• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mësuesi i Merituar Neki Babamusta nderohet nga Kryetari i Senatit Amerikan

August 4, 2013 by dgreca

Nga Agron Berisha/

Profesor Neki Babamusta u vlerësua nga Kongresi Amerikan me nderimin e lartë “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013” (International Advocacy of Democracy) për mbrojtjen dhe përhapjen ndërkombëtare të idealeve të paqes dhe demokracisë. Çertifikata e njohjes dhuruar Neki Babamustës nga Senatori Harry Reid në emër të Kongresit Amerikan vlerëson shërbimin e tij të shquar për demokraci dhe liri në Sh.B.A., Shqipëri dhe Kosovë, shërbimin e tij për arsim prej 40 vite, dhe kontributin e fisit Babamusta dhe Cani për ndërtimin dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Neki Babamusta është fitues i nderit të lartë ‘Mësues i Merituar’, dekoruar dy herë nga Kongresi Amerikan për mbrojtje të vlerave demokoratike në Washington DC si dhe i dekoruar për vlera patriotike në Tiranë, Shqipëri. Vajza e tij, Ermira Babamusta pranoi dekoratën në emër të babait dhe familjes në ceremoninë zhvilluar në Kongresin Amerikan me 1 gusht 2013 nga senatori Harry Reid, Kryetar i Shumicës në Senat.

“Ndjehem shumë shumë i nderuar familjarisht për respektin e lartë që senatori Reid, Kryetari i Senatit Amerikan më dha si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013”, duke vlerësuar punën time dhe të familjeve Babamusta-Cani për demokraci, dhe për forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë, miqësi e cila do të rrojë shekull pas shekulli, siç ka theksuar e nderuara Senatore Hillary Clinton. Ky vlerësim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Kongresit Amerikan është një mirënjohje e jashtëzakonshme e miqësisë tradicionale 100 vjeçare të familjeve Cani-Babamusta ndaj popullit amerikan dhe Sh.B.A.-së. Mbi të gjtha vlerësoj miqësinë midis dy kombeve tona. Ky dekorim i dytë nga Kongresi Amerikan i dedikohet të gjitha vlerave demokratike të kombit shqiptar, të cilët e shohin kombin e madh Amerikan si aleat të përjetshëm dhe besnikun historik të kombit tonë. ShBA-ja, Shtëpia e Bardhë, Kongresi Amerikan dhe qeveria e saj janë promotorët kryesorë për përhapjen e vlerave demokratike dhe të vendosjes së paqes në botë,” deklaroi prof. Neki Babamusta, Mësues i Popullit.

 

Veprimtaria patriotike e familjeve Babamusta-Cani

 

Diktatura komuniste izoloi Shqipërinë për 50 vite nga bota e perëndimit. Diktatura siç ka theksuar ish-kryeminstri Çërçill e bëri Shqipërinë një xhungël të izoluar. Ky izolim solli pasoja tragjike për popullin shqiptar ku pati dhjetëra mijë të vrarë, të burgosur, të internuar, etj.

Për dy fiset Cani dhe Babamusta pasojat qenë tepër të rënda: 20 vetë të burgosur (të vdekur edhe nëpër burgje), të përndjekur, mohuar e drejta e arsimit dhe sekuestrim pasurie. Nga dy fiset dolën patriotë demokratë të denjë si Ramazan Cani: (Hero i Popullit, Mësues i Popullit, bashkëluftëtar me Bajram Currin dhe me vëllezërit Myslim dhe Shyqyri Peza), Ramazani dhe i ati, Mustafa Cani u vranë nga reaksioni feudal (Verlaci), Kastriot Cani (Veteran i Rezistencës, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës Anti-Komuniste, me pseudonimin “Furtuna”, ish adjutant i Mustafa Gjinishit, pushkatuar nga diktatura si pjestar i Rezistencës), Dill Cani (Nënkryetar i Frontit të Rezistencës për rrëzimin e komunizmit, dënuar me 101 vjet burg), Përparim Cani (dënuar me burgim nga diktatura), Beqir Babamusta (i persekutuar, vdekur nga ataku në zemër prej kërcënimeve nga diktatura), Qemal Babamusta ( i biri i Beqirit, i burgosur politik, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës dhe Veteran), Murat Babamusta (vëllai i Beqirit, Patriot i Kombit, i dekoruar), Ibrahim Babamusta (Mësues i Popullit, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës, lauruar me Medaljen e Artë të Perandorit të Austrisë, Franz Ferdinant), Agron dhe Neritan Babamusta (djemtë e Ibrahimit, akademikë të shkencave egzakte), Hasan Babamusta (i persekutuar politik me 101 vjet burgim, i vdekur në burg), Halit Babamusta (i persekutuar politik, i dënuar 2 herë nga diktatura), Regip Babamusta (anti-fashist dhe patriot), Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës bashkë me vëllanë e tij Isuf Babamusta, bashkëpunëtorë me Mustafa Gjinishin, i pushkatuar nga diktatura), Neki Babamusta (i persekutuar, Mësues i Merituar, dekoruar dy herë nga Kongresi Amerikan dhe i dekoruar për vlera patriotike në Shqipëri), Suzana Babamusta (e shoqja e Nekiut, e persekutuar, pushuar nga puna), Qazim Tufa (burri i tezes së Suzanës, dënuar me 101 vjet burgim) dhe Halit Dervishi (shpalluar armik i popullit nga diktatura). Vëllezërit Cani (Kastriot dhe Skënder Cani) u klasifikuan nga diktatura familje raksionarësh dhe u internuan. Ndërsa motra e tyre Tuja Cani, internuar dhe burri i saj Xhuf Sufali, i burgosur politik  (Arshiva e Shtetit, 1945).

Neki Babamusta në shtator 1964 nuk pranoi t’i shërbente sigurimit të shtetit gjatë komunizmit, në Shërbimin Diplomatik jashtë shtetit, për të cilën u përndjek ashpër  nga diktatura. Këshilli Bashkiak i Kavajës, me miratim nga Prefektuara Tiranë i miratoi atij në shkurt 1996 marrjen e një pensioni të veçantë për merita patriotike-demokratike. Ndonëse vendimi ishte ligjor, i formës së prerë, kjo e drejtë iu mohua Nekiut, pas fitores së demokracisë në Shqipëri, dhe akoma nuk i është dhënë sot.  Po ashtu atij iu mohua edhe e drejta e studimit nga diktatura. Studimet universitare në degën “Histori, Letërsi dhe Histori Botërore” Nekiu i vazhdoi me korrespondencë, duke i kryer studimet në kohë rrekord.

Të dy fiset ndjehen krenarë për kontributin që kanë dhënë për çështjen e Rilindjes Kombëtare: me çetë të armatosur dhe luftëtarë morën pjesë në mbrojten e vendit kundër serbëve dhe pushtuesve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës, kontribuan për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ndihmuan direkt patriotin e madh Ismail Qemali ku në fisin Babamusta ai u prit një natë, iu dhanë kuaj, ushqime, para dhe përcjellës. Ndërsa fisi Cani me Ramazan Cani dhe Bajram Xhani, dy miq të ngushtë të fisit Babamusta, me dy çetat e tyre të armatasoura, e shoqëruan Ismail Qemalin për në Vlorë me 26 tetor 1912. Patrioti Ramazan Cani, priti në Durrës dhe i shpëtoi jetën Avni Rustemit, duke e strehuar në një vend të sigurtë, pasi ai vrau tradhtarin Esat Pashë Toptanin në Paris me 13 qershor 1920.  Të njëjtën kontribut fisi Cani dha dhe për Kongresin e Lushnjes, ku Ramazan Cani (krahu i djathtë i patriotit Aqif Pashë Elbasani) bashkë me çetën e tij siguruan mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit të Lushnjes, në janar 1920.

Dy fiset Cani dhe Babamusta iu bashkuan Luftës çlirimtare kundër pushtuesve italo-gjerman në vitet 1940-44, duke i dhënë luftës ndihma të mëdha ekonomike dhe financiare. Si ideal lirinë e kombit shqiptar e shihnin të lidhur me idetë e Perëndimit, pa komunizmin. Prandaj dy fiset u lidhën në vitin 1944-46 me Organizatën Anti-Komuniste, Fronti i Rezistencës, themeluar nga Hamdi Frashëri (kryetar), Dill Cani (nënkryetar), Mustafa Gjinishi, Shyqyri Peza, etj. Qëllimi i kësaj organizate kombëtare ishte rrëzimi i komunizmit në Shqipëri, në bashkëpunim me zbulimin anglo-amerikan. Pjesmarrësit patën pasoja tragjike pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, ku ndër të tjerë edhe bashkëpunëtorë patriotë si Shyqyri Peza, Cen Kruja, Rexhep Greca (pjesmarrës aktiv në luftën përkrah Frontit të Rezistencës kundër komunizmit, i burgosur politik në kohën e ish-ministrit të brendshëm, Koci Xoxe), Adem Qose (dënuar me 101 vjet burgim të përjetshëm), Aqif Averiku, etj, pësuan të njëjtin fat nëpër burgjet komuniste. Po ashtu familjet dhe fëmijët e të burgosurve politik u izoluan, internuan dhe iu mohuan të gjitha të drejtat njerëzore, si arsimini dhe punësimi. Fronti i Rezistencën luajti një rol të madh në luftën për rrëzimin e komunizmit në Elbasan, krahinën e Peqinit dhe zonën e Kavajës. Pranë Shtabit të Përgjithshëm në Pezë ndodheshin edhe oficerët anglez.

Gjatë Luftës çlirimtare në shtator 1943 prindërit e Neki Babamusta (Beqiri dhe Rabihane Babamusta) shpëtuan nga gestapo hitleriane 6 ushtarë dezertorë italian dhe një familje rrobaqepësish izraelite prej 4 vetësh. Ndërsa në kohën e “Operacionit të Florit” ku sigurimi i shtetit sekuestrone pasurinë e tregtaraëve, e ëma e Nekiut, Rabihania bashkë me Nekiun shpëtuan disa familje nga burgimi në 1953-56. Në kohën e luftës së klasave gjatë kohës së diktaturës Neki Babamusta shpëtoi nga vëllavrasjet politike, burgime dhe internime 80 jetë njerëzish, gjatë viteve 1953-84 në qytet dhe fshatëra e zonës Kavajës. Ai dhe familja e tij disa herë janë përballur me vdekjen.

 

Fillimi dhe forcimi i lidhjeve Shqipëri-Amerikë-Kosovë dhe familjes Babamusta

 

Bashkëpunimi i familjes Babamusta me Amerikën fillon në 1920 me hapjen e shkollës së parë amerikane në Golem, Kavajë. Kjo lidhje vazhdon me pritjen madhështore në 15 mars 1992, që i bëri Kavaja, patriotët, të persekutuarit, dhe pjesëtarët e fisit Babamusta të dërguarit të parë të Sh.B.A.së, ambasadorit amerikan Reilson me të shoqen e tij, bashkë me z. Sali Berisha. Familja Babamusta i dhuroi ambasadorit Reilson historikun e shkollës amerikane.

Aktiviteti i familjes Babamusta vazhdon me krijimin e shoqatës Patriotike Kombëtare “Bajram Xhani” (1992-2004), për të forcuar miqësinë shqiptare me Sh.B.A-në dhe Perëndimit dhe për të mbrojtuar vlerat demokratike dhe të persekutuarve nga komunizmi.

Në korrik 1999 familja Babamusta dha një kontribut të vyer në Detroit, Miçigan duke u lidhur me radion shqiptaro-amerikane Alba për forcimin e miqësisë me Sh.B.A.-në, për mbrojten e vlerave demokratike dhe në veçanti për luftën heroike të popullit martir të Kosovës.

“Të dy vizitat në Sh.B.A. janë kujtime të përjetshme për familjen time. Mikpritja, repsekti, dashuria, përkrahja që treguan familjet amerikane, kongresmenët, senatorët amerikanë dhe qeveria e Shteteve të Bashkura ndaj familjes Babamusta janë të paharruara. Vizita ime e parë në Amerikë në 1999 më la mbresa të jashtëzakonshme, ku njoha vlerat e vërteta të Demokracisë dhe lirisë, të një kombi që është ndërtuar mbi vlera demokratike. Qëllimi i vizitës ishte të njihej populli amerikan me luftën heroike të popullit të Kosovës kundër pushtuesve serb, me Millosheviçin në krye. Kjo na dha mundësi si familje të flisnim për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me komandant z. Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin, Hero Legjendar, për rolin dhe vlerat e larta që pati presidenti Rugova për vendosjen e paqes dhe themelimin e shtetit të Kosovës dhe për ndryshimet e mëdha që pati Shqipëria në rrugën drejt Demokracisë. I jam mirënjohës kontributit që ka dhënë Amerika, sidomos Presidenti Klinton për ndërhyrjen që bënë forcat aleate, dhe presidentët në vijim Bush dhe Obama. Si hulumtues historie kam shkruar artikuj të ndryshëm, kumtesa historike që i dedikohen vlerave kombëtare dhe politike të Kosovës dhe Shqipërisë,” tha profesor Neki Babamusta.

Në gusht 2003 familja Babamusta u prit nga senatori Tom Harkin dhe senatorë të tjerë në Kongresin Amerikan, të cilët falenderuan në emër të qeverisë amerikane Ermira dhe Neki Babamusta, fisin Babamusta dhe Cani për veprimtarinë e tyre demokratike dhe miqësinë diplomatike me Amerikën. Gjatë  takimit të  familjes Babamusta me Senatorin Tom Harkin, familja Babamusta i dhuroi një  shqiponjë që  përfaqëson simbolin e lirisë  të  kombit shqiptar. Senator Harkin u përgjigj, “Dhe ne kemi të njëjton simbol për liri, shqiponjën” dhe senatori u ul në gjunë me respekt përpara simbolit të lirisë.

Senator Harkin iu drejtuar Neki dhe Suzana Babamustës: “Ju falenderoj ne emër të popullit amerikan, të Kongresit dhe të qeverisë të Shteteve të Bashkuara. Jemi krenarë që kemi mik dhe aletë të shtrenjtë Shqipërinë, dhe veçanërisht ndaj Familjes Cani dhe Babamusta jemi po aq krenarë për kontributin tuaj dhe që keni prodhuar fëmijë të shkëlqyer. ” Ndërsa Ermirës Senator Harkin iu drejtua më këto fjalë: “Me bindje e ke vendin këtu në Kongres, ashtu siç erdha edhe unë me shumë sakrifica.”

Në verë 2004 me propozim të Kongresmenit Mark Kennedy, Kongresi Amerikan dha tre nderime për Neki Babamustën, Kastriot Canin (gjyshin e Ermirës) dhe Ermira Babamusta, ku mbi Kongresin Amerikan u ngritën tre flamuj. Në Korrik 2013 Familja Babamusta (Neki dhe Ermira Babamusta) marin nderimin e dytë nga Kongresi Amerikan si dhe çertifikata njohje për kontributin diplomatik-demokratik.

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Amerikan, Neku Babamusta. nderohet nga Senati

SADIKU I MEZHGORANIT DHE MISS DURHAMI

August 4, 2013 by dgreca

NGA GEZIM LLOJDIA/

Dëshmitë për shoqëruesin/

Meri,anglezja piktore, udhëtare , shkrimtare (1863–1944) Edih Durhami,në librin e saj “Brengat e Ballkanit “,(The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)u botuar në fundvitet ‘80 në shqip në Tiranë,shkruan,për një Sadik,që e solli nga Tepelena në Vlorë.Ajo thotë se Sadikun e kishte njohur në nënprefekturën e Tepelenës dhe e kishte marrë si shoqërues,që ta zbriste nga vendet e ashpra malore,për tek deti në perëndim,në Vlorë.Sadik,do të thotë “besnik”,shprehet ajo. Po kush është Sadiku ?Rron ,apo nuk rron ?Ky personazh shqiptar i vizatuar me kaq kujdes nga Meri,në të vërtetë quhej Sadik Hoxha. Burimin e parë e sjell studiuesi F.Rr në vitin ‘94 kur me përmendi emrin e shoqëruesit të Durhamit. Ai ishte plaku nga Mezhgorani që kishte shëtitur në botë.Në vitin ’91 gjurmova  në rrethin e Tepelenës rreth faktit që anglezja simpatike shkruante për shoqëruesin e saj,pasi kisha lexuar më parë librin. Rastësia është mbret i botës. Në një dasmë në një fshatë të tij gjeta të dhëna që i afrohen atij personazhi që përmend anglezja simpatike. Dhe duket se këto gjurmë të shpien tek personazhi që shoqëroi Miss Durahmin në Vlorë,nëpër shtigje dhe nën një mot të egërsuar. U tregova për një angleze që kishte marrë një shoqërues nga Tepelena dhe që quhej Sadik. Shiko më thanë,ka qenë plaku i kësaj shtëpie ku zhvillohet dasma. Ai kishte pasur flori,kishte njohur të huaj dhe e kishte molloisur disa herë udhëtimin e tij,ndër pleqtë e fshatit si një histori të largët të hareshme dhe pa ndonjë interes të veçantë.

Në fshat fisi Hoxha ishte me emër dhe pasuri.Sadiku ishte nga dera e Hoxajve,një derë e madhe me emër që kishte gjezdisur nëpër botë.

Ndërkohë që libri i Miss Durhamit është shfaqur në Shqipëri ka qenë fundviteve ’80 kur ,ky personazh prehej në varrezën e thjeshtë të fshatit të tij,larg kësaj bote tonën.

Kërkimet në fshatë

Kërkimet i përqendrova në Tepelenë,fshati ku kishte lindur shoqëruesi i Miss Durhamit.

Në fshatin Mezhgoranë të Tepelenës,një fshat  njohur nga kënga:”Një zë po vjen nga gryka e Mezhgoranit”,një grykë e rëndë e thellë,gati misterioze me vërshimin e Vjosës shfaqej në pamje të parë,zbulova tre fakte.

1- Një person nga fshati ishte  takuar me një angleze.

2- E dyta ishte  paguar me flori për një udhëtim.

3-Ky person quhej Sadik,siç e kishte përshkruar Durhami,kohë më të cilin përputhej historia e vajzës angleze. Kishte po atë moshë dhe përkonte me përshkrimin e saj nga anglezja.

Vendlindja dhe më tej

Sadiku është nga Tepelena,më saktë ka lindur në Mezhgoranë,në vise të ashpra,me male të larta, me dimër të ftohtë. Mezhgorani është një fshat “karakoll” në lartësi malesh. Trebeshina,”barrëngritjsa e dëborës” dimërore është  mali përball. Burimet e kanë origjinën nga thellësia e malit. Kthjelltësinë,nga mali,ftohtësinë nga dëbora. Origjina e tyre e hershme është vargmali jugor. Nën këmbët e tij,Vjosa çapitet ngadalë ujëshumë e zhurmëmadhe në dimër.

Sadik Hoxha,ka lindur  para viteve 1900,por  besohet mbi vitet 1800. Vendlindja është ky peizazh malor i katundit Mezhgoran.

Shtëpia e Sadikut,në këtë katund, është në zemër të tij .Fare pranë sot është edhe një tyrbe dervishi bektashi. Ibrahim Përmeti,deshifrohet në hyrje të saj .Ky dervish ishte kunati i Sadikut,i arsimuar në Arabi. Asnjëherë shpjegojnë  familjarë nuk u martua . Ishte dervish në sojin e Haxhi Bektashit. Duke parë shtëpinë e Sadikut ajo ka një hark guri të gdhendur me elegancë,nga mjeshtër të ndërtimit. Flitet për një vit ndërtimi 1926 .Shprehet kështu  në gurin e latuar. Këtu është rritur Sadiku .Shoqërimin me anglezen,në një farë soji,rrugëtimi i tij drejt Vlorës ku përcolli anglezen Meri është përmendur rrallë,prej tij. Në fshat dihej diçka,por  jo e saktë. Dihej pershëmbull se Sadiku ka rrugëtuar me një angleze,po kush ishte kjo,çfarë u bë më vonë,s’u muar dot e vërteta .Arsyet ishin se ai njihte gjuhën e Edit Durhamit,njihet zakonet evropiane,ishte i shëtitur në botë. Ka punuar për 8 vjet ne SH.B.A (Cikago) me pas ne France për 6 vjet dhe në fund në Izmir te Turqisë një jetë ne emigrim ,thotë nipi i tij Arjan Hoxha.Disa legjenda rreth këtij fisi janë:Fisi kishte grumbulluar flori aq sa kur i zbrazën tek shtëpia mbulohej një njeri me ato shkreta verdhuca. E gjithë kjo sasi floriri shkoi dëm,dikush përfitoi nga puna e tyre. Nga ky fis dikush shkoi deri në Turqi,këtej la katandi e shtëpi dhe u martua andej. Hartat e tokave atje,pra pasurin që disponon atje, Brahimi e ka të vizatuar vetëm nëpër harta dhe skicime turke.

Familjarë të tij në këto lartësi malore shpjegojnë se kanë mësuar se ai e shoqëroi deri në hanin e Vlorës,por mungesa e të dhënave për Edih Durhamin,ka bërë të vetën,me kohë plasi lufta,ndërkaq ngjarja u harrua fare.

Harresa

Lufta botërore,plagët,hallet pse jo edhe nënvlerësimi i një evenimenti të tillë,nga intelektualët,që bashkëjetuan me xha Sadikun,kanë bërë që sot nuk kemi asgjë të shkruar nga kujtimet e tij për …”anglezen e gjallë shtatvogël e engjëllore,me një kujtesë të jashtëzakonshme”.Në qoftë se ata fshatarët e varfër atje në katundet e errtë kaq larg vendit e haruan, si harroi anglezja ata . Meri,shkroi me emocion,çfarë pa,çfarë dëgjoi dhe ku shkeli Nuk harroi as shoqëruesit e saj,që rrugëtuan me të nën llohë dimri nëpër shkrepa të paudha në Shqipërinë e viteve 13. Sadiku zë dy-tre faqe nga libri i misis Durhamit.

Por ai këtë nuk e mësoi dot,megjithëse rrojti 94 vjeç. Ai ka punuar për 8 vjet ne SH.B.A (Cikago) me pas ne France për 6 vjet dhe ne fund ne Izmir te Turqisë një jetë ne emigrim ,thotë nipi i tij Arjan Hoxha.

Sadiku,shoqëruesi i udhëtares angleze ka 35 vjet,që nuk rron më. Prehet trupi i tij në katundin e largët malor të Mezhgoranit,por shpirtin e ka në qiell. As Meri,anglezja shtatvogël, studiuesja nuk rron më. Por libri i saj dhe rrëfimi i saj ,ruhet atje në katundin Mezhgoran,kaq larg provincës Tepelenë,kur e gjeta të freskët në fillim-viteve ’90,por sot banorët e këtij karakolli malor e kanë braktisur fshatin .Bashkë me këtë braktisje janë haruar edhe shumë të vërteta dhe ngjarje që kanë mbajtur banorët në gjirin e tij,sipër maleve,dy orë rrugë në këmbë,atje ku ndriçimi i vetëtimave është një  shpërthim drite dhe mjegullat mbulojnë fushëpamjen në kohë llohe dimri të mërzitshëm.

Letër nga New Jork

Poetja dhe gazetarja Kozeta Zylo,që sjell më të freskët këto ngjarje më ka shkruar:Jam tërësisht e befasuar, e shtangur para ekranit, qe me aq bukuri gjuhe ke ditur te sjellësh kulturën e lashte te Mezhgoransve.Po e kisha dëgjuar këtë, por ju me sollët pranë Plakun e urte, ndjese paste, Xha Sadik Hoxha, qe pikëza loti me shkojnë për këtë burrë, një burrë i mençur qe i peshonte fjala dhe qe e kishte marr gruan nga një dere e madhe, mbaj mend Imami…

Ne fshat thoshin qe i ndrinte cipa e faqes, dhe me nikoqirllëkun e saj dhe pasurinë ja doli mbanë vështirësive te panumërta te fshatit.

Njëherë kur isha e vogël, dhe qe ti e njeh mire atë perle gryke, te Mezhgoranit, ku qengjat hane majën e barit, u lodha duke ecur për te arritur ne fshat, atëherë Xha Sadiku me mban ne krah një cope rruge, për ta ndihmuar sadopak babin tim…

Ai ishte një plak vërtetë i hijshëm, ne mos gabohem dhe me mustaqe te bardha, pak sa te përdredhura mbi buze.

Dera ime dhe sot e ruan te pastër miqësinë me Hoxhat dhe kane qene kurdoherë bashke ne te mire dhe ne te lig si i themi ne andej nga ato ane. Fshati Mezhgoran, Dragot, Luzat dhe Dames, futen ne fshatra te Dervenit.Shpesh thuhej te pish nje kafe ne Mezhgoran… deri tek Dragoti i Sten Dragotit, qe janë shume afër si fshatra dhe qe kane dhënë e kane marr bashke.Po kështu dhe Becishti i Ali Pashait, janë ne varg me njeri-tjetrin. ..Mezhgorani është një fshat derë e kurbet, shume prej tyre emigruan ne Amerike, ne fillimet e shekullit te kaluar, pa le Greqinë dhe Turqinë se i çanin me këmbë. Vajza e bukur angleze, Meri nuk kish se si te mos i besonte atij djaloshi me flori, me sytë blu si deti, i pashëm, por mbi te gjitha i besës, qe e shoqëroi Edit Durhamin ne vendin e caktuar.  Eh kohet…kushedi se ç’fare mund te bëjmë ndonjë gjë, me djemtë e Xha Sadikut, Ibrahimin …te cilët thank God qe janë dëshmi e gjalle për atë kohe.

Jo me kot shkrimtari i madh Qamil Buxheli shkroi tekstin” Një zë po del nga gryka e Mezhgoranit, ku u interpretua nga Mentor Xhemali, një nga baset me te mëdhenj te muzikës shqiptare… pikërisht ai e gjeti muzën aty tek ai fshat, qe është midis malesh, me përrenj ne mes, qe derdhen si argjend ne lumin Vjosa…Dhe tani me lejoni ta ilustroj me një poezi Mezhgoranin tim, te Xha Sadikut qe me bujari dhe besnikëri priti dhe shoqëroi Edit Durhamin, një nga miket e shquara te popullit shqiptar.

Marr nga libri “Pranvere pa Mimoza”

NË PORTAT HIJERËNDA

Në shkofshi ju stërnipër në shtëpitë e të parëve,

Udhëve të monopatit do të gjeni gjurmë,

Në krojet e shumta me burime nga mali ,

Në gjethen e lofatës, vini për pak buzën,

Aty do të shuani etjen per uje.

Bisedoni përqark me zogjtë e malit,

Sec gjyshër jetonin në Mezhgoranin e lashtë,

Edhe pse së largu dëgjohet troku i kalit,

Zogjtë do çuçurrisin është legjendë e rrallë.

Edhe nëse portat kanë ngelur si gërdalla,

Me kyce gojë hapur të ndryshkur nga koha,

Qëmtoni me kujdes gurët e sokakut,

Në carjet e tyre do të gjeni plagëdhimbjet tona.

Me vellon e rënde të trishtimit hedhur,

Mbuluar do të jenë shtëpitë e gurta,

Nga pllakat e portave me hije të rënda,

Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura.

Keze (Kozeta) Zylo, NY

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gezim Llojdia, Miss Durham, Sadiku i Mezhgoranit

US Congress honors Ermira Babamusta for her international humanitarian efforts

August 4, 2013 by dgreca

By: Pam Jones/
 Ermira Babamusta received the 2013 Distinguished Humanitarian Award from United States Congress on Thursday, August 1, 2013 in Washington DC at the Capitol Hill. Senate Majority Leader, Harry Reid honored Ermira Babamusta for her international humanitarian efforts in Kosovo, diversity, justice, peace and democracy advocacy. To commemorate Ermira’s outstanding contributions to the international community, at the request of the honorable Senator Harry Reid, the American flag was flown over the United States Capitol building on Independence Day, July 4, 2013. A second flag was flown over the Capitol to honor Ermira’s father, professor Neki Babamusta in recognition of his international advocacy of democracy and strengthening the Albanian-American ties.

“I, along with my father receive this honor with deep gratitude. It is an honor that speaks to our highest aspirations – we believe that democracy, freedom and justice will triumph.   We must continue to pursue peace through diplomacy. I hope to represent America, Albania and Kosova with dignity in my efforts of enhancing human rights, justice and women empowerment. I recognize the value of the tremendous American leadership how it changed the course of war toward peace in Kosova. The Albanians are forever grateful to the great American nation. I especially want to thank Senator Harry Reid for his tremendous leadership in United States Senate, especially for his efforts on immigration reform,” said Ermira Babamusta.

At the ceremony “Welcome to Washington” organized by Senator Harry Reid, Ermira Babamusta expressed her gratitude to the US Congress, Senator Reid and the American people and emphasized the importance of the great partnership between America-Albania-Kosovo. Following the ceremony Ermira received a tour of the US Congress.
“I truly value the great relationship between United  States of America and Kosova. The two countries have frequently collaborated on issues of common interests such as trade, security, education and economic growth. Today’s success of Kosova has been a combination of genuine change on the part of Kosovar leadership in following a democratic platform and tremendous leadership on peace & democracy building from the U.S. I am particularly thankful for the leadership of Senator Tom Harkin and the state of Iowa for playing a key role in strengthening the Albanian-American diplomatic ties. As former staff of Senator Harkin and the Obama Administration I am inspired by the shared vision of building long trust, prosperity and democracy,” stated Ermira Babamusta.
In 2004 the United States Congress honored Ermira Babamusta for her excellent services in Congress while working for Congressman Mark Kennedy. Congressman Kennedy recognized Ermira’s vision to further America’s diplomacy. Her father Neki was also recognized by Congressman Kennedy for his democracy building efforts. Additionally, Ermira is the winner of the “International Woman of Courage Award”, awarded by Kessel Peace Institute. This award recognized her leadership, courage and willingness to sacrifice for others, especially in advocating women’s rights in US, Albania and around the world.
“The inspiring words of Noble Peace Prize winner, Mother Teresa come to mind –through understanding, peace and love we can make the world a better place. I believe each and one of us can find meaning in life and serve a higher purpose by giving back to the community, being compassionate to one-another and standing up for our freedoms. Everyone in the world deserves an equal opportunity to the God given rights – liberty, prosperity and justice,” said Ermira Babamusta.
Ermira Babamusta is currently involved in the President’s Volunteer Service program, established by the Office of the President in 2003. She hopes to inspire others by taking positive action to change the world. Ermira’s biggest inspirations are two powerful women, First Lady Michelle Obama and Senator Hillary Clinton. Her future aspirations are very much bound to working for the White House or serve as a diplomat to represent US foreign interest abroad.

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Babamusta, fron US Congress, Harry Reid Humanitarian Award

Më vjen Çamëria në duar & TITËRRIMË VARGJESH

August 3, 2013 by dgreca

Të ftuar në Sofrën Poetike të DIELLIT, Namik SELMANI dhe Neki LULAJ/

Më vjen Çamëria e shtrenjtë/

 Miqve të Çamërisë kudo ku janë në botë/

Nga Namik Selmani/

1.

Më vjen Çamëria në duar/

Si një tufë e blertë borziloku/

E hedh në gjoksin e thinjur/

Një triko të vjetër, të leshtë./

Minaret presin ezanet/

E çerdhja pret cicërima zogu/

E fëmijët e fëmijëve/

Flasin veç për plagë e brengë…../

2.

Më vjen Çamëria e shtrenjtë

Si një tufan i zbutur nga dielli

Ndalet në supet e lodhur

Të një shpendi malor

O netë tragjike çame,

Ku plumbat vrisnin dhe qiellin

Më sillni ca ditë,

Kur të eci pa dhimbje e drojë.

3.

Edhe pa pranga

Kujtoj ftoin e shegën e pavjelur

Një dasëm

që ngrinte gurët, sofatet, përrelet.*

Një valle që hidhej

në gjokset e burrave të mençur

Një breg

ku nuk dua të bëhem kurrë gardiani i derteve.

4.

Dhe e marr Çamërinë

Në një hambar të mbushur me grurë

Ta mbjell në ugare zemrash

që kurrë të mos thahet e të vyshket si fleta

se oxhaqet duan zjarr, vëlla,

e gurët janë prej vitesh të sëmurë

Një mall i largët

Ç’po ua thinjka  vajzave të bukurat gërsheta.

5.

Me ca trokitje morsore

Po më vijnë në pëllëmbën e dirsur

Qenkan pak, shumë pak

Të zgjojnë sërish puset, bahçet, stanet.

O, po shpirti im bleron

dhe për ty, moj Çamëri e bukur

Bëhet një Jon i dytë

me blegërima, ullinj e portokalle

6.

Oooo, po shpirti  im

Këndon si aed këngë për nipin e nipit

Se toka  s’më tret nën dheun zezonë

Pa larë borxhin e vjetër.

Luturvia* pret, pret

Kokrrat e pavjelura të ullirit

Dhe strehët e vetmuara

Bëhen fole për karvanarët.

7.

Më vjen Çamëria si mandile nëne

a e vënë në  duart e vajzës nusëruar

Si një shpat i lartë

Që nuk ia numëroj dot rrezet që e ndrisin

Rahmetoj gjyshërit

Si lisa të një Pylli të Prerë

Mbi ëndrrën e tharë

Hedh lotin si farën për plisin.

8.

Dhe e prek Çamërinë

Me qerpikun e lotit në  syrin e  patharë

E thërras me oi

Në gjysëmerrësirën e klithmuar të netëve

Oooo, po ajo është larg,

e vatrat s’kanë shkarpa e zjarr

pa një dorë nëne

janë djepet që duan përkëdhelje

9.

E kam Çamërinë në sy si një shamibardhë

A si një vajzë me bukurinë  dashuruar

E në ballin e nxehtë

Fshij rrëketë e djersës së etheve

Lirikat për ullinjtë

Me elegjitë e baladat janë  shartuar

Janë kthyer në cungje

A ninulla të pakënduara të djepeve

10,

Më vjen kudo Çamëria…

Në syrin stërrall që bëhet shkëndija…

 

NEKI LULAJ/GJERMANI/

TITËRRIMË VARGJESH

(Poetit Ali Podrimja, me rastin e njëvjetorit të vdekjes)

 Si trill poetik na erdhe

Në amshimin e dhembjës

…sërkalat rrokullisën

Vetëtimë e mbushur plotë elipse

Titërron plotë rrokje në befasi

Lajmi këputë në dysh frymëmarrjën

Jetën filloi si uragan…..

arratinë mori si meteor

 

Si ti lidhë sonte litarët,

e ngërrqët plot nej…

Pisha  u thërmoq u thye

Në Çabratin shekullor

Zemra ju plagos

Mbi Ulpanë e Dardani eshkë e ndezur

Lumi në shtratin e Lumit

flenë në qetësi…..

 

Euriditë, perlë e poezisë

Aliu, ynë modern

Zanorët i mbyti i heshtja

Një vjeqare,jetime

E ti në Rilindje gjen qetësi….

 

Atje  ku qielli në Torzo fluturonte

ashti Dardan mishruar në Credo

Zemrat nuk gjetën qetësi

Në mes të fletave të përlotura

laps pa ngjyrë

Të ndrydhura në Sirtarin e ri

 

Lumi tri dekada rrjedhi ne vetmi

Pikëpjekjën e pritur….!

Me Aliun e vargut modern

bashkë ta shuajnë etjën

Të takohën me mallin e djegur

Në mes yjeve në përjetësi

 

 

TË PLLAKA

(Preshevës motës tonë)

 

Përplasën shtërngata valësh

….mbi mermerin e praruar

Çerdhe engjëjsh

27 –të shenja përjetësie

Kohës i bejnë roje….

Dritëhie  mbi trotuar

 

Fluska bore derdhën mbi flatra shqipesh

Pendlat i mprehë era

Si heshtat teh shpate

Shqipja  dy krenore thurë kurorë

Vajtojnë  mëllenjat

Për tokën e huaj

Për truallin e lashtë Dardan

 

Diç mi ngritë morrnicat

…….kjo natë eh kjo……

Eu moj Europë  k…e azdisur

27-të flakadane shqipësh

Mbi Pllakën e praruar

Në Preshevë  pararojë…

B ……. e kurdisur

 

Në majë të gishtrinjëve

Këmbëzbathur

Marshojnë hyjnitë pellazgjike

Heronjetë e pavdekësisë

Po ngjallën bijtë  dardan

Duke dalë nga zemra e dheut….

 

Ata qe skuqën Ballkanin

Nxorën një copë gur

Por rrenjët  ngelën thellë

Ne themelet e veta

Ringritën historinë

Me përjetësinë

Që ja u falën

Popullit të vet

Një tufë lule e një flamur

 

Në cilën qeli

Prangosët guri

Aj gur u kthye në strallë

Gurishtë

Shkëputur nga meteori

E  sërish mbi Jupitër

Ringjalljën feniksat  tanë……

mbiemrin Kastriot…..

Filed Under: Featured

IKONA TE KALVARIT TE VUAJTJES

July 30, 2013 by dgreca

Hane Sina (1928-2012) dhe i biri, gazetari Beqir Sina, Ikona të kalvarit të vuajtjes/

Shkruan: Klajd Kapinova/ New York/

Vuajtja, ka mbetur pa shërim. Ajo ishte pjesë e jetës në familjen Sina, gjatë 5 dekadave të sistemit komunist.

Refreni i zakonshëm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, përbuzje e fyerje ekstreme, varfëri me bukë mjerimi, nënçmime sistematike, dhunë psiqike e fizike të vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga çdo e drejtë elementare njerëzore, nëpërkëmbje deri në disa breza,…

Këto dhe shumë të tjera, kanë qenë emëruesi i përbashkët, që e ka shoqëruar kalvarin e vuajtjeve dhe stërmundimeve, familjen e moçme etnike shqiptare Sina, e shquar historikisht gjithnjë, për ruajtjen dhe respektimin e traditave me vlera tipike autoktone dibrane.

Këto ditë, në qytetin Brooklyn, në shtetin e New York-ut, mbylli sytë, një prej grave më stoike të kampeve të komunizmit, një nga nënat më fjalë ëmbël, më e thjeshta, modestja deri në përvuajturi, shembullore, mbas gjithë historisë plot dhimbje dhe plagë të thella, që e ka shoqëruar pambarim ndër dekada, të pavdekshmen dhe të paharruaren, për të gjithë në vendlindje dhe Amerikë, nënën e vuajtjeve Hane Sina!

Por historia e familjes së njohur të Dibrës së Madhe, zë fill tek drama, që përfshiu nënë Hanën, kur ajo ishte ende fëmijë i brishtë.

Kështu nga burimet historike dhe dokumentet të familjes Sina, mësojmë, se në moshën 11-vjeçare u vra Haxhi Dishi, babai i vogëlushes (sikurse thuhet në Dibër për një “vijë uji”) nga njeriu më i afërm i familjes (djali i axhës) babai i të cilit asokohe, punonte si qarkkomandant xhandarmarie në Dibër të Madhe…

Vrasjen e babait të Hanës, Beqir Sina e përjetoj rëndë, nga që e donte aq shumë, sa nuk ia falte kërkujt gjakun e Haxhi Dishit. Por dhimbja e madhe kthehet në forcë, për burrat shqiptarë të vërtetë, që dijnë të falin gjakun, mbi dhimbjen e thellë. Si besnik që e kishte, më vonë e bëri mik shtëpie. Ky është një rast i rrallë, që ka ndodhur deri më sot në krahinën e Dibrës së Madhe dhe botën shqiptare.

 

Një jetë mes vuajtjes dhe mjerimit komunist

 

Hana, lindi më 18 maj të vitit 1928, në katundin Rreth Kale-Muhurr Peshkopi.

Sikurse kujton sot i biri, gazetari pasionant e i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë Beqir Sina (nënën Hana), në moshën 12-vjeçare, propoganda fashiste e dërgoi sëbashku me një grup fëmijësh nga Dibra në Itali. Atyre, iu bashkuan edhe disa fëmijë të tjerë, të familjeve të mëdha nga e gjithë Shqipëria. Këtë mirësi asokohe fëmijës së zgjuar, ia bëri qarkkomandanti Beqir Sina, për të harruar ndoshta edhe vrasjen e babait të saj…

Ngjarjet në vendlindje precipitojnë me shpëjtësi. Atje, komunistët, përmes propagandës së gënjështrës, kishin arritur të trudhosin me bolshevizëm të rinjtë dhe njerëz naiv, që nuk e njihnin fytyrën e zezë të proletarëve, që ndryshe flisnin dhe  vepronin.

Kjo u duk shumë qartë në Rusi, me triumfin e luftës civile ose sikurse njihet si revolucioni bolshevik, ku, pushtetin e mori ideologu marksist Lenini dhe siamezi diktatori famkeq gjeorgjian Stalini. Ai, sot për nga krimet në kohën e tij (sipas burimeve historike bashkëkohore), është i pari në botë dhe i dyti nazisti gjerman Hitler.

Si shumë të rinj idealist, me ëndrra dhe qëllime përparimtare, mbushur plot ndjenja të ngrohta atdhedashurie, rikthimin në vendlindje e shihnin si shpresë, për një jetë dhe liri të vërtetë demokratike, sikurse ishte Italia dhe shumë shtete të tjera të Europës Perendimore.

Por shpejt, ëndrra e adolishentes errësohet dhe vendin e saj e zë mjerimi dhe vuajtjet e njëpasnjëshme, që nuk kanë të sosur në familjen Sina, për shumë dekada, gjatë kohës së sundimit të kuqalashëve me hu, litar dhe mashtrim propagandistik të Tiranës së kuqe prej 1944-1990.

Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme, rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë, u burgosën si të dënuar politikë 17.900 njerëz, u internuan me motive politike 30.383 të tjerë. Nga viti 1945-1988 nga Shqipëria, janë arratisur 11,800 vetë. Për motive politike, u dënuan me burgime, punë të detyruar dhe me konfiskim të pasurisë 19.250 persona.

Në burgjet shqiptare, në kampet me punë të detyruar dhe internimi, kanë vuajtur për motive politike edhe shtetas italianë, grekë, jugosllavë, gjermanë, austriakë, polakë, rusë, etj.

Shqipëria, kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar me të dënuar, për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të detyruar internimi apo surgjenimi brenda shtetit burg komunist, kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona, kanë pësuar trauma psiqike. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991, u ekzekutuan 450 gra.

Në fakt, kthimi i Hanës në Shqipëri, ishte një kthim si udhëtim i ngadalshëm drejt varrezave, pa e kuptuar vdekjen e ngadalshme, që po u vinte të gjithë nacionalistëve dhe familjeve të tyre, të cilët e donin Atdheun si shtëpinë e tyre… Nisi kështu përjetimi i udhës së vështirë të kalvarit të vuajtjeve të njëpasnjëshme…

E reja fisnike dhe zemërbujare Hana, një ditë të bukur pranvere, në moshën 19-vjeçare, martohet me djalin e Beqir Sinës, të riun Rasim Sina, që vinte nga një derë e fortë e nacionalizmit shqiptar.

Nga burimet historike, mësojmë se burrat e dy kunatave të veja (Dijen e Biden), i kishte pushkatur regjimi sllavo-komunist në Maqedoni, ndërsa dy motrat: Mihanen e Remen dhe tre vëllëzërit e tij: Musën, Hashimin dhe Besimin dhe gruan fisnike Kafile Kaloshen, janë kthyer më 1949 nga Kampi i Uznovës, mbas një amnestie të përkohshme, në katundin e tyre në Rreth Kale.

Kthimi ishte pa shpresë dhe të ardhme. Ata e gjetën kullën e djegur nga komunistët. Jevxhitët e hoxhistit të Gjirokastrës më pare kishin vjedhur gjithçka, që ndodhej brenda,…  e shkatërruan dhe më pas e kthyen në kazermë mallrash për ushtrinë e tyre.

Është me interest të thuhet, se shpesh bujaria e shqiptarit mes varfërisë, ka treguar vlera fisnikërie e mirësie, në momentet më dramatike të bashkëvendasve.

Kështu, mësohet se kur vendasit morën vesht, se kulla e famshme e familjes Sina ishte djegur, menjëherë shprehen humanizmin konkret, që buronte nga shpirti flori i tyre, duke e ndihmuar, që të ngrinte strehën e varfër, për të hapur familjen e tij te re. Pa dallim, i gjithë katundi dhe nga trevat e tjera, u ngritë në këmbë. Aty u mblodhën fshatarët dhe brenda natës i ngritën një kasolle familjes së Beqir Sinës.

Duke shfrytëzuar mjetet rrethanore dhe teknikën e ndërtimit asokohe, ata e  rrethuan me qepa (një lloj materiali i përdorur gjerësisht asokohe) e veshën me thupra dhe më pas e suvatuan me baltë e harasan.

Kjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibrës dhe në tërësi e Shqipërisë, që askohe po përpiqej të luftonte mjerimin e tejskajshëm dhe prapambetjen, që u thellua me ardhjen në pushtet të proletarëve pa fe, atdhe e ide. Tashmë varfëria ekstreme u ul këmbkryq në familjet shqiptare, në qytet e katund…

Por nga ana e tjetër, gjesti bujar, për t’iu gjendur në nevoj kësaj familje fisnike nuk mungoi, sepse të gjithë i donin dhe respektonin Sinajt…

Mjerimin si bashkëudhëtare, që pllakosi këtë familje, një mik me banim sot në New York, e rikujton kështu: “Sina, që dikur kishte qënë e para e këtij vëndi Kulla e Sinëve, i thoshin tani, ishte edhe pa bukë, pa drita, pa tasa e lug, pa tenexhere, pa jorgan e dyshek…”

Fshatarët e të afërmit e tyre, menjëherë filluan kush e kush të ofronte diçka nga bujaria mes varfërisë, që si sëmundje ngjitëse i kishte prekur të gjithë. Ditët iknin me shpëjtësi dhe po afrohej koha, kur Rasimi do të martohej me Hanen, nga fjala e dhënë, sipas traditës dhe zakonit.

Ishte vërtetë një dasëm e thjeshtë shqiptare, pa zhurmë e krisma armësh, që ndodhnin shpesh në gëzimet shqiptare dje dhe sot…

“Dhe kështu u bë dasma. Në atë shtëpi, nuk u dëgjuan daullet e festës, por u bë një dasëm me ceremoni simbolike dhe gëzim të thjeshtë, pa mish,… dhe vetëm disa të afërm i ranë çiftelisë dhe kënduan pak atë natë…”, kujtonte shumë vite më parë nusja e re asokohe Hana 19-vjeçe dhe dhëndrri Rasimi 16-vjeç.

Në atë kasolle të thjeshtë, çiftit të ri, Zoti u dha tre fëmijë. Fëmija e parë ishte vajzë Zenepja, i dyti Dika dhe i treti gazetari i mirënjohur Beqir Sina…, u nis në atë kasolle… dhe lindi në barakat e kampit të internimit famkeq të shfarosjes së ngadalshme në Savër të Lushnjës…

Me arratisjen e Rasimit, falë ndihmës bujare të një besniku të familjes Sina, nëna e tyre si e thërrisnin malësorët në kamp (oj) Sojnike ose sikurse e kishin zakon familjet e mëdha, për të respektuar njëra-tjetrën thirreshin vetëm në mbiemër.

Një ditë Kaloshia, i mblodhi të gjithë fëmijët e saj rreth vetes, e i pyeti se kur do të arratiseshin?! Por aty ndodhej edhe nusja e re shtatëzanë shtatë muajsh, me fëmijën Beqir në bark, që thoshte, se vetëm dëgjoja dhe sipas zakonit nuk mund t’a hapja gojën…

Sojnikja, u tha djemëve: “Djemtë e mi, Zoti ua bëftë dritë ngado që të shkoni, se nëna me tesha në krah e nisi dhe po e bitis po me tesha në krah, por shyqyr Zoti, kësaj rradhe kam edhe nusen e re… dhe do t’a kalojmë me gjithë nanat e tjera, se jemi mësuar në kampet e internimit, mbasi na presin shoqet atje…”

Dhe kështu nusja e re Hana, me fëmijën në bark (siç e kishin zakon gratë e Dibrës), e lidhi shamin dhe me Kaloshën nga dera e madhe e Kaloshëve të Kandrit, (Musa, që vuante mjerimin në burg), morën rrugën drej kënetave të Myzeqesë.

Të gjithë ata që e kanë njohur në kohën e rregjimit komunist dhe më pas, kur e kanë takuar dhe folur shtruar me fisniken në shtëpinë e Beqir Sinës (sikurse autori i këtij shkrimi K.K.), në Brooklyn, New York, flasin me shumë respekt, për mbresat e mira, që u kanë lënë takimet më Sojniken dibrane, sikurse e thërrisnin të gjithë deri sa u nda nga kjo jetë…

Ajo ishte shumë e drejtë dhe ndershme, zemërbujare, trimëreshë, e zgjuar, me një humor të hollë dhe djegës (thumb), për komunistët (njësoj, sikurse barcoletat shkodrane antikomuniste, në kohën e rregjimit).

Janë pikërisht këto cilësi, si: ndershmëria (i pakorruptueshëm), besnikëria deri në vdekje, burrëria dhe zgjuarësia, bujaria e mikpritja, përkushtimi për t’i çuar gjërat me vendosmëri deri në fund, mbajtja e fjalës,  cilësi pozitive, që i sheh dukshëm tek i biri gazetari realist e i palodhur Beqir Sina, të cilin, të gjithë e duan dhe e respektojnë në komunitetin tonë në Amerikë. Ai, ishte i dashur edhe nga bashkëvuajtësit në Savër të Lushnjës…

Bujaria e shpirtit të saj, vinte nga geni i trashëguar i familjes, sepse ishte një Derë e madhe fisnike, përkrah dyerve të parisë së Shqipnisë asokohe, të cilët, për çudi të historisë të gjithë ishin surgjenosur, në skëterrën vdekjeprurëse famkeqe të kampit në Savër të Lushnjës.

Me qindra dhe mijëra djem e vajza, burra dhe gra, vejusha e jetimë, që vinin nga familje intelektuale e patriotike, të shkolluar në Europën Perëndimore, kishin hyrë në dyert e ferrit të këtij kampi nazist (me emrin proletar) dhe dolën prej aty, të shkatërruar fizikisht, por të fortë mendërisht në vitin 1990, tek mbijetuan pragun e vdekjes, ku, shumë ndërruan jetë nga koleksioni i sëmundjeve dhe pakujdesi mjekësor, gjatë 5 dekadave të rregjimit komunist.

Në Shqipëri, janë pushkatuar nga regjimi komunist, për motive politike rreth 6150 vetë, nga të cilët 450 gra. Shqipëria, ka pasur rreth 36.000 të burgosur politike, nga të cilët rreth 5.900, kanë vdekur ne hetuesi apo burgje, ndërmjet të cilëve 200 gra. Dënimet politike varionin nga 7 deri në 40 vjet burg. Shqipëria, ka pasur rreth 52.000 të internuar, nga të cilët, rreth 7.100 kanë vdekur në kampet e internimit. Janë dëbuar nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare rreth 11.536 familje, me ose pa vendime gjykatash. Të burgosurit politikë, kanë ndërtuar rreth 38 vepra të mëdha industriale, pa vendime gjykatash…

Kushdo, që ka qenë i interesuar dhe ka lexuar ose mësuar, për historinë kobndjellëse të Savrës, e di fare mire, se aty jetonin vitet e burgimit kolektiv paria e Shqipërisë, sikurse ishin familjet më të zëshme asokohe, si: Markagjonit; familja zëmadhe e Oroshit të Mirditës, lideri shpirtëror dhe atdhetar i shquar dhe shumë i rëndësishëm i komunitetit shqiptaro-amerikanë, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA Mons. Dr. Zef Oroshit (1912-1989); Muzhanëve, farefisi i Dedë Gjon Lulit, Llesh Marashit, Prekë Calit, familja e mirënjohur Prendush Gegës së Pukës, etj. etj.

Si shumë nuse të reja, që u vendosën rishtas me familje në kampin e internimit, u ndihmuan me bujari nga të gjithë banorët e hershëm aty të ardhur me kohë nga qytetet dhe zonat e ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një detaj interesant, ka mbetur i ngulitur thellë në kujtesën e familjes Sina dhe më shumë djalit (kolegut tim Beqir Sina), i cili, ndër të tjera tregon, për bujarinë e familjes Markagjoni, që i është gjendur qysh në ditët e para familjes së porsaardhur, në kampin e internimit.

Kështu, vajzat zemërbujare të Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, Bardha dhe Marta, i blenë tesha të reja dhe e bënë Hanen t’i vinte sado pak buzëqeshja, në një mjedis të ri, rrethuar nga njerëz të mirë dhe jo sikurse shkruante media komuniste, përmes propagandës së saj shpifëse…

Gratë, nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët, të afërmit e atyre burrave patriot, baballarëve të mirë dhe përkushtuar, që nën breshërinë e plumbave të mitrolozave në kufi, ishin arratisur nga ferri komunist, për një jetë të lirë në demokraci, vuanin edhe më shumë, për shkak të aktivitetit të tyre kundërkomunist, në vendet e Europës Perendimore dhe ShBA.

Kështu sa më shumë, që ata ngrinin zërin para Departamentit të Shtetit, kongresistëve dhe senatorëve miq dhe dashamirë të shqiptarëve, aq më shumë mprehej shpata e luftës së klasave në Shqipëri, ndaj pjesëtarëve të familjes të tyre tashmë në burgje apo kampet e përqëndrimit ose shfarosjes.

Kështu fjala vjen Rasimi, burri i Hanës, fliste si spikër, për shumë vite me radhë në radion “Zani i Atdheut”, në New York, i cili, një herë në javë emetonte programe në gjuhën shqipe, kundër qeverisë komuniste në Tiranë, aq më shumë rritej zemërimi i partisë-shtet të diktaturës, kundër familjes Sina, që vuante kalvarin e gjatë të përsekutimit të përjetshëm, me të cilën ishte dënuar ajo…

Hena Sina, ishte një prej tre nuseve të Sinëve, që sëbashku me vjehrrën e tyre fisnike Kafile (Kaloshi) Sina, pësuan shkatërrime, rrënime dhe vuajtje nga ma të pabesueshmet.

Ajo, e nis jetën si gruaja e Rasim Sinës, po me arratisjen e tij, humb sa hap e mbyll sytë gjithçka! Për ate e shumë të tjerave si ajo nis ferri i tmerrshëm e i pafund i kampeve të diktaturës…

Vitet kalojnë dhe demokracia me mundime shkelmon gjumin letargjik të shqiptarëve, që me ose padëshirë kujtohen se janë pjesë e kësaj bote, që duhet të jëtojnë të lirë dhe në demokraci…

Mbas rënies së komunizmit në Shqipëri, Hane Sina, u vendos në ShBA sëbashku me familjen e të birit, gazetarit të palëkundur kundërkomunist Beqir Sina.

Gjatë rinisë së saj, ajo kishte marrë shumë sëmundje, të cilat, i rënduan së tepërmi shëndetin dhe vitet e fundit të jetës i kaloi nën shërbimin e drejtpërdrejtë të gruas fisnike të Beqirit…

Këtë nënë fisnike tipike shqiptare, do t’a rikujtojë komuniteti shqiptarë në ShBA, të gjithë ata miq e dashamirë, që patën rastin t’a njohin nga afër…

 

 

 

Barakat e internimit në Savër

 

 

Në kampin e tmerrshëm të internimit në Savër të Lushnjës në Shqipëri, ishin 7 baraka përdhese, që mund të shembeshin nga minuti në minut…

Kjo ishte një vdekje e ngadalshme, por e sigurtë që Sigurimit komunist kishte menduar për asgjësimin e shqiptarëve.

Nazistët, në krimet e tyre të përbindshme, asnjëherë s’kanë vrarë bashkëkombas etnik gjerman, sikurse kanë vepruar komunistët në vendet e Europës Lindore dhe kudo në botë, ku, ato kanë sunduar forcërish, përmes dhunës direkte të hurit dhe litarit.

Kësisoj, historigrafia botërore, përmend faktin domethënës, se në kohën e Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë, kanë masakruar dhe vrarë, zhdukur në krematoriume në kampet e përqendirmit në Aushvic e Mat’hauzen, etj. mbi 56 milionë njerëz, ku, për fat të keq 6 milion janë ebrej, ndërsa komunizmi deri më sot nga burimet e sigurta historiografike dhe ekspertë, që janë marrë me zbardhjen e krimeve të komunizmit, ka arritur në shifrën e 120 milionë njerëzve të pafajshëm në të gjithë botën…

Heroina stoike nënë Hane, ruan në vetvete mijëra ngjarje, episode, drama, dhimbje, vuajtje, keqtrajtime, syrgjenime etj.

Ajo është vetë historia e mijëra ish të përndjekurve dhe përsekutuarve politkë, në kohën e rregjimit të egër komunist të diktatorit përves.

“Barakat përdhese, ishin të mbuluar me çati eternity (nje lloj materiali riciklues, shumë i dobët cilësisht) dhe brënda atyre mureve prej pupuliti e kashte është përthye (në kushtet e survejimit dhe ndëshkimit) një nga kryeveprat e letërsisë botërore “Orlando i çmendun” i Ludovico Ariostos nga një intelektual dhe profesor i shquar Guliem Deda; Aty në ato baranga jetoj edhe  perkthyesi prej origjinalit në shqip të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit nga poligloti Pashko Gjeçi; redaktue nga Llazar Siliqi. Aty ngrysi në heshtje e braktisje ditët e fundit të jetës, mbas nji burgu të gjatë nji nga figurat më të njoftuna çame Rexho Plaku, e shoqja e tij motra e Teme Sejkos: Merushe Plaku e i biri i vetëm Agimi; po aty mbas nji burgu të gjatë vdiq Anton Dukagjini prej derës së famshme të Dukagjinëve; po aty mbasi doli nga burgu i parë që e pat fillue qysh fëmijë asht martue Ahmet Kolgjini, djali i vetëm i Tahir Kolgjinit; dhe po aty, pak vite para 90-ës, vdiq nga nji sëmundje e randë, duke lanë katër fëmijë të vegjël konispolati i ndërshëm Ligor Kalivjoti..

     Aty ka jetuar Musa Sina, i biri Beqir Sinës, ka jetuar dikur edhe i biri Muharrem Bajraktarit, i biri Kol Bibë Mirakës, i biri Gjon Mark Gjonit, Prof. dr. Lazër Radi, kanë jetuar Çapajt e Dukatit, Asllani i Tepelenës, familja e Kryeministrit Fiqiri Dines, ka jetuar Dom Mikel Koliqi (Kardinali i parë në historinë e lavdishme të Kishës Katolike në trojet etnike), kanë jetuar Kaloshët e Dibrës, Ndreu i Dibrës, Spiro Gjoka i Përmetit, Tasim Spahiu i Lumës, familja e Tahir Hoxhës së Tropojës, Laholli i Korçës”, kujton ish bashkëvuajtësi në Kampin e Savër së Lushnjës, gazetari i komuniteti shqiptaro-amerikane  Beqir Sina.

“Këtu ishte edhe fati i im. Një fëmijë, që edhe i palindur e në barkë në nënës do t’a dënonin me internim në kasollet e Savës dhe do t’a shpallin “Armik i Popullit”, me vendim të Ministrisë së Punëve të Bredshme Dega e Internimeve dhe dëbimeve (dokumenti zyrtar i Arkivës së MPB 12 Gusht 1957 A-D/427)- Pra, do të lindë dhe të rritej një fëmi jetim -fukara dhe në skamje i privur nga çdo ëndrr e jetës fëminore.

Dhe, unë njëri prej atyre mijëra viktimava të regjimit komunist, sëbashku me familjen time (gruan, nënën, dhe dy fëmijët djalin dhe vajzën), mbas shumë peripecish, mbasi kaluam në fillim Budapestin e Hungarisë (dy muaj) dhe një vit e gjysmë në Austri, më në fund në shkurt të 1991, erdhëm në vendin e ëndrrave të gjithë qytetarëve të botës Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendin e vetëm, ku, ngjallen shpresat e lirisë dhe demokracisë…”, kujton sot kolegu im shqiptaro-amerikanë gazetari i mirënjohur i komunitetit tonë z. Beqir Sina.

Vendin, ku, gjysmë shekulli më parë kishin ardhur si të arratisur, nga Shqipëria, babai i Beqirit, xhaxhallarët e tij dhe pothuajse i gjithë rrethi i tij familjarë, kushurinjë të parë të babait dhe dajat e tij. Njerëz, këta po nga familja e gazetarit Sina, që kishin emigruar në Amerikë, edhe para dhe pas Luftës së Dytë Botërore (WWII), dhe kishin shërbyer edhe në ushtrinë amerikane, në luftrat, si: në Vietnam dhe Kore.

Mirëpo, kur erdhi në Amerikë, ai ishte 34 vjeç, dhe nuk ishte më i vogël, por i dukej se atë ditë “kishte lindur”. Babi i tij, është arratisur nga Shqipëria në gusht të vitit 1957, kur Beqiri ka qenë në bark të nënës (7 muajsh), e cila (sikurse vepronte regjimi asokohe), u internua për të vetmin “faj” (ç’ka të kujton filmin e famshem “Fajtorë pa faj”), që kishte bërë, pse një grua 20-vjeçare me tre fëmijë, mbasi i shoqi i saj ishte arratisur, ngaqë nuk duronte dhe pajtohej kurrë me regjimin komunist të Enver Hoxhës…

 

Saga e internimeve

 

 

Me pak rroba mbas shpirtit në krah, familja Sina, filloi të shëtisë në udhëtimin biblik nga një kamp internimi vdekjeje të nazistëve të kuq proletar në një tjetër të vuajtjeve, qysh nga vitit 1949.

Harta gjeografike e vuatjeve të njëpasnjëshme, ka një shpërndarje të hatashme. Kësisoj, ai nis kalvarin e përsekutimit ekstrem nga Delvina, dhe vijon rregullisht në kampet e vdekjeve të tmerrshme, si: në Bënçë Tepelenë, Porto Palermo, Kuçovë, Ura Vajgurore, Këneta e Maliqit (Korçë), Radostinës (Fier), Fabrikës së Tullave në Tiranë, etj., duke e stërmunduar para kalvarit të vdekjes gjatë gjithë jetës nëpër Shqipëri, ku, shtëpia e vetme e tyre ishte qelia e burgut të ftohtë kudo, si: në burgun e Burrelit, Spaçit, Kalasë së Gjirokastrës, Shën Kollë, Ballsh dhe në Tiranë…

Në ditën e parë të çangës në apelin e parë (ku, thirreshin emwrat e tw burgosurve), të kampit të parë të dhunës së pafundme do të përgjigjeshin familjet: Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi,Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Plasoti, Mulosmani, Neza, Koliqi, Ndreu, Laholli, Meraja, Kuqeshi, Kokali, Kulla, Dine, Brahimaj, Belishova, Poda, Nela, Gashi, Prengjoni (Zherkaj) Spaho, Thano, Kaba, Guveli, Agolli, Iljazi, Gjoka, Suljoti, Spahiu, Pellumbi, Tola, Çeliku, Koleci, Kolgjini etj… një listë e gjatw kilometrike, e cila plotësohej përditë me “mish” të freskët nga e përjetshmja “luftë klasash”.

Jo pak për të qenë legjendë, nëpër atw vend do të kalonin familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, MustafaMerlikës dhe Fiqiri Dines! S’ma merr mendja se mund të ketë ndonjë fshat të kësaj bote, ku, të kenë jetuar në përvujtëri pesë familje kryeministrash. E pra Shqipëria, ka një ekzemplarë historik Savrën, sikurse Aushvici e Mat’hauzën në Gjermani.

Kështu u ngrit e para Savra, vendi i ndëshkimeve shembullore dhe mbas saj do të lindnin gjithkah këpurdha të së njejtës idhtësi; së pari, do popullohej Myzeqeja me: Çermën, Gradishtën, Grabianin, Plugun, Dushkun, Gjazën, Sulzotajn, Rrapzën, etj. dhe më pas në gjithë Shqipërinë, si: Shtyllasi, Radostina, Belshi, Shtylla, Adriatiku, Akernina, Lubonja, Bedati… e kështu me rradhë!

Eruditi Jozef Radi, i biri i njërit prej itelektualwve më të spikatur të asaj kohe Prof,dr. Lazër Radit, në kujtimet e tij, shkruan se: “Filmat e neorelizmit italian, dhe artistët e saj kohe, s’kanë asgjë më shumë se këta djem e vajza të Savrës së at’hershme, dalë midis nji are me pambuk, sigurisht mbas lodhjes së përditshme, e që në t’vërtetë s’duket! Ata janë shfaqja më me dritë e asaj rinie… dhe unë me dëshirë po i përmend nji për nji ata: Lekë Bajraktarin, Andan Hoxhën, Lirie Bajraktarin, Irena Dukagjinin, Rukie Hoxhën, Kastriot Bajraktarin, Sazan Dinen, Neriman Hoxhën, Vera Demën, Lekë Dukagjinin; që janë në kët foto, por s’mund të rri pa i bashkuar edhe ata të shumtët që s’janë aty, po janë nji për nji në kujtesën time dhe gjithë si të ishte fjala për dje: Veronika, Ernest, Leka dhe Tomorr Dostin, Gjosho Vasija, Nikolin e Zheta Destanishtën, Pano Taçin, Elami, Ajete e Luftanije Agollin, Kristina, Çelestina dhe Gjon Markagjonin, Pjerin Janën, Gëzim Barutin, Fadil dhe Tefta Çapën, Dine dhe Tomorr Dinen, Tefta Bajraktarin, Reshit Mulletin, DhurataTabakun, Kin Bashën, Meri Topallin, Ahmet e Feride Kolgjinin, Fatbardh e Hyriee Dudie Kupin, Ilir Spahiun, Idriz Cafën, Spiro dhe Marika Anastasin, Xhevat Lamçen, Sanije Metalian, Tefik Çelon, Ali e Rudina Demën, Ilir dhe Fatime Biçakun, Luçie Grizhën, Naim Staraveckën, Abaz Alizotin, Musa, Tomorr e KujtimMaçin, Suzana Hoxhën, Valbona Çokun, Lekë e Mojs Mirakën, Elez Hoxhën, Gani eKadire Nezën, Petraq, Evgjeni e Polikron Kuqeshin, Kosta dhe Eleni Guvellin, Lefteri e Theodhora Kënutin, Dhimitër Thanon, Katerina dhe Zef Mirakën, Dush Margjekën, Ligor Kalivjotin, Sose Sokolin, Sokol e Simon Mirakën, Hyrka Lahollin, djemtë e fisit Kulla, Francën, volejbollisten e famshme… e plot emra të tjerë, të cilët, i dhanë rini dhe jetë atij vendi; dhe ata që e projektuan Savrën si nji gulag të rrënimit shpirtëror e fizik dështuan! Dështuan turpshëm! As me vitet pafund të burgimeve, as me terrorin e përditshëm të lodhjes dhe fushatave, as me apelet tri herë në ditë, as me demaskimet, as me shpërngulje masive në të tjera kampe… ata s’arritën të vrasin frymën që krijoi Savra!

 

 

Gazetari shqiptaro-amerikanë Beqir Sina

 

 

 

Ai, sot jeton dhe punon me familje në Shtetet e Bekuara të Amerikës, aty ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë shembull në të gjithë botën, mbasi me të drejtë njihet si Kampion i Demokracisë Botërore.

Për 34 vjet me radhë, pinjolli i familjes Sina, djali i vendosur kundërkomunist i përbetuar Beqiri, qëndroi në kampin e internimit në Savër të Lushnjës, aty u rrit sëbashku me vuatjet çnjerëzore.

Ai, nuk ishte i vetëm, por kishte shumë bashkëvuajtës fëmijë të privuar nga çdo e drejtë elementare njerëzore, sikurse shumë fëmijë të familjeve më të mira të Shqipërisë askohe, sikurse thotë gazetari produktiv Sina:  ajka e zgjedhur e kombit, deri edhe nga ata, që kishin qenë ish firmëtar të Pavarësisë së Shqipërisë, ish ministra dhe kryeministra në qeveri të ndryshme asokohe, familje patriotësh, si: Dedë Gjon Luli, Safet Butka, e të tjera, atdhetarë e bajraktar, intelektualë, familje të suksesshëm në bisnese (shumë të pasur), lider fetar dhe ish politikan të rangjeve më të larta, duke filluar qysh në kohën e Zogut, fashizmit dhe nazismit, dhe nga vetë regjimi i Enver Hoxhës.

Fëmijët e kampeve të internimit, sot janë burra e gra në moshë të mesme, familjarë të mirë e qytetarë të ndershëm, që janë diplomuar në perëndim (mbasi shkollën e kryn në kampet e internimit) dhe s’mund t’i kenë harruar ditët, kur u kthyen në skllevër nga diktatura e diktari i egër Hoxha.

Ka shumë vetë, që sot mundohen të justifikojnë jetën (shkollimin) e tyre ose të tjerëve, në kohën e diktaturës, duke thënë se ashtu ishte sistemi, (që i la pa shkollë) në përpjekje, për të relativizuar atë krimin, që bëri regjimi ndaj kësaj shtrese, që t’a linte në injorancë dhe errësirë, për t’a bërë atë sa më të pranueshëm, për shoqërinë e atherëshme, dhe kriminelët të shpëtojnë qoftë edhe nga përgjegjësia morale sot.

Mirëpo, krimi është krim dhe ai duhet ndëshkuar, të paktën moralisht, në çdo kohë.

Shfrytëzimi i minorenëve (i fëmijëve të kampeve të interrnimit, vetëm për punë bujqësore), në punë nga diktatura, ishte një krim dhe si i tillë duhet trajtuar, edhe sot mbasi kanë kaluar 23 vjet nga marrëzit e atij rregjimi, që kurrë mos ardhtë më, thotë Beqiri, duke shtuar se: “Fëmijët e shkollave 8-vjeçare, të cilët, diktatori i nxiste të shkonin në punë (pa shpërblim), ishin të moshës 9-14 vjeç, dhe mbas saj i dërgonin në ushtri, në repartet më të rënda xheniere të punës. Duke iu referuar kodit të punës së viteve të periudhës së komunizmit, fëmijët mund të punonin që në moshën 15 vjeç, deri në 6 orë dhe të iu mbylleshin dyert e shkollave“.

Sa për të ilustruar këtë fakt, ai ndër të tjera nis të rrëfej, se kushuriri i parë i babait të Enver Hoxhës (një burrë fisnik), Veip Hoxha me Anenë dhe tre vajzat e tij (Nerimanin, Andanen dhe Suzanen), ishin internuar në vitin 1965 nga njeriu më i afërt i tyre (djali i axhës), pra Enver Hoxha.

Veipi, ishte një plak pedant, i shkolluar në Stamboll dhe zotëronte katër gjuhë të huaja. Ai,  kishte qenë Drejtor i Bankës së Shtetit në Tiranë, para se të internohej, por vdiq në internim, i përbuzur nga komunizmi si një njeri i rëndomtë.

Aneja me vajzat e saj, që dalloheshin esencialisht, për një kulturë të gjerë dhe thellë perëndimore, mbasi zotëronin shumë gjuhë të huaja (italisht, frengjisht, anglisht dhe rusisht), treguan një dashuri shumë të madhe për gazetarin Beqir Sina, gjatë kohës që ky po vijonte të kalonte kalvarin e gjatë të përsekutimit në kampin famkeq të Savrës së Lushnjës.

Ata e dështën djaloshin e brishtë Sina, sikur të ishte vëllai i tyre i vogël, mbasi kishte mbetur “jetim” me baba gjallë të arratisur në SHBA.

Beqiri, ishte fëmija i ledhatuar shumë nga vajzat e shquara intelektuale dhe shpesh e kujtonin me ndonjë gjë të mirë (ushqim, si i vetmi luks në kampet e përqendrimit), kur gatuanin, apo e ndihmonin më shumë në edukimin kulturorë dhe libra.

Kampi i internimit për gazetarin e ardhshëm dhe të dashur të komunitetit tonë në Amerikë, ishte një shkollë, ku, njërëzit e ditur dhe largpamës mbi vuajtjet gjenin forcë dhe kurajo t’i jepnin mësim falas bashkëvuajtësve më të vegjël.

Vajzat apo tre motrat fisnike, i jepnin fshehurazi disa orë në ditë mësim në gjuhën italiane, sëbashku me Dr. Professor Lazër Radin, një njeri me dy doktoratura (i cili, kishte studiuar në Romë), fëmijët e të cilit Beqir Sina, i kishte bashkëmoshatarë, duke ndarë gëzimet dhe hidhërimet familjare si  vëllezër…

Filed Under: Featured Tagged With: Beq, lajd Kapinova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 865
  • 866
  • 867
  • 868
  • 869
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT