Në vitin 1959 Shqipërinë e vizitoi sekretari i parë i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov. Një javë përpara se ai të vinte në Shqiperi sigurimi I shtetit në Lushnje mori masa për të mbrojtur nga armiqte e klasës sekretarin e parë të B.S. duke larguar nga qyteti disa individ si Seit Selfon,Vanko Lezon,Shahin Rushitin,e ndonjë tjeter që nuk më kujtohet ,I izoluan në kampin e internimit në Gjazë së bashku me disa të internuar nga kampi i internimit të Savrës , duke I sistemuar në koçekët e misrit. Ky grup armiqsh qëndruan aty dy jave . Filluan tw qarkullojnë zëra se po prishen mardhëniet me B.S. Prishja e mardhënieve do të thoshte ashpërsimi i luftës së klasave, zbulimi I armiqve, kjo shoqërohej me internime e burgosje, arrestime. Në vitin 1960 u zyrtarizua prishja e mardhënieve , e cila u shoqërua me një valë arrestimesh, duke filluar me antaren e byrosë Liri Belishovën etj, sigurisht që kjo valë do kapte dhe armiqtë e klasës.
Nuk kishte shumë që ishte arrestuar Vasil Kokali (kunati) , I cili mbas një vit martese, u burgos duke lënë gruan me një vajzë Adrianën. Vasili ishte nga Aliko I Sarandës, rridhte nga një familje e pasur dhe antikomuniste. Ai ishte internuar familjarisht që në vitin 1945 në kampin e Krujes. Ministria e punëve të Brëndëshme kishte vendosur që familjet që ishin nga jugu ti dërgonin në kampet e internimit në veri, ndërsa veriorët i dërgonin në jug. Me Vasilin ne u bashkuam në kampin e internimit Tepelenë. Vasili binte në sy nga djemt e kampit, ishte një djalë I rregullt e serioz dhe shumë merakli si në veshje në krehje, flokët I kishte të shumtë e me onde, shokët e tij thonin që ju binte flokëve me krëhër njëqind herë, ndërsa dhëmbët e tij zbardhonin prej së largu. Sigurisht që ky qendrim i tij dhe situata e krijuar bënë që ai të arrestohet ,mbas një viti martese. Qëllimi I arrestimeve në situata të tilla politike ishte të fusnin terror në popull. Arrestimet bëheshin në punë në rrugë, në shtëpi, pastaj me duar të lidhura mbrapa e shëtisnin nëpër kamp për të ngjallur tmerr tek njerizt, për të ju thënë te tjerëve që, rrini urtë se do përfundoni me duart prapa të lidhura me hekura. Ata absolutisht ishin të pafajshem si qindra e mijra të tjerë që kishin mbushur kampet e burgjet, por ky ishte ushqimi I diktatorit e I atij sistemi duke drejtuar vendin nëpërmjet dhunës e terrorit. Në ditën e caktuar të takimit në burg shkoja me motrën për ti dërguar ndrresa e ushqime Vasilit që ishte në hetuesi , ai ishte në birucë në degën e punëve të brëndëshme Lushnje . Kur vinte gardiani Miti me marrë ndresat dhe ushqimin Vasili zgjatej e kapte hekurat e biruces që ta shikonim , na përshëndeste dhe me kapele, se kokën ja kishin qethur, e shikonim me vështiresi se para hekurave të dritares së biruces kishte dhe një dërrasë perpara dhe kishte shumë pak hapësirë për ta parë . Kishte dhe raste që vinte gardiani e nuk na I merrte ushqimet. Nuk ja u marr thoshte se nuk sillet mirë në hetusi, ne largoheshim mjaft të mërzitur. Ishte vërtet një pamje që të trishtonte, kokën e qethur kishte filluar të zbardhej nga mungesa e diellit, buzëqeshte për të na dhënë kurajo e sidomos motrës Lajdes . Mbas një hetuesie prej nëntë muaj, doli në gjyq ku ishim edhe ne familjarët në seancë e cila përfundoi me dënimin e tij për agjitacion e propagandë me 7 vjet. Një ndër akuzat ishte që ke share Hrushovin. Kur u prishën mardhëniet e filluan ta shajnë edhe vetë, shpresuam se do lirohej apo do I ulej dënimi , ai I bëri shtatë vjet te plota . Arrestimi I tij pati pasoja për familjen vllëzerit që jetonin në Aliko Sarande. Ata I sollën familajarisht në internim. Miçon e LLambin. Pasoja do binin edhe mbi ne kunetërit e tij Sokol e Simon.
Nje dite mbasi isha kthyer në shtëpi nga fusha e lojës në oboorrin e shtëpipë (barakes) , po vinte drejt nesh kapterri i kampit Hekurani , me gjithë operativin Ll.G ,kur u drejtuan drejt nesh u shtangëm. Mbasi u lamë e u futëm brenda kur dëgjojmë të trokasin në derë , hapim derën mjaft të tronditur shohim , kapterin e operativin. Kapteri pa gjendjen tonë ndërhyri menjëhere :
-Ti Sokol e ti Simon nga sot e tutje do të dilni në apel, apeli bëhet në mëngjes e në darkë,ti Simon do të dalësh vetëm në darkë. Nuk I kisha mbushur të pesëmbëdhjëtat as Sokoli shtatëmbëdhjetë, të dy ishim me pantallona të shkurta vetëm nëna punonte dhe e sëmure nga zemra që I mori jetën para kohe. Në darkë aty nga ora tetë bëhej apeli. Në fillim kapteri lexoi emrat e grave,pastaj filloi emrat e burrave. Kur shikoja veten mes atyre burrave e grave më dukej vetja burrë I madh e ndihesha si I vlersuar, nuk mu desh shumë kohë për të kuptuar rëndësinë e këtij vlersimi që do të thoshte një hap larg nga burgu…Kur në mëngjes dëgjoja zërin e nënës: çohuni se shkoi ora për me dalë në apel, apeli nuk ishte ma qejf mes burrash e zonjash , por frikë që të ngjallte tmerr. Nuk kanë qënë të pakta rastet kur kthehesha nga apeli me lot në sy duke parë burrat që arrestoheshin e me duart e lidhura mbrapa, drejtoheshin pa as një faj drejt burgut, duke lënë nënat pa djemtë e gratë pa burrat e fëmijtë pa baballarë. Akuzat agjitacion e propogandë në shumicën e rasteve, akuza të sajuara që merrnin jetë njerzish të pa fajshëm. Nga kjo pa siguri e ky tmerr shpëtuam në korrik të 1989 kur u liruam. Gjatë kësaj periudhe po sjell ndërmend ata burra që ishin në apel e u arrestuan në Savër: Ahmet Kolgjini 16 vjec, Haxhi Agalliu, Rexhep Hoxha,Ylli Tabaku, Sinan Hajdari, Vasil Kokali, Llambi Plasoti, Dheodhor Fili,Loli Mavro, Stefan Pollo, Zydi Kasa, Emëror Koleci arrestuar për të dytën herë, Shanisha Dosti, Seit Taho, Musa Sina për të dytën herë, Nikoll Mernaci, Elez Hoxha, Spiro e Kostandin Gjoka, Avdulla Nela,Fran Tina, Agim Poda dhe një 17 vjecare. Këta janë emrat e të arrestuarve vetëm në kampin e internimit Savër, i kujtoj me shumë respekt, disa prej tyre janë larguar nga kjo jetë pa shijuar lirinë e ëndërruar prej tyre.
Ndërsa në kampin e internimit Gjazë ku ne shkuam në 6 shkurt të 1969 u arrestuan :
Zenel Daci për të dytën herë, Dom.Mikel Koliqi për të dytën herë, Ded Gjon Markagjoni për të tretën herë, Hajredin Nasufi.
Ne kampin e Gradishtit, u arrestuan: Fatbardh Kupi pwr tw dytwn herw, Lek Mirakaj, Mojsi Mirakaj, Naim Staravecka, Qemal Dema për të dytën herë, Medi Bylykbashi, Gezim Bylykbashi.
Në kampin Grabjan u arrestuan: Tefta Tasi, Besa Dume, Medi Celiku.
Në kampin Cermë u arrestuan: Ahmet Kolgjini për të dytën herë, Eqerem Muja,
Fatmir Muja,Shefqet Dobra.
Në kampin Plug: Kurt Kola për të dytën herë, Evgjen Merlika, Njazi Veshi.
Ka edhe emra të tjerë që nuk më kujtohen, ju kërkoj ndjesë.
Janë arrestime vetëm në kampet e internimit të rrethit të Lushnjes.
Albania’s new President sworn in
By Urim Shera/TIRANA, July 24 – Ilir Meta was sworn in as Albania’s new President during an extraordinary session of the parliament on Monday, paving the way to formally take over the post from former President Bujar Nishani later today.Ilir Meta was elected on April 28, 2017 President of the Republic of Albania with 87 votes pro and two against.
The former Parliament Speaker Ilir Meta, 48, took his oath of office with his hand on the Albanian constitution. The swearing-in ceremony at Albanian Assembly was presided over by the Deputy Speaker Valentina Leskaj.In a speech to his former colleagues in the Parliament, President Meta voiced his strong will to uphold and respect the Albanian constitution in best interest of Albanian people and Albanian nation.“Constitutionalism and political neutrality will be the major pillars and main acts of my presidency,” Meta said.
“I was elected to this parliament 25 years ago and today I have to give up parliamentary life to assume high duties as President. I’ve been at the forefront of efforts for the country’s European progress,” he said, pledging he would help and promote the spirit of consensus, dialogue and institutional cooperation in order to further advance the country’s democratic reforms.
The Monday’s agenda also includes a ceremony of transferring power from former president Bujar Nishani at the President’s office with distinguished political personalities and representatives of diplomatic corps expected to attend.
Ilir Meta, seventh President of the Republic of Albania
TIRANA, July 24 /– Ilir Meta, Speaker of the Parliament and leader of junior ruling party, the Socialist Movement for Integration (LSI), was sworn in Monday as the seventh President of the Republic of Albania since the country’s former Communist regime collapsed in 1990.
Ilir Meta was elected on April 28, 2017 President of the Republic of Albania with 87 votes pro and two against.
Meta, 48, has a 26-year long political career being one of the most active politicians in Albania over the past two decades.
Ilir Meta was born on March 24, 1969 in Skrapar region, southern Albania.
He graduated from the Faculty of Economy, Political Economy department of Tirana University, where he also pursued his post-graduate studies. Meta is member of the Assembly of Albania for 15 years and one of most active politicians and leading figures of Albanian politics. He is widely seen by Albanian media and public as the leader of the third pole of Albanian politics.
Ilir Meta started his political career as a Socialist Party MP at the age of 23 and has been continuously Member of Parliament since then.
Meta engaged in politics since 1990 as an active participant in the students’ movement that toppled Albania’s former communist regime. Since 1992 he has been elected Member of Parliament in all legislatures and has been an active member of several Parliamentary Commissions. From 1996 to 1997 he was Deputy Chairman of the Parliament’s Foreign Affairs Committee.
During the period of October 1998 – October 1999, Ilir Meta held the office of Deputy Prime Minister and Minister of Coordination, as well as that of State Secretary for European Integration in the Ministry of Foreign Affairs during March – October 1998.
Meta is one of the founders of the Euro-Socialist Youth Forum of Albania (FRESH) and has a prominent contribution to the forum’s membership with the International Union of Socialist Youth. Ilir Meta has served as deputy chairman and chairman of FRESH until 2001.
As member of the Socialist Party, Meta has served as the 31st Prime Minister of Albania from 1999 to 2002. He served Minister of Foreign Affairs from 2002 to 2003 and again from 2009 to 2010, and he has been Speaker of the Albanian Parliament since 2013. He also held positions as Deputy Prime Minister and Minister of Economy, Trade and Energy, in both left-wing and right-wing governments.
He subsequently founded the Socialist Movement for Integration (LSI) in 2004 and continues to lead the party. From 2009 to 2013, the LSI was a member of the governing coalition with the right-wing Democratic Party of Albania. Meta served as Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs as well as Deputy Prime Minister and Minister of Economy, Trade and Energy of the Republic of Albania. Prior to that, he held the Chairmanship of the Parliamentary Commission of European Integration.
Following the 2013 parliamentary election, Ilir Meta was elected as Speaker of Parliament on September 10, 2013.
Meta was an early and strong campaigner for the visa-free with the Schengen area, which was accomplished in 2010 to the benefit of all citizens of Albania. He remains one of the strongest campaigners and advocates of regional and European integration for all countries of the Western Balkans, as a means to further strengthen stability and peace in the region.
From 2004 to 2006, Ilir Meta was nominated as member of the International Commission on the Balkans, chaired by the former Italian Prime Minister, Giuliano Amato. The Commission drafted a series of important recommendations towards the integration of the Western Balkan countries into the European Union and paved the way towards Kosovo’s independence.
Ilir Meta has been lecturer at the Economic Faculty of Tirana University. He has also lectured at several renowned universities and academies overseas, including Harvard University, London School of Economics and the European Academy in Berlin.Ilir Meta speaks Albanian, English and Italian. He is married to Monika Kryemadhi. They have two daughters and a son, Bora, Era and Besar.(ATSH)
“KOLOMBI” SHQIPTAR QË ZBULOI AMERIKËN PËR SHQIPTARËT
*At Kol Kristofori ndërroi jetë me 26 Korrik 1940. Ai ishte i pari shqiptar që “zbuloi” Amerikën më 1884.
* Faik Konica: Kol Kristofor ishte dekani për shqiptarët e Amerikës.
* Duke shfletuar librin e Costantine A. Demo”The Albanian in America”-The First Arrivals, për të cilin Noli porosiste se duhet ta lexojnë të gjithë shqiptarët ….
NGA DALIP GRECA/Dihet se Amerika, u zbulua nga Kristofor Kolombi më 1492.Po shqiptarët, kur e zbuluan Amerikën? Kur erdhi shqiptari i parë në Kontinentin e ri? Kësaj pyetjeje janë përpjekur që t’i japin përgjigje shumë studiues, por askush nuk ka shkuar përtej asaj përgjigjeje që na ka dhënë Kostandin Demo, në libërthin e tij.
Është shkruar “Copy Paste” në shumë gazeta e revista se i pari shqiptar shkeli në Amerikën e Veriut më 1876, por nuk qëndroi këtu,-u largua për në Argjentinë. Po kush ishte ai shqiptar? Si e kishte emrin? Ku zbriti, ku qëndroi, pse iku? Nga ç’rrethina të Shqipërisë erdhi? Gazeta”Kombi” më 1907 na orienton: Kur erdhi shqiptari i parë këtu më 1884, kishte më shumë se 20 mijë shqiptarë, por ata ishin arbëresh. Pra shqiptari i parë erdhi më 1884.
Të dokumentuara gjurmët e shqiptarëve në Amerikë gjenden në librin e Costantine A. Demo”The Albanian in America”-The First Arrivals- publikuar nga Shoqëria FATBARDHËSIA”GOOD Fortune”, Shoqatë e Katundësve, e krijuar që me 20 Nëntor 1908, e cila është një nga më të hershmet dhe më punëshumtat prej shoqatave lokale të shqiptarëve në Amerikë. Në parathënien e librit, Kostandin Demo, falenderon Shoqërinë”Fatbardhësia” dhe bashkafshatarët e vet Katundllinj, që patën mirësinë ta botonin këtë libërth të vockël, por shumë të rëndësishëm, si një dëshmues i rrallë për ardhjen dhe jetesën kolektive, 10-15 vetë në një konak të shqiptarëve të parë në Amerikë, mënyrën e ndarjes së punëve brenda konakut, mënyrën e kursimeve, të gatimeve etj.
“Katundi” i rrahu herët rrugët e mërgimit. Madje ky fshat kishtë në Amerikë edhe Shoqërinë e Zonjave të Katundit, e cila ishte pagëzuar me emrin”DRITA”, e themeluar me 17 Qershor 1928. Edhe kjo Shoqëri e zonjave i kishte vënë vetes të njëjtin qëllim, ku ishte fokusuar Shoqëria e burrave ’Fatbardhësia”. Qëllimi i përbashkët, siç shkruhet në Kanunoren e Shoqatës ishte:” Të ndihmojë Katundllinjtë të përparojnë në çdo degë shkollore dhe mendore”.
DY FJALË PËR KATUNDIN DHE KATUNDLLINJTË
Sipas Kostandin Demos, shqiptari i parë që erdhi në Amerikë ishte nga fshati i Katundit, Kol Kristofor. Po hapim një parantezë për historikun e Katundit: Sipas Demos fshatin Katund i takon krahinës së Korçës. Fshati lindi nga brengat e Vithkuqit, që sot është një fshat në rrethin e Korçës, por që në kohën kur në tokat arbërore u sulën pushtuesit turq,Vithkuqi ishte një qytet i bukur dhe i përparuar. Turqit e shkatërruan Vithkuqin dhe banorët e tij u shpërndanë brenda dhe jashtë Shqipërisë.Një prej banorëve ishte edhe At Demoja, prifti i Vithkuqit, i cili pasi u shpëtoi otomanëve, u vendos në Katund, një vend i rrethuar me male e me ujë të ftohtë.Pikërisht At Demoja njihet si themelues i Katundit. Të tjerë njerëz të njohur të Katundit ishin: Vëllezërit Stoja, Jorgo dhe Zoto Prifti, djemtë e At Thanas Domollarit. Pas ca kohësh në Katund u vendosën edhe të shpërngulurit e tjerë që erdhën nga fshatrat e Zagorisë;Panariti, Selenicës e Pishës, Gjanci etj, të rrënuar nga lufta. Katundi u rrit dhe u bënë shumë shpejt 106 familje.Katundllinjtë bënë shkollë, shumë prej tyre morën rrugët e kurbetit, ku fitonin para dhe dije….Katundllinjtë qenë ndër më të suksesshmit në kurbet dhe i ndihën shumë Lëvizjes Kombëtare këtu në Amerikën e Veriut.Edhe vetë Costantine A. Demo ishte prej Katundi. Ai mbërriti në Amerikë që më 1903. Axhenda e rrugëtimit të tij është tepër interesant. Studiuesi i njohur Petr R. Prifti, ish editor i Diellit dhe sekretar i Vatrës, në fjalën që mbajti të dielën me 24 mars 1974 në darkën e dhënë për nder të Nini Demos në Pier Four në Boston ka shkruar se Demos iu deshën 57 ditë për të ardhur në Amerikë. Itinerari ishte ky: Nga Katundi në Korcë, që andej në Manastir, që andej në Selanik me tren, me vapor shkoi në Pire, ku priti 8 ditë vaporin për në Napoli, ndërsa në Napoli priti dy javë vaporin për në Amerikë, ndërsa rrugëtimi Napoli-Amerikë i mori 17 ditë.
KOLË KRISTOFOR, SHQIPTARI I PARË NË AMERIKË
Kolë Kristofor, arriti në Amerikën e Veriut, sipas dëshmisë së Demos rreth vitit 1884. Ende nuk është saktësuar data dhe muaji i mbërritjes. Kur e shkroi librin Demo ua la për detyrë të rinjëve që të investigonin për t’i saktësuar këto të dhëna, por ende nuk janë gjetur saktësisht.Nuk dihet saktë as data dhe as muaji i ardhjes së tij, por duhet të ketë qenë mot i ngrohtë, stina e Verës ose e pranverës, sepse natën e parë ai e kaloi jashtë, në natyrë. Kola udhëtoi me një vapor grek dhe zbriti në Boston. Nuk dinte ku të shkonte nga që nuk njihte njeri, kështu që natën e parë në Amerikë fjeti jashtë stacionit të trenit, në stacionin jugor(South Station). Sipas rrëfimit të Demos Kola e kaloi natën jashtë me disa grekë, me të cilët kishte udhëtuar bashkë…Te plote lexoje ne Diellin e printuar
Ne Kujtim te Viktimave te Komunizmit
*Dega e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA ne Washington DC – Ne Kujtim te Viktimave te Komunizmit/
- Vatrane viktima te komunizmit: Aqif Permeti (pushkatuar), Kole Tromara (pushkatuar), Koco Kota (vdiq ne burgun e Burrelit), Kristo Kirka (vdiq ne burgun e Burrelit), Ali Kuci (vdiq ne tortura ne hetuesin e Beratit), Aqile Tasi (burgosur), Kole Rodhja (burgosur), Faslli Frasheri (burgosur), Kristo Floqi (burgosur), Andon Frasheri (burgosur), Halit Qyteza (burgosur)/
Me 17 Korrik me 2017 Dega e Federates PanShqiptare e Amerikes VATRA Dega Washington DC mori pjese ne perkujtimin e vdekjes se fituesit te çmimit Nobel te Paqes dhe te luftetarit per demokracine ne Kine, Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq me 13 korrik 2017 ne burgjet e diktatures komuniste kineze ne moshen 62 vjeçare. Kjo perkujtimore e cila u shoqerua nga ndezje qirinjesh ne Monumentin kushtuar Viktimave te Komunizmit ne kryeqytetin amerikan u organizua nga Fondacioni i “Viktimave te Komunizmit” ne Washington DC.
Dr. Liu Xiabo pjesen me te madhe te femijerise se tij e kaloi ne internimet e shkaktuara nga Revolucioni Kulturor i Mao Ce Dung. Siç dihet pasojat e kesaj çmendurie komuniste kineze u pane qarte ne Shqiperine komuniste ku pasojat e ketij revolucioni u shoqeruan nga shkaterrimi barbar i objekteve fetare, shkaterrimi i leterise dhe arti perendimor si dhe masa te medha internimesh, burgosjesh dhe ekzekutimesh.
Pas vdekjes se kriminelit Mao Ce Dung Dr. Liu Xiabo arriti te behej mesues letersie dhe shkrimtar i degjuar ku perplasjet e tij me hierarkine dhe ideologjine komuniste nuk do te ndalonin. Ne vitin 1989 ai do kthehej nga New York-u, ku ishte caktuar per te dhene mesim per tu bashkuar mijera studenteve ne sheshin Tiananmen te cilet protestonin kunder regjimit te diktatures komuniste ne Kine dhe kerkonin ndryshime politike ne sistemin komunist kinez. Ne fakt ishte gjithe bota qe ishte ngritur kunder ideologjise barbare komuniste ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90, duke filluar nga muri i Berlinit, ne Poloni, Çeki, ne Timishuara Rumani dhe deri ne Shqiperi.
Masakra ne sheshin Tiananmen do linte gjurme tek Dr. Liu Xiabo i cili megjithese se u arrestua nuk do ndalonte ta quante regjimin komunist te Kines “Republika Popullore e Harreses”. Ne vitin 1996 pas burgut do dergohej ne kampet e internimit te punes. Metodat e denimit te barbarise komuniste jane gjithmone te njejta ne çdo pjese te planetit ku ushtrohen.
Ne vitin 2000 pas daljes nga kampet e punes Dr. Liu Xiabo udhehoqi qendren e gazetareve kineze te pavarur te cilet kundershtonin shtypjen dhe mohimin e te drejtes se lirise se shtypit ne mbare Kinen Komuniste. Do ishte viti 2008 qe do ndryshonte fatin e Dr. Xiabo. Ne kete vit ai do ti bashkohej levizjes se Chapter 08 (Kapitulli 08). Kjo levizje eshte nje manifesto drejtuar Partise Komuniste Kineze qe i kerkonte qe regjimi komunist ti bashkohej Kartes se Drejtave te Njeriut te Helsinkit i cili perfshin te drejtat universal njerzore si: liria e fjales, e drejta e shtypit, e drejta e te protestuarit. Gjithashtu Chapter 08 i kerkonte regjimit komunist liri te pushtetit politik, ku ndaraja e pushteteve dhe zgjedhjet e lira do ishin themelet e nje shoqerie te re. Per tu theksuar eshte se kur erdhen komunistet ne pushtet ata i perdoren kerkesat e te drejtave me themelore te njeriut si talismane te revolucionit te tyre. Por me te ardhur ne pushtet keto te drejta u harruan dhe vetem dikatura e tyre barbare ishte themeli i shoqerise se re qe ata ndertuan dhe kushdo qe kundershtonte ate e pesonte me jeten e tij.
Menjehere qeveria komuniste kineze filloi shkaterrimin e plote te kesaj levizje ndersa Dr. Liu Xiabo do arrestohej perseri dhe do denohej me 11 vjet burg me akuzen per aktivitete ne dem te shtetit komunist. Gjithe esete e tij dhe shkrimet e tij u sekuestruan. Do ishte pikerisht nje vit pas denimit te tij qe komisioni norvegjez i çmimit Nobel deklaroi Dr. Liu Xiabo fitues te çmimit Nobel te paqes me motivacionin ne perpjekejt e tij jo te dhunshme ne emer dhe sherbim te drejtave te njeriut. Menjehere qeveria kineze ndaloi çdo person te shkonte dhe te merrte çmimin Nobel te Paqes. Bashkeshortja e tij u vu ne arrest shtepie dhe nuk u lejua te komunikonte me askend. Nuk eshte hera e pare qe regjimet komuniste nuk lejojne ata qe e kundershtojne barabarine e ideologjise te tyre te marrin çmimet e botes se civilizuar demokratike. Regjimi barbar komunist i Bashkimit Sovjetik nuk do te lejonte shkrimtarin Boris Pasternak i cili ne vitin 1958 u nderua me çmimin Nobel te letersise me kryevepren boterore: “Doktor Zhivago” qe regjimi komunist ne Bashkim Sovjetik nuk e lejoi te botohej asnjehere. Nderkohe me 1988 i njejti regjim me hiprokizine me te madhe pranoi çmimin Nobel te letersise te dedikuar Boris Pasternak pasi ai kish vdekur, te njejtin çmim qe i njejti regjim nuk e la ta merrte me 1958. Po ashtu si Boris Pasternak, Dr. Liu Xiabo humbi jeten duke mos u lejuar te merrte çmimin qe bota e lire ja kish dedikuar por gjithashtu duke mos u lejuar te mjekohej ndaj kancerit qe vuante. Duke pasur kete parasysh Dega e VATRES ne Washington DC ndezi qirinj ne momunentin e Viktimave te Komunizmit per te perkujtuar jo vetem luften per te drejtat e njeriut e Dr. Liu Xiabo por dhe jeten e atyre VATRANEVE qe lane lirine dhe rehatine te SHBA dhe vajten per te ndihmuar zhvillimin dhe demokracine e Shqiperise, por fatekeqesisht ata humben jeten apo vdiqen burgjeve nga diktatura komuniste shqiptare. Ja disa nga ata VATRANE qe humben jeten nga barbaria komuniste e kriminelit Enver Hoxha vetem se donin nje komb shqiptar te lire, demokratik dhe te zhvilluar ekonomikisht:
- Koco Kota – vdiq nga torturat e regjimit komunist ne burgun politik te Burrelit
- Aqif Permeti –– pushkatuar nga regjimi komunist
- Kole Tromara –pushkatuar nga regjimi komunist
- Kristo Kirka – vdiq ne burgun politik te Burrelit
- Aqile Tasi- vdiq ne burgun politik te Burrelit
- Kole Rrodhaj – vdiq ne burgun politik te Burrelit
- Ali Kuci – vdiq nga torturat gjate procesit te hetuesise
- Faslli Frasheri- pushkatuar nga regjimi komunist
- Kristo Floqi- i burgosur nga regjimi komunist
- Andon Frasheri- diplomuar ne Universitetin e Havardit –i burgosur nga regjimi komunist
- Halit Qytetza – burgosur nga regjimi komunist
Jetet e humbura te Dr. Liu Xiabo, Boris Pasternak apo e gjithe ketyre vatraneve gjate barbarise komuniste jane vetem nje pike ne oqeanin e 100 milion viktimave qe humben jeten nen regjimet komuniste anembane planetit tone. Eshte e domosdoshme qe brezat e rinj ta dine te verteten e absurdidetit dhe barbarise kriminale te ideologjise komuniste e cila solli vetem vdekje dhe shkaterrim ne te gjitha nivelet e jetes. Dega e Washington DC do vazhdoje te bej te njohur krimet e komunizmit dhe te perkujtoje ata qe bene sakrificen me sublime ne emer te lirise dhe demokracise. Te gjitha vendevet qe vuajten nga çmenduria komuniste u takon te kujtojne ata qe dhane jeten per lirine kunder diktatures me barbare dhe anormale te shekullit 20 qe zgjati per nje shekull dhe vazhdon akoma ne disa vende. Kjo kujtese fillon me nje gjest shume te thjeshte, nje qiri per nder te atyre qe dhane jeten ne lufte kunder erresires se diktatures. Dega e VATRES e hodhi hapin e pare ne Memorialin e Viktimat te Komunizmit (VOC) ne Washington DC.
Korrespondenti
VATRA -Washington DC
BASHA FALENDERON SELAMIN, FTON KUNDERSHTARET
*Basha: Dera s’mbyllet për askënd edhe nëse një moment ka humbur rrugën/
*PD, Basha fiton me mbi 91 përqind. Reagimet/
Drejtuesi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të forcës kryesore të opozitës për një mandate të dytë, pas një fitoreje të thellë ndaj rivalit të tij Eduard Selami, në zgjedhjet e zhvilluara dje.Sipas rezultatit në përfundim të numërimit, zoti Basha rezulton të ketë marrë 53 mijë e 931 vota kundrejt vetëm 5136 vota që shkuan në favor të kandidatit tjetër, ose mbi 91 për qind. Votimet për kreun e ri të PD-ës, u zhvilluan në një klimë tensionesh të brendshme dhe polemikash të forta, që pasuan humbjen e thellë të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 Qershorit….
Kundërshtarë të zotit Basha në parti, që e kanë cilësuar procesin zgjedhor brenda saj “një farsë me fitues të paracaktuar”, hodhën dje dyshime të forta për manipulime të procesit. Astrit Patozi, i cili nuk u përfshi në garën për kreun e PD-ës pasi garancitë e kërkuara prej tij për një proces të barabartë nuk u morën parasysh, denoncoi përpjekje sipas tij për të rritur artificialisht numrin e votuesve, në mënyrë që zoti Basha, të tregonte se kishte mbështetje të gjerë në parti.
Në votimet e djeshme, sipas të dhënave zyrtare të PD-ës, morën pjesë 60 mijë anëtarë, ose 57.5 për qind e anëtarësisë. Krahasuar me vitin 2013, kur zoti Basha u zgjodh për herë të parë kryetar, janë afro 20 mijë më shumë që kanë zgjedhur të dalin të votojnë. Një e dhënë e cila sipas zotit Patozi rikonfirmon “farsën që po kapërcen çdo imagjinatë”, ndërsa në postimin e tij në Facebook ironizon më pas duke shkruar se “sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë. Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike”.
Tone ironike ka përdorur sot zoti Patozi edhe ndaj kandidatit Eduard Selami, ndaj të cilit ai gjatë gjithë kohës kishte hedhur dyshime se ishtë përfshirë në garë për të legjitimuar procesin e organizuar nga zoti Basha. Ai postoi në Facebook, mesazhin që siç shkruan ai i ka dërguar zotit Selami: “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores.”
Falenderon Selamin! – Basha: Dera s’mbyllet për askënd edhe nëse një moment ka humbur rrugën
Deklaratat e rivalëve Basha e Selami
Dy rivalët për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami dhanë sot komentet e tyre pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të të shtunës.
I konfirmuar për një mandat të dytë në drejtimin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se pjesëmarrja masive në votime është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia e tyre dhe vlerat e demokracisë. “Pjesëmarrja në votime është edhe tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë dhe se e ardhmja e PD-së është e sigurtë” – tha zoti Basha.
Ai falenderoi antarët për besimin, që i dhanë, duke e rizgjedhur kryetar të PD-së, ndaj do të punonte me përkushtim dhe vendosmëri, me ndershmëri dhe dinjitet për ta kthyer Partinë Demokratike, europiane dhe perëndimore, në drejtimin e vendit.
“Vota e 60 mijë demokratëve konfirmoi dje se kauza jonë e zgjedhjeve të lira, e çlirimit të vendit nga korrupsioni e droga, e kthimit të politikës tek qytetari, është kauza e drejtë e kohës, është kauza me më shumë mbështetës të lirë e të vendosur sot, dhe një kauze që do të shkojë përpara pa u ndalur” – tha zoti Basha.
Zoti Basha tha se demokratët humbën zgjedhjet parlamentare, por nuk humbën besimin tek partia dhe tek vetja, te vlerat, dinjitetin, forcën dhe kurajon, qytetarinë as shpirtin europian.
“Me vlerat tona, me vendosmërinë dhe punën tonë, ne do të rifitojmë besimin e shqiptarëve dhe do të japim kontributin tonë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Ne duhet të shohim përpara, duke u përmirësuar, duke u demokratizuar, duke u modernizuar” – tha zoti Basha.
Ai tha se Partia Demokratike do të jetë më demokratike, duke i dhënë pushtet anëtarëve të saj dhe duke e kaluar vendim-marrjen për çështjet kryesore tek anëtarët, se ata nuk do të nëpërkëmben, por do të pyeten e do të shprehen.
“Vota dhe bashkimi i djeshëm është edhe një detyrë dhe kontratë e re për demokratët dhe për vendin, që na angazhon, e më angazhon mua shumëfish, me pergjegjësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të mirë për të jetuar. Një vend të sigurtë, të lirë, një vend ku sundon ligji, ku vendos qytetari, ku qeveria nuk shkel me këmbë por shërben, ku paratë dhe instrumentat e shtetit janë për njerëzit, e jo njerëzit instrumenta të pushtetarëve” – tha zoti Basha.
Ndërsa zoti Selami uroi rivalin e tij për fitoren, dhe tha se do të punojë për forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.
“Kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren. I bëj thirje gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua ose jo, dhe atyre që kanë bojkotuar, eja të bashkohemi, t’i japim Shqipërisë një opozitë të fortë, për të cilën ka shumë nevojë vendi” – tha zoti Selami.
Ai tha se zgjedhjet ishin të pabarabarta, por megjithatë ishin një hap i rëndësishëm përpara, se PD ka dalë më e fortë nga kjo garë dhe se ai do të vazhdojë ndihmesën e tij si anëtar i PD.
Basha: Dera s’mbyllet për askënd edhe nëse një moment ka humbur rrugën
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, falënderoi kundërshtarin e tij në garën për kreun e kësaj partie Eduard Selami, ndërsa theksoi se votimi i së shtunës është një rekord historik për një parti politike për shkak të numrit të lartë të votuesve. Basha e konsideron këtë votim si dëshmi e besimit të demokratëve.
Basha pati një ftesë jo të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e tij, duke theksuar se dera nuk mbyllet për askënd pavarësisht nëse për një moment ka humbur rrugën.
Basha: PD tregoi dje se është forca politike më vitale në vend me 60 mijë anëtarë që dolën dhe votuan duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe sot në Shqipëri, një rekord me votimit një anëtar një votë. Kjo pjesëmarrje masive për zgjedhjen e kryetarit është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia jonë. Është shenjë se ata janë të fortë dhe se ata janë bashkë por edhe tregues se demokratët janë gati të punojnë bashkë. Është mesazhi se e ardhmja e PD-së është e sigurt.
Dua të falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesë. Dua të falënderoj komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit që punuan me përkushtim. Dua të falënderoj Eduard Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt dhe u bëri thirrje të marrin pjesë dhe ta votojnë. Sot jam i prekur dhe mirënjohës ndaj të gjithë ju demokratëve për besimin që më dhatë. Unë i njoh shqetësimet tuaja, i di brengat dhe njoh shpresat.
Vota juaj për mua është një borxh i madh, borxh që do t’ua kthej duke punuar çdo çast. Borxh që mund të kthehet vetëm duke e kthyer Partinë Demokratike në drejtimin e fateve të vendit. Vota e 60 mijë demokratëve konfirmoi dje se kauza jonë e zgjedhjeve të lira, e çlirimit të vendit nga droga, dhe kthimit të politikës tek qytetari, është kauza e drejtë e kohës, është kauza me më shumë mbështetës të lirë dhe një kauzë që do të shkojë përpara pa u ndalur.
Gara tregoi se PD është një parti e madhe, perëndimore, parti evropiane. Ne demokratët vërtet humbën zgjedhjet, por nuk humbën besimin tek partia jonë.
Ftesë për kundërshtarët? – Duhet të garantoj të gjithë anëtarët se ju do të shpreheni, do të vendosni çdo ditë e në vijim se kush do të jetë drejtuesi i juaj. Çdo kush që do të marrë pushtet nga demokratët do ta dijë mirë këtë dhe nuk do ta harrojë për asnjë çast. Akti i djeshëm nuk është aspak një derë e mbyllur dhe tregon që çdo kush që zgjedh zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që zgjedh qytetarin dhe jo rehatinë personale, që vendos të luftojë drogën, krimin dhe korrupsionin është i mirëpritur, është pjesë e jona dhe jemi të gëzuar ta kemi mes nesh edhe nëse për një moment ka humbur rrugën.
- « Previous Page
- 1
- …
- 495
- 496
- 497
- 498
- 499
- …
- 900
- Next Page »


