Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, konfirmoi për Radio Evropa e Lirë se në Kosovë të shtunën ka arritur një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për FSK-në.
Sipas tij, arritja e këtij kontingjenti ka të bëjë me një kontratë që Kosova e nënshkruar me SHBA-në vitin e kaluar.
Ai shtoi se blerja e automjeteve të blinduara është bërë me buxhetin e Kosovës.
“Është pjesa e dytë e kontingjentit që ka ardhur. Javën e kaluar ka ardhur një pjesë dhe tani është kompletuar. Bëhet fjalë për automjete të blinduara, tipit Humvee nga SHBA-ja”, tha Rama.
Kosova e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje
Gjenerallejtënant Rama, megjithatë tha se numri dhe kostoja e automjeteve tash për tash është informacion i klasifikuar, por shtoi se për këtë gjë mund të flitet në të ardhmen. Ai tha se mund të priten edhe kontrata të tjera me SHBA-në.
“Realisht, kjo është kontratë e klasifikuar. Mbi bazën e nevojave do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Në të gjitha kontratat i kemi me SHBA-në edhe për sistem të armatimit edhe për këto automjete taktike. Edhe vitin e ardhshëm do t’i kemi (kontratat) tjera”, tha Rama për REL.
Rama shtoi se vitin e kaluar Kosova ka marrë si donacion 27 automjete ushtarake të njëjta (Humvee) nga SHBA-ja, kurse para dy vjetësh është realizuar edhe një blerje prej 24 automjetesh.
Në 2018, ndërmjet kompanisë amerikane AM General dhe Qeverisë së Kosovës u nënshkrua kontrata për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.
Sipas Ramës, blerjet e automjeteve të reja të blinduara, u bën bazuar në kërkesat dhe nevojat që ka FSK-ja.
“Kjo po bëhet në bazën e ngritjes së kapaciteteve, por njëkohësisht është bazuar edhe në ligjet e reja, në mandatin edhe misionin e ri”, tha Rama.
Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Rrugëtim 10-vjeçar për Ushtrinë e Kosovës
Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.
Më herët është thënë se transformimi dhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës nga 55 milionë euro në vit, sa ka qenë në vitin 2018, në afër 100 milionë euro në vit, diku pas 5 apo 6 vjetësh. Për transformimin e FSK-së, është planifikuar që buxheti për çdo vit të rritet me nga 5.5 milionë euro, që deri më tani, sipas Ramës, kjo gjë është përkrahur.
Kosova ‘nuk kursen’ buxhet për Ushtrinë
Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.
Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.(Evropa e Lire)
BLEONA QERRETI-SUKSESI DHE KËNGA- MESAZH PËR”CANCERIN DIXHITAL”…FANSAT ANONIMË…

–Intervistë ekskluzive me yllin e muzikës, Bleona Qereti: Me rëndësi është që t’i të bësh muzikën e bukur, të dish të dalësh në skenë dhe ta përfaqësosh vetën denjësisht-*
Ëndrra e Bleona Qeretit për të qenë këngëtare me premisa botërore filloi në vitin 1996.
Në fakt ajo filloi të këndonte në moshën pesë vjeçare, në Shtëpinë e Pionierit, ndërsa kur ishte vetëm 14 vjeç, Bleona fitoi audicionin ne teatrin “Skampa” si këngëtarja kryesore.
Një vit më vonë, do të publikonte këngën e saj të parë, “Lermeni” (1996), për të vijuar me albumin debutues “Kam qejfin tim”, i cili u mirëprit jashtë mase nga publiku shqiptar.
Bleona është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Pas një sërë suksesesh me këngë, albume, e turne, në trojet shqipfolëse dhe diasporë, këngëtarja vendosi që karrierën e saj ta ngrinte në një nivel tjetër, të cilin e kishte dëshiruar gjithmonë.
Në vitin 2010, Bleona shpërngulet përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe publikon këngën e parë në gjuhën angleze “Show Off” me Petey Pablo. Në vitin 2012 publikon hitin “Pass Out” nga Timberland, ndërsa në vitin 2013 do të vinte me “Take It Like A Man” të prodhuar nga StopWaitGo.
Suksesin e vërtetë do ta arrinte në vitin 2015, me këngën “Take You Over” e cila arriti në numrin tre në tabelën e “Dance Billboard”.
Në vitin 2018 Bleona regjistroi versionin e saj të këngës së hitit italian të vitit 1980 “Su Di Noi”. Provoi fatin e saj si regjisore në klipin epik “Monster” xhiruar në Como të Italisë, ndërsa hiti i rradhës “I Dont Need Your Love” arriti vendin e parë në “Billboard Dance Charts” në USA.
Përveçse këngëtare, Bleona sfidoi veten edhe në aktrim: Në vitin 2012 me një paraqitje në një episod të “True Justice” të Steven Seagal. Në 2017, ajo zbarkoi një rol së bashku me Dolph Lundgren në “Dead Trigger”. Një vit më pas, Bleona u shfaq në filmin “#211”, krahas aktorit Nicolas Cage. Bleona shfaqet si Nova në serinë e “Paper Empire” që do të jetë dhe roli i saj i parë i madh së bashku me Wesley Snipes, Denise Richards, Robert Davi dhe Anne Archer.
Në një intervistë ekskluzive ylli i muzikës Bleona Qereti përgjigjet në shumë pyetje: A i ka arritur të gjitha synimet sa i përket karrierës, cilën ngjarje të fëmijërisë e kujton me mall, si ishte eksperienca e fundit si aktore në filmin “Falco” dhe “Paper Empire”, këto dhe shumë ngjarje të tjera mund t’i kuptoni gjatë intervistës në vijim…
Kënga e fundit që keni publikuar është “#Haters”, sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt, dhe cili është mesazhi që përcjell kjo këngë?

Bleona Qereti: Kënga e re “Haters”, është bërë për të gjithë njerëzit që japin komente negative në mediat sociale me llogari fiktive, teknikisht këta njerëz janë fansa, por nga llogaritë fiktive fillojnë dhe bëjnë komente negative. Ata s’janë rehat me veten e tyre, jo me atë që po ndodh…dhe kjo është kthyer në fenomen, “kancer digjital” do të thoja për të gjithë artistët, kështu që unë vendosa të flas për këtë fenomen.
Kënga “Haters” ka një video shumë të bukur, regjisori i së cilës është Chris Applebaum, një nga drejtorët më të famshëm në Hollywood. Look-u është si gjithmonë i kuruar nga Marjan Malakpour, stilistja ime personale e cila kujdeset edhe për artistë të tjerë si Shakira dhe Cher. Ndërsa drejtor fotografie është Jeffrey Kelly, qe ka bërë “Drunk In Love” të Beyonce.
Konsideroheni këngëtarja e parë shqiptare që filluat misionin e fames edhe në Hollywood, a i ka arritur të gjitha synimet Bleona sa i përket karrierës?
Bleona Qereti: Unë do të thoja që qëllimin qe të futem deri këtu e kam arritur, synimin që kam pasur që të filloj një rrugë shumë të gjatë, por sigurisht në një nivel tjetër, atë botëror, e kam arritur dhe mund të them se gjërat kanë filluar të ecin në drejtimin e duhur.
Nuk mund të thonë më tani që ishte thjesht ëndërr, siç thanë ne fillim kur nisa këtë punë. Kështu që synimi është i arritur.
Natyrisht, qëllimi final është që unë të marr “Oscars”, “Grammy”, “Emy”, por mund të them që jam në rrugën e duhur, nga dita kur kam filluar këtë punë.
Kënga “Monster” pati shumë sukses, sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt në tërësi, dhe a mund të na ndani ndonjë moment interesant gjatë realizimit të videoklipit?
Bleona Qereti: Kënga “Monster”, tashmë është bërë e vjetër, sepse është publikuar vitin e kaluar, arriti vendin e 12 në Billboard, është një këngë të cilën unë e kam pasur shumë përzemër, pasi ka qenë shumë personale për mua si histori. Mund të them që videoklipi i këngës “Monster” është një video epike e realizuar në Como të Italisë, siç e shikoni edhe në kanalin tim të “Youtube-it”. Njerëzit kanë pasur reagime shumë, shumë pozitive për këtë këngë.
Ndër vite, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbeten këngët më të dashura për ty që i këndon më ëndje?
Bleona Qereti: Unë kam realizuar shumë këngë, është e vërtetë, këngët më të dashura nuk e di, pasi muzika është si moda, domethënë ndonjëherë kemi nostalgji për gjërat, për këngët tona të vjetra, por zakonisht unë gjithmonë fiksohem me këngën e re. E këndoj gjatë inçizimit, gjatë përgatitjes së videoklipit, montazhit të videos, dhe pasi e këndoj dhe e dëgjoj shumë herë, gjatë inçizimit, miksimit, dhe të gjitha gjërave, që siç dihet unë i bëj vetë, nga xhirimin e videos, montazhin, post produksionin. Në momentin që unë i mbaroj të gjitha këto, atëherë nuk e dëgjoj më këngën, pasi e kam dëgjuar aq shumë, saqë nuk dua më ta dëgjoj. Kështu që kur vjen puna tek këngët e vjetra, mund të them një gjë me bindje, që momentin kur unë kam mbaruar videon për ato këngë respektive, nuk i kam dëgjuar më vetë, përveçse në koncerte.
Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?
Bleona Qereti: Sigurisht, vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, unë kujtoj mamin dhe babin, të cilët më dërgonin çdo ditë në turizëm që të haja akullore kur jo të gjithë fëmijët e tjerë kishin ato lloj kushtesh, me të cilat jam rritur unë. Kështu që sot mami dhe babai jetojnë me mua në Beverly Hills, dhe tani po u kthej unë atë akullore që ma kanë dhënë ata kur kam qenë e vogël (buzëqesh), ja kam khyer unë me stilin e jetës që kanë ata tani.
A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk i është përshtatur karakterit tënd?
Bleona Qereti: Pothuajse gjithmonë, shumë producentë dhe kompozitorë kanë dashur që mua të më drejtojnë në një rrugë tjetër, dhe jam pikërisht unë që kam këmbëngulur në drejtimin tim si artiste në këtë jetë. Kam kthyer vërtetë shumë këngë, si shqiptare, ashtu edhe amerikane.
Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?
Bleona Qereti: Unë mendoj që fama e artistit, vjen me territorin e profesionit që kemi zgjedhur ne, me rëndësi është që t’i të bësh muzikën e bukur, të dish të dalësh në skenë dhe ta përfaqësosh vetën denjësisht. Pastaj çfarë klasifikohet për provokim, është krejt tjetër gjë, sepse gjithçka varet nga forma si perceptohet ajo nga njerëzit. Unë nuk mendoj që një artist, duhet të bëjë provokime për të qenë “in”, unë di që ka yje dhe ka super yje. Zakonisht superstarat çdo gjë që bëjnë, mediat merren me ta, por kjo nuk do të thotë që provokojnë… Pastaj artistët që NUK shesin, janë pikërisht ata që provokojnë…
Me cilin këngëtar/e shqiptare por edhe botëror do të doje ta realizoje një bashkëpunim, që mendon se do t’i përshtatej stilit tënd?
Bleona Qereti: Nuk kam ndonjë njeri në mendje momentalisht për të bërë ndonjë duet, thjesht unë dua të përcaktohem në muzikën time, të përqëndrohem në muzikën e re dhe albumin e ri që po e bëj me Timberland, kështu që nuk kam asnjeri në mendje momentalisht. Gjithsesi ju uroj të gjithëve shumë sukses.
Si ishte eksperienca e fundit si aktore në filmin“Falco” të aktorit Bes Kallaku, a do të thotë kjo se për Bleonën ka filluar një epokë e re?
Bleona Qereti: Sigurisht ka filluar një epokë e re, unë tani po merrem më shumë me filmat. Nuk është vetëm filmi “Falco” që kam bërë, kam luajtur edhe në “True Justice” të Steven Seagal në vitin 2012. Mund të them se kjo epokë filloi pikërisht atëherë, më pas kam luajtur në “#211” me Nicolas Cage në vitin 2017, kam luajtur në filmin “Dead Trigger” (2016), dhe kam luajtur në filmin “Paper Empire”, për të cilin kanë filluar xhirimet në vitin 2018 dhe do të shfaqet në “Netflix”, dhe sigurisht në vitin 2019 ishte filmi i Besit “Falco”, që për mua është filmi i pestë që bëj. Sigurisht në “Paper Empire”, roli ka qenë shumë më i madh sesa tre filmat e tjerë, ndërsa në filmin e Besit kam pasur një rol shumë të spikatur. Ka filluar një epokë e re, është një epokë për të cilën unë kam vite që përgatitem, unë kam kryer shkollën për aktrim dhe nuk ka qenë rastësi shpërngulja ime, devijimi i rrugës. Pra unë jam këngëtare por edhe aktore, dhe sigurisht ka ardhur koha që unë të përqendrohem në filma, por muzikën nuk do ta harroj asnjëherë.
A mund të na shpalosni ndonjë projekt që keni planifikuar për 2020?
Bleona Qereti: Përveç këngës, do vazhdoj me xhirimet e filmit “Paper Empire”, dhe të filloj punën për albumin tim me Timbaland.
Cila është motoja që Bleona përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?
Bleona Qereti: Mos lë asnjë njeri, asnjëherë të dëmtojë ëndrrat e tua, dhe të thotë ti je shumë i vogël për të arritur diçka, dhe diçka është shumë e madhe për ty. Në momentin kur ti vendos, që i vë vetes një qëllim për të arrirë diçka, pikerisht ai është momenti më i vështirë dhe hapi i parë i realizimit të tij.
*Intervistoi: Armend Preteni(Dielli e falenderon intervistuesin qe e dergoi per Diellin)
Albanian star Velaj enjoying the best of both Worlds

-Furtuna Velaj was forced to flee her homeland at the age of seven
-Albanian international made a new home in the USA
– “Finland taught me to be more relaxed”
Match reports often lapse into cliché, and every other game seems to be described as a battle or a struggle. Fortunately for most footballers, metaphorical battles and struggles are the only ones that they will ever know.

Furtuna Velaj is different. The conflict between Kosovo and Serbia forced her and her family to flee their homeland when she was just seven and move to the USA. “I was very young when the Kosovo/Serbian war happened and we moved to the US. The US has been very welcoming to my family and we created a home here,” Velaj explains in an interview with FIFA.com.
“We’re very proud of our culture and where we come from, and our language. My parents always wanted to make sure that we never forget where we came from. I was young but I also remembered a lot of where I grew up. I would say: ‘Yes, but the US is my home because my family’s here and I grew up here’.
“But at the same time, I am from Kosovo – that’s my culture and my background. To be honest, I’m very fortunate that my family moved here. If I had grown up in Kosovo, I don’t know if I would’ve played soccer or pursued it at all,” she continues.
The 30-year-old knows full well what kinds of boundless opportunities her new homeland has given her and will continue to provide her with. Thanks to football, she has been able to go to school, get a college education and then go on to live in a number of different countries and environments.
Her career began at Connecticut FC, where the trophies she won included the Connecticut State Cup. After that, she moved to other clubs in the USA, Iceland (UMF Afturelding), Canada (Toronto Lady Lynx), Finland (PK 35 Vantaa), Norway (Kolbotn IL) and Germany (SC Sand).
“I tell everybody that I pick something up from every different country. In the US I learnt the ‘never give up’ attitude, work hard ‘til the end and do everything 100 per cent. The Canadians are similar but they have a little bit of a European mentality too when it comes to soccer. I was only there for summer and played for Toronto.
“I think six of my former team-mates are in the Canadian national team right now, like Ashley Lawrence and Kadeisha Buchanan. It’s crazy that all these girls that I played with ended up in the national team and I watched them playing in the World Cup,” says Velaj, who is currently playing up front for New York Surf.
“The country that influenced me the most was Norway. Everybody there is super fit, and that’s where I learned a lot about eating better and just how to be a professional soccer player. In Finland I learnt how to be more relaxed and in Norway I learnt how to take my fitness to another level.
“I think I learnt the most in Germany, and that was where I developed the most. I learnt a lot about tactics, better technique. The Germans don’t run as much like in the US but they’re smarter. They understand the game better. They’re not running and working as hard but their understanding of the game was so much better – they just knew where to be at the right time at the right moment. I found it harder to play against German than American players.”
Born in Decani, Velaj is now a citizen of the world and can share her wide-ranging knowledge and experience with her team-mates in the Albanian squad. She won her first cap back in 2011 and has gone on to help them make it through pre-qualifying and into the main qualifying rounds for the FIFA Women’s World Cup™ twice in a row, in 2015 and 2019.
“Growing up here (in the USA) I was always taught to work hard, to never stop, to never give up no matter what. I think it’s a bit of an American mentality. Girls are encouraged to be confident and to believe in themselves. I was taught to just go after my goals, to be aggressive, to not be afraid to be myself and to be confident.
“The majority of my team-mates in the Albanian national team are from Kosovo even though we all have Albanian roots. I thought their mentality was slightly different. They’re not as aggressive and not taking more initiative.”
Velaj however knows that there is more to success than merely having an American-style mindset. “Albania is a small country and the perfect example. OK, it’s not economically and financially as strong as Norway (but) in my opinion the Scandinavian countries are the best examples for a country like Albania. If you look at the men’s side – what for example Iceland did.
“A country of 300,000 people that was able to qualify for all these big tournaments. We are a country of a little over two million plus all the players that live abroad, so you have a large pool. It’s just a matter of mentality.”
Keep on believing in yourself, follow your dreams and give it 100 per cent! If the dynamic Velaj can pass this message on to the next generation then Albania will certainly be a team to watch in the future.
Pictures courtesy of Afrim Peposhi / Albanian Football Association (AFA)
RRËFIM EKSKLUZIV PËR DIELLIN: FILMI SHQIPTAR NË FESTIVALIN E FILMIT NË NEW YORK

Julian Biba, Drejtor i Përgjithshëm Festivalit të Filmit “New York True Venture Film Festival – NYTVFF” rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rreth festivalit të filmit që do mbahet në New York dhe filmat shqiptarë që konkurojnë me dinjitet përkrah filmave botërorë. Me Julian Bibën bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

EDICIONI I PARË I “NEW YORK TRUE VENTURE FILM FESTIVAL”
Më 6 shtator të këtij viti mbahet në New York edicioni i parë New York True Venture Film Festival. Ky festival filmi në fakt ishte planifikuar të mbahej në daten 2 maj të këtij viti, por për shkak të pandemisë, e cila goditi mbarë globin, (ashtu siç edhe shumë aktivitete të tjera), u shty për në muajin shtator. Pasioni për kinematografinë më ka shoqëruar gjithë këto vite, dhe jam përpjekur që kohën time të lirë t’ja kushtoj këtij zhanri aristik, i cili sa më thellë të hysh brenda tij, kupton se gjenden akoma më shumë labirinthe të panjohura e rrugë ende të pazbuluara. Në fillim copëza kujtimesh të hedhura në letër, e më pas shkolla për të marrë leksione të mirëfillta skenari, dashur pa dashur mi lidhi të dyja këmbët në këtë rrugë që sot me plot gojë them se ja vlen. Ja vlen kur njeriu ndjek një ëndërr. Kështu që festivali nuk erdhi kot, erdhi si pasojë e gjithë asaj ëndrre, pune, studimi e pasioni.

AFATI I DORËZIMIT TË FILMAVE PËR FESTIVAL
Festivali mbyll pranimin e filmave për konkurim në fund të muajit korrik pikërisht më 31, dhe pastaj është radha e jurisë për të përzgjedhur më të mirët, ata që do të shkojnë në finale, e cila mbahet në datën 6 shtator. Ne si staf festivali jemi të kënaqur sepse përveç shtrirjes së gjërë (pasi festivali është ndërkombëtar) cilësia, produktiviteti, shumëllojshmëria e tematikave, është mjaft e mirë, sa edhe unë vetë ndonjëherë kur i shoh, jam në dilemë midis përzgjedhjes, por e di që juria ka për të përcaktuar saktë më të mirët. Anëtarët e jurisë janë të fushave të ndryshme, regjisorë, skenaristë, kompozitorë, nga fusha e medias, etj dhe njerëz me mjaft përvojë dhe të suksesshëm në profesionin e tyre, kështu që e di që kanë për të gjykuar drejtë dhe saktë.
FILMI SHQIPTAR NË NEW YORK

Festivali ka patur një shtrirje jo vetëm në Amerikë, Europë, kontinentin aziatik por edhe në Shqipëri edhe Kosovë. Janë disa filma dhe dokumentarë nga këto shtete, ku të rinj të talentuar janë pjesëmarrës me prodhimet e tyre në NYTVFF. Do të thosha me plot gojën që konkurojnë në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë, përballë edhe disa emrave të njohur që ne kemi në festival, që nëse filmi nuk do të kishte titra, nuk do të arrijë të kuptojë se cilit shtet i përket. Teknikat e xhirimit, muzika, efektet, loja e aktorëve, ngjarja, i bën të jenë të barabartë me të tjerët.
ZHANRET E KONKURIMIT NË FESTIVALIN E FILMIT
Në NYTVFF konkurohet në disa zhanre si film me metrazh të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, video muzikore etj dhe prurjet kanë qenë të shumta në numër dhe realizime të shkëlqyera. Ajo që do të veçoja unë dhe që natyrisht është edhe një nga fushat që e dua është ajo e dokumentarit. Janë jo vetëm historik, biografik, ose që kanë të bëjnë me një temë të caktuar por vijnë disa dokumentarë me tematikë natyrën dhe burimet nënujore saqe mrekullia e kameras të përdorur nën ujë, vërtet të magjeps e të lë pa frymë. Do veçoja pastaj një gazetar të njohur suedez i cili në mënyrë mjaft profesonale sjell bukur botën e brëndshme të njeriut, luftën me veten dhe të tjerët, denigrimin, forcën e ringritjes. Do të veçoja gjithashtu zhanrin horror dhe thriller, të cilët herë pas here të ndërthurur me komedinë sjellin një tjetër larmi në këtë edicion të parë. Janë pastaj cartoon animation me teknikat e punuara pasurojnë festivalin. Janë shumë dhe mua më vjen jashtë mase mirë. E di që juria ka një punë jashtëzakonisht të vështirë për të bërë, por unë si drejtor i festivalit jam i kënaqur dhe i befasuar me cilësinë.
ELONA PAJA GAZETARJA E TVSH DREJTORE EKZEKUTIVE E FESTIVALIT
Ne si staf kemi rreth 1 vit që përgatitemi dhe natyrisht që përgjegjësia e secilit është e madhe. Unë kam fatin të kem në krahe si Drejtore Ekzekutive një ish gazetare të Televizionit Publik Shqiptar, e cila gjatë karrierës së saj televizive ka prodhuar disa dokumentare si regjisore dhe skenariste, gjithashtu ka lëvruar edhe fushën e filmit, ajo është Elona Paja, me të cilën kemi gjetur një gjuhë të shkëlqyer të përbashkët në organizim dhe menaxhim. Ajo eksperincën, unë pasionin po përpiqemi që këtë festival ta mbajmë në nivele të larta profesionalizmi dhe në vitet në vazhdim të vijë gjithmonë në ngritje. Janë pastaj përkrahja dhe dashamirësia e njerëzve që na rrethojnë, të cilët e duan të bukurën dhe artin dhe janë pranë nesh duke na mbështetur dhe përkrahur në realizimin e këtij festivali madhështor në New York.
FESTIVALI I FILMIT NJË MARKË SHQIPTARE
Sivjet është edicioni i parë i këtij festivali dhe ne si staf mendojmë që tashmë ta kthejmë në traditë. Ky është një festival që bëhet nga shqiptarët, pasi vetë organizatorët janë shqiptarë dhe unë do ta shihja pak edhe si një ngjarje shqiptare. Sa më shumë aktivitete të kemi ne shqiptarët, sa më të mirëorganizuar të jemi aq më mirë e më fort nxjerrim në dritë vlerat tona si popull. Sa më të shumë organizata,sa më shumë biznese, sa më shumë aktivitete artistike, aq më shumë identitet dhe pasuri kombëtare.
KUJTOHET DR. IBRAHIM RUGOVA SI NJË KAMPION I LIRISË DHE NJË BURRËSHTETI QË NDANTE VLERAT AMERIKANE

Shkruan: Frank Shkreli-
Përfaqësia e përherëshme diplomatike e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës kujton dy gjigantë të drejtave të njeriut — një shqiptar dhe një amerikan –Dr. Ibrahim Rugovën dhe Kongresistin Xhon Luis, si dy kampionë të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë, pa dallim.Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë njofton publikun nepërmjet një deklarate, në portalin e saj të fejsbukut se, në ditët e ardhëshme, do të kujtojë heronjë dhe udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kosova, të cilët gjatë jetës dhe veprimtarisë së tyre në jetën publike, kanë mbështetur vlerat e përbashkëta të dy popujve, mbi të gjitha, liritë bazë të njeriut, individë të cilët edhe kanë vepruar në mbrojtje të drejtave dhe lirive themelore për të gjithë njerëzit kudo dhe pa dallim. Fillimisht, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës ka vendosur të kujtojë ikonat e të drejtave të njeriut, Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e parë të Kosovës dhe kongresistin amerikan Xhon Luis, i cili ndërroi jetë ditët e fundit, në moshën 80-vjeçare — e të cilët kujtohen si udhëheqës me influencë dhe frymëzues të shoqërive, jo vetëm në vendet ku ata kanë vepruar e punuar, por edhe më gjërë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Philip S. Kosnett
Duket se ky projekt ka për qëllim, jo vetëm të theksojë vlerat e përbashkëta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe për të venë në dukje personalitetet nga të dy vendet, të cilët kanë lënë pas këtë trashëgimi të pasur vlerash të përbashkëta edhe si një mjet për të forcuar edhe mëtej marrëdhëniet tona, nepërmjet këtyre vlerave dhe personave, të cilët sa ishin gjallë mbetën bartësit e këtyre vlerave kombëtare dhe universale.
Në njoftimin e ambasadës amerikane jepet një përshkrim i shkurtër i secilit prej këtyre burrave, për të shpjeguar arsyen se pse, pikërisht, këta të dy u përzgjodhën. Në kohën e tyre ata u dalluan si heronjë dhe udhëheqës me influencë në luftën për sigurimin e të drejtave civile dhe të drejtave bazë të njeriut, njëri në Shtetet e Bashkuara e tjetri në Kosovë.
Në njoftimin për përzgjedhjen e ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova thuhet: “Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës. Ai ishte shkrimtar, akademik dhe politikan që zbatonte dhe mbronte një politikë të rezistencës paqësore ndaj sundimit serb, në fushatën e tij për të siguruar lirinë dhe pavarësinë për Kosovën shtet-të pavarur dhe sovran. Fushatën e tij për liri ai e kishte bazuar në fushatat për liri dhe për të drejta civile në modelin e qendresës së Gandhit (në Indi) dhe Martin Luther King-ut (në Amerikë). Ai besonte në fuqinë e politikës dhe jo në dhunën”, për të realizuar objektivat e tija, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë. Aty citohen edhe fjalët e Ibrahim Rugovës që përmbledhin, pak a shumë vizionin e tij për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të marrëdhënieve me jashtë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur dhe demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi të qëndrueshme, një Kosovë të integruar në BE, NATO dhe me marrëdhënie të mira dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkluara të Amerikës”, përfundon citati i Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, botuar në faqen zyrtare fejsbuk të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Kongresisti Xhon Luis, njëri prej bashkpuntorëve më të ngushtë të udhëheqsit të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara Martin Luther King-ut gjatë 1960-70-ave, ishte një politikan amerikan dhe udhëheqës i lëvizjeve për të drejtat civile gjatë disa dekadave,por edhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan nga shteti Xhorxha, duke filluar nga viti 1987 e deri që ndërroi jetë, disa ditë më parë, nga një sëmundje e rëndë. Në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë citohet kongresisti Luis për bindjet e tija se, “Asgjë nuk mund të ndalojë fuqinë e një populli i cili është i përkushtuar dhe i vendosur për të bërë ndryshime në shoqërinë tonë. Pse? Sepse qeniet njerëzore janë lidhja më dinamike me Hyjnoren në këtë planet.”, ka thënë Lewis.
Kongresisti Xhon Luis gjithë jetën e tij luftoi për të drejta të barabarta për vetën dhe për të tjerët, përfshir komunitetin e tij afrikano-amerikan. Ai gjithmonë inkurajonte aktivistët e tjerë dhe qytetarët e thjeshtë që, “Mos ki frikë të bësh pak zhurmë dhe të shkaktosh telashe apo, ato që ai i quante “probleme për të cilat ia vlen të bëhet zhurmë, probleme që janë të nevojshme”, për të tërhequr vëmendjen e pushterarëve dhunues të lirive dhe të drejtave që duhet të jenë të barabarta për të gjithë. Xhon Luis, konsiderohet si njëri prej “6 të mëdhejve”, të Lëvizjes së të Drejtave Civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që punoi gjithë jetën e tij për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të afrikano-amerikanëve. Trashëgimia e tij, në mbrojtje të këtyre të drejtave dhe lirive, vazhdon edhe sot ndërkohë që përball nevojës për veprim dhe për protesta në mbrojtje të këtyre të drejtave të njeriut, fjalët e tija gjithnjë rezonojnë në veshët e atyre që ndoshta hezitojnë të aktivizohen në mbrojtje të këtyre të drejtave : “Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo tani, atëherë kur?
Nuk e dij se ide e kujt është kjo nismë që ka ndërmarrë ambasada amerikane në Prishtinë, por është vërtetë një ide unike dhe me vlerë –për të venë në dukje personat që ndajnë të njëjtat vlera – qofshin personalitete të njohura ose jo, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kosova. Ndoshta nga shembulli amerikan, ndoshta jo, por Rugova shpesh fliste për faktin se shqiptarët e Kosovës 30-vjet më parë e kishin humbur frikën që mund të kenë pasur nga regjimi diktatorial komunist sllav, ndërsa kërkonin trajtim dhe të drejta të barabarta nga okupatorët serb. Dr. Rugova ishte shprehur në atë kohë se kemi humbur frikën por edhe “kemi arrijtur që të lirohemi edhe brenda vetvetes”. Sikur shqiptarët e Kosovës, në fillim të 90-ave, i ishin përgjigjur pyetjeve për të cilat njihej Xhon Luis: “Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo tani, atëherë kur?
Bazuar në këto vlera të përbashkëta që, sipas ambasadës amerikane në Kosovë, pasqyrohen nga Ibrahim Rugova dhe Xhon Luis, Presidenti historik i Kosovës i vuri gur-themelet miqësisë së përherëshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke forcuar kështu mëtej lidhjet e forta midis dy kombeve tona, bazuar pikërisht në këto vlera të përbashkëta universale, për liri dhe drejtësi, për të gjithë dhe pa dallim. Përveçse ndante dhe mbronte vlerat kombëtare dhe universale, Dr. Ibrahim Rugova u ofronte bashkbiseduesve edhe urtësinë e shqiptarit, vlerat e miqësisë dhe të qëndresës tradicionale, që pasurojnë vlerat universale, së bashku me besën, nderin e burrërinë, vlerata dalluese të Kombit shqiptar.
Presidenti Rugova besonte se bota, sidomos ajo perëndimore, do të kishte respekt më të madh për shqiptarët nëqoftse ata do t’u përmbaheshin këtyre vlerave bazë të identitetit të tyre arbëror. Dr. Rugova ishte një burrështeti shqiptar ndryshe – ai jo vetëm që I mbronte si vlera të shtrënjta kombëtare, por edhe frymëzohej nga këto virtyte. Ai me durim, guxim e besim — fillojë të shpaloste para botës – në përputhje me vlerat perëndimore dhe universale — dinjitetin dhe vlerat kombëtare të shqiptarëve, të nepër-këmbura për më shumë se 50 vjetë nga një ideologji sllavo-komuniste e anti vlerave perëndimore, por krejt e huaj dhe armiqësore edhe ndaj vlerave, kulturës dhe traditave më të mira shqiptare.
Ishin këto vlera, mbi të cilat Dr. Rugova dëshironte që të ndërtonte shtetin e Kosovës dhe jo bazuar në një ideologji të huaj sllavo-komuniste ose në trashëgiminë e saj autoritare, por mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë të Kombit, në harmoni të plotë me vlerat e njohura universale për liri dhe të drejta të barabarta — themelore dhe të pa mohueshme për të gjithë njerëzit pa dallim.
Është inkurajues fakti që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ve në dukje, në këtë mënyrë publike, se besimi në vlerat e përbashkëta amerikano-shqiptare që ndante Presidenti Ibrahim Rugova me kongresistin amerikan, Xhon Luis, është mënyra më e mirë për të ndërtuar institucionet e shtetit të Kosovës dhe për të forcuar mëtej miqësinë dhe bashkpunimin me Shtetet e Bashkuara. Kam drojë se marrëdhniet e Kombit shqiptar me Amerikën kanë hyrë në binarë krejt ndryshe nga ato që dëshironte President Ibrahim Rugova. Klasa aktuale politike shqiptare, në të dy anët e kufirit, do bënte mirë të nxirrte mësime edhe nga simbolikat. Shqiptaria ka nevojë për burrshtetas si Ibrahim Rugova, vërtetë një burrë vlerash universale dhe kombëtare! Krenar që e kam njohur!
Frank Shkreli
NDER DHE PRIVILEGJ QË E KAM NJOHUR KETË BURRËSHTETI TË KOMBIT SHQIPTAR! – NË VARRIMIN E TIJ MBARË BOTA TREGOI SE KUSH ISHTE IBRAHIM RUGOVA!
Takimi i parë me Dr. Ibrahim Rugovën, në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tetor, 1989, Washington DC
Takimi i fundit me të ndjerin President Rugova, Prishtinë, 2005
Autori me Presidentin Ibrahim Rugova dhe me Kongresistin Eliot Engel, mikun e madh të shqiptarëve, duke marrë pjesë në një sesjon të Kuvendit të Kosovës, 2005
- « Previous Page
- 1
- …
- 215
- 216
- 217
- 218
- 219
- …
- 902
- Next Page »