• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARJA 55 VJEÇARE, NENE E 3 FEMIJEVE, PO LUFTON PER JETEN

November 29, 2013 by dgreca

Mbas aksidentit një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton përjetën në Jacobi Medical Center/

BRONX NEW YORK  – Një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton për jetën e saj në Jacobi Medical Center, pasi u godit nga një shofer 19 vjeçar disa blloqe nga shtëpia e saj të mërkurën natën, thotë kanali televizivë News12 i qytetit ku ndodhi ngjarja – Bronx – New York.

Sipas gazetares , policia thotë se Maria Lucaj, 55 vjeç, ishte duke kaluar në kryqëzimin Neil Avenue dhe Williamsbridge Road, kurajo u godit nga një shofer 19-vjeçar krejt papritur e dalur nga rruga, Në kohën që shoferi goditi kalimtaren ishte duke e bërë një kthesë në të majtë në kryqëzimine rrugës.
Dëshmitarët okularë thonë se makina e ka “ngritur” përpjet gruan, duke e përplasur tek xhami i parë dhe pastaj e ka hedhur jashtënë rrugë pas shoferi ka provuar për të frenuar.
Nëna 55 vjeçare Maria Lucaj u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt  Jacobi Medical Center, ku policia thonë se ajo është nëgjendje të rëndë.
Policia thotë se shoferi nuk është përballur me ndonjë nga akuzat deri në këtë kohë, sa po qendron nën arrest./Beqir Sina/

Filed Under: Featured Tagged With: aksident, Beqir Sina, jacobi, Maria Lucaj

Shqiptaret e Vankuverit festuan Festen e Flamurit

November 28, 2013 by dgreca

nga Vangjush Saro/

Shqiptarët e Vankuverit kanë festuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, në një mbrëmje të gëzueshme në “Riverside Hotel” – Richmond (British Columbia). Është Shoqata Shqiptare Eagles Low Mainland BC, ajo që mban të gjallë frymën e komunitetit dhe përcjell vlera të atdhedashurisë e qytetarisë më të mirë përmes një sërë veprimtarive. Ndër to, Festa e Flamurit mbetet ajo më e rëndësishmja dhe më e ndjekura nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet të madh dhe më gjerë.

Gjatë mbrëmjes, u dëgjuan dhe u kënduan hymni i Shqipërisë dhe ai i Kanadasë. Një grup fëmijësh, nën drejtimin e veprimtares Suzana Vukaj,  recituan vjersha për gjuhën shqipe, Shqipërinë dhe Kosovën. Më pas, pjesëmarrësit e shumtë dëfryen së bashku në një ambient festiv dhe tepër familjar, nën ritmin e këngëve nga të gjitha krahinat, përfshi këngë të njohura kosovare.

Tashmë festimi i kësaj dite të shënuar, por edhe organizimi i piknikëve në stinën e verës, krahas aktiviteteve të tjera, janë bërë pjesë e pandarë e jetës në komunitetin e shqiptarëve të kësaj province në Kanada. Përmes aktivitetesh të tilla, forcohen edhe më tej lidhjet midis shqiptarëve që jetojnë këtu, ndërkohë që e gjithë kjo frymë përcillet edhe te brezat më të rinj. Në një kënd të sallës, ishin ekspozuar libra me tematikë historinë dhe kulturën e vendit tonë. Një tufë me fëmijë loznin gjatë gjithë kohës me tollumbace (në ngjyrë të kuqe e të zezë, ngjyrat e flamurit shqiptar).

Në një episod të këtyre festimeve, shoqata zhvilloi edhe zgjedhjet e reja për Kryesinë dhe drejtuesit e saj. Me votim demokratik e korrekt dhe në përputhje me Statutin e Shoqatës, u zgjodhën: Kryetar i Shoqatës Edison Heba; nën/Kryetarë Estref Resuli, (me një kontribut të gjatë e të ndjeshëm si kryetar) dhe Silvana Sulstarova, kurse Sekretare Ardita Fishta. Gjithashtu, në kryesi u zgjodhën edhe Adrian Lagji, Dritan Muka, Blenard Cenolli, Leonard Bunaci dhe Eglantina Ferro. Shoqata e Eagles Land BC është një vatër rreth së cilës mblidhen dhe mbajnë gjallë traditat historike e kulturore, sa edhe gjuhën, të gjithë shqiptarët me banim në British Columbia, realisht një ndër provincat më të njohura dhe më në lulëzim të Kanadasë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: shqiptaret e Vankuverit, Vangjush saro

VLORË MOJ E BUKUR VLORË!

November 28, 2013 by dgreca

SHKRUAN: ANGJELINA  KRASNIQI/ GJERMANI/

– Kombit në 101 vjetor -/

 

Vlorë moj flakëz e ndezur,/

Me flamurë mijra qirinj,/

Përmbi kuaj trimash hedhur,/

101 vjet janë më të rinj./

 

Kalërojnë shpate e brigje,/

Nga Kosova për në Vlorë./

101 vjet kërkuan shtigje,/

Të të vinë krushq me kurorë./

 

Nuk u vonuan si dikur,

Nga Kosova këta delegatë.

Përmbi shkëmb e përmbi gur,

U dëgjohet troku i artë.

 

Ata që 101 vjet më parë,

Nuk e morën se s’ua dhanë.

Sot keputën dhe litarë,

Zëmrën – Vlorë, nënën Tiranë.

 

101 vjet porsi lumënjtë,

Rrodhi gjaku, rrodhi jeta.

Me të urtë dhe me të sertë,

Herë me pushkë dhe trompeta…

 

Ismail bej, dil pranë detit,

Sepse Isa plot me shokë,

Nuk i ndal pushka e dovletit,

Për këto troje, për këtë tokë.

 

Si më parë …JO…këtë radhë,

Pa vonesë, mbi shkëmb e gur.

Kosova vjen dy ditë më parë,

Veshur e tëra me flamur…

 

Isai është krushku i parë,

Kosovën e bie për nuse,

Me nur dhe liri të larë,

Nëpër mijra burime e puse.

 

Veshur ka bjeshkën e lartë,

Në trup shtatin gjelberimin,

101 vite që po i mbart,

Kërkoi dhe gjeti agimin…

 

Prisni tani krushq të tjerë,

Mali Zi, dhe Maqedonia,

Prisni flladin me pranverë,

Që percjell dhe Çameria…

 

Ndizni vallen, me xhuplete,

Fustanella dëborë të bardhë,

Pavarsisë ti japim fletë,

Se dita e pritur ka ardhë…

 

Shrehe pushkën Ismail,

Nxirr flamurin të valvitet,

Në ballkon si dikur dil, s

Si qendroke, si të pritet ?…

 

Nënë ballkonin si një kodër,

Është derdhur tërë kombi,

Kjo shtëpi zemër e vogël,

Rreh, e dëgjon gjithe globi…

 

Ejjjjjjjjjjjj, vëllezer, motra, nëna,

Të shperndarë nëpër botë,

Qeshni, të dëgjohet kënga,

Sa me e madhe dhe e plotë…

 

Brohoritja nëpër vite,

Përqafim, puthjet e urimit,

Do sjellin si sot një dite,

Festën e madhe të gëzimit…

 

Mos i ndalni meloditë

Deri në ditën e bashkimit…

 

Gjermani…2013

 

 

AMANETI I BABËS

 

Amanetin që kur linda,

E mbaj mbi supe, pasaportë.

Kur u rrita, dhe vetë u binda,

Kur vrapova dhe nëpër botë.

 

Bashkë me puthjet shpesh im atë,

Bashkë me ledhet, bekimurimin,

Kur hëna përkundej gjeth i artë,

Më kërkonte edhe bekimin…

 

“Bijë, do rritesh, por kur linde,

Fytyrën e kishe nga Tirana,

Për të parë shqipen u grinde,

Kështu, më tha, atëherë nana…

 

Prandaj amanet prej zemre,

Kur si zog në Krujë të shkosh,

Bashkë me tingujt e një kënge,

Edhe betimin tim ta çosh…

 

Atje, pranë kalasë së lashtë,

Në ato gurë, dhe në ato mure,

Që një gjuhë flasim, të gjith’ bashkë,

Pimë ujë në një burim kulture…

 

Rozafën, Ne, kur e ndërtonim,

Si një kult dhe si një vepër,

Ata që s’na donin na e rrëzonin,

Veç armiqtë, dhe askush tjetër…

 

Nga lart na kafshonte Sllavi,

Nga jugu çirrej, lehte Greku,

Kërkonin për ne jetë skllavi,

Pak të gjallë, shumë të vdekur…

 

Porse malet janë të larta,

Por një mal është më i lartë,

Aty ku qëndroi shpata,

U ngrit dhe histori e lashtë…

 

Puthe, bijë, Ti monumentin,

Gjergj Kastriotin mbi kalë,

Me buzë ta lësh amanetin,

Puthje që të jepja mbi ballë…

 

Puthe përkrenaren prej dhie,

Që vjen në pervjetoret tona,

Na e bien dhuratë prej historie,

Atë, që përjetësisht është jona”…

 

***

Amanetin se tret toka,

Trupin tim nuk e ha dheu,

Mora krah mbi male e flota,

Shkova vetë te Skëndërbeu…

 

Putha krahun, putha dorën,

Putha shpatën që firmosi,

Putha më në fund kurorën,

Që firmë mbi kombin vendosi…

 

Nuk di përse u ndjeva e lehtë,

Krahë – puthje, zëmërmadhe,

Shpirti vuri fletë, dhe retë

I pushtova, dhe jam krenare…

 

E pashë amanetin e babës,

Pashë dhe te nënës dëshira,

Pashë sytë e bukur të Drinvalës,

U bë e imja tërë gjithësia…

 

Krujë, o qytet i bekuar,

Bashkojë vëllezrit dhe trojet,

Dora jote u ka munguar,

Të rrjedhë liria si krojet…

 

Të pimë bashkë e të kuptojmë,

Sepse veç një burim, kemi,

Në të ardhmen të ndërtojmë,

Një Rozafë, një shtet të jemi…

 

Le të lehi Serbi e Greku,

Të mos e njohi Dardaninë,

Ujku don plumb prej dyfeku,

Në kokë, në zemër dhe në brinjë…

 

Ç’far vlerë ka, a të njeh kush,

Dardani, truall i Ilirisë,

Ti shqipe në mal e në fushë,

Je vetë e zonja e shtëpisë…

 

Eja Pejani, dhe ti Berat,

Thoni me fjalë guri – gërma,

Lashtësinë që mbi sup mbart,

Kur dëshmitare ishte vetëm hëna…

 

Më jep pak strrall nga yti gur,

Më jep pak baltë me gjak përzier,

Që botës t’ja jap, të shohë kultur’,

Të pastër, të lashtë e të përkryer…

 

Më jep një puthje, sikur im atë,

Ta marr prej teje, malin e detin,

Të rend me ditë, fluturoj me natë.

Në varr babës t’ja çoj amanetin…

 

Ti them, se shqipet sot nëpër botë,

Po bëjnë një çerdhe, të madhe, të fortë…

Krujë…2012

 

Filed Under: Featured Tagged With: Angjelina Krasniqi, Gjermani

Ushtarët shqiptarë në Afganistan festuan 101-vjetorin e Pavarësisë

November 28, 2013 by dgreca

NEW YORK : Sot shqiptarët kudo që janë festojnë ditën e flamurit, ditën që shënon 101-vjetorin e Pavarësisë. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar ishin sot në Vlorë për të shënuar 101- vjetorin e  shpalljes së Pavarësisë, ndërsa në kryeqendrat shqiptare shënohet kjo festë me një serë veprimtarishë ku marrin pjesë liderit shqiptarë.

Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali dhe patriot të tjerë shqiptarë ngritën flamurin në qytetin e Vlorës dhe nënshkruan deklaratën e Pavarësisë, duke shpallur kështu mëvetësinë e shtetit shqiptar, mbas 500 vjet robërie.

Ashtu si në Shqipëri, Kosovë, viset e tjera shqiptare, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Çamëri e Diasporë, arbëreshët kudo në çdo vend të botës, ku jetojnë shqiptarët, po festohet me madhështi 1001 vjetorit i pavarësë së së Shqipërisë – Dita e Flamurit, është festuar edhe nga ushtarët shqiptarë që sherbejnë jasht atdheut në kuadrin e frocave paqeruajtëse.

Në rrjetin social facebook, sot ata kan postuar fotografit e festës ku kan festuar ushtarët shqiptarë nga larg dhe ata janë mbledhur në bazën ushtarake në Herat në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit për të festuar festën e tyre kombëtare 101 vjetorin e Ditës së Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë:” Me një urim të madh:” Gëzuar Dita e Pavarësisë, Shqipëria!”

Në një link i shpërndarë nga faqja e trajnimeve të Nato-s, në Herat – afër Kabulit në  Afganistan, ku Shqipëria është e rreshtuar krah Aleancës së Veri Atlantikut NATO-s, pikërishtë, sot ne mesdite në Kabul – Afganistan, përfaqësuesit e ushtrisë shqiptare festuan 101 pervjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhet e tyre në facebook ata përcjellin urime të, të gjithëve – përfshire N/Kolonel Artan Bufi dhe Kapiten Maksim Kacdeda, të cilët kanë shkuar nga Herati për të festuar ./Beqir Sina/

 

Filed Under: Featured Tagged With: ne Afganistan, ushtaret shqiptar

Presidenti Obama uron Presidentin Nishani me rastin e Festës së Pavarësisë

November 28, 2013 by dgreca

Mesazhi i urimit i Presidentit Amerikan Barack Obama drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë./

“I dashur zoti President,/

Si partner krenar dhe mik, Shtetet e Bashkuara iu bashkohen Ju dhe popullit shqiptar në festimin e Ditës së Pavarësisë në 28 nëntor. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë të bazuar në interesa të përbashkëta. Unë e vlerësoj përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afganistan, si edhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan. Pres që të vazhdojmë dhe ta fuqizojmë marrëdhënien tonë në të ardhmen dhe ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë teksa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike.

Pranoni, ju lutem, urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e Pavarësisë së vendit tuaj.

Sinqerisht,
Barack Obama”.

Washington, 27 Nentor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: Presidenti Obama, uron Nishanin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 805
  • 806
  • 807
  • 808
  • 809
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT