-Kryesori nga kosovarët në AKM në kohën e UNMIK para 11 viteve: Historiati i ndërtesës së Rilindjes pas lufte është një odisejadë e vërtetë/
Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI, Behlul JASHARI
PRISHTINË, 29 Janar 2016/ Zëvendësdrejtori i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit – AKM ( tash Agjenci Kosovare e Privatizimit – AKP), Ahmet Shala, kryesori nga kosovarët në këtë Agjenci në kohën e UNMIK-ut, në intervistë ekskluzive për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, të botuar në numrin e jashtëzakonshëm protestues të para 11 viteve – në 24 maj 2005, mes tjerash, theksonte:
Historiati i ndërtesës së Rilindjes pas lufte është një odisejadë e vërtetë. Menjëherë pas ’99-ës ajo ishte nën menaxhimin e UNMIK-ut (Shtyllës së Dytë). Më vonë iu dha OSBE-së dhe më pastaj prapë UNMIK-ut. UNMIK-u ia dha Ministrisë së Shërbimeve Publike, dhe kështu kalojnë rreth 4 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe asnjë investim. Sido që të jetë, tani ajo ndodhet nën kompetencat e AKM-së.
Rilindjen do ta lexoja me ëndje çdo ditë dhe këtë e dëshroj ta kemi sa më shpejt. Gjithashtu ju falënderoj që gazeta, institucioni juaj, mbështet procesin e privatizimit, si një proces shumë i rëndësishëm për rilindjen e Kosovës, të ardhmen e saj, e besoj edhe të gazetës suaj Rilindja.
Ja intervista e plotë:
Intervistë ekskluzive e zv. drejtorit të AKM-së, Ahmet Shala, dhënë gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja
***
PRIVATIZIMI ËSHTË PROCES DHE STANDARD SHUMË I RËNDËSISHËM PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS
-Vendimi meritor për Rilindjen do të merret në Bordin e AKM-së, shpresoj së shpejti/
Zëvendësdrejtori i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Ahmet Shala, në intervistë ekskluzive për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, vlerësoi se me dinamizimin e procesit të privatizimit do të arrihet sukseshsëm në obejektivat e reja të AKM-së . Ai tha se procesi i privatizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për standardet, por edhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, si dhe për një ndryshim struktural të ekonomisë së saj. Në pritjen për kryetarin e Këshillit Drejtues e kryeredaktorin e Rilindjes, Behlul Jashari, me ç’rast dha intervistën, z. Shala tha se Rilindja në bazë të gjithë dokumentacionit që ka sigurisht se do të trajtohet si ndërmarrje shoqërore dhe për të do të merret vendimi meritor, beson së shpejti, në Bordin e AKM-së.
1.RILINDJA: Në proceset që po kalon Kosova në përmbushjen e standardeve, a do të arrihet suksesshëm edhe në objektivat e procesit shumë të rëndësishëm të privatizimit. Cilat janë pritjet dhe angazhimet e AKM-së?
AHMET SHALA: – Natyrisht që procesi i privatizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për standasrdet, por edhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, si dhe për një ndryshim struktural të gjithë ekonomisë kosovare. Shpresojmë se me frymën e re që ka ardhur si rezultat i ndryshimeve kadrovike që nga kreu i UNMIK-ut deri në Shtyllën e Katërt, si dhe ca ndryshimeve ligjore, do të jemi në gjendje të dinamizojmë këtë proces dhe besoj se për një periudhë njëvjeçare mund të rrumbullakësojmë përafërsisht shumicën, apo siç është thënë, rreth 90 për qind të privatizimit. Natyrisht se kjo do të varet edhe nga shumë faktorë dhe institucione jashtë AKM-së.
2.RILINDJA: Për këtë është edhe paralajmërimi optimist i shefit të Shtyllës IV të UNMIK-kut, z. Joakim Ryker, se do të privatizohen 90 për qind të vlerave të ndërmarrjeve shoqërore brenda një viti, që ka rezultuar me një dinamizim i cili çoi në shpalljen e rrethit të pestë të privatizimit që përfshin 15 ndërmarrje. Si vlerësohet në AKM ky dinamizim dhe a priten së shpejti edhe raunde të reja privatizimi?
AHMET SHALA: – Për më shumë se një vit stafi i AKM-së thjesht ka qenë në një situatë shumë të vështirë. Nga njëra anë, nën presionin e brendshëm dhe, në anën tjetër, nën presionin e publikut dhe të institucioneve vendore e ndërkombëtare se nuk po bëjmë mjaft për të ristartuar këtë proces kaq të rëndësishëm. Ky presion dhe situata e krijuar si rezultat i tij ka lënë pasojat e veta. Por besoj se jemi shpejt duke tejkaluar atë gjendje. Ndryshimet që janë bërë në Rregulloren e AKM-së, sidomos këto që u nënshkruan me 24 prill 2005, neve na mëndësojnë të ecim shpejt përpara. Siç jeni të informuar, para dy jave kemi shpallur raundin e pestë, ndërsa tani në fund të majit presim të shpallim edhe të gjashtin. Jemi duke përgatitur planin që çdo muaj të kemi një raund dhe besoj se Bordi i AKM-së do ta miratojë atë në njërën nga mbledhjet e ardhshme.
3.RILINDJA: Në mbledhjen e fundit të Bordit të AKM-së është arritur pajtueshmëri edhe për projektet e korporatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe të Aeroportit të Prishtinës. Çka do të sjellë korporatizimi në këto ndërmarrje dhe përgjithësisht në ndërmarrjet publike?
AHMET SHALA: – Këtu nuk do të thellohem shumë, meqë kjo është në fushën tjetër të AKM-së, pra në sektorin e ndërmarrjeve publike. Por, megjithatë, mund të konstatoj se procesi i korporatizimit, përkatësisht i shndërrimit të këtyre ndërmarrjeve nga një, nëse mund të them, grumbull asetesh apo dokumentesh, në institucione legale dhe komerciale, me strukturë moderne qeverisëse dhe menaxhuese, do të mundësojë që qoftë KEK-u, PTK-ja, Aeroporti etj. të kenë qasje ndaj institucioneve financiare vendore dhe ndërkombëtare apo partnerëve të ndryshëm strategjikë për realizimin e planeve të tyre zhvillimore dhe në këtë mënyrë të ngrisin efikasitetin e tyre shërbyes apo prodhues, të kenë një nivel tjetër menaxhues dhe konkurrues në tregun vendor, rajonal e më gjerë.
4.RILINDJA: Firma shqiptaro-amerikane “Adi Nikel” është shpallur fituese e përkohshme e tenderit për Ferronikelin në konkurrencë me kompaninë “Alferon” nga Britania e Madhe. Në ceremoninë e rastit u tha se paraqitja e investitorëve të jashtëm është edhe një tregues për imazhin e Kosovës dhe se tani është momenti i duhur për investime, për të marrë pjesë në të ardhmen ekonomike të Kosovës. Ju lutem, çka mund të na thoni edhe më shumë lidhur me këtë, cilat janë perspektivat e investimeve në procesin e privatizimit në Kosovë?
AHMET SHALA: – Gjatë diskutimeve për tenderët që ende nuk kanë përfunduar, ne gjithnjë përpiqemi të jemi të kujdesshëm në dhënien e deklaratave publike sa i përket cilësdo informatë e cila nuk ka marrë formën përfundimtare të saj. Prandaj, do të jem i kujdesshëm në çfarëdo komentimi sa i përket fituesit final. Shpallja e fituesit final është në fazën e procedurave normale të vendimmarrjes. Sipas rregullave në fuqi, në këtë fazë AKM-ja është e obliguar të shpallë emrat e tenderuesve vetëm me kode, siç ka qenë për Ferronikelin nr. PF11 dhe PF12 . Do të doja të komentoja se e rëndësishme është se për Ferronikelin ka pasur firma ndërkombëtare të niveleve të larta, të cilat kanë paraqitur oferta inkurajuese e për të cilat Bordi i AKM-së në mbledhjen e ardhshme, dhe besoj edhe në takimet e tjera para dhe pas kësaj mbledhjeje, do të diskutoj në hollësi të gjitha elementet e rëndësishme për të zgjedhur fituesin përfundimtar konform procedurave të shpallura. Dhe, pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat ne do të jemi në gjendje të informojmë opinionin për detajet. Natyrisht, për aq sa lejojnë rregullat në fuqi.
5.RILINDJA: Është edhe çështja e sigurisë së investimeve në Kosovë dhe e perspektivës së këtyre investimeve në procesin e privatizimit…
AHMET SHALA: – Shihet se investorët e huaj për çdo ditë e më tepër po e rrisin besimin për të investuar në Kosovë. Kjo neve na inkurajon që të gjithë së bashku, pra edhe institucionet ndërkombëtare, edhe Qeveria e Kosovës, të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përmirësuar imazhin e Kosovës në rajon dhe në botë . Duhet të jemi të vetëdijshëm se Kosova tani gjendet në një konkurrencë rajonale relativisht të ashpër. Proceset e privatizimit dhe proceset e tjera investuese janë duke ndodhur edhe në shtet fqinje, si në Maqedoni, në Shqipëri, në Bosnjë, në Serbi, në Rumani, në Bullgari etj. Nëse dëshirojmë të inkurajojmë investitorë të jashtëm duhet të jemi të shpejtë në vendime dhe joshës për investime. Përndryshe ata ikin dhe pastaj…? Kur shikohet ky rajon kaq i vogël me kaq shumë telashe në të kaluarën dhe shumë çështje të pazgjidhura për momentin, nga perspektiva globale është sikur kur shikon ca supermarkete njëri pranë tjetrit. E gjithë shkathtësia jonë qëndron se si ta bëjmë ’supermarketin’ tonë më atraktiv ndaj klientit (konsumatorit). Pra, si ta bëjmë Kosovën atraktive për investitorët seriozë ndërkombëtarë është pyetja dhe përkushtimi ynë i përditshëm që duhet t”i japim përgjigjie të qartë dhe të shpejtë. Fatmirësisht çdo ditë e më shumë në Bruksel, në Londër, në Nju Jork, Uashington e gjetkë, por edhe në vendet e rajonit, ka filluar të flitet dhe të mendohet ndryshe për Kosovën, për imazhin dhe të ardhmen e saj. Ky është një moment i ri që ne duhet ta shfrytëzojmë dhe të punojmë pa lodhje për të.
6.RILINDJA: Njerëzit në Kosovë janë shumë të interesuar për efektet e privatizimit, duke pritur një ringjallje të ekonomisë, riaktivizim të punës së ndërmarrjeve, një zhvillim dhe punësim. Cilat janë përvojat e para të ndërmarrjeve të privatizuara dhe si e sheh AKM-ja të ardhmen e Kosovës me ndërmarrje shoqërore të privatizuara, me ndërmarrje publike të korporatizuara?
AHMET SHALA: – Ne si AKM kemi obligim që të përcjellim për një kohë të caktuar vetëm ndërmarrjet e privatizuara me Spin Off special. Ky obligim është dy deri në tri vjet, varësisht se sa është kohëzgjatja e afatit të përmbushjes së obligimeve që janë në kontratë. Ndërkaq, janë institucionet e Qeverisë së Kosovës, pra Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe institucionet e tjera, të cilat merren me analiza për të përcjellë efektet e procesit të privatizimit. Deri më tani, në bazë të informacioneve që kemi, mendoj se në shumicën e këtyre ndërmarrjeve të privatizuara ka filluar një këndellje, një menaxhment i ri, një përpjekje për të gjetur një segmentim të ri në treg, qoftë me produktet apo shërbimet që i ka pasur ndërmarrja në të kaluarën, apo me produkte e shërbime të reja. Shpresojmë dhe urojmë që edhe politikat fiskale, doganore, bankare etj. të jenë në favor të një zhvillimi të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik, social dhe politik. Natyrisht, këtu duhet pasur parasysh se Kosova më nuk do të ndërtojë një sistem të mbylljes, siç ka qenë, por do të ndërtojë një ekonomi të tregut të hapur. Andaj, konform këtij modeli duhet gjetur hapësirë për t’u përkrahur sektorë të caktuar. Besoj se Qeveria e Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare do t’i integrojë kërkesat e afaristëve kosovarë dhe startegjitë zhvillimore, konform përparësive komparative që ka Kosova në planet e veta afatgjata dhe afatmesme zhvillimore.
7.RILINDJA: Cila është e ardhmja e vetë punëtorëve të ndërmarrjeve të tashme shoqërore dhe përfitimet e tyre nga privatizimi?
AHMET SHALA: – Procesi i privatizimit në Kosovë zhvillohet në një situatë kur shkalla e papunësisë është mbi 60 për qind, kur një armatë e tërë të rinjsh presin për punë. Në anën tjetër, kemi punëtorë të cilët kanë kaluar një moshë të caktuar nëpër ndërmarrjet shoqërore, të cilat tanimë kanë “vdekur”, ndërsa buxheti i Kosovës nuk mund t”u dalë në ndihmë. Në të njëjtën kohë ne nuk mund t”i ngarkojmë investitorët me këto probleme. Është, pra, një situatë relativisht e rëndë, se cilit faktor t’i japim përparësi. T”u japim përparësi pra të rinjëve, apo ngarkimit të investitorëve me këtë shtresë të punëtorëve, që vërtet vështirë e kanë për t’u adaptuar në teknologjitë e reja, në stilet e reja të menaxhimit dhe të punës, por të cilët vërtet kanë nevojë për përkrahje materiale sistematike. Në këtë konkurrencë faktorësh jemi përpjekur të vijmë te një model i cili deri në një masë të caktuar balancon këto gjëra. Jeni të informuar se 20% të vlerës së shitjes së një ndërmarrjeje shkon te punëtorët në formë të parave të gatshme. Ata kanë të drejtë që nëse ndërmarrja shoqërore u ka mbetur borxh ndonjëherë të paraqesin ankesë te Oda Speciale dhe nëse kanë argumente mbase mund të kompensohen. Në këtë përpjekje edhe Qeveria ka aprovuar Ligjin e pensionimit të parakohshëm. Këto janë disa nga masat që janë marrë që sadopak të zbutet gjendja e rëndë sociale që karakterizon këtë shtresë të popullësisë.
8.RILINDJA: Z. Shala, një nga ndërmarrjet dhe pronat shoqërore është Rilindja dhe Pallati i saj, ju jeni të njofuar çka ndodhi me të. Dëbimin nga lokalet tona të punës ne në Rilindje e kemi kundërshtuar si një shkelje të rëndë të të drejtës së një ndërmarrjeje e të punëtorëve të saj dhe kemi kërkuar rikthimin e të drejtës legjitime. Mbi 90 dokumente që ua kemi paraqitur institucioneve të Kosovës, UNMIK-ut, AKM-së dhe gjykatës, dëshmojnë se Rilindja ishte edhe investitore dhe udhëheqëse e punimeve në Pallat, duke dhënë për investime edhe objektin ku aktualisht është Gjykata Komunale e Prishtinës dhe Enti i Statistikës i Kosovës, e që sipas fletë-posedimit ende është në pronësi të Rilindjes. Lidhur me këtë AKM-ja përmes një letre I është drejtuar Qeverisë dhe ajo ka marrë vendimin për ndërprerjen e punimeve në Pallat. Këtë Rilindja e ka përshëndetur si një hap konkret për rikthimin e të drejtës së saj. Ju lutem si e sheh zgjidhjen AKM-ja në këtë rast?
AHMET SHALA: – Historiati i ndërtesës së Rilindjes pas lufte është një odisejadë e vërtetë. Menjëherë pas ’99-ës ajo ishte nën menaxhimin e UNMIKut (Shtyllës së Dytë). Më vonë iu dha OSBE-së dhe më pastaj prapë UNMIK-ut. UNMIK-u ia dha Ministrisë së Shërbimeve Publike, dhe kështu kalojnë rreth 4 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe asnjë investim. Sido që të jetë, tani ajo ndodhet nën kompetencat e AKM-së. Siç është i njoftuar opinioni, Rregullorja e AKM-së ka pësuar ca ndryshime pozitive. Më 24 prill 2005 është shtuar një amendment në të cilin thuhet se të gjitha ndërmarrjet të cilat kanë qenë të regjistruara si ndërmarrje shoqërore deri më 31 dhjetor të vitit 1988 kanë statusin e ndërmarrjeve shoqërore dhe Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit ka të drejtë t’i privatizojë. Ndryshimet statusore apo ato pronësoro-juridike të tyre që kanë ndodhur pas kësaj date, nuk do të jenë pengesë për të privatizuar këto ndërmarrje. Andaj, Rilindja në bazë të dokumentacioneve që ka, sigurisht se do të trajtohet si ndërmarrje shoqërore. Vendimin për ta privatizuar atë, si duhet privatizuar atë, apo çka duhet bërë me të, natyrisht, është kompetent ta marrë Bordi i AKM-së konform procedurave dhe rregullave në fuqi. Besoj tash, pas një, nëse mund të them, jete të rregullt të Bordit të AKM-së, ku do të ketë mbledhje të rregullta mujore, edhe Rilindja do të trajtohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme dhe do të vendoset për të ardhmen e saj. Natyrisht, ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opcionet në bazë të informacioneve që ju keni sjellë deri më tani dhe të tjerave të nevojshme, do t’i prezentojmë në Bord dhe ai do të marrë vendim meritor.
9.RILINDJA: Rilindja ka bërë edhe kërkesën që në procesin e privatizimit të hyjë me Pallatin e rikthyer në gjendje të rregullt, ashtu siç ishte para dëbimit. Është edhe kërkesa për kompensim të dëmeve, dhe për këtë edhe padia në gjyq…
AHMET SHALA: – Menaxhmenti i Rilindjes, institucionet tuaja vendimmarrëse, natyrisht kanë të drejtë për të bërë çfarëdo hapash që konsiderojnë se janë në të mirë të mbrojtjes së pronës shoqërore të këtij institucioni dhe ju jeni absolutisht të lirë për të bërë këtë. Natyrisht, ekzistojnë institucionet profesionale për të vlerësuar çfarëdo dëmi nëse i është shkaktuar këtij institucioni, ndërsa edhe AKM-ja është e obliguar që të mbrojë pronën shoqërore. Andaj, të gjitha këto elemente që ju i përmendni, në qoftë se, për shkak të kompetencave, nuk do të mund të zgjidheshin përbrenda AKM-së ekziston edhe Oda Speciale, në të cilën do të trajtohet edhe kërkesa juaj apo ankesa juaj. Por, megjithatë çështja e Rilindjes shumë shpejt do të vijë në red dite në Bordin e AKM-së.
10.RILINDJA: Z. Shala, falemnderit për këtë intervistë për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, që del me numra të jashtëzakoshëm edhe në kushtet kur nuk mund të dalë, e mbetur pa asnjë lokal pune, duke ruajtur një organizim e funksionim, emrin dhe traditën, duke shënuar kështu edhe Jubileun e 60-vjetorit të saj, dhe duke pritur një të ardhme të sigurt pikërisht në transformimin e kohës – privatizimin e udhëhequr nga AKM-ja.
AHMET SHALA: – Falemnderit. Ju uroj sukses dhe Jubileun e Rilindjes. Kam respekt të veçantë për Rilindjen si gazetë dhe për stafin tuaj, që edhe në kushtet e reja bën përpjekje të ruhet e të mbështetet diçka tradicionale, diçka që është vlerë dhe që i ka qëndruar kohës. Rilindjen do ta lexoja me ëndje çdo ditë dhe këtë e dëshroj ta kemi sa më shpejt. Gjithashtu ju falënderoj që gazeta, institucioni juaj, mbështet procesin e privatizimit, si një proces shumë i rëndësishëm për rilindjen e Kosovës, të ardhmen e saj, e besoj edhe të gazetës suaj Rilindja.
***
SHËNIM I SOTËM, 29 JANAR 2016: NË PRITJE TË ZGJIDHJES SË DREJTË E TË LIGJËSHME…
Që prej themelimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në vitin 2008 (më parë emërtohej Agjenci Kosovare e Mirëbesimit), qeveria nuk e ka paguar asnjë shpronësim për pronat shoqërore. Deri në 10 shtator 2015 janë marrë gjithësej 555 vendime për shpronësime të pronave shoqërore. Gjatë vitit 2016 parashihet që Agjencia të dërgojë letrat formale me kërkesë për pagesë të këtyre shpronësimeve.
Në 23 majin e vitit 2014, pjesë e vendimeve të qeverisë ishte edhe vendimi përfundimtar i shpronësimit për interes publik të ngastrave kadastrale në të cilën ndodhen objektet e Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja, e në këtë kuadër Pallati Rilindja tash ndërtesë qeveritare.
Pas shpronësimit dhe në kuadër të procesit të ligjshëm të privatizimit pritet e kërkohet edhe ridalja e gazetës së përditëshme tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në Prizren para 71 vitesh, në 12 shkurt 1945. Gazeta historike e Kosovës Rilindja, e cila ka filluar të dalë në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, është mbyllur detyrimisht me dëbim të kundërligjshëm e të padrejtë nga Pallati i saj në Prishtinë nga administrata e UNMIK para 14 vitesh në 21 shkurt 2002. Pas kësaj date gazeta Rilindja ka dalë me numra protestues të jashtëzakonshëm, të kohëpaskohshëm.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave protestues para 7 viteve, në 30 dhjetor 2008, me numrin e festës së Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”, krahas titullit “Ministri Bajrami: Qeveria do të përkujdeset për Pallatin dhe për punëtorët e Rilindjes, e gatshme ta ndihmojë daljen e gazetës”.
Ky paralajmërim ishte si rezultat i këtij premtimi dhe të drejtës së ligjëshme, duke besuar se Rilindjen do rifillojë të dalë e pёrditshme edhe para privatizimit me statusin qё ka tё ndёrmarrjes shoqёrore, pas pёrfundimt tё rinovimit tё Pallatit Rilindja qё u bё.
Me rastin e rifillimit të punëve për rinovimin e Pallatit të Rilindjes, më 7 nëntor 2008, ministri i atëhershëm i Administratёs Publike, Arsim Bajrami edhe në konferencën e shtypit me atë rast theksonte premtimin për zgjidhjen e ligjshme që do duhej të bëhej edhe për gazetën tradicinale të Kosovës Rilindja.
“Pallatin e Rilindjes përkohësisht e merr Qeveria nën pëkujdesje, ne do të kemi përkujdesje edhe ndaj punëtorëve të Rilindjes. Punëtorët e Rilindjes i kemi pasë pjesë të procesit…” , theksonte ministri Bajrami.
Punimet për rinovimin e Pallatit të Rilindjes rifilluan pasi ai ishte lënë si gërmadhë nga e ashtuquajtura “zhveshje e brendshme”, pas vendimit të qeverisë së Kosovës të datës 15 shkurt 2005 për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”. Kjo pasoi insistimet e vazhdueshme të Rilindjes dhe të Agjencisë Kosovare të Mirbesimit (tash Agjencisë Kosovare të Privatizimit) për pronësinë, si dhe përgjigjen në letrën zyrtare të Rilindjes me shkresë poashtu zyrtare përkrahëse të kreut të UNMIK-ut, kryeadministratorit, Harri Holkeri, në 3 nëntor 2003. Holker në letërën dërguar gazetës Rilindja shkruante edhe se, “UNMIK-u do të bëjë gjithë çka është e mundur për të gjetur lokale alternative në mënyrë që kompania juaj të rifillojë punën në sektorin medial”, duke mbështetur edhe në të drejtën e pronësisë, të shkelur nga kryeadministratori para tij, Hans Haeekerup, në kohën e të cilit gazeta e përditëshme tradicionale e Kosovës Rilindja u dëbua nga Pallati i saj.
Meqë edhe pas rinovimit të Pallatit nuk u përmbushën premtimet dhe nuk u bë zgjidhja e duhur e ligjshme për Rilindjen, kjo gazetë iu drejtua atëherë zëvendëskryeministrit dhe ministrit edhe aktual të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili në përgjigjen me shkresë zyrtare tё datёs 2 maj 2012, shprehte sigurime institucionale në emër të qeverisë dhe personale “pёr zgjidhje tё drejtё dhe ligjore tё problemit tё objektit dhe tё punёtorёve tё Rilindjes”…
…..
Korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli, Behlul Jashari, ishte Kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit të kundërligjshëm e të padrejtë nga Pallati i Rilindjes nga administrata e UNMIK-ut
GJUHA SHQIPE, THESARI YNE KOMBETAR
Flet Prof. Dr. e shkencave filologjike SHefkije ISLAMAJ’’Gjuha Shqipe eshte thesari yne’’ ajo eshte identiteti yne kombetar/
Histori suksesi nga Liliana Pere/
Profili i Prof.Dr. Shefkijes/
• Dr.Shefkije Islamaj është nje grua Akademike nga Drenica qëndrore e quajtur Likoc i Kosoves E edukuar si te ishte shembulli më i mirë, per tu bere nje njeri i dobishëm për veten e të tjerët, me nje dashuri per punën ,jetën, njerezit qe na rrethojne.
• Shefkija ka nje integritet te larte profesional eshte dhe nje studiueset shkencore në fushen e gjuhesise nga me te mirat ne trojet shqiptare.
• Ajo eshte diplomuar ne Fakulteti Filozofik, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë, Prishtinë, 1972-1977ne graden Prof. Dr. Puna qetesia,kembengulja per ta bere mire detyren e vet jane pjese e karakteri te saj te forte.
• Eshte gruaja e parë e doktoruar në gjuhësi në Universitetin e Prishtinës.
• Ka nje vprimtari te dendur si Këshilltare shkencore në Institutin Albanologjik.
• Ajo eshte dhe studiuese e gjuhës në Degën e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik,1977 e vijim
• Ka bërë studime pasdiplomike: Fakulteti Filozofik, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë, Prishtinë, 1978-1980.
• Ka eksperienca te shumta ne Mësimdhënëse: Shkolla tetëvjeçare “Liria”, Isniq, 1975-1976; Gjimnazi Vëllezërit Frashëri”, Deçan, 1976-1977; mësimdhënëse e lëndës “Kulturë gjuhe”: Fakulteti i Arteve Dramatike, Prishtinë, 2001-2004. Mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit. Prishtinë, 2012-2013. Vite me radhë jep ndihmesë të çmueshme në biseda e debate gjuhe në radiot e televizionet , në Prishtinë e Tiranë, në tribuna të ndryshme gjuhësore.
• Per punen e saj te madhe, te devotshme,jep kontribut në fushen e Gjuhesisë dhe si punonjese shkencore ajo është vlerësuar me :
o Titujt:
o Bashkëpunëtore e lartë shkencore, 1999; Këshilltare shkencore, 2002; Profr drr, 2004.
o Çmimet:
o -Më 2008 – Çmimi ”Pjetër Bogdani” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për librin Gjuha dhe identiteti. si vepra më e mirë e vitit në të gjitha zhanret;
o -Me 2012- Çmimi ”Shkencëtari i vitit” i MASHT-it për rezultate të veçanta në
o hulumtimet shkencore dhe për kontribut në zhvillimin e shkencës në Republikën e Kosovës.
VEPRIMTARIA PROFESIONALE
Kryeredaktore e revistës shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime Albanologjike”, 2004 e në vijim.
• Anëtare e redaksisë së revistës shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime Albanologjike”, 1998 e në vijim.
• Anëtare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”,botim i Institutit Albanologjik,1982 e deri sot.
• Anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën (Shqipëri, Kosovë) dhe kryetare e Grupit për Çështje të Leksikut (për Kosovë), 2004 e në vijim.
• Kryetare e Pleqësisë së Institutit Albanologjik, 1982-84.
• Shefe e Degës së Gjuhës në Institutin Albanologjik, 1982-1992.
• Nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe, 2002 e në vijim
• Kryetare e Këshillit Drejtues të Universitettit të Prishtinës, 2014 -2015.
• Pjesëmarrëse në 62 konferenca, simpoziume e sesione shkencore të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi.
• Pjesëmarrëse në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Tiranës.
• Anëtare dhe mentore në komisionet për mbrojtje të temave të doktoratës dhe të magjistraturës në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.
• Udhëheqëse e projekteve studimore të studiuesve të rinj në Instirutin Albanologjik
• Redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore të Institutit e jashtë tij.
• edaktore e fjalorëve:
• Fjalori suedisht-shqip (Sadulla Zendeli), edhe në formë elektronike, ”Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë, Stokholm, 2004,
• Fjalori shqip – suedisht (Sadulla Zendeli.), Stokholm, 2011.
• Fjalori kroatisht-shqip (Mikel Ndreca), “Školska knjiga”, Zagreb, 2010.
• Fjalori shqip-serbokroatisht (Mikel Ndreca), EBT, Prishtinë, 1988.
• Glosar (Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit i Hajro Ulqinakut), IA, Prishtinë, 2003.
• Redaktore gjuhësore e mbi 100 veprave gjuhësore, leksikografike, letrare, historike, mjekësore etj.
• Recensuese e teksteve të gjuhëve të MASHT-it. Etj
********************************************************************
Ju lutem ndiqni bashkebisedimin interesant.
**
E dashur Prof.Dr. Shefkije :Cfare mbresash keni nga femijerija juaj,aq e dashur per gjthsecilin, c’farë ndjenja krenarie përshkon shpirtin tuaj vendlindja, sa dhimbje ju kujton, dhe c’farë përfaqëson ne kontekstin historik vendlindja juaj, duke pasur parasysh ketu luftën clirimtare në Kosovë ?
**
Kam lindur më 25 tetor 1953 në një fshat të vogël në Drenicën qendrore të quajtur Likoc, që tashmë ka hyrë në historinë e re të Kosovës si njëri ndër bazat kryesore të UÇK-së. Aty kam bërë hapat e parë të jetës, aty kam njohur për herë të parë botën përreth dhe aty më është dukur se qielli nuk është larg toke, sepse Likoci gjendet në një lartësi të madhe dhe nga ai mund të shihen natën edhe dritat e qytetit të Pejës në largësi prej 40 a 50 km.
Likoci sot për mua nuk është vetëm vendlindja ime që më nxit ndjenja të veçanta përkatësie, “shtëpia” ku kam njohur për herë të parë qiell e tokë e gjithçka tjetër që i duhet një qenieje që vjen në jetë, as vendi që më sjell gjithmonë nostalgji për gjithçka ka ikur bashkë me fëmijërinë time të hershme e me njerëzit që kam dashur e që kanë pasur kuptim për mua, por është edhe vendlindja ime që vazhdon të më nxitë ndjenja krenarie të pamatshme. Aty nuk jetojnë vetëm njerëzit e mi të gjakut, po aty nisi e lëshoi shtat liria, liria e Kosovës. Gjatë kohës së bombardimeve, unë me një pjesë të familjes, jemi dëbuar në Shqipëri, ku kemi qëndruar tre muaj. Me t’u kthyer në Kosovë fill pas përfundimit të luftës, kam shkuar në Likoc, jo vetëm për t’i parë ata që kishin shpëtuar nga masakrat e shumta që u kryen aty e në gjithë Kosovën, por për të ngushëlluar familjarët e mi, të afërm e më të largët, për humbjet e mëdha, për numrin e madh të njerëzve të vrarë, por edhe për t’i përgëzuar ata për qëndresën, luftën dhe sakrificën e madhe. Atë ditë të gjithë njerëzit e mi kishin nevojë për ngushëllim – të gjithë, pa përjashtim, kishin humbur, një, dy, tre, e deri 12 anëtarë të familjes – dikush fëmijën, dikush prindërit, dikush vëllezërit, dikush gjyshërit, dikush … Kështu ishte në shumicën e vendbanimeve në Kosovë.
Në moshën dyvjeçare bashkë me familjen kemi lënë Likocin dhe jemi vendosur në Skënderaj. Aty kam nisur dhe mbaruar shkollën fillore 1960-1968.
Si ishte fëmijëria ime? Vitet ’60 nuk ishin vite qetësie, begatie e zhvillimi për shqiptarët që jetonin në Kosovë e në vise të tjera të Jugosllavisë. Përkundrazi. Por, fëmijëria ka ligjësitë e veta – mosha e vogël nuk i kupton, fatmirësisht, ato lehtë dhe jeton ashtu siç jetohet vetëm njëherë fëmijëria. Nga ky kënd mund të them fëmijëria ime ishte shumë e lumtur. E rrethuar me prindërit, me dy motra e katër vëllezër, me farefis të gjerë, me mysafirë të çdoditshëm – s’mund të dëshirohet më mirë. Ata vinin e shkonin dhe për ne fëmijët ishte kënaqësi, sepse ata gjithmonë vinin me rrëfime nga më të ndryshmet e me xhepat plot arra a ndonjë mollë a ftua, e kjo për kureshtjen e ndjesinë time fëmijërore ishte diçka shumë e bukur.
**
E dashur Prof. Dr. Shefkije.
Ju shpreheni kaq bukur per prinderit sa gjithkush do tu lexonte me endje:’’ Babai im- si nje gjumë pa ëndrra të këqija, nëna ime- të mos ndieje kurrë të ftohtë’’. Fjalet e arta per prinderit jane pambarim nga te gjithe, ne c’faredo kushte te rritesh, jane I vetmi burim ekzistence, autoriteti i prindërve ishte i pacenueshëm, nderimi yne per ta eshte i pakufishëm. A ishin ata mbeshtetja juaj ne formimin tuaj?
**
Prindërit? Të dashur e të rreptë në të njëjtën kohë. Babai me shkollim të lartë e nëna dinte të shkruante vetëm emrin e të shoqit, tim eti, dhe emrin e vet: Ferat dhe Fatime Zymberi. Sakrifikues të mëdhenj për të rritur shtatë fëmijë të shëndetshëm e të mbarë dhe për të dhënë gjithçka për shkollimin e tyre.
Babai – ai më ka përcjellë në pjesën më të rëndësishme të jetës sime dhe ishte shembulli më i mirë si të bëhesh njeri i dobishëm për veten e të tjerët. Ai na mësoi ta donim jetën, të donim ata që kemi pranë, të donim njeriun e njerëzoren. Ishte i zoti t’i jepte, në çdo kohë e në çdo rast, rrugë shqtësimeve tona. Ajo që më ka vlejtur shumë nga fjala dhe qëndrimi i tij është të kuptuarit se jeta është kjo që na ofrohet dhe marrim nga ajo aq sa dimë e sa ofrojmë ne. Të kishe një baba çfarë ishte babai im, do të thoshte gjumë pa ëndrra të këqija.
Nëna – gjithë jetën më është dukur se i ngjan tokës. Ngrohtësinë e sigurinë e saj e kam ndier në çdo çast të jetës sime Edhe toka është e nxehtë në brendinë e saj, ndryshe nuk do të kishte jetë mbi të. Ajo jo vetëm na dha jetën po na e mbajti siç di vetëm toka të ruajë e t’i mbajë ata që ka krijuar. Me një nënë të tillë që ka mbi çdo gjë fëmijën e saj, shëndetin e tij, këmbët e nxehta, gjumin e rehatshëm, jeta kishte shumë kuptim. Nuk di kur flinte ajo, nuk di nëse ëndërronte ajo, nuk di nëse kishte dhembje ndonjëherë, nuk di nëse qante netëve pa zë, por e di se ajo jetonte për fëmijët e saj. Të kishe një nënë, siç ishte nëna ime, do të thoshte të mos ndieje kurrë të ftohtë. Ajo e kishte kuptuar herët jetën, prandaj ia dinte vlerën të vlefshmes, ia dinte dobinë të dobishmes, ia dinte frikën të frikshmes, ia dinte kufijtë të mundshmes.
Babai na jepte frymën e tij e nëna na ngrohte me dashurinë e saj.
Mund të them se unë nuk kam pasur asnjë përfytyrim nëse prindërit e mi kishin ndonjë mosmarrëveshje mes vete a më të tjerët, sigurisht nëse jo të mëdha, të vogla kanë pasur; nuk e dija nëse kishin vështirësi materiale, e sigurisht se kanë pasur, sepse nuk na e thoshin, dhe as nuk e dija si e përjetonin jetën të shtypur nga shumë anë; kemi parasysh se janë vitet ’60 kur shqiptarët kishin trysni të mëdha nga pushteti i asokohshëm jugosllav. Mund të them se, vërtet, fëmijët janë kursyer shumë asokohe, dhe kjo ka bërë që ta jetojmë fëmijërinë, materialisht shumë të rrudhur, po shpirtërisht shumë të pasur. Për ne, fëmijët, autoriteti i prindërve ishte i pacenueshëm E meritonin nderimin tonë të pakufishëm, prandaj, sot kur flas me ju kam nostalgji për ta e për atë periudhë. Dhe për këtë do të mund ta zgjasja rrëfimin pa kufi.
Ne kishim një burim ekzistence ta themi të mirë, sepse me një rrogë asokohe edhe jetohej, po edhe kërkesat i kishim modeste, sepse vetë jeta ishte shumë më pak kërkuese. Prindërit e mi ishin nikoqirë shembullorë dhe unë nuk kam përjetuar asokohe të ftohtët e këmbëve të lagura e as dritaret e ngrira nga akulli në dhomën e gjumit, të zakonshme për ato kohë në shumicën e shtëpive shqiptare të Kosovës. Babai im arrinte të na siguronte ushqimin e të na blinte librat e shkollës dhe kjo nuk ishte pak, ndërsa nëna na qepte e thurte rroba natën deri vonë. Nuk e di nëse kam shkuar edhe vetëm njëherë herë në shkollë pa ngrënë mëngjesin e ngrohtë që përgatiste nëna ime. Sot fëmijët, për fat të keq, i përcjellim në shkollë me një a dy euro në xhep dhe nuk e dimë nëse hanë apo ç’hanë.
Kosova asokohe nuk e kishte bollëkun që ka sot, përkundrazi, standardi i jetës ishte shumë më i ulët. Dhe, të rriturit asokohe kishin vështirësi të shumta të jetës, po ka qenë zakon i mirë i prindërve që të kurseheshin fëmijët për aq sa ishte e mundur, duke mos i ngarkuar me telashet e tyre. Sot prindërit nuk arrijnë ta bëjnë këtë dhe fëmijët tanë rriten para kohe, rriten me fëmijëri të lënduar.
Skënderaj, një qytezë e vogël, ku kam jetuar një kohë, kishte vetëm një shkollë fillore dhe unë u ula për herë parë në bankat e saj më 1960. Nga librat kishim vetëm abetaren me pak ilustrime bardhë e zi, ndërsa ende më kujtohen disa nga tregimet e shkurtra e fletoret e holla me ngjyrë të bardhë të zverdhur. Shkolla – ajo botë e madhe nga vështrimi i një gjashtë a shtatëvjeçare do të bëhet dashuria ime e madhe. Qyteza kishte një bibliotekë qyteti me të cilën jam njohur në moshën nëntë vjeçe dhe jam bërë shumë shpejt lexuesja më e rregullt e saj. Librat shqip ishin të paktë dhe unë i lexova shpejt pothuajse të gjithë librat që ishin aty. Librat e mi të parë të lexuar janë “Jan Bibiani në hanë”, “Doktor ofmëdhemb”, “Princi dhe lypësi”. Disa nga librat për fëmijë, si, fjala vjen, “Udhëtimet e Guliverit”, i kam lexuar në serbokroatishte. Pas vitit 1966, kur ra Rankoviqi, kryeshefi i Sigurimit të Brendshëm të Jugosllavisë (UDB-a famëkeqe), kur Kosova mori sadopak frymë dhe kur filloi një bashkëpunim shumë i pritur dhe i dëshiruar fort me Shqipërinë, u shtuan librat dhe përkthimet në shqip, kurse unë mbeta e pasionuar jetësisht pas leximit.
Me të mbaruar shkollën fillore më 1968 familjarisht jemi shpërngulur në Mitrovicë, ku kam filluar e mbaruar Shkollën Normale pesëvjeçare, për katër vjet, si nxënëse e dalluar, me sukses të shkëlqyer. Shkolla normale “Hasan Prishtina” ishte shkollë mësuesie dhe ishte shkollë me emër.
Në familjen time isha më e madhja prej fëmijëve dhe më binte hise të kisha shpesh edhe detyra e përgjegjësi më shumë se fëmijët e tjerë sidomos në mungesë të prindërve. Edhe sot e ndiej respektin nga motrat e vëllezërit për këtë, sepse në familjen tonë është respektuar shumë edhe mosha, edhe dija, edhe kujdesi. Dhe unë nuk i kam zhgënjyer në përpjekjen time që, meqë isha e para me moshë, të bëhesha edhe një shembull a udhërrëfyes i tyre, sidomos me mësime e disiplinë – dhe ata pothuajse të gjithë ishin të shkëlqyer, ndërsa me sjelljen të gjithë për lëvdatë, kurse sot janë shumë çmuar aty ku jetojnë e punojnë. Jo vetëm në mësimet, po edhe në konkurse të ndryshme të dijes brenda e jashtë Kosovës, të konkurseve për esetë a hartimet, si i quanim ne asokohe, unë rrëmbeja vendet e para dhe kjo i bënte shumë krenarë prindërit e mi. Nuk mbaj mend të jem qortuar nga prindërit apo mësimdhënësit as edhe një herë për mësimet dhe disiplinën.
**
Prof. Dr. Shefkije.A ka qënë familja juaj arsimdashëse , dhe sa ju ka nxitur ne studimet tuaja ne Degën Gjuhë Letërsi, duke ditur qe ju keni qënë nje vajzë me përparim shumë të mirë në mësime, po pedagoget tuaj te njohur te Gjuhes shqipe sa ju kanë përkrahur e mbeshtetur ne studimet tuaja?
**
Nxitja kryesore më vinte prej prindërve të mi: ata ishin arsimdashës të flaktë. Ata në mua shihnin realizimin e ëndrrave të tyre. Kjo nxitje ka vazhduar të jetojë në mua gjatë, edhe pas vdekjes së hershme të babait. Ishte një kohë kur dija e shkolla shiheshin mbi gjithçka, idealizoheshin së tepërmi. U jam mirënjohës për jetë, pos të tjerash, edhe për kultivimin e dashurisë për librin e dijen dhe për shprehinë e krijuar të punës.
Më 1972, domethënë para 44 vjetësh, kam filluar studimet në Prishtinë në Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Është koha kur Prishtina vlonte nga studentët dhe koha e një rilindjeje të vërtetë arsimore. Brezi im në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe numëronte mbi 130 studentë dhe midis tyre mbi 60 ishin vajza nga të gjitha viset shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo ishte shumë e rëndësishme për Kosovën e atëhershme, sepse shkalla e analfabetizmit ishte ende shumë e lartë dhe sidomos e analfabetizmit të gruas. Në gjithë familjen time shumë të gjerë unë jam vajza e parë e shkolluar. Kjo flet mjaftueshëm për kontekstin arsimor e kulturor të Kosovës në vitet për të cilat po flasim.
Ishte kënaqësi, krenari e privilegj, prandaj, të kishe mundësinë të studioje. Në Prishtinë kisha ardhur me shumë ambicie, me shumë shpresa, por edhe me shumë drojë. Qyteti i panjohur, rrethi i ri, largimi i parë nga familja, numri i madh i studentëve, ishin sfida të reja për një vajzë 18 vjeçe me shumë ëndrra për të ardhmen e saj dhe me shumë etje për dituri.
Fakulteti Filozofik asokohe përfaqësonte qerthullin kryesor të intelektualëve të Prishtinës, ndonëse nuk ishte i vogël as numri i Fakulteteve të tjera. Prishtina asokohe ngjante në një qytet të rinjsh dhe vetëm vera, kur zbrazej Prishtina, shpaloste të vërtetën se studentët vërtet përbënin shpirtin e saj. Edhe sot kur gjendem në mesin e studentëve, kur eci pranë tyre rrugëve të Prishtinës, kam po atë ndjesi e po atë nostalgji që me rishfaqet çdo fillimviti mësimor. Kam pasur nderin t’i kem profesorë Akad. Idriz Ajetin, Prof. Anton Çettën, Akad. Besim Bokshin, Prof. Gani Lubotenin, Prof. Latif Mulakun, Prof. Hasan Mekulin, Prof. Mehdi Bardhin, Prof. Enver Gjerqekun e shumë të tjerë më të rinj, që edhe sot janë emra të njohur të gjuhësisë e të letërsisë shqipe.
Edhe në studime jam dalluar me mësimet. Nxitja kryesore më vinte prej prindërve të mi: ata ishin arsimdashës të flaktë. Ata në mua shihnin realizimin e ëndrrave të tyre. Kjo nxitje ka vazhduar të jetojë në mua gjatë, edhe pas vdekjes së hershme të babait. Ishte një kohë kur dija e shkolla shiheshin mbi gjithçka, idealizoheshin së tepërmi. U jam mirënjohës për jetë, pos të tjerash, edhe për kultivimin e dashurisë për librin e dijen dhe për shprehinë e krijuar të punës.
Në këtë kohë kam filluar të botoj disa tregime e poezi në revistat ”Zëri i e rinisë” dhe ”Botën e re: dhe mbaj mend, madje, edhe ndonjë titull të tyre si: “Kthimi”, “Blerta”, “Dasma”, “Leonora” etj. Edhe më vonë kam ndier nevojë të shkruaj kohë pas kohe, por ato shkrime nuk i kam botuar; ndonjëherë madje kam shkruar edhe ditar.
**
E dashur Prof. Dr. Shefkije.
Prishtina eshte qyteti ku jeni diplomuar ‘’një qytet të rinjsh’’ dhe studentët vërtet përbëjne shpirtin e saj. Ku në mesin e studentëve, ju njohët dashurine tuaj , dhe krijuat familjen, me pak kosto, sepse juve ju desh te linit Prishtinën. A keni akoma po ate ndjesi sot ku ecni mes korridoreve te fakultetit ‘’bucitjen rinore’’ që të rishfaqej çdo fillim viti mësimor?
**
Në korridoret e fakultetit që në ditët e para të studimeve njoha edhe një djalosh zeshkan, simpatik që “m’i mori mendtë” për të cilin lashë Prishtinën e bukur e jetën studentore me të përfunduar vitin e dytë të studimeve dhe shkova në fshatin Isniq të Deçanit (Dukagjin) për t’u bërë nuse e për t’u mësuar me një jetë plotësisht tjetër.
Për më pak se dy vjet e gjysmë sado të jetoj në Isniq, kanë ardhur në jetë dy fëmijët e mi të parë Rebeka (1975) e Valmiri (1976), ndërsa gjatë kësaj kohe kam punuar mësuese në fshat dhe kam arritur të përfundoj edhe studimet në kohë dhe me sukses të dalluar. Është kjo koha më intensive në jetën time kur do të provojë energjitë e mundësitë e mia dhe aftësitë për t’iu përshtatur kushteve e rrethanave të panjohura. Mund të them se gjatë kësaj kohe në Isniq kam provuar mirësinë e zemërgjerësinë e njerëzve, kam ndier dashurinë e respektin e tyre, por edhe vetë jam përpjekur të ofroj dashuri e respekt. Isniqi është një fshat i mrekullueshëm me njerëz të rrallë.
Mund të më pyesni nëse e kam e pasur vështirë në ambientin e ri? Do t’ju gënjeja po t’ju thosha jo. Unë nuk shkova në fshat për pushime ose te dajat e mi ku kam kaluar shumë vjet të lumtura të fëmijërisë sime, po shkova për t’u bërë nuse pa i mbushur njëzet vjet. Nuse! Po hyja në një jetë tjetër, të re e të panjohur për mua, me të cilën domosdo duhej të mësohesha. Dhe “u mësova”. Familjarët e burrit tim sigurisht se kanë pritur që unë do të bëja jetën e çdo nuseje asokohe aty, e kjo do të thoshte të ngrihesha herët, të fshija e të laja shtëpinë, të nxirrja ujë nga pusi, të laja e shpëlaja rrobat e gjithë shtëpisë, të milja lopët e dhentë e të zija kosin në rast të mungesës së zonjës së shtëpisë, të korrja e zhvoshkja misrin, të vjelja a të shkundja mollë e arra… Ishin gabuar. Unë në vend të pajës kisha marrë me vete dy valixhe libra, fletoren time të ditarit e të sprovave letrare, kisha marrë me vete dëshirën që të përfundoja studimet e mbetura përgjysmë dhe kisha marrë me vete, sidomos, zemërimin e tim eti pse po martohesha aq herët, pa diplomuar. Ishte, për të, si një prerje në besë, sepse të studioje asokohe, kur ende shumica e mësuesve nëpër Kosovë ishin të padiplomuar ishte privilegj që nuk e gëzonin shumë vajza në gjithë Kosovën. Dhe duhej t’ia mbaja fjalën, vetes e babait – t’i vazhdoja studimet. Shumë nga punët që priteshin nga unë nuk i bëra, por në kushte tepër modeste linda dy fëmijë, ecja tetë km në ditë për të shkuar në punë dhe mbarova studimet në afat rekord e kjo, mendoj, se nuk ishte pak për një 23 vjeçare. Do të ishte krejtësisht e pandershme të mos përmendja ndihmën e mirëkuptimin e madh që kam pasur nga burri e familja e tij, pa ndihmën e të cilëve do ta kisha tepër vështirë. Vjehrra ime u bë dora ime e djathtë dhe asaj i jam, vërtet, mirënjohëse sidomos për mirëkuptimin. Ajo e kuptoi mirë e herët se nuk kishte marrë nuse që t’i shkonte pas, po nuse që do të ndiqte ëndrrat e dëshirat.
**
Prof. Dr. Shefkije.Së afermi ju mbushni 40 vjet punë ne Institutin Albanologjik. E gjithe kjo eksperiencë pune ju ka mundësuar të realizoheni si nje nga Studiueset më të mira te Gjuhës Shqipe në te gjitha rrethet Akademike, dëshiruar dhe atë që është kërkuar prej jush si studiuese e gjuhës.Sa krenare ndihet Shefkija ne arritjet e saj te shkëlqyera profesionale?
**
Kur po dorëzoja në administratën e Fakultetit Filozofik, në fillim të shtatorit 1977, temën e diplomës për mbrojtje, më thanë se duhej të paraqitesha te Përgjegjësi i Degës Gjuhë dhe Letërsi, prof. Latif Berisha. Nuk mund ta merrja me mend se kjo bisedë do të bënte kthesën e madhe në jetën time. Kishte ardhur një kërkesë nga drejtori i asokohshëm i Institutit Albanologjik, Rexhep Qosja, që studenti a studentja më e mirë që do të diplomonte në atë afat, të konkurronte për pranim në Institut. Ato ditë Instituti Albanologjik po vendosej në objektin e ri e të bukur në të cilin gjendet edhe sot, prandaj i nevojiteshin kuadro të reja të cilët me dhuntinë e tyre ishin dalluar gjatë studime në këtë fakultet. Nuk po e zgjas për ato ç’kam ndier në ato çaste. Kryesorja u krijuan kushtet që unë të rinis jetën e ëndërruat e të këputur në gjysmë kur e kisha lënë Prishtinën.
Largimi im nga Isniqi dhe Deçani ku kisha filluar të jepja mësim lidhet me pranimin tim, fill pas diplomimit, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si asistente në Degën e Gjuhës, këtu e 39 vjet më parë, ku punoj edhe sot si këshilltare shkencore.
Riardhja në Prishtinë më 1.12.1977 nuk kishte kuptimin vetëm të punësimit në Institutin Albanologjik, po edhe të vazhdimit të studimeve pasdiplomike, të cilat i regjistrova më 1978. Gjatë studimeve pasdiplomike kam lindur vajzën e dytë, Blertën (1980), të shëndetshme e të bukur si mund të ëndërroj vetëm një nënë. Por, po në atë vit një ditë, një ditë të acartë nëntori, kur ishte vetëm 52 vjeçar, iku babai nga kjo jetë përgjithmonë, ndërsa ne mbetëm ta jetonim jetën pa të. Barra ra mbi nënën të rrethuar me fëmijët jomadhorë, më i vogli 12 vjeç. Jeta vazhdoi, por aspak e lehtë. Nëna – e mësuar me sigurinë që të jep një njeri me dashurinë e ndershmërinë e paskajshme, me parimësinë e shquar, me rregullsinë e me ndjenjën e fuqishme familjare, u detyrua të merrte forcën e tij për të përballuar jetën e varfëruar shpirtërore e fizike pa të.
Dy vjet pas, më 1982, një javë pas mbrojtjes së magjistraturës, linda fëmijën e katërt, Isën, që trashëgoi emrin e gjyshit nga babai. Tashmë kisha katër fëmijë si drita, një banesë me qira, babai kishte ikur, po këto nuk ishin pengesa që unë të vazhdoja të ecja pas dëshirave e synimeve që i kisha vënë vetes herët – të bëhesha studiuese e gjuhës.
…
Së shpejti më 23 shkurt 2016 do të mbush 40 vjet pune. Nuk janë pak dhe kjo moshë pune më mundëson të kthej kokën prapa e të shoh nëse kam arritur të përmbush atë që kam synuar e dëshiruar dhe atë që është kërkuar preje meje si studiuese e gjuhës. Me kërkimndjesën për lexuesit e nderuar të gazetës historike, me emër të çmuar “Dielli”, për jomodestinë që mund ta shpreh në vijim të intervistës, them se mund të ndihem mirë për punën që kam bërë.
Gjatë punës në Institut kam ndjekur e përfunduar studimet pasdiplomike dhe me punimin “Sinonimet në gjuhën shqipe” kam marrë gradën magjistre e shkencave filologjike më 1982, kurse më 1999 kam mbrojtur me sukses tezën e disertacionit me titullin “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës”, dhe kam marrë gradën doktore e shkencave filologjike. Jam gruaja e parë e doktoruar në gjuhësi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë punës në Institut kam arritur të gjithë titujt shkencorë deri te titulli më i lartë Këshilltare shkencore, më 2002.
Në Institutin Albanologjik kam drejtuar dhjetë vjet Degën e Gjuhësisë. Kam ushtruar në moshë fare të re edhe detyrën e kryetares së Pleqësisë të Institutit Albanologjik. Për disa kohë kam punuar edhe si pedagoge e jashtme, me titullin profesor, në Fakultetin e Arteve Dramatike në Prishtinë, ku kam ligjëruar lëndën Kulturë gjuhe dhe, në vitet e fundit, në Fakultetin e Edukimit, lëndët Kulturë gjuhe, Leksikologji dhe Semiologji.
Jam nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës që nga themelimi i saj më 2002, që ka zhvilluar dhe zhvillon aktivitet shumë të dendur në të mirë të gjuhës shqipe dhe të kulturës gjuhësore. Vite me radhë jam kryeredaktore e revistës kryesore shkencore në Kosovë me moshë 55 vjeçare “Gjurmime albanologjike” (Seria e shkencave filologjike) dhe anëtare e redaksisë së revistës shkencore-profesionale të Institutit Albanologjik “Gjuha shqipe” (1982. Jam anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe dhe kryetare e Grupit të Kosovës për çështje të leksikut në këtë Këshill, që nga themelimi i tij më 2004 e në vijim. Gjatë viteve 2014 dhe 2015 kam kryer detyrën e Kryetares së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Jam propozuar tri herë nga Instituti Albanologjik për anëtare të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kam qenë organizuese, në cilësinë e kryetares, e disa konferencave, sesioneve dhe tryezave shkencore në kuadër të Institutit Albanologjik dhe të Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës. Kam marrë pjesë në mbi 60 tubime shkencore kombëtare e ndërkombëtare – konferenca, simpoziume, sesione e tryeza shkencore – që janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë, Shkodër, Shkup, Tetovë, Ulqin, Korçë, të organizuara nga institucionet shkencore të Kosovës dhe Shqipërisë, nga akademitë tona të shkencave e të arteve, nga universitet dhe nga shoqata të ndryshme intelektuale mbarëshqiptare. Njëkohësisht, kam marrë pjesë për vite me radhë dhe vijoj të japë ndihmesë të çmueshme në biseda e debate gjuhe në radiot e televizionet tona, në Prishtinë e Tiranë, në tribuna të ndryshme gjuhësore profesionale e shkencore, në tribuna gjuhësore me studentë e mësues gjuhe dhe në seminare si trajnuese e gjuhës e punonjësve të administratës publike. Kam marrë pjesë në shumë ekspedita shkencore për të mbledhur lëndë leksikore e frazeologjike drejtpërdrejt nga ligjërimet e folura popullore.
**
E dashur Prof Dr Shefkije.Puna dhe Studimet tuaja shkencore numerojne rreth 300 artikuj shkencore, Mbrojnë Gjuhen shqipe vlerat kombëtare të shqiptarëve, të krijuara me mund, në kushte jofavorizuese për ta. Mendoj, eshte detyrë, intelektuale e morale e çdo studiuesi. Mbrojtje e gjuhës standarde, do të thotë mbrojtje e qenësisë sonë,Kam interes une dhe lexuesi te di, a janë të rrezikuara sidomos gjuhët e kulturat e vogla në kushtet e një qytetërimi kaq të përbërë, në kushtet e globalizmit?
**
Në jetën time shkencore në vazhdimësi jam marrë me kulturën e gjuhës shqipe, me trajtimin shkencor të problemeve të saj, me studime gjuhësore në përgjithësi, me shkrime e trajtesa pothuaj të rregullta në revistat shkencore që botohen në Kosovë, si në “Gjurmime Albanologjike (Filologji)”, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, “Dardania Sacra”, “Gjuha shqipe”, Kulturë gjuhe”, “Jeta e re” etj., pastaj në ato të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, si në “Studime filologjike” e “Gjuha jonë”, në revistat shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi, si në “Koha”, “Malësia” dhe në revista e gazeta të tjera që botohen në Kosovë e në Shqipëri.
Jam redaktore gjuhësore e më shumë se 100 botimeve shkencore të Institutit Albanologjik e të veprave shkencore të disa botuesve të tjerë, ndër ta po përmend Fjalor suedisht-shqip (2004), Fjalor shqip-suedisht (2012), botime të Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë; Fjalor kroatisht-shqip (2008), botim i Školska knjiga-s së Kroacisë; Fjalor shqip-serbokroatisht i EBT–së dhe i një numri fjalorësh dialektorë e terminologjikë, botime të Institutit Albanologjik. Gjithashtu jam recensuese e një numri të madh veprash shkencore e mësimore si dhe mentore e anëtare komisionesh në mbrojtje magjistraturash e doktoratash në Institut gjatë periudhës 2000- 2008. Jam mentore dhe vazhdoj të jem mentore e projekteve shkencore që janë realizuar dhe realizohen në Institutin Albanologjik, nga studiuesit e rinj.
Veprimtaria ime shkencore përmban afro 300 studime, trajtesa, kumtesa, vështrime shkencore, artikuj e recensione për probleme të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e letrare, të historisë së gjuhës standarde e të kulturës gjuhësore, të botuar në organe shkencore e profesionale në Kosovë e në Shqipëri. Përveç shkrimeve të publikuara në periodikët shkencorë kam botuar këto vepra monografike dhe përmbledhje studimesh: 1. “Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe”. Monografi. Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1985, 145 faqe; 2. ”Fjalor i fjalëve të huaja” (bashkautore), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1987, 667 faqe; 3.”Gjuha dhe stili i Jakov Xoxës”. Monografi. Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2000, 420 faqe; 4. ”Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës”. Përmbledhje studimesh e trajtesash, ”Toena”, Tiranë, 2002, 440 faqe; 5. ”Gjuha, ligjërimi dhe fjala”. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2004, 300 faqe; 6. ”Gjuha dhe identiteti”. Përmbledhje studimesh e trajtesash, ”Toena”, Tiranë, 2008, 333 faqe; 7.”Gjergj Fishta, Gjuha dhe stili”, I. Monografi. Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, 528 faqe; 8. ”Gjergj Fishta, Gjuha dhe stili”, II. Monografi. Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, 574 faqe; 9. ”Gjuha, teksti dhe konteksti”. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015, 370 faqe.
Jam autore edhe e një romani: Mos më thuaj se më ke parë ëndërr, botim i ”Toenës, Tiranë, 2004, 299 faqe. Disa fragmente të romanit (60 f.) janë përkthyer në gjuhën bullgare nga Ralica Mladenova dhe janë botuar në revistën “Ballkani”, Sofje, nr. 4, dhjetor 2005. Romani është pritur shumë mirë nga lexuesit dhe kritika. Romani i bën jehonë luftës së fundit në Kosovë, në të vërtetë është roman mbi pasojat e luftës në botën shpirtërore të njerëzve të Kosovës.
Monografitë për gjuhën dhe stilin e Jakov Xoxës dhe për gjuhën e stilin e Gjergj Fishtës janë çmuar prej studiuesve më të njohur sot të gjuhësisë shqiptare si monografitë e para të plota në historinë e studimeve gjuhësore shqiptare për gjuhën e stilin e shkrimtarit, të vështruar në rrafshin leksikor, semantik e stilistik dhe në rrafshin e fonostilistikës, morfostilistikës, sintaksostilistikës dhe leksikostilistikës. Ndërkaq monografia Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe është monografia e parë dhe e vetmja në gjuhën shqipe për sinonimet në gjuhën shqipe.
**
Prof Dr Shefkije.
Si ështe vlerësuar puna juaj e devotshme si Akademike, studiuese shkencore e Gjuhes standarte Shqipe,Botuese, Redaktore,Romanciere,Lobuese ne media, nga fusha akademike, institucionet e Gjuhësise dhe Personalitetet e saj ?
**
Për veprën ”Gjuha dhe identiteti” (2008) kam fituar Çmimin Pjetër Bogdani të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si vepra më e mirë e vitit në të gjitha zhanret. Vlerësimin për veprën ”Gjuha dhe identiteti” e kam marrë si një mesazh domethënës, mesazh që lë të kuptohet se çështjet e gjuhës, të letërsisë edhe të kulturës në përgjithësi duhet të shihen të lidhura me identitetin kombëtar që sot i është nënshtruar një trysnie të madhe prej faktorëve të jashtëm për arsye të ditura politike dhe prej faktorëve të brendshëm, fatkeqësisht, për arsye po kështu, të ditura, politike, krahinoriste e përfituese. Unë përpiqem të mbroj vlerat tona, njëra prej e të cilave, më e rëndësishmja, është gjuha shqipe, gjuha standarde shqipe. Mbroj vlerat kombëtare të shqiptarëve të krijuara me aq mund, në kushte e rrethana historike shumë jofavorizuese për ta. Dhe kjo, mendoj, do të duhej të ishte detyrë shkencore, intelektuale e morale e çdo studiuesi. Mbrojtje e gjuhës standarde do të thotë mbrojtje e qenësisë sonë sidomos sot në kushtet e një qytetërimi kaq të përbërë, në kushtet e globalizmit, kur janë të rrezikuara sidomos gjuhët e kulturat e vogla. Sot edhe për popujt e mëdhenj, siç janë kinezët, del shumë i rëndësishëm kohezioni kombëtar përmes një gjuhe të përbashkët. Pse duhet të jetë ndryshe për shqiptarët?
Jam shpërblyer në vitin 2012 edhe me Çmimin “Shkencëtari i vitit” për veprën dyvëllimshe (mbi 1100 faqesh) ”Gjergj Fishta. Gjuha dhe stili”, I dhe II. Këtë çmim e kam përjetuar jo vetëm si nderim dhe vlerësim për punën e bërë gati dhjetëvjeçare, por edhe si përgjegjësi, si zotim, si nxitje për punën që do të bëj në vijim. Çmimi mori një kuptim të veçantë për mua sepse rastisi në përvjetorin e madh të shtetit shqiptar, në ndërtimin e të cili rol dhe ndikim të madh pati edhe poeti i madh kombëtar Gjergj Fishta me veprën e tij.
Për botimet shkencore dhe avancimet e mia kam pasur mentorë e recensues akademikë e profesorë të njohur të gjuhësisë e të letërsisë shqipe, si: akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Qosja, akad. Rexhep Ismajli, akad. Jani Thomai, prof. dr. Emil Lafe, prof. dr. Latif Mulaku, prof. dr. Gani Luboteni, prof. Murat Blaku, dr. Shaqir Berani, prof. Mehdi Bardhi, prof. dr. Ragip Mulaku, prof. dr. Qemal Murati e studiues të tjerë të gjuhës shqipe, kurse me shkrime të veçanta për veprat e mia në revista shkencore shqiptare dhe në promovimet e tyre kanë dhënë vlerësimet e tyre akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Qosja, akad. Jani Thomai, akad. Jorgo Bulo, akad. Kolec Topalli, akad, Gjovalin Shkurtaj, akad. Floresha Dado, prof. dr. Xhevat Lloshi, prof. dr. Emil Lafe, prof. Tomor Osmani, prof. dr. Seit Mansaku, profesor Enver Hysa, prof dr. Valter Memisha, prof.dr. Tefë Topalli, prof. dr. Mimoza Priku, prof. dr. Kudret Velça, prof. dr. Bashkim Kuçuku, dr. Rusana Bejleri, prof. dr. Ragip Mulaku, prof. dr. Qemal Murati, dr. Agim Hidi, dr. Zenun Gjocaj, prof. dr. Rrustem Berisha, prof. dr. Resmije Kryeziu, dr. Fadil Grajçevci, prof. dr. Hysen Matoshi, dr. Artan Goga, dr. Rrezarta Draçini, dr. Bedri Zyberaj, dr. Kastriot Marku, dr. Orijeta Baja, dr. Xhavit Beqiraj e shumë të tjerë.
Përurime të disa botimeve shkencore për veprat e mia janë mbajtur në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ndërsa monografia ”Gjuha dhe stili i Jakov Xoxës” është promovuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë më 5 maj 2001, kurse vepra dyvëllimshe ”Gjergj Fishta – gjuha dhe stili” është promovuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në Tiranë më 23.10. 2012 dhe në Universitetin e Shkodrës në prill 2013.
**
E dashur Prof. Dr. Shefkije.Ju vazhdoni te punoni ne Institutin Albanologjik, duke punuar paralel me studimet gjuhesore, romanin, familjen, ndjeheni e realizuar si grua, nene , dhe profesioniste në plotësinë e tyre?
**
Mund të pyesni: a i kam realizuar të gjitha dëshirat e synimet? Në vija të përgjithshme po, por kam ende dëshira dhe synime prandaj nuk rresht punën e përpjekjet. Vazhdoj të punoj në Institutin Albanologjik. Vazhdoj të studioj gjuhën, pasionin tim të hershëm, përmes gjuhës së shkrimtarëve, përmes fjalorëve, vazhdoj të shqetësohem për kulturën tonë të ulët gjuhësore e për dashurinë gjithnjë e më të paktë të të rinjve tanë për leximin, vazhdoj të shkruaj roman… Dhe kryesorja: puna më bën shumë të lumtur.
Por, kam edhe një dashuri të madhe, mbi gjithçka – familjen time.
Sot jetoj në shtëpinë time në Kodrën e Diellit në Prishtinë me familjen time të madhe. Të katër fëmijët e mi, me të mbaruar studimet, janë martuar dhe më kanë dhuruar 10 mbesa e nipër. Ari, Rina. Lira, Leka, Rea, Reita, Ylli, Tana, Hana, Orgesi – janë margaritarët e mi. Fëmijët e mi jetojnë prej punës dhe mundit të vet. Ndihmesë të çmueshme marrë nga dy nuset e mia, Dita dhe Edona. Unë vazhdoj punën me këmbënguljen e njëjtë dhe ndihem mirë që vazhdoj të kem mirëkuptimin e familjes. Por, kjo nuk do të thotë se nuk kam kohë për t’i mbledhur shumë shpesh të gjithë rreth tryezës për të ngrënë drekën a darkën bashkërisht, për të gatuar ushqimet e preferuara për fëmijët e sidomos për më të vegjlit e mi, se nuk arrij t’u tregoj përralla nipërve e mbesave për të provuar edhe ata magjinë që kam provuar unë nga gjyshja ime, se nuk kam kohë për detyrat e tyre shkollore e për të ndjekur sukseset e tyre, se nuk kam kohë të shëtis me ta, se nuk kam kohë për të përgatitur turshitë e dimrit a për të zier reçelin e adhuruar nga ata. Përkundrazi. Jeta me ta më është shumë e vlefshme dhe ajo është, vërtet, shumë e bukur vetëm kur jetohet në plotësinë e saj.
Prof. Dr. Shefkije.
Me sa pasion e këmbëngulje ka qënë e mbushur rruga për punën, angazhim persistent, punë kërkuese, sakrifica, e shqetësime, ju jane dashur te provoni, te konvertuara keto ne kënaqësi dhe rezultate. Jeta juaj mund të quhet ‘’Duke vrapuar ne studimet ne Gjuhesi’’ky eshte dhe sekreti i suksesit tuaj?
**
Çdo kohë ka vështirësitë e veta dhe brezi që vjen pas mund të mos i kuptojë ato. Sigurisht se edhe rruga ime jetësore nuk ka qenë e lehtë sepse kisha një qëllim më të lartë se ç’mund ta përballoja me rrethanat që ia kisha krijuar vetes. Sot kjo mund të duket e lehtë, por mund ta them nga pikëvështrimi i sotëm se rruga ime deri sot ka qene e mbushur me shumë pasion për punën, me shumë angazhim e punë kërkuese, me shumë sakrifica, me shumë shqetësime, me shumë kënaqësi për rezultatet dhe me shumë vullnet, në të vërtetë jeta ime mund të ketë emërtimin vrapim. Unë nuk kam ecur, por kam vrapuar, ndryshe nuk do të arrija. Bashkëpeshimi i jetës familjare dhe asaj profesionale do urtësi e përgjegjësi dhe them se kam arritur të mos e cenoj asnjërën. Madje, mund të them se edhe si shtëpiake jam e mirë, kështu së paku më thonë të tjerët, dhe më pëlqen kur më thonë kështu. Në vrapin tim jetësor kam kuptuar se puna të mban gjallë, të jep forcë, energji, qëndrueshmëri e mbi të gjitha të jep kënaqësi dhe ndijesinë e vlerësimit të vetes, kurse sekreti i suksesit është përkushtimi dhe këmbëngulja për të arritur qëllimin.
**
E dashur Prof. Dr. Shefkije.
C’fare mesazhi keni per Gruan Shqiptare ne rrugën per te prekur suksesin, qe u duhet të përshkojë për të ruajtur integritetin moral, dhe profesional, për te qënë njerëzore dhe me një familje te fortë?
**
Çdo grua mund të realizojë atë që do, mjafton të ketë pasionin e vullnetin. Kur i hyjmë një pune suksesi përcaktohet nga vullneti për të vazhduar pavarësisht vështirësive shoqëruese. Por, fillimisht duhet t’i dimë qëllimet tona dhe të jemi të aftë të përballojmë vështirësitë. Nuk realizohen qëllimet pa vështirësi e sakrifica. Në këtë rrugë është e rëndësishme të ruajmë integritetin moral, të jemi të sinqerta, të ndershme me veten dhe me të tjerët – ta pranojmë moton e njohur se para se të jemi të sukseshëm duhet të jemi të vlefshëm, të dobishëm.
Falenderim- Shefkija
**E nderuar znj. Liliana, më lejoni t’ju shpreh falenderimin tim për vëmendjen që keni treguar për punën time shkencore. Njëkohësisht, dua t’ju përgëzoj për gjithçka që po bëni për të promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare, për të promovuar gruan shqiptare dhe sukseset e saj përtej gjeografisë shqiptare. Ju dëshiroj shëndet e realizim synimesh jetësore!
**Ju faleminderit ju e dashur Prof Dr Shefki ,Ishte nder dhe obligim bashkebisedimin. Ju jeni nje grua e suksesshme, Studiuesja e gjuhesise ne menyren me permanente dhe te vlerësuar. Redaktorja, romancierja , gruaja me integritet te lartë njerëzor. Jeni një inspirim dhe model i shkelqyer i madh jo vetem për gruan shqiptare, per Gjuhëtarët, shkrimtarët,Intelektualët në punën qe duhet te bejnë për te ruajtur te pastër Kulturën dhe Gjuhën tone Shqipe ne menyre te vazhdueshme ashtu si punoni dhe ju. Faleminderit .
Suksese nga zemra
Dr. Liliana Pere
Ing Informatic
President: International Organization.
” Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP
KOSOVA KUJTON PRESIDENTIN HISTORIK IBRAHIM RUGOVA, BOTA NDEROI PARA 10 VITESH
Në Kujdesin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, organizohet akademi përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të shuarjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Akademia mbahet në 21 janar në orën 18:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë./
KOSOVA KUJTON PRESIDENTIN HISTORIK IBRAHIM RUGOVA, BOTA NDEROI PARA 10 VITESH/
-Presidentin historik Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë, u shua para 10 vitesh, në 21 janar 2006, duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmes për Kosovën shtet euroatlantik/
-Në 16 janar 2006, Presidenti Ibrahim Rugova priti kardinalin e Venedikut, Anxhelo Skola dhe shefin e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg. Këto ishin takimet e fundit që Presidenti Rugova ka zhvilluar me diplomatë/
-Presidenti historik Rugova në intervistën që kam zhvilluar për gazetën Rilindja në fundvitin 2002: Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës…Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët./
-Personalite të larta nga e gjithë bota, sa herë që vijnë në Kosovë kujtojnë me vlerësimet më ta larta Presidentin historik Rugova. Çka kanë thënë presidenti amerikan Clinton e kryeministri britanik Blair për kristalet e Rugovës dhe “besën” e dhënë për të ndihmuar Kosovën/
Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI, Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 20 Janar 2016/ Kosova kujton Presidentin historik Ibrahim Rugova, arkitektin e pavarësisë, i cili u shua para 10 vitesh, në 21 janar 2006, duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmes për Kosovën shtet euroatlantik.
Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, në Prishtinë.
Nën patronazhin Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, organizohet akademi përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të shuarjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Akademia mbahet në 21 janar në orën 18:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
“Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar para 10 viteve, në 21 janar 2006, në mesditë.
“Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë, ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.
Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë.
Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri, me të cilin ishte diagnostifikuar në fund të gushtit të vitit 2005.
Ai ndërroi sot jetë në fazën terminale të sëmundjes primare, pasi luftoi këtë sëmundje gjithë këta muaj me guxim të pashoq dhe moral të lartë. Opinioni do të njoftohet me kohë për detajet që lidhen me nderimet e fundit që do t’i bëhen Presidentit Rugova”, thuhej në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
Në ndërkohë, zëdhënësi i Presidentit, Muhamet Hamiti, u kishte deklaruar medieve ndërkombëtare: “Rugova e zhvilloi betejën e vet me kancerin me dinjitet dhe guxim të madh deri në frymën e fundit”.
21-25 janar 2006 – Këshilli i Varrimit, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, në të cilin marrin pjesë figura eminente vendore por edhe autoritetet më të larta ndërkombëtare në Kosovë, cakton fillimisht 5 ditë zie, për të vendosur në fund që për Presidentin Rugova Kosova do të mbante 15 ditë zie – deri më 6 shkurt. Bëhen përgatitjet e plota për ceremonitë mortore të Presidentit Rugova. Qindra mijëra njerëz, simbas vlerësimeve të mediave të huaja mbi një milion, me gjithë motin e ftohtë me temperatura deri në -18 gradë celsius që mbretërojnë në Kosovë, i bëjnë nderime Presidentit të ndjerë, trupi i të cilit ishte sjellë për homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
26 janar 2006– Rreth një gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në funeralin e Presidentit Rugova, i cili pasditen me acar varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Velani. Rugova varroset me nderimet më të larta shtetërore e ushtarake, që janë quajtur “ceremoni kombëtare”. Mbi 50 delegacione nga vende të ndryshme të botës, udhëhequr edhe nga delegacione presidenciale, marrin pjesë në shërbesat përkujtimore. Arkivoli me trupin e Presidentit Rugova, mbështjellë me Flamurin e tij propozuar për Flamur shtetëror të Kosovës, bartet në “Shtratin e Topit” nga formacione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, që kryen ceremonitë ushtarake të një funerali shtetëror, gjatë kortezhit që niset nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, për të kaluar, nëpër Rrugën Nëna Tereze, rrugës kah Fakulteti i Filologjisë dhe Instituti Albanologjik, ku kishte studiuar e punuar Rugova, përpjetë drejt sallës “1 Tetori”. Fjalë përkujtimore në ceremoninë qendrore mbajnë PSSP Soren Jessen-Petersen, kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Havier Solana, anëtari i kabinetit të Presidentit amerikan Bush, Xhekson, dhe nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha.
Rreth orës 14.35 minuta kortezhi funebër, pasi kalon nëpër rrugën Agim Ramadani, dhe rrugës përpjetë drejt Varrezave të Dëshmorëve, mbërriti në vendin ku do të pushojë përgjithnjë – në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, jo shumë larg nga rezidenca ku kaloi 12-13 vjetët e fundit të jetës. Trupi i Presidentit Rugova u lëshua në tokën e Kosovë pak minuta më vonë, para orës 15:00. Varri i Presidentit Rugova, mbuluar me pllakë të bardhë mermeri, ruan me shkronja të arit shënimet elementare: Ibrahim Rugova, 1944-2006.
I gjithë funerali i Presidentit – nga ora 09:00 e mëngjesit – transmetohet drejtpërdrejt në të tri televizionet me shtrirje kombëtare në Kosovë – RTK, RTV21 dhe KTV, por edhe nga stacione televizive nga Shqipëria. Ndërsa, disa televizione të huaja kohë pas kohe kyçen në transmetim të drejtpërdrejtë.
Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së, partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, më 23 dhjetor 2005, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit.
Në vitin 2006, në 6 janar Presidenti Ibrahim Rugova merr urime nga Presidenti amerikan Bush dhe kryeministri britanik Bler për festat e fundvitit.
Në, 11 janar, pas një sulmi në zemër, vdes në moshën 68 vjeçare Imzot Mark Sopi, ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës. Presidenti Rugova shpall ditën e shtunë, 14 janar 2006, ditën e varrimit të Imzot Sopit, “ditë zie në tërë territorin e Kosovës”.
Në 16 janar 2006, Presidenti Ibrahim Rugova priti kardinalin e Venedikut, Anxhelo Skola dhe shefin e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg. Këto ishin takimet e fundit që Presidenti Rugova kishte zhvilluar me diplomatë të huaj para se të ndërronte jetë.
“Presidenti Rugova pret në takime të veçanta Kardinalin Scola, shefin e Misionit Amerikan në Kosovë”, bënte të ditur komunikata nga ato takime të fundit, e dërguar nga Presidenca e Kosovës, në të cilën thuhej:
“Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka pritur sot (e hënë) në një takim Kardinalin Angelo Scola (Anxhelo Skola), Patriark i Venedikut, i cili ka ardhur në Kosovë për ceremonitë mortore të imzot Mark Sopit, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovë, i cili ndërroi jetë javën e kaluar.
Kardinali Scola çmoi filozofinë politike dhe vlerat që përfaqëson Presidenti Rugova, duke uruar që Presidenti të përballojë tani edhe sfidën e shëndetit dhe të arritjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
Presidenti Rugova vlerësoi kontributin e Imzot Mark Sopit për Kosovën.
Presidenti i Kosovës theksoi se tani që jemi në prag të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, pavarësia dhe sovraniteti i plotë janë zgjidhje që siguron paqe e stabilitet në vendin tonë dhe në këtë pjesë të Evropës.
Po sot, Presidenti Ibrahim Rugova ka pritur në një takim të veçantë edhe shefin e Misionit Amerikan në Kosovë, z. Philip Goldberg, me të cilin zhvilloi një bisedë për çështjet aktuale në vendin tonë”.
Që para më shumë se dy dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet. “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, ka thënë shumë prerë Ibrahim Rugova në 6 tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjitjhshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.
Të zhvilluara kështu të ndërmjetësuara e garantuara ndërkombëtarisht bisedimet për statusin – pavarësinë e Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova i parashikonte e kërkonte në intervisten ekskluzive, të parën të Presidentit të parë të Kosovës dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), të cilën e zhvillova në shtator 1994.
Presidenti Rugova theksonte se, “ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen gjithsesi në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë, theksonte Presidenti Rugova, dhe shtonte se, kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të 26 deri 30 shtatorit 1991 e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”…Me Presidentin Rugova bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, në Prishtinë, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.
“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës të shndërruar në seli të institucioneve të Republikës së shpallur.
“Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në dhjetor 2002.
Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.
“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte ai në një intervistë poashtu ekskluzive që zhvillova në fundvitin 2002 për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.
Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.
Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.
Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.
Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë të vendosur përjetshëm në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.
E teksti i këngës “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, e cila nga Presidenti historik i Kosovës Rugova është propozuar Himn i Kosovës është ky:
KUR KA RA KUSHTRIMI N’KOSOVË
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra ushtrimi n’Kosovë
Janë bashku’qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Janë bashku’qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
I lindur në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, Rugova, më 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosvës (LDK), e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Më 24 maj 1992, pas deklarimit të popullit të Kosovës në referendum për pavarësi një vit më parë, Rugova në zgjedhjet e para nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila ishte shpallur në vitin 1990, por nuk ishte njohur ndërkombëtarisht.
Si gjithmonë, edhe më 4 mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës president i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova theksonte: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”.
PRESIDENTI AMERIKAN CLINTON E KRYEMINISTRI BRITANIK BLAIR: PËR KRISTALET E RUGOVËS DHE “BESËN” E DHËNË PËR TË NDIHMUAR KOSOVËN
Personalite të larta nga e gjithë bota, sa herë që vijnë në Kosovë kujtojnë me vlerësimet më ta larta Presidentin historik Rugova.
Presidenti amerikan Bill Clinton, në 1 nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Clinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.
Në vitin 1998, Tony Blair, atëherë Kryeministër i Britanisë së Madhe, ia kishte dhënë “besën” Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, se do të ndihmonte.
Këtë e tregoi vetë Blair në Prishtinë në 9 korrik 2010, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës:
“Më kujtohet fundi i vitit 1998, vizita në Doëning Street e Ibrahim Rugovës. Ai ishte një burrë i qetë dhe modest. Ai më dha një dhuratë të vogël të kristalit të purpurtë dhe të bardhë. E mbajta gjatë tërë qëndrimit tim në Doëning Street mbi tavolinën time. Tash ajo ndodhet në shtëpinë time mbi kaminë.
Ai (Rugova) më tregoi të vërtetën për Kosovën. Orvatjet e popullit të saj, nevojën që bota të dëgjojë, detyrën e botës për të vepruar. Ai nuk bërtiste, nuk e shfaqte gjendjen me slogane ose gjeste ekstravagante. Ai fliste butë por me një sinqeritet mbresëlënës. Përderisa largohej, më tha: ‘Ju lutem, po ju kërkoj vetëm një gjë: mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për të siç ndjeni për popullin tuaj. Dhe ndihmoni’.
I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë ‘besën’ time. Detyrimin tim. Dhe e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij”.
Duartrokitjet frenetike në Kuvend pas këtij tregimi shprehën edhe një herë fuqishëm falënderimin dhe mirënjohjen e përjtëshme për Kryeministrin e Britanisë së Madhe në kohën e luftës në Kosovë, Tony Blair, njeriun që bashkë me Presidentin amerikan Bill Clinton kishin vendosur të lëviznin NATO-n për Kosovën.
Në 24 mars 1999 ishte mbrëmja e ditës që i hapi shteg lirisë së Kosovës, ndërhyrjes shpëtimtare së NATO-s, forcës më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit. Ishte një ndërhyrje që pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në 6 shkurt 1999 kishte përfunduar, nga mesi i marsit, me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar.
Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
Ish Kryeministri MEKSI: Është fatkeqësi që Rama dhe Basha nuk janë takuar asnjëherë që kur PS ka ardhur në pushtet
*Intervista me Aleksandër Meksin, kryeministrin e 28-të të shtetit shqiptar, realizuar nga gazetari Roland Qafoku për emisionin “Debati në Channel One”.- E enjte, 14 janar 2016, ora 21.00-23.00/
*Pas intervistës janë edhe 50 deklaratat më të bujshme që ka bërë Aleksandër Meksi gjatë karrierës së tij politike./
– Që kur kam lindur deri më sot kam kaluar 19 kryeministra të Shqipërisë. Gjithë jetën e kam kaluar duke sharë kryeministrat, me përjashtim të rastit kur isha vetë kryeministër?/
-Kur kryeministri rus Çernomerdin më ofroi të shiste me çmim të lirë MIG. Përgjigja ime: Ok por më parë më gjej armiqtë*/
-Isha me temperaturë të lartë dhe për të mos humbur nje takim me të huajtë, e bëra gjilpërën në zyrën e kryeministrit. Gjatë 5 viteve si kryeministër kamë shkuar vetëm dy herë me 5 minuta vonesë në zyrë, edhe ato dy raste me arsye./
– Nuk ka demokraci në parti, nuk do ketë as në qeverisje. Vetëm parimi 1 anëtar, 1 votë e zgjidh demorkacinë./
INTERVISTA:/
Pyetje:- Zoti Meksi, në gjithë historinë e shtetit shqiptar kemi 25 vjet demokraci. A janë këto vitet më të mira të shtetit shqiptar?
Meksi: – Secili vit ka të mirat e veta, por edhe gjëra që gjykohen negativisht, aq më tepër që njerëzit në pluralizëm pozicionohen qartë në 2 kahe të kundërt. Ka njerëz që jetojnë shumë mirë, por edhe që ankohen shumë dhe fajësojnë politikën. Për pozitën e politikës sonë janë vite të mira, shteti ka mbijetuar vitet e para të demokracisë falë edhe ndihmës së ndërkombëtarëve.
Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq ne shqiptarët? Pasi në kohën kur keni ardhur ju në pushtet ka qenë pothuajse e njëjta situatë si të rithemelohej shteti.
Kur kam marrë unë pushtetin ka qenë një përmbysje dhe kemi filluar nga e para, megjithëse të gjithë kryeministrat këtë thonë. Gjatë viteve kur kam udhëhequr unë kapërcyem gjendjen e vështirë për shkak të seriozitetit të reformave. Këtu qeveria merret me punën e mëparshme, jo me të vetën. Të gjithë njerëzit po ti vësh të bëjnë gjëra përsë dyti do ti bëjnë ndryshe. Zotësia është të ndërrosh rrugë kur e kupton që je gabim.
Jeni duke thënë se nëse ju do ishit sërish kryeministër?
Jo. Edhe një herë tjetër ma kanë keqkuptuar këtë.
Për çfarë jeni krenar për kohën kur keni qenë kryeministër?
Kam harruar që kam qenë kryeministër. Ka qenë një detyrë e imja dhe ato 5 vjet në moshën time janë një e treta e kohës.
Jeni 77 vjeç dhe që nga koha kur keni lindur deri më sot keni jetuar me 19 kryeministra. Mes 33 kryeministrave ju jeni i 28-ti në renditje. Si ka qenë jeta juaj?
Kam lindur në vitin 1939 kur ishte kryeministër Kostaq Kotta. Pra që nga ajo kohë e deri ëm sot kur është Edi Rama kryeministër kanë kaluar 19 kryeministra. Unë gjatë gjithë jetës sime i kam sharë të gjitha qeveritë me përjashtim të rastit kur isha vetë kryeministër. Por edhe atëherë shaja ministra të veçantë.
Zoti Meksi, si i komentoni deklaratat tuaja gjatë karrierës suaj?
Dekarata me kryeministrin e Serbisë Milan Paniç (Deklarata 4):
Si arritët të ishit kaq i qartë që në atë kohë, kur Shqipëria vetëm shtet nuk kishte? A ndikuan bashkëpunëtarët e huaj, mendim personal për shkak të njohurive historike?
Të gjitha kanë ndikuar në të. Një anije nuk mund të futet në port pa parë edhe anije te tjera sepse përplaset. Këto gjëra nuk mund të mos thuheshin.
Jeni nga të vetmit kryeministër të Shqipërisë që keni dhënë një konferencë për shtyp në OKB në Nju Jork për gazetarët e huaj nga shumë vende të botës. Si e komentoni ju sot deklaratën tuaj në atë kohë se lufta mund t’i imponohet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ne ishim të vetëdijshëm për gjendjen e Shqipërisë, dhe mbi rrëgullat ndërkombëtare, për të cilat ne kishim aderuar.Ne nuk vinim nga rruga, me ndonjë diplomë në anglisht.
Ju keni bërë një deklaratë në mars 1995 në konferencën e jashtëzakonshem të PD duke mbrotjur Berishën.
Unë kam përkrahur ligjin dhe rregullat, jo Berishën. Unë kërkova që të zgjidhej ai pretendim në përputhje me rregullat. Nuk shqyrtohej Berisha në atë kohë, por tjetër gjë. Detyrimi në një vend demokratik është ose të mbështesësh strukturat ose të largohesh. Unë kam qenë një person që e thoja atë që mendoja, kundërshtoja.
Keni bërë këtë deklaratë kur ishit kryeministër: “Sigurimi i Shtetit dhe ata që vuajtën prej tij kishin një fat që për ne është mësim për të gjithë nëse duam të mbijetojmë si komb që të liqve dhe ligësisë nuk duhet ti shërbesh kurrë”. Pse ju nuk i hapët dosjet?
Ne e morrëm qeverinë kur shqiptarët nuk kishin bukë të hanin. Edhe jo qeveri ka 2 vite e gjysmë dhe s’i ka hapur. Ne morrëm në dorëzim arkivat, filluam t’i sistemojmë dhe vetëm pa skëtij procesi mund ti hapnim. Ne filluam lustracionin, këtu gënjehet opinioni publik. Për tu hapur dosjet, ato duheshin sistemuar. Shifrat që jepnim ne jepen dhe sot. Shumica e dosjeve janë likujduar. Thuhet që janë 29 mijë të mbetura.
A arritën agjentët e sigurimit të shtetit të ishin afër jush dhe ju i keni zbuluar?
Edhe kishte dhe ne bëmë një pastrim të tyre dhe për këtë na kanë sharë.
Një nga thëniet tuaja në maj 97 me Fevziun Demokraci anuk vjen duke vrarë Meksin
Unë gjithnjë kam dalë nëpër Shqipëri e jashtë pa roje. Frikë kanë ata të cilët kanë bërë mëkate, unë vetëm kam zbatuar ligjet.
A keni bërë ju ndonjë gabim?
Nuk e bëmë që në fillim ligjin e lustracionit, por e zbatuam pa e bërë dhe e dyta nuk patëm mundësinë çështjen e pronave. them që vepruam mirë në trajtimin etë përndjekurve. Mund të kishim luftuar më shumë për ndihma për shfrytëzimin e hapësirës shqiptare, veprime që u bënë më shpejt duheshin bërë më vonë.
Deklarata në Moskë në rusisht
Jeni I pari dhe I vemti kryeministër që gjatë një vizite në Moskë keni mbajtur një fjalim në rusisht. A mund të na e tregoni historinë e ofertës që ju bëri kryeministri rus Çernomerdin për të shitur Shqipërisë avion Mig?
Pritja atje qe e madhe. Nga delegacioni shqiptar kishte pak njerëz. Sa fillova të flisja rusisht ata u habitën dhe më duartrokitën. Kryeministri rus Çernomerdin mu afrua dhe ne bëmë një bisedë të lirë. Më tej ai më tha se mund ti shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë. Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht.
Koment për këtë deklaratë të bërë në 1997”
“Nëse ndokush kërkon luftë civile, është detyrë e qeverisë t’i kundërvihet për ta ndaluar luftën civile”.
Pasi u qetësua Shqipqria në zgjedhjet e 97 nuk dëgjuam njëherë psë spo na jepni para, pra nuk qenë problemi kryesor për ato që ndodhën. E dyta, mënyra si u bë tregon qartë që kishte sfond politik. Populli si përherë me të drejtën për paratë duhet të ishte disponibël. Nëse anija em vela i vë velat në kundërshtim me erën do të përmbyset. Ato qenë një mundësi për të bërë rrëmujë për shkak të kundërshtimit të shtetit shqiptar për të mos përmirësuar atë që ndodhi në zgjedhjet e majit, sigurisht që pati reagim ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare. Zgjidhja nuk qe e përshtatshme.
Shteti ushtrinë e ka edhe për të ruajtur rendin dhe pronën. në atë kohë u shkatërrua prona dhe shtetinuk lëvizi. Për çudi nuk lëvizën as të huajt. Dhe në një intervistë timen unë them “Pse ka të huaj këtu?” E ka atë detyrë shteti të mos lejojë të ketë luftë civile. Në Shqipëri nuk pati luftë civile, ajo ishte një përrallë për të justifikuar ato që ndodhën. Por qeveria e pajtimit kombëtar nuk kreu detyrën e saj që të ruante rendin. Sa qesh unë në qeveri këtë detyrë u munduam ta kryenim.
Ish-presidenti Berisha ka thënë që një nga përgjegjësitë e mia janë lejimi i fajdeve. A jeni dakord?
Ai ishte një gabim.Unë kam luftuar që të mbylleshin. Por mbyllja e tyre nuk varej nga unë. Ka pasur edhe mbyllje në prill maj dhe gjyqe në qershor korrik. Ato u rizhviluan dhe këtu ka një pikëpyetje të madhe, kur nga ndërkombëtarët kërkohej mbyllja. Derisa s’bëhet transparencë do të thotë se dikujt nuk i pëlqen.
Një nga teoritë është se shërbimet e huaja shtetërore kanë faj për atë çfarë ndohi këtu?
Nuk e përjashtoj këtë mundësi por ne gjithmonë fajin kërkojmë ta gjejmë tek të tjerët. Ka dizinformim për këtë peridhë dhe dizinformimi bëhet për të mbuluar disa gjëra të tjera.
Ish ministri i mbrojtjes Safet Zhulali ka thënë se nëse dikush tenton të hapë një dosje për marisn e 97 do hapë dosje të re dhe ska për ta marrë evsh askush. Si e komentoni?
Ka mosdëshirë për të mos e përmenduar atë periudhë.
A lidhen ato që ndodhën në Shqipëri me ato që ndodhën në Kosovë?
Jo kjo nuk ka lidhje. por sigurisht kishte fqinj që iu interesonte që këtu të kishte destabilitet dhe trazira.
Cili shtet nga ata që i kemi quajtur armiq i ka bërëmë shumë dëme Shqipërisë?
Duhet bërë inventar për ta thënë këtë.
A keni ndonjë peng për 5 vitet që keni qenë kryeministër?
Secili ka pengje, por jo gjëra të mëdha. Megjithatë çdokush që do ketë mundëisnë të bëjë diçka dy herë, do e bënte më mirë. Megjihatë, unë nuk e tem këtë sepse njëherë që e thashë me shaka u përfola se dëshiroj të marr sërish detyrën e kryeministrit.
Si është Shqipëria sot? Jetoni mirë në qeverisjen qoftë të PD qoftë të PS?
Në planin personal nuk kam ndonjë ankesë. Uën merrem me kërkime, me kontakte dhe me ata që kam kundërshtarë. por mendoj që shumë gjëra nuk bëhen mirë, meqë dëgjoj ankesa nga njerëzit.
Si po qeveris e majta?
Thotë se po qeveris si e majtë, por t’i presësh energjinë elektrike dikujt që nu ka mundësi të paguajë kjo vetëm politikë e majtë që nuk është. Shteti sigurisht duhet të mbledhë paratë, madje me atë punë jam marrë dhe unë, por ne vumë kompensimin për ata që nuk kishin mundësi të paguanin. në kohën kur qeverisja unë çmimi i energjisë u rrit me 500 përqind dhe ne hartuam politika për ti ardhur në ndihmë atyre që nukkishin mundësi të paguanin. Është detyrim, unë e paguaj.
Ju edhe gjatë detyrës si kryeministër vetëm 2 herë keni shkuar në zyrë me vonesë.
Po vetëm disa herë 5 minuta, por kam shkuar edhe i sëmurë me temperaturë dhe kam bërë gjilpërat në zyrë, sepse kam pasur takime shumë të rëndësishme.
Si thatë zoti Meksi, keni bërë gjilpërën në zyrë?
Po. Erdhi infermierja në zyrën time dhe ma bëri gjil[përën atje. Kisha një takim me të huaj dhe nuk mund të harxhoja kohë. Duhet ta realizoja opatjetër atë takime dhe pse isha sëmurë.
A ndodh sot kjo që një kryeministër me temperaturë të bëjë gjilpërën në zyrë?
Nuk më intereson nëse ndodh apo jo.
Si është Rama si kryeministër?
Kryeministër i republikës së Shqipërisë, pjesë e një koalicioni. Asnjë nga kryeministra pas ’90-ës nuk është i njëjtë me të tjerët. Por unë aktualisht nuk e ndjek politkë, merrem me të tjera gjëra.
A është më mirë Shqipëria gjatë këtyre viteve të qeverisjes së tij?
Shqipëria ëshët si Shqqipëria, ka nga ata që janë shumë mirë ka dhe nga ata që janë keq. Ata që janë mirë e deklaraojnë në blogje, ndërsa pjesa tjetër është shumica e heshtur. Këtu flitet me rritje ekonomike dhe Shqipëria po nuk vajti me 7% rritja ekonomike në vit, nuk do të jetë kurë mirë. Sistemi ynë i votave nu këhstë aspak demokratik. Votohet si në kohën e Enver Hoxhës. Ne sot nuk dimë për kë votojmë. Ne votojmë për partitë, të cilat emërojnë sipas dëshirës. Ne nuk kemi kontroll mbi të zgjedhurin.
Me votimit e vitit 2005 Shqipëria ndodhet në një sistem jokushtetues, ligji i zgjedhjes ishte me 2 raunde dhe u bë me 1 rande, zgjedhjet janë jokushtetuese.
Si funskionon koalicioni PS-LSI?
Unë uk merrem fare me politikë, por në gazeta lexojmë shumë gjëra që janë një çoroditje e organizuar. Duhet pyetur autorët ose duhen parë përfundimet. Ajo që duket është që nuk luftohet për të rikrijuar një shtet të rrregullt në kuptimin e Kushtetutës. Thuhet që po bëjmë reformë për ndryshimin kushtetues. Por ndryshime kushtetuese nu kmund të bëjë vetëm njëra palë. Shetti ndërtohet nga politika, jo nga ekspertët, përndrsyhe e nxjerrm nga funksioni parlamnentin dhe vendosin ekspertët për ne.
Ekspertët nuk duhet të kenë konflikt interesi. Nuk p ona thonë si është rigoroziteti i kontrollit mbi Kushtetutën në vendet që dolën nga diktatura.
Mendoni që drejtësia do të ndryshojë?
Ambasadori amerkan në 95 më ka ardhur në zyrë dhe më pyeti nëse drejtësia varet nga ekzekutivi dhe i thashë drejtësia nuk varet as nga ligji. Ka pasur një nen në kodin penal për përgjegjësinë e gjyqtarit që vepron në kundërshtim me ligjin. Ky ligj është hequr, por gjykata sduhet tja jepte vetes këtë të drejtë. Duhet ti drejtohej parlamentit për arsyen e thjeshtë se është në konflikt interesi. Për veten tënde nuk mund të bësh ligje, në asnjë vend të botës, juristët nuk duhet të bjënë ligje për drejtëinë, gjyqtarët refuzojnë. Gjyqtarët gjithashtu nuk duhet të kenë pasur ste politke, në rast se kanë pasur mund të bëhen noterë, avokatë, por jo gjyqtarë sepse kanë dëshmuar se kanë anshmëri politike.
Ju a keni pasur kontribut në sistemin e drejtësisë?
Bëmë afatin e kërkuar të kodit, penal e civil, shumica e kodeve janë bërë që në atë kohë.
Si e komnetini shofrën 54 të vrarë në 2015?
Kjo do të thotë që shqiptarët skanë dëshirë të vrasin. Janë të vetëdijshmë për këtë akt të keq. Këtyre fakteve nuk iu bëhet interpretim politik.
Si ju duket opozita?
Unë kam qenë nga ata që kam kërkuar parimin një anëtar një votë dhe institucionalizimin e mendimit ndryshe. Këtë gjë nuk e kanë qejf, unë për këtë arsye nuk jam përzierë.
E vlerësoni fitoren e PD në kërkesën e saj për dekriminalizimin e kuvendit?
Ai është pranimi i një turpi, sepse kriminelët nuk kanë hyrë me zor në parlament, gjithmonë nëse ka sepse secial palë thotë që nuk ka.
Si ka mundës që ky parlament sot ka këtë nivel dhe vetëm parlamenti i parë kishte një nivel shumë më cilësor?
Sot janë të gjithë mendimtarë dhe nu kka nevojë të bëjnë dallime nga njëri apo tjetri. Kushdo bën gjithçka dhe është e kundërat e meritokracisë.
Si funsionon Rama dhe Basha si dy liderë të rinj?
Mund të jene ndryshe, por edhe të njëtë me njëri tjetrin.
Çdo tç thotë fakti që nuk janë takuar asnjëherë?
Që kemi një nivlet të lartë demokracie, kjo është një fatkeqësi.
MBARIMI I INTERVISTËS
50 DEKLARATAT NGA MË TË RËNDËSISHMET TË ALEKSANDËR MEKSIT, KRYEMINISTRI I 28-TË I SHQIPËRISË NGA 13 PRILL 1992 DERI 1 MARS 1997.
1.JANAR 1991, për gazetën “Rilindja Demokratike”
“PD qysh me krijimin e saj shprehu publikisht opinionin e vet për domosdoshmërinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, caktuar më 10 shkurt 1991. Presidiumi i Kuvendit Popullor duhet të vinte veten mbi partitë. Megjithëse ka ende kohë që ky organ i lartë të heqë dorë nga një qendrim i tillë që pengon vendosjen e pluralizmit të vërtetë në Shqipëri. Hyrjen në rrugën e vërtetë të demokratizimit dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike si dhe të kuptojë se zgjedhjet e shpejtuara nuk do të jenë gjë tjetër veçse një farsë elektorale e veshur me petkun e pluralizmit politik”.
2.MAJ 1992, fjalë e mbajtur në simpoziumin për tranzicionin, Romë, Itali
“Ne nuk duam të vrasim ata që janë për socializmin, por jemi kundër ndërtimit të shoqërisë socialiste të ndërgjegjshëm se 46 vjet këtu dhe 70 vjet e ca në Bashkimin Sovjetik mjaftojnë për të demonstruar idetë tona”.
3.MAJ 1992, fjala e mbajtur në simpoziumin për tranzicionin, Romë, Itali
“Përsa i përket ndihmave ushqimore, qeveria shqiptare i bën thirrje Komunitetit Evropian e nëpërmjet saj G24 që kjo ndihmë të jetë e vazhdueshme dhe të përfshijë përveç grurit, miellit, gjalpit, dhe qumështit pluhur edhe vajin vegjetal, sheqerin, sapunin dhe orizin”.
4.GUSHT 1992, gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Milan Paniç
“Si shqiptarë, si një vend ballkanik, ne e kuptojmë se është e domosdoshme të zgjidhet çështja e Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit shqiptar në Kosovë. Dhe rruga më e mirë që mund të zgjidhet është dialogu ndërmjet përfaqësuesëve legjitimë të Kosovës dhe qeverisë serbe në prani të të tretëve”.
5. SHTATOR 1992, konferencë për shtyp, OKB, Neë York
“Qeveria demokratike shqiptare filloi të qeverisë vendin në një moment mjaft të vështirë, duke trashëguar një ekonomi të shkatërruar nga sistemi monist dhe nga centralizimi i tepruar. Megjithatë, prioritetet e qeverisë janë tre: vendosja dhe stabilizimi i rendit, i ci1i tashmë ka marrë rrugë, integrimi i ekonomisë drejt ekonomisë së tregut dhe orientimi i politikës së jashtme drejt hapjes me botën, për t’u shkëputur nga vetizolimi”.
6. SHTATOR 1992, konferencë për Shtyp, në OKB, Neë York
“Lidhur me Kosovën, ne jemi për parimin e vetëvendosjes së popujve e këtë gjë ua kemi bërë të qartë të gjitha forumeve ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve mike në kuadrin dypalësh, duke nënvizuar se Shqipëria nuk është aspak për ndryshimin me forcë të kufijve”.
7.SHTATOR 1992, konferencë për Shtyp, në OKB, Neë York
“Deri vitin e kaluar Kosova ishte një nga tetë etnitetet e RSFJ. Tani që u prish federata, i takon popullit shqiptar që të vendosë për të ardhmen e tij në rrugë paqësore”.
8. SHTATOR 1992, konferencë për Shtyp, në OKB, Neë York
“Greqia ka mbajtur vetëm shqiptarët ortodoksë. Më 1946 ajo dëboi nga trojet e tyre dhe i konfiskoi pasuritë shqiptarëve muslimanë (çamë), me preteksin se ishin bashkëpunëtorë me gjermanët. Aktualisht ata kërkojnë të kthehen në trojet e pronat e tyre. Qeveria greke ka rënë dakord që të rishikohen vetëm pronat”.
9. SHTATOR 1992, konferencë për Shtyp, në OKB, Neë York
“Ne jemi sot në fazën e rrezikut të konfliktit dhe jemi për zgjidhje paqësore. Lufta mund t’i imponohet Kosovës ose Shqipërisë. Ne nuk e dëshirojmë luftën”.
10. SHTATOR 1992, konferencë për Shtyp, në OKB, Neë York
“Aktualisht në Shqipëri komunistët janë konvertuar në socialistë, ndërsa një grup ekstremistësh krijoi Partinë Komuniste, programi i së cilës nuk përputhej aspak me programet demokratike. Po ashtu, gjatë zgjedhjeve elektorale, kjo parti fitoi vetëm 8000 vota nga 2 milionë votues. Nisur nga programi i kësaj partie dhe veprimtaria e saj, parlamenti vendosi që t’a nxjerrë jashtë ligjit. Ndërkohë këtë veprim nuk e kundërshtuan as socialistët”.
11.DHJETOR 1992, fjala në kongresin e FRPD
“Do të vijojmë punimet në rrugën Veri-Jug, zgjerimin e rrugës Elbasan-Përrenjas, i asaj Tiranë-Durrës, i rruëgve sekondare dhe të jeni të sigurtë që do t’i ndërtojnë punëtorët me rrogë dhe jo aksionet famëkeqe me sistemin e angarisë mesjetare”.
12.MARS 1993, gjatë inagurimit të muzeut të Holokausit në Ëashintgon, SHBA
“Në vitin 1993 kemi martesën e parë të një shqiptari me një vajzë hebreje që hapi rrugën e lidhjeve të tjera martesore. Mikpritja dhe strehimi i tyre sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore pati jetonë në SHBA dhe Evropë. Një banor Beratit që ndihmoi një familje hebreje në 1993 tha: Të strehoje një hebre gjatë pushtimit gjerman ishte njëlloj sikur të mbushje shtëpinë me dinamit dhe të prisje të ndodhte shpërthimi nga çasti në çast”.
13.DHJETOR 1993, fjala në Kuvendin e Shqipërisë
“Ka kaluar 1 vit nga gushti i vitit 1992 kur qeveria nisi programin e saj të reformës dhe rezultatet edhe optimisti më i madh nga ne zor se do t’i përfytyronte këto arritje. Rënia e prodhimit është ndalur, në 1993 prodhimi bujqësor do të rritet 15 për qind”.
14.QERSHOR 1994, Fjalë në Forumin e Crans Montanës
“Shqipëria nga ana e vet e quan të domosdoshme ruajtjen e stabiliteteit në rajonin e Ballkankit dhe po aq të domosdoshme ndalimin e luftës, dënimin e agresorëve dhe moshapjen e saj në Jug drejt Kosoëvs dhe Maqedonisë që do të thotë Luftë Ballkanike e më tepër”.
15.NËNTOR 1994, intervistë në “RD”
“Rezultati negativ në referendum duhet kërkuar te vetë fushata dhe te projekti i Kushtetutës që nuk mori parasysh interesat e shtresave të veçanta të popullit shqiptar, tek qeverisja e vendit, në defektet në privatizim, në korruopsion, nepotizëm”.
16.MARS 1995, në konferencën e jashtëzakonshme të PD
“Nëse ju doni rolin e liderit dhe nëse gjykoni se Sali Berisha po keqdrejton e duhet të largohet nuk ka pse nxitoheni. Prisni kuvendin përpara fushatës paralektorale, dilni me platformë të re, me program të ri dhe po ju zgjodhën për lider për të zëvendësuar Sali Berishën, hallall e keni”.
17.NËNTOR 1995, fjala në Kuvend
“Sigurimi i Shtetit dhe ata që vuajtën prej tij kishin një fat që për ne është mësim për të gjithë nëse duam të mbijetojmë si komb që të ligjve dhe ligësisë nuk duhet t’i shërbesh kurrë”.
18.NËNTOR 1995, fjala në Kuvend
“Është vështirë sot të gjesh njerëz nga persekutorët që të pranojnë në publik gabimet apo të shprehin pendesën. Përkundrazi, shumë prej tyre këtë vënie përpara përgjegjësisë, këtë revokim të turpit të tyre e quajnë genocid, çka e bën të vështirë të shqiptosh fjalët e librave të shjenjë “Fali o Zot se nuk kuptojnë se ç’kanë bërë”.
19.DHJETOR 1995, fjala në Kuvend
“Nuk ndryshon lehtë fara shqiptare. Kanë mbetur të tillë pas qindra vjetësh arbëreshët, arvanitasit në dhe të huaj dhe në vende më të qytetëruara. Shqiptarët dhe pasardhësit e tyre si kundër ne është si të gjithë popujt, i janë nënshrtuar lëvizjeve, dyndjeve e deri për të shkuar në vend të huaj”.
20.DHJETOR 1995, fjala në Kuvend
“Ansjëherë shqiptari nuk e ka konsideruar të huaj të ardhurin. Madje në mjaft raste ku nuk ka ardhur si pushtues apo nuk e ka dhunuar edhe kur i takonte tjetër gjaku. Prandaj është antishqiptare dhe antihunmane çdo dallim apo përbuzje për të ardhurit të cilëve gjithnjë ju kërkohet respektimi i rregullave dhe zakoneve të vendit ligjeve të pranuara nga ne të gjithë”.
21.JANAR 1996, për gazetarin Artur Zheji në Romë
“Nuk besoj se ekzistojnë projekte të Shqipërisë së Madhe. Si vend i vogël që është, Shqipëria asnjëherë nuk ka synuar të përvetësojë tokat e të tjerëve. Por nuk mungojnë ata që mendojnë se gjithë shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë në të njëjtin shtet ashtu si një shekull më parë”.
22. JANAR 1996, për gazetarin Artur Zheji në Romë
“Që në lashtësi shqiptarët nuk janë ndarë. Ishim një provincë romake e më pas bizantine e më pas akoma turke pa patur problem kufijtë e brendshëm. Shumica e shqiptarëve e shikon të realizueshëm një shtet shqiptar të të gjithë shqiptarëve gjithnjë në gjirin e Evropës së madhe pa kufij të brendshëm”.
23.TETOR 1996, Moskë fjalë e mbajtur në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Ekonomik të Detit të Zi, Moskë, Rusi.
“E përsërisim edhe një herë vizionin tonë të përbashkët për perspektivën e rajonit si një rajon paqeje, stabiliteti, e begative të vazhdueshme dhe është dëshira dhe detyra jonë të mos i kursejmë forcat dhe t’i japim një arritje të mëtejeshme një objektivi të tillë”.
24. TETOR 1996, Moskë fjalë e mbajtur në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Ekonomik të Detit të Zi, Moskë, Rusi
Pas fjalës së mbajtur në rusisht nga kryeministri shqiptar Meksi, kryeministri rusViktor Chernomyrdin i bëri një ofertë që Shqipëria të blinte me çmim të lirë disa avionë luftarakë Mig 31 dhe Mig 33. Përgjigja e Mesit ishte:“Ok, zoti Chernomerdin, i blejmë ne shqiptarët, por më parë na gjeni armiqtë se cilët janë”.
25.JANAR 1997, për radion “Zeri i Amerikës”
“Në qoftëse me zëvendësimin e njerëzve zgjidhesin mirë punët sigurisht që nuk ka gjë të keqe, por këta zëra vazhdojnë me metodën e kaluar se besoj nuk e kanë synimin te Meksi sepse Meksi është një nga anëtarët e kryesisë së PD-së, është kryeministër i një qeverie ku janë njerëzit e PD që zbaton programin e PD”.
26.JANAR 1997, për radion “Zeri i Amerikës”
Emri im në PD për t’u larguar si kryeministër në këtë rast përdoret më lehtësisht për t’u kritikuar se emrat e tjerë, por në fakt qëllimi është për të synuar PD-në dhe programin e saj”.
27.JANAR 1997, fjala në parlament
“Në këto fondacione iu siguruan depozituesëve 300 milionë dollarë. Janë ngritur komisione dhe nënkomisione që kanë tashmë të qartë se kemi të bëjmë me forma me strukturë piramidale që do të thotë të futësh 1 dhe të marrësh 2 apo 3 dhe synimi i tyre ishte që në fund të janarit të shpërndahej kjo shumë që është 1 e treta e 700-800 milionë dollarëve”.
28. MAJ 1997, për gazetarin Blendi Fevziu, gazeta “Indipendent”
“Unë jam i gatshëm të shkoj kudo edhe në Vlorë. Nuk jam nga ata që tremben. Nëse demorkacia vjen duke vrarë Meksin gabohen”.
29.MAJ 1997, për gazetarin Rezear Xhaxhiu, gazeta Shqiptare
“Kam qenë unë i pari që kam thirrur në zyrë Gazideden, Lunikun dhe Vrionin për të hetuar fenomenin e firmave në fund të vitit 1995 dhe në fillim të 96. Por u bënë zgjedhjet e u ndërrua qeveria dhe vazhdonim t’a ndiqnim me vëmendje këtë dukuri dhe idea jonë ishte që ato do mbylleshin. Por në momentin që thamë, ishte me zarar, u futën 300 milionë plus dhe kur filluan të vepronin të gjithë u ngritën kundra.”
30. QERSHOR 1997 për Sokol Ballën revista “Klan”
“Nano do kthejë paratë e fajdeve? Nëse do t’i marrë nga xhepi i tij ose i PS, ose dikush do t’ia falte Shqipërisë kjo nuk ka gjë të keqe. Nëse do ti marrë nga xhepi i shqiptarëve të tjerë kjo do të përbënte një precedent fatkeq për shqiptarët. Askush nuk do të jepte më ndihmë për Shqipërinë”.
31. KORRIK 1997, për gazetën italiane “La Stampa”
“Gabuam në qeverisje sepse nuk kuptuam sa rrënjë të thella kishte ushtria në vendin më të prapambetur stalinist të Evropës ndërkohë që filluam reformën ekonomike”.
32. KORRIK 1997, për gazetën italiane “La Stampa”
“Gabuam gjatë qeverisjes sonë se arritëm të ndërtojmë gjykata të ndershme, sepse sipas meje ato ishin të pavarura. Më tej mungesa e dobësisë së policisë dhe të ushtrisë si dhe vështirësitë ekonomike sollën shumë pasoja”.
33. KORRIK 1997, për gazetën italiane “La Stampa”
“A u favorizua kaosi nga jashtë?”Sigurisht që pati dhe ndërhyrje nga jashtë. Nuk ishin kaq të zotë banorët e Vlorës që nuk kaluan dot Urën e Mifolit të rrëzonin qeverinë po të mos kishin dikë prapa shpine”.
34. KORRIK 1997, për gazetarin Ylli Rakipi gazeta “Albania”
“Nano premtoi ritkhimin 100 për qind të parave në të kundërt do të quhet se mori votat me përdhunë morale dhe nuk është mirë të bësh premtime me çeqe të bardhë. Ne si qeveri kemi thënë vetëm ato që mund të realizonim dhe ne i kemi realizuar”.
35. TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Qeveria që drejtoja kishte 3 arritje dhe defekte: Për arritjet: e para futja e Shqipërisë në rrugën e demokracisë, e dyta futja e Shqipërisë në ekonominë e tregut dhe e treta hapja ndaj botës. Për defektet: e para vështirësia në organizimin e sistemit bankar, së dyti vështirësia e koordinimit bazë-qendër, së treti vështirësia e krijimit të një mentaliteti demokratik”.
36. TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Unë kam qenë i mendimit që zgjedhjet e 26 majit duhet të përsëriteshin në 40 zona dhe kam hartuar edhe listën se cilat duhet të ishin këto 40 zona”.
37.TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Nuk u rrëzua qeveria Meksi nga fajdet. Ato kanë qenë një element. Një sebep siç quhet në gjuhën e Shopenhauerit, i cili thotë se i ligu do sebep”.
38.TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Nëse ndokush kërkon luftë civile, është detyrë e qeverisë t’i kundërvihet për ta ndaluar luftën civile”.
39.TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Shqiptarët merren të gjithë me politikë dhe të gjithë me rolin së paku të kryeministrit, kështu edhe unë në vitin 1990 si të gjithë shqiptarët po merresha me politikë”.
40.TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“E kishim zakon që takoheshim për disa vjet rresht me Gramoz Pashkon në bodrumin e tij. Pinim raki, cigare, etj. Shanim qeverinë, zakon që Gramozi derisa hyri në qeveri e vazhdoi”.
41.TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Nuk ka shqiptar që nuk thotë në jetë të isha kryeministër. Por unë nuk kam aspiruar detyra të këtij lloji, ata që më caktuan që drejtonin PD në atë kohë të gjithë bashkarisht menduan se për një sërë rrethanash mund të isha unë personi që mund të drejtonte periudhën më të vështirë të Shqipërisë”.
42. TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Sali Berisha në punët e përditshme nuk mund të themi se ndërhynte por në punët e qeverisë sigurisht që përzihej në problemet e përgjithshme. Diskutohej me të, kishte probleme të caktuara që diskutohej një herë apo dy herë në ditë, bashkarisht, me të tjerë, me ekspertë apo pa ekspertë. Sigurisht që ka patur edhe përplasje, ka patur edhe këmbëngulje nga njëra palë apo tjetra. Unë isha nga ata që thosha se nuk ishte e drejtë.”
43. TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Persona, deputetë apo ministra u ankuan te unë se ndiqeshin nga agjentë të Shërbimit Informativ Kombëtar. Në mënyrë që të mos isha unë personi që çonte gjithnjë te Berisha ankimet e të tjerëve”.
44. TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Lidhur me arrestimin e Fatos Nanos, akuza e parë i është bërë nga ata që qenë në qeverinë e tij apo bashkëpunëtorë të tij në 1991-1998. Ky qe një proces për të cilin vendimin e dha prokuroria dhe gjykata dhe nuk mund t’a japin instancat politike. Se sa në Shqipëri instancat politike ndikojnë në vendimet e gjykatave të tjera, ky është një problem më vete.
45.TETOR 1998, për gazetarin Blendi Fevziu, “E DIELA DEBAT”
“Në procesin hetimor dhe gjykues të Fatos Nanos ka patur anë jo të rregullta. Që ndërsa drejtuesit e shtetit të sotëm votuan për heqjen e imuniteteit të Nanos, unë kam ndenjur me duart poshtë”.
46.GUSHT 2011, Për studiuesen Milena Harito
“Sa mund të lexosh dosjet e Sigurimit të Shtetit, aq mund të lexosh të vërtetën e historisë së fajdeve. Askush nuk e do këtë punë, njëra palë s’do t’a thotë, tjera palë e shfrytëzon. Njerëz që kanë punuar në fajde vazhdojnë të jenë në politikë dhe nuk u quhet krim”.
47.
GUSHT 1997. Për gazetarin Sami Neza, gazeta “RD”
“Kam munguar në mbledhejn e kryesisë dhe të këshillit kombëtar të PD se kur të ikin spiunët e huaj dhe spiunët e Sigurinmit të Shtetit, atëherë do të vij. Kam thënë mjaft qartë: Kur të ikin ferrat dhe plehrat”.
48.
GUSHT 1997, për gazetarin Jakin Marena, gazeta “Dita Informacion”
“PD do të vijë në pushtet në rast se do të ndërpresë vëllavrasjen brenda saj, do të largojë personat që janë përgjegjës për dështimin e fushatës, për impostimin e saj, për fytyrat që ishin në fushatë, dhe do të vendosë meritokracinë. Fraksionet duhet të ekzistojnë dhe të përfaqësohen në përputhje me njerëzit që i mbështesin në forumet e zgjedhura”.
49.
GUSHT 1997, për gazetaren Anila Basha, gazeta “Intervista”
“Unë edhe gjatë kohës që kam qenë kryeministër gjatë 5 vjetëve dhe tani, nuk kam bërë më tepër se 2 ditë pushime. Por ndoshta më vonë, por tani për tani, nuk mund të bëj pushim. Nuk e di në këtë moshë se ç’do të thotë pushim”.
50.
JANAR 2015, për gazetarin Roland Qafoku
“Detyra e kryeministrit ishte një punë e jashtëzakonshme, me përgjegjësi sepse përditë duhet të merrje vendime, të përmirësoje ligjet dhe të drejtoje ekzekutivin në një kohë ku për shumë çështje mund të mos ishte dakord”.
DIJANA TOSKA, KRIJUSJA E PROJEKTIT TE HIMNIT TE NENE TEREZES
Nga Liliana Pere/
Profili Dijana Toskes/
Dijana Toska është një emër i përveçëm në jetën publike e shoqërore në Kosovë dhe Maqedoni. E lindur në Shkup dhe e shkolluar për juriste në Prishtinë, karriera e saj fillon me gazetarinë ku edhe u profilua në një figurë me ndikim publik dhe impakt shoqëror e intelektual. E edukuar në një familje përparimtare, Dijana Toska ishte nisur në rrugët e jetës me idenë se bota që na rrethon është refleksion i sjelljeve dhe prirjve tona. Kjo aksiomë i shërbeu asaj të bëhet ekzemplar i vetëpërgjegjësisë, duke i shërbyer atyre kauzave që e bëjnë njeriun faktorin e ndryshimeve pozitive në shoqëri.
Me emrin e Dijana Toskës lidhen një mori ngjarjesh e suksesesh.Është autore dhe producente e debateve të shumta televizive, e emisioneve dokumentare edhe e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”.
Në opinion mbahet mend si gazetarja më elegante e të gjitha kohërave në televizionin e Prishtinës dhe RTK dhe si lobiste e të drejtave të njeriut.
Është nderuar nga VOA me mirënjohje për kontribut të jashtëzakonshëm dhe dekoruar me ÇMIMIN, ”Mbretëresha Teuta”.
Ka botuar librin – “Maqedonia në gazetarinë time”, një vepër e veçantë që regjistron në mënyrë precize radiografinë e viteve nëntëdhjetë në Maqedoni, vite këto të cilat u foksuan mjaft profesionalisht në një kronikë të gjatë gazetareske të Dijana Toskës.
E edukuar në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor, me punën dhe formimin e saj Dijana Toska ka sjellë në shoqëri edhe modelen e veprimatares që prodhon ide dhe i bën ato pronë e gjithë shoqërisë. Ky altruizëm sublim u vërejt së fundmi edhe me rastin e projektit të “Himnit të Nënës Terezë” dhe Shtëpisë së Nënës Terezë në Prishtinë, ide këto që u lançuan në publik nga Dijana si rrugëtregues se kah duhet të lëviz shoqëria shqiptare. Ky mesazh i dërguar nga ajo u pranua mjaft mirë nga publiku dhe nga segmente të ndryshme diplomatike, politike, kulturore vendore e ndërkombëtare.
Ajo, po vazhdon ta mbindërtojë profilin e saj me elanin e pashuar të një feniksi që do të jep dritë në zonat e pandiçuara të mendjes dhe shoqërisë njerëzore.
Lutem ndiqni bashkebisedimin.
***
E dashur Znj.Toska, a mund të na jepni një panorame tuajën të shkurtër: për lexuesit tanë: kur keni lindur, ku, dhe cfare paraqet ne kontekstin historik, ne te kaluarën dhe sot qyteti i lindjes për ju?
**
Kam lindur më 26 prill 1961në Shkupin e bukur.Eshtë kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë.Eshtë qendër diplomatike,politike,kulturore e akademike. Gjatë periudhës ilire ishte kryeqendër e Dardanisë.
Shkupi është qytet modern, me të kaluar historike dhe të begatshme.I njohur qysh në kohën e lashtë nga Romaket me emrin Skupi, ndërkohë qëhistorianët shkruajnë se ngjarjet më të rëndësishme në historinë e tij janë shënuar qysh në vitin 518.
Ura e gurit është një ndër monumentet historike, e ndërtuar në shekullin XV e cila lidh brigjet e lumit Vardar.Pastaj, Kalaja e Shkupit, Bit pazari, Kurshumli-Hani, Hamami i Daut Pashës ështe galeri arti…Politika sërbe e jugosllave në rrjedhën e viteve të regjimit të tyre bëri ç’shqiptarizimin masiv të qytetit.
Sot,Shkupi është ndarë në dysh dhe ka humbur bukurin e të jetuarit me dinjitet, sidomos për shqiptarët.
**
Znj.Toska, Familja eshte strehëza dhe foleja e ngrohtë e gjithësecilit, desha te mësoj unë dhe lexuesi kush është ajo dhe sa jeni e përkushtuar ndaj saj?
Babai i ndjerë,Ilmi Toska, nëna Mira, tre vëllezër,dy motra e nënte nipër.
Familja është ajo që i dhuroj denjësisht tërë preokupimin e qënies sime.Ajo është pjesa më e bukur e jetës sime, e ëndrrave të mia, engjëlli im mbrojtës i frymëmarrjes sime. Ajo ndikoi shëndetshëm në rininë dhe në pjekurinë time.Prandaj,për shëndetin e tyre lutem bashkë me zotin për cdo ditë.
**
Znj.Toska,a mund të na tregoni për shkollimin tuaj dhe më pas ne investimin tuaj per t’u rritur profesionalisht, si vazhdoji jeta juaj në rrjedhën profesionale?
**
Shkollën fillore e të mesme i kam kryer në Shkup.Fakultetin juridik dhe avokatin në Prishtinë më 1984.Në karrierën time mbi 30-vjeçare kam punuar gazetare, korrespodente, drejtore, producente eprogrameve politike dhe bashkëpunëtore e agjensive të ndryshme të lajmeve vendëse endërkombëtare në Televizionin e Prishtinës dhe Radio Televizionin e Kosovës, në VOA, Rilindje,Lajm, ligjëruese në Akademinë Policore nëVushtrri.Përfaqësuese rajonale e KEN-Knowlegde Economy Network me seli ne Bruksel dhe ICPE.
Autore dhe producente e debateve të shumta televizive, e emisioneve dokumentare edhe efilmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”.
Kryetare e bordit të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit në GJi,JETA/VITA, si dhe drejtore ekzekutive e OJQ-së Litlle People of Kosova, e cila në vitin 2013 fitoi Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Veprimtare dhe lobiste e të drejtave të njeriut, për çka dhe kam fituar mirënjohje të ndryshme.
Mirënjohje edhe nga VOA- për kontribut të vazhdueshëm e të jashtëzakonshëm të
transmetimeve të VOA në gjuhën shqipe dhe shumë vite të shquara të shërbimit ndaj çështjes sëmediave të lira dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkan.
E dekoruar dhe me ÇMIMIN, ”Mbretëresha Teuta”, për kontributin e dhënë në promovimin dhe fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në botë për vitin 2015 nga Klubi i femrave shqiptare të Kroacisë.
**
E dashur Dijana, ju keni një karrierë të lakmueshme., qe flet per nje pune dhe përkushtim te madh nga ana e juaj. A jeni larguar ndonjëherë nga Maqedonia dhe ky largim a ka ndikuar në punën tuaj profesionale?
**
Meqë shqiptarët nuk kishin mundësi të studionin në gjuhën e tyre amtare u detyrova pas mbarimit të gjimnazit më 1979 të largohem nga Maqedonia për ti vazhduar studimet në Kosovë.
Herën e dytë më 1984,pasi që u shpalla nacionaliste nga sistemi komunist, e më pas më 1996 sërish si korenspodente e VOA-as, kur sigurimi shteteror i Maqedonisë më morri akreditimin dhe më krijoi tronditje të mëdha familjare e profesionale.
Prandaj,karrierën time prej gazetareje e drejtuan fuqi të tjera, duke më shndërruar në një nomade, herë në atë anë e, herë në këtë anë të kufirit, por pa dëshirën time. Si në çdo profesion, edhe në gazetari, njeriu mëson dhe zhvillohet në ecje e sipër, kurse unë, për një kohë relativisht të shkurtër, mësova shumë gjëra që, ndoshta, nga ndonjë pozicion tjetër nuk do t’i kisha ditur. Mësovase ndonjëherë profesioni të bëhet barrë në jetë, por jo rrallë, pa problemet që t’i shkakton profesioni, nuk mund ta njohësh anën e padukshme të jetës. Thjeshtë, gazetaria për mua ishte dhe mbetet rreze rentgeni, që depërton atje ku nuk mund të depërtojë syri i thjeshtë, ndonëse për këtë ajo paguan edhe çmimin e saj. Ndonjëherë më të lartë e, ndonjëherë, më të ulët. Unë pagova (dhe për këtë ndjehem krenare) çmimin e mospërkuljes para mentalitetit policor të një politike,që nuk arriti të reformohej, në njërën anë dhe, e ngritjes së dinjitetit profesional në kushtet e mospërfilljes së fjalës publike në Maqedoni, në anën tjetër.
**
E dashur Dijana Toska, karriera juaj u zhvillua duke punuar dhe guxuar, duke provuar shumë pozicione, paqesore dhe me guxim e ndergjegjesuar mes dy stacioneve, Shkup-Prishtinë, ishte dashuria për profesionin apo familjen që i bashkonte këto dy qytete?
**
Stacionet e autobusëve dhe të trenave nuk janë, thjeshtë, pika prej ku shkojnë e vijnë njerëzit. Aty ndodhin edhe drama njerëzore. Fatet e individëve udhëtojnëçuditshëm dhe rastisin të struken për një moment në ndonjë qoshe të stacioneve. Edhe muadisa herë më kishte ndodhur të isha strukur në vetminë time dhe të pritja autobusin, që do të më kthente nga Shkupi në Prishtinë. Ky nuk ishte një udhëtim i zakonshëm. Nuk po ndodhte vetëm udhëtimi fizik imi, por më shumë se kaq. Po prehej si me thikë shiriti i një udhëtimi profesional. Po e leja Shkupin e ëndërrave të mia rinore, aty ku, më vonë, realizova edhe vetveten në përmbushjen e misionit të vështirë prej gazetareje dhe po i kthehesha Prishtinës, aty ku fillova ngritjen time profesionale e intelektuale.
Shkupi dhe Prishtina gjatë gjithë kohës ngelën tek unë dy stacione, që i lidhë një fije e padukshme dhe, sa më shumë që tentoj ta tërheqë atë fije, ajo bëhet edhe më e fortë dhe më e pashkëputshme. Asnjëherë nuk arrita ta kuptoj se dashuria për profesionin dhe përkushtimi për familjen i bashkonte këto dy qytetet, apo natyra ime kërkimtare provonte të nxirrte në pah dy anët e një trupi, që fuqishëm forconte zhvillimin tim ndër vite. Sido që të jetë, unë isha pjesë e sagës ballkanike, që të gjithëve na bënte të qanim dhe të qeshnim, si dhe me lotët e zemërimit tonë gatuanim shpresat për një të nesërme më të mirë.
Është e vërtetë se ajo e nesërme erdhi, por sa u bë mirë, sidomos për ne që kishim sakrifikuar shumëçka të shtrenjtë tonën, mbetet të analizohet, sot, e sidomos nesër, nga ata që do të vijnë pas nesh.
**
Znj.Toska, cili ështe roli i gruas në shoqëri ne luften e vazhdushme per te formuar identitetin social professional, me vlerat qe ato kane, dhe i burrave në vecanti ne kontekstin e barazis gjinore, a mendoni se përvec meshkujve të cilët i paragjykojnë vlerat e grave të ketë ndikuar edhe religjioni nëse me religjion nënkuptoni besimin në njerëzimin?
**
Duhet pranuar se femra shqiptare, në të shumtën e rasteve, e ka pranuar rolin e saj stereotip dhe ka mbetur ajo që është kërkuar nga shoqëria që të jetë. Por, shikuar historikisht, gjithmonë kanë ekzistuar femra, të cilat i kanë thyer këta kufinj të padukshëm, të imponuar nga koha, rrethi dhe tradita. Me vendosmërinë dhe luftën për të fituar të drejtat e tyre është ndërtuar një tretman i ri civilizues i identitetit të femrës.
U kam thënë haptas se ata burra, që kanë guxim barazinë gjinore ta trajtojnë si aspiratë kombëtare, i kisha respektuar e vlerësuar si demokratë që, parasëgjithash, dijnë të çmojnë vlerat shoqërore. E të tillët janë edhe patriot, që ia duan të mirën shtetit dhe angazhohen që shteti i tyre të bëhet pjesë e civilizimit.
Disa burra kanë paragjykime antifeministe, sipas të cilëve, anatomia është fati i femrës.Ata nuk duan të kuptojnë se ne jemi të ndryshëm seksualisht, por të barabartë si njerëz.Seksi nuk ka ndikime në karakterin e as në personalitetin e njeriut. Individualiteti social i njeriut nuk është i lidhur apo i kushtëzuar me atë seksual. Roli shoqëror i gruas nuk është i lidhur me seksin, por me sistemin shoqëror. Vetëm injoranti mund ta paragjykojë femrën si të dobët, pa kaçik për punë të “burrave”
**
Një debat i filluar kahmoti nga burrat e botës, por doli të jetë i dështuar. Dolën injorantë në vlerësime e paragjykime.Shumë gra të fuqishme në botë, me rezultatet që arritën, duke qenë në poste udhëheqëse shtetërore, dëshmuan se çështja e seksizmit-diskriminimit të gjinive s’është asgjë tjetër veç racizëm.Me mijëra gra sot në rruzullin tokësor sfidojnë çdo punë dhe problem që u paraqitet.Secila prej tyre e din se çka kërkon nga jeta, sepse e ka kuptuar jetën në mënyrë më reale e praktike se shumica e burrave të botës.Sa i përket religjionit, më lejoni ta citoj neurologen italiane, fituesen e çmimit Nobel, Rita Levi Mancini, e cila me një rast pati thënë: Asnjë religjion i kuptuar drejtë nuk e margjinalizon gruan para burrit. Por gratë patjetër duhet ta kuptojnë se vlera e tyre qëndron mbi normat që i diktojnë burrat dhe shoqëritë konsumuese.
Indira Gandi, në kohën e saj, në pyetjen e një gazetari rreth përcaktimit të saj religjioz, ishte përgjigjur: varet nga ajo çka mendoni me fjalën religjion. Është e vërtetë,se unë nuk i vizitojë tempujt, e as nuk iu lutem zotrave. Mirëpo, nëse me religjion nënkuptoni besimin në njerëzimin, në vend të zotrave, do të insistojë që njeriu të bëhet më i mirë dhe më i lumtur, atëherë unë jam religjioze.
**
Znj. Dijana. Gazetaria e mbështetur në fakte është një lobim i suksesshëm pro ose kundër një dukurie a procesi i cili ndikon drejtpërdrejt në krijimin e opinionit të gjërë, qoftë për të mirë apo të keq., ju jeni autore e librit,“Maqedonia ne gazetarin time”,cka ju shtyri të shkruani këtë libër?
**
Ndoshta ishteedhe një dëshirë në ndërdijen time për të lënë gjurmë për një lloj gazetarie të zhvilluar në një kohë vendimtare politike për popullin shqiptar, ku jorrallë, raportet i tejkalonin primesat profesionale dhe anonin nga nacionalja, pastaj, kushtet në të cilat raportonim, të cilat mund të jenë të paimagjinueshme për kolegët e mi të kësaj kohe, ideali, guximi dhe, më kryesorja ndoshta, një përpjekje për të dëshmuar se, për një pjesë të gjeneratës sime, gazetaria ishte një dashuri me të cilën dhe për të cilën sfidohej e tërë qenja njerëzore, intelektuale e kombëtare.
Më duket se jemi gjenerata e fundit, që kemi punuar në këso kushtesh, të cilat do të jenë të paimagjinueshme për një brez të ri gazetarësh të shekullit 21.Unë pata atë lloj fati të punoj në dy sisteme krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën, në atë komuniste e në sistem demokratik në transicion, që kërkonin impenjim secila e më rëndë e secila në mënyrën e vet.Prandaj, them me këmbëngulje, se shkollë më e mirë e gazetarisë se ngjarja nuk ka.Ajo të mëson ta peshosh fjalën, të meson se si ta vlerësosh, mënyrën se si ta thuash, nga cilat këndvështrime ta trajtosh, si ta ndërtosh mozaikun, me një fjalë, si ngjarja që mund ta zhvilloj sensin e të qenit analitik, asgjë tjetër nuk mund ta ketë këtë ndikim të drejtpërdrejtë në formësimin e personalitetit të një gazetari.Gazetaria e mbështetur në fakte është një lobim i suksesshëm pro ose kundër një dukurie a procesi i cili ndikon drejtpërdrejt në krijimin e opinionit të gjërë, qoftë për të mirë apo të keq.
Lajmi është një mall që duhet ta shesësh në treg.Dhe sa më të mirë e ke mallin, më kualitativ, paketimin cilësor, marketingun e zhvilluar, pashmangshëm tregun ndërkombëtar e ke të garantuar. Fundja, për mua të zhvillosh gazetari të besueshme, të rezatosh në raportet tua sigurt, guxim e korektësi, ky është kulmi që mund të arijë një gazetar në profesionin e tij, e jo titulli, të cilin asnjëherë në jetën time nuk e kam lakmuar. Dhe, natyrishtë kushti i parë është ta duash profesionin, dhe këtë dashuri nesër do ta gjesh kudo që do të sillesh nga respekti që do ta gjesh në public. U përpoqa që gazetarisë sime në Maqedoni t’i jepja imazhin, shpirtin dhe përkushtimin tim, gjithëçka që kisha investuar profesionalisht në tërë këto vite në personalitetin tim prej gazetareje.Jeta ime është porosia ime.
**
Znj.Dijana Toska, Libri dhe puna juaj si gazetareeshte vleresuar shume,. Ju ne stilin tuaj gazetaresk keni një angazhim te qartë për demokraci dhe solidaritet, dhe gjithmonë në mbrojtje te të drejtave te njeriut e karakterizuar me diturinë dhe sinqeritetin dhe vertetesinë e informacionit, por kjo eshte dhe nje sfide intelektuale njekohesisht. A mund të na veconi dicka?
**
Përurimi ishte një manifestim kulturor,tejet dinjitoz dhe me pjesëmarje të personaliteteve të njohura nga Kosova,Maqedonia e Shqipëria sipas vlerësimeve nga mediume të shumta të cilat e përcollën këtë ngjarje. Po u a percjell vetëm disa nga vlerësimet e shumta që u thanë, gjatë përurimit, në media,recenzentët, kritikët…
Emin Azemi: Ky libër, aq sa është një shirit i incizuar memorjesh për një kohë e një proces, po aq është edhe traktat në formë manuali për metodën e punës së një gazetareje model.
Gert Ahrens,Ambasador:Si njëra nga ajo kohë e një numri tejet të vogël të intelektualeve shqiptare, Dijana Toska bashkon shqiptarinë e saj me angazhimin e qartë për demokraci dhe për të drejtat e njeriut.Bisedat e mija me të gjithnjë kanë qenë të karakterizuara me diturinë dhe sinqeritetin e saj, prandaj, jo vetëm që ishin burime të rëndësishme të informacionit, por edhe sfidë intelektuale për mua.
Nano Ruzhin,Ambasador:E armatosur intelektualisht me të gjitha këto vlera universale, Dijana Toska u imponua si dëshmitare e vërtetë e, ndonjëherë, edhe e ashpër e tranzicionit të rëndë maqedonas. Dijana Toska kishte kauzën personale dhe akoma e ka, por ajo, parasëgjithash, është luftëtare për multietnicitetin dhe për demokracinë.Sot po e kritikon edhe shoqërinë, në të cilën jeton, me të cilën në mënyrë të vërtetë e plotëson rolin e intelektualit të angazhuar e me përvojë. Detyrë e intelektualit është të tregojë për dobësitë dhe parregullsitë edhe me çmimin të humbë nga simpatitë e pushtetit.
**
Znj Toska, Në esencë ju mbetet konsekuente e hapur, kritike, direkte dhe me shumë ndjenjë për humor. Për fat të keq, pak ka në Ballkanin e sotëm si Dijana Toska. Edhe sot nuk e keni a humbur sharmin dhe ashpërsinë e dikurshme të gazetarisë Nga intervistat e shumta që keni zhvilluar ju ka ngelur ndonjë porosi në mendje?
**
Po sigurisht,me knaqësi rikujtoj porosit e Presidentit Rugova,Fehmi Aganit,Mahmut Bakallit…Por ishte aktivistja e madhe e përmasave botërore, Kristinë Von Khol të cilën e kujtoj me respekt të thellë.Paslargimit të saj nga Shkupi, në mars 1994, pas një qëndrimi disa ditësh, ku ishte marrë me fatin e të rinjve shqiptarë të Kosovës, që po i iknin gjahut të soldateskës serbe.E ruaj me xhelozi porosinë impresionuese që mikja ime nga Vjena ma la: “Ti ndiqe lirinë që kaq shumë e do. Mos u ndal para kritikave, rrëmujave e ndërskamëseve, që t’i krijojnë ndonjëherë edhe ata që më së paku e pret. Përpiqu t’i sfidosh duke pasur gjithnjë në mendje se në beteja të rënda zhurmë bëjnë vetëm ata që mbeten në publik, e jo lojtarët. Këtë mos e harro kurrë, mikja ime”.
**
Znj .Toska, së fundi po realizoni një projekt gjenial.Si ju lindi ideja të bëni një Himn për Nënën Terezen, a mund të na thoni si ndihet Dijana duke qenë pjesë integrale e këtij projekti madhor ?
**
Në dhjetor të vitit 2014 në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Dom Zef Ramaj. Nga kumtesat e paraqitura ndjeja krenari për veprimtarinë dhe civilizimin që ishte zhvilluar në qendër të Shkupit 200 vjet më parë, nga familjet shqiptare. Ndërkohë tek unë rritej zemërimi se neglizhenca e moskujdesi i duhur ndaj figurave tona të shquara të historisë jo rrallëherë është interpretuar gabimisht e përvetësuar nga popujt tjerë. Pati tendenca të tilla edhe ndaj Nënës Tereze, duke qenë e lindur në Shkup, të thuhej se është me kombësi maqedone. E frymëzuar nga kjo ngjarje, propozova të bëjmë himnin e Nënë Terezës. Vendosa për poezinë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza në anije kur ajo po largohej më 1928 për në Kalkutë.Muzikën e kishte realizuar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij.
Me 5 janar 2015, shkova në Katedralen në Prishtinë, takova, Don Lush Gjergjin, biografin e Nënës Tereze, për t’ia paraqitur projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënë Terezës që të filloj të ndërtohet në Prishtinë.
Misioni i intelektualit është polidimensional, por jo të gjithë intelektualët kanë shansin të identifikojnë ato vlera që, nuk janë vetëm personale, por edhe kolektive-kombëtare. Është e kuptueshme që çdo intelektual i mirëfilltë, në një moment historik për kombin, ka dëshirë të reflektojë, të realizojë ndoshta një ëndërr të tij që do të vuloste dhe linte gjurmë për brezat që do të vinë.Ky moment ishte pikërisht tani në prag të shenjtërimit të Nënës Tereze. Një ide timen desha t’ia fal kombit dhe shtetit tim, desha të jemi të bashkuar dhe në këtë hapërim hyjnor kombëtarë ti falënderohemi bijës sonë për lavdinë universale që na e dhuroi.Kam shkrirë gjithë kapacitetin tim intelektual,moral, kombëtar që idesë time t’i jap udhë deri në përmasat e sensibilizimit gjithëkombëtar…Ndjesia ishte e veçantë, por nuk arrita ti gëzohem shumë, ngase humba Babën tim pikërisht në momentin kur kisha më së shumti nevojë ta kem pranë dhe ti shijojmë bashkarisht, tingujt e Valsit Hyjnor.Kjo është jeta dhe sakrifica e një intelektuali të ndërgjegjshëm,ti sfidojë dhembjet shpirtërore dhe ti përfundojë me sukses obligimet morale njerëzore.Tërealizoj një ëndër të tij për kombin e tij, të krijojë një testament që do të shërbente si kod moral i bekimit të njerëzimit.
**
E dashur Dijana Toska, Valsi Hyjnor do të arrijë të interpretohet në Vatikan në ditën e shenjtërimit të Nënës Tereza ikonës grandioze me përmasa botërore, duke përmbushur nje detyrim moral per te ndricuar vepren humane dhe punen e saj te shenjte ?
**
Po natyrisht.Ne na e dhuroi zoti Gonxhen para 105 vjetësh. Jemi duke jetuar dhe shfrytëzuar ende namin e saj, por pa bërë përpjekje si komb për ta vazhduar më tutje veprën e saj.Edhe pse, si komb kemi kapacitet, madje në momente historike e të rëndësishme për kombin kemi dëshmuar edhe unitet e solidaritet.
Kemi rastin historik si komb dhe shtet që ta dëshmojmë veten dhe të hapim një faqe të ndritur të historisë sonë drejt shtatorit te vitit 2016 në Vatikan, kur miliona njerëz nga rruzulli tokësor do të përcjellin shenjtërimin e Nënës Tereze. A ka identifikim më të madh për popullin shqiptar që Himni të interpretohet LIVE dhe Shqip.
Jemi popull i bekuar të cilit kjo reklamë i vjen aq natyrshëm sa që çdo popull tjetër në botë kishte për ta dëshiruar. Por, dihet se projektet e mëdha, sado të kenë për bazë entuziazmin dhe altruizmin individual, nuk mund të realizohen nëse në ballë të tyre nuk qëndrojnë institucionet shtetërore. Kosova e ka shansin si shtet ta dëshmojë pikërisht sensin e shteformësisë përmes ikonës grandioze me përmasa botërore – Nënë Tereza, duke i dhënë asaj mbështetjen që e meriton, në të gjitha aspektet.
**
Znj.Toska,nëse flasim për religjionin,a do të duhej që ky himn të jetë edhe një thirrje për kapërcimet fetare,sidomos tani kur vendet tona po monitorohen nga faktori ndërkombëtar e konsideroni si shans që nëpërmjet këtij projekti të kuptojë bota se Nëna Terezë, ka prejardhjen nga ky popull i vogël, si e perceptoni ju bamiresinë në shekullin e XXI ?
**
Nëna Terezë është figurë universale e dashurisë, e unitetit në mes të popujve e racave, e dashurisë ndaj njeriut, çfarëdo përkatësie qoftë fetare, racore, etnike …Me Himnin e saj ne si komb vetëm mund ta vulosim tolerancën fetare që mbisundon me shekuj mes nesh dhe të dëshmojmë se disa thirrje të individëve janë më shumë raste aksidentale të importuara nga jashtë për qëllime të caktuara.Shqiptarët historikisht kanë demonstruar në praktikë tolerancën fetare, kurse dëshmia më e fortë për këtë është pikërisht figura e Nënë Tereze, e cila tashmë konsiderohet si aset kombëtar për gjithë shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare.
Miliona njerëz në botë ndoshta për herë të parë do ta kenë rastin ta dëgjojnë gjuhën e ëmbël amtare të Nanës Tonë, përmes poezisë,Lamtumirë, që shkroi me dorë të vetë në gjuhën shqipe dhe përmes Himnit që bijtë e bijat e sajë e bënë në shenjë dashurie e nderimi për jetën e veprën e saj. Prandaj, ky është një rast historic dhe i papërsëritshëm në historin e kombit shqiptarë.
Zhvillimet teknologjike kanë ndikuar në tjetërsimin dhe largimin e njeriut nga njeriu.Si kurrë më parë në këtë shekull ne kemi nevojë për kujdes e dashuri ndaj njëri tjetrit.Fatkeqësisht njeriu modern sot nuk ka një vision të qartë për veten dhe botën edhe përkundër stërngarkimit me informacione të ndryshme.Kisha dashur që kjo vepër artistike të riprodhohet dhe shfrytëzohet për të mirën e njerëzimit në të gjitha mënyrat e mundshme.Të jetë një ndihmesë për një vision më të qartë për botën, sepse ndonjëherë vetëm edhe një tingull i mjafton bukuris së njerëzimit.Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë përnjerëzimin nga shpirti shqiptarë si dëshmi e dashuris sonë të madhendaj njerezimit,paqës,tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë.
**
E dashur Znj.Toska.Vetëm një organizatore e shkëlqyeshme mund ti mbledh rreth vetes 200 artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Si i ja arritët dhe cfarë e karakterizon bashkëpunimin tuaj me kolegët?
**
Nën dirigjimin virtuoztë maestros, Bujar Llapaj, orkestrim të rafinuar të kompozitorit,Genc Tukici, interpretimit shpirtëror të divës tonë kombëtare,Inva Mula, violinistes së mirënjohur nga Maqedonia,Sihana Badivuku,nën përcjellje të orkestrit gjithëkombëtarë dhe korit të Filharmonisë së Kosovës të udhëqur nga Baki Jashari,fjalët e Nanës Tonë,bijat e bijtë e saj i shndëruan në vepër muzikore.
Figura unifikuese dhe mbresëlënëse e Nënës Tereze, u shpreh simbolikisht edhe në vetë përbërjen e ekipit që u morr me realizimin e himnit. Artistë, producentë e organizatorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Diaspora të mbledhur rreth kësaj ideje artistike, e bëjnë porosinë që shpreh ajo, më madhështore dhe më reflektuese për botën. Imazhi i kësaj vepre artistike do të jetë një ‘’biometri’’ për gjithë ato gjenerata shqiptarësh të shquar të cilët në rrethana e kohë të ndryshme nuk arritën të kenë komunikim normal me botën e qytetëruar. Nëna Tereze dhe vepra e saj humane po e shpërfaq edhe njëherë talentin dhe zgjuarsinë e artistëve shqiptarë në dioptrinë më të lavdishme“
Ky tesatament moral i njerezimit që kombi shqiptarë do tia dhurojë botës u bë realitet,falë përkushtimit,dashurisë dhe sakrificës që tregoi gjithë ekipi realizues.
Sic e dini, Himni është regjistruar dhe jam tepër e kënaqur e krenare,si me përmbajtjen dhe mesazhin që vet kompozimi përçon. Është qëndisur dhe i është përshtatur jetës dhe veprës e sidomos namit që gëzon Nana jonë në botë – atë universal, fetar e kombëtar.
Me 5 shtator në Katedralen e Nënës Terezë në Prishtinë, në ditën ndërkombëtare të bamirësisë të shpallur nga OKB-ja, me një concert madhështor u përurua, Himni i Nënës Tereze.
Shpresoj se do të jemi krenar për jetë e mot si komb, sa herë e kudo që do të interpretohet në botë.
Faleminderit, Liliana Pere përintervistën dhe punën e palodhur e të shkëlqyer që bën me Org e GSHB për njohjen e vlerave tëgrave shqiptare që lanë gjurmë me punën dhe profesionin që ushtruan në botë.
Ju faleminderit, Ishte një kënaqësi intervista me Ju.
Ju faleminderit e dashur Dijana Toska. Gazetarja e suksesshme me multidimesione profesionale dhe atdhetarie te mirë Keni guximin e shqiponjes, bukuri dhe qytetari te veçante. Je nje penë e forte e lakmueshme dhe impresionuaese per vërtetesinë dhe trajtimin professional te informacionit, ezauroni gjithmone culture. Jeni nje model i shkelqyer i veprimatares që prodhon ide dhe i bën ato pronë te gjithë shoqërisë. Ky altruizëm sublim u vërejt së fundmi edhe me rastin e projektit të “Himnit të Nënës Terezë” dhe Shtëpisë së Nënës Terezë në Prishtinë,si dhe ne krijimtarinë tuaj. Ju uroj suksese nga zemra. Faleminderit
Liliana Pere
Ing Informatic
President: International Organization.
” Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP
- « Previous Page
- 1
- …
- 109
- 110
- 111
- 112
- 113
- …
- 210
- Next Page »