
Më 19 nëntor, pata nderin të marr pjesë në festimin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, organizuar nga NYPD Illyrian Society në One Police Plaza.
Një mbrëmje e veçantë, plot krenari dhe emocione, në praninë e Zëvendëskomisioneres së Parë të NYPD-së, Tania I. Kinsella, Presidentit të NYPD Illyrian Society, Detektivit Mikeljan Agolli, Ambasadorit të Shqipërisë, Ervin Bushati, dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan.
U ndjeva thellësisht e nderuar të marr Çmimin për Shërbim ndaj Komunitetit, së bashku me Dr. Bari Cekën, në vlerësim të kontributit tonë ndaj komunitetit.
Urime edhe për oficerët Suzana Vuktilaj, Ilir Shanaj dhe Eqrem Gryka, të nderuar për shërbimin e tyre.
Për mua, ky çmim përfaqëson gati dy dekada përkushtimi në mbrojtje të grave, viktimave të dhunës në familje.
Ua dedikoj këtë vlerësim grave që më kanë besuar historitë, dhimbjet dhe shpresat e tyre. Atyre që më kanë lejuar t’u qëndroj pranë, t’u mbaj dorën dhe të ngre zërin për to kur zëri i tyre nuk dëgjohej.
Mirënjohje nga zemra për NYPD Illyrian Society për këtë nderim dhe për përkushtimin ndaj komunitetit tonë.
![]()
Të shohësh flamurin shqiptar krah atij amerikan, në zemër të NYPD-së, është një krenari e papërshkrueshme!