• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARJAN CUBI IU NËNSHTRUA SUKSESSHËM NJË OPERACIONI KARDIAK

December 5, 2019 by dgreca

Gjatë ditës së djeshme, 4 Dhjetor 2019, miku ynë, vatrani i përkushtuar,atdhetari i papërtuar, besimtari i devotshëm,Marjan Cubi, anëtar i kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, drejtor i Qendrës Kulturore”Nëna Terezë” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”-iu nënshtrua një operacioni kardiak të planifikuar në Spitalin Montefiore dhe e kaloi me sukses. Sot, e Enjte 5 Dhjetor 2019, ai do të kthehet në shtëpi.Prej 18 shtatorit 2019, kur pësoi një goditje kardiake, z. Cubi, ka ndjerë përkujdesjen e jashtzakonshme të familjes së tij shembullore, por edhe të Vatrës, të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës,  dhe të mbarë Komunitetit.

SHËRIM TË PLOTË MIKU YNË!

(Gazeta DIELLI)

Filed Under: Featured Tagged With: Marjan Cubi-operacioni kardiak-Suksesshem

SAMANTHA SHKRELI, MISS TEEN 2019 NE CONNECTICUT

December 4, 2019 by dgreca

Samantha Shkreli, vajza shqiptare nga Malësia e Shkodrës fiton Kurorën e Bukurisë, “Miss Teen, 2019”, në shtetin e Connecticut, në SHBA-ës./

Nga Mëhill Velaj*/ DIELLI

Në jetën e përditëshme të gjithësecilit nga ne, arti, kultura, bukuria fizike dhe njerëzore jacë mënyra dhe mjetet e  shprehjes së komunikimit ndërnjerëzor, ato që universalizojnë harmoninë, interesat  shpirtërore dhe dimensionin  e emocioneve të fuqishme të bukura dhe mbresëlënëse midis dy gjeneratave- të atyre  që kanë  emigruar herët dhe vazhdojnë të emigrojnë nga përtej Atlantikut, dhe të atyre që kanë lindur në Amerikë, por që ndër dejet e tyre vlon gjaku i identitetit shqiptar. Gjatë këtyre ditëve u zhvillua në mbarë shtetin e Connecticut, -Konkursi i Bukurisë “MISS TEEN, 2019”, dhe ajo që shkëlqeu dhe rrëmbeu trofeun e bukurisë mbas një kompeticioni jashtëzakonisht të fortë, ishte vajza shqiptare e lindur në Amerikë, Samantha Shkreli (Sarelli) me origjinë nga Malësia e Shkodrës.

Kush është vajza e bukur shqiptare Samantha Shkreli që fitoi kurorën e bukurisë të  “MISS TEEN, 2019”, CT, USA.

Megjithësë e re në moshë, Samantha vlerësohet si mishërimi i personalitetit të vërtetë që shkëlqen po aq bukur dhe po aq ndritshëm sa buzëqeshja dhe bukuria e saj. Pasioni tërheqës në sfilatat e bukurisë rrjedh prej gjakut dhe ambientit familjar, atje ku mori  mbështetjen dhe bekimet  për të përfaqësuar me dinjitet dhe krenari, identitetin dhe origjinën shqiptare në të gjitha aspektet e jetës dhe të kompetecionit të bukurisë. Bija e dy prindërve të devotshëm, Nikoll dhe Alma Shkreli, nga Malësia dhe Shkodra, ata kanë qenë mbështetësit e flaktë të pasionit dhe talentit të vajzës së tyre, e cila ka pasur sukses qysh në fillim duke u përzgjedhur konkurente në këtë event madhështor të bukurisë në shtetin e Connecticut, SHBA.

      Babai i Samanthës, Nikolla është me profesion teknolog, ndërsa nëna e saj, Alma ka mbaruar studimet në Bachelor Degree in Managment në New York, aktualisht punon në Production Company. Nga martesa e tyre kanë sjellë në jetë katër fëmijë.Ata janë prindër të përkushtuar dhe dashamirës që tregojnë dashuri e punë në të gjitha aspektet e jetës, veçmas në edukimin dhe arësimimin e fëmijëve, që në jetë të jenë  të mbarë e të suksesshëm. Nikoll dhe Alma Shkreli besojnë në individualitetin e fëmijëve të tyre dhe secili prej tyre ka të drejtën e mendimit dhe zgjedhjes së tyre në jetë, por gjithmonë pa harruar origjinën e tyre, vlerat dhe traditat e shqiptarit.Pikërisht kjo është gjëja më e bukur të jetosh në Amerikë, – në këtë vend të lirë dhe të madh, në tokën e mundësisë dhe promovimit të vlerave njerëzore, talentit dhe pasionit, paçka se cilës kulture i përket. 

Për ata që e kanë takuar fituesen e “MISS TEEN, 2019”, CT, USA, Samanth Shkrelin, e vlerësojnë atë si vajzën e zgjuar, e bukur, shtatlartë me buzëqeshje të ndritur dhe të ngrohtë, studentja me zemër të madhe në Trinity College, Hartford CT. Samantha dëshiron, që krahas studimeve në ekonomi, të vazhdojë edhe studimet në Shkencat Politike, me synimin që një ditë të ndihmojë në ndryshimet poltikave globale, e pse jo të kontribuojë edhe në atdheun e origjinës së saj, Shqipëri. 

Ëndrrat e Samanthës janë të shumta, por ato që ajo i ka në referencë për t’i realizuar janë respektivisht; të përkrahë dhe mbështetë në ndryshimin e të drejtave të njeriut, veçmas për të drejtat e të miturve. Dëshiron të specalizohet në drejtësi me ligjin e korporatave dhe të drejtave të njeriut, të impenjohet me organizatat ndërkombëtare kundër trafikimit të qënjeve njerëzore.Aktualisht është anëtare e Shoqatës “Para Ligjit”në Kolegjin e Trinity dhe Klubit të Investimeve.

Samantha mbaroi shkollën e mesme me një GPA 3.97, për një kohë ka qenë anëtare e Shoqatës “Honor of Math”, ku ajo tregonte kujdes të veçantë për  nxënësit e qytetit në  matematikë.

“MISS TEEN, 2019” e shtetit të Connecticut, SHBA-së, Samantha Shkreli (Sarelli) është brezi i parë i lindur në Amerikë,  e familjes Nikoll & Alma Shkreli.  Ka trashëguar nga prinderit gjuhën shqipe të cilën e flet mjaft rrjedhshëm, gjithashtu flet po rrjedhshëm anglisht dhe spanjisht, që e radhitin atë edhe si poligliote.

Samantha Shkreli është Ambasadore e “United Against Bullies” (Të bashkuar kundër “bully”-zmit), duke qenë krah fëmijëve dhe adoleshentëve që preken nga ky fenomen lëndues.Ajo shpesh ndan përvoja, fate dhe histori njerëzore individuale me studentët, duke u treguar dhe këshilluar atyre, mënyrat dhe rrugët e duhura, dhe  të drejta për të luftuar “bully”-zmin, të gjejnë besimin në veten e tyre dhe në shoqëri. Ajo gjithashtu është pjesë e lëvizjes sociale në Instagram, e  quajtur “Spread Kindness ëith Sam”, duke shfrytëzuar kështu rrjetet sociale pozitivisht dhe me inteligjencë, për të promovuar mesazhet anti-bully-zëm,  dhe për të treguar rëndësinë e kësaj lëvizje,  për të promuar vlerat më të mira njerëzore dhe rëndësinë e të qenurit njerëzor.  “Sam”, sikundër  e thërrasin shkurt më përkëdheli  familja dhe shoqëria,  është jashtëzakonisht e emocionuar si luftëtare e të drejtave të të miturve dhe adoleshentëve, kundër bully-zmit. 

Me trofeun e Kurorës së Bukurisë “MISS TEEEN, 2109”, bukuroshen shqiptare Samantha Shkreli, do e shohim së shpejti në intervista televizive dhe në radio, duke përcjellë mesazhet në mbështetje e ndihmë për fëmijët e sëmurë, të cilat do të pasqyrohen gjithashtu edhe në aktivitete të ndryshme që Samantha do të organizojë në shtetet e tjera të  Amerikës.

Ndërsa ne, bashkëkombasve të saj, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të gëzohemi e të ndjehemi krenarë për Samantha Shkrelin,  i urojmë asaj me shpirt e zemër:

Paç rrugën e paqtë dhe të ndritur drejt të bukurës e suksesit, Samantha, bijë e tokës arbërore!

Mëhill Velaj

Shkrimtar 

Stamford CT USA 

Dhjetor, 2019

Filed Under: Featured Tagged With: Mehill Velaj-Bukuroshja Shqiptare-Samantha Shkreli- Miss Teen 2019

VATRA SYNON TE GRUMBULLOJE 100 MIJE DOLLARE…

December 3, 2019 by dgreca

Pasi grumbulloi 83 Mije dollare ne diten e pare per Fushaten ne ndihme te demtuareve nga Termeti i 26 Nentorit, te Shtunen me 30 Nentor, Vatra vazhdon fushaten e saj. Telefonata te shumta kemi marre nga Florida, Michigani, Nju Jorku, Washingtoni, Connecticuat, New Jersey, Bostoni, Wiscansi etj. Sot arriten ne Vater cheqet e derguara nga:
Shaqir Salihu-Washington $ 400.00
2- Koco Sterjo Wiscansi, $100.00
3- Fadil & Hedije Haliti $150.00-Queens New York
4- Hanife dhe Tair Haliti nga Queensi, NY $ 100.00
Sapo te arrijne dergesat e tjera ne do t’i bejme publike edhe Listen e plote. Synimi yne eshte te arrijme shifren $ 100 Mije dollare.
Falenderojme pergjegjesen e Bibliotekes Fan S. Noli prane Kishes se Shengjergjit ne Boston zonjushën Neka Doko per kontributin e saj simbolik derguar ne ditefesten e Pavaresise se Shqiperise, me 28 nentor.

Deget e Vatres duhet te tregohen aktive per t’i orientuar anetaret e tyre nga Fushata e Qendres.

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra

Kremtimi i Ditës së Pavarësisë dhe përurimi i Qendrës së re kulturore “Nënë Tereza” në Michigan

December 3, 2019 by dgreca

Nga Valentin Lumaj*/

 

 

Ditën e Shtunë komuniteti shqiptar ne Michigan kremtoi Festen e Flamurit dhe te Pavaresise ne amientet e Kishes Katolike Zoja Pajtore. Ne te njejten kohe, u perurua Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane “Nënë Tereza”. Ceremonia per kete rast filloi ne oren 8 te mbremjes ku moren pjese rreth 600 persona, numer i cili e tejkaloi kapacitetin dhe parashikimet e pjesemarrjes per kete rast. Nje pjese e mire nuk arriten te sigurojne vendet e tyre ne kete mbremje, fakt qe tregon interesin e komunitetit per kete veper te rendesishme. 
            Moren pjese nje numer i madh te ftuarish nga komuniteti i Michiganit dhe me gjere. Nga Federata Vatra moren pjese nje numer i madh personaliteteh si Gjen. Asllan Bushati, Zef Bala, Alfons Grishaj, Kol. Dritan Demiraj, Mondi Rakaj, Merita Bajraktari, e cila eshte edhe bashkethemeluese e komunitetit katolik ne Dioqezen e Arlingtonit.
             I ftuari I nderit dhe folesi i rastit ishte shkrimtari Visar Zhiti. Nga kosova kishte ardhur Vikari i Pergjithshem Monsinjor Lush Gjergji. Po ashtu ra ne sy prezenca e perfaqesuaesve te klerit mysliman me Imam Shuajb Gerguri dhe sektit Bektashian me Dervish Elidon Pashaj. Po ashtu merrnin pjese, Konsulli i Nderit ne Michigan Ekrem Bardha, kandidati republikan per Asamblene e New York-ut Marko Kepi, perfaqesuesi i Zyres se Senatorit Gary Peters, James Jonson e shume te tjere.

 

I pari fjalen e mori i Zoti i shtepise famullitari Dom Ndue Gjergji. Mbasi I ftoi te gjithe te pranishmit per nje minute heshtje per viktimat e termetit ne Shqiperi, Dom Ndue gjergji tha nje lutje per te gjithe te prekurit nga kjo fatkeqesi. Nder te tjera ai theksoi: “Bekoi o Zot dhe merri ne amshim te gjithe ata qe mbeten ne germallat e ketij termeti, forcoi familjet e tyre, jepna force, bashkim, atdhedashuri dhe dashni njani per tjetrin, jo vetem ne momente te veshtira te historise dhe ne ngjarje te renda, por edhe ne paqe ta njohim ta duam dhe ta nderojme njeri-tjetrin si vella e moter”. Ai i ftoi te pranishmit te kontribuojne dhe theksoi se te gjitha te donacionet nga kjo mbremje do te shkojne ne ndihme te te prekurve nga kjo fatkeqesi ne Shqiperi.

            Kjo ceremoni u moderua nga Dr. Gjeka Gjelaj dhe Valentin Lumaj

            Ne fjalen hapese te ceremonise, Z. Valentin Lumaj, qe eshte njekohesisht anetar i Keshillit Kombetar te Vatres, nder te tjera tha: Jemi mbledhur sonte ketu, nen kete perzierje ndjenjash te jashtezakonshme, ndjenja te dhimbjes e te solidarizimit si dhe ndjenja te festes. Famullia e Zojes Pajtore eshte ne diten me te madhe te saj, u realizua nje enderr dhe deshire e hershme e prijesit te Kishes dhe te komunitetit Dom Ndue Gjergjit per nje qender te re multifunksionale. U krye por puna nuk perfundon ketu. Ne te vertete puna tash fillon. Une ju jap fjalen se bashke me ju do te punoj pa pushim, derisa kjo qender te kthehet ne nje qiri te ndezur te gjuhes, kultures dhe tradites shqiptare”. 

            I ftuari i Nderit dhe ligjeruesi I rastit, poeti, shkrimtari, ish I burgosuri per poezite e tij dhe diplomati Visar Zhiti, nder te tjera tha: “Po kremtojmë një festë të madhe tradicionale, historike, shpëtimtare, Pavarsinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit, dhe një ngjarje të bukur, të vyer, përurimin e sallës së Qendrës kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës tonë “Zoja Pajtore”. I lutemi Asaj, jemi me një dhëmbje të madhe në shpirt dhe trup nga shkaku i tërmetit që ra në Atdheun tonë të vogël, për jetët e humbura e rrënojat që shkaktoi. Por shpërtheu dhe një solidaritet i madh njerëzor, dashuria mes njerëzve, Kosova jonë me ushtrinë e saj, me ndihma, me policinë e specialist erdhi e para, gjysma të ndihmojë gjysmën, erdhën nga vendet fqinjë në Ballkan, nga Diaspora shqiptare, e para si përherë ajo e Amerikës dhe vetë SHBA, që na janë gjendur gjithmonë, jetikë në historinë tonë, mbështetësit e fuqishëm të demokracisë dhe lirive tona…

Qendra kulturore “Nënë Tereza” që përurojmë sot, ka si prelud të shkëlqyer devocionin, largapamësinë, punën e palodhur, përunjësinë dhe përdëllimin e famullitarit të saj, Dom Dom Ndue Gjergji. Jam dëshmitar i dy veprimtarive të afërta: i Konferencës shkencore mbarëkombëtare e ndërkombëtare që u zhvillua në këtë Kishë për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vitin e 550 përkujtimor të tij…

Dhe Nënë Tereza vetë është përbashkuese ashtu si Flamuri, por flamur i bardhë paqeje, i Krishtit, i dashurisë së Zotit, që i është dhuruar njerëzimit mbarë si pasuria më e çmuar e tij.”

            Me pas fjalen e mori Monsinjor Lush Gjergji i cili  theksoi se suksesi i dashurise, i paqes dhe i lumturise nuk matet me vleren materiale qe kemi por matet me cfare kemi ne në zemrat tona. Ai tha se meqenese kjo qender mban emrin e Nanes Tereze, ne duhet te frymezohemi dhe te udhehiqemi nga shembulli i Saj, qe te gjitha veprat e kesaj Qendre te kryhen ne emer te Dashurise sikurse thote Nënë Tereza: “Veprat e Dashurise jane vepra te Paqes”

            Merita Bajraktari-McCormack,  vatrania  qe kishte udhetuar nga  Virginia, falenderoi Dom Ndoun per ftesen dhe per mikrpitjen  bujare, falenderoi organizatoret e aktivitetit, pershendeti pjesemarresit dhe vuri ne dukje mireorganizimin dhe suksesin e aktivitetit. Ajo  tha se komunitetet e tjera shqiptare neper amerike duhet te mesojne e te marrin shembull nga komuniteti shqiptar i  famullise se Zojes Pajtore  ne Michigan dhe uroi per festen e Flamurit dhe perurimin e qendres “Nene Tereza”

Ajo  falenderoi edhe Dom Lushin i cili ka vizituar Uashington DC ka mbajtur mesha ne gjuhen shqipe dhe ka folur per Nene Terezen ne  instatncat me te larta qeveritare ne DC Nder personat qe kane ndezuar shkendijen e themelimit te komunitetit shqiptar ne Dioqezen e saj, Merita permendi Dom Lushin dhe Eda Zhitin.

Merita  shprehu mirenjohje e falenderime  per shqiptaret ne Amerike dhe ne  trojet etnike, sidomos shqiptaret e Kosoves per gatishmerine  e tyre te menjehershme per te ndihmuar  vellezerit e motrat shqiptare te prekur nga termetet e fundit. Merita perfundoi duke thene ti lutemi Zotit te na ndihmoje kombin tone dhe ti lutemi nene Tererzes e Martireve Shqiptare qe  te luten per Kombin tone duke perfunduar me fjalet  “Zoti  ju bekofte ju dhe bekofte Shqiperine dhe shqiptaret kudo ku jane”  

            Ne emer te Federates Pan-Shqiptare vatra, foli General Asllan Bushati i cili pasi uroi Festen e Pavaresise dhe Qendern Kulturore “Nene Tereza” nder te tjera theksoi: “Ne jemi shumë afër punës, veprës e jetës së Nënë Terezës, por breznitë e ardhëshme shqiptare, do të krenohen shumë me shqiptaren e madhe Gonxhe Bojaxhiu që u bë shejt për gjithë njerzimin. Shenjtorja jonë, ka predikuar me Krishtin në në zemër, mirësi e dashuri pakufi për këdo që e pranon dhe e adhuron dashurinë e mirësinë e zotit. Por fondamentet e saja , janë diametralisht të kundërta me fondamentalistët e të gjitha llojëve e kategorive, të cilët nuk kanë fe e atdhe, por janë e kundërta e fondamenteve njerzore…Bashkatdhetarë, siç jemi të bashkuar sot këtu për Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Michigan, ju ftoj të bashkohemi për veprimtari të përbashkëta në dobi të kombit sa here na kërkohet”.

            Nga New York-u kishte udhetuar edhe kandidati republikan per ne Asamblene e ketij Shteti, Marko Kepi se bashku me stafin e tij. Ne fjalen e tij, ai foli per strategjine dhe suksesin ne mbledhjen e fondeve per Shqiperine. Ai tha se ne 24 ore kishin mbledhur rreth 1M dollare, dhe deri ne ate moment shuma kishte arritur numrin 1,5M dollare. Ai tha, se ai do te shkonte personalisht ne Shqiperi per dorezimin e ketyre fondeve ne destinacion.

            Konsulli i nderit ne Michigan, Ekrem Bardha, vuri ne dukje nevojen e politikaneve shqiptare per marrveshje dhe mirekuptim mes njeri tjetrit ne keto kohe te veshtira per popullaten e demtuar nga termeti.

            Kryetari I Qendres Islamike Imam Shuajb Gerguri tha se shqiptaret duhet qe t’i lene menjane ndasite politike dhe fetare dhe te bashkohen ne keto raste fatkeqesie. Ai tha se armiqte mundohen qe t’I zgjasin duart dhe te na ndajne, por kjo fatkeqesi tregoi se te gjith jemi nje kur e kerkon Atdheu.

            Udheheqesi i Teqes se Pare Bektashiane ne Amerike, Dervish Elidon Pashaj, tha se solidariteti dhe harmonia fetare ne shqiperi nuk jane vetem sende te çmuara qe i vendosim ne muze por jane vlera te gjalla e reale te kombit shqiptar.

            Ne salle ndolleshin edhe ylli futbollit shqiptar, Lorik Cana i cili solli ne vemendje veshtiresite e medha si pasoje e termetit ne Shqiperi dhe theksoi nevojen e solidaritetit dhe kontributeve financiare ne ndihme te te demtuarve.

Kampioni i botes ne Artet Marciale, Adrian Hadribeaj,  tha se kjo qender kulturore do te jete nje rreze drite dhe shprese per ruajtjen dhe trashegimine e gjuhes dhe tradites shqiptare.

            Ne ambientet e reja te kesaj Qendre Kulturore, ra ne sy Salla e re me te gjitha detajet e saj moderne e cila sipas organizatoreve te kesaj mbremje kushtoi rreth 1,5M dollare. Bashkengjitur Salles ishin ambiente e tjera si klasat e mesimdhenies, kuzhina moderne si dhe ambientet e jashtme sportive.

            Sipas informacioneve nga drejtuesit e ketij aktiviteti,  kjo qender se shpejti do te kete bordin drejtues te saj te perbere nga intelektuale  te komunitetit. Ne kete qender planifikohet te kete se shpejti departmente te ndryshme si: te gjuhes shqipe, te historise, te kenges dhe valles shqiptare, te sportit, te rinise  e te tjere, te cilat do t’i shnderrojne keto ambjente ne nje qender shumefunksionale ne sherbim te komunitetit.

Filed Under: Featured Tagged With: Valentin Lamaj-Perurimi-Qendra Nene Tereza- Michigan-Kisha Zoja Pajtore

Bebe Rexha në Bubq…

December 2, 2019 by dgreca

-Kam gjak shqiptari, s’do e harroj kurrë nga vij/

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën postërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bebe aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, e shoqëruar nga vajza e Ilir Metës, Bora dhe aktori Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj.

Në një deklaratë për mediat, këngëtarja tha se pavarësisht famës që ka marrë nuk do ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe se do jetë aty për Shqipërinë.

Ajo tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.

Ndërsa bëri thirrje për donacione duke theksuar se njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë.

Bebe Rexha: “Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj.

Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.

Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”(Kortezi-Ora News TV)

Filed Under: Featured Tagged With: Bebe Rexha-Bubq- Gjak Shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 291
  • 292
  • 293
  • 294
  • 295
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT