• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM PER TE PAME NGA FAMILJA BOJKAJ

February 21, 2013 by dgreca

Me dhimbje të thellë njoftojmë Komunitetin Shqiptaro – Amerikan se me rastin e vdekjes tragjike të vajzave, motrave dhe mbesave tona të dashura, Mërgimtare dhe Liridona Bojkaj,

MËRGIMTARE (SELMON) BOJKAJ

(15.08.1995 – 04.02.2013)

LIRIDONE (SELMON) BOJKAJ

(05.01.1998 – 04.02.2013)

Të ndjerat humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni, në Dallas – Teksas me datën 2 Shkurt 2013, ndërsa u varrosën në vendlindje, në Isniq të Deçanit në praninë e mijëra qytetarëve me datën 8 Shkurt 2013.

Babai i të ndjerave, Selmon Bojkaj me vëllezërit Enver dhe Demë Bojkaj me familje dhe farefis, hapin të pame për burra dhe gra me datën 24 Shkurt, 2013 (e dielë), prej orës 9 para dite deri në ora 5 pas dite, në restaurantin “Eastwood Manor” në adresën: 3371 Eastchester Road, Bronx, NY 10469.

Telefonat e familjes Bojkaj: (212) 470-2473 Enveri

dhe (914) 751-4330 Dema

 

Filed Under: Featured Tagged With: familja Bojkaj, Liridona, mergimtare, Njoftim mortor

PA KOMENT: KRYETARI I ALEANCES KUQ E ZI ANETAR NDERI I NEW YORK-UT?

February 20, 2013 by dgreca

Kjo eshte nje fotografi qe gazeta Dielli nuk po e komenton, pasi lajmi tashme eshte pergenjeshtruar neper lista, eshte debatuar ne facebook dhe shuma nga  ata qe e potencuan e hoqen nga Top-News, perfshi dhe nje TV te fuqishem ne Shqiperi!

Falenderojme gazetarin e TV 21, z. Halil Mula qe na e vuri ne dispozicion fotografine. Komuniteti shqiptar e ka te qarte se cfare jane keto lloj titujsh dhe ku e si prodhohen.

Filed Under: Featured

“Kadare as disident, as bashkëpunëtor me diktatorin”

February 19, 2013 by dgreca

FOTO:KORTEZI-  NEW YORKER/

Njohja e profesorëve francezë me shkrimtarin shqiptar/

Si një specialist i letërsisë, Jena Paul Chamseix është në terrenin e tij në lëmim e letrave. Duke lënë mënjanë gjithçka kishte bërë gjatë jetës së tij, profesori francez zbulon figurën e ish-diktatorit Enver Hoxha, përmes veprave që ai shkroi. Në librin me kujtime “57 Boulevard Stalin”, kushtuar 6 viteve të qëndrimit në Tiranë, Champseix bën një analizë të shkurtër mbi veprën e Enver Hoxhës, duke marrë në shqyrtim mënyrën se si ai vizatonte udhëheqësit e huaj, që nga Hrushovi, Mao, te Tito etj. Në këtë libër kujtimesh, ai nuk mund të mos ndalet edhe te shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, njohjen me të dhe ç’mendonte rreth akuzave për “bashkëpunim” me ish-diktatorin, apo edhe pretendimin e hedhur nga të tjerë (i papranuar kurrë nga vetë Kadare) i të qenët disident.

Kadare dhe pushteti
Pushteti që shpesh i ka kërkuar Kadaresë të bëjë autokritikë, e sulmonte në tri pika. Në radhë të parë, fakti që të gjithë librat e tij, përveç “Dimirit të madh” dhe “Koncertit”, vendoseshin në të shkuarën e largët, u interpretuan si një refuzim për të përshkruar ndërtimin e socializmit. Më tej, ai shfaqi dashurinë e tij për mitet, konsideruar si “një mbijetesë religjioze dhe reaksionare”. Së fundi, ai dyshohej se ulte popullin për shkak të intelektualizmit të tij dhe akuzohej se kërkonte t’i pëlqente “botës kapitaliste”.
Kadareja iu përgjigj këtyre kritikave në një artikull të 1984-s, publikuar në revistën “Shqipëria sot” (nr 6), duke i bërë jehonë kongresit të fundit të shkrimtarëve dhe artistëve, ku ai i bëri elozhe realizmit socialist, ndërsa dënoi skematizmin si “kundërshtimin më të keq të ndikimeve borgjeze dhe revizioniste”. Ky gabim nuk është toleruar, shkruante ai, veçse nga “njerëzit që kanë koncepte burokratike mbi letërsinë dhe artet”. Ja ku ai jep një ide të raporteve të mira që duhet të mbretëronin në botën e letrave. Ai shtoi se “skematizmi mund të lërë indiferent lexuesin ndaj problemeve që ngre”. Ai konkludon se: “Kur në një vepër letrare, në një pjesë teatri apo në një film, heroi pozitiv, për shkak të skematizmit, në vend të fitojë simpati shkakton antipati te lexuesi ose spektatori, kjo do të thotë se kjo vepër është e dëmshme për socializmin”…
Në vitin 1982, Kadare ishte i kërcënuar nga pushteti dhe do të kalonte disa vite të zeza. Pas vdekjes së Hoxhës, ai do të rivinte përpara skenës letrare. Në dimrin e vitit 1986, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u adaptua në teatër. Pjesa duhej të luhej në Greqi gjatë një festivali, i cili u anulua. Vënia në skenë nga Pirro Mani ishte çuditërisht moderne dhe e gjithë salla ziente kur, në skenën e fundit, të vdekurit ngriheshin në qeset e tyre plastike për të nderuar gjeneralin, një lloj don zhuani, i zbritur në ferr. Ndikimet surrealiste, të cilat nuk mund ta mbronin Kadarenë, ishin vulosur në një skenë ëndrre që u fuste frikën studentëve. Kjo vënie duket se i kishte pëlqyer Kadaresë. Është për të ardhur keq që kjo pjesë nuk u vu më kurrë në Tiranë…
Kadare është elastik
Në vitin 1987, Kadare u ftua në konviktin e universitetit për të dhënë një konferencë. Studentët shkuan pasi thoshin: “Ai sillet si europian”. Ne pyetëm saktësisht mbi këtë sjellje dhe studentët u përgjigjën: “Ai thotë atë që mendon”. Elisabeth pa i kërkuar autorizim askujt, u përzje me turmën dhe bëri miq mes turmës së studentëve italianë. Konferenca thuajse u anulua për shkak të një avarie elektrike. Atmosfera ishte e nxehtë, kur seanca filloi më në fund. Kadareja ishte një njeri tjetër: tepër në siklet përballë këtij publiku të shqetësuar, ai dukej të ishte rinuar 10 vjet. Organizatori i aktivitetit nisi të bënte pyetje, duke nënvizuar se studentët mund të bënin të njëjtën gjë më pas. Pyetjet e tij ishin tepër stereotipe dhe të shumta, publiku u nervozua dhe kërkoi fjalën. Letra të vogla shkonin drejt tribunës: organizatori i lexonte me zë të lartë, pa u dukur se censuroheshin. Pyetjet ishin të gjitha në një linjë dhe përgjigjet gjithashtu. Pyetjet mbi romanet e ndaluara nuk munguan t’i adresoheshin.
Studentët donin në mënyrë absolute që Elisabeth të bënte pyetje. Ajo nuk donte të binte në sy. Atëherë ajo hartoi vetë një letër të vogël, duke thënë: “Një profesor francez është në sallë dhe pyet se sipas mendimit tuaj cilët janë shkrimtarët më të mëdhenj francezë aktualisht”. Kadare nuk e çmonte shumë letërsinë bashkëkohore franceze, megjithatë ai foli për Tournier, Marguerite Yourcenar dhe Le Clezio. Dy vjet më vonë, Elisabeth do t’i përsëriste skenën dhe e bëri të qeshte, duke i treguar se pas konferencës, studentët, duke marrë shkas nga daljet e tij kundër kritikës letrare, refuzuan të bënin shpjegim teksti.
Ismail Kadare nuk është as bashkëpunëtor i diktatorit dhe as disident. Kundër erërave dhe furtunave, ai ruajti pavarësinë e tij prej artisti. Posti i tij i deputetit ishte një efekt i vullnetit të partisë dhe të gjithë e dinë se Parlamenti nuk kishte asnjë pushtet. Sa për disidencën, ajo nuk ekziston fare në Shqipëri. Inteligjencia u reduktua që në lindje dhe nuk mund të mbështetej në një opinion publik. Pushteti, që i kishte duart e gjata mbi kulturën dhe mjetet e shprehjes, nuk toleronte asnjë manifestim pavarësie. Deklaratat armiqësore për regjimin ishin baras me vetëvrasjen dhe ai që, në Perëndim, akuzonte për “bashkëpunim” bënte mirë të vendosej ca kohë në Tiranë. Shqiptarët nuk u gabuan dhe e vlerësuan Kadarenë për guximin dhe këmbënguljen. Njëri prej nesh tha: “Kadare është elastik, ai merr gjithnjë formën e tij”.

“Enver Hoxha ishte një fetar i kuq obsesiv”
Profesori francez, analizë teksti veprës së ish-diktatorit

Një besimtar i kuq

Ndryshe nga reputacioni i tij, tekstet e tij e meritojnë që të ndalesh. Përsëritjet sistematike, kthimi në temat e preferuara, i japin një karakter obsesiv. Në tekstet e tij marksiste-leniniste, nuk gjejmë as analiza klasore as studime ekonomike, sikur fjalët që përdor Hoxha janë tërhequr nga leksiku komunist, thelbi i mendimit ka një karakter religjioz. Për të, historia e botës është një luftë forcash, të së mirës kundër së keqes që e sulmojnë. Esenca e komunizmit është e mira hyjnore, por të këqijtë që nuk çarmatosen kurrë, ndërhyjnë për të plaçkitur efektet e mira. Të aftë, demonët, marrin në dorë sferat më të larta dhe shkatërrojnë vlerat. Një herë të vetme, e mira triumfoi: me “Stalinin e madh”, një erë e artë filloi. Por fatkeqësisht, tradhtarët dhe puçistët me taktikë diabolike, me plane sekrete dhe të errëta godasin derisa të arrijnë qëllimin. Ata nuk e kanë shtëpinë aspak në ferrin kapitalist, por janë vendosur në zemër të socializmit. Këto krijesa satanike janë dizenjuar nga shenjuar nga termi i turpshëm i “revizionistëve”. Jean Bertolino, në lidhje me doktrinën shqiptare ka gjetur formulën e përshtatshme: “Kapitalizmi është armiku; revizionizmi është e keqja”. Mikoyan, “tregtari armen kozmopolit antimarksist i kamufluar” është “i errët si nata”, “negativ, i zbrazët dhe intrigant”; Beria ka “sy gjarpri”; Hrushovi “nepërkë revizioniste”, shefi i “mafies revizioniste”, që do të “vendosë në vende kyçe elemente të dëmshme”; Souslov ishte një “revizionist cinik” me “ecjen e tij si balerin Bolshoi”…. “Mao” “kurrë nuk ka qenë marksist”, “Mbreti Tito”, “i zhytur deri në fyt me tradhti, ka realizuar komplote pa numër kundër vendeve socialiste”….
Hoxha është një fetar i kuq dhe nuk shqetësohet fare të pohojë, i vetmi në planet, për mbështetjen që Shqipëria “ateiste” i jep Republikës teokratike të Iranit pas marrjes peng të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Teheran. Të dy vendet vendosën marrëdhënie të ngrohta: Shqipëria dërgoi telegrame urimi gjatë festimit të përvjetorëve dhe përshëndetën revolucionin pers; mullahë iranianë gjatë vizitës në Tiranë admiruan virtytin e rreptë të kryeqytetit. Ky idil zbuloi ndoshta gjithashtu që myslimanët bektashinj që janë shiitë, janë më të mirë nga ç’besohej.
75-vjetori i Hoxhës u festua më 16 tetor 1983. Një film “Enver Hoxha, tungjatjeta” u prezantua në kinema “Partizani”. Aty flitej dhe për edukimin francez të “udhëheqësit”. Dokumente të kohës tregonin një Paris të mjerë, por vepra të Saint Simon, Montaigne, Michelet dhe të Vigny-së shfaqeshin në ekran. “Kapitali” dhe “Shteti dhe revolucioni” u shfaqën në përkthimin e tyre frëngjisht. Në zyrën e tij, Hoxha shfleton “Buletinin e librit frëngjisht”. Salla u lodh shpejt nga ky dokumentar erudit. Fëmijët çoheshin dhe argëtoheshin duke përplasur karriget e drunjta. Ata ndërmorën menjëherë një lojë-kukafshehthi nën syrin vëzhgues të policisë. Disa shfaqen në platformë dhe hijet e tyre të vogla kalojnë para ekranit. Salla qeshi gjatë shfaqjes së Musolinit me pozat e tij groteske dhe u zbut kur Hoxha luante me mbesën e tij.(Kortezi Panorama)

 

Filed Under: Featured Tagged With: as bashkepunetor, as disident, Kadare, profesoret franceze

Governor Andrew Cuomo invites the Albanian American Community

February 19, 2013 by dgreca

 Governor Andrew Cuomo invites the Albanian American Community to the

State of the State

Address

10:30 am

Wednesday, February 20th, 2013

At the Lovinger Theater, Lehman College

250 Bedford Park Blvd

Bronx NY 10468

Join Assemblyman Mark Gjonaj!

Together we will demonstrate that our community is active and united.

Please RSVP to nfernan6@gmail.com or (347) 810-0910 begin_of_the_skype_highlighting            (347) 810-0910     end_of_the_skype_highlighting

With names for the guest list

Filed Under: Featured

NUK KA FESTË NË MINESOTA!…

February 19, 2013 by dgreca

E shkruar me 17 Shkurt: Duke  medituar në 5-vjetorin e  Ditëpavarësisë së Kosovës/

NGA SHEFQET MEKO/
5 vjet më parë, përjetuam një dalldisjë gëzimi për lajmin e madh se Kosova do të shpallte pavarësinë. Telefonata, urime, njoftime, organizimi i festës. Bejtush  Nomanoviç,  do të ishte organizatori i komunitetit kosovar për të bërë një “Ditlindje të madhe”! Në  verilindje të  qytetit, një sallë e madhe me flamuj dhe këngë. Një prijte tradicionale kosovare, duarshtrëgim, urime, respekt dhe këngë pambarim.Kishte miq të shumtë, ish-ushtarë amerikanë në Kosovë, familje, studentë… Isha i pranishëm në këtë  Ditëpavarësie bashkë me Elton Mykerezin dhe Plarent Ymerin. Ishte ditë e ftohtë shkurti 2008!
Sot 17 Shkurt 2013! Heshtje në Minesota. Shqiptarët e Kosovës nuk festojnë.  Shqiptarët e  Shpipërisë vëzhgojnë  trishtueshëm bishtat e finxhanit të kafesë diku në një kafene, a thua është ditëmorti apo ditëfeste… Unë  pas një mbrëmje debati me Ridvanin dhe Uljanin, kërkoj ta festoj  “online”. Një bisedë surprizë me  poeten Lida  Buçpapaj që jeton në Zvicër bashkë me poetin dhe  analistin letrar  Skënder Buçpapaj. Mesazhet vijnë si fjollëza bore nga Zvicëra në Minesota. Lida në mënyrë të virtutshme do të më kërkonte shpjegime  “Pse e kisha bllokuar miqësinë e saj në  Feisbuk” ndërkohë që ishim miq dhe kushërinj.  I shpjegova se llogaria ishte  deaktivizuar me dëshirën time, për të fituar pak qetësi dhe privaci. Në ato munita “erdhi” mes nesh poeti  lirik Vehbi  Skëndri, shpirti i tij krijues lasgushian, legjitimiteti letrar që ai la pas si poet dhe intelektual… “Shkruaj, miku im, nuk kemi çbëjmë, veç të shkruajmë…Nuk na deshën dhe u detyruam të iknim…” shkruante  Lida me “gërma bore”  nga larg…
Edhe këtu është ditë e akullt. Intervista e Kadaresë  që aq bukur përshkruan të shkuarën tonë tragjike, sikur shkrin akullin e ditës. Ndërkohë  shoh festën në Kosovë, parakalimet ushtarake, flamujt e pikturuara në trupin “Njuborn” (ende nuk janë bërë 100), kureshtjen e njerëzve. Duket se edhe aty është ftohtë.  Dhe pyes: Pse  u shpall kjo pavarësi në shkurt? Pse jo në mars? Pse jo në maj? Pse në shkurtin e bishtë? Nuk ishte diçka e beftë, por e zgjedhur me kujdes. Ditë shkurti, ditë kallkani… Mbase për të na dhënë kohë të medojmë paksa, netëve të gjata të dimrit, të meditojmë me vetveten dhe të relfekotjmë, përpara se të tregojmë përrallat e “Një mijë e një netëve”…
Kadareja nga Parisi flet për madhështinë e mbijetesës sonë kombëtare. Ai sjell një tjetër dëshmi dridhëruese nga shekulli i II, ku një autor latin sipas Kadaresë shkruante: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”  Dhe  pyetjes trishtuese të gazetarit,  shkrimtari  ynë i përgjigjet: “Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda”!
Në këtë kontekst të fatit të vendlinjdes dhe vendbanimit, amerikanët kanë një shprehje   domethënëse: “Nuk mund ta zgjedh vendin ku linda, por mund të zgjedh vendin ku dua të jetoj”. Unë dhe Kadareja, (falë fatit për mua personalisht)  në mënyre të përpiktë bëmë të njëtën gjë: Ikëm nga  Shqipëria. Jo vetë unë, jo vetëm Kadare, por sa e sa të tjerë me emër dhe reputacion. Unë jam një ikanak i vogël e natyrisht Kadareja është një “dritëikje” e shekullit të kaluar. Ai është një  dritëkombi që na mban gjallë, por ne nuk e kuptojmë dot…Ai flet akoma dhe na bën t’i rikthehemi frazave dhe mesazheve. Kjo na bën mirë. është shenjë e mirë… Por nuk mjafton një Kadare. Secili duhet të jetë një Kadare … Ndaj  me kokulje shkruaj në këtë të djelë shkurti. Shkruaj se dua të them diçka nga brenda: “Kombin e bëjmë të gjithë. Për të duhet të luftojnë të gjithë në “llogoret” që na ka dhënë rastësia, sikurse rastësisht jemi shqiptarë…”(Ju lutem mos më sulmoni )… Vetëm kur të gjithë do të ndihemi të nderuar dhe respektuar, vetëm kur të gjithë vemë një “tullë” në godinën e kombit, “kollonat e betonta” si Fishta, Frashërit, Konica, Noli,Camaj, Kadare, Qose etj. etj. mbeten të pacënueshmë nga çdo lloj tajfuni ballanik…
Sot nuk festohet në Minesota. Shqiptarët e Kosovës duken “të ngopur” me  Kosovën, me shtetin e saj, me “luftën” brenda vetes… Shqiptarët e Shqipërisë çoroditen  përmes  mediave vizive, ku kërcejnë ide të çmendura nga një kanal televiziv tek tjetri. Ka humbur e verteta në Shqipëri. Vendi ynë mbetet “..i ngatërruar dhe korruptuar…” siç nënvizon Kadare, ndërsa ne të gjithë shfryjmë ndaj njëri tjetrit përmes ekraneve të qelqtë. Erozioni i gënjeshtrës na ka rrethuar si dikur rrethimet e Krujës dhe Shkodrës…Gënjeshtra, gënjeshtra… E pandershmja, e pa ndershmja. Intriga dhe sajimi pragmatist! Ky gërrim  i së vërtetës brenda sojit tonë , kjo luftë  pa rregulla, pa “semaforë”, arkaike, kërkëllimat e  “shpatave” të pushtetmbajtësve në dy shtetet  e një kombi, duket se janë mallkimet tona të shekullit…

Mendoj për Kosovën në këtë përvjetor ditëpavarësie.  Mendoj për ata që ranë dhe u përgjakën. Për dhunën shfarosëse sërbe, dhe  qëndresën kosovare…Kam pirë kafe një natë më parë me një “ushtar të UÇK”…Ai nuk kishte qejf të festonte…  “Duan të na quajnë komb kosovar (!!!)…Ne nuk luftuam për këtë.Jo. Dikush do të na xhveshi nga kombësia shqiptare… Ndaj nuk ja ndjej kësaj feste që ju më uroni…Nuk dua të festoj”… Ky 30 vjeçar në Minesota, që nuk do t’i përmendet emri, ishte 16-17 vjeçar kur jetonte kohën e luftës tragjike në Kosovë…
Në Prishtinë festohet…Festa duket e ndritshme, por e ardhmja disi e mjegullt, fluide. Na mungon një platformë vlerash dhe principesh. Na mungon një  dëshirë gjithëshqiptare, për të mbrojtur të vërtetat tona. Ndaj duke bërë “gjullurdi” festash,harrojmë të përcjellim mesazhe.  Më vijnë në mendje vitet 80, kur “irridetnizmi  shqiptar” ishte etiketuar si rreziku i kohës në ish-Jugosllavi…Në ato vite nuk kishte gjë më domethënëse se sa deklaratat zyrtare të Tiranës për Kosovën.  Unë nuk besoj se  janë fashitur këto memorje dridhëruese në kujtesën e kombit. Ja pra, nëse duhet të themi diçka pozitive për të shkuarën, unë them se janë ato artikuj redaksionlë të “Zërit të popullit”  në vitet 80-të ku qartësisht mbrohej identiteti dhe autenciteti shqiptar i popullsisë së Kosovës. Qofsha i gabuar. Ne shqiptarët harrojmë shpesh dhe shumë shpejt…
Nuk mjafton  vetëm kujtesa e shkrimatrit tonë. Duhet të gjithë t’i bashkohemi të vërtetës dhe të dimë të frymëzohemi prej të vërtetës dhe ngadhnjimit të paraardhësve tanë mbi luftën shfarosëse që na impunuan fqinjët dhe  tejfqinjët. Në shekullin e kaluar,  gazetari dhe intelektuali Kostë Çekrezi, do të botonte në Amerikë  librin “Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja”, ku si në një film të shpejtë, do të na tregonte të shkuarën dhe të tashmën tonë aq të ngjashme me njëra tjetrën. Studiuesi Amerikan Charles D. Hazen, duke komentuar rreth këtij botimi do të shkruante se
“…kemi një interpretim nga vetë shqiptarët, një shpalojse të historisë së Shqipërisë, një paraqitje të kërkesave të shqiptarëve të drejpërdrejtë, nga mendja dhe zemra e nje vendasi…” Këtu rezonon edhe Kadare kur flet për të shkuarnë tonë dramatike. Po e ardhmja? Kush na e ka në dorë të ardhmen? Kush duhet ta rivajëzojë të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë? Ku janë ,mendimtarët shqiptarë? Ku janë hulumtimet e konferencat shkencore të debateve  dhe provave  historike? Festat janë  fasadë dhe ditë lumturie për politikanët, popullit i duhet e ardhme frymëzuese. Ne sapo bëmë një festë të  Pavarësisë shqiptare vjet, ku mungoi një simpozium historik…Vetëm pompozitet euforik. Po kjo “bebe” 5 vjeçare, mos vallë qorrazi ndjek “Gjyshen 100 vjeçare”? Kjo është trishtuese! Euforia është verbim i së ardhmes. Politikanët  janë kthyer në “skllavopronarë” të ëndrrave tona. Duhet një platformë e “çeliktë” e vlerave tona, që të mund të ecim përpara… Nëse mbetemi në vorbulla  deklaratash, ne jemi të destinuar të vuajmë për një kohë të gjatë…
Sot është një  5 vjetor i   kijimit të  shtetit më të ri në Ballkan. Akadamikët tanë  duket se duartrokasin diku politikanët.
Flet Kadareja! Në Minesota nuk ka festë!…

SHEFQET MEKO
Mineapolis, 17 SHKURT, 2013

Filed Under: Featured Tagged With: nuk festohet ne minesota, Shefqet Meko

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 885
  • 886
  • 887
  • 888
  • 889
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT