• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe Partneriteti me SHBA

August 19, 2017 by dgreca

1 delawer e KorpusiSHBA në Kosovë edhe me vullnetarët e Korpusit të Paqes/Grupi-Katert-Korpus-Paqe-SHBA-Kosove-17-Gusht-2017-1
Korpusi ipaqes-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie: Vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet ndërmjet dy vendeve tona…Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës. Partneriteti ndërmjet dy vendeve tona është i thellë dhe shumëdimensional dhe ne punojmë me mund çdo ditë për t’i çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta për demokraci, siguri dhe begati/
Grupi-Pare-Korpus-Paqe-SHBA-Kosove-8-qershor- 2014-1PRISHTINË, 19 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë kanë nis misionin edhe 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit më të ri – të katërt, të cilët do shërbejnë për dy vite si mësues të gjuhës angleze në shkollat kosovare,  pasi edhe iu ndanë certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit gjatë  tre muajve në Kosovë.Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët mbërritën në Kosovë në 8 qershor 2014, ndërsa betimin solemn e dhanë në 20 gusht, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.

Para se të shkonin në pikat e tyre të shërbimit vullnetarët u aftësuan për tre muaj në mënyrë gjithëpërfshirëse për aspektet ndërkulturore, gjuhësore, dhe teknike.

1 grupi i dyte

Korpusi i Paqës filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes së atëherëshme Atifete Jahjaga, e cila në 9 shtator të vitit 2013 me ambasadoren në atë kohë të SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, nënshkruan marrëveshjen ndërshtetërore për hapjen e programit të Korpusit të Paqes në Kosovë.

“Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet shteti i 140 nikoqir i Korpusit të Paqes, organizatë kjo e vullnetarëve amerikanë e themeluar nga Presidenti Kenedi, që me dekada kanë ndërtuar ura të miqësisë mes popujve përreth botës”, theksoi Presidentja në ceremoninë ku ishte edhe drejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes,  Helen Lowman.

09_09_2013_Marreveshja

Vullnetarët e Korpusit të Paqes, të grupit të katërt, janë betuar solemnisht këtë javë, në 16 gusht, në një ceremoni në Hajvali afër Prishtinës të udhëhequr nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili më këtë rast theksoi se, “vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet ndërmjet dy vendeve tona” dhe se, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës”.

***

Fjala e Ambasadorit të SHBA në Prishtinë Greg Delawie gjatë ceremonisë së betimit të grupit të katërt të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, 17 gusht 2017

Mirëmëngjesi të gjithëve. Ministër Bajrami, Ministër Kamberi, mysafirë të nderuar, vullnetarë të Korpusit të Paqes, jam shumë i lumtur që jam këtu me ju sot.

Kam ardhur këtu para rreth dy viteve dhe njëra ndër gjërat e para që i kam bërë ka qenë të vija në po këtë restoran në ceremoninë e betimit të grupit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes që kishin arritur këtu para dy viteve dhe që u larguan nga vendi para disa javëve. Erdha këtu sërish para një viti dhe jam këtu prapë sot sepse besoj në Korpusin e Paqes, besoj në juve dhe besoj në këtë partneritetin e mrekullueshëm që e kanë dy vendet tona e që simbolizohet dhe konkretizohet çdo ditë përmes vullnetarëve të Korpusit të Paqes anembanë këtij vendi duke ua mësuar gjuhën angleze qytetarëve të Kosovës nga komunitetet e ndryshme.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet ndërmjet dy vendeve tona për promovimin e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës dhe për ta ndërtuar një themel të fortë të mirëkuptimit ndërmjet popullit të dy vendeve tona.

Ju i përfaqësoni amerikanët nga komunitetet anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ju, po ashtu, do të ndërtoni miqësi me popullin e Kosovës nga komunitetet e ndryshme nga i tërë vendi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës. Partneriteti ndërmjet dy vendeve tona është i thellë dhe shumëdimensional dhe ne punojmë me mund çdo ditë për t’i çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta për demokraci, siguri dhe begati.

Nuk ka manifestim më të prekshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shtrijnë dorën e miqësisë se sa prania dhe përkushtimi i vullnetarëve të Korpusit të Paqes, si ju. Puna juaj këtu dhe fryma me të cilën e kryeni atë punë do të ndryshojnë jetë këtu dhe do t’i ekspozojnë drejtpërdrejt vlerat amerikane para qytetarëve kosovarë.

Programi i Korpusit të Paqes paraqet një simbol të qëndrueshëm dhe të dukshëm të kontributit të Amerikës për përpjekjeve për paqe në botë. Këto qëllime përkufizohen në misionin e Korpusit të Paqes qysh prej fillimit të këtij programi gjatë presidencës së John Kennedy-t në vitin 1961:

  • T’ju ndihmojë vendeve të interesuara për t’i përmbushur nevojat e tyre për fuqi punëtore të trajnuar;
  • Të ndihmojë në promovimin e njohjes më të mirë të popullit amerikan nga populli vendës;
  • Të ndihmojë që populli amerikan t’i njohë më mirë të tjerët.

Korpusi i Paqes ka të bëjë shumë me njerëz që shkëmbejnë ide dhe që punojnë bashkërisht, që mësojnë për njëri-tjetrin, që ia bartin njëri-tjetrit shkathtësitë dhe njohuritë, që shkëmbejnë përvoja dhe që nxisin mirëkuptimin dhe vullnetin e mirë. Të arriturat e mëhershme të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë përfshijnë:

  • Organizimi i garës së përvitshme ndërkombëtare Shkruaj! për nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga i tërë vendi. Në garë janë paraqitur më shumë se 10.000 pjesëmarrës nga e tërë bota; tre nxënës kosovarë kanë fituar çmime në nivel ndërkombëtar!
  • Organizimi i mësimit të gjuhës angleze për të rritur në komunitetet e tyre që kanë pasur cak grupe të ndryshme, duke përfshirë gra dhe anëtarë të organizatave lokale me qëllim për t’iu ndihmuar që ta përvetësojnë gjuhën angleze në nivelin fillestar ose të avancuar.
  • Organizimi i organizatës së parë model të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ekipi ka marrë pjesë në garën nënrajonale në Maqedoni dhe dy anëtarë të ekipit janë vlerësuar si delegatë të jashtëzakonshëm.

Këto janë vetëm disa pika të punës së rëndësishme që vullnetarët e Korpusit të Paqes e bëjnë çdo ditë. Jam i bindur se do t’i përmbushni synimet tuaja gjatë shërbimit në Korpusin e Paqes. E keni mundësinë që gjatë dy viteve të ardhshme t’ia përmirësoni dikujt jetën, të jepni dhe të fitoni këndvështrime të reja, si dhe t’ua ndryshoni jetën nxënësve tuaj, duke mbjellur farën që do të rritet edhe shumë kohë pasi që shërbimi juaj në Korpusin e Paqes të ketë përfunduar. Mendoj se edhe jeta juaj do të ndryshojë, siç edhe dëgjuam. Në ekipin tim në ambasadë janë disa ish-vullnetarë të Korpusit të Paqes. I lus ata që janë këtu ta ngrejnë dorën lart që t’i shihni kush janë.

Dëshiroj po ashtu t’ju shpreh mirënjohje të posaçme familjeve që kanë qenë nikoqirë të pjesëmarrësve në trajnim të Korpusit të Paqes. Kjo është pjesë thelbësore e programit dhe jep mundësi të njëmendta për të vënë lidhje të ngushta ndërmjet popullit të të dy vendeve tona.

Kam mësuar shumë gjatë këtyre dy viteve në Kosovë dhe edhe ju do të mësoni shumë gjatë dy viteve që do t’i kaloni në Kosovë. Ju dëshiroj gjithë të mirat dhe ju uroj sukses në shërbimin tuaj si vullnetarë. Si dhe ju shpreh mirënjohjen e përzemërt për përkushtimin tuaj për mirëkuptimin ndërkombëtar dhe për thurjen e lidhjeve edhe më të ngushta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

***

Ambassador Delawie’s Remarks at the Swearing-In of the Fourth Group of Peace Corps Volunteers in Kosovo, August 17, 2017

Good morning everybody. Minister Bajrami, Minister Kamberi, honored guests, and Peace Corps Volunteers, it is a real pleasure to be with you today.

I got here just about two years ago and one of the first things I did was to come to this very restaurant to swear in the Peace Corps cohort that got here two years ago and left just over the last couple of weeks. I was back a year ago, and I’m back today. This is because I believe in the Peace Corps, I believe in you, and I believe in the terrific partnership that our two countries have that is symbolized and made concrete everyday by Peace Corps Volunteers throughout this country teaching English to the citizens of Kosovo from a variety of ethnic communities.

Peace Corps Volunteers represent a partnership between our two countries to promote the development and prosperity of Kosovo and to build a strong foundation of understanding between the people of our two nations.

You represent Americans from communities across the United States.  And you will build friendships with the people of Kosovo from communities across this country.

The United States is one of Kosovo’s best friends and supporters.  The partnership between our countries is deep and multi-dimensional, and we work hard every day to advance our common goals of democracy, security, and prosperity.

There is no more tangible manifestation that the United States is extending the hand of friendship than the presence and dedication of Peace Corps Volunteers such as yourselves.  Your work here and the spirit with which you carry it out will change lives and will give Kosovo citizens direct exposure to American values.

The Peace Corps represents a viable and visible symbol of America’s contribution to world peace efforts.  Three goals have defined the Peace Corps mission since the program began during the Presidency of John Kennedy in 1961:

  • To help the people of interested countries to meet their needs for trained men and women.
  • To help promote a better understanding of the American people on the part of the people served.
  • To promote a better understanding of other people on the part of the American people.

Peace Corps is very much about people exchanging ideas and working together, learning about each other, transferring skills and knowledge, sharing experiences, and fostering understanding and goodwill.  Previous Peace Corps volunteers’ accomplishments in Kosovo include:

  • Organizing the annual International Write on! competition for students in primary and secondary schools across the country.  There were over 10,000 world-wide entries, and three Kosovo students won prizes at the international level!
  • Organizing Adult English classes in their communities to various target groups including women and members of local organizations with the aim of helping them learn basic or advanced English.
  • Organizing the first Model United Nations in Kosovo.  The team took part in the sub-regional competition in Macedonia and two of the team members were recognized as outstanding delegates.

These are just a few highlights of the important work Peace Corps volunteers do every day.  I am confident that you will meet your own goals for your Peace Corps Service.  You have the opportunity in the next two years to change someone’s life for the better, to give and receive new perspectives, and to make a difference in the lives of your students, planting seeds that will grow long after your Peace Corps volunteer service is over. I think your lives will change as well as we have heard. On my team at the Embassy, we’ve got a number of returned Peace Corps Volunteers and those here, I’d like you to raise your hands so others know who you are.

I would also like to express special appreciation for the families who have been hosting Peace Corps Trainees in their homes.  This is an essential component of the program and provides unique opportunities to build close ties between the people of our two countries.

I’ve learned a lot in my two years in Kosovo, and you will learn a lot in your two years in Kosovo. My best wishes to each of you for a successful Volunteer service.  And my heartfelt appreciation for your dedication to international understanding and to the weaving of closer ties between the United States and the Republic of Kosovo.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, me SHBA, Partneriteti, Vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe

Sulmi në Mançester: Policia nuk ndan informacione me SHBA-në

May 25, 2017 by dgreca

1 MancesterPolicia që po heton sulmin me bombë në Mançester ka ndaluar ndarjen e informacioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi disa prej tyre kanë rrjedhur në mediat amerikane, raporton BBC.

Zyrtarët britanikë kanë reaguar me zemërim pasi fotografitë nga pasojat e sulmit janë shfaqur në gazetën New York Times.Po ashtu emri i sulmuesit, Salman Abedi, ka rrjedhur në mediat amerikane vetëm pak orë pas sulmit, i cili ka lënë 22 persona të vrarë dhe 64 të plagosur.

Kryeministrja britanike, Theresa May, do t’i ngrejë këto shqetësime me presidentin amerikan, Donald Trump, në takimin e sotëm në Bruksel.Policia e Mançesterit tha se shpreson të rifillojë marrëdhëniet normale të inteligjencës së shpejti, porse aktualisht është “e zemëruar”.Policia, e cila po udhëheq hetimet në terren, ia kalon infirmacionet Forcës Kombëtare Anti-Terrorizëm, e cila më pas i ndan me qeverinë dhe, në bazë të një marrëveshjeje për shkëmbim të informacionit, me SHBA-në, Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re.Tetë persona janë aktualisht në paraburgim, nën dyshimet se kanë lidhje me sulmin në Mançester.

Filed Under: Komente Tagged With: Jo bashkepunim, Manchester, me SHBA, Police

MEMORIE: Rugova: Kosova, në miqësi të përhershme me SHBA

January 21, 2017 by dgreca

-Në Kosovë, akademi përkujtimore dhe homazhe për Presidentin Historik Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e shuarjes/

1 ok Rugova

-Presidenti historik Rugova në intervistat ekskluzive që kam zhvilluar theksonte përcaktimin e gjithmonshëm e prej shumë vitesh për Kosovën e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA. “Unë insistoj, edhe nstitucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë, edhe më e drejtë, edhe më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Presidenti historik Rugova/

-LAJM I VITIT 2006: PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË/

3 Behluli Rugova

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 21 Janar 2017/ Me një akademi në Prishtinë dhe me homazhe, në Kosovë u përkujtua sot në 11 vjetorin e shuarjes Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte  idenë për shtet që para afër tre dekadave dhe që në fillimet e negociatave për staustin ishte shumë i prerë: “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”.Në akademinë e organizuar nga LDK, e cila po zhvillohet nga mesdita, u theksua se, si themelues i shtetit të Kosovës dhe arkitekt i pavarësisë, Presidenti historik  Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e gjithë popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.

1 Rugova Klinton

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova. Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar para 23 viteve, referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të 26 deri 30 shtatorit 1991, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990,  Rugova e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Edhë në intervista të tjera që kam zhvilluar nëpër vite, në dhjetor 2002, presidenti Rugova theksonte përcaktimin e gjithmonshëm e prej shumë vitesh për Kosovën e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA.

Ndërsa, i pyetur për paralajmërimet se në vitin 2003 do të fillonin negociatat për statusin, për pavarësinë e Kosovës, që do të njihet edhe ndërkombëtarisht, Presidenti Rugova në intervistë përgjigjej:

“Ka spekulime të ndryshme se do të fillojnë negociatat, pikëpamje të ndryshme. Këto i shoh si pozitive. Të gjithë po e shohin se kjo është një domosdoshmëri që duhet të bëhet. Por, unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastajerdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi. Pra, është një epokë e re tani në rajonin tonë, të Evropës Juglindore, ndoshta edhe për shumë perspektiva në Evropë, në plan ndërkombëtar.Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë, dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për zhvillim të përgjithshëm, ndërsa populli i Kosovës dhe rajoni përgjithësisht do të qetësoheshin”.“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë, të jemi një antar i bashkësisë së kombeve të botës së lire”, theksonte Presidenti Rugova në një intervistën tjetër ekskluzive që kam zhvilluar në shkurt të vitit 2005.“Edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare, kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës”, deklaronte Rugova.
“Unë insistoj, edhe nstitucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë, edhe më e drejtë, edhe më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Presidenti historik Rugova.Ai vlerësonte se njohja e Pavarësisë së Kosovës do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. “Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia”, shprehej Rugova.
Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë, theksonte Rugova dhe shtonte se “këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë”.
“Njohja sa më e shpejtë e Pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, deklaronte Presidenti historik Rugova në intervistën e shkurtit 2005.
Këto intervista e të tjera ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova janë ribotuar në Gazetën DIELLI dhe do i përmbledhja në një libër të veçantë, duke përfshirë edhe shumë pyetjet që kam bërë e përgjigjet në konferencat për shtyp që mbante çdo javë Rugova e në raste tjera.Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë që e udhëhiqte që nga fillimi, në 23 dhjetor 2005, në rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës në deklaratën e fundit publike theksonte se, “objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës”.“Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit.
Para 11 viteve, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, në kryeqytet.

***

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar para 11 viteve, në 21 janar 2006, në mesditë.

“Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.

Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

LAJM I VITIT 2006: PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar.
“Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg.
“Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize.
Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
“Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.

Filed Under: Opinion Tagged With: me SHBA, NË MIQËSI TË PËRHERSHME, Rugova: Kosova

A ka lajthitë Kryeministri yne…?

April 8, 2016 by dgreca

Kryeministri rilindas Edi Rama deklaroi: Po u zgjodh Trump, prish marrëdhëniet me SHBA…/

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar  në emisionin “Zona e debatit” të Baton Haxhiut në TV “Klan Kosova”, se nëse Donald Trump zgjidhet President i SHBA-ve, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me të do të cenohen.

Rama tha se Trump është një fatkeqësi për SHBA-të dhe uroi që ai të mos zgjidhet kurrë President.

Këto deklarata, Rama i bëri nën cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë.

Pyetje – Përgjigjet
Gazetari: Çfarë mendimi keni për Donald Trump?
Rama: Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Që i bie?
Rama: Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Po flet si Kryeministër apo si intelektual?
Rama: Jo mo flas si Kryeministër…
Gazetari: Si Kryeministër?
Rama: Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja. Sot jam edhe Kryeministër, por në radhë të parë jam Edi Rama.

Filed Under: Komente Tagged With: A ka lajthitë Kryeministri yne...?, me SHBA, Po u zhjodh Trump, prishen marrdheniet

Artikujt e fundit

  • KANË FILLUAR PUNIMET PËR REHABILITIMIN E KISHËS SË KUVENDIT TË ARBËRIT AFËR LEZHËS 
  • BOSTONI, VIZITA E RRADHËS E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI
  • Kombi shqiptar dhe politikat e sigurisë në ditët e sotme
  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT