• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA PËRKUJTOI ME NDERIM, LUTJE E PËRSHPIRTSHMËRI NËNË TEREZËN, SHENJTOREN E KOMBIT SHQIPTAR NË 25 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

September 4, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York më 3 Shtator 2022 – Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra përkujtoi me nderim, lutje e përshpirtshmëri 25 vjetorin e kalimit në amshim të Shenjtores së Kombit Shqiptar, Nënë Terezës, nënës së dashurisë, sakrificës, besimit e shpresës në Zot dhe respektit e dinjitetit për qëniet njerëzore. Në një ceremoni solemne të organizuar posaçërisht nga Federata Vatra, me pjesëmarrjen masive të udhëheqësve të Vatrës e vatranëve më të spikatur, të mbështetur dhe nga përfaqësuesit më të dënjë të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë, Vatra tregoi edhe një herë lidership të padiskutueshëm si organizimi patriotik e kulturor më i fuqishëm në të gjitha diasporat shqiptare kudo në botë për organizime në nderim të figurave të shquara të kombit, datave e ngjarjeve të shënuara për identitetin, kulturën dhe historinë e kombit shqiptar. Nën prezantimin e Editorit të Diellit, në kumtesën hapëse të ceremonisë në nderim të Nënë Terezës, kryetari i Vatrës PhD Elmi Berisha ndër të tjera theksoi se: “Shënjëtorja e trungut tonë vazhdon të jetë frymëzim, motivim dhe engjëll mbrojtës i njerëzimit dhe pa dilema ne si komb dhe personalisht besoj se besimi i jonë në zot dhe lidhja shpirtërore me Hyun na lidhë edhe më fuqishëm përmes shënjëtores sonë. E Shënjta Nënë Tereza, është simbol i dashurisë dhe i përkushtimit ndaj njerëzimit (sidomos ndaj atyre që kishin më së shumti nevojë), por edhe ndaj Zotit. Ajo e lidhi përkushtimin ndaj njeriut me përkushtimin ndaj Hyjit, duke krijuar simbiozën e dashurisë së përhershme, të cilën ia dhuroi njerëzimit” tha ndër të tjera z.Berisha. Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj përshëndeti ceremoninë e nderimit ndaj Nënë Terezës duke u treguar të pranishmëve detaje nga vizita në shtëpinë e Motrave të Nënë Terezës në Bronx 25 vite më parë kur Nënë Tereza kaloi në amshim dhe përpjekjet e vazhdueshme së bashku dhe me patriotë të tjerë në punën e madhe për ngritjen e shtatoreve të Nënë Terezës në viset shqiptare dhe solli ndërmend ndihmën për ndërtimin e Katedrales së Prishtinës “Nënë Tereza” ku me Marjan Cubin kryetar të mbledhjes së fondeve u arrit një shifër rekord mbi 2 milion dollarë. PhD Ines Murzaku në kumtesën e saj u ndal te gjashtë revolucionet e Nënë Terezës: Revolucioni i Lutjes, Vuajtjes, Varfërisë, Shërbimit, Shpresës dhe Brishtësisë. Ndër të tjera studiuesja Murzaku u ndal te Revolucioni i Brishtësisë – Ku dashuria zëvendëson hidhërimin. “Nënë Tereza e mësoi butësinë në moshë të re. E reja Gonxhe ishte e rrethuar me shumë butësi nga familjarët e saj, veçanërisht nga e ëma. Familja e nënës nuk ishte familja e përsosur; ishte një familje e zakonshme me të metat dhe papërsosmëritë e saj. Por besimi dhe butësia e tyre e zakonshme doli të ishte transformuese dhe e jashtëzakonshme në ndikimin që do të kishte te shenjtoria e ardhshëm dhe butësia që ajo do t’u ofronte falas të gjithë atyre që do të prekte. Së dyti, Nënë Tereza e praktikonte butësinë teologjikisht. Kjo ishte butësi nga identifikimi me arketipin (Jezusin) dhe Marinë. Veç kësaj, ajo ishte një butësi e zbatueshme ndaj kujt po i shërbente. Ajo, me butësi, identifikohej me të gjitha kategoritë e njerëzve që u shërbente dhe të cilëve shoqëria donte t’i hidhte poshtë. Ajo jetoi dhe ishte një me ta, duke shkuar në nivelin e “errësirës” dhe të varfërisë së njerëzve të cilëve u shërbente; ajo lehtësoi barrën e njerëzve duke e bërë errësirën e tyre me butësi. Teologjia e nënës për të buzëqeshur është e lidhur me revolucionin e saj të butësisë” citoi ndër të tjera PhD Ines Murzaku. Gazetari Frank Shkreli në kumtesën e tij “Amerika për Nënë Terezën – rastësi apo dora e Zotit në veprim “prej sot je bijë e Amerikës” tha ndër të tjera se: “Komuniteti shqiptaro-amerikan kishte lidhje të ngushta, dashuri dhe respekt, pa kushte, për veprimtarinë në shërbim të varfërve në botë dhe për personin e Nenë Terezës gjatë afër 50-viteve të fundit të shekullit të kaluar.  Në të vërtetë – dukej sikur e mbarë Amerika – pa dallim feje dhe pa dallime politike — ishte në dashuri me këtë murgeshë shqiptare, me trup të vogël, por me shpirt dhe zemër të madhe – e cila i kishte caktuar vetes misionin e jetës së saj për t’u kujdesur për “më të varfërit e të varfërve në botë.”  Kjo dashuri e Amerikës me Nënë Terezën kishte filluar në vitin 1960 – që shënon vizitën e parë të saj në Shtetet e Bashkuara. Vizita e parë e Nenë Terëzës në Amerikë është e datës 7 Nëntor, 1960” tha ndër të tjera z.Shkreli. Amerikanët e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë gjithnjë veprën dhe personin — Gonxhen e shqiptarëve dhe shën Nënë Terezën e Amerikës dhe të botës. Ajo ishte shpallur Qytetare Nderi e SHBA, një titull i dhënë Nenë Terezës shumë vite më parë nga Presidenti republikan Ronald Reagan, kujtoi z.Shkreli. Studiuesi Dr. Paulin Marku ndër të tjera në kumtesën e tij u shpreh se: “Nene Tereza na jep mundësinë te njohim nga afër dhe te hyjmë ne jetën e njeriut te urte e te dashur qe fale lutjeve, sakrificave dhe ndihmave për popuj te ndryshëm hyri ne zemrën e secilit. Kjo është një dhunti e Zotit qe pa sponsor, pa propagande televizive dhe mediatike apo lobim te kishës katolike, ajo arriti te ketë impakt pozitiv ne mbare globit. E them botërore sepse veprimtaria e Nene Terezës ishte e atille dhe gjithashtu po aq e gjere dhe e ndjeshme për shtresa te ndryshme sociale-ekonomike dhe kulturore, tek fëmijët, pleqtë, te sëmurë, te varfrit, neper popuj te dhunuar dhe te frustruar nga luftra te ndryshme, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme qe te ngrejë raporte jo vetëm shpirtërore e religjione por edhe institucionale ne mbare boten” tha ndër të tjera studiuesi Dr. Marku. Gazetari Sinan Kamberaj në kumtesën e tij dha detaje nga takimi me Nënë Terezën dhe vizita e saj në New York. Ai kujtoi për të pranishmit: “Nënë Tereza falënderonte për fjalët e mira dhe uronte pa ndërprerë. Për një çast pata ndjesinë se fytyra e saj ishte një mishërim i të gjitha fytyrave të nënave shqiptare, një fytyrë tipike e atyre plakave fisnike, të cilave, sa më shumë që u rëndojnë vitet mbi supe, fytyrat u bëhen gjithnjë e më ëngjëllore, duke rrezatuar ngrohtësi qiellore. Në këtë çast ajo uroi në gjuhën shqipe: “Zoti e baftë mirë”!” citoi ndër të tjera gazetari Kamberaj. Ceremonia e nderimit për Nënë Terezën Shenjtoren e Kombit tonë në Vatër u përmbyll me një koktejl të organizuar posaçërisht nga patrioti Toni Musaj i cili mbështet Federatën Vatra e gazetën Dielli në çdo organizim. Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i shprehin mirënjohje të veçantë z.Toni Musaj dhe z.Adem Belliu me televizionin “Kultura Shqiptare” të cilët ndjekin Vatrën dhe aktivitetet e saj në çdo organizim dhe veprimtari, me profesionalizëm dhe bujari.  

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

VATRA PËRKUJTON NËNË TEREZËN NË 25 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

August 30, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, ditën e Shtunë, më 3 Shtator 2022, ora 11 AM, në adresën e Vatrës : 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458, në një ceremoni solemne do përkujtojë 25 vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shenjtores së kombit tonë. Ceremonia e përkujtimit dhe nderimit do të organizohet në Selinë Qëndrore të Vatrës me pjesëmarrjen ekskluzive të:

-PhD Ines Murzaku me temë: “Nënë Tereza dhe Revolucioni i Brishtësisë”.

-PhD Elmi Berisha me temë: “Energjia hyjnore e Shën Terezës dhe ndikimi i saj tek shqiptarët”.

-Z.Frank Shkreli me temë: “Amerika për Nënë Terezën”.

-Dr. Paulin Marku me temë: “”Nënë Tereza”, malli dhe dhimbja për atdheun”.

Moderon aktivitetin Editori i Diellit.

Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar të bëhet pjesë e kësaj ceremonie të veçantë.

Filed Under: Featured

VATRA PËRSHËNDET PROGRESIN E MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI

August 29, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA përshëndet progresin e konsiderueshëm në marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të shtetasve. Vatra beson në zgjidhjen amerikane për Kosovën. Dialogu politik në Bruksel dhe negociatat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garancia e vetme për shqiptarët në Kosovë e më gjërë. Federata Vatra këmbëngul për reciprocitet e barazi deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh mirënjohje të veçantë për lidershipin politik të angazhuar në këtë proces të vështirë z.Josep Borrell, z.Miroslav Lajçak, z.Gabriel Escobar, ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier e posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për angazhimin dhe kontributin vendimtar për paqe, progres e siguri në Ballkan.

Me respekt

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra

U MBAJT FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I FOLKLORIT BURIMOR ”RAPSHA 2022” MALËSI E MADHE     

August 25, 2022 by s p

Hazir Mehmeti

Fituese e festivalit u shpall “Çeta e Profetëve” nga Kruma

Tuz, 20-21 gusht 2022. 


Festivali i gjashtë mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022” gjatë tri ditëve shpalosi vlerat e folklorit burimor nga të gjitha trevat shqiptare. Shoqëria Kulturo-artistike “Rapsha”, Drume, Hot, Malësi e Madhe edhe një herë shkëlqeu në jetën e saj dyzet vjeçare.  Edhe pse në kohë moderne, shoqëritë kulturo artistike kultivojnë folklorin burimor shqiptar për të mos u harruar vlerat e tij artistike si baza e identitetit tonë.   Rreth burimit të kthjelltë në Vitojë në skenën e improvizuar  defiluan mbi treqind artistë me këngët e vallet e tyre popullore. Në secilën natë ishin mbi dy mijë spektatorë nga Malësia dhe trevat shqiptare. Salla natyrore e gdhendur në shkëmbinjtë i ngjante një amfiteatri të lashtë duke krijuar ambient artistik madhështor. 
        Tuzi në tri mbrëmje u gjallërua nga grupet artistike të cilat defiluan të përcjellë nga banorët që mbushnin trotuaret dhe sheshet.  Shoqëria Kulturo Artistike “Rapsha” nga Malësia e Madhe ishte organizatore e suksesshme të cilën e ndihmuar shumë veprimtarë nga Malësia e Madhe dhe nga Shtet e Bashkuara të Amerikës si donatori kryesor i festivalit.  

         Tubimin e hapi  drejtori i drejtorisë së festivalit dhe kryetar i ShKA “Rapsha” Z. David M. Junçaj. Pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe të pranishmit, ai mes tjerash tha: “Në programin e festivalit do të shpaloset folklori nga të gjitha trojet etnike shqiptare si dhe diaspora jonë e mrekullueshme, duke dëshmuar kështu se kombi shqiptar di të ruajë kulturën dhe traditën e vetë, e që Festivali është vendi më i përshtatshëm të pasqyrohet kjo, por edhe të kultivohet tek brezat e rinj… .  Nuk ka asnjë komb në botë, të jetë i ndarë në pesë shtete, siç është kombi ynë. Vërtetë historia na ndau, por kurrë me zemër, kurrë ! Qëndruam stoik e të papërkulur, ndaj edhe sot siç e shikoni është koha jonë, koha e shqiptarëve.” Në vazhdim David Juncaj, falënderoj Fondin Humanitar Rapsha, i drejtuar nga  Lindon Lajçaj, me seli në Michigen, anëtarët e së cilit organizuan aksion për grumbullimin e mjeteve financiare të nevojshme. Ai falënderoi po ashtu donatorët vendor, kuvendin e Tuzit si dhe mediat që i kontribuuan në afirmimin e festivalit.  Malësia jonë e dashur i pranon dhe nderon të gjithë bashkëkombësit tanë nga trojet shqiptare. Dua tu siguroj se do jemi përherë me ju aje ku e do vendi dhe kombi. Fondi humanitarë “Rapsha” grumbulloi afër 40 mijë dollar për Festivalin Mbarëkombëtarë Folklorik “Rapsha 2022”. Festivali u ndoq edhe nga përfaqësuesit diplomatik e konsullor nga Shqipëria e Kosova. 

      Gjatë tri netëve të festivalit garuan: SHKA “Rapsha” nga Rapsha,  SHKA “Malësori” nga Prizreni, SHKA “Maja e Karafilit” – Plavë, Ansambli “Gurra e Kurbinit”- Laç , SHKA “Jahi Hasani” nga Qegrani i Gostivarit, Ansambli folklorik “Çipini”  nga Vlora, SHKA “Zëri i Luginës” Bujanoc- Lugina e Preshevës, Ansambli Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga Deçani, AKV “Kastriotët”- Ferizaj, Ansambli “Afërdita “Elbasan “, SHKA “Jehona e Kelmendit” – Kelmend.- SHKA “Koha” – Dinoshë, Ansambli folklorik “Visarët e Krrabës”- Tiranë, SHKA “Qyprillinjtë e Roshnikut”- Berat, Ansambli i folklorit autokton” Bresana”- Dragash.  Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Prishtina”-Prishtinë, Shoqëria Kulturore Artistike “Dedë Gjo Luli”-Traboin, Hot, Ansambli “Rugova” – Rugovë, Pejë, Shoqëria Kulturore Artistike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik, Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës.  Ansambli “Gjergj Kastrioti”-Detroit, Ansambli “Myzeqeja”-Fier.

Secila shoqëri kishte në raportuarin e saj të veçantat e folklorit nga rrethet e saja prej nga vinte, kostumet, këngët dhe vallet. Mbresëlënës ishin veshjet popullore të zonave me koloritin e tyre, një pasuri me vlera kombëtare e ndërkombëtare. Instrumentet dhe instrumentistet duke filluar nga lahuta e gërneta e mrekulluan publikun.   Në natën e fundit juria e gjerë nga ekspert muzikolog e etnolog e përfaqësuar nga kryetarja  Prof. Dr. Afërdita Onuzi, shpalli fituesit: Vendin e parë e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës. Vendin e dytë Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, kurse vendin i tretë iu nda Shoqërisë Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar.  
          Dilaver Kryeziu, paraqiti rezultatet e jurisë për plasmanë individuale : kërcimtari më i mirë- Pëllumb Maraj,- kërcimtarja më e mirë, Rilinda Gjonbalaj-SHKA “Maja e Karafilit”. Vallja më e mirë, i takoi Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori” – Prizren, këngëtari më i mirë, Marash Dushaj, nga SHKA, “Dedë Gjo Luli”. Këngëtarja më e mirë, Mida Aliu, nga Kurbini, rapsodi më i mirë i këtij- Gjokë Kalaj. Grupi polifonik më i mirë- Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, rituali më i mirë- Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar. Instrumentisti më i mirë nga Ansambli “Afërdita” – Elbasan, grupi instrumental më i mirë- Shoqëria Kulturore Artistike “Qyprillinjtë e Roshnikut ”, veshja më origjinale-Shoqërisë Kulturore Artistike “ Maja e Karafilit” – Plavë-Guci, veterani i festivalit-Ansambli Autokton i Folklorit “Bresana”-Dragash, kërcimi i dyshes më të mirë i takojë Ansamblit të këngëve dhe valleve “Deçani” -Deçan, ndërsa Çmimi special i takoi-Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori” – Prizren. Programi u drejtua me shije nga gazetari i njohur Llesh Nikolla dhe grupi i tij. 

Filed Under: Featured

Dear President Clinton

August 19, 2022 by s p

On behalf of the Pan-Albanian Federation of America Vatra, I am pleased to send our best wishes for the joyous occasion.

Your birthday map stretches across the globe thanks to your service from 1993 to 2001 as the 42nd US President and after that with the Clinton Foundation. So, although you were born in Arkansas, you are affectionately considered ‘a son’ by the Albanian people.

As Albanian Americans, we are eternally grateful for your dedicated service to the US and to the pursuit of American values in support of freedom and liberty of the Albanian people of Kosova. Appropriately, the Albanian people worldwide love and admire you as an American president but also as an embodiment of the highest American ideals and democratic principles that continue to inspire our nations.

I am delighted to join your family and friends in extending warmest wishes for many more happy birthdays.

Most respectfully,

Elmi Berisha

May be an image of 2 people and people standing

0

People reached

0

Engagements

–

Distribution score

Boost post

Like

Comment

Share

Filed Under: Featured Tagged With: Bill Clinton, Elmi Berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT