-Kosova fiton ballë Estonisë, kalon në kualifikimet për Botërorin e Basketbollit “Kina 2019”/
PRISHTINË, 20 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019” në mesin e 32 kombëtareve, pasi të shtunën në mbrëmje në Prishtinë në një atmosferë impresionuese e ka mposhtur Estoninë në një “ndeshje triler” me rezultat 75:69.
Tani Përfaqësuesja e Kosovës duhet të pres shortin e së mërkurës së ardhshme që do të mbahet në Munih, Gjermani, për të mësuar grupin dhe emrat e kundërshtarëve të ardhshëm.
“Ndërsa, sa i përket ndeshjes së mbrëmshme ajo ishte storie në vete. Djelmoshat tanë luftuan deri në atomin e fundit dhe kështu bënë që në fund fitorja të mbetet në Kosovë dhe të shkruajnë historinë në basketbollin kosovar”, thekson Federata e Basketbollit e Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës në pjesën e parë ishte në disavantazh me rezultat 38:35, por me lojën e 20 minutave të fundit doli fituese me 6 pikë diferencë. Nga 75 pikët për Kosovën 28 I shënoi kapiteni Dardan Berisha.
“Ndeshja ishte e baraspeshuar prej fillimit deri në fund, derisa Estonia udhëhoqi në pjesën e parë, në çerekun e tretë Kosova së pari doli në avantazh dhe më pas herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, derisa krejt në fund trileri i takoi Përfaqësueses sonë”, thekson njoftimi në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit e Kosovës.“Kosova shkruan historinë, arrin në kualifikimet e Botërorit” dhe “Historike, Kosova arrin në kualifikimet e Botërorit”, janë dy nga titujt e medias kosovare në raportimet për “spektakëlin në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë”.Media thekson se, me fitoren e mbrëmshme, me “një performancë të jashtëzakonshme ndaj Estonisë së fortë, që tashmë ka siguruar plasmanin” Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin C me dy fitore.
UROJNË PRESIDENTI THAÇI E KRYEMINISTRI MUSTAFA
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë uruar përfaqësuesen e Kosovës në basketboll për plasmanin në kualifikimet për Botërorin “Kina 2019”.
“Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin ‘Kina 2019’ në basketboll. Urime lojtarëve dhe stafit të përfaqësueses për këtë sukses historik”, shkruan Thaçi.
“Fitore fantastike e basketbollistëve të Kosovës përballë Estonisë së fortë. Kalimi i fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2019, dëshmon potencialin e madh të basketbollit tonë. Pas Xhudos dhe sporteve tjera, Basketbolli po e ngrit emrin e Kosovës në majat e sportit botëror. Urime!”, shkruan Mustafa në ‘facebook’.

Since Sunday, August 13, 2017, a statue of Saint Tereza is added permanently to the Catholic Church Our Lady of Mount Carmel in Belmont, Bronx, New York. The placement of the statue, which is part of the renovation of the hundred year old church, was followed with an inaugurating ceremony. Among many guests present during the ceremony was the Pope’s Ambassador (Nuncio) in Albania, Archbishop, Charl














