• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA- Dita e pare e shkolles ne Clearwater Florida

October 8, 2017 by dgreca

Shkolla shqipe “Vatra”-Tampa Bay zhvillon ceremonine e hapjeas se vitit te ri shkollor 2017-2018./

3 shkolla1 mesusja me nx1 shkolla Tampa1 foto kryesore

Diten e shtune date 7 Tetor, 2017, Shoqata Vatra-Tampa Bay zhvilloi ceremonine e hapjes se vitit te ri shkollor 2017-2018 te shkolles shqipe “Vatra”.

Ne ceremonine e organizuar me kete rast merte pjese kryetari i shoqates Vatra-Tampa Bay Z. Tasim Ruko si dhe pjesa me e madhe e anetareve te bordit dhe anetareve te tjere te shoqates.  Sigurisht qe pjesa me e madhe e te pranishmeve ne ceremini ishin nxenesit dhe prinderit e tyre. Te binte menjehere ne sy gezimi dhe krenaria e femijeve per te filluar nje vit te ri shkollor, per tu thelluar me tej ne mesimin e gjuhes letrare shqipe, te kultures dhe trashegimise historike te vendit te origjines, Shqiperise se tyre te dashur. Ne ambjentin e shkolles se dekoruar si per feste, mbizoteronin ngjyrat Kuq e Zi. Ne nje vend te dukshem ishin vendosur prane njeri tjetrit Flamuri yne kombetar dhe Flamuri i vendit mikprites SHBA.

Fjalen ne ceremonine e organizuar e mbajti Z. Tasim Ruko, i cili pershendeti ne vecanti prinderit dhe femijet per deshiren e tyre ne mesimin e gjuhes dhe kultures shqipe. Nje falenderim i vecante ju adresua mesueseve te kesaj shkolle zonjave: Yllka Bejo dhe Iba Gjilani qe me perkushtim dhe devotshmeri adhe kete vit ofrojne sherbimin e tyre vullnetar ne drejtim te mesimdhenies dhe veprimtarive te tjera pedagogjike te shkolles. Z. Tasim gjithashtu pati rast te falenderoje sponsoret e shkolles, qe me donacionet financiare bejne te mundur mbulimin e shpenzimeve financiare: Zonjat Iva Nallbani dhe Eva Keta, Zoterinjte Ed Suci dhe Piro Poloska dhe shume te tjere qe vazhdojne te kontribojne financiarisht, por edhe me kontributin e tyre direct ne procesin e edukimit dhe mbarevajtjes se shkolles, ku nje kontribut teper te vecante ka znj. Zamira Rubjeka, e cila me passionin qe e karakterizon, ka qendruar prane dhe eshte kujdesur hap pas hapi cdo dite ne aspekting e organizimit, te ambjenteve, stafit pedagigjik dhe komunikimit me prinderit.

Ne ceremoni foli edhe Mesuesja Yllka Bejo e cila falenderoi te gjithe pjesemaresit duke i siguruar se punen e saj ne edukimin e femijeve ne komunitetin shqiptar do ta vazhdoje me me kembengulje dhe seriozitet, per te realizuar programin dhe objektivat e kesaj shkolle per kete vit shkollor. Nje vend te vecante kete vit do te zere edhe programi special per mesimin  nga femijet te valleve tradicionale shqiptare me pikesynimin e krijimit te grupit folklorik te kengeve dhe valleve shqipe te shkolles “Vatra” ne Tampa Bay. Me pas ne nje ambjent teper te ngrohte dhe festiv, u zhvillua ora e pare e mesimit.

Ne fund femijet kaluan caste te tjera te bukura sebashku, duke shijuar picat speciale te NY Pizza, ofruar nga biznesmeni dhe dashamiresi i shkolles shqipe, Z. Klarenc Novaku. Duke perfituar nga rasti i urojme shkolles shqipe “Vatra” suksese te metejshme ne vitin  e ri shkollor 2017-2018.

Shkruar nga: Piro Poloska dhe Zamira Rubjeka

 

Zamira Rubjeka

Filed Under: Featured Tagged With: Dita e pare e shkolles shqipe, Tampa-Clearwater

KRYETARI I VATRES TAKOI Z. RICHARD CROCK, DREJTOR KOMBETAR I DEA SBF

October 6, 2017 by dgreca

Kryetari i Vatres takoi Drejtorin Kombetar te DEA SBF z. Richard Crock/
1 Dritan Beleri
Kryetari i Federates Panshqiptare Vatra z. Dritan Mishto, i shoqeruar nga anetari i kryesise z. Sokol Bejleri ishin te ftuar me nje darke pune me Drejtorin Kombetar te DEA SBF z. Richard Crock.
1 Dritani Dyshe
Gjate takimit, kryetari i Vatres shprehu mirenjohjen e thelle per sakrificat e medha dhe vetemohuese qe agjentet, mbeshtetesit, oficeret dhe tere korpusi i zbatueshmerise ligjore ben ne luften kur krimit dhe droges, jo vetem ne SHBA por kudo ne bote, deri edhe ne humbjen e jetes me betejat me strukturat kriminale.
Komuniteti shqiptar mbeshtet fuqimisht çdo iniciative dhe hap qe ndermerret per te pasur ambjente sociale pa droge, shkolla te sigurta dhe jete sa me te shendetshme per te rinjte, sa me larg perdorimit te narkotikeve, – u shpreh z. Mishto.
Ne emer te Federates Panshqiptare Vatra dhe me gjere, perfaqesuesit e Vatres premtuan mbeshtetje sa me te madhe per organet ligjzbatuese dhe angazhim serioz per lufte pa kompromis kunder droges, trafikanteve dhe klaneve kriminale.
Nga ana e tij, Drejtori Kombetar Crock falenderoi perzemersisht perfaqesuesit e Vatres dhe shprehu bindjen per mbeshtetjen e sigurte nga komuniteti shqiptar ne SHBA.
Perfaqesuesit e Vatres u ndalen edhe ne situaten shqetesuese ne Shqiperi, sa I perket rritjes se larte te perdorimit dhe tregtimit te narkotikeve.

Filed Under: Featured Tagged With: DREJTOR KOMBETAR I DEA SBF, Kryetari i Vatres, TAKOI Z. RICHARD CROCK

DY DEKADA TË TV KULTURA SHQIPTARE

October 6, 2017 by dgreca

Asllani Portret-66

Nga Asllan Bushati/Ishte prilli i vitit 1998. Problemet ne Kosovë po zjenin . Gjak  shqiptarësh po derdhej nga shtypja, dhuna e reprezaljet e  skadroneve ushtarako-policore  të  Milloshevicit. Diaspora ishte ngritur në këmbë   në SHBA, Europë  e kudo në mbrojtje të Kosovës. Fondacioni “Vendlindja thërret” bënte dy mitingje në dite (si edhe organizma të tjerë të diasporës), për të ndërgjegjësuar komunitetin vecanërisht në tri shtetëshin NY, NJ dhe Kenerika, e  për të mbështetur me të gjitha mënyrat e mjetet,  formacionet e ardhëshme  ushtarake të  Kosovës. Në kuadër të kësaj veprimtarie në disa zyra në Artur Avenue në Bronx dhe  në mjediset e Royall Regency  Hotel  në Yankers të NY,  së bashku me disa kolegë të tjerë, i ishim futur  punës për ngritjen dhe stërvitjen e “Batalionit Atllantiku”. Aty erdhën shumë  reporter televizionesh të cilët donin të filmonin dhe të merrnin intervista, por ne për të mbrojtur punën tonë nga ndonjë keqbërës, nuk pranuam të  publikonim atë  që po bënim (me përjashtim të të autorizuarve të Shtetit Amerikan). Ne si shtaf drejtues , kishim autorizuar( për efekt arkivi)  Zotin Gani Bllaka të bënte foto-portretin e cdo pjesëmarësi të Batalionit Atllantiku dhe të filmonte disa pjesë të ngritjes e stërvitjes së Batalionit, filmime të cilat do ti shërbenin historisë së ardhme së UCK-së.

Por ndërkohë  që po punonim ,erdhi  të na takonte  edhe Zoti Adem Belliu , cili kishte filluar që  në 1997, një program televiziv një orësh në gjuhën shqipe i  njohur me emrin” TV Kultura Shqiptare” . Ishte hera e parë që e takoja  dhe  përnjëherësh më krijoi përshtypjen e intelektualit e  atdhetarit të formuar me idetë  dhe prakticitetin  e kohës, e larg  slloganeve e steriotipeve të  së shkuarës.  Pasi shkëmbyem disa mendime  me  Zotin Adem, ramë dakort se do të ishte një gjë e mirë për të ardhmen që edhe  TV-ja Kultura Shqiptare ta  filmonte këtë veprimtari. Ashtu u bë, dhe që nga ajo kohë e deri më sot  po bëhen dy dekada që shohim, ndiejmë e shijojmë gjithë  programet e TV Kultura Shqiptare së bashku me familjarët, miqt, shokët, vatranët dhe gjithë bashkatdhetarët në SHBA. Ai tashmë midis nesh është një “familjar” shtesë cdo ditë e cdo  natë.

Programi i ketij TV, nisi si një program kulturor një orësh në javë, por  në këto njëzet vite, ai  ka pësuar një evolucion të vërtetë zhvillimi. Ai ka ardhur duke u shtuar në orë transmetimi, është pasuruar në përmbajtje, është përsosur figura, dritëhijet, portreti, këndi i shikimit, titrat, zëri, transmetimi etj. Eshtë bërë jo vetëm kulturor por dhe informues, është bërë jo vetëm hulumtues   por edhe arenë debate për problemet shqetësuese të komunitetit madje dhe të Kombit.Eshtë  bërë  promovues i sukseseve  në biznes,por edhe shumë argëtues për të  gjitha moshat e njerëzve të  komunitetit shqiptar. Ëshë bërë mjet i pa zëvëndësueshëm për fëmijët e komunitetit që ata ta mësojnë e mbajnë gjallë gjuhën e bukur shqipe. Por, mbi të gjitha  arkivi i TV Kultura Shqiptare  në këto njëzet vite,  i  hedhur në shirita e CD, është një enciklopedi e gjallë e jetës dhe e veprimtarisë së komunitetit shqiptar në SHBA.

Me këtë rast , specifikisht do të theksoja se të gjitha aktivitetet kryesore të Vatrës në këto njëzet vite si : Kuvendet e Vatrës, formimi i disa degëve të reja, festimet e Ditës Pavarsisë së Shqipërisë e Kosovës,përvjetore për Nolin, Konicën, Arshi Pipën, Mithat Frashrin,Abas Kupin, Mark Krasniqin, Musine Kokalarin, promovime librash etj, janë filmuar e transmetuar nga TV Kultura Shqiptare. Kjo  ka qenë për ne vatranët ( e vecanërisht drejtuesit), një ndihmesë  shumë e madhe në përcielljen para vatranëve e gjithë komunitetit  të problemeve, shqetësimeve dhe ideve  të Vatrës për të ardhmen. Nuk ka patur aktivitet madhor të Vatrës që drejtuesit e saj të mos jenë  ftuar para mikrofonit të TV Kultura Shqiptare e  intervistuar, duke përciellë kështu nëpërmjet këtij ekrani, jo vetëm frymën e vendimeve të marra, por edhe ndiesitë shpirtërore e qytetare të të zgjedhurve në organet drejtuese. Dhe sic është vepruar me Vatrën, është vepruar edhe me të gjitha shoqatat, organizmat dhe institucionet e tjera të komunitetit. Kam bindjen se  Shoqatat: Liga Civile shqiptaro-amerikane, “Motrat Qirjazi”, ”Kosova”,  “Cameria”, “Dibra”,” Malsia”etj ,do të kishin vënë  në dukje më specifikisht shumë detaje të punës së mbrekullueshme e të  pa lodhur të këtij televizioni.

Tematika rreth ceshtjeve e shqetësimeve  të mëdha kombëtare ka qenë jo vetëm  e pranishme në TV Kultura Shqiptare , por ka qenë boshti dhe  strumullari i pjesës më thelbësore të emisioneve të transmetuara. Forcimi i demokracisë dhe i shtetit ligjor në Shqipëri e Kosovë, zgjedhjet e lira, punësimi, rritja e mirëqenies, frenimi i emigrimit, zhvillimi i arsimit,kulturës, shëndetsisë , e lufta kundër kriminalitetit, janë trajtuar me përparësi nga vetë TV Kultura Shqiptare  (Zoti Adem Belliu) e gazetarët Dalip Greca, Marjana  Zeneli  Bulku etj  dhe personalitetet e komunitetit. Po ashtu me shume vemendje janë trajtuar edhe  problemet e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Maqedoni, në Camëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës etj.

Reportazhet e TV Kultura Shqiptare kanë patur  si dimension hapsinor nga NY në Kaliforni e nga Alaska në Florida. Madje kohët e fundit edhe nga gjithë trojet etnike shqiptare. Por mbledhja e informacionit në këto distance, përpunimi i të dhënave,  përgatija dhe transmetimi, kanë qenë e janë një punë voluminoze dhe shumë e lodhëshme për Zotin Adem Belliu, bashkshorten e tij Mimoza, vajzën Vera, e djalin  Gertold. Për të cilët komunitetit në këtë njëzet vjetor,  shpreh ndjenjat e konsideratës me të lartë. Kudo e kurdoherë është përdorur një fjalor i zgjedhur, gjuhë e kulturuar, larmëni shprehjesh e frazash të dialekteve te ndryshme, por pa cënuar aspak versionin zyrtar të  gjuhes  njesuar . E tashme ky TV pothuaj i ka kaluar brezit te dyte, sepse Vera Belliu pothuaj drejton nentedhjete perqind te emisioneve.

Shumë politikanë, njerëz të artit e kulturës, nxënës e student nga Shqipëria , Kosova, diaspora  dhe trevat etnike, kanë patur rastin të ftohen e ta  përdorin mikrofonin e TV Kultura Shqiptare, që  ndiesitë dhe shqetësinet e tyre t’ja përciellin komunitetit shqiptaro-amerikan e më gjërë. Kjo e ka bërë këtë TV një mik më të mirë e më të besueshëm,  të të gjithë shqiptarëve pa dallim krahine, krahu politik, feje  a dallimi tjetër.

Dhe së fundi, është e pa mundur që në një copëz shkrimi në përvjetorin e njëzetë të jetës së TV Kultura Shqiptare, të rroket e të vihet në dukje gjithë ajo punë kolosale që është bërë, e cila po të hidhej në letër do të ishte mijra faqesh. Pa ashtu, është dashur që organizma përfaqësues të komunitetit, në këtë përvjetor ti propozinin Presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës, dekorimin e këtij televizioni si institucion dhe të Drejtorit të tij  Zotit Adem Belliu me medalje e urdhera të nivelit të merituar. TV Kultura Shqiptare është mjet i fuqishëm i komunikimit dhe edukimit e si i tillë ka nevoje edhe per përkrahjen jo vetëm morale por edhe financiare  të biznesmenëve e organizmave të tjerë të komunitetit. Dhe më e vogla gjë që mund të bëjmë është që më  29 Tetor të marrim pjesë në mbrëmjen gala të njëzet vjetorit të tij.

Filed Under: Featured Tagged With: asllan Bushati, DY DEKADA TË, Tv Kultura Shqiptare

Pesë ish-presidentë në koncertin për ndihmë të viktimave të uraganit

October 5, 2017 by dgreca

ne Foto:Ish-presidentët amerikanë Barack Obama (i pari majtas), George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush (në karrocë) dhe Jimmy Carter/1 pese presidentet

Të gjithë ish-pesë presidentët amerikanë, që janë gjallë, parashihet të marrin pjesë në një koncert në një universitet në Teksas, për t’i ndihmuar viktimat e uraganit. Koncerti do të mbahet më 21 të këtij muaji.

Në kumtesën e mbrëmshme, theksohet se Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Jimmy Carter, do të paraqiten së bashku në koncertin në Universitetin A&M në Teksas.

Me këtë koncert do të tubohen fonde për viktimat e stuhive natyrore, që e kanë goditur pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara dhe rajonin e Karaibeve.Kjo shpallje u bë nga Libraria e Fondacionit Presidencial, George H.W. Bush, ku, po ashtu, theksohet se “të gjitha shitjet e biletave dhe të ardhurat e tjera” do të përdoren për ripërtritjet nga shkatërrimet e shkaktuara nga stuhitë në Teksas, Floridë dhe në Karaibe, përfshirë territorin amerikan, Porto-Riko.Në Teksas jeton familja Bush, nga e cila George H.W. dhe djali i tij, ishin presidentë të Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Featured Tagged With: ne concertino, Pese présidente, viktimat e Harrikenit

PERKUJTOHET MITHAT FRASHERI NE LEXINTON HOTEL,NY

October 4, 2017 by dgreca

Mithat Frasheri

Mithat Bej Frashëri kishte lidhje të forta me Vatrën. Së pari ai ishte një ndër delegatët e Vatrës në Europë, që prej vitit 1917-20, së dyti, ai ishte i dërguari i Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës për të siguruar suksesin e Huasë Kombëtare të vitit 1921, ku vatranët mblodhën 197 mijë dollarë për të ndihur Shqipërinë.

2 Mithat Frasheri2

DEGA E FEDERATES”VATRA” NE QUEENS KUJTOI MITHAT FRASHERIN NE LEXINGTON HOTEL/

Dr. MurtezaniDega e Queensit të Federatës Panshqiptare të Amerikëse”VATRA”me Kryetar Dr. Skënder Murtezani,me rastin e 3 tetorit-ditëvdekjes të Apostullit të Shqiptarizmit, Mithat Bej Frashërin. Intelektuali i shquar, ajka e nacionalizmit, u shua në rrethana enigmatike me 3 tetor 1949 në Nju Jork, ndërkohë që udhëhiqte Komitetin Shqipëria e Lirë-Qeverinë në mërgim të shqiptarëve. Ashtu si për çdo  3 tetor, për të pestin vit radhazi që nga themelimi, dega e Queensit, e vijoi edhe këtë vit nderimin e figures së ndritur. Në këtë përkujtim mori pjesë edhe sekretarja e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” Nazo Veliu. Këtij takimi përkujtimor iu bashkua edhe Akri Çipa.

1 Lexington

Në statusin e tij facebook-ut dr. Skënder Murtezani shkroi:”kujtuam Mithat Frasherin Gjeniun Patriotin dhe nje nga nje grusht diplomatrsh ne politiken Shqiptare qe donin kombin me shum se veten. E kujtuam si cdo vit per here te peste ne Hotelin Lexington ne Manhatten ku u gjet i pa jete Mithat Frasheri simbol i bashkimit.”

Mithat Bej Frashëri kishte lidhje të forta me Vatrën. Së pari ai ishte një ndër delegatët e Vatrës në Europë, që prej vitit 1917-20, së dyti, ai ishte i dërguari i Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës për të siguruar suksesin e Huasë Kombëtare të vitit 1921, ku vatranët mblodhën 197 mijë dollarë për të ndihur Shqipërinë.

Mit’hat bej Frashëri lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ai ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e frashërllinjëve të Përmetit. Mithati e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Nisi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunoi ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese “Mbrothësia”.

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.

Në moshën 32-vjeçare u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërise e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës. Më 20 janar 1914, në një letër që i dërgoi gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, së bashku me G. Cilka e Taq Buda, shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zj. Edith Durham si kujtim për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj”. Këtë nismë të Mit’hat Frashërit, për blerjen e kalemit të artë, kjo gazetë e pati botuar më herët, në dy letra, përkatësisht më 7 dhe 10 janar. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit’hat Frashëri u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jetoi në disa shtete të Ballkanit. Botoi në Sofje librin “Shënime mbi një udhëtim në Zvicër” më 1915. Në vitin 1916 u vendos në Bukuresht ku u arrestua nga policia dhe u internua në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, u lejua të largohet dhe vendoset në Luzern, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan“. Në vitin 1920 ai u vendos në SHBAKurse u kthye në Shqipëri në vitin 1922.

Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.

Në vitin 1927, filloi të botojë sërisht në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit atje. Në Tiranë themeloi librarinë “Lumo Skëndo”. Ne 4 prill 1929 Mit’hat Frasheri në testamentin e tij thotë:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, i afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t’u vendosë në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit’hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit “Valuable”.Gjatë një udhëtimi për në New York ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.

Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizata, grupe e personalitete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet, kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union, Dr. Bistrev ish-deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, Zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Ferncliff”.Kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” mbas vdekjes së Mit’hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.

Veprimtaria letrare

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, novelat “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919).

Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).

Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid’hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006.

 

VEPRA

 

  • Bej mire pa hidhe ne det, (1902)
  • Dhe tregonje, (1902)
  • shkurtabiqi i verdhë, (1914)
  • Hi dhe shpuzë, (1915)
  • Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
  • Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
  • Rilindja e Shqipërisë, (1918)
  • Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)

Filed Under: Featured Tagged With: dega e Vatres Queens, Dr. Skender Murtezani, Kujtohet Mithat Frasheri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 477
  • 478
  • 479
  • 480
  • 481
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT