Nga Valentin Lumaj*/
I pari fjalen e mori i Zoti i shtepise famullitari Dom Ndue Gjergji. Mbasi I ftoi te gjithe te pranishmit per nje minute heshtje per viktimat e termetit ne Shqiperi, Dom Ndue gjergji tha nje lutje per te gjithe te prekurit nga kjo fatkeqesi. Nder te tjera ai theksoi: “Bekoi o Zot dhe merri ne amshim te gjithe ata qe mbeten ne germallat e ketij termeti, forcoi familjet e tyre, jepna force, bashkim, atdhedashuri dhe dashni njani per tjetrin, jo vetem ne momente te veshtira te historise dhe ne ngjarje te renda, por edhe ne paqe ta njohim ta duam dhe ta nderojme njeri-tjetrin si vella e moter”. Ai i ftoi te pranishmit te kontribuojne dhe theksoi se te gjitha te donacionet nga kjo mbremje do te shkojne ne ndihme te te prekurve nga kjo fatkeqesi ne Shqiperi.
Kjo ceremoni u moderua nga Dr. Gjeka Gjelaj dhe Valentin Lumaj
Ne fjalen hapese te ceremonise, Z. Valentin Lumaj, qe eshte njekohesisht anetar i Keshillit Kombetar te Vatres, nder te tjera tha: Jemi mbledhur sonte ketu, nen kete perzierje ndjenjash te jashtezakonshme, ndjenja te dhimbjes e te solidarizimit si dhe ndjenja te festes. Famullia e Zojes Pajtore eshte ne diten me te madhe te saj, u realizua nje enderr dhe deshire e hershme e prijesit te Kishes dhe te komunitetit Dom Ndue Gjergjit per nje qender te re multifunksionale. U krye por puna nuk perfundon ketu. Ne te vertete puna tash fillon. Une ju jap fjalen se bashke me ju do te punoj pa pushim, derisa kjo qender te kthehet ne nje qiri te ndezur te gjuhes, kultures dhe tradites shqiptare”.
I ftuari i Nderit dhe ligjeruesi I rastit, poeti, shkrimtari, ish I burgosuri per poezite e tij dhe diplomati Visar Zhiti, nder te tjera tha: “Po kremtojmë një festë të madhe tradicionale, historike, shpëtimtare, Pavarsinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit, dhe një ngjarje të bukur, të vyer, përurimin e sallës së Qendrës kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës tonë “Zoja Pajtore”. I lutemi Asaj, jemi me një dhëmbje të madhe në shpirt dhe trup nga shkaku i tërmetit që ra në Atdheun tonë të vogël, për jetët e humbura e rrënojat që shkaktoi. Por shpërtheu dhe një solidaritet i madh njerëzor, dashuria mes njerëzve, Kosova jonë me ushtrinë e saj, me ndihma, me policinë e specialist erdhi e para, gjysma të ndihmojë gjysmën, erdhën nga vendet fqinjë në Ballkan, nga Diaspora shqiptare, e para si përherë ajo e Amerikës dhe vetë SHBA, që na janë gjendur gjithmonë, jetikë në historinë tonë, mbështetësit e fuqishëm të demokracisë dhe lirive tona…
Qendra kulturore “Nënë Tereza” që përurojmë sot, ka si prelud të shkëlqyer devocionin, largapamësinë, punën e palodhur, përunjësinë dhe përdëllimin e famullitarit të saj, Dom Dom Ndue Gjergji. Jam dëshmitar i dy veprimtarive të afërta: i Konferencës shkencore mbarëkombëtare e ndërkombëtare që u zhvillua në këtë Kishë për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vitin e 550 përkujtimor të tij…
Dhe Nënë Tereza vetë është përbashkuese ashtu si Flamuri, por flamur i bardhë paqeje, i Krishtit, i dashurisë së Zotit, që i është dhuruar njerëzimit mbarë si pasuria më e çmuar e tij.”
Me pas fjalen e mori Monsinjor Lush Gjergji i cili theksoi se suksesi i dashurise, i paqes dhe i lumturise nuk matet me vleren materiale qe kemi por matet me cfare kemi ne në zemrat tona. Ai tha se meqenese kjo qender mban emrin e Nanes Tereze, ne duhet te frymezohemi dhe te udhehiqemi nga shembulli i Saj, qe te gjitha veprat e kesaj Qendre te kryhen ne emer te Dashurise sikurse thote Nënë Tereza: “Veprat e Dashurise jane vepra te Paqes”
Merita Bajraktari-McCormack, vatrania qe kishte udhetuar nga Virginia, falenderoi Dom Ndoun per ftesen dhe per mikrpitjen bujare, falenderoi organizatoret e aktivitetit, pershendeti pjesemarresit dhe vuri ne dukje mireorganizimin dhe suksesin e aktivitetit. Ajo tha se komunitetet e tjera shqiptare neper amerike duhet te mesojne e te marrin shembull nga komuniteti shqiptar i famullise se Zojes Pajtore ne Michigan dhe uroi per festen e Flamurit dhe perurimin e qendres “Nene Tereza”
Ajo falenderoi edhe Dom Lushin i cili ka vizituar Uashington DC ka mbajtur mesha ne gjuhen shqipe dhe ka folur per Nene Terezen ne instatncat me te larta qeveritare ne DC Nder personat qe kane ndezuar shkendijen e themelimit te komunitetit shqiptar ne Dioqezen e saj, Merita permendi Dom Lushin dhe Eda Zhitin.
Merita shprehu mirenjohje e falenderime per shqiptaret ne Amerike dhe ne trojet etnike, sidomos shqiptaret e Kosoves per gatishmerine e tyre te menjehershme per te ndihmuar vellezerit e motrat shqiptare te prekur nga termetet e fundit. Merita perfundoi duke thene ti lutemi Zotit te na ndihmoje kombin tone dhe ti lutemi nene Tererzes e Martireve Shqiptare qe te luten per Kombin tone duke perfunduar me fjalet “Zoti ju bekofte ju dhe bekofte Shqiperine dhe shqiptaret kudo ku jane”
Ne emer te Federates Pan-Shqiptare vatra, foli General Asllan Bushati i cili pasi uroi Festen e Pavaresise dhe Qendern Kulturore “Nene Tereza” nder te tjera theksoi: “Ne jemi shumë afër punës, veprës e jetës së Nënë Terezës, por breznitë e ardhëshme shqiptare, do të krenohen shumë me shqiptaren e madhe Gonxhe Bojaxhiu që u bë shejt për gjithë njerzimin. Shenjtorja jonë, ka predikuar me Krishtin në në zemër, mirësi e dashuri pakufi për këdo që e pranon dhe e adhuron dashurinë e mirësinë e zotit. Por fondamentet e saja , janë diametralisht të kundërta me fondamentalistët e të gjitha llojëve e kategorive, të cilët nuk kanë fe e atdhe, por janë e kundërta e fondamenteve njerzore…Bashkatdhetarë, siç jemi të bashkuar sot këtu për Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Michigan, ju ftoj të bashkohemi për veprimtari të përbashkëta në dobi të kombit sa here na kërkohet”.
Nga New York-u kishte udhetuar edhe kandidati republikan per ne Asamblene e ketij Shteti, Marko Kepi se bashku me stafin e tij. Ne fjalen e tij, ai foli per strategjine dhe suksesin ne mbledhjen e fondeve per Shqiperine. Ai tha se ne 24 ore kishin mbledhur rreth 1M dollare, dhe deri ne ate moment shuma kishte arritur numrin 1,5M dollare. Ai tha, se ai do te shkonte personalisht ne Shqiperi per dorezimin e ketyre fondeve ne destinacion.
Konsulli i nderit ne Michigan, Ekrem Bardha, vuri ne dukje nevojen e politikaneve shqiptare per marrveshje dhe mirekuptim mes njeri tjetrit ne keto kohe te veshtira per popullaten e demtuar nga termeti.
Kryetari I Qendres Islamike Imam Shuajb Gerguri tha se shqiptaret duhet qe t’i lene menjane ndasite politike dhe fetare dhe te bashkohen ne keto raste fatkeqesie. Ai tha se armiqte mundohen qe t’I zgjasin duart dhe te na ndajne, por kjo fatkeqesi tregoi se te gjith jemi nje kur e kerkon Atdheu.
Udheheqesi i Teqes se Pare Bektashiane ne Amerike, Dervish Elidon Pashaj, tha se solidariteti dhe harmonia fetare ne shqiperi nuk jane vetem sende te çmuara qe i vendosim ne muze por jane vlera te gjalla e reale te kombit shqiptar.
Ne salle ndolleshin edhe ylli futbollit shqiptar, Lorik Cana i cili solli ne vemendje veshtiresite e medha si pasoje e termetit ne Shqiperi dhe theksoi nevojen e solidaritetit dhe kontributeve financiare ne ndihme te te demtuarve.
Kampioni i botes ne Artet Marciale, Adrian Hadribeaj, tha se kjo qender kulturore do te jete nje rreze drite dhe shprese per ruajtjen dhe trashegimine e gjuhes dhe tradites shqiptare.
Ne ambientet e reja te kesaj Qendre Kulturore, ra ne sy Salla e re me te gjitha detajet e saj moderne e cila sipas organizatoreve te kesaj mbremje kushtoi rreth 1,5M dollare. Bashkengjitur Salles ishin ambiente e tjera si klasat e mesimdhenies, kuzhina moderne si dhe ambientet e jashtme sportive.
Sipas informacioneve nga drejtuesit e ketij aktiviteti, kjo qender se shpejti do te kete bordin drejtues te saj te perbere nga intelektuale te komunitetit. Ne kete qender planifikohet te kete se shpejti departmente te ndryshme si: te gjuhes shqipe, te historise, te kenges dhe valles shqiptare, te sportit, te rinise e te tjere, te cilat do t’i shnderrojne keto ambjente ne nje qender shumefunksionale ne sherbim te komunitetit.