• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Legjitimohet Komisioni i Rithemelimit/ Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës të 11 Dhjetorit! Shkarkohen strukturat drejtuese të PD

March 25, 2022 by s p

GAZETA PANORAMA

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar

Ky vendimi i Gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Po ashtu ndër vendimet e Kuvendit të Sali Berishës ishte shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, ndërkohë që u pezulluan dhe strukturat drejtuese te PD-së që nga Kryesia e PD-së.

VENDIMET

Zyrtarisht Partia Demokratike do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit i ngritur në Kuvendin e 11 Dhjetorit

Vendimi njeh edhe logon e re të PD-së.  Ndërsa strukturat aktuale të PD-së që deri pak ditë më parë drejtohej nga Lulzim Basha bien.

Statuti i Berishës bën të pavlefshëm edhe Kuvendin e datës 18 Dhjetor të thirrur nga Lulzim Basha.

Në statut është parashikuar ngritja e një komisioni të përkohshëm, që do të hapë rrugën për ndryshimet e plota të partisë.

Sipas statutit të Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit, ndryshimet i hapin rrugë primareve brenda partisë.

Ai parashikon legalizimin e fraksioneve, si dhe përcaktojnë largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për zgjedhjet lokale kryetari duhet të votëbesohet.

AKUZUAT

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi hodhi mbrëme akuza ndaj gjyqtarit, duke thënë se seanca u caktua vetëm pasi ai u takua me një përfaqësues të Berishës.

“Së pari, gjykata do të duhet të ketë kujdes dhe gjyqtari përkatës të mos i futet aventurave sic i është futur këto ditë. Gjyqtari nuk ka dosje në tavolinë dhe dje pasi ka patur një takim me një përfaqësues të Berishës ka caktuar datë për seanca pa patur dosje. Kjo është shkelje

Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”, tha Bardhi në emisionin Frontline ne News24.

Pas deklaratës së Bardhit erdhi edhe kundërpërgjigja e përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit. Drejtoresha e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, u shpreh se akuzat e Bardhit janë më të rëndat ndaj drejtësisë pas atyre të Kryeministrit aktual në 2007-ën ndaj Kolegjit Zgjedhor.

“Sot, para vendimit te gjykatës për Kuvendin e Partisë Demokratike të datës 11 dhjetor të vitit 2021, deputeti Gazmend Bardhi ka ndërmarrë ndaj gjykatësit të çështjes një sulm kërcënues të pashembullt që nga sulmi ndaj Kolegjit Zgjedhor të Edvin Ramës në vitin 2007. Deputeti Bardhi me sulmin dhe kërcënimet e tij publike ndaj gjykatësit para dhënies së vendimit, po kryen një vepër të rëndë penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të padenjë, që përbën vepër flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjykatësit, shpifjet dhe trillimet e tij, lidhen para së gjithash me çështje të tija personale me ligjin, për të cilat ai mban përgjegjësi direkte, dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe normat e saj”, u shpreh Floriana Garo

Filed Under: Fejton

Shtatedhjete e kater vjetori i lindjes se Vilson Blloshmit

March 18, 2022 by s p

Lirije Xhydollari ( Blloshmi ) 

18 Mars 2022

Vilson o vellai im ! 

Dy fjale kujtimi, malli dhe dhimbje. Po te shkruaj tek Dielli i Vatres Shqiptare nga New Yorku qe keto identifikohen me Nolin dhe Konicen, keta te medhenj qe ishin dhe mbeten dy qirinj ndricues per Shqiperine dhe Shqiptaret. Amanetin e tyre e mbajne pasardhesit e vatres denjesisht. Ashtu Vatra ka vazhdimesine e saj. 

Ti o vella nuk pate fatin te beje prezencen tende tek Dielli qe me vrullin tend te jepje kontributin per kete Shqiperine tone hallemadhe. Ta moren jeten ne lulen e rinise xhelatet bollshevik sepse ti nuk e deshe sistemin gjakpires te diktatures komuniste. 

18 Marsi, ti mbushe 74 vjetorin e lindjes. Nuk e mendoj dot se si kjo moshe do ta kishte rrudhur trupin tend. Fare nuk me besohet, sepse trupi jot i ngjante nje vigani me ate pamje te pakrahasueshme dhe me ate inteligjence qe nuk kopjoheshe dot nga nje tjeter. Une jam motra jote Lirija, me e vogla e asaj familje prej 20 vetash qe ne vemendjen tende isha fare e vecante. Lodrat dhe veshjet qe mi sillje kur ktheheshe nga shkolla per pushime me gezonin pamase dhe duke me pergezuar i thoshe cdo njeriu “Lirijen, kete me te voglen e familjes tone,une do ta marr me vete kudo qe te shkoj”. Fjalen e kishte per vende,shkolla e nje jete me te mire. 

Kete deshiren tende une e plotesova o vella, bashke me shokun tim te jetes, por pa Vilsonin. Per kete me ther ne zemer kur e kujtoj. Kujtimet i kam te pambarimta, por une pak do te shkruaj me kete dore qe po me dridhet si purtek. 

Ti Vilson i doje pjestaret e familjes te ishin bashke dhe i porositje te ishin te kujdeshem ne shkolle dhe ne pune. Te mos binin pre e provokimeve nga fshataret dashakeq qe i sherbenin parties ne menyre te hapet por edhe te fshehte. Bashke fshatret ti i respektoje dhe bashke bisedoje emeblsisht me ta. Kujtesen e kam kur nje radhe me more per dore dhe shkuam ne Qukes. Ky quhej lokaliteti, qendra administrative e zones. Kishte levizje njerezish ne rruge. Mua me dukej sikur kishim shkuar ne qytet. Shume njerez e takuan Vilsonin por me shume ai qendroi me njerez qe sherbenin ne shendetesi dhe i kerkonin tim vellai shpjegime dhe perkthime qe ju duheshin atyre. Ti mi mbushe duart me ato gjera qe nje femije do ti deshironte. Kur vazhduam rrugen e kthimit per ne fshat ne pjesen malore te kesaj rruge takuam disa te moshuar kur ti mbas pershendetjes me ata i keshilloje qe ne mesin e kesaj perpjete ata te benin pak pushim se do te ishte mire per trupat e lodhur te tyre. Nje kujtim i vecante per mua do te mbetet kur disa fshatar punonin ne nje are qe ndodheshe prane rruges . Ata ishin duke ndejtur ne kohe pushimi. Sapo na pane neve na ftuan te uleshin e te rrinim pak me ta . Ashtu beme , u ulem ne mesin e tyre dhe mbas pershendetjeve filluan bisedat qe lidheshin me punet e buqesise . Ata ankoheshin se prodhimet ishin te dobta e te tjera si keto. Ti u shpjegoje atyre sesi siperfaqja mbjellese ne fshatin tone ishte e mjaftueshme qe prodhimi ti tejkalonte nevojat qe duheshin per banoret e fshatit , madje depositimin ne depot e fshatit. Ti ju fole se po te perdorin metoda pune te perparuara prodhimi do ti kalonte planifikimet. Keshtu qe udhezimet agro-teknike duhet e zbatohen sepse nje natyralist i madh , Micurini, ka thene “Nuk ka toke te varfer, por ka njerez te varfer”. Kur nje nga te moshuarit po te falenderote per shpjegimet qe ju dhe ne cast nje pjestar i asaj bisede afersisht ne te njejten mosh me ty te tha “Jo Vilson jo, ato fjale nuk i ka thene ai Micidini qe thua ti, por i ka thene shoku Enver”. Po ke te drejte i the ti edhe kur u larguam dhe u pershendetem . Fshataret i hodhen nje veshtrim me percmim atij djali teper te indoktrinuar nga diktatura e kohes . Te paharruara i kam kujtimet nga ty, por me te bukur kemi Enerjeten , bijen tende. “Emrin do ta kete Enerjeta” the ti kur ishe i izoluar mes hekurave ku nuk te nxorren te gjalle me prej andej. Eni na nxjerr mallin tend , e bukur dhe e njerezishme si ti. Ajo ka formuar familjen ne vendin e artit , kultures dhe shkences , ne Itali. Ajo vjen shpesh here ne Librazhd dhe e mirmban dhe stolis banesen e te atit. Enerjeta ka mjaft kohe qe te atin e ka bere gjysh… Ajo i shpjegon se bijes mbi jeten dhe veprat e Vilsonit por vetem si i ka degjuar dhe lexuar sepse vete Enrjeta nuk e pat fatin te rritet me babane. 

Filed Under: Fejton

RAMBUJE – VETË NJË CASUS BELLI

March 18, 2022 by s p

Jusuf Buxhovi/

Konferenca e Rambujesë, që i filloi punimet më 6 shkurt të vitit 1999 dhe i përfundoi më 18 mars, u inicua nga Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Majorski, Rusi dhe Wolfgang Petrick nga BE. Konferenca ndërkombëtare kishte për qëllim ndërprerjen e luftës si dhe një zgjidhje të përkohshme politike për Kosovën.Delegacioni i shqiptarëve përbëhej prej gjashtëmbëdhjetë vetash nga tri grupime: Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dërgoi pesë përfaqësues me në krye Hashim Thaçi dhe katër pjesëtarë të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike si dhe dy “të pavarur” (V. Surroin dhe B. Shalën).Ndonëse bisedimet përfunduan pa sukses, delegacioni kosovar kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte pranuar në parim projekt marrëveshjen politike për vetëqeverisjen në Kosovë.Nga aspekti diplomatik, edhe pse u quajtën marrëveshje, ato nuk ishin të tilla, meqë u mungonte nënshkrimi i përbashkët i palëve, i domosdoshëm për ratifikime të ndërsjella parlamentare, që u jep validitet shtetëror dhe ndërkombëtar. Si të tilla, ato paraqesin letra zotuese (diktate të panegocueshne) me nënshkrime të njëanshme, pa kredibilitet diplomatik, por me fuqi politike. Nga këndvështrimi historik, nënshkrimet e palës shqiptare në marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtar (pa atë rus), si dhe refuzimi nga ana e Millosheviqit, krijuan atë që quhet Casus Belli, ngaqë NATO-s ia plotësuan kushtin kryesor për fushatën ajrore ultima ratio ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave në Kosovë dhe caqeve të tjera ushtarake në Serbi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.Fushata përfundoi me marrëveshjen ushtarake të Kumanovës, më 10 qershor midis NATO-s dhe Armatës Jugosllave, që ia hapi rrugën rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vënien e Kosovës nën administrim ndërkombëtar. Kështu, rezoluta 1244 i ktheu në maklaturë gjithë ato letra që prodhoi konferenca e Rambujesë. Ndërsa në Kosovë krijoi realitete politike që më 17 shkurt 2008 përfunduan me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Filed Under: Fejton

Të paktën respektojini!

March 13, 2022 by s p

Dritan Mashi/

Sa kënaqësi ndien ku selitë diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës, në disa shtete ku është përqëndruar diaspora shqiptare si Greqi, Gjermani, Zvicër, Austri etj,etj… mësimi i gjuhës shqipe shihet me përparësi dhe si i shenjtë dhe ditën e mësuesit nuk e shohin si vetëm festë kombëtare brenda kufirit shtetëror. Përkrahja dhe sensibilizimi i mësuesve, afrimiteti dhe bashkëpunimi për problematikën që karakterizojnë mësimdhënien e gjuhës amtare, bëjnë që këto përfaqësi të krijojnë një imazh të qëndrueshëm dhe të plotë për komunitetin shqiptar në këto vende. Kjo u vërejt edhe për 7 Marsin, ditën e Mësuesit, ku takimet dhe vlerësimet nuk munguan. Respekte për të gjithë përfaqësitë diplomatike për përkrahjen!Po në Itali?Ku janë përfaqësitë diplomatike shqiptare …?Aty janë, aty. Nuk luajnë vendit, në të gjitha kuptimet. I kemi dhe e dinë që janë dhe janë kur duan, janë vetëm atëherë kur u nevojitet të tregojnë që po punojnë. Por të themi të vërtetën që nuk kanë kohë për çështje të vogla apo të rëndomta. Po pse mor diplomatë të dashur që përfaqësoni shqiptarët në Itali, ambasadorë, konsuj apo oficerë, kaq të nxënë, kaq pa kohë, kaq çështje e vogël ju duket 7 Marsi, që nuk e morët mundimin të përshëndetni këta mësues që po shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë, duke ia hequr familjes së tyre e duke mos u kërkuar asgjë në këmbim për shpërndarjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. (Nuk po them të bëni si në Greqi, Gjermani Zvicër Austri e gjetkë, sepse lodheni). Merreni mundimin të bashkëpunoni, t’i afroni, t’i stimuloni dhe t’i përkrahni, pa parë ngjyrat dhe grumbullimet! Shihni dhe mundohuni të prekni realitetin! Është e lehtë të thoni: “gjuha shqipe këtu, apo gjuha shqipe atje”. Gjuhën shqipe po e ruajnë ata që ju e dini që ekzistojnë, por jo ku dhe pse janë, çfarë bëjnë për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe si e bëjnë. Megjithatë, pa problem, po e bëj unë urimin në vendin tuaj, meqë nuk ju intereson apo nuk keni kohë….”Gëzuar ju MËSUES dhe ua shtoftë zoti jetën dhe dëshirën të mësoni brezat e ardhshëm!”

Filed Under: Fejton

SHBA-Escobar shprehu mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës

March 10, 2022 by s p

PRISHTINË, 10 Mars 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës  dërgoi sot edhe këtë komunikatë nga vizita e ministrit Xhelal Sveçla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

Komunikatë për media

Nr. 07/2022

Prishtinë, 10 mars

Ministri Sveçla takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar

Në kuadër të vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri z. Xhelal Sveçla u prit nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar.

Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi z. Escobar për rolin e tij në procese të rëndësishme për vendin tonë dhe për ndihmën bujare që i ka dhënë shtetit të Kosovës ndër vite.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për të forcuar më tej aleancën me SHBA-në në fushat me interes të përbashkët.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për arritjet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të drejtave të popullit ukrainas si dhe gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit.

Ndërsa në anën tjetër z. Escobar shprehu mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe garantoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu falënderoi Kosovën për mbështetjen e saj në strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë si dhe gatishmërinë e treguar nga Qeveria e Kosovës për pranimin e refugjatëve nga Ukraina.

Në fund të takimit të dy u dakorduan që të intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve drejt sundimit të ligjit në Kosovë, stabilitetit në rajon dhe unitetit për një përfundim paqësor të konfliktit në Ukrainë.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT