Presidenti Nishani në Simpoziumin “Historia e Mirditës në mes të katedraleve dhe kapedanëve”: Ne nuk mund të harrojmë, jo për t’u hakmarrë!/
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë pune në Mirditë, ku fillimisht u ndal Kishën e Shën Llezhdrit në Orosh (Ish-Abacinë) duke u mikpritur nga Imzot Cristoforo Palmieri, Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit dhe besimtarë të shumtë. Presidenti Nishani vizitoi edhe Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozef Punëtori” ku u takua përzemërsisht me nxënësit e mësuesit duke theksuar rëndësinë e shkollimit e të përfitimit të dijeve, ruajtjes e pasurimit të vlerave dhe traditave më të mira të Mirditës, si dhe mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të disa fidanëve pemësh frutore mani nga bamirësja austriake Marianne Graf.
Më pas Kreu i Shtetit shqiptar përshëndeti Simpoziumin “Mirdita në mes të Katedraleve dhe Kapedanëve” në Pallatin e Kulturës të Rrëshenit, të organizuar nën kujdesin e Institucionit të Presidentit të Republikës ku ishin të pranishëm gjithashtu deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryebashkiaku i Miriditës Ndrec Dedaj, kryetari i Bashkisë Lezhë, Nënprefekti i Mirditës, autoritete dhe përfaqësues të pushtetit vendor, Imzot Palmieri dhe klerikë, historianë, akademikë, profesorë dhe banorë të shumtë të Mirditës e familje të shquara të saj.
Në fjalën e Tij me të këtë rast, Kreu i Shtetit, pasi u shprehu falënderimet për mikpritjen dhe vlerësoi referuesit e ndryshëm për punën e tyre intelektuale, kërkimore-shkencore sepse “kështu do të mbahet gjallë trashëgimia e jashtëzakonshme e vlerave historike dhe identitare shumëshekullore”, theksoi mes të tjerash: “Gjatë këtij muaji kam pasur rastin të udhëtoj në shumë treva shqiptare. Isha para disa javësh në Preshevë e Bujanoc, më pas në Gjirokastër, sot në Mirditë dhe kudo ku shkon gjen shpirtin dhe identitetin kombëtar shqiptar, zakonet, kulturën, dallimet e kësaj trashëgimie.”
Presidenti i Republikës vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Preng Marka Prengën (pas vdekjes) dhe Frrok Melyshin (pas vdekjes); ndërsa me Dekoratën “Nderi i Kombit” Preng Bibë Dodën (pas vdekjes) si dhe me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Derën e Gjonmarkajve me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në shërbim të mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe në mënyrë të veçantë, të trevës së Mirditës, për luftën shumëshekullore kundër pushtuesve të atdheut dhe për rezistencën e tyre deri në sakrifica sublime, kundër vendosjes së diktaturës komuniste në trojet shqiptare”.







Pamje nga aksioni i arrestimit….



Kjo monografi dhe vepër publicistike e prof. Dr. Nusret Pllanës është një vazhdimësi e hulumtimit dhe paraqitjes sistematike e tematikës së Luftës, tmerrit dhe ferrit që ka pësuar populli Shqiptar, me ngjarje të panjohura, të njohura dhe të harruara, që mund ta njollosin shpirtin dhe ndërgjegjen tonë, janë shenja dhe mund të kushtojnë tejet shtrenjtë, mund të kërcënojnë të tashmen dhe të ardhmen tonë.Të nisemi me tri konstatime jetësore dhe filozofike mbi grupet njerëzore.

