
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për Cubi Realty e mbarë familjen Cubi. Patriotët Marjan Gjergj Cubi dhe Ilir Marjan Cubi vazhdojnë kontributin me dekada në Federatën Vatra e gazetën Dielli. Trashëgimia e tyre patriotike, vatrane e atdhetare ka frymëzuar breza në komunitetin shqiptar në Amerikë.
Kjo mbështetje dhe përkushtimi i tyre i vazhdueshëm janë garanci e vazhdimësi e traditës së Vatrës, historisë dhe vlerave shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cubi Realty mirënjohje dhe faleminderit për mbështetjen ndaj Vatrës e komunitetit shqiptar e çështjes shqiptare në SHBA.