Blerta Zhegu artiste me karriere Nderkombetare, fituese e shume cmimeve prestigjoze Itali, France, Prishtine, Shqiperi/
Blerta Zhegu është fituese e disa konkurseve ndërkombëtare, si: Çmimi i I-re në Konkursin ArsKosova në Prishtinë, Çmimi Special i Jurisë në kategorinë “canto Lirico”, në edicionin e gjashtë të Rassegna Concertistica në Montichiari, Itali, Çmimi i III në Konkursin “Trofeo la Fenice” të Seravezza-s, Itali.
E lindur në Tiranë në një familje artdashëse, Blerta Zhegu nis studimet e kantos që në moshën 14 vjeçare me Prof. Nina Mula (Mjeshër i Madh) dhe diplomohet më 2007 në Akademinë e Arteve të Tiranës (sot Universiteti i Arteve), në Fakultetin e Muzikës, dega “Kanto”, me rezultatin maksimal.
Në vijim të përsosjes së saj si soprano, ajo ndjek një specializim dyvjeçar në Konservatorin “Claudio Monteverdi ”të Bolzanos, Itali, të cilin e mbaron me rezultatin maksimal, si dhe një specializim tjetër në Konservatorin “Darius Milhaud”, të Aix en Provence-s, në Francë. Gjatë kësaj periudhe ndiqet profesionalisht edhe nga Maestro Nathaniel Brodsky (ish solist i Operës së Chicago-s dhe i “Metropolitan Opera”të New York-ut).
Në sezonin 2013-2014 ajo është stazhiere në strukturën prestigjoze Centre National d’Artistes Lyriques ,(CNIPAL) në Marsejë.
Formimi i saj si artiste është plotësuar gjithashtu edhe nga Masterclass-e të ndryshme me personalitete të shquara si: Renato Bruson, Leo Nucci, Jose van Dam, Luciana Serra, Sophie Koch, Claudio Desderi, Giulio di Raco, Enzo Tei, Claudine Ducret, Laure Florentin Jean Marc Bouget, Claudia Rueggeberg, Bruna Baglioni, Yvonne Minton e Inva Mula.
Karriera e saj skenike fillon në Itali, në Teatrin Komunal të Bolzanos, në rolin e Lusit (Lucy) tekopera “The Telephone ”e G. Menottit.Më pas është pjesëmarrëse në një numër të madh koncertesh në teatrot e Siena-s, Vicenza-s, Rovigo,-s Bolzano-s, për të interpretuar më 2012 një tjetër Lucy, këtë herë personazh i Kurt Weill-it tek “Der Dreigroschenoper” (Opera për tre grosh), në teatrot e Livorno-s, Pisa-s e Lucca-s.
Pas kthimit nga Italia në Shqipëri është aktive si soliste në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me rolin e Adinës (“ L’Elisir d’Amore ”, Donizetti) ; me “Carmina Burana-n”e Carl Orff-it dhe me “ Ëndërr e një nate vere ” e F.Mendelssohn Bartholdy.
Në nëntor të vitit 2012, Blerta Zhegu ftohet në Quito (Ekuador) dhe interpreton me sukses në Sinfonine IV të G.Mahlerit, ndërsa në maj 2013 paraqet recitalin e saj “Plaisir d’amour”, në sallën e Universitetit te Arteve.
Prej disa vitesh ajo jeton në Francë, ku ka interpretuar si soliste në koncerte të ndryshme në Operën e Marsejës, në“Opera Grand” të Avignon-it, “Domaine d’O” në Montpellier, “Auditorium Campra”, “Pavillon Vendome” e “Hotel de Ville” në Aix en Provence, etj dhe ka qene e ftuar disa here si pedagoge për të zhvilluar stazhe kantoje brenda dhe jashte Frances.
Blerta Zhegu është fituese e disa konkurseve ndërkombëtare, si: Çmimi i I në Konkursin ArsKosova në Prishtinë, Çmimi Special i Jurisë në kategorinë “canto Lirico”, në edicionin e gjashtë të Rassegna Concertistica në Montichiari, Itali, Çmimi i III në Konkursin “Trofeo la Fenice” të Seravezza-s, Itali.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka bashkëpunuar me artistë: Nathalie Marin, Oleg Arapi, Eddie de Nadai, Vittorio Parisi, Roni Porat, Emir Saul, Nicolas Cante, Edmond Doko, Paolo Coletta and Samuel Jean, Emanuele Plasson e Michel Plasson.
Para disa muajsh, në Teatro Coccia të Novarës, Itali, në rolin e Valerias, ajo ka qenë me shumë sukses protagonistja e premieres absolute botërore të operas “Il canto dell’amore trionfante”,të kompozitorit italian Paolo Coletta.
Që nga ajo kohë ajo ka interpretuar në disakoncerte në“Auditorium Campra”, “Pavillon Vendome”, etj të qytetit të Aix en Provence-s.Në korrik të këtij viti kam qenë fituese e një stazhi në Akademinë Internacionale të Muzikës Franceze, të organizuar prej dirigjentit të mirënjohur Michel Plasson, stazh i finalizuar nga një koncert në “Domaine du Regismont le Haut”. Në fund të gushtit ajo do të interpretoje në dy recitale për Festivalin “Musique dans la Rue” në Hotel de Ville të Aix en Provence-s.
Bashkebisedimi vazhdon…..
Pyetje-A mund të më thoni si ka lindur tek ju dëshira për tu marrë me muzike klasike, mund të më tregoni hapat e parë dhe fillimet tuaja?
-Dëshira per t’u marrë me muzike e me operën në vecanti lindi pavaresisht nga une.Kuptova në moshe shumë të re që kisha një pasion të madh për të kënduar dhe aktruar, mbi të gjitha, që ishte shumë e rëndësishme per mua ta ndaja këtë prirje me njerezit, derisa vendosa ta shndërroj këtë pasion në profesionin tim. Natyrisht, pati edhe profesioniste të fushës qe konstatuan në atë kohë kete talent dhe më inkurajuan të ndjek këtë rrugë.
Pyetje -Di që ju, edhe pse në moshë shumë të re, jeni një artiste mjaft profesioniste dhe mjaft e vleresuar. Pergjigje- Mund të më thoni diçka më shumë rreth aktivitetit tuaj?
Prej disa vitesh kam nisur karierën time, në fillim në Itali dhe Shqiperi, ndërsa sot e vazhdoj atë edhe në Francë. Shpresoj e mundohem që shfaqjet e mia të jenë çdo herë e më cilësore dhe rrugën time si artiste e shoh në radhë të parë si një zhvillim personal. Prej disa vitesh kam interpretuar role të ndryshme apo si soliste në koncerte recitale me një repertor jo vetëm operistik tradicional, por dhe muzike dhome, barok e bashkëkohor.
Pyetje:-Si janë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi me artin, instrumentin,cfarë ju pëlqen tjetër të ushtroni apo t’i përkushtoheni?
-Profesoni që kam zgjedhur kërkon një ushtrim të përditshëm fizik dhe psikologjik. Merrem me sporte të ndryshme, si vrapimi, noti, yoga apo tenisi dhe, përveç orëve që i kushtoj teknikës vokale apo notave muzikore, në kohën e lirë më pëlqen të dëgjoj shumë muzikë të zhanreve të ndryshme dhe të zbuloj çdo herë nje vepër muzikore që nuk e njihja më parë. Përveç këtij aktiviteti të domosdoshëm, më terheq jashtë mase edhe teatri, kinematografia, piktura, udhëtimet e natyra.
Pyetje:-Ju jeni diplomuar ne Akademine e Arteve, cilat kanë qenë raportet me personalitetet e artit dhe çfare mbeshtetje keni pasur prej tyre,ç’mund të më kujtoni?
-Në Tiranë kam pasur fatin të jem nxënëse në klasën e kantos të Prof. Nina Mula dhe, më pas, mbas Akademisë, të ndiqem nga bass-baritoni amerikan Nathaniel Brodsky. I kujtoj me shumë respekt këto personalitete ashtu si dhe disa nga pedagoget e tjere te Akademise, si mjeshtra që kanë besuar gjithmonë në talentin tim dhe kanë ndarë njohuritë e tyre me mua me shumë dashuri e përkushtim. Shpresoj qe personalitete të tilla në Universitetin e Arteve të jenë gjithmonë e më të shpeshtë dhe që brezi i sotëm i studentëve të ndihet i inkurajuar, vlerësuar dhe motivuar, pasi në hapat e pare çdo artist është tepër i brishtë.
Pyetje-Si ka qenë fillimi i punës për ju , me çfarë devocioni punoni, sa këmbengulëse jeni? Projektet tuaja cilat janë ?
-Jam mjaft këmbëngulëse e sistematike dhe kjo për arsyen se e dashuroj thellësisht profesionin tim. Projekti më i rëndësishëm për mua është të tejkaloj çdo herë vetveten dhe të jap maksimumin tim, duke fituar zemrën e publikut. Mendoj se një artist i mirë nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe duartrokitet që merr në fund të një shfaqjeje janë kritika më e mire për të.
Pyetje- Çfare motivi gjeni ju në jetën tuaj në raport me artin, nga se frymëzoheni dhe si është pritur nga artëdashësit?
-Të qenit artiste është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe, në radhë të parë ndaj vetes. Për mua është mbi të gjitha një sfidë dhe një menyrë për te përsosur vetveten .Natyrisht, të interpretoj në skenë është gjithnjë e më shumë një kënaqësi dhe këtë kënaqësi publiku e ndien dhe e vlereson.Mbi të gjithë një artdashës i vërtetë vlerëson vërtetësinë e një artisti dhe guximin që ai ka për t’u “zhveshur” përballë tij. Pikërisht vërtetësia dhe ndjeshmëria e njerëzve që më rrethojnë është burimi më i madh i frymëzimit tim.
Pyetje:Sa i intereson dhe sa u kushton vëmendje zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare një vajzë e re si ju, një krijuese e ndjeshme dhe e talentuar?
-Përsa u përket çështjeve sociale, ajo që më tërheq më shumë vëmendjen dhe më trishton në shoqërine shqiptare dhe jo vetem, është pamundësia që shumë njerez kanë për të mbuluar nevojat e veta primare. Në kushte të tilla edhe arti kthehet vetvetiu në luks, ndërkohë që duhet të jetë një domosdoshmëri, një e drejtë për çdo individ.
Pyetje:Si ju duket arti në Shqiperi, si një artiste që jeton në vendet perëndimore, si e shihni?
-Shumë artistë shqiptarë kanë prekur skenat botërore dhe kjo nuk mund te jetë e rastësishme. Për më tepër publiku shqiptar, për mendimin tim, është nga natyra shumë artdashës. Fatkeqësisht, të paktë janë ata që në të përditeshmen e tyre janë në kontakt me një art cilësor dhe, për këtë arsye, nuk arrijnë t’ia kuptojnë vlerën atij dhe të jenë të ndërgjegjshëm se deri në ç’pike mund të arrijë ta shndërrojë e përmirësojë shoqërinë.
Pyetje-Shqipëria është vendi juaj i dashur. Akeni zgjedhur ju që karriera profesionale të ndërtohet këtu, apo në ndonjë vend tjetër?
-Vetë profesioni im është i tillë, që bën që karriera profesionale të mos zhvillohet vetëm në një skenë. Si shume artistë, do të zgjedh gjithmonë të jetoj aty ku do të ndihem e respektuar për punën time dhe ku do të gjej mundesinë për t’u zhvilluar si artiste. Natyrisht, rikthimi në skenën shqiptare është çdo herë një eksperiencë emocionuese dhe do ta bej me kënaqësi, sa herë të më jepet mundësia.
Pyetje:Jeni një artiste e vlerësuar dhe e dashur për publikun. A ju ndihmon familja dhe a është një mbështetje konstante?
-Familja ka qenëgjithnjë një mbështetje e madhe për mua dhe më gjendet gjithmonë afër. Megjithatë, prej disa vitesh kam vendosur të jetoj larg saj dhe përpiqem që të jem e pavarur, edhe pse për një artist në fillim të karrieres, kjo nuk është gjithmone e lehte.
Pyetje- Si jeni ndjere në vitet e para, vështirësite dhe frutet e para që keni marrë?
-Kam mësuar shumë nga vitet e para, pasi kanë qenë më të vështirat e do ti kujtoj gjithmonë eksperiencat e para në skenë e, sidomos, fitoret e para, me nostalgji për ngarkesën emocionale që kanë pasur. Ndihem gjithsesi edhe sot “në hapat e para”, pasi në një realitet artistik plot figura të mirënjohura prej vitesh, të cilet kanë një eksperiencë gjigante në skenë, ndihem “e porsalindur”.
-Pyetje:Ju jeni një pikë brenda një oqeani me vajza shqiptare që me punën dhe profesionalizmin e tyre, kanë ngritur koken lart duke e nderuar vendin tonë.A keni pasur bashkëpunime, qoftë me personalitetet nderkombetare, qoftë dhe me artistet tanë te famshem?
-Kam pasur fatin të takoj shumë nga artistet tanë që tashmë kanë një karriere nderkombetare si I.Mula, E.Shkoza, E.Jaho, G.Tukici, G.Myshketa, J.Gjipali etj dhe çdo herë kam shkëmbyer me ta pervojen time duke marre mjaft keshilla me vlere. Bashkëpunimi me personalitete të cilat i admiroj, do të ishte realizimi i një ëndrre.
Ju faleminderit, artistja e palodhur,me karrierre nderkombetare te suksesshme.
Faleminderit ju, e dashur Liliana, që më bëtë pjesë e ketij grupimi te privilegjuar. Iniciativa juaj per t’u dhënë vlerën që meritojnë femrave shqiptare, që na nderojne kudo, është vërtet për t’u
admiruar.
Pergatiti:Liliana Pere
Presidente/Org
Gruaja Shqiptare ne Bote
MES GAZETARISE DHE POLITIKES
Rrëfehet gazetarja dhe intelektualja Zamira Cavo:Jeta ime mes politikës, gazetarisë dhe mësimdhënies. Inteligjenca shqiptare duhet të zgjohet nga indiferentizmi/
Bisedoi:Raimonda MOISIU/
Forcën e integritetit të personalitetit dhe inteligjencës së saj, Znj. Zamira Cavo e ka arritur falë formimit shumëplanësh akademik, filozofik, juridik, publicistik dhe politiko-social. Përvojës disa dekada, sidomos në gazetari, këshilltare politike, analiste dhe opinioniste, eksperiencave studimore dhe shkencore e kanë bërë tashmë imazhin e një zonje sfiduese me të gjithë aktorët e faktorët e jetës shqiptare në tranzicion, me kompleksitetin e rolit dhe kontributit të saj në shoqërinë demokratike dhe civile. Por jo vetëm kaq! E kanë shëndrruar atë në “Gazetaren dhe Intelektualen e hekurt”, e cila kap një sërë temash tejet delikate që kanë të bëjnë me politikën, ekonominë, gruan dhe rolin e saj në shoqëri e familja, dhunën ndaj saj që sipas Zamira Cavos: “Dhuna ndaj gruas është plagë e thellë e shoqërisë sonë që favorizohet nga dhuna e përditshme e politikës dhe shoqërisë në përgjithësi. Nëse nuk ngrihet i gjithë opinion publik kundër kësaj dukurie, nëse ne të gjithë nuk bëhemi zëdhënës të tolerancës, paqes e mirkuptimit zor se shoqëria do e kuptojë rrezikun që vjen nga kjo dhunë brënda familjes.” Ndërsa në aspektin politik, si poltikane te monografia “Ridimensionimi i Rilindjes”, Znj. Zamira Cavo shkruan:“Nëse më kritikoni se kam hyjnizuar Rilindjen iu them: Po, e kam bërë me vetëdije! Nën trysninë e hedhjes poshtë të gjithçkaje që kemi krijuar, gjykoj që kemi nevojë të krenohemi me ato që realisht na bëjnë krenarë. Ndaj kam synuar të sjell qasjen pozitive ndaj figurave njerëzore të Rilindjes. Çdo njeri nuk është hero, por heronjtë e mendjes janë padyshim njerëz dhe si të tillë kanë gabime, por vlera e tyre ngrihet përtej çdo vogëlsie, keqdashje apo keqpërdorimi.Nëse më kritikoni se kam “cënuar” vlerat e popullit dhe trashëgiminë e tij kulturore, duke vënë theksin në disa anë negative të trashëguara, iu them: Po, e kam bërë me vetëdije, për të treguar se duhet të zgjohemi e të mësojmë nga e kaluara. Gabimet që përsëriten shndërrohen në faje dhe dënohen. Historia na ka dënuar. Nuk jemi kurrë shumë vonë për të kapur ritmet e kohës.” Ishte nder e privilegj për mua të intervistoja znj. Zamira Cavo, këtë shëmbull të zërit femëror, intelektual dhe krijues. Dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” për “Cilësi dhe metoda bashkëkohore në mësimdhënie” nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë. Përfituese e titullit “Ambasadore e Paqes”.Për më shumë ndiqni intervistën.
-Përshëndetje znj. Zamira, Faleminderit për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Kam shfletuar dhe lexuar me interes të vecantë biografinë e aktivitetit tuaj akademik, publicistik e krijues. Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe intelektuale që ju i jeni përkushtuar. Ju jeni diplomuar për filozofi e drejtësi. Cfarë iu shtyhu të studioni në këto degë?
Në të vërtetë mua më ka pëlqyer gjithnjë letërsia. Ende mbaj mend pjesë nga Dantja, nga Shekspiri, madje dhe nga Homeri…Ndodh që pjesëza më vijnë ndërmënd teksa u shpejgoj studentëve historinë e filozofisë dhe ua recitoj. Nuk e di por libri është pjesë e gjithë jetës sime. Ndaj dhe dëshiroja të vazhdoja për letërsi. Unë shkollën e mesme e kam bërë në Sarandë. Im atë u transferua atje kur unë sapo kisha mbaruar klasën e tetë. Aty u dashurova me Butrintin dhe filozofinë greke. Mbase kjo qe shtysa që unë ti drejtohesha filozofisë. Dhe nuk jam bërë asnjëherë pishman. Shumë më vonë iu futa dhe drejtësisë, por nuk është se më hyri shumë në punë, përvecse me dha një kulturë juridike, që më ndihmon të analizoj me gjakftohtësi situata të ndryshme..Ndoshta filozofia i shkon shumë më për shtat karakterit tim kurioz e dyshues njëkohësisht.
-Cila është gjëja më e rëndësishme që ju keni mësuar, kur filluat të kuptoni se cfarë është jeta?
Ajo që kam mësuar dhe që vazhdoj ta kem moto të jetës është një postulat i thjeshtë: Jeta është si deti; herë i mrekullueshëm e herë shumë i frikshëm. E rëndësishme është të dish të notosh me besim në forcat e tua! E shikoni? Sërish u shpreha si letrare! Po kështu është; duhet të besosh tek vetja që edhe në u rrëzofsh të gjesh forca të ringrihesh. Unë ia kam dalë mbanë gjithnjë!
-Gjatë hulumtimit rreth aktivitetit tuaj krijues hasa titujt e disa botimeve shkencore si monografinë e botuar në disa gjuhë të huaja, e titulluar “Poverty in Albania, a qualitative assessment”, monografitë në shqip; “Ridimensionimi i Rilindjes”, “Komunistan”, “Gratë e të ngujuarëve”, “Vështirë të jesh grua”. Nga titujt ve re sejeni kaq kreative në ndikimin e faktorit social, politik, ekonomik dhe historik në shoqërinë shqiptare. Cilat qenë rrethanat që ndjetë nevojën për t’u shprehur e për të treguar?
Eshtë e kuptueshme që fokusi i studimeve të mija të jetë shoqëria. Dhe shoqëria është padyshim një tërësi problematikash që në këtë Shqipërinë tonë shërbejnë si njëlaborator për cdo studiues. Ka kaq shumë problem sa nuk do të mjaftonte një jetë sa për ti cekur! Por unë jam munduar të shikoj një problem e t’i shkoj atij sa më thellë të jëtë e mundur. P.sh., problemi i gjakmarrjes më ka shqetësuar gjithnjë dhe bashkë me një studiuese nga Italia i hymë punës për të kuptuar c’po ndodhte me këtë dukuri të rikthyer në realitetin shqiptar. Por sapo shkelem në zonat ku ky fenomen ishte mjaft i përhapur kuptuam se na doli përpara një problem edhe më i vecantë: jeta e grave, këtyre njerëzve që rrinin të ngujuar për shkak të gjakmarrjes! U befasuam nga c’ka na panë sytë: këto gra ishin( dhe besoj se ende janë) heroinat e vërteta të jetës; ato punonin në fushë, punonin në shtëpi, merreshin me fëmijët, merreshin me shtetin në kërkim të së drejtës për jetë… Ato gra ishin më shumë se legjendë!! Po kështu më ndodhi me një libër tjetër” Labirinthet e një jete”. U nisa të kuptoja e të studioja rrjetin e prostitucionit në Italinë e Jugut në vitet e para të tranzicionit tonë, dhe hasa një histori që ia vlen ndoshta të shndërrohet në skenar filmi.
-Cila ka qenë ideja tuaj, kur ju shkruat botimet studimore: “Përkujdesja si punë e papaguar”, “Fëmijët e rrugës”dhe “Teksti- Filozofia12”. A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel me përvojën jetësore, social-politike e historike, mes tradicionales, modernes, artit e filozofisë?
Studimet janë studime, ato janë pjesë e punës kërkimore dhe si të tilla janë formatuar brënda kërkesave rigoroze që kërkon një studim.
-A ka dicka nga jeta reale në librat tuaj monografikë? Cfarë lloj kërkimi keni bërë për to?A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?
Sigurisht janë brum i bërë me miell jetësor. Por në cdo rast kur bëhët fjalë për monografitë, më duhet të them që kam shfletuar shumë autorë, klasikë e bashkëkohorë, të cilët mund ta kenë trajtuar. qoftë edhe tagencialisht. problemin që unë kam trajtuar.Monografitë nuk janë përvoja ime jetësore, por përvoja ime studimore. Filozofia më ka ndihmuar shumë për t’ju qasur problemeve ashtu si më duket mua më e drejtë; pa frikë dhe me profesionalizëm.
-Znj. Zamira, ju keni një karrierë gjithashtu në gazetari e publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese sociale, politike dhe historike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale, akademike e krijimtarisë letrare, gjithashtu?
Sapo e thashë ! Më duket shumë e vyer fraza e njohur: nuk ka njeri më të keq se ai që kishte në dorë të bënte dicka dhe nuk bëri asgjë! Unë kam një profesion që realisht është mision: Të edukoj brezin e ri! Dhe detyra ime është ta bëj me profesionalizëm, pa frikë e pa partitizëm. Është më e lehtë të edukosh se të riedukosh. Ndaj i jam përkushtuar fjalës së lirë duke tentuar t’i afrohem të vërtetës!
-Kombinimi i së tashmes me të shkuarën, i letërsisë me publicistikën në fushën e letrave përbën bazën e letërsisë së suksesshme, por edhe një teknikë e vështirë për ta pasqyruar në letër. Si ia arrini ju ta realizoni këtë nëkrijimtarinë tuaj?
Nëse e kam arritur këtë sinqerisht që ndjehem me fat, por kur shkruaj kam parasyh disa parime: e para: të kem të qartë problemin që e shikoj si të tillë. E dyta të lexoj mbi këtë problem, nga autorë të ndryshëm. Zakonisht i referohem kolosëve të mendimit filozofik dje dhe sot. E treat, e përjetoj problemin në vetën e parë dhe kjo më ndihmon të jemë edhe emocionale edhe më afër të vërtetës sime. E fundit :shkruaj atë që opinioni do ta dëgjojë nga unë sepse e mendon si unë!
-Ju jeni autore e 10-të librave me subjekt fëminor. Cili është “celësi sekret” i letërsisë për fëmijë që ju keni lëvruar? Cfarë iu ka tërhequr më shumë nga realiteti e si mund ta konceptosh atë artistikisht?
Eh, histori më vehte! Kur shkrova librin e parë me subjekt fëminor( më duket titullohej “Pantallonat magjike”) as nuk besoja në sukses madje as në shitje. Por shtëpia botuese ku unë punoja kërkonte treg dhe më “detyroi” t’i futesha kësaj fushe. Po më doli për hajër, (qesh)… se shkrova edhe shumë të tjerë. Por ju them me bindje se këto libra më dhanë një kënaqësi e qetësi që e kam përjetuar shumë rrallë! Kuptova se e vetmja ndjenjë që ia vlen është dashuria dhe pafajësia e bën edhe më të bukur jetën!
-Ju gjithashu jo në pak raste ju është dashur të bëni edhe gazetaren investigative. Por jo vetëm kaq. Ju jeni diplomuar edhe për Drejtësi! C’mund të na thoni për vecoritë e komunikimit mes krimit e ndëshkimit, fajit e pendesës, dhimbjes e etjes për jetën. Sa keni bërë ju për të bindur drejtësinë dhe fajtorët? A ka pasur momente që jeni ndjerë e dyzuar në punën tuaj për të marrë një vendim?
Ia u thashë që në fillim; unë kam punuar vetëm 6 muaj si juriste në një firmë. Më tej as që i jam afruar këtij profesioni.Gazetaren po e kam bërë dhe e bëj me pasion por shumë pak gazetarinë investigative. Më shumë kam lëvruar analizën dhe opinionin sepse këto më shkojnë për profilin tim profesional.
-Si grua, nënë dhe bashkëshorte, si ndjeheni kur dëgjoni për krimin në familje, dhunimin e vrasjen e grave,droga, prostitucioni; stereotipe negative këto që shkaktojnë dhunë e krim.Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare ndaj këtyre fenomeneve të dhimbëshme?
Dhuna ndaj gruas është plagë e thellë e shoqërisë sonë që favorizohet nga dhuna e përditshme e politikës dhe shoqërisë në përgjithësi. Nëse nuk ngrihet i gjithë opinion publik kundër kësaj dukurie, nëse ne të gjithë nuk bëhemi zëdhënës të tolerancës, paqes e mirkuptimit zor se shoqëria do e kuptojë rrezikun që vjen nga kjo dhunë brënda familjes. Familja sot në botë është në udhëkryq në kërkim të formave tëtjera të saj. Kjo është kriza e sotme e familjes. Unë jam partizane e familjes, madje jam e bindur se familja është qeliza e shoqërisë dhe duhet ruajtur me cdo kusht. Por gjithashtu jam e ndërgjegjshme se familja shqiptare vuan sot nga mjaft plagë të shkaktuara nga koha ku jetojmë. Emigracioni, gjendje e vështirë ekonomike, politikat e mbrapshta të qeveritarëve tanë në lidhje me pronën, por dhe ndikimet e kësaj krize botërore e bëjnë mjaft vunerabël familjen shqiptare. Megjithatë unë besoj në trashëgiminë tonë dhe rolin që kultura jonë kombëtare i ka dhënë në histori familjes.
– Si jeni ndjerë përballë botës së frikëshme të mediokritetit klaneve hipokritëve dhe inferioritetit maskilist?
Unë e adhuroj punën që bëj. Ajo që më bezdis është hipokrizia e njerëzve që shpesh vjen nga nevojat për karrierë apo përfitim personal. Nuk i duroj dot njerëzit që thonë gjysmë të vërteta.
-Si akademike dhe autore e një sërë veprash, cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe demokracinë në vendin tonë?
Do më duhej të shkruaja një libër për tju përgjigjur kësaj pyetje. Po ju përgjigjem shkurt: Elita politike është varrmihsja e të ardhmes sonë ekonomike, kombëtare dhe kulturore.Unë besoj dhe shpresoj te rinia. Sa për demokracinë unë them se ajo është thjeshtë një metademokraci, pra gjysmëdemokraci! Dhe për mua gjysmakët janë më të rrezikshëm se cilido tjetër!
-Jetoni në Tiranë, cfarë ju lidh me Gjirokastrën?
– Kam lindur në Gjirokatër dhe im shoq është nga Gjirokastra.
-Mendoni se keni arritur aty ku duhet me punën tuaj apo kini akoma për të bërë?
– Oh kam shuuumë për të bërë sa që kam frikë se nuk do më mjaftojë koha fizike…
-A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde së cilës ia sheh gjurmët edhe sot?
Kur arrin në një farë moshe bën bilancin dhe unë them se këtë bilanc e kam pozitiv: kam dy vajza të cilat më kanë bërë krenare me punën e tyre; njëra është shkencëtare dhe punon në një qendër kërkimore shkencore në Lion, dhe tjetra është diplomuar për mjeksi në Romë. Jam e lumtur se kemi ndërtuar një marrdhënie të bukur familjare që naka bërë të kapërcejmë cdo vështirësi dhe të arrijmë qëllimet që i kemi vënë vetes.
-Autorët tuaj më të preferuar…
Janë shumë. Janë filozofë, ekonomistë, politologë shkrimtarë… por sa herë që jam e mërzitur i drejtohem Cvajkut ose Kenneth Clarkut /
-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare, vecmas për gruan shqiptare në përgjithësi..
Inteligjenca shqiptare duhet të zgjohet nga indiferentizmi. Napoleoni i quante indiferentët më të rrezikshëm se sa armiqtë. Shqipëria e sotme ka shumë nevojë për inteligjencën shëiptare. Ndryshe mediokriteti politik do ta groposë edhe atë ose do ta detyrojë, sikundër ka ndodhur, të marrë rrugët e botës. Ndërsa për gruan shqiptare do thosha: Mos harro se je heroinë! Beso në forcën tënde sepse me dashuri mund të arrish të ndryshosh botën!
Ju faleminderit
Lirza Zaloshnja, Violinistja e melodisë mëndafsh
Jam krenare që punoj në orkestrën e vetme simfonike RTSH në rang kombëtar, tregon e ngazellyer Violinistja e melodise mendafsh e talentuara Lirza Zaloshnja./
Profili i Lirzes/
Kam lindur në Tiranë më 4 qershor 1989 . U linda në një familje artistësh; ku mamaja ime është pedagoge violine dhe babai piktor, gjithashtu edhe gjyshi im Moisi Zaloshnja ishte shkrimtar i njohur, ku krijimtaria e tij perfshihet ne vitet 40 e deri kur nderroi jetë në vitin 1996. Që në moshën 5-vjeçare, duke patur mamanë pedagoge violine, nisa të marr mësimet e para në violinë. Sigurisht, pa punën, përkushtimin dhe mbështetjen e saj nuk do isha deri këtu ku jam sot. Më pas, kam studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja’’ dhe studimet e larta i përfundova në vitin 2011 me “ Medalje të Artë ’’në Akademinë e Arteve, Tiranë ( sot Uinversiteti i Arteve ), me një ndër pedagogët dhe violinistët e njohur shqiptar, Prof. Roland Xhoxhi, dhe në shtator të këtij viti punësohem si violiniste në Orkestrën Simfonike të RTSH.
Karriera ime si violiniste ka nisur shumë e vogël, ku daljet e para kanë qenë që në moshën 6 vjeçare. Më pas jam aktivizuar në konkurse dhe koncerte të ndryshme. dër arritjet e para të mia kanë qenë në moshën 10 vjeçare, kur në vitet 2000 – 2003, Maestro Zhani Ciko themeloi orkestrën “ Virtuozët e Vegjël’’, me të cilën bëmë një varg turneshë në Evropë; si në Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Hungari. Në vitin 2008 kam fituar burs për turne koncertesh në Itali me dirigjentët Marco Pontini dhe Robin O’neill. Në 2010 përzgjidhem si koncertmaestër i Orkestrës Simfonike të Konservatorit të Muzikës së Monopolit në Itali. Gjithashtu kam zhvilluar rregullisht koncerte recitale në Shqipëri me pianise Silva Skënderi dhe kitarist Admir Doçi (në Shqipëri, Tajlandë, Kroaci, Zvicër). Daljen time të parë si soliste me Orkestrën e RTSH, e kam bërë në vitin 2013 me dirigjentin zviceran Simon Camartin. Në qershorë të vitit 2015 së bashku me Orkestrën e RTSH dhe Maestro Zhani Cikon, marr pjesë në zhvillimin e një koncerti me muzikë iraniane në Paris, ku koncerti ndiqet nga më shumë se 100 mijë vetë. Në 2015 jam zgjedhur në jurinë e Konkursit Ndërkombëtar “ ENKOR Competiton ‘’në Dyseldorf, Gjermani. Aktualisht jam duke ndjekur studimet doktorale në Uriversitetin e Tiranës, dega Trashëgimi Kulturore.
Ëndrrat e mia sigurisht janë të shumta, dhe besoj se me punë, përkushtim dhe mbi të gjitha shumë dashuri dhe pasion, do përpiqem t’i realizoj.
Bashkebisedimi vazhdon
Pyetje:Liliana Pere- A mund të më thoni si ka lindur tek ju dëshira për t’u marrë me art dhe pikerisht me instrumentin e Violines, mund të më tregoni hapat e parë dhe fillimet tuaja?
Përgjigjja: Lirza Zaloshnja/
Që në moshën 5-vjeçare, duke patur mamanë pedagoge violine, nisa të marr mësimet e para në violinë. Sigurisht, pa punën, përkushtimin dhe mbështetjen e saj nuk do isha deri këtu ku jam sot. Fillimisht, për shkak të moshës së vogël, e shikoja si një lodër argëtuese dhe nuk mund të mendoja se do të ishte profesioni im në të ardhmen. Por me kalimin e kohës e kuptova se do të ishte profesioni im i ardhshëm. Violina është një instrument sa i bukur dhe fisnik po aq dhe i vështirë, dhe kërkon shumë sakrifica dhe përkushtim. Nga ana tjetër një artist nuk mund të jetë kurrë i tillë pa qënë i kulturuar. Unë kam pasur fatin që këtë anë ta fitoj në saj të pëkushtimit të babait tim, i cili edhe sot shqetësohet nëse unë kaloj kohë pa lexuar. Por fati im nuk mbaron me kaq, unë kam trashëguar një bibliotekë të pasur nga gjyshi im shkrimtar, ku mjafton të “zhytem’’ në të për të gjetur gjithë lerërsinë botërore dhe shqiptare.
Pyetje:Lirza ka preferuar te jetoje dhe te punoje ne Shqiperi ne Orkestren e Radio Televizionit Shqiptar dhe eshte një artiste kaq e re, mjaft e talentuar, profesioniste por dhe mjaft e vleresuar, mund të më thoni dicka më shumë ?
Lirza Zaloshnja- Karriera ime si violiniste ka nisur shumë e vogël, ku daljet e para kanë qenë që në moshën 6 vjeçare. Më pas jam aktivizuar në konkurse dhe koncerte të ndryshme. dër arritjet e para të mia kanë qenë në moshën 10 vjeçare, kur në vitet 2000 – 2003, Maestro Zhani Ciko themeloi orkestrën “ Virtuozët e Vegjël’’, me të cilën bëmë një varg turneshë në Evropë; si në Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Hungari. Në vitin 2008 kam fituar burs për turne koncertesh në Itali me dirigjentët Marco Pontini dhe Robin O’neill. Në 2010 përzgjidhem si koncertmaestër i Orkestrës Simfonike të Konservatorit të Muzikës së Monopolit në Itali. Gjithashtu kam zhvilluar rregullisht koncerte recitale në Shqipëri me pianise Silva Skënderi dhe kitarist Admir Doçi (në Shqipëri, Tajlandë, Kroaci, Zvicër). Daljen time të parë si soliste me Orkestrën e RTSH, e kam bërë në vitin 2013 me dirigjentin zviceran Simon Camartin. Në qershorë të vitit 2015 së bashku me Orkestrën e RTSH dhe Maestro Zhani Cikon, marr pjesë në zhvillimin e një koncerti me muzikë iraniane në Paris, ku koncerti ndiqet nga më shumë se 100 mijë vetë. Në 2015 jam zgjedhur në jurinë e Konkursit Ndërkombëtar “ ENKOR Competiton ‘’në Dyseldorf, Gjermani. Aktualisht jam duke ndjekur studimet doktorale në Uriversitetin e Tiranës, dega Trashëgimi Kulturore.
Liliana Pere-Si janë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi me artin,Instrumentin muzikor, dhe me sa passion e ka Lirza Violinen ? A e konsideron ajo si pjese te pandare te saj?
Lirza Zaloshnja-Marëdhënia ime me violinën është shumë e mirë. Dita ime nis me violinë që në orën 09:00 në Orkestrën e RTSH me provat përgatitore për koncertin e radhës dhe vazhdon deri në mbrëmje me studim individual, ku unë përgatitem për koncerte të ndryshme solo e muzikë dhome. Nuk ka ditë që unë mos të luaj në violinë, tashmë ajo është bërë një pjesë e pandarë e imja, si një gjymtyrë më vete. Dashuria dhe pasioni për violinën bëjnë që unë të luaj me gjithë shpirt dhe besoj se vetëm duke luajtur me shpirt mund të bëhesh artist, në mënyrë të tillë që t’ju transmetosh emocion e kënaqësi njerëzve që të dëgjojnë. Tingulli,që të përcillet emocionalisht tek publiku, është abstrakt në kuptimin më konkret të fjalës dhe kërkon një botë shpirtërore shumë të pastër e të pasur njëkohësisht. Unë jam e pëkushtuar gjithashtu edhe me mësimdhënie në instrumentin e violinës, pasi puna me nxënësit më jep shumë kënaqësi dhe mendoj se më rrit profesionalisht duke më bërë më të përgjegjshme në lojën time . Hobi im në kohën e lirë është të lexoj, sidomos letërsinë klasike (si Hygo, Balzak, Remark etj) dhe të dëgjoj muzikë klasike.
Liliana Pere-Ju jeni diplomuar ne Akademine e arteve, c’fare mbeshtetje keni pasur…nga familja . cilat kanë qenë raportet me personalitetet e artit, ta cmund të më kujtoni?
Lirza Zaloshnja-Unë jam diplomuar në Akademinë e Arteve dhe kam pasur fatin që të jem studente e disa profesorëve të cilët janë emra të shquar të artit shqiptar; si Prof. Roland Xhoxhi,Prof. Zana Shuteriqi, Prof. Ibrahim Madhi, Prof.Iliriana Dema, Prof. Vasil Tole, Prof. Fatmir Hysi, Prof. Adriatik Kallullin, Prof. Sokol Shupo etj. Vërtet ndihem mirënjohëse dhe e nderuar që kam qënë studentja e tyre. Në saj të punës së tyre me profesionalizëm dhe përkushtim unë jam rritur si artiste në shumë dimensione. Këtu do të veçoja profesorin e violinës prof. Roland Xhoxhin, i cilin ka punuar për zhvillimin tim në violinë duke nxjerr në pah më të mirën time. Mbështetjen më të madhe ma ka dhënë familja ime, dy prindërit e mi të cilët më kanë përkrahur e më kanë dhënë shumë shtysë të ecë përpra, duke sakrifikuar pafund që unë të jem sa më e denjë në rrugën e vështirë e të bukur të artit. Sinqerisht, që pa ndihmën e familjes nuk do ja kisha dal dot.
Liliana Pere-Cfarëdo te thote te punosh ne Orkestren e RTSH per Lirzen, me c’fare devocion punoni, sa kembengulese eshte Lirza ne Projektet e saj si janë raportet me to ?
Lirza Zaloshnja-Fillimi i punës në Orkestrën e RTSH ka qenë arritja më e madhe e imja menjëherë mbas diplomimit me “Medalje të Artë”. Puna në orkestër më jep shumë kënaqësi, aq sa unë nuk e konsideroj si punë, por si një ambjent ku bashkëpunimi me dirigjentë dhe solostë të huaj më krijojnë mundësi të marr eksperienca dhe të zhvillohem më tej muzikalisht. Devocioni im është maksimal, me shumë pasion, dashuri dhe përkushtim, por duke qenë një punë kolektive ( në orkestër), ka dhe specifika të veçanta, ku përveç pasionit e përkushtimit duhet edhe durim e qetësi, pasi muzika është shumë relative, e jo të gjithë bien në një mendje. Për sa i përket projekteve për të ardhmen, unë jam duke ndjekur studiment doktorale dhe një ndër synimet e mia është mbarimi me sukses i tyre, për projekte të tjera nuk do të doja t’i zbuloja tani, ndoshta në një të ardhme të afërt.
Liliana Pere-C’fare motivi gjeni ju ne jeten tuaj ne raport me artin, nga se frymëzoheni dhe si është pritur artëdashësit? Tregoni ju lutem nje emocion ,ndonjë sensibilititet per të gjithë ne…
Lirza Zaloshnja-Frymëzimi më i madh për artistin janë duartrokitjet, fjalët dhe buzëqeshjet e përzemërta të publikut, por sigurisht edhe kritikat të bëjnë të përsosesh më tej. Artisti formohet si i tillë në skenë dhe unë e ndjej veten me fat që punoj në orkestrën e vetme simfonike të Shqipërisë, ku performojmë në skenë dy herë në muaj. Motivim i madh për mua janë mbi të gjitha koncertet solo si brënda dhe jashtë vendit, ku arrij kënaqësinë maksimale të kurorëzimit të punës sime. Frymëzimin për të bërë muzikë unë e gjej tek gjërat më të thjeshta të jetës së përditshme; tek njerëzit, natyra, lulet, zogjtë, kafshët etj. etj.
Liliana Pere-Sa ju intereson dhe sa vemendje u kushtoni vëmendje zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare, si néj artist me bote te pasur shpirterore?
Lirza Zaloshnja-Zhivllimet shoqërore e sociale shqiptare unë i ndjek me vëmëndje. Do të dëshiroja në të ardhmen të kishte më shumë zhvillime artistike për artistët dhe veçanërisht për muzikantët, ku puna e tyre të motivohej e shpërblehej më tej. Këtu gjej rastin të përgëzoj z. Liliana Pere për punën e saj me çështjen e gruas duke ndërtuar portalin “Gruaja Shqiptare në Botë’’, e cila punon me përkushitim e dashuri për të paraqitur histori femrash shqiptare të suksesshme.
Liliana Pere-Si ju duket arti, dhe produksioni ne shqiperi , per ju një artistë që jeton në Shqiperi por qe nuke te mungon kontakti dhe vajtja neper koncerte neper bote?Krahasimin me vendet perëndimore, ju si e shihni?
Lirza Zaloshnja- Shqipëria është një vend në zhvillim dhe si i tillë ka shumë vend për përmirësime në çdo fushë. Kështu edhe arti në Shqipëri ka problemet e veta. Në Shqipëri ka mjaft artistë të talentuar e të aftë, por duhet të egzistojnë mekanizma të cilat t’i mbështesin ata. Pa një suport financiar të mjaftueshëm, nuk mund të bëhet dhe të krijohet art i niveleve të larta, dhe kjo nis që me kushtet e përshtatshme specifike për të punuar artistët, dhe deri tek pagesat për punën e tyre. Kuptohet, pë r një artist që jeton në vendet perëndimore, ku ka një standart më të lartë zhvillimi, edhe aritjet janë më të larta. Megjithatë, vendi ynë, edhe pse shumë i vogël, vazhdimisht ka nxjerë artistë të cilët kanë debutuar me shumë dinjitet suksesshëm në skenat e botës.
Liliana Pere-Shqiperia eshte është vendi juaj i dashur , si janë raportet tuaja me vendin tuaj dhe njerëzit? Vendi i ëndrave të tua ku shkon dhe deri ku arrin fantazia dhe qellimi juaj , per te performuar si artiste?
Lirza Zaloshnja-Shqipëria pa diskutim që është vendi im i dashur, ku unë kam lindur e mbi të gjitha kam familjen time prandaj nuk do ta ndërroja me asnjë vend të botës. Unë kam bërë zgjedhje që të jetoj e të punoj në Shqipëri, por kur më jepet mundësia është eksperiencë e bukur të udhëtoj e të performoj jashtë vendit. Megjithatë një shpreje thotë “kurrë mos thuaj kurrë’’, kështu që të ardhmen nuk mund ta parashikoj dot.
Liliana Pere-Jeni një artiste e vleresuar dhe e dashur per publikun , A ju ndimon familja dhe a është një mbështetje permanente per ju ?
Lirza Zaloshnja -Familja është gjithçka për mua. Ajo është frymëzim, burim dashurie, mbështetje në momentet e vështira. Unë mendoj, që një artist të jetë i suksesshëm, baza nis nga familja. Cdo gjë e bukur e ndarë me familjen shumfishohet, dhe çdo gjë e hidhur përgjysmohet. Pa mbështetjen e saj unë nuk do të isha jo vetëm e arrirë profesionalisht, por edhe si njeri. Familja ime më ka mësuar vlerat njerëzore; siç janë mirësjellja, respekti, sinqeriteti, ndershmëria etj. dhe më kanë bërë të kuptoj që nuk mund të jesh një artist i mirë pa qenë një njeri i mirë.
Liliana Pere-Sa e veshtire ka qene rruga e suksesit per Lirzen per t’u performuar si njé violiniste e talentuar, dhe shume profesioniste, e pelqyer masivisht nga publiku,megjithese ne moshe te re?
Lirza Zaloshnja-Vitet e para të studimit të violinës, siç e kam thënë, kanë qënë që 5 vjeç. Fillimisht e shikoja si një lodër, por më pas, me fillimin e shkollës, ku përveç mësimeve të përgjithëshme, duhet të bëja edhe studim sistematik të përditshëm në violinë, lindën kështu vështirësitë. Pra vitet e para kanë qënë të vështira, duke sakrifikuar shumë argëtime nga fëmijëria, më pas nga adoleshenca e nga rinia. Por të gjitha këto ja kanë vlejtur, sepse frutet më pas kanë qenë dhe janë shumë të ëmbla. Frutet e para kanë qenë daljet e para në skenë, më pas koncertet e mirëfillta. Sot, unë jam krenare që punoj në orkestrën e vetme simfonike shqiptare në rang kombëtar.
Liliana Pere- Si jane raportet tuaja me median? A eshter Lirza pak mediatike?
Lirza Zaloshnja- Unë preferoj të jem diskrete në raport me median. Mendoj se një artisti i duhet kohë që të formohet si i tillë, dhe vjen një moment që nuk punon më artisti për kohën, por koha për artistin. Jam akoma shumë e re, dhe kam shumë rugëtim të gjatë dhe të vështirë në rrugën e artit. Ky është pikësynimi im kryesorë.
Lirza Zaloshnja:Ju faleminderit Znj Liliana Pere, per punen e palodhur qe beni dhe per njohjen e vlerave artistike apo c’do vlere tjeter te gruas shqiptare dhe perkushtimin tuaj.
Ju faleminderit,per bashkebisedimin,e hijshmja, e sjellshmja violinistja qe na dhuron aq hare me tingujt mendafsh te violins , e dashur Lirza.
Ju uroj shume suksese nga zemra dhe deshiroj t’u shoh gjithmone njé yll ne skene
Liliana Pere
Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote
BARDHYL MALIQI – ZËRI POETIK MODERN I ILIRISË ANTIKE
Intervistë e Raimonda Moisiut me poetin Bardhyl Maliqi në 60 vjetorin e lindjes/
-Ka qindra vlerësime për poezinë tuaj nga disa prej portaleve dhe mediave ballkanike, me thënie nga më suprizueset, po përmend disa: profesoresha kroate Ana Ivelaj ju quan Zëri poetik modern i Ilirisë antike, gazetari dhe shkrimtari Ivan Raos ju quan gjigand i poezisë shqipe, poeti Maliqi flet me plotninë e shpirtit dhe me ndjesinë e zemrës. Në fakt, vepra e tij si një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme letrare, tani ka nevojë për t’u pranuar dhe dëshmuar edhe në rrafshin europian. Poeti dhe shkrimtari boshnjak Senahid Neziroviç ju konsideron bard të poetikës së krahasimit etj. Këto janë vlerësime reale apo si rëndom edhe tek ne, të hiperbolizuara?
Të gjitha vlerësimet e rëndësishme janë bërë nënga personalitete të kulturës ballkanike, në to ka edhe dashamirësi, edhe subjektivizëm, edhe kufij relativë të njohjes edhe hiperbolizim, por ka dhe një mbështetje të argumentuar dhe reale. P.sh. Profesorja kroate Ana Ivelaj ishte shumë e motivuar nga poema ime Ankthi i Statujave dhe hiqte paralele me kulturën shqiptaro-kroate me atë ilire të Dalmacisë.Po kështu edhe profesore Nevenka Nekiç. Ndërsa profesorë të tjerë kroatë pëlqenin klimën e poezisë, truallin metaforik të saj, motivet interesante etj. Vlerësimi Gjigand i poezisë shqipe është thjesht një hiperbolë letrare, ashtu siç është vlerësimi me çmim special për poemën time Akuarel për Zagrebin më tepër shenjë mirënjohje dhe dashamirësie e Unionit Paneuropian të Kulturës Kroate. Më tepër më duken të mbështetura në një vlerësim real çmimi special i marrë në Kongresin e dytë të UNESKOS për Ballkanin zhvilluar në Atalanti (2011), pasi poema Perandoria e zogjve ishte plotësisht në aksin e tematikës së kongresit për vllazërimin e botëve, siç thotë edhe letra e vlerësimit që i përcollën ata Ministrisë sonë të Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit. Po kështu çmimi i Maratonës Poetike të Sarajevos ka më tepër mbështetje dhe argumentim, pasi poema Kur ndriçojnë pikëllimet ka një theksim të realiteteve të sotme socialpsikologjike ballkanike, këtë e thekson edhe në motivimin e çmimit akademiku Sabahudin Hadžialić (Sarajevo.2012) etj.
– Disa libra të botuar, të fushave të ndryshme: letersi, pedagogji, psikologji, gjuhesi, e veçanërisht tërheqin vemendjen disa vëllime me poezi në gjuhën shqipe, angleze, kroate, rumune, botime të shumllojshme në dhjetra antologji ballkanike, 12 Çmime kombëtare e ndërkombëtare për penën tuaj, që dëshmojnë gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetët e mirënjohur në dekadat e demokracisë në atdhe. A ka diçka të tillë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë poet?
Fëmijëria më troket në kujtesë nga thellësitë e pavetëdijes, ajo me çikrikun e kohës nxjerr amfora kujtimesh të mbytura. Ndaj them se ç’vlerë kanë koralet apo luftanijet e zhytura në dete, para këtij dritësimi të çuditshëm? Gjyshja ka qenë e veçanta e patjetërsueshme e femijërisë sime. Ajo ishte nje grua e imët, por e fortë, kishte një djalë, vetëm babanë tim, dhe unë duke qenë fëmija i parë u bëra manari i saj. Ajo këndonte bukur, dinte mijra këngë. Ishte sqimëtare në zgjedhje, shumë e saktë në korrektime, ajo ishte Aristoteli im i parë, kam thënë dikur. E them edhe tani. Ka kohë që s’jeton më. Por Ëngjëll im mbrojtës zbret në tokë dhe ndalet tek rrota e mullirit, ku bluanim blihur. Aty m’u përgjakën gjunjët për herën e parë; atëherë kur qiparisi ishe më foshnjë se unë, një bistak fillestar. Tani mrekullohem vërtet, se sot ai është dhjetë bojë njeriu dhe kallet i gjithë brenda meje, ndaj unë ndihem i fortë sa dhjetë burra, si kurrë më parë. Ndaj them se ishull vetmitar nuk është kjo plagë që dhemb, shtëpia e fëmijërisë është thelb i saj, sa herë e gërvish aq herë përgjaket, atje në brendësinë e një shteti të huaj, ku çamërit kanë djepet dhe varret, atje ku shqip ligjërojnë burimet dhe shqip e kanë emrin arat dhe malet e rrëgjuar prej mallit. Atje ullinjtë e stërlashtë, limonët dhe portokajtë kurrë nuk harrojnë t’i ndezin llambadarët në të katër stinët e pritjes, me zemër në dorë prej dhimbjes dhe mallit.
-Cfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar? Cilët nga autorët tanë pëlqeje më shumë?
Më tepër se librat kam lexuar natyrën, e kam adhuruar atë, e adhuroj edha tani. Por edhe për të lexuar kam lexuar mjaft. Ne leximin e kemi pasur edukatë, në shtëpinë tonë kishte libra të gjyshit, të babait dhe tonat, ndërsa sot ka edhe libra të fëmijëve tanë. Mbase leximet e mia i kanë favorizuar punët intelektuale të prindërve të mi. Nëna ishte mësuese e babi përgjegjës i qendrës kulturore të qytetit të Konispolit, aty ishte edhe kinemaja edhe biblioteka. Po të perfrazoja poezinë time “MANGALLI I YJEVE” do të pasqyrohej pikërisht kjo klimë leximi. Unë aty them se qielli më dukej si një mangall i madh i përmbysur. Nën thëngjijtë e tij sa herë më zuri gjumi, mbi qilimin e barit kur shfletoja Botanikën, pas venitjes së yjeve në brigjet e një lumi. Dhe më zgjonin kecat duke më kërkuar kryet për dyluftim, dhe më zgjonin ftujat duke kërkuar kripë në grushtin tim. Dhe më zgjonte zëri i gjyshes duke më thirrur emrin nëpër natë, dhe më zgjonte kërcinjve një thupër lofatë… Qielli një mangall i madh i prushuar, jashtë bëka ftohtë, unë zgjas të ngroh duart! Më beson apo jo Monda, por unë edhe sot zgjas duart t’i ngroh në mangallin e yjeve. E nëse përfytyrojmë një çast se këta yje janë shpirtrat e poetëve dhe shkrimtarëve, atëherë do të thosha se në femijërinë time dominonin librat e përkthyer nga gjuha ruse, angleze dhe frënge. Edhe autorët tanë i kam dashur shumë. De Rada, Naimi, Migjeni, Poradeci, Kadareja, por edhe shkrimtarët e trevës sime, atyre me origjinë nga Çamëria e kam fjalën, si Mitrush Kuteli, Faik Konica, Bilal Xhaferi etj. E megjithatë libri i parë që kam lexuar vërtet ka qenë një libër i dhuruar nga shkolla si nxënës i dalluar, “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, i Profesor Bedri Dedes. Kur ia kam thenë këtë profesorit e vërejta mirë se ju bë qefi. Kam qenë me studime pasuniversitare atëherë. Isha në shoqërinë e Profesor Bedriut dhe të Ismail Kadaresë. Kur i thashë Ismailit se disa nga poemat e tij i dija përmendësh, i rrezëlliu fytyra. Shkrimarët s’janë veçse fëmijë të rritur, gëzohen edhe për gjera të vogla.
– Cila ka qënë poezia apo tregimi i parë që keni shkruar?
Në femijëri kam pikturuar, piktura ka qenë dashuria ime e parë, për moshën parashkollore e kam fjalën. Megjithëse mund të them sa ato kanë qenë pasione binjake. Pas mbarimit te arsimit te detyrueshëm konkurova dhe fitova për të shkuar në liceun artistik, por një i njohur i familjes në praninë time i tha babit, ku do punojë pas kësaj, bojaxhi në komunale, ose dizinjator. Bojaxhi behej edhe pa shkollë. Babi e dëgjoi me zemër të thyer. Çoje per gjuhë frenge, or burrë. Frengjishtja është gjuhë kulture, gjuhë diplomacie dhe arti. Dhe kështu u takuam bashkë në shkollën “Asim Vokshi” në Tiranë. Por pas nje jave erdhi nje urdhër i çuditshëm nga Ministria e Arsimit. Ata që kanë bërë rusisht në arsimin e detyrueshëm do ta vazhdojnë për rusisht të mesmen e gjuhëve të huaja. U mërzita shumë dhe desha të shkoja përsëri në lice. Por përdhunshëm u detyrova të vazhdoja për gjuhët e huaja. Mësueset shqiptare të rusishtes ishn robote të rregullave garmatikore. Mësuesja ruse më thoshte ditën e provimit me gojë të maturës, vazhdo fol se po i shpreh bukur mendimet. Gjirokastritja mistrece ndërhynte. Leri këto pallavra, po futu në analizë gramatikore. Kjo ishte arsyeja që në atë çast vendosa që arsimin e lartë ta ndiqja për letërsi ose filozofi. Megjithatë rusishtja më ka shërbyer mjaft. Poetët rusë isha në gjendje t’i përktheja mjaft mirë. Rusishtja më shërben edhe tani. Nëse e mban mend kabinatet e shkollës dhe stendat e letërsisë dhe të humorit i dizenjoja unë. Fillimisht kam shkruar poezi. Poezinë e parë e kam shkruar dhe botuar në revistën “Pionieri”, kur isha në klasën e pestë. Ishte një poezi për krojet. Konispoli kishte disa kroje, por ato kishin pak ujë dhe në to kishte radhë të gjata, grumbulloheshin shumë njerëz. Bëheshin biseda nga më të ndryshmet. Ato ishin universitete falas. Këtë gjendje përshkruaj. Natyrisht anën pozitive të saj. Figura që mbaj mend ishte se krojet jan si gjinjtë e nuses që mëkojnë me qumësht fëmijët. Toka ishte nusja. Po të shihje të mbjellat, drurët frutorë, vreshtat dhe ullishtet e Konispolit do të më thoshe se ke të drejtë. Këtë përfytyrim ruaj nga krijimi im i parë.
– Cilat janë temat më të pëlqyeshme në krijimtarinë tuaj? Sa janë motivet vetiake?
Temat më të pëlqyeshme janë ato që lidhen me vendlindjen, me famljen time, me Konispolin dhe me Çamërinë; në kuptim të mirëfilltë ato janë edhe vetiake, ra kanë një nënshtresëzim të fortë psikologjik. Të gjithë poetët dhe shkrimtarët i mëkon vendlindja. Ajo është perëndesha e tyre e frymëzimit. A mund ta kuptoni De Radën pa Makin dhe Kalabrinë, po Naimin pa Frashërin, Kadarenë pa Gjirokastrën, Lazgushin pa Po(g)radecin, Dritëronë pa Menkulasin apo Migjenin pa Shkodrën? Gjatë promovimit të botimeve të mia në Kroaci dhe në Bosnjë kjo m’u tha qartë nga profesorët kroatë. Prof. Dr. Ana Ivelaj apo Prof. Dr Nadia Nekiç u janë referuar posatçërisht këtyre krijimeve, p.sh. poemave: Shirat e vjeshtës (poemë për Konispolin), Jon, i dëshiruari im, Kur ndriçojnë pikëllimet, (poemë për Sarandën), Një lis me degë na u rrëzua (poemë për babanë), Farëzat e grurit (poemë për nënën) etj. Por ka edhe një tjetër qerthull tematik të rëndësishëm. Thelbin e tij e ka ravijëzuar për herë të parë kritika boshnjake gjatë Maratonës Poetike të Sarajevos. Unë po e them me gojën e një ish nxënësi tim, Ylli Kolës, që ka studiuar filozofi. Ai thotë kështu: tek ky libër nëpërmjet ” zogjve ” janë nënkuptuar tema të cilat janë plagë të nxehta në këto momente për planetin , ambientalizmi, rracizmi, politika, liria etj. Por përzgjedhësi i krijimtarisë në marathonën poetike vëren edhe diçka tjetër, ja se si shprehet ai. “Historia e brendësisë së jetës me shkurtësinë e saj, të qenit i ri dhe i guximshëm brenda shpirtit të tij, poeti mund t’i bëjë pyetje të përçarta vetëvetes duke pirë kafen e përjetësisë. (Përzgjedhësi i Maratonës së Poezisë Sabahudin Hadžialić, Sarajevo, më 21.3.2012)
– A mund të na thoni një nga poezitë tuaja më të dashura? Për të dhënë një poezi cila është pjesa më e vështirë?
Mund të përzgjidhja disa prej tyre, por po iu referohem poezive të cilat iu parapëlqenin poetëve dhe kritikëve, p.sh. Ali Podrimjes. Kjo është një temë të cilën unë e kam diskutuar disa herë me të. Për mua pjesa më interesante, është nxitja, motivi poetik, ajo ç’ka bëhet shkas për ta shkruar një poezi, tregim apo ese. Psh. Tek poezia Pasqyrat, unë i referohem një rasti konkret ku unë dhe 7 vajza të shkollave Antoni Athanas, Hasan Tahsini dhe Namik Delvina të shpallura fituese në konkurset e Ministrisë së Arsimit dhe të Fondacionit për një shoqeri të hapur po shkonte në Tiranë. Psqyra e autobuzit lëvizte dhe fatorinos i mbetën duart në të. Po kështu vajzat loznin, qeshnin, ngacmonin shoferin, këndonin këngë me hoka etj. Kjo paralele mes dy pasqyrave ishte intresante. Po ua citoj poezinë meqë është e shkurtër, ajo është vlerësuar me çmim në një konkurs ballkanik të zhvilluar në Sarandë në qershor 2007. Pasqyrat janë vajza tekanjoze, /Naïve, çapraze, herë-herë nervoze./Në cipën e hollë, të shëndritshme, delikate,/Shpirti … në gracka iluzionesh të kapet.//Pasqyrat janë si femrat: gjithnjë gënjeshtare,/Me forma joshëse, konvekse, konkave./Dhe në do të njohësh të gjithë të vërtetën,/Në sytë e tyre shikohu gjithë jetën.//Në çaste intime, të bukura, ireale,/Shfaqen siç janë: të këndshme, reale,/Me gjithë dobësitë dhe vyrtytet njerëzore./Femrat! / Ah femrat,/pasqyrat tekanjoze!…Poetët Xhevahir Spahiu, Mujo Buçpapaj, Ivan Djumoviç, Nevenka Nekiç, Kostas Nusias, etj. u pëlqen më tepër poema për babanë. Poetja dhe piktorja kroate Danica Vukelic tha se kishte lexuar qindra poema dhe poezi për nënat, por me këtë poemë për babanë nuk mund të krasahohet asnjë. Ajo thjesht është një vepër madhështore!
– Në tërësi ju jeni një poet i shëndetshëm, me besimin solid për jetën; megjithatë herë-herë vihen re doza melankolie të ndjeshme, Si bashkëjetojnë optimizmi me pesimizmin te ju?
Interesante, me ty Monda. Nuk besoj se ke lexuar gjithçka që shkruhet për poezinë time në podiumet e prezantimit të librave apo në shkrimet kritike, por kjo ishte qartësisht ajo qe u shpreh gjatë prezantimit te botimit tim në bibliotekën kombëtare të Zagrebit, ku isha i ftuar nga Shoqata e Artisteve “August Senoa”, qe përktheu, botoi librin tim dhe organizoi ketë promovim krijimtarie në bashkëpunim me Unionin e Shqiptareve të Kroacisë. Por kjo më qartsisht duket në fjalët referenciale të profesores kroate Nevenka Nekiç “Grackat e hiçit modern pёrqafojnё globalen duke shmangur heshtat e misterit tё perёndeshave ilire, duke thithur sensualitetin e jetёs, qё vjen nga hingёllimat e hergjeleve dhe diku ju mund tё dёgjoni zёrin e buçimёs sё ujvarave, qё nuk mund ta thyejnё harmoninё e universit qё ravijёzohet nё buzёqeshjen e vajzave. Kёto skena tё shpejta piktoreske e japin plotёsinё e jetёs si nё stilin barok dhe besimin nё kujtesёn e pёrjetёsisё siç thotё poeti. Komponentja atdhedashёse e kёtyre kёngёve si dhe e poemave tё tjera vjen prej elementit dhe ngjarjeve personale nё aspektin e formёs. Kjo ndihmon qё marrёdheniet empatike tё tij tё bёhen edhe tonat, jo vetёm pёr shkak tё mёnyrёs se si i jep, por edhe tё ngjashmёrisё dhe gjykimit historik. Nё kёtё libёr me ndjeshmёri dhe poetikё tё vёrtetё na vjen Bardhyl Maliqi me vargjet e brishta, me jehonёn e kёngёve pёr femijёrinё, me metaforat e gjelbra, dhe fjalёt e rralla tё shpallura si urtёsi. Dhe pa marrё parasysh se sa e pikёlluar ёshtё kjo poezi, ajo mё shumё ka jetё, dashuri dhe bukuri. “ Bashkjetesa e të kundërtave është thelbi i realitetit filozofik dhe jetësor. Shiko p.sh. filma në eksplorer natyre apo planet eksplorer dhe do te bindesh se diversiteti dhe uniteti i të kundërtave është realitet e jo fantazi. Unë përgjithësisht kam vështrim pozitiv mbi jetën, kjo është vaksina ime kundër stresit të realiteteve tona të përditshme sociale e politike, kundër diktaturës së sendeve, mungesa e të cilave na robëron, na bën borxhëli, na kthen në konsumatorë dhe në vartës të droguar nga prehja, parazitizmi, interneti, politika, pseudopatriotizmi etj.
– Ju jeni poet. Qindra vargje poetike lirike, patriotike, qytetare me ton protestues e intelektual të përmbledhura në disa vëllime me poezi. Po citoj disa tituj të tyre; Lulet e Shegës, Pasqyrat, vëllimet me poema Ankthi i Statujave, Perandoria e zogjve etj. Por ju keni vepra të rëndësishme edhe në fusha të pedagogjisë, gjuhësise, komunikimit, etikes, psikologjisë, eseistikës, kritikës letrare etj. Po citoj sërish diasa tituj: Shije të rrezikuara, Qortimi i hartimeve, Morfologjia-tekst per studentët, Shkollat me dyer të hapura, Etika rrjedhave të komunikimit, Detyrat e shtëpisë, etj. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional? A buron kjo prej shkollimit tuaj kompleks?
Saktësisht po! Pas mbarimit të fakultetit për gjuhë dhe letërsi dhe një stazhi pune pas pesë vjetësh m’u dha rasti të ndjek studimet pasuniversitare për pedagogji e psikologji. Pika ime e fortë ishte nota mesatare e fakultetit që më krijoi mundësinë e zgjedhjes. Kisha ëndërr të hulumtoja në brendësinë e procesit krijues, për këtë duhej patjetër psikologjia. Doja të isha mësues i vërtetë, i sukseshëm dhe jo papagall me universitet, për këtë më duhej pedagogjia. Dhe ja arrita. Studimte e dyta pasuniversitare i kam po në këto fusha, flas për masterin shkencor dhe doktoraturën. Kjo më çoi natyrshëm në një fushë tjetër krijimtarie. Unë nuk i shoh të ndara, por të integruara në botën time. Kam dashur të jem kështu. Ajshtajni në letrën që i shkruan të bijës i thotë se sekreti i madh i universit është dashuria!
– Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të veçantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?
Ka mjaft mundësi përgjigjesh për këtë pyetje, frymëzimi për të shkruar poezi është botë përjetim dhe këndvështrim personal, se përndryshe do të ishin të gjithë poetë e për më tepër poezitë do të ishin shkruar me kopjativ, por nuk është kështu. Vargjet nuk janë fije makaronash që përgatiten nga amvisat në shtëpi sipas një teknologjie të caktuar të zënise së brumit. Poezia ka përparësi të ndryshme në poetë të ndryshëm, saktësisht çdo poezi është e ndryshme qysh në ngjizje, kjo i jep asaj origjinalitet. Veshja e jashtme e mendimit është çështje kohezioni, detajet e përdorura, figuracioni, lloji i vargut janë në varësi të gjetjes artistike. Kështu p.sh. në poemën time për babanë thelbësore ishte se isha krenar për të, ko më çon te figura e lisit me degë, te madhështia e tij si burrë, ndërsa poema për nënën dominohet nga ndjesia e keqardhjes, e vetëdijes për sakrifikimin që ajo e kishte të ngjizur shpirtërisht, kjo më çoi te figura e farëzave të grurit që treten në barkun e dheut për të çelur bimët e reja. Ajo ishte mësuese, ishte dhe nënë që u sakrifikua tërë jetën për edukimin e të rinjve. Pas vdekjes së babit nëna mbeti vetëm, pati probleme me vetëdijen, me kujtesën etj. Kërkonte kaçurelat e mija të femijërisë në kokën e një burri që po shkonte drejt të gjashtëdhjetave, kërkonte babanë dhe unë i thosha se ka shkuar tek mbesat në Anerikë dhe ajo e besonte. Kur shkruan një poezi që ty të ngop brenda vetes, ke një ndjesi të veçantë, nuk mund të them të bukur, pasi mund të jetë mallëngjyese dhe trishtuese. Unë për vete kam ndjesinë e fluturimit. Dhe kjo jo vetm kur shkruan për zogjtë si në rastin e poemës Perandoria e zogjve.
– Më thatë se keni interes për psikologjinë e krijimit. Keni interes thjesht si krijues apo si studiues? Cfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
Psikologjia e krijimit më intereson vërtet dhe më intereson në të dyja rrafshet, si krijues dhe si studiues. Laboratorët poetikë nuk funksionojnë njësoj, këtu ka shumë rëndësi botëpërjetimi, kujtesa emocionale, ndjeshmëria, aftësia përsiatëse, bota e kureshtjes dhe e interesave, ëndërrimi, projektimi i rrugëzgjidhjeve. Do të mund të merrrja mjaft shembuj konkretë, por do të shkonte gjatë. Në romanin Nata e Ustikës, Petro Marko thotë me gojën e Ricos se vajzat italiane janë si prtokajtë nën dritën e hënës, a do të thonte kështu nëse autori nuk do të ishte nga bregdeti i Himarës (Dhërmi)? Pse Mjeda p.sh zgjedh mollët e kuquna në degë dhe qershijat lidhë më një rrëfanë? Kjo lidhet me trvën ndaj më poshtë vazhdon, ku fillojnë kufijtë e geget, rrojnë dy çika me një nanë. Kur kjo ndodh me figurën stilistke, pa mendoni se sa psikologji krijimi ka në botën e brendshme të çdo persaonazhi? Më pyesni për muzën, nëse është ose jo aftësi gjenetike. Studumet mbi inteligjencat e lindura, prirjet, aftësitë, dhuntitë dhe talentet tani kanë një përgjigje më të plotë për këtë. Ato kanë një bazë gjenetike, e cila nëse nuk kultivohet me punë ndodh të atrofizohet, herët ose vonë. Veçse të kemi të qartë një gje muzat nuk i takojnë vetëm letërsisë dhe arteve, as vetëm shkencës, por krijimtarisë në përgjithësi. Edhe bujku që bën një vetullore ulliri në tokë të pjerrët, edhe projektuesi i Kullës së Pizës ishin krijues apo jo?
– Ju i kini kushtuar një studim interesant e profesional; “Botës së femrës në Eposin e Kreshnikëve”, i dedikohet tërësisht brishtësisë dhe dlirësisë femërore, këtij simboli shpirtëror të njerëzimit. Cili është “çelësi sekret” që ju mbartni në këtë studimin tuaj?
Bota e femrës në Eposin E Kreshnikëve ka qenë tema e studimit pasuniversitar në vitet 1983-84, isht një studim në rrafshin e etnopsikologjisë, ku kam pasur dy drejtues shkencore, prof. Bedri deden në psikologji dhe bashkepunëtorin e vjetër shkencor (flas me terminologjinë e kohës) në folklor, por kam pasur edhe një prijës shpirtëror dhe shkencor njëherësh, studiuesin Veis sejko nga Konispoli, një jurist me dy fakultete që punonte si cigareshitës për shkak të regjimit diktatorial. Kam lexuar mjaft studime shqiptare dhe të huaja në lidhje me eposin. Por dua të bëj një saktësim. Studimi nuk i dedikohet tërësisht brishtësisë dhe dlirësisë femërore, këtij simboi shpirtëror të njerëzimit, thelbi është se femrat shqiptare apo të huaja jepen me veçori dhe tipologji të karakterit të femrës shqiptare, ato nuk ishin vetëm të bikura e intriguese si Tanusha, as vetëm të besës dhe përkushtiit njerëzor si motra e Gjergj Elez Alisë, as vetëm trimëresha si Fatime Sokolja apo vajza e plakut të moçëm (Omeri i ri) etj. Çelësi i suksesit unë mendoj se ishte nga njera an me bashkçpunimin me njerëz kompetentë e nga an tjetër fakti e në shkollën e mesme unë kam qenë në një klasë vetëm me vajza dhe i njihja mirë ato, siç të thuash u njihja shpirtin dhe botëkuptimin. Natyrisht ka dhe ndryshime të përvijuara nga greminat e historisë që qëndrojnë mes dy kohëve, por thelbi mbetet i njejtë.
– Cfarë mendoni për statusin aktual të kritikës? A ka kritikë të mirëfilltë sot për sot? Cili ka qënë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj krijuese?
Duhet të jemi realistë kur flasim për kritikën letrare. Nuk mund të kërkojmë qiqra në hell, ne nuk kemi fuqi ekonomike të përgatisim kritikë dhe t’i punësojmë ata për të qenë të tillë. Por krijues me prirje kritike ka pasur gjithmonë. Nga Saranda ka qenë Adriatik Kallulli, andej është Josif Papagjoni e Bashkim Kuçuku si edhe unë. Problemi sot qëndron jo vetëm tek përgatitja speciale, as vetëm te vokacioni i lindur apo pagesa, por edhe te koha fizike. Kur unë punoj si mësues në kohën e punës më kufizohet liria e leximit të plotëruar, pasi pa njohje tërësore s’mund të gjykosh për krijimtarinë e një brezi apo të dhjetra dekadave. Pra kritika do të jetë e pjesshme dhe e zbehtë. Por ish redaktorë të kohës së diktaturës mendoj se nuk e kanë të drejtën morale dhe aftësimin profesional për të listuar krijuesit në rrafshe vlerësimesh kritike. Habitem si e marrin kurajon këta njerëz, më e pakta që mund të them është se janë hipokritë dhe të paturpshëm. Keqkuptimi im më i ndjeshëm me kritikën? Inekzistent. Kritika shqiptare thjesht më ka anashkaluar ajo ballkanike më ka hiperbolizuar. Por ka edhe mjaft përjashtime. Të huajt p.sh. e vlerësojnë mjaft parathënien e librit Perandoria e zogjve. E pra atë e ka shkruar një shkrimtar shqiptar. Vldimir Muça quhet. Nuk kam pasur njohje personale me të. Ai lexoi disa poema të miat dhe shkroi esenë POEMA SI RREZËLLIME TË SHPIRTIT JONIAN.
Këngëtarja dhe inxhinierja Valbona Peraj flet pa dorashka…
PERSONAZH/ Flet këngëtarja dhe inxhinierja Valbona Peraj: Teksti, “Asnjëherë” është qëndisur nga Rozana Radi
-Nuk kam të dashur politikan, pas Bonës qëndron Bona, jo politikani/
-Të kisha të dashur biznesmen do sorollatesha me X5/
– Sfida?! Pse të mos jem dhe deputete?!/
-Nuk dua të më vlerësojnë nga bukuria, por nga intelekti dhe zëri/
-Unë besoj pak ose aspak në dashurinë sentimentale/
– Xhelozia e meshkujve është shumë arrogante, meskine/
– Më besim kam tek një shok se te një shoqe/
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI/
Çdo këngëtare e vërtetë ka personalitetin e saj, zërin e saj, profilin e saj. Kështu edhe Valbona Peraj. Kush e njeh shikon se ka të bëjë me një femër të qeshur, të dashur, të shoqërueshme me plot kërkesa ndaj vetes. E re, por që është përplasur shumë me jetën. Nuk ndalet me kokën mbrapa, por shikon gjithmonë para, shikon drejt së ardhmes. Një femër e bukur, por që asnjëherë nuk mundohet ta nxjerrë në pah bukurinë, pasi intelekti për të është cilësia parësore e çdo njeriu. Thashethemet për të nuk kanë të sosur, por ajo me qetësi i anashkalon dhe në këtë bisedë tregohet e sinqertë çka ndodh dhe me jetën e saj private. Tashmë ajo ndodhet në finalizimin e kripit të ri “Asnjëherë”, ku sipas specialistëve përbën një hap cilësor në rrugëtimin e saj muzikal. Dashuria e saj më e madhe është djali simpatik Albo, nëna që si ndahet në çdo çast, pasi ende tek Bona nuk ka trokitur dashuria e asnjë politikani apo biznesmeni.
Cili është klipi apo kënga juaj e fundit?
“Asnjëherë”
-Që do të thotë?
Në asnjë ndarje, s’ka të fituar
Unë do vazhdoj të jetoj
Tek asnjë femër nuk e kam dëgjuar
Se dashuria fiton…
-Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj, kompozitor, autor teksti, këngëtarë apo këngëtare në këto këngë-klipe?
Ky është një bashkëpunim me një nga bashkë-kompozitorët e parë që në fillimet e mia të para në skenë Gramoz Kozeli dhe De Vox, ndërsa teksti është qëndisur nga Rozana Radi.
– Ku ishte vështirësia më e madhe?
Vështirësitë janë në të gjitha detajet por duke shpresuar që do marrësh pëlqimin e fansave apo miqve të tu ath mendon se ja vlen pasi unë ec me mendimin se për gjërat e bukura gjithmonë duhet sakrifikuar.
– Cilat janë këngët më të suksesshme dhe kush janë autorët e teksteve?
Të flasësh për këngët më të suksesshme është pak e vështirë, pasi secila nga këngët e mia vjen me një hark kohorë relativisht të largët nga njëra-tjetra dhe secila që vjen ka ardhur në formë të veçante. Kujtoj këngët në Top Fest 2 ,”Të Dua Ty”e cila u realizua me një klip të mrekullueshëm. Kjo këngë u kthye ne hit për ato vite, madje dëgjohet edhe sot në Radio, këngë e Realizuar nga Kompozitori Gjergj Jorgaqi dhe Gramoz Kozeli, klipi nga “Infinit Studio”. Më pas kënga me titull “ Hipokrizi” me kompozitor po Gj. Jorgaqin dhe G. Kozelin. Klipi u realizua nga “Max Producion”. Por dhe mënyra e realizimit me një gjarpër prej 4 m e ktheu këngën sa të bukur dhe të frikshme… Më pas kënga “Hej Mulato”e kompozitorit Genti Lako, e cila ishte një nga këngët më të kërkuara të “Mikrofoni i Artë”, organizim i “Radio +2”… Më pas unë krijova një shkëputje drastike nga ekrani dhe nga muzika ku ju përkushtova më shumë jetës familjare dhe profesionit tim si inxhiniere… Por më pas, në 2014, u bë i mundur një bashkëpunim i shkëlqyer me super këngën “Jam arbnore”të kompozitorit Edmond Zhulali e tekst të Gjigandit Agim Doçi, realizimi i vidioklip nga “Max production” me një përkushtim mbresëlënës. Këngë e realizuar me shume kujdes pasi dihet se këngë të tilla janë këngë shekullore dhe jo këngë komerciale të stinës që i dëgjon në momentin e linçimit dhe humbasin me kalimin e ditëve ( e mos të flasim për kalim vitesh pasi harrohet dhe këngëtari). Unë këngën e kam pasion dhe jo profesion dhe provoj ,tentoj, jo të sjell këngë çdo sezon siç bëjnë shumë këngëtar që bëjnë klipe çdo ditë dhe askush nuk ju a di emrin, por dua të jem ndryshe dhe e veçantë në atë që sjell…
Ndërsa kënga dhe klipi i radhës për të cilin po punohet është një stil krejt ndryshe nga herët e tjera, pra është një këngë e qetë, ku ndërthuret me një stil timin po gjithçka ndryshe.
-Cila është veshja juaj kur këndoni . ?
Stilet normalisht janë verore pasi dhe 95% e xhirimeve janë të realizuar në bregdetin e vendit tonë. Kryesisht realizohet mes detit dhe tokës që dhe vetë kënga është e tillë, një ndarje e përjetshme me dy brigje ku thjesht kanë një pikë kontakti por kurrë nuk mund të jenë bashkë ..Por këtë herë ndryshe nga herët e tjera veshjet dhe bizhutë janë stil “Versace” kryesisht leopardi dhe tattu të theksuara. Mund të them një ekstravagancë, por jo e tepruar pasi do dilja shumë nga vetja. .
-Ku është bërë prezantimi juaj më dinjitoz dhe me cilën këngë?
“Jam Arbnore”.
-A keni realizuar ndonjë album…….?
Dikur ishte albumi “Interesant “nga “Albatred”.
-Ku këndoni gjatë vitit?
Unë nuk para preferoj të këndoj në lokale nate, vetëm kur bëhet fjalë për mbrëmjet muzikore në fundjava apo në gëzime familjare, dasma apo raste festash. Kjo është sigurisht një zgjedhje e imja ku alternoj më së miri, punën time të përditshme në Administratën Shtetërore dhe pasionit tim për muzikën.
– Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte?
Të them të drejtën janë shumë, madje filloj ti harroj nëse kam qenë për koncerte, për punë pune apo qoftë si turiste. Aktualisht jam e Ftuar në USA, por mendoj që do jem për festat e Nëntorit dhe të fundvitit…. nëse nuk del diçka më e mirë që të më ndryshojë mendjen.
-Ju këndoni këngë të veriut apo dhe të tjera?
Ndihem më mirë në këngët qytetare e të gjitha trevave por sidomos ato veriore pasi dhe vetë jam shkodrane.
-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?
Unë kam prindërit e mi në veçanti mamin tim..Babi më mësoi të jem kokëfortë, e “egër” por e vendosur në planet dhe qëllimet që i vë vetes ndërsa mami është një engjëll ku shpesh falënderoj Zotin që më ka dhënë një nënë të tillë. Ajo më mësoi si të buzëqesh dhe në momentet që jeta tregohet e ashpër me ty, si të ngrihem në këmbë kur sfidat e jetës më rrëzuan në gjunjë. Ajo më mësoi si të jem bija, motra, halla, tezja, shoqja, mikja e mbi të gjitha nëna e dikujt. Dhe për të gjitha këto i detyrohem asaj NENE. Por motivi im për të ecur para, e që më mësoi se në jetë nuk kemi ardhur si detyrim të jetojmë vetëm për veten tonë por dhe për ata që kemi për zemër, këtë ma mësoi djali im 5 vjeçar Albo.
-Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
Ka shumë por di të them që femra shqiptare është femër me ideale, fisnike, e sakrificës, e besës dhe e dashurisë. Pavarësisht që gjendja ekonomike i bën të dale jashtë kornizave të saj dhe kjo është për papërgjeshmërinë e meshkujve këtu. Femrat shqiptare në të shumtin e rasteve kthehen në forcë burrërore pasi maskilizmi është me tepri në shoqërinë shqiptare.
-Ku vihet re maskilizmi i shoqërisë shqiptare?
Që në familje apo në ambientet ku ne punojmë apo dhe ku pimë kafen e përditshme. Pastaj mos të flasim në politikë, administratë shtetërore apo në art, ku ka konkurrencë mendimi e veprimi. Maskilizmi vende –vende është i padukshëm, por ka raste që maskilizmi shpërthen me arrogance sa vë dhe në dyshim veten për mos patjen e aftësive të të njohurit me njerëzit me të cilët ti jeton në përditshmërinë tënde.
-Jeni supersticioze?
Hhhahaah! Në përgjithësi jo, por ka dhe raste dobësie kur kalon situata jo të mira fillon e mendon në të tilla parashikime që janë shumë abstrakte.
– A janë më xheloze femrat se meshkujt në profesion?
Në punën time të përditshme ku unë punoj si inxhinier pranë DPSHTRR ( Ministria e Transporteve .Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve dhe Transporteve Rrugore),vë re se meshkujt janë më të ligj se femrat apo dhe në institucionet e tjera. Shikoj që xhelozia e meshkujve është shumë arrogante, meskine shpesh herë vulgare. Ndërsa xhelozia e një femre konfigurohet në gjëra të vogla, pa rëndësi gati të papërfillshme ( për mua), ku ato të përgojojnë,si vishesh, si ecën, si i mban flokët apo këpucët, e sigurisht kjo për mua kjo është xhelozi kalimtare ndërsa xhelozia mashkullore është e rrezikshme .
-Ku do ti kaloni pushimet verore..?
Problem kjo puna e pushimeve por këto ditë do nisem për ca pushimesh në Stamboll me djalin tim dhe në kthim ca Ditë në Bregdetin e bukur të Vlorës.
-Syzet dhe rrobat e banjës të preferuara?
Syzet që mbaj në zyrë apo kur udhëtoj me makinë natën janë të “Ray Ban” ndërsa syzet e diellit “Guçi”, këto për momentin.
-Ushqimi veror i preferuar?
Nuk është se jam shumë e dhënë pas ushqimit apo dhe që të bëj diferenca mes stinëve por shtoj dozën e ngrënies së akulloreve (hahahahhhahah) dhe pse e di që është e dëmshme për kilet që merr. Por nuk heq dorë lehtë nga gjërat që dua. .
– Si do ta përkufizoni dashurinë?
Akoma beson se ekziston sidomos pos – adoleshencës??? Nuk besoj se jam e aftë të jap një përkufizim në këtë pike, pasi një të saktë nuk e kanë bërë as studiues të këtij termi. Dashuria ka forma dhe mënyra të ndryshme të ekzistencës së saj. Ku ka dashuri për prind, fëmijë, të afërm , miq, apo dashuri për ushqim apo dhe gjërat e konsumit të përditshëm. Por nëse e keni fjalë për dashuri në lidhje me një person athere është gjë tjetër, pasi unë besoj pak dhe aspak në ekzistencën e saj..
-Kur ndiheni mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo këndoni bukur?
Përsa ju përket pjesës së komplimenteve jam lodhur dhe madje, shpesh kthehem më arrogante apo me ironi pasi, sa më shumë kalojnë vitet, njeriu kërkon të vlerësohet për gjëra jo të konsumit të përditshëm, por për vlerat që ka ajo pjesë e dukshme apo fasada që disponon secili..
– Çfarë do të lexoni gjatë pushimeve?
Nuk po të gënjej nëse të them se kam marrë diçka të lexoj, nuk kam kohë as për veten time kur shkoj në pushime pasi e gjitha jam ne dispozicion të djalit tim. Të gjitha mamatë më kuptojnë shumë mire në këtë pjesë…
– Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave?
Nuk e kam menduar ndonjëherë këtë zgjedhje pasi kur dal për kafe apo ndonjë darkë dal me shoqëri që ndihem mirë.
-Kush është ai ajo që ju frymëzon më shumë në punë apo muzikë?
Djali im.
-Flitet se Bona ditët e fundit para klipit ka bërë operacion gjokset. a është e vërtetë?
·Unë quhem Valbona Peraj dhe jo për mungesë lekësh por as që e mendoj të bëj ndërhyrje të tilla në fizikun tim. Gjokset i kam origjinal si mi ka dhënë perëndia. Nuk preferoj të qëndroj në tregun e muzikës apo ekranit duke u mbajtur nga operacionet plastike. Disa femra harrojnë se pamja të tërheq e para dhe vlerësohet e fundit. Në këto kushte më pëlqen të më pëlqejnë me të mirat dhe defektet që kam. Me një fjalë kjo është ajo që më bën të veçantë sa herë që vi në ekran. Pra të kanë gënjyer.. haahhahaha
-Thuhet se pas një femre të mirë, është një burrë i suksesshëm, por dhe pas një të dashuri politikan qëndron një femër e bukur që bën show? Kush qëndron pas Bonës?.
Deri diku keni shumë të drejtë .Por kjo nuk ka lidhje me mua, apo me punën apo prezantimet e mia aktuale, pasi nuk është se unë jam “non stop” në ekran apo i jam përkushtuar kësaj pjese shumë. Por mund ta rezervoni këtë pyetje ndoshta për një periudhë të më vonshme hhahahaha ( shaka) . . Aktualisht pas Bonës nuk qëndron askush, por vetëm Bona.
E vërtet është se keni të dashur politikan?
Hahahahah, nuk do ishte keq kjo që thua, por politikanët po i mbajnë me bukë biznesmenët ….Nuk kam as biznesmenë, se atherë do sorollatesha me X5.
– Keni shumë ambicie, tashmë diku keni hedhur idenë se në zgjedhjet e ardhshme do kandidoni si deputete, por me kë parti ende nuk dihet. Kjo është sfida juaj e radhës?
Hahahahha! NDOSHTA…PSE JO? He zot, më duket se as te pasqyra nuk duhet të besosh, se te këmisha që ke veshur jo e jo. Kam patur shumë oferta partish për të qenë pjesë e tyre por ….përsa i përket se cilës Parti do ta mësosh në momentin e duhur. Lajmi do kalojë më parë tek ju. Di të them se besimi në një parti është si besimi fetar që mban.
-Kur ndihet më mirë Bona pas një dreke të shijshme me prodhime deti apo pas një seksi me të dashurin e zemrës…apo të dyja bashkë?
As njëra e as tjetra …pasi nuk jam shumë hamëse, apo dashamirëse e madhe e ushqimeve dhe e dyta nuk kam të dashur e as që dua të kem për momentin. Dashuria ime është vetëm Albo dhe ma beso se po e shijoj në maksimum fëmijën tim,që e kam vetëm për vete e që se ndaj me askënd tjetër( nuk jam egoiste). Jam në një periudhë qetësie pas një rrebeshi të furishëm që më përballi jeta në rrugë time.. .
-Kë beson më shumë një shoqe të ngushtë apo një shok të ngushtë?
-Shoqja ime e vetme është mami im e adhurueshme…
Nga shoqet e kam pësuar, por mendoj se deri diku dhe kam mësuar nga pabesia e tyre, ku fatkeqësisht apo fatmirësisht, nuk besoj verbërisht më tek asnjë, ku me bindje them që, më besim kam tek një shok se te një shoqe….
- « Previous Page
- 1
- …
- 124
- 125
- 126
- 127
- 128
- …
- 210
- Next Page »