• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA NË TAMPA FESTOI 9 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

February 19, 2017 by dgreca

16806687_10211058407768845_2715949450715469729_n16830759_10211058408408861_8745267954535609146_nAmbasadori William Walker përshëndeti pjesmarrësit. Kryetari i degës së Vatrës Tahsim Ruko i dhuroi ambasadorit Walker një Pllakatë Mirënjohjeje per kontributin e tij të jashtezakonshem ne Pavaresine e Kosoves.

16831166_10211058408008851_2425709434208747007_n

*I ftuari i nderit, Gjenerali Bryan Whiteof pershendeti pjesemaresit dhe tregoi per rolin qe luajti nderhyrja e forcave ajrore te NATO-s dhe ne vecanti USA ne vitin 1999. Roli i Gjeneral Whiteof si komandat i ketij operacioni sigurisht qe ka qene i jashtezakonshem./

  • Përmes vidos Zonja Teuta Sahatcija, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës përshëndeti vatranët dhe komunitetin shqiptar në Tampa-Clearwater/

NGA PIRRO POLOSKA/*2Tampa

Kryesia e Federates Vatra ne Tampa Bay, ne vazhdimesi te veprimtarive te saj per perkujtimin e momenteve kulmore te historise sone kombetare, organizoi me daten 17 Shkurt 2017 nje mbremje ceremoniale per festimin e 9 vjetorit te Pavareise se Kosoves. Ky aktivitet i organizuar dhe planifikuar deri ne detaje mblodhi se bashku bashkeatdhetaret e Tampa Bay me origjine nga te gjitha krahinat shqiptare. Gezimi dhe krenaria e ligjshme lexohej ne syte e te gjitheve.1 albanian flag

Mbremja u hap ne menyre ceremoniale nga Sekretarja e Kryesise Vatra Tampa Bay,  Zamira Rubjeka, e cila ftoi te gjithe pjesemaresit te nderojne ekzekutimin e Himneve Kombetare te SHBA dhe Shqiperise. Me pas Konsullja e Misionit te Kosoves ne NY Znj. Teuta Sahatcija, nepermjet nje video te regjistruar, pershendeti te gjithe komunitetin shqiptar ne Tampa Bay dhe Shoqaten Vatra ne Tampa Bay duke evidentuar ne fjalen e saj rendesine e madhe historike te shpalljes se Pavaresise se Kosoves dhe rolin e vecante qe Shoqata Vatra ne Tampa Bay po luan ne evidentimin e patriotizmit dhe ritjen e ndjenjes kombetare ne komunitetin shqiptar ne zonen ku vepron. Pershendetja e Znj.Sahatcija u duartrokit nxehtesisht nga pjesemaresit.

16681840_10211058407288833_5327812812303023982_n

Drejtuesi artistik i mbremjes, kengetari Besim Limani si dhe kengetaret e ftuar  Remi Jakupi, Valbon Ebibi dhe kengetarja vendase Sadete Shkodra krijuan nje atmosfere teper festive dhe argetuese me kenge te zgjedhura nga fondi i arte i tradites muzikore popullore Kosovare por edhe me gjere.

Nje moment kulmor i mbremjes, ishte momenti i shfaqjes se kronikes se Masakres se Recakut dhe ceremonia e inagurimit te shtatores qe populli i Kosoves i ka ngritur Z. William Walker, ish ambasador i Misionit te OSCE ne Kosove qe pati rolin e madh historik te ndergjegjesoje boten per cka po ndodhte ne Kosove, duke treguar me fakte masakren qe po ushtrohej mbi popullin e Kosoves. Ishte deshmija e Z .Walker qe ndergjegjesoj gjithe opinionin dhe diplomacine nderkombetare dhe beri te mundur qe forcat e NATO-s dhe vecanerisht SHBA te ndermarin sulmin ajror kunder forcave serbe ne Kosove. Me pas ishte nje surprize e madhe per te gjithe, kur vete Z Walker doli para te pranishmeve dhe evokoi edhe njehere heroizmin dhe sakrificat e panumurta te popullit te Kosoves per clirimin nga okupatori serb. Me modesti Z Walker pohoi se ai i tregoj gjithe opinionit nderkombetar se ngjarja e ndodhur ne Recak nuk ishte thjesht nje beteje lufte sic pretendohej nga pala serbe, por ishte realisht nje masaker dhe krim kunder njerezimit. Fjalimi i tij u percoll me teper emocion nga te pranishmit ku nuk munguan edhe lotet e mallengjimit dhe gezimit njekohesisht. Kryetari i Shoqates Vatra ne Tampa Bay, Z Tasim Ruko, i dhuroi Z Walker nje Pllakate Mirenjohjeje per kontributin e tij te jashtezakonshem ne Pavaresine e Kosoves.

Emocionues ishte dhe momenti kur i ftuari i nderit, Gjenerali Bryan Whiteof pershendeti pjesemaresit dhe tregoi per rolin qe luajti nderhyrja e forcave ajrore te NATO-s dhe ne vecanti USA ne vitin 1999. Roli i Gjeneral Whiteof si komandat i ketij operacioni sigurisht qe ka qene i jashtezakonshem.

Shoqata Vatra gjeti gjithashtu rastin qe te vleresoje punen e palodhur per mese 10 vjet resht, me komunitetin shqiptear, te qytetarit nga Mitrovica, Z.Isuf Spahija, duke i thuruar atij edhe nje Diplome Mirenjohjeje per kontributin e tij.

  1. Jeton Azizi promovoi librin “Kosova” ku evokuohen traditat shumeshekullore te kosoves, historia e saj mijravjec are duke u ndalur ne kalvarin e gjate dhe te pergjakur qe populli i Kosoves duhej te kalone per te ardhur tek dita e madhe e Pavaresise. Nga nje kopje e librit ju dhurua Z. Walker and Gjeneral Whiteof.

Duke perfituar nga rasti, Sunset Grill Restorant tregoi nje gjest solidariteti, ndihme dhe perkrahje per anetaret e komunitetit duke ofruar tek pjesemaresit prodhime pasticerije dhe fondet e mbledhura shkuan ne ndihme te anetares se komunitetit Znj Mel Lika qe eshte e detyruar te perballet dhe te luftoje kunder semundjes se kancerit. Drejtuesi i mbremjes i njohu pjesemaresit me kete inisiative te Sunset Grill Restorant dhe pa hezitim nje numer i konsiderueshem pjesemaresit dhuruan fonde te menjehereshme duke bere te mundur grumbullimin e nje shume prej afro $3000 si ndihme per shpenzimet mjekesore te Znj Mel Lika. Kjo ngjarje ishte nje sukses tjeter i Shoqates Vatra ne Tampa Bay ne vazhden e kujdesit te saj per tu qendruar prane dhe per te ndihmuar bashkatdhetaret ne nevoje.

Suksesi i mbremjes nuk mundej te arihej pa knotributin materjal te sponsoreve te shumte qe ju bashkangjiten ketij aktiviteti. Gjejme rastin te falenderojme sponsorin kryesor Select Motors of Tampa, si dhe sponsoret e tjere:Jessi’s Restaurant, Eva’s Kitchen Restaurant, Real Estate agents e “The Poloska Team” dhe Due Amici Restaurant.

Ishte kenaqesi e vecante ne kete mbremje, te shihje shqiptare nga te gjitha trojet shqiptare te festonin per kosoven e pavarur dhe uronin njeri tjetrin per nje Komb shqiptar te bashkuar te cilen e meritojme. Mbremja festive ishte nje feste tjeter e bukur, ku mes tingujve te muzikes se zgjedhur komuniteti shqiptar kremtoi me mjaft dinjitet perkujtimin e nje feste teper sifinjikative te historise sone kombetare sic eshte 17 Shkurti, dita e Pavaresise se Kosoves.

 

*Piro Poloska, Anetar i Kryesise se Vatra Tampa Bay

Filed Under: Featured Tagged With: ambasador Walker, festoi 9 vjetorin, Pirro Poloska, Tasim Ruko, Vatra ne Tampa, Zamira Rubjeka

MANIFESTIM I SHKËLQYER I VATRËS DHE BASHKËSISË SHQIPTARE

February 19, 2017 by dgreca

MANIFESTIM I SHKËLQYER I VATRËS  DHE BASHKËSISË SHQIPTARE NË 9 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS/

1 a father11 a salle Plus

Nga Dalip Greca/1 Besiana flet

1 a Minsitri kamera

1 a Teuta
Të Premten, me 17 Shkurt, në ditën historike të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e saj, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Bashkësia Shqiptare organizuan 9 Vjetorin e pavrësisë së Kosovës. Në një ambjent të shkëlqyer të stolisur kuq e zi, nën flamujtë e Kosovës, Amerikës dhe Kombëtar, qindra pjesmarrës kanë festuar dhe uruar së bashku.1 a Marjana derjt Marjana

Vatrës në këtë manifestism iu bashkëngjitën edhe Bashkësitë Fetare, Lëvizja e Legalitetit, Shoqata”Dibra” , Shoqata “Rugova”, Rrënjët Shqiptare, The Albanian American Open Hand Association, Rrjeti i Bizneseve, Shoqata “Camëria”, Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara, Konsullata e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

1 a Gjonaj Mark

Festën e ka hapë kryetari i Komisionit organizator, anëtar i kryesisë së Vatrës, z. Marjan Cubi. Ai ka uruar pjesmarrësit dhe mysafirët e nderit për festën e Pavarësisë dhe ka prezantuar moderatoren e darkës festive, zonjën Marjana Bulku.

1 a Muslia me grup

Moderatorja e ka nisë komunikimin e saj me shprehjen”Bacë, u krye”!- dhe ka përcjellë urimin për festën dhe ka ftuar pjesmarrësit që të përcjellin Hymnet Kombëtare të Amerikës, Hymnin Kombëtar dhe atë të Kosovës. Me 1 minut heshtje janë nderuar dëshmorët e dy kombeve.Më pas ajo ka ftuar Pastor Fr. Nathan Preston të Kishës Ortodokse “St. Nicholas” NY, i cili ka bekuar darken.I pranishëm në festë ishte edhe famullitari i Kishës”Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.

1 Gjoni flet

Folësja krysore e darkës ishte Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, zonja Teuta Sahatcija. Më pas kanë përshëndetë ambasadorja shqiptare në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare, Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës,Valon Murati, ansambëlmeni i Nju Jorkut Mark Gjonaj, kryetari i shoqatës Dibra Dashnor Miftari, Adem Muriqi i shoqatës Rugova.

1 a Gezimi ekndon

 

Studiuesi Idriz Lamaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës, prezantoi librin”Binak Alia dhe Brezat Pas Tij” me autor Muhamet Mjeku, botuar në Nju Jork me 2016.

I pranishëm në këtë tubim së bashku me familjen dhe kushërinjë, atdhetari Mulosmanaj uroi festën e Pavarësisë së Kosovës duke përcjellë edhe një urim të vecantë për bashkimin mbarëshqiptar, realizimin e Shqipërisë Etnike, c’ka ka qenë moto e jetës së tij. Falenderim të vecantë ai ëprcolli edhe për autorin e librit Muhamet Mjeku, sponsorin botues Harry Bajraktari.Pjesmarrësve iu dhuruan kopje të librit nga Familja Mulosmanaj dhe botuesi Harry Bajraktari.

1 a bajrak musli MuhVeprimtari Dem Balidema po ashtu kishte sjellë për të pranishmit librin e Ismail Kadares”Krimi në Ballkan”, që iu dhurua pjesmarrësve.

Veprimtari Muhamet Omari ka përcjellë një mesazh nga prifti i Kishës Autoqefale Shën Mëria e Elbasanit, at Nikolla Marku, i cili po kalon caste të vështira shëndetsore. Z. Omari duke folë për përpjekjet atdhetare të priftit elbasanas, kërkoi mbështetjen e Vatrës dhe komunitetit, për ta ndihmuar priftin dhe kishën që përpiqet të mbajë gjallë autoqefalinë Kombëtare.

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, falenderoi Muhamet Omarin për përcjelljen e mesazhit dhe u tregoi të pranishmëve për mbështetjen që Vatra i ka dhënë priftit atdhetar At Nikolla Marku.Ai apeloi që sipas mundësive të ndihmohet Kisha e Elbasanit. Kontributet nisën që aty. Kush ka mundësi mund t’i dërgojë ndihmat në Vatër.Pjesmarërsit janë argëtuar nga i talentuari Gëzim Nika, i cili së bashku me këngëtaret Valbona Peraj dhe Entela Iliriani, e kanë ndezë atmosferën festive dhe pista e vallëzimit ka qenë përherë e mbushur nga vallzuesit.(Për më shumë lexoni në Gazetën e printuar”Dielli”)

Filed Under: Featured Tagged With: 9 vjet, dalip greca, Kosova e Pavarur, MANIFESTIM I SHKËLQYER I VATRËS DHE BASHKËSISË SHQIPTARE

Protesta vazhdon në Çadër

February 18, 2017 by dgreca

Protesta, ku opozita tha se kishte gjysëm milioni pjesmarrës, ka përfunduar në shesh, por ajo po vazhdon në çadrën e madhe e ngritur gjatë së Shtunës nga forumi Rinor Demokrat.

1 3 ok caderKreu i PD Basha hyri në çadër rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme tek protestuesit në çadër. Basha u shpreh se protesta do të vazhdojë deri sa të arrihet fitorja elementare, që është ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Është fillimi i një lëvizje popullore. Ajo që mund ta krahasoj është ajo para 27 vitesh. Vendimi i madh që morën së bashku qytetarët shqiptarë. Largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike. Ata do të rrinë derisa të realizojnë një të drejtë themelore që e kemi fituar me ligj përpara 27 vitesh, të drejtën për të zgjedhur vetë pushtetin. Mendoj se vullneti i qytetarëve është më i fortë se korrupsioni. Do të rrimë deri sa të arrijmë një fitore elementare. Kjo është mënyra e vetme. Çdo mundësi institucionale është ezauruar. Ky shtet ka humbur çdo legjitimitet. Ky është manifestimi më i madh popullor dhe është jo vetëm një shenjë besimi, por edhe shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen, përtej kufijve të PD”, u shpreh Basha për mediat.

1 ok Cadra

Më tej kryetari i opozitës u shpreh se, kjo është një forcë që nuk mund të ndalet. “Kam marrë mesazhe nga miqtë tanë ndërkombëtare që përshëndesin këtë protestë të qytetarëve. Kjo kauzë nuk është e Lulzim Bashës, nuk është e PD, është e shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, përfundoi Basha.

Filed Under: Featured Tagged With: Protesta, vazhdon në Çadër

PROTESTA: Do të hapim një derë të re drejt të ardhmes

February 18, 2017 by dgreca

Nga Lulzim BASHA/*1 ok proteste 2

Nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, shqiptarë të ndershëm, shqiptarë të lirë, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, është derdhur sot këtu në këtë shesh, sheshin e lirisë, sheshin e protestës, sheshin e vendimit të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.1 ok basha5

Mirësevini!

Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, në varfëri dhe kaos, dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet.

Ju të gjithë e dini mirë këtë.

Ju, ne jemi mbledhur sot këtu për të thënë: Boll më! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur erdhën këta në pushtet.

Sot, ne nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilën vendi ka kaq shumë nevojë, për të cilin ka nevojë kaq shumë çdo shqiptar, për të cilin ka nevojë çdo fëmijë, i ri dhe e re.

Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë: Po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Duam ndarjen e politikës nga krimi!

Duam dinjitet!

Duam drejtësi!

Duam punë!

Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!

Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!

Duam shpresën, shpresën që po lind, nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve.

Vendimi për të ndalur maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve

Sot jemi të bashkuar në këtë shesh sepse nuk e pranojmë dot më këtë gjendje; jemi të bashkuar sepse kemi besim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze; jemi të bashkuar nga alarmi kombëtar dhe ndërkombëtar se pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve.

Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.

Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka.

Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Evropës nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin tuaj, vullnetin e shqiptarëve nuk do të ketë më në Shqipëri.

Partia Demokratike lindi në rrugë dhe në sheshe, me ju popullin në krah.

Partia Demokratike lindi sepse e deshët ju, qytetarët e këtij vendi.

27 vite më parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike.

Sot, ne prapë kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike.

Kjo qeveri palaçosh ka dështuar! Ju e dini këtë!

Kjo mazhorancë është një dështim total! Ju e vuani këtë!

Ky kryeministër është turpi i vendit! Ju e shihni këtë!

Garanci që qytetarët të ndihen të mbrojtur

Sot, ne nisim kthimin e Shqipërisë, sot ne nisim kthimin e vendit tonë në rrugën e sigurtë drejt të ardhmes.

Unë jam këtu, me ju, sepse dua që ju, njerëzit e lirë, shqiptarët e lirë, të jeni të parët për qeverinë e re që duam të kemi për Shqipërinë tonë.

Unë dua që ju, të jeni krenarë për vendin tuaj. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të sigurtë. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të mbrojtur. Të mbrojtur nga arroganca. Të mbrojtur nga padrejtësia. Të mbrojtur nga varfëria. Të mbrojtur nga korrupsioni dhe krimi. Të mbrojtur nga propaganda. Të mbrojtur nga ky sistem i pashpirt e i padrejtë.

Po, jam sot këtu sepse dua t’ju mbroj nga politika që i shërben krimit dhe jo ju. Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin. Ata po ju shkatërrojnë jetën. Droga nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Korrupsioni nuk është e ardhmja e Shqipërisë.

Krimi i organizuar nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Papunësia nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Varfëria nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Emigrimi nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë! Bashkëqytetarët e mi, Shqipëria po shkatërrohet. Shqipëria po shkatërrohet sepse ky sistem nuk punon. Shqipëria po shkatërrohet sepse kjo qeveri nuk punon për njerëzit. Ata punojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për xhepat e tyre.

Ata dështuan për të sjellin një jetë më të mirë për shqiptarët. Një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh, po gëzojnë gjithçka, ndërsa shqiptarët po marrin rrugët e botës. Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe i drogës.

Ata dështuan dhe mashtruan me 300 mijë vendet e punës. Ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas. Ata dështuan me demokracinë e vërtetë. Dështuan me lirinë e vërtetë.

Si mund të jenë të lirë njerëzit kur kanë frikë për të nesërmen? Frikë për të ardhmen e fëmijëve.

Frikë për shëndetin. Frikë se do të humbasin ose nuk do e gjejnë kurrë një vend pune.

Frikë nga taksidari që u vjen tek biznesi dhe ua mbyll. Frikë nga kriminelët e veshur me pushtet.

Frikë për të votuar të lirë.

Frikë se do t’ju duhet të lënë shtëpitë e tyre, për të nisur një jetë të vështirë, plot të panjohura në emigracion.

Qeveria Rama detyroi 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin

Kjo qeverisje ka detyruar 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin, kjo duhet të marrë fund!

Ne kemi qenë në pushtet dhe kemi qeverisur. E dimë sa e vështirë është. E dimë që duhet kurajo, për të marrë vendimin e duhur, çdo ditë. Ne u përpoqëm ta përmirësojmë jetën për njerëzit. Në fakt ne e bëmë këtë.

Ne e vendosëm Shqipërinë në vëmendjen ndërkombëtare, e futëm në NATO, hoqëm vizat. Ne punuam fort për të ruajtur vlerat tona, lirinë, taksat e ulëta, investimet madhore në infrastrukturë.

Ne punuam për të mirën e vendit tonë.

A bëmë mjaftueshëm? Jo. Por a e shkretuam vendin kështu? A lamë fatin tuaj në dorë të krimit dhe kriminelëve? Jo.

A jemi ne ndryshe nga këta? Po!

Sot, dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati!

Jam gati, t’ju udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos- drejt së ardhmes. Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm.

Po, jam gati. Sot, më shumë se kurrë. Tani, kam një pyetje të thjeshtë për ju, për ju qindra, mijëra shqiptarë në këtë bashkim më të madhin popullor në histori dhe për shqiptarët anembanë vendit:

A jeni gati të luftojmë bashkë? Të luftojmë bashkë për Shqipërinë? Të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira?

Për të shporrur qeverinë e krimit, për të shporrur qeverinë e korrupsionit.

Bashkë për një qeveri të njerëzve? Bashkë për një qeveri të qytetarëve? Le të nisim sot, jo nesër. Sot, sot, sot, lëvizjen e madhe kombëtare dhe demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot, qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do të punoj pa pushim për të përmbushur aspiratën tonë të përbashkët që gjithsecili prej jush të bëjë realitet ëndrrën e tij për një jetë më të mirë për veten tuaj dhe për familjen tuaj.

Sot është dita kur nisim marshimin drejt këtij qëllimi! Ky qëllim është më i madh se gjithsecili prej nesh. Më i madh se qëllimet e një partie politike. Më i madh edhe se qëllimet e koalicionit tonë. Shumë më i madh se rrotacioni politik i radhës nga e kuqe në blu apo nga blu në të kuqe.

Sepse ka të bëjë me vendin tonë. Sepse ka të bëjë me njerëzit tanë. Ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ka të bëjë me vendimin që ne vetë, ne vetë dhe askush tjetër të mos vendosë për fatin tonë! Miqtë e mi, gjithçka në jetë varet nga vendimet që ne marrim.

Sot, bashkë do ta marrim një vendim të madh! Ky vendim është në dorën tuaj.

Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është fatalitet i pashmangshëm.

Ju, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, e keni shkruar një herë historinë.

Unë e mbaj mend si të ishte dje, 8 dhjetorin 1990, atë ditë ne morëm një vendim, vendimin se nuk mund të vazhdonim më si më parë.

Vendimin për t’u ngritur kundër krimit dhe tiranisë shtetërore, vendimin për të zgjedhur lirinë! Sot unë dua që ju, të gjithë bashkë, të marrim një vendim tjetër të madh. Thellë brenda vetes, e dimë se kështu nuk mund të vazhdojmë më.

Sot, ne vendosim:

Ose vendi do të vazhdojë kështu, dhe ne do të zhytemi përditë e më shumë në varfëri dhe kaos;

Ose ne, do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një derë që na çon në një fillim të ri për vendin tonë, mundësi të reja për një jetë më të mirë. Ky është një vendim i madh, sepse është një vendim i vështirë.

Ky vendim kërkon nga të gjithë ne këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë të zgjedhim mes frikës ose kurajos, mes indiferencës ose përgjegjësisë, mes oportunizmit ose sakrificës.

Në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike

Unë kam vendosur të zgjedh kurajon! Unë kam vendosur të zgjedh përgjegjësinë! Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën! Ka ardhur koha miqtë e mi. Ka ardhur koha të marrim vendimin e madh.

Vendimin për të bërë realitet ëndrrat tona. Vendimin për t’u ngritur bashkë! Vendimin për të vrarë frikën dhe për të zgjuar shpresën për të cilën Shqipëria sot ka nevojë. Vendimin për të caktuar vetë fatin e fëmijëve tanë.

Vendimin për të shpallur se ky vend i lashtë ka çfarë t’i ofrojë popullit të vet, ka çfarë t’i ofrojë Evropës.

Vendimin për të vënë punën e ndershme, mirëqenien, demokracinë e vërtetë, në themelet e reja të Shqipërisë.

Vendimin, miqtë e mi, për të bashkuar, për të bindur, të gjithë ata që e duan Shqipërinë me zemër.

Vendimin për të dekriminalizuar shtetin, vendimin për të zhdukur ekonominë e drogës, vendimin për t’u kthyer njerëzve fuqinë ekonomike, vendimin për t’iu kthyer njerëzve pushtetin.

Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne do të qëndrojmë në këtë shesh dhe nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga dhe krimi.

Unë do të qëndroj këtu në shesh. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku!

Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.

Ky është vendimi im.

A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?

Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!

Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!

Ne ngrihemi bashkë!

Ne fitojmë bashkë!

Shqipëria fiton me ne!

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

  • Fjalimi i Shefit të Opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në protestën e 18 Shkurtit.

Filed Under: Featured Tagged With: 18 shkurt 2017, fjalimi ne proteste, Lulzim Basha

Konsullata e Kosovës në Nju Jork, pritje festive për 9 Vjetorin e Pavarësisë

February 17, 2017 by dgreca

Nga Dalip Greca/*1 Ok Teuta 4Në mbrëmjen e së Enjtes, 16 Shkurt 2017, në mjediset luksoze të Yale Club në Manhattan, Nju Jork, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës ka organizuar një pritje festive për përfaqësitë diplomatike dhe drejtues e veprimtarë të komunitetit shqiptar.

IMG_2576

Të pranishmëve ua ka uruar mirëseardhjen Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, zonja Teuta Sahatçija. Në fjalën e saj përshëndetëse, duke iu drejtuar Ministrit të Diapsoprës,Valon Murati, I pranishëm në këtë festim, si dhe përfaqësuesve diplomatik të shteteve dhe të gjithë pjesmarrësve,kryediplomatja e Kosovës në Nju Jork, tha se ndjehej e nderuar që në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, t’u uronte mirëseardhjen dhe mikëpritjen në këtë ambjent të bukur për të festuar së bashku ditëlindjen e 9-të të shtetit të ri të Kosovës.1 agim Gjon Rozmari

Konsullja tha se në këtë ditë shumë të veçantë kujtojmë sakrificën e madhe të shumë brezave nën pushtimin e egër, rezistencën e gjatë dhe paqësore, që shpëtoi arsimin dhe shëndetin, luftën heroike për çlirimin e Kosovës, ku humbën jetën 13.500 persona, ku u dëbuan jashtë kufijve një milion njerëz, ku u dogjën shtëpi, institucionet dhe u shkatërrua  infrastruktura.

Ne e dimë, tha Konsullja Sahatçija, se rruga drejt pavarësisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë për njerëzit që donin të jetojnë në liri.

Konsullja ka falenderuar diasporën shqiptare në SHBA për kontributin e saj për Kosovën. Ne, tha ajo, festojmë sot Ditën e pavarësisë, edhe falë punës së madhe, angazhimit, përkushtimit të diasporës sonë në Amerikë, që ishte gjithmonë e gatshme për të ndihmuar  e kontribuar me çdo mjet që të mundnin.

Pavarësia e Kosovës, theksoi konsullaj e përgjithshme e Kosovës,  është një projekt i përbashkët i njerëzve tanë, i SHBA dhe miqëve tanë, që ndryshuan rrjedhën e historisë.Ne, tha Sahtaçija, ju jemi përjetësisht mirënjohës.

Më pas Sahatçija paraqiti disa nga sukseset e Kosovës: Sot Kosova është njohur nga 113 shtete. Ajo u bë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare.

Me Shtetet e Bashkuara, tha ajo, ne kemi miqësi shumë të veçantë, kemi bashkëpunim dhe respekt reciprok. Ne jemi mirënjohës dhe të përkushtuar për të vazhduar së bashku në këtë rrugëtim.

Duke folur për të ardhmen e Republikës së Kosovës, zonja Sajatçija tha se: Bashkimi Evropian është qëllimi i vendit tonë. Ne, tha ajo, e shohim vendin tonë në BE në të ardhmen e afërt. Të gjitha përpjekjet tona institucionale janë të përkushtuara drejt përgatitjes së Kosovës për t’u bërë vend që do të kontribuojë në BE.

Kosova është gjenerator i stabilitetit në rajon, që lufton për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë dhe ne mbetemi fuqimisht të përkushtuar për të ardhmen tonë euroatlantike.

Më pas Konsullja e Përgjithshme është duartrokitur, kur ka renditur disa nga arritjet e Kosovës. Më lejoni, tha ajo,  të ndaj me ju disa lajme të mira:

Kosova është vendi që ngriti buxhetin e saj për 30%, është vendi që ka arritur të rrit GDP-në 4%. SAA u nënshkrua me BE-në, papunësia është ulur, dhe kryeministri premtoi se do të vazhdojë ulja edhe për vitin e ardhshëm.

Kosova, tha ajo, u bë vendi ku bujqësia po arrin suksese të pabesueshme. Verërat tona dhe produkte e tjera bujqësore janë eksportuar në BE dhe SHBA. Industria e përpunimit të drurit ka  gjetur rrugën e saj në tregun evropian. Teknologjia e informacionit po bëhet aset i fuqishëm i Kosovës…

Lufta kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit ka arritur rezultate të dukshme pozitive që është deklaruar në “Raportin e Progresit Compact” si “reflekton përgjegjësinë në rritje të institucioneve të Kosovës” deri në Standardet Evropiane.

Po ashtu, tha ajo, ka lajme të tjera të mira nga ne:

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Rios. Distria dhe Akili janë duke sjellë vazhdimisht medalje në xhudo. Kombëtarja e Futbollit të Kosovës është pjesmarrëse e e ndeshjeve eleminatore për Kampionatin Botëror .

Rita Ora, Era Istrefi, Dua Lipa janë duke përcjellë në Botë imazhin pozitiv të Kosovës, ashtu siç ajo e meriton.

Filmi “shok” është nominuar për OSCA, Film “Home” është fitues i Festivalit të Filmit BAFTA. “Dokufest” në Prizren është bërë pika e grumbullimit për krijuesit e filmit dhe artistëve nga e gjithë bota.

Fjalimi përshëndetës i Konsulles së përgjitshme të Kosovës, zonjës Teuta Sahatçija, është mbyllur me urimin e mirëseardhjes për të ftuarit. Ajo i falenderoi  të gjithë për ardhjen dhe ndarjen e gëzimit me përfaqësuesit e Kosovës në kremtimin e Ditës së Festës Kombëtare, 9 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Një përshëndetje të veçantë u ka drejtuar të ftuarëve edhe Ministri i Diasporës z. Valon Murati.

Në këtë event kanë marrë pjesë edhe Kryetari I Vatrës dr. Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta, zv/Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, anëtarët e Këshillit të Vatrës Adrian Neritani(ish ambassador I Shqipërisë në OKB), Besim Malota, editori i Diellit etj.

Të pranishëm ishin kryetarë shoqatash dhe veprimtarë të komunitetit.

*Për më shumë fotografi nag aktiviteti shkoni ne facebook/dalip Greca

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Konsullata e Kosoves ne Nju Jork, pritje festive për 9 Vjetorin e Pavarësisë, Teuta Sahatcija

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 534
  • 535
  • 536
  • 537
  • 538
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT