Shkolla shqipe “Vatra”-Tampa Bay zhvillon ceremonine e hapjeas se vitit te ri shkollor 2017-2018./
Diten e shtune date 7 Tetor, 2017, Shoqata Vatra-Tampa Bay zhvilloi ceremonine e hapjes se vitit te ri shkollor 2017-2018 te shkolles shqipe “Vatra”.
Ne ceremonine e organizuar me kete rast merte pjese kryetari i shoqates Vatra-Tampa Bay Z. Tasim Ruko si dhe pjesa me e madhe e anetareve te bordit dhe anetareve te tjere te shoqates. Sigurisht qe pjesa me e madhe e te pranishmeve ne ceremini ishin nxenesit dhe prinderit e tyre. Te binte menjehere ne sy gezimi dhe krenaria e femijeve per te filluar nje vit te ri shkollor, per tu thelluar me tej ne mesimin e gjuhes letrare shqipe, te kultures dhe trashegimise historike te vendit te origjines, Shqiperise se tyre te dashur. Ne ambjentin e shkolles se dekoruar si per feste, mbizoteronin ngjyrat Kuq e Zi. Ne nje vend te dukshem ishin vendosur prane njeri tjetrit Flamuri yne kombetar dhe Flamuri i vendit mikprites SHBA.
Fjalen ne ceremonine e organizuar e mbajti Z. Tasim Ruko, i cili pershendeti ne vecanti prinderit dhe femijet per deshiren e tyre ne mesimin e gjuhes dhe kultures shqipe. Nje falenderim i vecante ju adresua mesueseve te kesaj shkolle zonjave: Yllka Bejo dhe Iba Gjilani qe me perkushtim dhe devotshmeri adhe kete vit ofrojne sherbimin e tyre vullnetar ne drejtim te mesimdhenies dhe veprimtarive te tjera pedagogjike te shkolles. Z. Tasim gjithashtu pati rast te falenderoje sponsoret e shkolles, qe me donacionet financiare bejne te mundur mbulimin e shpenzimeve financiare: Zonjat Iva Nallbani dhe Eva Keta, Zoterinjte Ed Suci dhe Piro Poloska dhe shume te tjere qe vazhdojne te kontribojne financiarisht, por edhe me kontributin e tyre direct ne procesin e edukimit dhe mbarevajtjes se shkolles, ku nje kontribut teper te vecante ka znj. Zamira Rubjeka, e cila me passionin qe e karakterizon, ka qendruar prane dhe eshte kujdesur hap pas hapi cdo dite ne aspekting e organizimit, te ambjenteve, stafit pedagigjik dhe komunikimit me prinderit.
Ne ceremoni foli edhe Mesuesja Yllka Bejo e cila falenderoi te gjithe pjesemaresit duke i siguruar se punen e saj ne edukimin e femijeve ne komunitetin shqiptar do ta vazhdoje me me kembengulje dhe seriozitet, per te realizuar programin dhe objektivat e kesaj shkolle per kete vit shkollor. Nje vend te vecante kete vit do te zere edhe programi special per mesimin nga femijet te valleve tradicionale shqiptare me pikesynimin e krijimit te grupit folklorik te kengeve dhe valleve shqipe te shkolles “Vatra” ne Tampa Bay. Me pas ne nje ambjent teper te ngrohte dhe festiv, u zhvillua ora e pare e mesimit.
Ne fund femijet kaluan caste te tjera te bukura sebashku, duke shijuar picat speciale te NY Pizza, ofruar nga biznesmeni dhe dashamiresi i shkolles shqipe, Z. Klarenc Novaku. Duke perfituar nga rasti i urojme shkolles shqipe “Vatra” suksese te metejshme ne vitin e ri shkollor 2017-2018.
Shkruar nga: Piro Poloska dhe Zamira Rubjeka
Zamira Rubjeka



