• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Racizmi në universitetet shqiptare është shumë i theksuar

April 30, 2015 by dgreca

INTERVISTA/ Flet Dr. e Shkencave Juridike dhe Presidente e Shoqatës Kundër Racizmit në Gjermani, Alba Lika/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Ka mbaruar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja për gjermanisht në Shkodër dhe të lartën për Juridik në Universitetin Luigj Gurakuqi po në Shkodër në vitin 2010. Gjatë kohës që ka qenë në shkollën e mesme ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë për gjuhen gjermane disa herë në Ballkan dhe Europë. Duke u njohur me kulturën Europiane që në moshë të re, ishte shumë e vendosur që të vazhdonte studimet Universitare në Gjermani, duke qenë se e zotërote jo vetëm gjuhen por njihte edhe kulturën nga afër. E vetmja pengese ishte ana ekonomike, e cila nuk e lejonte që ta ndiqte ëndrrën në atë kohe dhe si pasoj filloi studimet për Drejtësi në Shqipëri. Edhe pse i mbaroi studimet në Shqipëri me rezultate shumë të mira, nuk ndihej e plotësuar profesionalisht dhe nuk u dorëzua, por insistoi në realizimin e qëllimit që i kishte vënë vetes.
Si vazhdoi ëndrra juaj e shkollimit?
Në vitin 2011 aplikova për bursë për studime pasuniversitare tek projekti Basileus ( është një projekt i krijuar nga komisioni Europian për vendet e Ballkanit perëndimore, me qëllim që studentëve të mire të u japë mundësinë që të rriten profesionalisht në një nga universitet më të mira të Europës) dhe më në fund mu plotësua ëndrra dhe fitova bursë për të studiuar në Universitetin më të mirë dhe më të vjetër në Gjermani për Drejtësi dhe mjekësi, në Universitetin e Heidelbergut i themeluar në vitin 1386. Në vitin 2013 u diplomova me rezultate maksimale në të drejtën penale ndërkombëtare. Pasi u diplomova po e mendoja të kthehesha direkt në Shqipëri që të investoja gjithçka çfarë kisha përfituar në Heidelberg, por nisur nga rezultati maksimal, universiteti më ofroj të drejtën për të nisur Doktoraturën, duke e parë si një shans që jo çdo personi i ofrohet pranova të filloj studimet doktorale dhe që prej një viti po ndjek studimet doktorale për të drejtën penale në universitetin e Heidelbergut. Krahas të drejtës penale, kryesisht korrupsionit që është në qendër të studimeve të mija doktorale, pasi korrupsioni në Shqipëri është një sëmundje që akoma nuk i është gjetur ilaçi, jam gjithashtu edhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Që nga viti 2014 jam presidentja e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ) për Shqipërinë. Kjo organizate ka qendrën në Frankfurt dhe në të njëjtën kohë operon edhe në 26 shtete të tjera dhe një nga këto shtete është edhe Shqipëria. Bazuar në të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut unë e konsideroj edhe korrupsionin si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kjo është ajo që më motivon më tepër që të bëj një ndërthurje të së drejtës penale dhe të të drejtave të njeriut. Për momentin jam fokusuar në studimet doktorale dhe në postin si presidente e organizatës me qëllim që së shpejti të botoj edhe tezen e doktoratures në dy gjuhë të huaja, në gjermanisht dhe shqip. Botimin e kërkimeve të mija shkencore e konsideroj si një mundësi të mirë për të pasuruar sadopak literaturën për studentet në Shqipëri, pasi në Shqipëri ka me të vërtet shumë mangësi në literature. Dy vitet e fundit kam parë një rritje të konsiderueshme të studenteve shqiptare që vazhdojnë studimet në universitet më të mira të Evropës dhe kjo me jep shumë shpresë për një Shqipëri drejt rrugës së Europës.
-Ju shkollën e mesme e mbaruat për gjermanisht, në çfarë eventesh e keni përfaqësuar Shqipërinë në këtë gjuhë?
– Në shkollën e mesme e kam përfaqësuar Shqipërinë në evente të ndryshme ndërkulturore në shkallë ballkanike, në Mal të Zi dhe Kroaci dhe në shkallë botërore në Gjermani. Secili shtet është munduar të prezantojë në mënyrë sa më dinjitoze kulturën e kombit të tij në gjuhën gjermane. Në Gjermani atëherë kisha eksperiencën më të bukur, pasi mora pjesë në orë të ndryshme mësimi në gjimnazet gjermane, duke më dhënë mundësinë që të krahasoj që atëherë sistemin e shkollave shqiptare me ato gjermane.
– Universiteti ynë a ka nivelet dhe parametrat e universiteteve gjermane dhe ku është ndryshimi?
– Fatkeqësisht universitetet shqiptare janë akoma shumë larg nivelit të universiteteve gjermane. Duke u nisur që nga infrastruktura, kushtet, bibliotekat, literatura që studentët kanë në dispozicion e cila nuk është e mjaftueshme. Pa përmendur pastaj komunikimin e shkëlqyer dhe gatishmërinë e profesorëve në Gjermani kundrejt studentëve (dua të theksoj që profesorët e Fakultetit të Juridikut në Heidelberg kanë pozicione të rëndësishme në Gjermani). Një aspekt që mua më shqetëson në Shqipëri është mungesa e Instituteve pranë çdo fakulteti për të bëre kërkime shkencore në çdo fushë. Kërkimet shkencore do na ndihmonin që p.sh ligjet të mos i kopjonim nga sistemet e së drejtës së shteteve të tjera, por ti hartonim vetë. Në fakt sistemi ynë arsimorë është më shumë i orientuar nga sistemi amerikan sesa nga ai gjerman. Kohët e fundit kam vënë re që Shqipëria po orientohet nga sistemi gjerman për sa i përket sistemit të shkollave profesionale.
– Mbasi përfunduat studimet për të drejtën penale ndërkombëtare, pse nuk erdhët në Shqipëri?
– Duke qenë se studimet pasuniversitare i mbarova me notën maksimale që në Gjermani është nota 1 (një), universiteti më ofroj mundësinë për të nisur doktoraturën dhe duke e parë si një mundësi që jo çdo personi i ofrohet pranova dhe që prej një viti vazhdoj studimet doktorale në universitetin e Heidelbergut.
-Sa njihet Shqipëria nga pedagogët që ju japin mësim dhe a keni ndjerë shenja racizmi?
– Profesorët e njohin Shqipërinë thjesht si një shtet të Europës me shumë probleme. Kjo është edhe një arsye përse kërkimeve shkencore në Shqiperi duhet të iu jepet një rëndësi e posaçme. Shenja racizmi nuk kam ndjerë përkundrazi kam pasur shumë mbështetje. Nga eksperienca personale racizmi në universitetet shqiptare është më i theksuar.-Fatkeqësisht
– Në lëndët e degës suaj në Shqipëri a gjen literaturë?
Për sa i përket literaturës që mua më nevojitet, në Shqipëri nuk kam gjetur pothuajse fare.
-Cila është mangësia e sistemit tonë arsimor?
– Sistemi ynë arsimorë është më shumë i bazuar në teori sesa në praktikë, studentët kanë shumë pak literaturës në dispozicion dhe i qëndrojnë shumë besnik kësaj literature dhe nuk bëjnë një vlerësim sa më kritik të saj. Një pjesë e konsiderueshme e profesorëve e ruajnë me fanatizëm mënyrën tradicionale të mësimdhënies, e cila e kufizon studentin për të mbajtur një qëndrim sa më kritik kundrejt një çështje te caktuar. Një mangësi shumë e madhe e sistemit tonë arsimorë është mos mbrojtja e pronësisë intelektuale, plagjiatura dhe mosrespektimi i rregullave te citimit është një problem shumë serioz për mendimin tim. De jure ekziston një ligj për mbrojtjen e pronësisë intelektuale por nuk zbatohet. Jo rrallë ndodh që profesorët në Shqipëri të akuzohen për korrupsion pasiv, për këtë çështje do fajësoja jo vetëm profesorin por edhe studentin që e mbështet një iniciativë të tillë si edhe shtetin, i cili nuk harton një politikë efektive për të luftuar këtë fenomen. Ashtu siç e kam theksuar edhe më lart që ministria e arsimit të investojë më shumë në kërkimet shkencore dhe jo vetëm ti pajisë studentët me diploma, por të hartojë një politikë që këto diploma të shërbejnë edhe në tregun e punës.
-Cila është tema e doktoraturës suaj dhe si mendoni ta paraqisni?
– Unë jam specializuar në fushën e së drejtës penale dhe në qendër të studimeve të mija doktorale është korrupsioni dhe jo vetëm korrupsioni nacional dhe krimi ekonomik, por edhe ai ndërkombëtare. Jam fokusuar tek kjo tematikë pasi korrupsioni (sidomos në Shqipëri) është një sëmundje që akoma nuk i është gjetur ilaçi. Do të bëj të pamundurën që studimet e mija doktorale ti botoj në dy gjuhë, gjermanisht dhe shqip. Botimin e studimeve të mija shkencore e konsideroj si një mundësi të mirë për të pasuruar sadopak literaturën për studentët në Shqipëri.
– Keni dy vjet që jeni presidentja e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ) për Shqipërinë, cilat janë detyrat e kësaj Shoqate dhe ku njihen?
– Ka dy vjet që jam anëtare e organizatës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ( Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ), por presidente e kësaj organizate jam që në nëntor të vitit 2014. Kjo organizate ka qendrën në Frankfurt dhe në të njëjtën kohë operon edhe në 26 shtete të ndryshme në botë, një nga këto shtete është edhe Shqipëria. Në qendër të kësaj organizate është mbrojtja e të drejtave të njeriut si një fuqi absolute. Ne si organizatë apelojmë për shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut. Në mars kishim takimin e radhës në Bonn, ku u parashtruan edhe disa ndryshime në status dhe në bazë të këtyre ndryshimeve do bëjmë edhe një reformim të organizatës.
– Mbas doktoraturës a mendoni të ktheni në Shqipëri?
– Për momentin jam fokusuar në studimet doktorale dhe në postin si presidente e organizatës, por gjithashtu po punoj me elitën e universitetit të Heidelbergut për hartimin e një konvente për doktorantët, me anë të cilës kërkojmë më shumë privilegje dhe hapësira veprimi nga shteti. Dëshira ime është që të kthehem në Shqipëri dhe të investoj në universitetet Shqiptare çfarë kam fituar deri tani.
– Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
– Fatkeqësisht pozicioni i femrës shqiptare është akoma në tranzicion. Në Shqipëri një rol të rëndësishëm luan edhe pozita gjeografike. Femrat të cilat jetojnë në kryeqytet kanë më shumë mundësi veprimi dhe punësimi sesa ato që jetojnë në qytet e tjera, pa përmendur ato që jetojnë në zonat rurale ku mundësitë e tyre janë pothuajse zero.
– A e ka zënë sot ferma shqiptare vendin e duhur në shoqëri, apo ende jemi shoqëri maskiliste?
– Femra shqiptare akoma nuk e ka zënë vendin e duhur në Shqipëri, pasi postet kryesore janë kryesisht të zënë nga meshkujt dhe si pasojë kjo na bën një shoqëri maskiliste, ku femra shihet si një qenie e dobët që nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi të mëdha përsipër.
– Cili duhet të jetë pozicioni i femrës shqiptare në jetën politike?
– Numri i femrave shqiptare që studiojnë në universitetet më të mira europiane dhe botërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kjo tregon se po integrohen gjithnjë e më tepër dhe vetëm një prezantim i barabartë i femrave dhe meshkujve në parlamentin shqiptarë do forconte pozitën e femrës shqiptare në politikë dhe si pasojë do zbehej diskriminimi gjinorë.

Filed Under: Featured Tagged With: Alba Lika, Albert Zholi, Interviste

Mos ma vidhni plisin!

April 30, 2015 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/
Mos ma vidhni plisin, hej ju barbarë/
I yni është vetëm shqiptar/
Burrëri me te ka çdo shqiptar/
Të gjithë e mbajnë plisin e bardh/
Ballëlartë e me krenari/
Rrënjë dhe shtat pati në lashtësi/
Është simbol për Shqipëri/
Pellazgë, ilirë e shqiptarë
Emblemë gjithmonë e patën në ballë
Me te në beteja u rreshtuan
Legjenda të mëdha krijuan
Me plis e kapuç të bardhë
Dolëm para botës mbarë
Ai është plisi i vetëm shqiptar
Me plis në këtë tokë mbina ma i parë
Jam i lumtur që jam shqiptar
Plisi i bardhë është hyjnor
Me te në kokë ranë shumë dëshmorë
Grekë turq e sllav përpiqen ta tjetërsojnë
I vënë ngjyrë të kuqe e të zezë
Jo, jo ai është vetëm i bardh
Atë zoti neve najë ka falë
Mik kemi atë që plisin na e do
Amerika në qiell atë e lartëson
Respekt dhe miqësi shpreh për Shqipërinë

Ju barbarë, sllav,turq , grek e ju të marrë
Në ketë vend vonë keni ardhë
Ai është plisi shqiptar
Nuk është sllav turk as otoman
Ka qenë dhe është gjithmonë shqiptar
Mos ma përdhuno këtë simbol ti shkau i zi
As mos ma vidh ti Turqi e Greqi
Është plis i të dashurës Shqipëri

Filed Under: Featured Tagged With: asllan dibrani, Mos ma vidhni, plisin

Ambasada e SHBA, projekt per certifikaten boterore te vajit te ullirit shqiptar

April 30, 2015 by dgreca

Projekti më i fundit i Ambasadës Amerikane do të prekë zemrat – dhe stomakun – e të gjithë Shqiptarëve: të ndihmojë që vaji i ullirit shqiptar të marrë çertifikatë botërore. Për të përkrahur këtë sipërmarrje, Ambasada po mbështet vizitën e Paul Vossen, një ekspert i njohur amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, i cili do të trajnojë panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga ndërkombëtarët, dhe si rrjedhojë, të mundësojë njohjen e vajit të ullirit shqiptar në rang botëror. Këtë javë, Z. Vossen do të vizitojë 11 prodhues të ndryshëm vaji në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, dhe në disa komunitete të bregdetit jugor, për të vëzhguar teknikën e prodhimit të vajit të ullirit, si dhe për të sygjeruar mënyra për përmirësimin e prodhimit, cilësisë dhe shijes. Në 2013 Shqipëria renditej e 10-ta në botë për prodhimin e vajit të ullirit dhe Z. Vossen është duke këshilluar kultivuesit e ullinjve dhe prodhuesit e vajit se si të rrisin prodhimin e ullinjve dhe si të dallojne vajin e mirë të ullirit nga ai jo origjinal.
———————————————————————————————————
The U.S. Embassy’s latest project is one that should be close to the heart—and stomach—of all Albanians: helping Albanian olive oil achieve international certification. To help in this venture, the Embassy is supporting the visit of Paul Vossen, a leading U.S. expert on olives and olive oil from California, who will train the Albanian taste panel to become internationally recognized and therefore able to certify Albanian olive oil on an international stage. This week, Mr. Vossen is visiting 11 different olive oil processors in Tirana, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, and in several southern coastal communities to observe local olive oil production techniques and suggest methods of improving production, quality and taste. In 2013, Albania ranked 10th globally for olive oil production and Mr. Vossen is counseling olive growers and olive oil producers on how to boost olive production and how to distinguish good olive oils from fake ones.

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasada e SHBA, projekt per certifikaten boterore, Shefqet Kercelli, shqiptar, te vajit te ullirit

U ORGANIZUA MBREMJA PERKUJTIMORE NE SHTEPINE E VATRES

April 28, 2015 by dgreca

U PËRKUJTUA 103 VJETORI I THEMELIMIT TË VATRËS DHE 60 VJETORI I VDEKJES NË BURGUN E BURRELIT TË BASHKËTHEMUESIT KRISTO KIRKA/
Mbrëmjen e së Martës të 28 Prillit u përkujtua dita e themelimit të Vatrës dhe ditëvdekja e bashkëthemeluesit të saj, ish kryetari i Besa-Besën, nënkryetari i Vatrës, menaxherii i Diellit, ish deputeti, zv/prefekti i Himarës dhe Bilishtit, ish kryetari i Bashkisë së Korcës, Kristo Kirka.
Takimin përkujtimor e ka drejtuar editori i Diellit Dalip Greca. Me një minut heshtje është përkujtuar Kristo Kirka dhe të gjithë vatranët që lanë Amerikën për të bërë Shqipërinë, por që diktatura komuniste i shpërbleu me pushkatim, një pjesë i plasi burgjeve, i internoi bijtë e tyre.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, me një fjalë të shkurtër ka përkujtuar të gjithë ata vatrnaë që diktatura komuniste i dënoi me emtoda kriminale. Po cilët janë athetarët e Vatrës që u dënuan si armiq?
AQIF PERMETI, menaxher i “Diellit”, komandanti që i stërviti në Neë England dhe udhëhoqi Trupat Vullnetare të “Vatrës” në Shqipëri më 1920, nuk u kthye më në Amerikë, por qëndroi për t’i shërbyer Atdheut. Në vend të nderimit, komunistët e pushkatuan.
BAHRI OMARI, editor i “Diellit”, deputet i Parlamentit, Ministër i Jashtëm. U çua para skuadrës së pushkatimit, edhe pse nuk iu provua asnjë lloj krimi a faji.
KOLË TROMARA, sekretari i Besa-Besën dhe kryetar i Vatrës, nuk pranoi që të kthehej me shpinë nga skuadra e pushkatimit, duke treguar shpirtin e pamposhtur të vatranit.
KRISTO KIRKA, ish kryetar i Besa-Besën, menaxheri i parë i “Diellit”, pasi u bë pronë e Vatrës më 1912, kryetari i degës nr 1 të Vatrës në Boston, konsull nderi i Shqipërisë në Boston dhe Neë York, deputeti i Korçës, ish nënprefekt i Himarës dhe Bilishtit, kryetari i fundit i Bashkisë së Korçës, para se të vinin në pushtet komunistët. Vdiq si martir në burgun e Burrelit. Trupi nuk iu kthye familjes.
KOÇO KOTTA, bashëthemelues i “Vatrës”, i pranishëm në të gjitha mbledhjet e komisionit themelues, kryeministër i Shqipërisë për 3 vjet, vdiq nën tortura të egra në burgun e Burrelit.
AQILE TASI, 8 vjet zyrtar i Vatrës, ish kryetar i saj dhe editor i gazetës “Dielli”. U burgos, u torturua dhe u shua në burgun e Burrelit.
KOLË RODHJA, vatran i dimrit dhe beharit, ish editor i “Dielli” dhe bashkëpuntor i themeluesavet.
ALI KUÇI, aktivist i dalluar, i prini fushatës”Përshpëtimin e Shqipërisë”, që organizoi “Vatra” me 1917-1919. Iu pre jeta gjatë torturave në hetuesinë e Beratit.
FASLLI FRASHËRI, veprimtar i Vatrës, nacionalist i shquar, i internuar në Ventotene nga italianët, luftëtar i lirisë, u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua nga komunistët.
KRISTO FLOQi, bashkëthemelues i Vatrës dhe editor i Diellit. Veprimtar i shquar i Pavarësisë;poet, dramaturg, studiues, publicist i njohur. U arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist dhe mandej vdiq në mjerim te madh, ndersa te birin ia internuan.
ANDON FRASHËRI, veprimtar i Vatrës, sekretar i saj, gazetar dhe nëndrejtor i Diellit. Atdhetar, shkrimtar, përkthyes, pedagog i Liceut të Korçës. U burgos nga regjimi komunist dhe u persekutua familjarisht mbasi doli nga burgu.
HALIT QYTEZA, qe i priu Huase Kombetare,dhe diktatura Komuniste, me 1945, e plasi qelive duke e denuar me 20 vjet burg, ndersa vellane Qamilin ia pushkatuan.
Për jetën e atdhetarit Kristo Kirka, mbajti një kumtesë studiuesi Idiz Lamaj, ish gazetar I Zerit te Amerikes, anëtar i këshillit të Vatrës. Ai solli për të pranishmit veprimtarinë në SHBA dhe ne Shqiperi të Kristo Kirkës, përherë krah i djathtë i Imzot Nolit, pranë tij kur udorëzua prift, pranë tij kur u themelua Vatra, pranë tij kur ishte deputet. Kurre nuk u perul atdhetari, deri tek shuarjen e tij 60 vite të shkuara në Burgun famkeq të Burrelit, ku Arshi Pipa do të shkruante vargjet brilante:

Vdiq flamurtari i moçem!
Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoçem
E pa u perkule njehere

Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit

Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!… Per atdhe!”….

I nipi i Kristo Kirkës, Kristo Kirka Jr., anëtar i Këshillit të Vatrës, falenderoi për organizimin e veprimtarisë dhe foli me krenari për gjyshin dhe bashkohësit e tij bashkethemelues të Vatrës, të cilët dhanë gjithcka kishin për Kombin. Koha, tha Kirka, apelon për Vatrën, që të punojë sic punaun ata për t’i shërbyer Kombit. Shqipëria etnike, aspirate e tyre, nuk duhet të jetë tabu as sot.
Në kuadër të 103 vjetorit të Vatrës, u promovua libri i studiuesit Idriz Lamaj”Për Vatrën dhe vatranët”. Editori i Diellit kishte përgatitë një kumtesë për vlerat historike të librit dhe mesazhet që ai sjell. Libri, tha editori, plotëson një boshllëk në Historinë e Vatrës. Në fokusin e librt të studiuesit Lamaj mbulohen tri dekada nga jeta e Vatrës, që nga viti 1925 deri në vitin 1995. Libri e merr fillesën në kohën më dramatike të Historisë së Vatrës, kur dy shtyllat e saj, Noli e Konica janë ballëpërballë, në një luftë pa kompromis, studuesi nuk anon as nga njeri as nga tjetri krah, ai vetëm informon. Libri merr vlera historike dhe sjell mesazhe të qarta edhe për qëndrimet e Nolit ndaj qeverisë komuniste, por edhe të Konicës ndaj Mbretit.
Me shumë pasion ka gdhendur Idriz Lamaj portretet e Peter Kolonjës, Refat R. Gurrazezit, Kristo Floqit e të tjerë. Shumë pjesë të librit i kushtohen Konicës dhe veprës së tij, si dhe luftes se Vatres per mbrojtjen e tersise territorial te Shqiperise, vecanerisht lufat pa kompromis kunder grekeve qe synonin Korcen e Gjirokasteren me rrethina..
Gjatë takimit përkujtimor Vatrani i hershëm, Tonin Mirakaj, ish nënkryetar i Vatrës solli mbresat e veta se si u anëtarësua në Vatrë 54 vite të shkuara, si shkoi tek Komiteti Shqipëria e Lirë dhe si e këshilloi dhe Nexhat Peshkëpia që të shkonte në Vatër pse Vatra merrej me cështjen Kombëtare dhe jo me politike. Ai kujtoi me nostalgji punën në Vatër dhe solli kujtime për vatranët që nuk jetojnë më.
Edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, ish nënkryetar i Federatës, Sejdin Bitici, i anëtarësuar në Vatër katër dekada të shkuara, solli kujtime e vlerësime për Vatrën. Për Nolin tha ai thuhet se ishte i lidhur me regjimin e Enver Hoxhës. Po ju tregoj vetëm një fakt: Noli u takua me Behar Shtyllën dhe i kërkoi që të ndërmjetësonte për të dërguar trupin e vdekur të Faik Konicës në Atdhe. Shtylla ia kthen: -Ne do ta gjykojmë një herë të vdekurin pastaj do ta varrosim.
-Po si gjykohen të vdekurit,?- e pyeti Noli.
-Po po, partia jonë i gjykon edhe te vdekurit.
-Po nëse e nxirrni fakjtor cdo ët ëbni?
-Do ta hedhim në një gropë parnë varrezës së gabelve….
-Si të madhin Faik Konica? Dhe kishte tundur mendushëm kokën.
-Po ju pyes ju, tha Bitici:Përse nuk shkoi Noli në Shqipëri?
Përgjigjen po ua jap vetë:Sepse nuk kishte besim tek ai regjim…
…Më pas kanë fplë edhe pjesmarrës të tjerë. Takimi përkujtimor ëshët mbyllur me prerjen e Tortës së Ditëlindjes së Vatrës .
Veprimtaria u filmua nga Televizioni Kultura Shqiptare.

Filed Under: Featured Tagged With: 60 vjetori i shuarjes, Kristo Kirka, ne Burgun e Burrelit, U perkujtua 103 vjetori i Vatres

SKANDAL- MINISTRIA E ARSIMIT INJORON MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE NË GREQI

April 26, 2015 by dgreca

Në qoftë se ka njerëz që meritojnë të ngjiten në piedestalin e lartë “NDER I KOMBIT”, ata janë mësuesit vullnetarë të Gjuhës Shqipe…/
Ata janë Rilindës të Gjuhës Shqipe në mërgim…/
Nga Abdurrahim ASHIKU-Athine/
Suksese seminarit dhe zë e grusht demokratik, “Malit qeveritar që s’bëzan”…/
Të dielën, më 26 prill në sallën e madhe të leksioneve të Universitetit Pandio në Athinë, mësuesit misionarë të Gjuhës Shqipe në Greqi, Rilindës të Gjuhës Shqipe në një vend ku ajo ka qenë në prush, zhvillojnë seminarin e 8-të të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Një lajm nga Tirana, i dëshiruar si pasim i vendimit të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe Mërgatë, se në seminar do t’ ishte e pranishme edhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve me një nëpunëse të saj, i gëzoi mësuesit dhe dashamirët e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi.
Gëzimi u shtua kur Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi përcolli njoftimin…
Me dëshirën dhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për të ndjekur një orë mësimi të hapur në një nga shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të Athinës, ditën e shtunë, më 25 prill, ora 18:00 kjo orë mësimi do të zhvillohet nga mësuese Ilira Ndrio Bakalli në Bibliotekën e Bashkisë- pranë stacionit Larisi….
Janë të mirëpritur të gjithë mësuesit/et dhe dashamirësit që kanë mundësinë dhe dëshirën të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Mësuesit nuk munguan të udhëtojnë nga Selaniku, Kalabaka, Korinthi, Dhomoko…për të qenë të pranishëm në një orë mësimi me të deleguarën e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Ministria jonë e Arsimit në këto 14 vjet nga ora e parë e mësimit të Gjuhës Shqipe më 7 mars 2001 si dhe në 7 seminare të mësuesve zhvilluar gati në të gjithë hapësirën gjeografike të Greqisë…në Athinë, Korint, Selanik, Patra… jo nëpunës të saj por as edhe një përshëndetje të rëndomtë shkruar me email nuk ka dërguar. Të vetmen gjë që ka bërë (për të mos ia ngrënë hakun) ka qenë dërgimi pranë ambasadës dhe konsullatave të një sasie abetaresh me lajmërimin “Merrini vetë!”…
Ardhja e MAS në Athinë u prit me dëshirë dhe gëzim…
U morën masa që personaliteten e lartë ta prisnin me lule e ceremoni në portën dalëse për shqiptarët në aeroportin “Eleftherios Venizellos”. U sigurua një makinë e mirë për ta sjellë nga aeroporti në Athinë, u zu një dhomë në një nga hotelet e mira në qendër të kryeqytetit grek…
Mësuese Ilira, në mënyrë që të kishte hapësirë jo vetëm për nxënësit por edhe për të ardhurën e MAS dhe për mësuesit, e lëvizi klasën e saj nga mjedisi i ngushtë ku e zhvillon në “ilegalitet”, si të gjithë mësuesit e tjerët të pambrojtur nga një marrëveshje e ndërsjellë midis dy qeverive për zhvillimin e mësimit shqip të shtunave e të dielave në klasat e shkollave greke, dhe e vendosi në një nga sallat e bibliotekës së Bashkisë, me përkrahjen e Qendrës Kulturore-Rrjeti për të Drejtat e Fëmijëve.
Të njëmbëdhjetë nxënësit, me fletore e abetare përpara, zunë vend në tre tavolina. Të ftuarit, mësues e prindër, u ulën qetësisht në sallë duke i lënë bosh karriget në radhën e parë për të deleguarën e MAS…
Një tufë e bukur me lulet e pranverës athinase ishte e vendosur në tavolinën e mësueses Ilira gati për tu marrë në duar nga një vajzë sykaltër për t’ia dhënë të deleguarës…
Ora kaloi me pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë…njëzet minuta…
Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi hyri i fundit…
E deleguara e MAS nuk kishte ardhur. Nuk ishte ngjitur në avion. Nuk kishte zbritur nga avioni…
Ilira filloi mësimin…
Një orë mësimi mbresëlënëse. Për të, orën e mësimit, për fëmijët që e shqiptonin fjalën shqipe si të cicërojnë bilbilat…do të shkruaj veçan.
Pas mësimit mësueset, të malluara nga koha e gjatë larg njëra tjetrën nuk lanë rast pa e fiksuar çastin e bukur me fotografi, me nxënësit dhe njëra me tjetrën.
Në mbyllje fiksova në diktofon zëra protestues të mësueseve…
Ilira Bakalli Ndrio, mësuese në Athinë.
“Nuk është hera e parë që mbetemi të zhgënjyer nga Ministria e Arsimit. Si gjithnjë ata na kanë mbrapa listës. Ne e ndjejmë detyrë patriotike këtë që bëjmë. Kur them “ne”, them të gjithë mësuesit, jo vetëm në Greqi por në të gjithë botën për mësimin e gjuhës shqipe. Ndjehemi të varfër kur nuk kemi një përkrahje, mbetemi si jetimë pa nënë”.
Artemis Duri, kryetarë i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi:
“Mos prania e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në seminarin tonë tregon se për ta ne jemi vrima e fundit e kavallit të arsimit. Nuk na është vënë asnjëherë rëndësi, me gjithë kërkesat tona. Me gjithë përpjekjet tona asnjëherë nuk u është dhënë vlerësimi i duhur mësimdhënësve të Gjuhës Shqipe në Greqi. Vazhdojmë me punë vullnetare, pa pagesë, pa mbrojtje ligjore, pa libra shkollorë në të gjitha nivelet e mësimit. Ju e vutë re tek fëmijët kur lexonin abetaren, cicëronin në gjuhën e bukur shqipe. Shteti amë për fat të keq nuk u ka dhënë asnjëherë rëndësinë e duhur mësuesve, fëmijëve të emigrantëve që ata ta mësojnë gjuhën e nënës. E kemi thënë dhe e përsërisim gjithnjë. Jemi përpara zgjedhjeve dhe ata kërkojnë votat…”
Alma Zekollari, mësuese tek “Porta”:
“Mosardhja vërteton edhe njëherë se sa rëndësi i jep shteti ynë mësimit të Gjuhës Shqipe në Greqi dhe kudo në botë.”
Alma Hani, mësuese në Dhomoko:
Shteti ynë na ka harruar. Jo thjeshtë ne, por gjuhën shqipe në mërgim.
Aurela Konduri, mësuese në Selanik:
“Kam ardhur nga Selaniku dhe kam bërë një rrugë si të shkoj nga Selaniku në Fier. U zhgënjyem. Erdhëm të takonim një përfaqësuese nga Ministria nisur nga lajmërimi që u bë në faqen e Lidhjes. Erdhëm të themi fjalën tonë për mësimin e gjuhës shqipe në Greqi. Askush nuk ka ardhur dhe nuk vjen të na dëgjojë…”
Merita Ymeri mësuese në Kallabaka:
“Ndjehem shumë keq, e injoruar. Ndoshta jam ajo që mund të flas më tepër se gjithkush. Ju e dini shumë mirë se sa përkrahje i kam dhënë kësaj qeverie duke e ndihmuar me vota, me ardhjen në pushtet. Unë kam qenë ajo që kam dalë shumë hapur. Kam dhënë mbështetjen me veten time dhe të familjes, por edhe me mësimin e gjuhës shqipe duke u bërë pjesë e programit të Partisë Socialiste për emigracionin.”
***
I pashë të mërzitura mësueset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, të revoltuara, të zhgënjyera…
I pashë edhe optimiste që nismën e tyre të mos e lënë në rrugë.
E ndjeja se ato mësuese, ato nëna që bëjnë çdo ditë punët më të vështira, që përjetësojnë papunësinë dhe krizën e rëndë që ka pllakosur Greqinë, që mbajnë familjet, rrisin fëmijët e tyre, që ecin me kokën lart, askush nuk do t’i ndalte në misionin e tyre vullnetar për ta mbajtë gjallë Gjuhën Shqipe në Greqi.
Në qoftë se ka njerëz që meritojnë të ngjiten në piedestalin e lartë “NDER I KOMBIT” ata janë mësuesit vullnetarë të Gjuhës Shqipe në Greqi…
Ata janë Rilindës të Gjuhës Shqipe në mërgim…
***
Praktikisht me mësimin e hapur të mësueses Ilira Ndrio Bakalli, Seminari i 8-të për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi u mbyll.
Pritet që nesër, e diele 26 prill 2015, orëve që do tu paraprijnë zgjedhjeve të reja në drejtimin e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, të flitet në një mendje për rastin e pa precedent të injorimit zyrtar të mësuesve shqiptarë të mësimit të Gjuhës Shqipe në Greqi, për braktisjen zyrtare që shteti shqiptar u bën fëmijëve shqiptarë në mërgim, për përshpejtimin e asimilimit gjuhësor e kombëtar të fëmijëve të mërgimtarëve.
Suksese seminarit dhe zë e grusht demokratik, “Malit qeveritar që s’bëzan”…
Abdurahim Ashiku
Gazetar
Athinë, 25 prill 2015

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 655
  • 656
  • 657
  • 658
  • 659
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT