• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UKRAINË – BE-ja ndërmerr sanksione politike ndaj Rusisë

March 7, 2014 by dgreca

UKRAINË – BE: Vendimi i parlamentit të Krimesë për referendumin i jashtëligjshëm/

Ne Foto: Herman Van Rompuy/

BRUKSEL-Drejtuesit evropianë kanë vendosur dje pezullimin e negociatave për vizat me Rusinë dhe kanë kërcënuar për miratimin në avancë të një sërë sanksionesh, kryesisht ekonomike, nëse situata vazhdon të përkeqësohet në Ukrainë.
Pas përfundimit të një samiti evropian në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ka njoftuar se krerët drejtues të unionit ishin dakord mbi një strategji progresive sanksionesh, të përbërë nga tre etapa, për ta detyruar Rusinë të negociojë një dalje nga kriza në Ukrainë.

UKRAINË – BE: Vendimi i parlamentit të Krimesë për referendumin i jashtëligjshëm

Bashkimi Evropian e ka konsideruar sot të “jashtëligjshëm” vendimin e parlamentit lokal të Krimesë, ku kërkohej bashkimi i gadishullit ukrainas me Rusinë, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
“Ky vendim i marrë nga parlamenti lokal i Krimesë është në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Ukrainës dhe si rrjedhojë është i jashtëligjshëm si vendim”, u shpreh Van Rompuy gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të një samiti të jashtëzakonshëm të krerëve të BE-së, që ishte i fokusuar tek kriza në Ukraine

Filed Under: Featured Tagged With: BE-ja ndermerr, sanksione, Ukraine

“Nata e Zjarreve” përmbyllë manifestimin treditor për Epopenë e UÇK-së

March 7, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.- Në Kosovë sot me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe “Natën e Zjarreve”, përmbyllet manifestimi treditor gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Në Prekaz, 16 vjet më parë, në 5, 6 e 7 mars 1998, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe, ranë heroikisht 56 anëtarë të familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

“Këto ditë marsi, të simbolikës së pranverës, Kosova po qëndron gatitu në përkujtim të emrit, jetës, veprës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, familjes së tij të madhe dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit”, tha mbrëmë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Akademinë përkujtimore, mbajtur në Prishtinë.

“Ne përfaqësuesit dhe politikanët e popullit tonë, sot e nesër, duhet të mësojmë nga jeta e Adem Jasharit, nga vepra dhe nga vlerat morale, politike e kombëtare që përfaqësonte”, u shpreh Krasniqi. Ai shtoi se Adem Jashari na mëson si ta duam Kosovën, si t’i qëndrojmë besnikë interesit madhor të saj, si t’i japim çdo ditë diçka nga vetja jonë.

Manifestimi i organizuar nga qeveria nisi në 5 mars në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë me ceremoninë ushtarake të FSK-së dhe vazhdoi dje me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në të gjitha Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së në Kosovës, e në mbrëmje në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore

 

Filed Under: Featured Tagged With: Nata e zjarreve

NJË TUFË ME LULE PROVERBASH PËR MËSUESIT NË 7 MARS

March 7, 2014 by dgreca

MENDIME AFORISTIKE PËR ARSIMIN: Pa arsim, s’ka qytetërim/

Përzgjodhi dhe përgatiti për botim: Albert HABAZAJ/

Ai që mundet, le ta bëjë, ai që s’mundet le të mësojë-B.Shou/

Ai që nuk shkon në universitet si në tempullin e shkencës, shkon atje si në paradhomën e karrierës.

D.Pisarev

Arsimi është fytyra e mendjes.

Thënie persiane

Arsimimi i njerëzve duhet të nisë me fjalë të urta dhe duhet të mbarojë me mendime.

Seneja

Arti i madh për të mësuar shumë është të nisesh menjëherë nga e vogla.

Xh.Lok

As armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë dëm se sa edukata e cila gjithë jetën merret si foshnjë.

Aristoteli

Ata nga të cilët ne mësojmë, me të drejtë quhen mësuesit tanë, por jo kushdo që na mëson e meriton këtë emër.

V.Gëte

Cilido mund të mësojë veten e tij.

M.Lomonsov

Detyra më e rëndësishme e qytetërimit është të mësojë njeriun të mendojë.

T.Edison

Dëgjon shpesh të rinjtë që thonë: nuk dua të rroj me mendjen e botës dua të mendoj vetë. Por, nëse u dashka të mendosh diçka që tashmë e kanë menduar? Merre të gatshme dhe ec përpara. Këtu është forca e njerëzimit.

L.Tolstoi

Dëshira për t’u shprehur, pothuaj gjithnjë, është më e fortë se dëshira për të mësuar diçka.

D. Pisarev

E keqja jonë është se duam të mësojmë më shumë në shkollë se në jetë.

Seneja

Edukata është buka e shpirtit.

E.de Amiçis

Edukimi duhet të jetë në gjendje ta bëjë edhe trupin, edhe shpirtin sa më të mirë dhe sa më të bukur.

Platoni

Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.

F. Dostojevski

Edukimi zhvillon aftësitë, por nuk i krijon ato.

Volteri

Është më e dobishme të dish disa rregulla të urta që mund të shërbejnë gjithnjë, sesa të mësosh shumë gjëra që janë të pa dobishme.

Seneja

I pamësuari është i mërzitshëm, pedanti është i padurueshëm.

Napoloni

Ku s’ka bukë, s’ka arsim. Po nëse s’ka arsim, s’ka bukë.

Thënie izraelite

Kur përsërit fjalët e mësuesit, nuk do të thotë se je vazhduesi i tij.

D.Pisarev

Kushdo që lë mënjanë mësimin në rininë e tij, humbet të shkuarën dhe është i vdekur në të a ardhmen.

Euripidi

Studio gjithçka jepi arsyes vendin e parë.

Pitagora

Shqiptoje gjithnjë me nderim emrin “mësues” që pas emrit të prindit, është më bujari dhe më i ëmbli, me të cilin mund ta quajmë një tjetër.

A.de Amiçis

Të mësosh pa u munduar është kotë, por të mendosh pa mësuar është më e rrezikshme.

Thënie anonime

Të mësuarit ka qenë për mua mjeti më i mirë kundër andrallave të jetës, nuk ka pasur hidhërim që të mos ma largonte një orë lexim.

Sh.Monteskje

Trupi shëndoshet me të punuar

Mendja ndriçohet me të mësuar.

N.Frashëri

Sytë e veshët e njeriut janë dëshmitarë të këqij, nëse mendja nuk është e arsimuar.

Herakliti

Rezultati më i rëndësishëm i çdo arsimimi është njohja e vetvetes.

E.Fisheri

Arsimimi nuk është vetëm përgatitja për jetën. Ai është vetë jeta.

Deveji

Arsimimi është bimë e tmerrshme që nuk qet gjethe dhe nuk lulëzon, në qoftë se nuk e ujisim me lot e gjak.

Grafi

Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu.

Hygo

Mos iu frikëso të arsimuarit, as të paarsimuarit, por vetëm të gjysmëarsimuarit.

Kurani

Mësimi është nxjerrë prej pësimit.

Jeronim de Rada

Shkolla është selamet.

Thënie popullore

 

Pa arsim shuhet kombi.

I.Hardshek

Nuk ka errësirë më të madhe se padituria.

Shekspiri

Shkolla jep dituri e jo mend.

Servantesi

Çdo gjë në këtë botë qenka si të mësosh.

Sami Frashëri

Filed Under: Featured Tagged With: Alber Habazaj, nje tufe proverbash, Per 7 Marsin

Dardania serbe!(?)

March 7, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

 “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë” . Zbulim epokal i serbëve.? ( në burimet e tyre)

Ky qëndrim irritues me Dardanët, Ilirët , Maqedonasit, Epirotët dhe të tjerët si eksponentë të parë dhe kryesor të faktorit pellazg jashtë dukjes “si barbarë “, që do t´ua përcaktojnë atyre ardhësit Grekë , sipas të gjitha gjasave diku nga fillimet e shek.VIII-të para Kr., Dardanët dhe Dardaninë e më këte edhe Kosovën e tanishme si pjesë e pandashme e historisë dhe historisë shqiptare, e kthen në epiqendër të njerit nga zhvillimet kyqe të  historisë së antikuitetit, dhe se , me këte , ajo që është parë si vazhdimësi ilire-shqiptare, jo vetëm që nuk vihet në dyshim, por me një koherencë mbi katër mijë vjeçare , fuqizohet dhe kështu një pikëpamje shpesh e diskutueshme fiton themelet e së përherëshmes.(Jusuf Buxhovi “ Kosova” )

Dikur ishin grekët që e mohonin të kaluarën tonë , pastaj Roma , pastaj Bizanti , pastaj Turku Osman , pastaj Serbi  dhe prap Serbia.
Për serbët dhe grekët , shqiptarët dhe hapësira e tyre duhej të copëtohej me arsyetimin se se ata  me pranimin e islamit ( thuaja se të gjithë ?) ishin kthyer në instrument të Parandorisë Osmane dhe që paraqitnin rrezik për krishterimin europian. ( vitet kur na detyruan te largohemi nga ajo pjesë e Dardanisë )

Jo shumë largë nga qyteti i Nishit , gjëndet Mediana ,  një paralagje e qytetit të lashtë Nissus.(Nisi). Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për madhësinë dhe madhështinë e kësaj rezidenceje  të Perandorit Ilir ,Konstantinit të Madh e  ndërtuar në fillim të shekullit të katërt pas Kr. Ishte një vend takim i të mëdhenjëve  të Imperatorisë së Romës. Vendi i Medianës ishte zgjedhur posaçërisht në mes të Lumit të Nisit dhe banjove termale .

E keqja dhe fatkeqësia e jonë është se ajo sot i takon  Serbisë se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.

Një përshkrim i vogël i vilës verore të Konstantinit :  e zbukuruar me mozaiqe dyshemeje në një sipërfaqe prej 6 000 metrash katrorë , me bonjo të shumta, ndërtesa nën dheshme, me du vila rustike, hambarin e madh të drithit , rezervoarin e  madh të ujit,qendrën zejtare.. Dhe në një vend mbi vilën ( e tërë ajo që e përshkruam paska qenë jo thellë nën dhe) është ngritur muzeu Mediana.

Në muzeun arkeologjik të Nishit (Naissussit) gjëndet një numër i madh i skulpturave -portretet e parëndive romake(edhe Romake, pse jo?) , bizhuve të kohës dhe monedhave , puntoria për prodhimin e armëve të argjendëta  etj.

Në shekullin a parë(psK) Dardania ra nën Romën , por dardanët aty mbetën dhe e forcuan Romën. Dardanët aty ishin deri në vitet e fundit të shekullit të 19-të . Aty ishin ,por na përzunë ! Fatkeqësi !

Ai regjion per skaj të Nisit ishte e njohur me emrin Via Militaris e cila e lidhëta Singidunumin ( Beogradin e sotëm) , Sedikën (Sofia) dhe Konstatinopolisin  (Stambollin e sotëm). Rruga Naissuss -Lissus (Lezhë, Les) i lidhëte qendrate e rëndësishme të Ilirikut( Ballkani sot)- lidjen e Daradanisë së Moezisë së Epërme me limanet e Adriatikut (Dyrrachion, Apollonia) si dhe më tutje ne Adriatik me  Perandorinë Romake.

Po lidhja Scupi dhe Naissus ? Po.Sigurisht që po , dhe shumë e rëndësishme.Deshta kësaj rradhe vetëm të përshkruaj skulpturën e Medianës ( burimi , mediat serbe) e cila është simbol i perëndive të Dardanisë :Një perëndeshë Dardane , me të gjitha atributet e një perëndesheje të cilën serbët e quajnë Krenaria e Nishit .

Sipas vlerave të saja estetike na viejnë shumë pyetje nga kureshtja se çka paraqet ajo shtatore dhe cilës kohë i përket: Aty është demi  , simboli i pjellshmërisë dhe kamjes ; simbole këto të universales njerzore. Labrisi , sopata me dy anë ,instrument i shenjtë në kultin dardan . Me dy tehat e saj thuhet që e materializojnë idenë e skajshmërive të cilat i e bashkojnë  dualizmin. Derri i egër , zakonisht është shenjë e kafshës së sacrifices . Derri i egër paraqitet në kultin e Dianës , Herakliut dhe Kalorësit Thrakas Demi  në dorën e perëndeshës e simbolizon blegtprinë e cila ka qenë shumë e zhvilluar në Dardani, si dhe djathi i njohur dardan.Dardania  ishte  e njohur edhe për  nxjerrjen prodhimin e arit dhe i njohur nga literature romake aurum Dardanium . Pra cdo gjë e skalitur në Perëndeshën Dardane (DEA DARDANICA) e simbolizon  pasurinë dhe begatinë dardane.

Po pse Dardania serbe ? sepse ata asgjë ilire nuk përmendin në të gjithë begatinë që e zbulon nëntoka dardane , e që sot fatkeqsisht është nën Serbi ….. se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dardania serbe, Fahri Xharra

7 MARSI… SI 7 PRILLI…

March 7, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/

Nga Nga Fritz RADOVANI/

Kujtoj sot, një këshillë që na pat tregue shumë vite perpara një avokat nder ma të dijtunit që ka pasë Shqipnia, po që nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu i mnershem i Burrelit. Dr. av. Baltasar Benussi, tregonte se një nder të drejtat e Njeriut në një shtet demokratik asht edhe mos me pranue me tregue një të vertetë, në kjoftë se mund të thirresh si dishmitar në një gjyq, po jo, me gënjye se “nuk e dij” ose me thanë një gënjeshter ose shpifje ndaj së vertetes. Mundesh me thanë: “Nuk due me tregue!”.Na dukej pak e çuditëshme, mbasi jetonim në një shtet diktatorial, ku njerzit u masakronin nga sigurimi i shtetit komunist per me shtremnue të verteten ose edhe me gënjye apo me u shpifë ndaj një njeriu të pafajshem. Cili mund të guxonte me i thanë një hetuesi të sigurimit: “Unë e dij të verteten, po, nuk due me e tregue!”…

Po, sot që Shqipnia thohet se asht “demokratike”, a lejohet me vazhdue ashtu?

Nuk besoj se ka në Europë një Shtet si Shqipnia, që vazhdon me mëshef çdo  meritë historike të veten vetem, per hirë të urrejtjes që sllavokomunistët me anë të një grushti anadollakësh injoranta kanë ushqye nder jugorët kunder veriorëve, kjo e bame per interesat e tyne sunduese, mashtruese dhe shkatrruese të Identitetit kombtar.

Po të shfletojmë Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave të RPSSh, së 1985, botue në Tiranë, nuk ka ngjarje historike të pa falsifikueme ose të shtremnueme.

Ketë herë, kam marrë si subjekt në këte shkrim “Festen e Mësuesit 7 Marsin”.

7 Marsi vazhdon me kenë data e “shkollës së parë”…në Korçë…e vitit 1887.

Pra, né u themi Universiteteve dhe Akademive Europjane disa shekullore se: “Shkollen e Parë Shqipe e kemi hapë me 7 Mars 1887…me lejen e turqëve apo të grekëve, mbasi perpara kësaj datë, Shqiptarët nuk kanë dijtë se shka domethanë fjala shkollë!”

A ka turp ma të madh per një “akademik” me rrejtë deri këtu?

Edhe pse dihet se Shkollat e Para Shqipe janë dukumentue që në vitin 1935 nga At Donat Kurti, në studimet e publikimet e Tij në revisten “Hylli i Dritës”, ku thotë se “per sa dijmë na, janë kenë tri: Shkolla e Pllanës (1638), e Blinishtit dhe e Shkodres…dhe tregon sesi ato shkolla u dhunuen, u mbyllen e u dogjën nga pushtuesit turqë…”.

Apo në periudhen e Rilindjes Kombtare, dihet se ishte Shkolla e Shirokës pranë Shkodres, e hapun nga Don Zef Ashta në vitin 1874, ku mësohej Gjuha Shqipe dhe pak aritmetikë…Edhe kjo e dokumentueme me rregjistrin themeltar të Kishës së Shirokës, si dhe nga studjuesit Gjush Sheldija dhe Sander Troshani, mësues të asaj shkollë ma vonë.

Sigurisht, kur bahet fjalë per studjues klerikë katolik të Veriut, në pamundsi me ua kundershtue mendimin e Tyne, gjithmonë i bazuem në dokumenta historike dhe në revista e botime të sakta (mbasi po mos t’ ishin të tilla, nuk i lejonte kush me i botue), këta janë të “pavlefshme” per “studjuesit” e sotem, të cilët jo, vetem, nuk i njohin sepse nuk kanë pasë ku me i mësue, po edhe duhen fshi nga “Historia e Shqipnisë”, mbasi ata dokumenta e fakte të pakundershtueshme nuk i pergjegjen “materializmit dialektik” apo “revolucionit ideollogjik e kultural të vitit 1967”…dhe “Kongresit të drejtshkrimit 1972”, që, diktatori Enver Hoxha ka zbatue me sherbëtorët e vet “dr. prof. akademikë” të po kësaj Akademi Shkencash, që vazhdon me krye ata veprime që i mbeten atij pa krye.

Po të njajtin fakt historik të At Donat Kurtit e verteton studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij “Historia e Popullit Shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present), po Ky, shkollat e para Shqipe i çon pak ma përpara, në vitin 1632.

Me siguri Ky studjues serioz nuk e ka dijtë se né jo vetem studimet që kanë ba ata, po edhe ndaj Klerit Katolik Shqiptar, kemi ushtrue Gjenocid per 47 vjet.

***

Jemi edhe para një fakti të shemtuem.

“Me t’u dukë okupacioni, ‘ditë feste e çlirimi!”

Dhe kur nuk na pelqen me zanë me gojë 70 vjetorin e pushtimit sllavokomunist të Shqipnisë me 29 nandor 1944, nga jugosllavët themi “pushtimi fashistëve të kuq”…

Ose kur kerkojmë me harrue viktimat e Stalinit, themi: “Viktimat e Hitlerit gjeorgjan nder kampet sovjetike” ose, per diktatorin Enver, themi “Hitleri i Shqipnisë” ose “fashistët e sigurimit të shtetit”… E ka shumë “dr. prof.” që edhe pse e dijnë se data 29 nandori 1944 asht dita e robnisë sllavokomuniste, do të vazhdojnë me e quejtë “dita e çlirimit nga okupatorët nazi fashistë…” tue dijtë mirë se Shqipnia, nuk ka pa të pakten njëditë Lirinë e Atdheut…nga ajo datë, se forcat jugosllave  të Titos e sovjetike të Stalinit, ishin të pranishme dhe të kudondodhuna në Shqipninë e “çliruar”.

Jemi në vitin e 70 të permbytjes sllavokomuniste të Shqipnisë.

Edhe pse nuk kam dashtë kurrë me i pa me sy dhe as me ua ndigjue emnat e tyne sot, kisha me dashtë me ua ba një pyetje pikrisht atyne që na sollen “çlirimin” atëditë me 29 nandor 1944: “Kur ishit më të çliruar, me 7 Prill 1939 apo me 29 nandor 1944?”, tue fillue nga Qemal Stafa, Vasil Shanto, Zai Fundo, K. Xoxe, N. Spiru, Omer Nishani, Kristo Themelko,  Pandi Kristo, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Gjin Marku, Teme Sejko, Liri Belishova, Liri Gega, Dali Ndreu, Beqir Balluku, P. Dume, Hito Çako, A Këllezi, Koço Thedhosi, Todi Lubojna, F. Paçrami, K. Ngjela, Mehmet e Fiqrete Shehu, Kadri Hazbiu, etj…etj…që “me grushta naltë”, vazhdojnë me u quejtë “çlirimtarë”.

E tmershme! “Me kenë okupatori i huej, ma i ‘mirë” se tradhëtarët tanë!”

Historia e diktatorit Enver Hoxha dhe e klanit të tij, asht historia e një dhune që pushkatoi, torturoi, vari pa mëshirë, madje tue vra edhe fëmijët në barkun e Nanës, per me ua marrë gjakun perbindshi, ndonse nostalgjiket e tij vazhdojnë me mashtrue “gjoja janë bërë n’ emen të ligjit”, po dora gjakatare e Enver Hoxhës, do të vazhdojë me kullue gjak derisa të dënohet emni dhe veprat e tyne kriminale.

Melbourne, 6 Mars 2014.( Foto:Ura e Shkinës, në fshatin Blinisht, Lezhë. (Nga A. Gradeci)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: 7 Marsi, Fritz radovani, si 7 prilli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 713
  • 714
  • 715
  • 716
  • 717
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT