• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Prizren u mbajt edicioni i 21-të i DokuFest

August 15, 2022 by s p

-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë/

PRIZREN, 14 Gusht 2022-Gazeta DIELLI/ Në qytetin e Prizrenit u përmbyll edicioni i 21-të i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest.

Fituesit e edicionit të 21-të “Si të mbijetosh…?” të DokuFest u shpallën të shtunën në mbrëmje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Kinemanë Lumbardhi Open Air në Prizren, në prani të personaliteteve të shumta, të ftuarve, jurisë, sponsorëve dhe partnerëve të festivalit. .

108 filma, që përfaqësonin 58 shtete, konkurruan për çmime në 8 kategori konkurruese dhe u vlerësuan nga një grup jurish të cilët udhëtuan të gjithë për në Prizren. Gjithashtu, një përzgjedhje prej 12 filmash konkurroi për çmimin e publikut.

Festivali 9-ditor pa një rikthim në formatin fizik me shfaqjen e 272 filmave në më shumë se 10 kinema, seminare, panele, debate, masterclasses, ekspozita dhe një sërë aktesh live të programit muzikor të DokuNights, program ky i kuruar nga Leart Rama, me interpretimet e muzikës kryesisht eksperimentale dhe elektronike të artistëve të njohur ndërkombëtarisht si Hercules & Love Affair, Sega Bodega, Zebra Katz, DMX Krew, D.DAN, Roza Terenzi, Phase Fatale, Jensen Interceptor, Schëefelgelb, Detroit in Effect, Jensen Interceptor, Ceeohaz Acid Crew, ndër artistët tanë vendas, Edona Vatoci, This Is Not, Leart Rama, Matale, Pandaudio, Tadi, Leo Lumezi, Genc Elezaj.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Ndërsa para 23 viteve, në 15 Korrik 1999, në qytetin historik të Lidhjes Shqiptare, Prizren, ishte aktiviteti i parë i përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri i pas luftës – një koncert i artistëve shqiptarë për festimin e arritjes së lirisë së Kosovës.

Filed Under: Fejton

Lamtumirë N/Kolonel Sokol Qehaja

August 14, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Këto ditë u përcoll për në banesën e fundit N/Kolonel Sokol Qehaja. Me dhimbje dhe lot familjarët të afermit, shokët, miqte i dhane lamtumirën birit të denjë të ushtarakut të lartë Sokol Qehaja. Ai u nda nga jeta në mënyrëtë parakohshme pas një sëmundje të pashërueshme duke lenë në pikëllim familjarët dhe gjithë miqësinë. Me dhimbje të madhe e përcolli këtë homazh dhe veprimtari I dalluar z.Mark Qehaja i cili kishte ardhur nga Nju Jorku për ti dhënë lamtumirën si-vëllait të tij me të cilin ishin rritur bashkë dhe të pandarë.

Keto dite u nda nga jeta ushtaraku i larte Sokol Qehaja nje emer i njohur ne radhet e Forcave te Armatosura te Shqiperise. Ai lindi me 17 mars, 1960 ne qytetin e Kavajes. I ndjeri Sokol Qehaja ishte me origjine nga Nikaj Mertur te Tropojes. Mesimet e para i mori nje qytetin e ri te Lacit te Kurbinit ndersa te mesmen dhe te larten ne Tirane. Sokol Qehaja ka qene nje student i shkelqyer ne mesime qysh nga klasa e pare. Kur shfletojme te gjitha vleresimet nder vite te bie ne sy nje leter falenderimi e vitit 1976 qe mesuesi i tij kujdestar Hasan Gjata i kishte derguar qendres se punes te prinderve te Sokolit. Ne falenderim shkruhet: “Ju falenderojme per edukaten, sjelljen shembullore dhe rezultatet shume te larta te djalit tuaj”.

Per keto rezultate Sokoli u emerua ne Shkollen e Bashkuar “ Akademia Ushtarake Skenderbej” fillimisht komandues dhe me vone pedagog. Rezultatet e larta dhe etja per dije e bene ate qe ta dergonin nder te paret me studime ne Gjermani pas viteve 90-te. Per rezultatet e shkelqyera ne Gjermani mediet e saj shkruajten per ushtarakun e denje Sokol Qehaja.

Pas studimeve ne Gjermani z.Qehaja u emerua ne Ministrine e Mbrojtjes ne Drejtorine e Artilerise e me pas do te kryente detyra nga me te rendesishmet si Shef i Shtabit te Akademise, Drejtor i Kabinetit te Ministrit te Brendshem, Drejtor i Departamentit te arsimimit te policise ne Policine e shtetit.

Z.Sokol Qehaja mbajti graden e N/Kolonelit dhe ate te kryekomisarit ne Policine e Shtetit. Eshte dekoruar me disa urdhra e medalje te ndryshme per sherbime te shquara si: Urdhri “Naim Frasheri i Argjendte”.

Sokol Qehja ushtronte sportin dhe ishte trainuar nga portieret e Partizanit perkrah Mustes e Lekbellos.

Luajti si portier i shkolles per nje vit dhe si portier i ekipit te Sopotit dhe te Librazhdit

Djersa dhe puna e tij nuk u vleresua sic duhej, atij iu nderpre karriera duke kaluar momente te veshtira.

Pas ketyre punoi prane Ambasades se Austrise dhe si ndihmes i Atasheut Austriak si dhe pune te tjera ne sektorin privat.

I ndjeri Sokol Qehaja u përcoll për në banesën e fundit ne Tufine me nderimet qe i takojne nje ushtaraku dhe njeri si Sokol Qehaja dhe ashtu sic thote i vellai i tij fisnik ushtaraku Nikolle Qehaja ne llogarinë e tij ne F/B se ai u largua si vigan me vlerat me fisnike te Nikaj Merturit.

Sokoli la ne pikellim te thelle bashkeshorten e tij dhe dy femije te mrekullueshem te edukuar dhe te shkolluar ashtu sic enderronte Ati i tyre.

Dritë të pastë shpirti në qiell Sokol Qehaja!

Lamtumirë!

Tiranë, më 12 Gusht, 2022

Filed Under: Fejton

Përkujtim në largimin në amshim të Musine Kokalarit

August 13, 2022 by s p

Observatori i Kujtesës/

13 gusht 1983 – Musine Kokalari ndërron jetë në internim. Musineja më 1937 mbaroi Institutin “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas vijoi studimet në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941 me një temë diplome për Naim Frashërin. Së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të tjerë, themeloi më 1943 Partinë Social-Demokrate. Më 12 nëntor 1944 iu pushkatuan pa gjyq, vëllezërit Muntaz e Vejsim Kokalari. E përndjekur nga pushkatimi i vëllezërve dhe duke pasë qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit “Zëri i lirisë”, u arrestua më 17 janar 1946 dhe e mbajtën 17 ditë në burg. Më 2 korrik të po atij viti, u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si “sabotatore” dhe “armike e popullit”. Më 1961, pas 18 viteve dënim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 22 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Musineja punoi fshesare dhe 11 vjet në ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit. Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni deri dhe kur vdiq.

Filed Under: Fejton

Njeriu i ri

August 10, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Dikur njerëzit edhe vdisnin për një lloj ideali, varej se nga frymëzoheshin. Sot bota është zhveshur nga kjo ndjenjë, asgjë s’është më e lartë në shoqëri se sa antivlera; krim, drogë, mashtrim e korrupsion.

Njeriut i ndalohej të besonte a mendonte ndryshe, dikur. Sot nje brez i ri i dalë nga njeriu i formateve komuniste ia ndalon këto vetes.

Shifrat e turistëve ngjajnë me viktima covidi, vazhdojnë të fryhen, dhe s’lënë të moshuar pa futur në lista. Njerëzve u mësojnë se vjedhja është patriotizëm. Visitorët që nuk shpenzojnë shumë quhen me përçmim “turistë ekonomik”. Emigrantëve u thonë se kanë shkuar për të vjedhur dhe qeveria u garanton se do t’i ndihmojë për të legalizuar zhvatjet e tyre.

Gazetarët përgjojnë në dyert e trageteve, numërojnë ata që hynë dhe raportojnë me sukses mossuksesin e tyre. Fëmijë e të rritur bëhen viktima të aksidenteve dhe autoritetet dënojnë mjetet por jo burimin e tyre. Njësoj si të thonë se mjeti jusifikon qëllimin.

A i keni parë si bëhen reklamat? Jo? Prandaj ato pëlqehen. Si çdo gjë e mirë, bëhet me punë të lodhshme.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

BIJTË E PROMETEUT e të tjerë…

August 8, 2022 by s p

Si kemi ardhur deri këtu?

Hë si?

( harrojini për një çast, shëmtitë, gjëmat, ligësitë,e të ligjtë e kësaj bote)

…Dhe rrini e habituni..,hë si? Megjithë këto bukuri e mrekulli krijuar nga i Madhi Njeri!

Nuk kanë fund gjetjet, shpikjet, mrekullitë, bukuritë e krijuara nga Qënia Njeri.

Art. Shkencë. Rrokaqiej. Ura gjigande. Macro/Botë e eksploruar. E qëndisur. Micro/botë mikroqëniesh, virusesh, zhbiriluar në thellësi. Mjekësi që rrëmben gjithnjë e më shumë sekrete jete

Komunikim në distancë (Pasqyra magjike e lashtësisë)

Fluturim qiejve me shpejtësi marramendëse (Qilimi fluturues imagjinatë e “ fandaksur” e paraprirësve tanë primitivë)

Nuk numërohen dot.

Po si, u arrit deri këtu?

Do të thoshit:

“Ç’na habite! Ç’u habite?!

Edhe kur sot? Kur edhe kalamajt e vegjël mësojnë të përdorin celular: Just touch screeen. Kur edhe Elon Musk, drejton avionin. Një farë autisti miliarder. Mrekulli më vete( ç’do bënte ky si autist, jo 1000

por edhe 100 e më pak vjet më parë)

Keni të drejtë….

Por…Gjithsesi…po te mendohesh pak…

…Ne e dimë se si.

Zjarri i vjedhur perëndive nga Prometeu, lëshoi shkëndia e shkëndia pa fund e u shpërnda anembanë në ca shpirtra njerëzish e jo vetëm. Hyrë edhe në gene e kaluar brez pas brezash në të tjerë, njerëz patur fatin, ngrohur brenda zjarresh hyjnorë e shkëndijash krijimi.

Ca pak që i ruajnë këto shkëndi, të ndezura, rindezin me to zjarre të mëdhenj krijimi. Zjarre që më pas i ngrohin të gjithë.

Këta që rindezin janë Gjenitê. Këta janē më pranë perëndive. Këta hapin udhë të reja për të gjithë njerëzinë. Udheheqës shpirtrash e mendjesh! Ajnshtajn! Bethoven! Da Vinći! Muhamet! Jesus! Budë! Andaj mos e përdorni kaq lehtë për konsum këtë fjalë: Gjeni! Është për hapës udhësh e udhërrëfyes të mëdhenj.

Ndonëse edhe këta të gjithë kanë qenë njerëz të gjallë, dikur fëmijë. (Kjo i ngatërron prindërit e “gjenive” pa numër, që nuk kanë zjarrin e krijimit hyjnor, por ndoshta veçse dhuntinë e imitimit)…

…Pas gjenive të paktë, vinë të tjerë. Ca më të shumtê, që kanë ditur të ngrohen në këto zjarre e dinë të “vjedhin” zjarr hyjnor me të gjitha shqisat. Që vazhdojnë të marrin soje shkëndija e të ndezin zjarre të tjerë me to. Këtyre njerëzve u thonë talente. E ka mes tyre shkencëtarë, artistë, krijues, akullthyes tokash e kontinentesh të reja për njerëzinë…Homer! Lui Pastër! Picasso! Jobs! Amundsen! Edison!Të mençur, krijues edhe këta. Tē guximshëm. Këta ja bëjnë më të bukura, më të gjera, më komode jetën e ëndrrat njerëzisë.

Zotat i kanë mëkuar. Zoti i bekoftë…

Gjenitë e njerëzimit. Talentet…

Pishtarët e tyre, të ndezur që nuk shuhen kurrë, vijojnë ndër rrugët e reja dorë më dorë…Janë maratonomakë të Zotave…

Marrin e dorëzojnë stafeta…në Olimpe…në përjetësi…Marrin e përcjellin Mesazhe perëndish.

U thonë Zotave ne emër tonë

“Ne Njerëzimi, jemi e do jemi.

E meritojmë Tokën, Shtëpinë e madhe, kaq të bukur që na dhatë.

Por edhe zjarrin që bëtë sikur, jua vodhi Prometeu për ne. Ja dhatë ju. Por e bëtè që ta merrte me vuajtje e vështirësi. Që të na mësonit se nuk ishte lehtë të zbuloje sekretet e të jetuarit në Tokë.

E ata që morën zjarrin e Prometeut e mësuan këtë prej tij. Nga ai mësuan ta mbajmë zjarrin ndezur. Me pishtarë të atij zjarri, të zbulonin sekretet e Tokës. Me lodhje e vështirësi. Me vuajtje e me shpirt. Për ta mbajtur e bërë Tokën gjithmonë e më të gjallë e të magjishme. Akoma më të mirë e të bukur…

Harrojini pra për një çast, shëmtitë, shkatërrimet, dëmet, ligësitë,e të ligjtë e kësaj bote mbi këtë botë…

Apo kuptojini si vështirësitë e zbulimit të sekreteve ende të pazbuluara të kësaj bote.

Atij që kur të zbulohet do ta bëjë epokën tonë të sotme të quhet “ disi e bukur por ende primitive”

Epokë kur akoma njerëzit vrisnin njeri tjetrin, sepse nuk e kishin zbuluar se Toka u qe dhënë dhuratë të gjithëve. E shkëndijat e zjarrit hyjnor atyre që hapnin udhë të reja për të gjithë e të bënin të ëndërroje bukur

Jo ca të tjerëve që vrasin të bukurën e ëndrrat e as nuk duhen përmendur si njerëz…

Prof. Dr. Ylli Pango

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT