
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli i shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e thellë humanistit e atdhetarit Rrustem Gecaj, model i shkëlqyer i patriotit e veprimtarit shqiptar, i përkushtuar për kombin, flamurin e atdheun, për mbështetjen dhe dhurimin për festën kombëtare të organizuar nga Vatra.
Fisniku Rrustem Gecaj “Nderi i Kombit” dhuroi 5 mijë dollarë për festën e flamurit kombëtar që zhvillohet në New York më 27 nëntor 2026. Z. Gecaj, atdhetari, veprimtari e aktivisti i çështjes kombëtare mbi 5 dekada ka qenë dhe vazhdon të jetë në çdo kohë një mbështetje e jashtëzakonshme për Federatën Vatra, gazetën Dielli, historinë, gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare të shqiptarëve në Amerikë, Kosovë e Shqipëri.
Rrustem Gecaj, mirënjohje dhe faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Vatrës, Diellit e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.