SUEDIA EKSKLUZIVISHT PËR DIELLIN DR.PERPARIM CERRI

July 31, 2020 by dgreca

SHQIPTARËT NË SUEDI DHE  BETEJA E SHTETIT SKANDINAV NDAJ COVID-19       

Dr. Perparim Cerri mjek në Spitalin Universitar të Skånes në Malmö rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rreth menaxhimit të pandemisë globale në Suedi. Me Dr. Perparim Cerri  bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

SHQIPËRIA NË SYRIN TUAJ, ÇʼPO NDODH REALISHT?

Situatën në Shqipëri e kam ndjekur me vëmendje që në fillimet e pandemisë, pa u regjistruar pacienti zero, madje pa u shpallur nga Organizata  Botërore e Shëndetësisë si pandemi. Atëherë kur Italia fqinje po përballej me një numër të frikshëm rastesh dhe arritja në Shqipëri e virusit ishte çështje ditësh, e pashmangshme, për veçoritë e marrëdhënieve që kemi ne me Italinë. Atëherë në Suedi u regjistruan rastet e para të disa turistëve që kishin qenë për ski në Italinë e veriut. Habia qëndronte që përse akoma Shqipëria s’po regjistronte pacientin zero edhe pse komunikimi socio-ekonomik me Italinë nuk ishte ndaluar. Unë mendoj që pacientin zero Shqipëria e ka pasur javë më parë se ai që u regjistrua ne fillim të Marsit. Gjurmimi dhe diagnostikimi i rasteve ishte i vështirë sepse virusi ka thuajse të njëjtat simptoma me viruset stinore që janë të zakonshëm në atë periudhe. Shqipëria ndoqi një strategji sikurse pjesa më e madhe e vendeve të Europës. Izolimi total ishte traumatik për popullsinë tonë. Si në këndvështrimin ekonomik ashtu edhe në atë socio-psikologjik, pasojat e të cilit mendoj që do i vuajmë për një kohë të gjatë. Ishte i domosdoshëm për vetë specifitetin që kemi ne si popullsi që nuk i respektojmë me rigorozitet rregullat higjeno-sanitare dhe distancimit fizik dhe ajo çka është më e rëndësishme  fakti që ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme shëndetësore për të përballuar një fluks pacientësh që mund të shkonte me mijëra dhe mund ta çonte sistemin shëndetësor në kolaps. Dua të theksoj që Shqipëria ka numrin më të ulët të shtretërve dhe të mjekëve për banor në rajon. Pra përballja me një strategji ndryshe siç bëri Suedia do të ishte katastrofike për vendin tonë. Karantinimi në momentin e duhur  i popullsisë bëri që të kemi dhe një rezultat pozitiv nëse mund të shprehemi kështu duke shënuar numrin më të vogël të humbjeve të jetëve në rajon. Në përgjithësi menaxhimi i situatës gjatë periudhës së karantinimit është për tu vlerësuar, por mendimi im është që hapja duhej të fillohej të bëhej më parë dhe në mënyrë graduale dhe jo me ato fashat e orareve që shpesh ishin qesharake. 

Përsa i përket situatës së tanishme dua të them që një situatë e tillë pritej pas izolimit. Është epidemiologjikisht dhe statistikisht e justifikueshme. Por dua të theksoj që në kushtet e Shqipërisë nëse vazhdohet me këtë ritëm do rrezikojmë shumë sepse siç e thamë më lart kapacitetet trajtuese tona janë tepër të ulta. Nuk mund të frenosh përhapjen dhe nuk mund të izolosh popullsinë pafundësisht. Ajo që unë mendoj  që duhet të bëjnë autoritetet ose më saktë duhej planifikuar para hapjes janë masat që duhet të merreshin për shtresën më vulnerabër që janë mosha e tretë dhe ata me sëmundje kronike, duke i ekspozuar sa më pak nëpërmjet  lehtësive që mund ti krijosh kësaj shtrese për të marrë shërbimet e përditëshme të domosdoshme. Infektimi i personelit mjeksor në QSUT duhej të reduktohej sa më shumë nëpërmjet masave më të rrepta të pranimit të qytetarëve dhe familjarëve të tyre që marrin shërbim spitalor. Numri i testeve duhet të jetë më i lartë për arsye që të krijohet një panoramë më e mirë epidemiologjike ku të kemi mundësinë  jo vetëm të gjurmimit dhe parandalimit por edhe mundësinë e parashikimit më të qartë të situatës në vazdim.  Kontrolli rigoroz dhe shtimi i mjeteve të transportit publik, higjena, respektimi i distancimit fizik dhe mbajtja e maskave në mënyrën e duhur gjithmonë kur distancimi fizik nuk është i mundur janë pikat kryesore. Duhet të bëhet kontroll i rreptë i bizneseve sidomos fasoneritë, gjithashtu tani në periudhën e turizmit  kontroll i rreptë higjeno sanitar i hoteleve, bareve, restoranteve dhe i ambjenteve të tjera që pushuesit frekuentojnë më shumë në këtë periudhë të vitit. 

COVID-19 NJË VIRUS ME SHUMË TË PANJOHURA

Unë mund të jap një panoramë të përgjithshme kryesisht në aspektin klinik. Di të them që është një virus me shumë të panjohura për të gjithë sferën e shkencëtarëve dhe klinicistëve në të gjithë botën. Bota pret në mënyrë të dëshpëruar fundin e pandemisë Covid-19. Pandemia vazhdon të ketë ndikim katastrofik mbi ekonominë globale, sistemin shëndetësor dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Deri më tani asnjë provë bindëse nuk ka konfirmuar terapi të përshtatshme për trajtimin e virusit, madje shumë terapi janë bërë në mënyrë empirike, pa asnjë qasje shkencore. Spekullime të shumta janë bërë në lidhje me trajtimin medikamentoz, ku shpesh herë është përfshirë në mënyrë të pakuptimtë edhe politika. Marr shkas këtu nga deklaratat e presidentit Trump në lidhje me një preparat që e prezantoi si fitore ndaj Covid-19 por që në realitet nuk ka asnjë bazë shkencore si terapi kundra Covid -19 dhe me efekte anësore të shumta, kryesisht tek të sëmurët kardiopatë. Mjekimi sot në të gjithë botën ka marrë trajta të shumta dhe shpesh është specifik për pacientë të ndryshëm. Po studiohet shumë në lidhje me virusin sidomos në aspektin e imunizimit nëpërmjet vaksinës. Është një virus i ri, me shumë pikpyetje në disa aspekte dhe kryesisht në mënyrën si vepron nga ana fispatologjike, reagimi ndaj virusit i  grupmoshave të caktuara si edhe tek pacientët me patologji të ndryshme, imunizimi që le ky virus pasi pacienti shërohet ose e kalon ne mënyrë asimptomatike. Në lidhje me këtë të fundit dua të theksoj që është bërë një studim në një nga universitetet më të mëdha në Suedi ku konkludohet që imunizimi pas prekjes nga virusi mund te jetë i formave të ndryshme, e thënë ndryshe, ka përgjigje të ndryshme imunitare duke përfshirë lloje të ndryshme të qelizave të sistemit imun. Vaksinimi është një pikëpyetje e madhe sot edhe nëse së shpejti njerëzimi do ta ketë një të tillë. Nuk dihet nëse nëpërmjet saj do të arrihet imunizimi afatgjatë, përfitimet dhe risqet që ajo do të ketë. Shumë kompani janë hedhur në një garë të ethshme për arritjen e një vaksine,  ku shpesh nëpër media spekullohet që vaksina është në prag të zbulimit ose e kemi një të tillë tashmë. Unë mendoj që do të duhet shumë kohë deri në arritjen e nje vaksine me efektivitet 100%.Si përfundim dua te them që bota duhet të mësojë të bashkëjetojë me Covid-19.

SITUATA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË SUEDI

Numri i Shqiptarëve që jetojnë në Suedi arrin në shifrat nga 50 000 – 60 000  dhe janë kryesisht Shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i zi dhe së fundmi po shtohet edhe numri i Shqiptarëve brënda trojeve. Shqiptarët janë integruar më së miri në shoqërinë Suedeze. Nuk janë të paktë ata që janë personazhe të njohur të botës së artit, politikës, sportit, shkences dhe në shumë sfera të tjera të jetës suedeze. Përsa i përket Covid-19 në Suedi nuk është bërë një studim në bazë të etnive dhe nuk mund të them që Shqiptarët këtu mund të kenë një statistikë përsa i përket prekjes nga Covid-19. Por si pjesa tjetër e popullsisë edhe nga  Shqiptarët ka të prekur nga Covid-19 dhe që janë hospitalizuar për arsye të komplikacioneve që kanë shfaqur. Por me sa informacion kam unë në regjionin ku unë jetoj nuk ka pasur humbje jete për shkak të virusit tek Shqiptarët. Por kjo nuk përjashtohet të ketë ndodhur në regjione të tjera më të mëdha ku përqindja e të prekurve me Covid është më e lartë dhe ku numri i Shqiptarëve është më i madh.  Dua të theksoj që pjesa më e madhe e shqiptarëve këtu i përkasin grupmoshës relativisht të re 25-55 vjec dhe si e tillë risku për komplikacione në këtë grup moshë është më i ulët.

COVID-19, PASOJAT NË EKONOMI DHE SHËNDETIN MENDOR

Edhe pse Suedia ndoqi një qasje ndryshe nga bota në lidhje me Covid-19 duke qënë totalisht e hapur dhe vetëm me masa sensibilizuese për popullsinë dhe me tendencën që mos ta privonte përditshmërinë në nivele të ndryshme si në sferën socio-kulturore ashtu edhe në atë ekonomike,  pandemia sërish i ka prishur ekuilibrat socio-ekonomikë. Frika dhe ankthi janë të pranishëm kryesisht tek grupmosha e tretë që ka patur edhe numrin më të lartë të vdekjeve. Aktualisht autoritetet Suedeze po i japin prioritet kësaj grupmoshe sepse në fillimet e pandemisë nuk u menaxhua siç duhet situata në lidhje me këtë grupmoshë. Shumë shtëpi të moshuarish u bënë vatra të infeksionit dhe humbjet më të mëdha të jetëve Suedia i kishte pikërisht këtu. Qasja ndryshe që pati Suedia ndaj pandemisë bëri që suedezëve tu privohej udhëtimi në një  numër të madh shtetesh, përfshirë këtu edhe nga fqinjët e tyre danezë dhe norvegjezë. Të shumtë janë ata që  nuk mund të udhëtojnë jo vetëm për pushime por edhe për arsye të tjera. Kjo situatë ka ndikim të fortë psikologjik tek një popullsi ku 80 % e tyre udhëtojnë në vende të ndryshme të botës për të pushuar. Dua të theksoj që kjo ka ndikuar shumë te komuniteti shqiptar këtu. Shumica e shqipëtarëve kanë anulluar vizitat për në vendlindjet e tyre, qoftë për të takuar të afërmit apo edhe për të kaluar pushimet atje. Përsa i përket sferës ekonomike specialistët shprehen që çfarëdo politike të ndjekë Suedia ndikimi i pandemisë në nivel global, dukshëm influencon edhe në ekonominë suedeze. Sipas  shifrave zyrtare papunësia në Suedi ka arritur në 9% dhe pritet të ketë rritje dhe kjo është alarmante sipas autoriteteve. Shumë po humbin vendet e punës dhe shumë biznese janë në prag falimentimi. Shifrat e fundit flasin për raportim falimentimi të 40 000 bizneseve të vogla. Shteti ka përgatitur paketa subvencionimi për bizneset por kjo po has vështirësi dhe sipas specialistëve nuk i shpëton  nga falimenti. 

MODELI SUEDEZ DHE MENAXHIMI  I RASTEVE

 Si në çdo vend të botës edhe në Suedi pati momente ku sistemi shëndetësor përjetoi frikën e mbingarkesës për shkak të fluksit të shtuar të pacientëve. Suedia ishte më e rrezikuar sepse nuk ndoqi shembullin e karantinimit siç bëri gjithë Europa. Sistemi shëndetësor në këtë situatë funksionoi sinkron në të gjitha hallkat dhe po e përballon shumë mirë situatën. Hallka kryesore spitalore në këtë situatë padyshim që është departamenti i urgjences. Është përballja e parë me pacientin, të infektuar ose jo. Me ardhjen e pacientit në  urgjence pasi ka kaluar disa filtra parahospitalore siç janë kontaktet  24 orë me ekipet e ngritura enkas për identifikimin dhe ndjekjen, menjëherë fillon triazhimi i tij që do të thotë bëhet vlerësimi dhe vendoset prioriteti që do të marrë në varësi të simptomave që paraqet i sëmuri. Ne të gjitha urgjencat spitalore dhe në klinikat që funksionojnë pasdite dhe në fundjavë janë ngritur çadra triazhimi dhe pacienti kalon disa filtra drejt hospitalizimit, observimit ose dërgimit në shtëpi. Mjekët dhe personeli i urgjences përballen me nje risk të lartë kontamimi dhe janë të shpeshta rastet kur personeli mjekësor është infektuar. Rastet që dyshohen për Covid-19 menjëherë izolohen  dhe ndiqet protokolli strikt i observimit dhe pas testimit pozitiv hospitalizohen në pavionet Covid ose nëse parametrat jetësorë janë stabël dhe pacienti nuk plotëson kriteret e hospitalizimit dërgohet në shtëpi me rekomandimet përkatëse dhe bëhet ndjekja në kushtet e izolimit të plotë në shtëpi. Pacientët që kanë numrin më të madh të hospitalizimeve dhe të komplikacioneve janë pacientët me sëmundje kronike. Për çdo sëmundje kronike janë marrë masa që pavionet përkatëse të kenë qëndrat e tyre Covid. Fatkeqësisht kjo është shtresa më vulnerabël dhe me përqindjen më të lartë të vdekjeve.

MESAZHI JUAJ PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA 

Në radhë të parë  do të doja ti përshëndesja të gjithë shqiptarët e diasporës kudo që ndodhen, dhe në veçanti lexuesit e gazetës Dielli. Ju faleminderit që me anë të shkrimeve tuaja na afroni dhe na jepni mundësinë te njohim njëri-tjetrin. Është kënaqësi dhe krenari njëkohësisht të lexosh për arritjet e Shqiptarëve kudo në botë. Në këto kohë të vështira pandemie, mesazhi im për shqiptarët e diasporës në USA është që përveç se të respektojnë me përpikmeri masat e nxjerra nga autoritetet shëndetësore (higjenën, distancimin social dhe maskat), të tregojnë sa më shumë solidaritet me njëri-tjetrin. Kjo periudhë, përveç frikës dhe ankthit, ka nxitur tek shumë persona edhe shfaqjen e depresionit dhe ndjenjës së të qënit i braktisur për vetë situatën e krijuar të izolimit dhe distancimit, veçanërisht tek moshat e treta të cilët jetojnë vetëm. Le të ruajmë fizikisht distancën, por moralisht dhe shpirtërisht të jemi pranë njeri-tjetrit me anë të telefonit, mesazheve, email-eve etj. Të tregojnë mungesë egoizmi, pasi duhet të mendojnë jo vetem për veten, por të mendojnë dhe të mbrojnë ata që janë më të dobët e më të riskuar. Të zbatojnë me përpikmëri rregullat e higjenës dhe distancimit fizik, kjo është jo vetëm për tu mbrojtur nga virusi  por mbi të gjitha për të prishur zinxhirin e transmetimit, në mënyrë që të shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur prej pandemisë covidiane.

KUSH ËSHTË DOKTOR PËRPARIM CERRI

Dr. Perparim Cerri ka përfunduar studimet ne degën e Mjekësisë së Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në 2004. Ka punuar si mjek i përgjithshëm deri në vitin 2010. Më pas është specializuar në fushën e Mjekësisë së Urgjencës (2015). Ka punuar si mjek në Urgjencën e Sëmundjeve të Brëndëshme në QSUT deri në vitin 2017, ku më pas është zhvendosur në Suedi për të kryer fillimisht një post-specializim në Spitalin Universitar të Skånes, ku edhe vazhdon aktualisht të punojë. Ka kryer disa trajnime afatgjata ndërkombëtare në lidhje me mjekësinë e urgjencës. Gjithashtu, Dr. Perparimi ka marrë pjesë në trajnimin e personelit mjekesor në të gjithë Shqipërinë per Basic Life Support (BLS) dhe Advanced Cardiac Life Support (ACLS). Ka punuar si pedagog i lëndës së Mjekësisë së Urgjencës në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë dhe aktualisht punon në Spitalin Universitar të Skånes në Malmö si dhe është i përfshirë në fushen e kërkimit shkencor në Universitetin e Lundit ku investigon rolin e enzimes Cyr61 ne prognozën dhe ndjekjen e pacientëve me sëmundje endokrinologjike. Dr. Cerri është i martuar dhe ka një vajzë 3-vjeçare.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Perparim Cerri, Malmoe-Suedi, Sokol Paja

NJË SHTËPI PËR FAMILJEN JETIME ME 8 PERSONA…

July 31, 2020 by dgreca

GRUPI EUROSIG, INSIG & UBA BANK DHE BASHKIA GRAMSH NDËRTOJNË NJË SHTËPI PËR FAMILJEN JETIME ME 8 PERSONA/

Presidenti I Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Gramsh,  Z. KlodianTaçe, u kanë kthyer shpresën një familjeje në vështirësi ekonomike në rrethin e Gramshit. Para 6 muajsh babai i 5 fëmijëve humbi bashkeshorten. Në një banesë thuajse të pabanueshme dhe në vështirësi të mëdha ekonomike, e gjithë familja u gjend në mëshirë të fatit. Ata jetonin në një fshat të largët të rrethit të Gramshit, në kushte të mjerueshme dhe në luftë për mbijetesë. Motra e babait prej shumëvitesh është e paralizuar dhe kujdesi për të ka qenë I vazhdueshëm nga e gjithë familja.

Gjatë fushatës sës hpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë, arritëm edhe pranë kësaj familje për ta ndihmuar. Ishte një indicia nga Z. Taçe gjatë një bisede me Z. Morinaj, për t’u gjetur një strehë kësaj familjeje në Gramsh. Menjëherë u vunë në lëvizje të gjitha ingranazhet për të akomoduar këtë familje. Kryetari I Bashkisë arriti të akordojë një tokë në qytet dhe Z. Morinaj u angazhua personalisht për ta ndërtuar këtë shtëpi dhe per të realizuar këtë mrekulli për atë familje me 5 jetimë.

Ishte mesi I prillit kur nisi ky project për të ndërtuar shtëpinë. Pas një akordimi dhe angazhimi maksimal me firmën e kontraktuar të ndërtimit, banesa prej 150 m2 u arrit ta ngrihet brenda 3 muajve, duke përfshirë edhe mobilimin total.

Dita e Kurban Bajramit do të ngulitet gjatë në memorien e kësaj familjeje, si dita kur nga asgjë që kishin, atyre iu dhurua një shtëpi me parametrat më bashkëkohorë prej 150 m2.

Urojmë që ata 5 fëmijë të rriten të lumtur dhe të marrin drejtimin e duhur në jetë dhe shoqëri.

Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti i bekoftë shqiptarët!

Filed Under: Featured Tagged With: Eurosig, Gramsh, INSIG & UBA BANK

Kujtim Spahivogli, jeta tragjike e gjigandit të madh të skenës shqiptare shembur nga diktatura…

July 31, 2020 by dgreca

– Bisedë me Luljeta Minarolli Hana-

Portret i gjigandit të skenës shqiptare dhe tek fotoja bashkëngjitur Luli, Ani dhe Timi tek obelisku i Muntaz Dhramit kushtuar Kujtim Spahivoglit–

Nga Elida Buçpapaj–

E dashur Luli, ti je mbesa e Kujtim Spahivoglit, vajza e motrës, pra je një njeri shumë i afērt.

Luljeta Minarolli: Po, është e vërtetë, kam qenë shumë e afërt dhe shumë e lidhur me dajën tim. Fillimisht ne jetonim në të njëjtën shtëpi, pasi prindërit e mi, kur u martuan, nuk ishin sistemuar ende me banesë dhe u strehuan tek gjyshja. Daja ishte me studime në Moskë, por natyrisht, kur vinte me pushime në shtëpi kimia me mbesën e vogël ishte shumë e madhe dhe e tillë mbeti deri kur ai u largua nga kjo jetë. Ka qenë shumë i pranishëm në jetën time, kurdoherë. Shumë koncepte për jetën, për mënyrën e sjelljes, për përballimin e vështirësive , madje edhe shumë vendime që kam marrë në jetë ia dedikoj këshillave të tij.

Pra ke pasur një lidhje shumë të veçantë me dajën, që në vetvete kishte një emër të madh, ishte Kujtim Spahivogli.

Luljeta Minarolli:  Unë kam qenë mbesa e parë, dhe thonë që i pari ka privilegjet e gjyshërve, dajave, xhajave, hallave e tezeve. Fatmirësisht i kam pasur këto privilegje sepse kam qenë e para edhe nga ana e mamit, edhe nga e babit. Por Tani ishte djali i parë dhe ai gjithashtu ishte i privilegjuari. Nga ana e mamit ai mbeti i vetmi nip, pra kishte dy herë privilegj. Për gjyshen ishte i veçanti.

Tek familja e mamit ishin gjyshja dhe tre fëmijët e saj. Daja i madh, u martua shpejt, u bë me familjen e tij dhe me fëmije, por edhe jetoi edhe shumë kohë në Sazan. Ishte inxhinier nëndetëseje. Natyrisht dashuria ishte e madhe, por lidhja shpirtërore ishte jo si me Kujtimin edhe për faktin se e zgjati shumë beqarinë. Unë kam qenë 19 vjeç kur daja u bë me vajzë, me Anin.

Për rrethanat e jetës, ai e vazhdoi lidhjen e ngushtë me familjen tonë deri në fund.. Si i thonë: “Në të mirë dhe në të keq, dera e motrës është e hapur” dhe Kujtimi gjente gjithmonë dashuri, jo vetëm tek mami unë edhe Tani, që kishim lidhje gjaku, por edhe tek babi dhe farefisi i tij.

Në shtëpinë tonë kishte gjithmonë njerëz, shoqëri, farefis dhe Kujtimi e ndjente veten të rrethuar me dashuri, Atij i pëlqente zhurma njerëzore, e përfshinte brenda dhe e vinte në qendër të saj për aftësitë komunikuese që kishte.

Le ta fillojme këtë nga fëmijëria e Kujtimit, familja ku lindi dhe u rrit Kujtimi si dhe diçka edhe për rrethin familjar.

Luljeta Minarolli: Prindërit e mamasë sime, pra edhe të Kujtimit e Skënderit vinin nga një familje qytetare prej Elbasani. Gjyshi u rrit jetim, kurse gjyshja ishte një bijë nga familja Narazani, shumë e njohur në Elbasan.. Gjyshi ka punuar në administratën financiare dhe megjithëse shumë ri, ngjiti shkallët e hierarkisë financiare me shpejtësi. Në qershor 1934, transferohet me punë në ministrinë e financave dhe vendoset përfundimisht me familjen në Tiranë ku ble një shtëpi në rrugën Hoxha Tasin.

Kujtimi e ka vendlindjen në Lushnjë pasi ishin i transferuar familjarisht atje ku i ati punonte si n/drejtor i financave të qarkut.

Gjyshi vdiq në moshë te re, 40 vjeç dhe gjyshes iu desh të përballonte e vetme rritjen dhe edukimin e tre fëmijëve që mbetën jetimë të mitur. Ajo ishte një grua e fortë, autoritare, shumë e zgjuar dhe arriti t’i shkollojë të tre fëmijët e saj. Edhe kur ishin të rritur fjala e “momës” ishte ligj për ta.

Një herë e pyeta dajë Kujtimin që kishte natyrë rebele: “Si ka mundësi, që fjala e nanës ( kështu e quaja unë) është ligj për ju? Mirë mami dhe dajë Skënderi që janë të butë, po ti që je zjarr?” “Na ka mbetur që në vogëli- u përgjigj ai- që të na mbante lidhur me njeri-tjetrin , të kujdesshëm, sepse i duhej të punonte. Nga një herë dilte nga shtëpia dhe na thoshte se do të kthehej kur të bëheshim të mirë dhe të mos grindeshim me njeri tjetrin. Ne – tregonte daja- e mendonim se e ajo e kishte me tërë mend dhe betoheshim të tre se do ta dëgjonim momën, do të bëheshim të mirë dhe nuk do grindemi me njeri-tjetrin. Kjo na edukoi dhe na shoqëroi gjithë jetën”.

Familja e Kujtim Spahivoglit, Nëna, Babai, dhe tre fëmijët, Dhurata, Kujtimi dhe Skënderi

Kam lexuar se shtëpia e familjes të Kujtimit ishte bazë e luftës ?

Luljeta Minarolli: Që kur filluan të depërtonin idetë komuniste, gjyshja i pëlqente ato. Si një grua e ve, me tre fëmijë të vegjël dhe me shumë vështirësi për rritjen e tyre, i dukej se do të vinte një epokë e re që do të zgjidhte dhe hallet e saj. Propaganda dehu edhe njerëz që jetonin më mirë se gjyshja ime me tre jetimë.

Me fillimin e luftës, në shtëpinë e gjyshes mblidheshin të rinj dhe ilegalë dhe zhvillonin mbledhje. Idealizmi i saj, pa qenë kurrë anëtare partie, ndikoi erdhe tek Skënderi dhe Kujtimi. Ata filluan që në moshën 10-12 vjeçare të merreshin me pune të vogla të lëvizjes. Në 1944 dolën partizanë dhe mbanin armë, daja i madh 14 vjeç, Kujtimi, i vogli 12.

Pas çlirimit në shtëpinë gjyshes u vendos një pllakë ku shkruhej se kjo shtëpi kishte qenë bazë e Luftës.

Çlirimi e gjen Kujtimin 12 vjeçar. Fillon faza e shkollimit të tij. Vokacionin për teatrin kur kishte filluar ta shfaqte. A mund të na e tregosh me hollësi?

Luljeta Minarolli:  Pas Çlirimit, Kujtimi ndoqi shkollën fillore Hasan Prishtina, sot Kongresi i Lushnjës.  Në 1945, ai u regjistrua në shkollën teknike, por mendjen e kishte tek teatri. Fshehurazi bënte plastikë përpara pasqyrës në dhomën e tij dhe mbyllej me çelës. Gjyshja e tij nga nena, që shpesh vinte të banonte tek e bija, u bë kurioze, vë syrin në vrimën e çelësit dhe sheh se ç’bënte. Vrapon duke bërtitur nëpër shtëpi: “Qyqja m’u çmend çuni, flet me vete dhe shtrembëron fytyrën!!!  Por nuk e pranuan në Teatër, sepse nuk kishte përvojën e duhur. Ai e la shkollën teknike në vitin e dytë dhe u regjistrua ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, që çel për herë të parë në 1946. Atje jepnin mësim profesionistë të atëhershëm të artit skenik. Si i pasionuar pas teatrit dhe regjisë që në rininë e hershme, ai filloi të bëjë shfaqje në oborrin e shtëpisë, nëpër fshatra, së bashku me djemtë e lagjes. Në 1951 niset për studime në Moskë.

Kujtimi adoleshent

Më 1958 Kujtim Spahivogli diplomohet ne Institutin e Lartë të Artit ne Moskë, cili është angazhimi i tij kur kthehet ne atdhe?

Luljeta Minarolli:  Në 1956, punoi për Diplomën në Institutin Teatror të Moskës “GITIS”  me temë vënien në skenë të pjesës “I çuditshmi”, të dramaturgut turk Nazim Hikmet, të cilën e realizoi në Teatrin e Tiranës, me aktorët Sandër Prosi, Ndrek Shkiezi, Drita Pelingu, etj. Kjo shfaqje, ku spikati regjia ndryshe, u cilësua si risi regjisoriale dhe bëri bujë në Tiranën e asaj kohe.  Këtë punë diplome, pedagogët e tij rusë e vlerësuan shkëlqyeshëm. Një vit më vonë luan rolin e Xherxhinskit tek ‘orët e Kremlinit”, edhe ky një sukses tjetër, për plastikën aktoriale.

Por ky sukses i tij nuk u prit mirë nga partia. Kur Kujtimi u paraqit tek Ministri i Arsimit dhe Kulturës së asaj kohe, Ramiz Alia, për të marrë emërimin e punës, ky i komunikoi se duhej të shkonte në Korçë sepse ishte caktuar atje. Kujtimi refuzoi, sepse vuante nga një azëm e vjetër kronike, kishte nënën vetëm, dhe të vëllanë që shërbente si inxhinier nëndetëseje në Sazan. Ramiz Alia nuk i përfilli arsyet. Kujtimi nuk shkoi në Korçë. Drejtori i Teatrit asaj kohe Xhemal Broja e përkrahu shumë, edhe aktorët e atëhershëm gjithashtu, i ndenjën afër dhe ai u aktivizua me role të ndryshme dhe regji të pjesëve, duke u paguar me honorarë, jashtë borderosë.

Kujtim Spahivogli pati një sukses të jashtëzakonshem si aktor, autor, regjisor dhe pedagog. Kush ka parë rolet e interpretuara prej tij ka mbetur i mahnitur, po ashtu edhe regjite, per te mos lene pa nēnvizuar rolin si pedagog, krijues i Teatrit të Rinisë. Ishte poet dhe deklamonte poezi mrekullisht. Ishte nje talent dhe potencial i madh. Perse partia e futi menjëherë ne rreth te zi. Ai nuk merrej me politike veç me art?

Luljeta Minarolli: E sigurt që armik nuk ishte, por duke iu kthyer së shkuarës mendoj se ishte një xhelozi profesionale, e mbështetur nga persona politikë me pushtet të fuqishëm, e përforcuar edhe nga qëndrimi krenar dhe i patjetërsueshëm i Kujtimit. E ç’ishte jeta e një njeriu në atë sistem, ta merrnin i dhe nuk i dridhej dora askujt! Sa raste njohim, sa shembuj boton edhe ti. Daja gjithmonë thoshte se në të gjithë këtë kishte dorë Ramiz Alia. Dikur kishin qenë fqinjë, në një rrugicë.

A i ke ndjekur shfaqet e dajës, që ishte nje aktor dhe regjisor aq i shquar por që ne moshën 40 vjeçare regjimi komunist ia shkaterroi jetën.

Luljeta Minarolli:  Nuk mund te pretendoj se kam ndjekur të gjitha shfaqjet.  Në 1958 u shfaq premiera e pjesës “Majlinda”. Si autor ishte Xhemal Broja dhe regjia nga Zina Andri. Kujtimi kishte rolin kryesor, Agronin,ishte një dramë familjare. Duke banuar në të njëjtën shtëpi, për herë të parë më mori tek kjo shfaqje. Isha rreth 5 vjeç, por më ka mbetur gdhendur rruga kur po shkonim në teatër, daja më shtrëngonte dorën fort dhe e bëmë në këmbë, ndaluam tek fillimi i rrugës dhe morëm edhe Ora Pelingun, vajzën e Drita Pelingut, që ishte një vit më e madhe se unë. Ajo luante rolin e fëmijës në dramë.

Edhe një rast tjetër. Isha gjashte vjeç e gjysmë, përgatitesha për t’u futur në klasën e parë. Përsëri më kishte marë me vete, por përpara se të shkonim në teatër ndaluam tek Dyqani i Pionierit dhe më bleu çantën e klasës së parë.

Në vogëli nuk me kujtohen shfaqjet e tjera, por daja me merrte me vete dhe më vinte në lozhën e projektorëve në katin e trete. Aty ishte edhe sufleri.

Nuk numërohen titujt. Në Teatrin Popullor ai vuri dhe luajti afërsisht 25 pjesë, pa përmendur shfaqjet me studentët. Asnjëra nuk ngjasonte me tjetrën, zgjidhja regjisoriale gjithmonë ishte e ndryshme. Vetëm në vitet ’60-‘70 ai vuri në skenë 19 shfaqje duke luajtur edhe role në to. Ai u lartësua shumë lart si personalitet në fushën e artit skenik

Veç kësaj, me hapjen kursit të parë të artit dramatik 1959 Kujtimit iu shtua ngarkesa, ishte ndër pedagogët kryesorë. Në 1960 arti dramatik kaloi në ndërtesën që është sot dhe krijohet Instituti i Lartë i Arteve Kujtimi u caktua dekan detyrë që e la pas 2 vitesh me pretekstin se kishte shumë burokraci. Ai ishte i lidhur vetëm me skenën. Vetëm në vitet ’60- ‘62 ai vuri në skenë 4 drama.

Luli në ditën e parë të klasës të parë me dajën e saj, të madhin Kujtim Spahivogli

Cili rol i tij të ka mbetur në mendje?

Nuk mund të veçoj ndonjë rol, pasi kur aktronte unë isha e vogël për të veçuar ndonjë rol, nuk kisha shije artistike, shikoja vetëm dajën. Kur fillova të kuptoj ai merrej kryesisht me regji dhe rrallë luante ndonjë rol episodik. Fillova t’i kuptoj më e rritur, 12- 13 vjeç e lart. Mbaj mend “Ngjarje në fabrikë”, “Drita” e Mimika Lucës e shume të tjera. Kishte përfunduar koha kur viheshin pjesë të huaja. Në mesin e viteve ’60 ishte ndikimi i revolucionit kinez.

Me ka pëlqyer shumë “Karnavalet e Korçës”, vënë me trupën teatrore të Shkupit, 1972. U shfaq edhe në Tiranë. Risi regjisoriale! “Një shok i klasës sonë”, shfaqur ne teatrin e Rinise, në Institutin e Arteve. Luante edhe e madhja Vaçe Zela. ( Shkruar nga vetë Kujtim Spahivogli). Dramën “Banja” e Majakovskit e kam parë në prova gjenerale në Institutin e Larte të Arteve. Kjo shfaqje u ndalua, nuk u shfaq për publik. Kam shijuar shumë rolin e Selimit tek filmi artistik “Familja e peshkatarit”. Edhe tashti kur e shoh me pëlqen loja e tij. Më kujtohet, premiera u shfaq tek kinema Republika. Unë isha me gjyshen, mamin, Tanin. Më kujtohet që gjyshja e përjetoi shumë keq fundin e filmit, kur personazhi i Selimit vritet..

Sipas një shkrimi të botuar me të dhëna nga Dosja e tij del se zanafilla e kalvarit mban datën e gushtit 1972, pra përpara Festivalit të 11-të, me një karakteristikë të nxirë që gjendej në degën e kuadrit të Komitetit të Partise të Tiranës firmosur nga sekretari i partise i organizatës bazë me inicialet S.B. A e keni parasysh se kush e drejtonte atë kohë Komitetin e Partisë të Tiranës, kush eshte S.B., a kujtoni diçka nga viti 1972 që ka lidhje me dajën tuaj, aktorin dhe regjisorin e shquar Kujtim Spahivogli?

Luljeta Minarolli: Ndoshta këto të dhëna kanë dalë tashti, pasi janë hapur dosjet.. Kujtimin mund ta kenë survejuar, por ai në asnjë rast nuk ishe armik. Çdo gjë mund të jetë e vërtetë, por ishte nën rrogoz sepse deri në 1972 nuk ishte ndjerë asgjë. Në prill të 1972 lindi Ani, familja ishte shume e lumtur. Unë shkoja shpesh sepse kishte ardhur një vajzë e vogël ne shtepi. Çdo gjë ecte normalisht.  Në vjeshtën e vonë të 1973 filloi lufta kundër liberalizmit. Që aty nisin edhe mbledhjet në Institutin e Arteve kundër Kujtimit dhe përfundojnë në Plenumin e 4, kur Enver Hoxha e quan mbartës të liberalizmit. Datat nuk i di me saktësi.

Pas Festivalit të 11-të nisi kalvari per Kujtim Spahivoglin, pasi e shohin si bashkëunetor me Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin. Në nje mbledhje te organizatës bazë te partisë të Institutit të Lartë të Arteve të firmosur nga sekretari me inicialet Xh.S., propozohet që Kujtim Spahivogli të shkarkohet nga detyra e shefit të katedrës dhe propozohet t’i jepet vërejtje me shënim në kartën e regjistrimit e të dergohet dy vjet për riedukim në një teatër në rrethe, por Komiteti i Partisë i Tiranës vendosi që ai të shkonte për riedukim si punëtor bonifikimi në Fier. A e kujton atë periudhë, pasi që keni qenë tepër e re. Kush ishte në krye të Komitetit të Partisë asaj kohe?  Kujtim Spahivoglit i ishte përgatitur largimi prej një viti më parë.

Luljeta Minarolli: Të gjitha këto dihen janë të shkruara dhe të rishkruara, në një intervistë një ish-student, thotë se Kujtimi ishte naiv. Jo, kjo nuk është fare e vërtetë. Kujtimi ishte i drejtë, i ndershëm, i njihte të poshtrit, i përbuzte hapur, madje edhe me fjalë, por nuk mendonte se do bëhej pre e tyre. E konsideronte veten te paprekshëm, shumë i talentuar, shumë i përkushtuar profesionalisht, kishte vetëm suksese, ishte anëtar partie, politikisht i përfocuar, pra nuk mund ta ngiste asnjeri.

Gjithmonë besonte se do vinte dita që ai do rikthehej. Besonte në madhështinë e vet. Një herë më tha: “Të gjithë këta, një ditë do të krenohen që më kanë pasur “të njohur”.
Dhe u vërtetua profecia e tij..

Nga një intervistë e bashkëshortes Vllosava Musta mësohet se ajo shkoi nē KQPPSH të kērkonte ndihmë për Kujtimin, por Sevo Tarifa, sekretari i Enver Hoxhes e priti me këmbët e para dhe i tha se Kujtimin e priste arrestimi. Gjyshja juaj që kishte dhënë aq shumë për lëvizjen antifashiste a trokiti në ndonjë derë?

Luljeta Minarolli: Po është e vërtetë. Ky ishte opinion i përgjithshëm se ”Kujtimin do ta burgosin!”. Edhe ndodhte atëherë! Sevo Tarifa e njihte mirë familjen e Kujtimit. Kishte punuar me gjyshen gjatë luftës.
Gjyshja, grua e zgjuar, aktiviste, e fortë, sikur u shastis nga e gjithë kjo, rrinte me një stol ulur tek dera e shtëpisë në rrugën Hoxha Tasin dhe ndoshta me heshtjen e saj bluante atë që kishte ndodhur. Kurrë nuk e kisha dëgjuar të fliste për atë që ndodhi, veç për ankesa ekonomike.

Sa zgjati periudha e riedukimit e Kujtimit, vetëm si punëtor bonifikimi në Fier punoi apo punoi edhe tjetër kund. Gjatë kohës të dënimit a vinte në Tirane të takohej me vajzën, nënën dhe ju?

Luljeta Minarolli:  Kur e dënuan për “liberalizëm”, “faji” i Kujtimit ishte se nuk kishte plotësuar regjistrat. Dënimi ishte të vihej në dispozicion të Teatrit Popullor. Kur vajti të marrë në Komitet fletën e punës, i thanë se nuk ka vend ne Teatrin Popullor, por do të shkosh në dispozicion të Teatrit te Fierit. As atje nuk e pranuan dhe i thanë do shkosh për riedukim, në shkresë shkruhej për pesë vjet

Zakonisht vinte në Tiranë çdo dy javë, por ndonjëherë edhe çdo javë. Vinte tek ne, sillte rrobat që ia lante mami. Mami shkonte merrte edhe Anin e ia çonte në shtëpi. Kur Ani u u bë 7-8 vjeç, daja e merrte vetë.
Pasi kreu “riedukimin” për 5 vjet dhe nuk kishte ndonjë shenjë që do ta rehabilitonin, Kujtimi e kuptoi se do ta linin përgjithmonëë atje, braktisi punën dhe u kthye në Tiranë.. Gjithmonë besonte se do ta rikthenin ne Teatër.

Kam lexuar shumë për Kujtimin, kudo kam vënë re se atë e deshi i madh dhe i vogël. Kolegët, artdashësit, punetoret kur ishte i denuar – si e shpjegon gjithe kete simpati e respekt për të si një “mit”.

Luljeta Minarolli: Kujtimi ishte kolos si artist dhe shumë njerëzor në jetën e përditshme. Atë e gjeje me mekanikë, punëtorë, njerëz të thjeshtë dhe po ta shihje nuk e mendoje që ky është ai njeriu i madh. Kur punonte për “t’u riedukuar”, njerëzit e thjeshtë me të cilët rrinte e pyesnin:”Pse të kane dënuar ty Kujtimo, ti je rob zoti”. Dhe daja merrte shume gëzim nga dashuria e këtyre njerëzve që kanë qenë miqtë e vërtetë të tij.

Në vitin 2014 u përurua një relief me fytyrën e Kujtimit, punuar nga Mumtaz Dhrami, vendosur në afërsi të urës së Mbrostarit, buzë rrugës për Fier. Me këtë rast, një banor i zonës, dikur punëtor me të si hekurkthyes, që kishte hapur një lokal, shtroi një drekë të madhe për të gjithë të pranishmit, duke quajtur Kujtimin mikun e tij të madh.

Prej 1978 deri 1983, Kujtimi u kthye në Tiranë por ishte pa punë. Ku rrinte? Gjyshja jetonte? E kujton atë kohë? Si mund të lihej pa punë një artist sikur ai?
Luljeta Minarolli:  Ajo ishte koha kur ai ishte pranë nesh më shumë se kurrë. Jetonte me gjyshen në shtepinë në rrugën Hoxha Tasin. Kujtimi pati shumë miq e shokë që nuk iu ndanë për asnjë çast. Më i rëndësishmi prej tyre ishte Ferdinand Radi. Aq e madhe ishte dashuria sa edhe vajzës të parë Ferdinandi ia vuri emrin Andeta, sikur e ka emrin edhe vajza e Kujtimit dhe Vllasovës, që unë e kam si motrën time.

Kujtimi gjente qetësi në familjen e tij. Vinte tek ne me dy pasta në dorë, aq kishte mundësi, dhe kur ngrihej për të ikur thoshte se po i çonte tek Nandi. Një gjest mirënjohjeje e një njeriu që jetonte vetëm me pensionin e së ëmës. Sado përpiqej familja ime t’i jepte diçka, por nuk mund të mbahej gjatë. Ai kishte dhe shumë miq që përpiqeshin ta ndihmonin, por ishte shumë krenar, nuk pranonte. Një herë ishim tek një pastiçeri tek Pazari i Ri. Kujtimi kishte marrë diçka për të pirë. Një dashamirës, i thotë banakieres: “Mos i merr lekë Kujtimit, e ka nga unë”, daja u kthye dhe i tha se “Kujtim Spahivogli, nuk i shtrin dorën askuj”. Edhe kur vinte tek ne në kohën e drekës, mami shtonte edhe një pjatë, kurrë nuk pranonte që mund të mos kishte ngrënë: ”Kam ngrënë, por po e marr që mos ta prish qejfin”.

Dy vitet e fundit i kaloi i metodist ne shtëpinë e kulturës në fshatin e Bërzhitës në rrethin e Tiranës. 15 vjet tortura, largimi nga teatri dhe instituti i arteve, denimi si punetor ne fshatrat e Fierit, shkaterrimi i familjes deri sa dha frymën e fundit në moshën 55 vjeçare duke mos pasur asnjë faj. E kujton atë ditë korriku te vitit 1987?

Luljeta Minarolli: Mami im në tetor të vitit 1985 u operua dhe e diagnostikua me kancer. Atë ditë, ndërkohe që prisnim të dilte mami nga salla e operacionit, Kujtimi nuk po dukej. U shqetësuam. Pas operacionit unë vajta në shtëpi, duhej të përgatitesha të rrija natën me mamin. Ndërkohë bije zilja e telefonit dhe një zë më thotë: “Familje e Kujtim Spahivoglit? Flasim nga spitali, Kujtimit i ka renë infarkt.” U nis në spital dhe daja tjetër.

Ditën që ndërroi jetë Kujtimi, unë isha me nxënësit tek liqeni në kamp veror, organizoheshin në atë kohë. Atje vijnë një grup aktorësh dhe më thonë se duhet të vish, Kujtimi eshtë shumë keq. Nuk di si më kishin gjetur, por mbaj mend vetëm Xhemil Taganin. Kur erdhëm tek ish- kinema Partizani, ata më thane se duhej të shkoja të vishesha në shtëpi. E kuptova që nuk jetonte më. Një vit e gjysmë më parë kisha humbur mamin, në moshën 52 vjeçare.

Kur shkuam tek shtëpia e dajës, në fund të Tiranës së Re, sapo ishte larguar mjeku që kishte konstatuar vdekjen. Kujtimi dergjej në toke dhe në dorë mbante ilaçet e zemrës.

E kishte gjetur ashtu Ani, vajza 15- vjeçare. Ai nuk iku, e vrau regjimi. Ishte shumë krenar për të shprehur dhimbjen, por zemra nuk ia duroi. Dhe ishte vetem 55 vjeç.

Çfarë u bë me shtëpine e gjyshes, ku lindën dhe u rriten tre fëmijet, Kujtimi me vellain dhe motrën, zysh Dhuratën, mamanë tuaj, që ishte baze e levizjes antifashiste në rrugën Hoxha Tahsin. Kush jeton aty tani?

Luljeta Minarolli:  Në 1982, kur Kujtimi ishte ende i papunë, pa ndonjë vendim Komiteti, pa asnjë copë letër, vjen njëë person që merrej me lagjen dhe lajmëron se shtëpia do të prishej. Ishte një tragjedi e vërtetë. Erdhi kamioni mori gjyshen time dhe e çuan në një apartament të vogël, atje ku u gjet pa jete Kujtimi. Aq i madh ishte hidhërimi i gjyshes sa humbi mendjen dhe ndërroi jetë pak muaj me vonë, në mars 1983.

Kujtimi që nuk e pranonte dot prishjen e shtëpisë, për ditë me rradhë flinte në renojat e saj, tragjedi. Në 1988, në atë truall filloi ndërtimi i një pallati nga punonjës të Uzinës së autotraktorëve. Tre vjet më parë ne morëm një kompensim për truallin,

Kam dëgjuar se aq respekt dhe simpati gëzonte Kujtim Spahivogli sa ditën e varrimit, Teatri anulloi shfaqjen, po keshtu edhe estrada dhe cirku, a mori shumë pengje me vete Artisti i madh?
Luljeta Minarolli:  Ajo ishte një ditë shumë e trishtuar, mbushur me emocion dhe dhimbje dhe une nuk i mbaj mend keto hollësi. Di vetëm qe ishte një varrim madhështor, nuk kisha pare ndonjëherë aq shume njerëz. Gjatë 7 ditve, siç ishte zakoni, aty pashe te vinin njerëz tufa tufa, SI DUKET VDEKJA E KUJTIMIT UA KISHTE VRARË FRIKËN

Kujtimit ia shembën të gjitha karierën, ëndërrrat, familjen dhe në fund jetën. A mund të jenë indiferent shqiptarët me mijëra e mijëra jetë të shkatërruara nga regjimi mizor?

Luljeta Minarolli: Daja u bë tjetër njëri kur u martua. Nga një beqar moskokëçarës, që gjente çdo gje gati, filloi të merrej me probleme që ka njeriu në familje. Një herë gatoi Sova (Vllasova)  byrek dhe ky, që nuk dinte ku ishte furra, e mori tepsinë dhe me shaka bërtiste nëpër lagje se sa e veshtirë ishte të ishe burrë i martuar se duhej të çoje edhe byrekun në furrë.  Kishte shume humor dhe nuk e kuptoje nëse mërzitej ndonjëherë apo jo. Jeta e një artisti të madh, e një fenomeni, e një njeriu të gjitha shkuar dëm, vrarë nga regjimi. Kush i harron bëmat e atij regjimi është njeri pa gjak. Kam përshtypjen se ne shqiptarët kemi memorie të shkurtër.

Sa zgjati periudha e suksesit dhe e lumturisë e Kujtimit, periudhë gjatë së cilës ai krijoi edhe familjen, u martua me Vllosavën dhe lindën vajzën?

Luljeta Minarolli:  Kujtimi ishte një talent i lindur , një punëtor i jashtëzakonshëm për profesionin e tij dhe nga 1956, kur mbrojti diplomën deri kur vuri në skenë dramën e Majakovskit “Banja”, që godiste burokracinë në pushtet që ishte edhe shfaqja e fundit e tij, karriera profesionale pati vetëm ngritje. Një parantezë. “Banja” është vënë në skenë në sallen e Akademise se Arteve  në korrik të vitit 2000 me regji të Altin Bashës në  nder të Kujtim Spahivoglit. – (13 Korrik 2000). Për “Banjën” Kujtimin e akuzuan edhe mbledhjet e Institutit të Lartë të Arteve.

Nga bisedat me aktorë, atë e cilësojnë si fenomen në artin skenik shqiptar.

Megjithëse beqaria i zgjati, daja mbeti deri në fund një djalosh me shpirt rinor. Më kujtohet që erdhi dhe më tha se ishte njohur me një vajzë të talentuar, poeteshë nga Gjirokastra, që studionte në vitin e fundit për gjuhë-letërsi. Unë isha gjimnaziste. E solli per vizitë në shtëpinë tonë dhe ne u miqësuam shumë. Dilnim të dyja, shkonim në kinema, estradë. Daja bëri dasmë të madhe, unë isha krushkë në Gjirokastër, me dajën e madh dhe të shoqen. Pastaj erdhi Andeta, emrin ia vuri Kujtimi, në kujtim të muajit të mjaltit kaluar anes detit, Kujtimi ishte dashnor i detit. Po ta kërkoje në verë e gjeje vetëm buzë detit. Ishe nje çift i sapomartuar, sapo ishin bërë prindër, lundronin në qiellin e shtatë, por tak lumturia e tyre, këputet në mes!  Sova 24 vjeç, me një fëmijë të vogel, me një presion psikologjik të jashtëzakonshëm kudo, shoqet e punës, njerez të afërt…

Kam lexuar se djali i Anit, vajza e Kujtimit, e ka amrin Tim, pra mban emrin dhe i ka sytë e kaltër si të gjyshit, po talentin e tij e ka?

Sytë e kaltër, Kujtimi dhe mamaja ime, i kishin trashëguar nga gjyshja e tyre. Ajo ishte turke nga Stambolli dhe kishte fytyrën ngjyre gruri, me sy te kaltër, si xixa. As fëmijët e saj, nuk i trashëguan ata sy si xixa, por asnjë e nga ne të brezit të tretë. Vetëm daja, mami im dhe Timi i ka bojë qielli, si xixa.

Timi, kur ishte i vogël me syçkat si të Gjyshit të tij Kujtim Spahivogli

Qeverisja antikombëtare e Edi Ramës shembi Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental që mbante emrin e Kujtim Spahivoglit. Të dy monumente të kulturës shqiptare qe i kishin rezistuar tërmeteve që u shembën me aq barbari sikur jeta e pafajeshme e artistit te madh e shume e shume kolegëve të tij. Apo jo?

Luljeta Minarolli:  Shembja e teatrit ishte jo vetëm një krim kombëtar kundër kulturës, trashëgimisë, por edhe goditje për nostalgjinë e brezave e gjithë brezave. Për mua, ishte një dhimbje tmerrësisht e madhe tek shikoja makinën shkatërruese që tërhiqte zvarrë suvanë e teatrit Eksperimental që mbante emrin Kujtim Spahivogli.

Por edhe diçka tjetër. Në hapësirën midis dy ndërtesave, në korrik 1992, me rastin e 60-vjetorit te lindjes së Kujtimit dhe 5-vjetorit të vdekjes, me kujdesin e Ferdinand Radit, u mboll një pemë me emrin e Kujtim Spahivoglit dhe nga një pemë për të gjithë aktorët e Teatrit që nuk jetonin më. Me duket se mbjellja e tyre vazhdoi sa herë qe largohej nga kjo jetë një aktor(e). U shkatërrua edhe ky oz përkujtimor i figurave të ndritura të artit skenik.( Por mos mërzitemi se kemi shtëpine me gjethe…).

Kujtim Spahivogli ishte daja e regjisorit aq të talentuar Artan Minarolli, vëllait tënd, i cili u nda papritmas nga jeta duke u gëdhirë 31 dhjetor i vitit 2015. Artani e trashëgonte talentin e Kujtimit, filmi me skenarin e tij “Delegacioni” fitoi Grand Prix ne Festivalin e 34-ert  Ndërkombëtar të Varshavës që u shfaq postum ne 2018. A kishte lidhje te madhe mes dajës artist të madh dhe nipit?

Tani kishte lidhje që i vogël me dajën. Kujtimi vinte enkas, me kujtohet, thërriste mamin nga poshtë (ne banonim në katin e pestë të një pallati tek rruga Durrësit , përballë Kafe Florës), dhe i thoshte ta bënte Tanin gati se do ta merrte në ndeshje futbolli, kur luante Tirona, skuadra e zemrës.

Kur Tani ishte në gjimnaz, tek Sami Frashëri, e aktivizuan në një pjesë teatrale. Si duket, dëshira e fshehur u zgjua dhe filloi të këmbëngulë për të ndjekur Akademinë e Arteve. Filloi të mësonte me Kujtimin. Mami ishte e shqetësuar dhe e pyeti dajën: ”Kujtim vlen për teatër ky djalë, apo jo? Ndërkohë Tani kishte mesatare 9.7 dhe mund të kërkonte degë tjetër, Daja, më kujtohet, iu përgjigj: Si mendon ti Dhurata, do ta linte Kujtim Spahivogli nipin e tij të studionte dramë, nese nuk ishte 100% i sigurt se ky vlen?

Dhe koha tregoi se ai ia vlente, u bë regjisor i suksesshëm, por edhe shkrimtar i talentuar. Tani i ngjante shumë dajës në entuziazmin kur tregonte për projektet e veta, entuziazmin kur shkruante diça, entuziazmin dhe këmbënguljen kur punonte. Të dy tregonin plot patos dhe duhej t’i dëgjoje me vëmendje, sepse mërziteshin, njëlloj fare!

Në përfundim dua të shtoj, unë e falënderoj dajën tim për shumë mësime që më ka dhënë, për praninë e tij në jëtën time, por më e rëndësishmja është se më ka falur një motër të pakrahasueshme. Daja e kishte shume merak që unë ta mbaja afër Anin që ishte dashuria e madhe e jetës së tij. Çdo njeri do të ishte e lumtur te kishte një motër si kjo imja. Por këtë dashuri që na lidh të dyja ia dedikoj edhe Sovesqë  ia ka ushqyer që në fëmijëri për mua dhe për Tanin.

Kujtimi dhe Ani disa muajshe

E dashur Luli, të flam shumë për këtë intervistë me kaq emocione. Unë e kam peng që nuk kam mund ta kem parë në skenë Kujtim Spahivoglin, se padyshim që do të isha edhe unë krenare, por kam patur fat të kem njohur Zysh Dhuratën, motrën e Kujtimit mësuesen time të fiskulturës në Gjimnazin Sami Frashëri, një grua e jashtëzakonshme me zemër të madhe, Artan Minarollin, nipin e tij, talenti i të cilit i mungon sot skenës shqiptare dhe ty, mbesën e Kujtim Spahivoglit, që e mban gjithmonë në zemër dajën tënd dhe nuk i harron kurrë vuajtjet e tij!

Uroj që një ditë të jemi bashkë kur të inagurohet Teatri Eksperimental me emrin e Kujtim Spahivoglit, krahas Teatrit Kombëtar, që duhet të jenë identikë me ata që shembi fatkeqësia e shqiptarëve Edi Rama!

Filed Under: Featured Tagged With: Ani Spahivogli, Artan Minarolli, Elida Buçpapaj, Kujtim Spahivogli, Luljeta Minarolli Hana

VATRA: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

July 31, 2020 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” uron të gjithë bashkatdhetarët e besimit Islam, kudo ku jetojnë, në Trojet etnike apo në Mërgatë: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Sjelltë begati, lumturi dhe harmoni për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo jetojnë!

Filed Under: Featured Tagged With: Gezuar, Kuban-Bajramin

FLET PER GAZETEN DIELLI NGA STAMBOLLI DR.BELISA KALECI(PILAFI)

July 30, 2020 by dgreca

SHQIPTARËT NË STAMBOLL DHE TURQIA NË BETEJËN NDAJ COVID-19-

Dr. Belisa Kaleci (Pilafi) lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetin i Mjekësisë Cerrahpaşa në Departamentin e Histologjisë dhe Embrijologjisë në Stamboll, Turqi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rreth zhvillimeve më të fundit të pandemisë globale nëTurqi dhe sidomos gjëndjen e komunitetit shqiptar në Stamboll. Me Dr. Belisa Kaleci (Pilafi)bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

TURQIA NË BETEJËN NDAJ COVID -19

Sipas të dhënava të fundit publikuar nga Ministria e Shëndetësisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 228.924.  Një total prej 212.557 pacientësh, nga të cilët 1.092 i përkasin vetëm 24 orëve të fundit janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë nga 1.280 pacientë që trajtohen nën kujdes intensiv, vetëm 403 prej tyre janë të intubuar.Gjithashtu ditën e fundit nga45.712 teste të kryera vetëm 942 kan rezultuar pozitivë. Përsa i përket numrit të vdekjeve kemi një total prej 5.659rastesh nga nga të cilat 14 i përkasin 24 orëve te fundit.Referuar statistikave të ministrisë, Turqia aktualisht renditet e 6-ta në botë për numrin më të vogël të të prekurve në çdo 1 milion banor dhe e 4-ta për numrin më të ulët të vdekjeve në1 milion banorë. Përsa i përket shpejtësisë së rritjes së rasteve aktualisht duket në rënie. Mund të thuhet se Turqia ka qenë e sukseshme në menaxhimin e situatës falë shërbimit shëndetësor cilësor edhe strategjive për menaxhimin e situates si: Për të parandaluar përhapjen në kulmin e pandemisë zgjodhi skemën e veçantë të izolimit social duke përfshire grup moshën nën 18 vjeç të klasifikuar si supër mbartësit ( pa simptoma) dhe izolimin e moshës mbi 60 vjeç  si grup më vulnerabël. Qeveria ka pasur reagim të shpejtë duke rritur kapacitetet pritëse të spitaleve shtetërore gjithashtu në skemën emergjencës qeveria ka përfshirëedhe një numër të madh spitalesh privategjë që ka bërë të mundur mbajtjen e situatës nën kontroll.

STAMBOLLI SOT

Pavarsisht se mbart rreth 46% e të gjithë rasteve të konfirmuara pozitivë, jeta në Stamboll por edhe Turqi sot dukete se i është rikthyer normalitetit. Por duhet theksuar se flasim për normalitet të ri pas pandemisë. Një realitet ku maska është detyrim ligjor dhe respektimi i rregullave të higjenës dhe distancës sociale falë mesazheve sensibilizuese  tëMinistrisë së Shëndetësisë dhe mediave duket se po rrënjoset në ndërgjegjen e qytetarëvë.

KOMUNITETI SHQIPTAR NË TURQI

Statistika të të infektuarve shqiptarë në Turqi nuk ka në dispozicon por nga komunikimet që kemi komuniteti shqiptar nuk ka shumë te prekur. Në Turqi jetojnë nje numër i madh studestësh shqiptar të cilët pas mbylljes së universiteteve dhe kalimittë mësimit online janë larguardrejtë Shqipërisë.

PASOJAT QË KA LËNË COVID-19

Ndoshta pasojat në shëndetin mendor do i shikojmë më qartë në periudhën në vazhdim por diçka është e sigurt qëCovid-19 ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën tonë tëjetesës. Ka ndryshuar mënyrën se si sillemi me të afërmit, miqtë, fqinjët, kolegët. Ka ndryshuar mënyra se si bëjmë pazarin apo edhe si pimë kafen. Pjesa më e madhe e punëve tashmë po kryen nga shtëpia. Tani veç mësimit edhe praktikat po i kryejmë online. Po shkojmë drejtë një realiteti dhe normaliteti të ri të mirat dhe pasojat e të cilit do na i tregojë koha.

PËRJETIMI SI MJEKE NË BETEJËN NDAJ COVID-19

Si mjeke në shkencat bazë nëfillimet e pandemisë mendova se pozicioni im është larg në luftën ndaj Covid-19. Dhe përballjen e vërtetëe pata kur mora propozim nga një kolege për të bërë një studim në lidhje me Covid – 19. Ndjeva dëshirë, emocion por edhe frikë. Megjithatë për as një moment nuk ngurova dhe për ditë të tëra kam jetuar në laborator me Covid- 19 me shpresën dhe detyrimin si mjeke për të bërë diçka përballësëkeqes.

MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Të nderuar lexues situata duhet vlerësuar, të jemi tëkujdesshëm për vete, familjen dhe njerëzit që na rrethojnë. Mbajtja e maskave dhe respektimi i distacës sociale nuk na bën frikacakë por na bën më të ndjeshëm dhe më me respekt për jetën tonëedhe të tjetrit. Shumë prej nesh sot mund të mos e ndjenë veten grup risku dhe regullat mund t’ju duken të tepruara por të mos harrojmëse pakujdesia jonë mund të bëhet shkak për humbjen e jetës së tjetrit. Mbajtja e maskave dhe respektimi i rregullave e distancës sociale është edhe altruizëm. Të mos harrojmëse Covid-19 nuk mund të jetë më i fuqishëm se masat që ne mund të marim kundër tij. Ju uroj ditëplotë shëndet.

KUSH ËSHTË DR. BELISA KALECI (PILAFI)

Dr. Belisa Kaleci (Pilafi) është diplomuar si mjeke stomatologe në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në 2010. Në vitet 2012-2018 ka qenë studente me kohë të plotë në Programin e Doktoraturës pranë Universitetit të Stambollit, Instituti i Shkencava Mjeksore,  Departamenti i Histologjisë dhe Embrijologjisë. Nga 2018 pas marjes së titullit Doktor Shkencash (PhD) dhe aktualisht është lektore dhe kërkuese shkencore në një ndër fakultetet më me emër të Turqisë, Fakulteti i Mjekësisë Cerrahpaşa në Departamentin e Histologjisë dhe Embrijologjisë.

Filed Under: Featured Tagged With: DR.BELISA KALECI(PILAFI), Sokol Paja, Stamboll

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 211
  • 212
  • 213
  • 214
  • 215
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT