• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RAMA NE ”FRANCE INTER”: HISTORIA DO TA VLERESOI BERISHEN

September 7, 2013 by dgreca

Kreu socialist, Edi Rama, i ftuar në radion “France Inter” me Frederik Miterran tregoi jetën e tij gjatë viteve të diktaturës, por dhe përvojën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Rama tregon për Miterran risitë e programit të tij “Rilindja shqiptare”. Zoti Rama tha se zgjedhjet e fundit ishin shumë të rëndësishme jo vetëm për rezultatin, por për pocesin dhe përmbajtjen demokratike. “E gjithë Europa ka dashur që Shqipëria ta kalonte këtë provim dhe Shqipëria e kaloi me shumë dinjitet, gjë që krijoi një situatë shumë të favorshme në arenën ndërkombëtare për vendin”-tha ai.

-Mirëmbrëma dhe mirëse erdhët! Sot kam kënaqësinë dhe nderin të pres zotin Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i cili sapo ka fituar zgjedhjet me një shumicë të konsiderueshme pas vitesh të gjata lufte politike midis partisë së tij, Partisë Socialiste dhe paraardhësit të tij z. Sali Berisha. Mirëmbrëma z. Kyeministër, mirëmbrëma Edi Rama dhe faleminderit që jeni me ne.

-Edi Rama: “Mirëmbrëma, ju faleminderit për ftesën”.

-Fakti që Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë është mes nesh na jep mundësinë të flasim për këtë vend jashtëzakonisht interesant. Shqipëria është vendi që na ka dhuruar Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Angjelin Prelocaj, Inva Mulën, sopranon e famshme, Liri Begenë skenariste dhe kineaste, një ansambël të konsiderueshëm personalitetesh. Është një vend që ka vuajtur shumë gjatë shekullit të XX-të dhe që gjeografikisht gjendet midis Greqisë dhe Malit të Zi. Shtet ballkanik i rëndësishëm, qendor dhe një vend ku gjërat nuk janë aq të thjeshta, ku niveli i jetesës është ende shumë i dobët, 4000 dollarë për person kur në Francë është 40 000 dollarë viti, por nga ana tjetër është një vend jashtëzakonisht i bukur. Gjë që shpjegon pse ka pasur kaq shumë personalitete me vlera dhe identitete kaq të forta. Vend shumë i bukur për t’u parë dhe vizituar, mesdhetar dhe me peisazhe të mrekullueshme ballkanike. Një vend që më në fund po i hapet lirisë, demokracisë dhe ku zgjedhjet e fundit ishin një lajm i mirë i përshëndetur nga Europa. A jemi vërtetë përpara fitores së demokracisë në Shqipëri?

-Edi Rama: “Është e vërtetë, zgjedhjet e fundit ishin shumë të rëndësishme jo vetëm për rezultatin, por për pocesin dhe përmbajtjen demokratike. E gjithë Europa ka dashur që Shqipëria ta kalonte këtë provim dhe Shqipëria e kaloi me shumë dinjitet, gjë që krijoi një situatë shumë të favorshme në arenën ndërkombëtare për vendin. Por, sigurisht nga ana tjetër këto zgjedhje na kanë bërë shumë përgjegjës, pasi kemi marrë një fitore shumë të gjerë me 83 deputetë nga 140, gjë që na lejon jo vetëm të qeverisim por edhe të ndërmarrim reforma që kërkojnë shumicë të cilësuar. Por, mbi të gjitha, është një mesazh i fortë i zgjedhësve që nuk donin vetëm ndryshimin e pushtetit nga e djathta në të majtë, por një ndryshim të thellë të vendit”.

-Për kujtesë, vendi ka qenë i qeverisur nga Sali Berisha, nga një parti që mund ta cilësojmë të djathtë, ndërsa ju përfaqësonit Partinë Socialiste. Zgjedhjet e shkuara u zhvilluan në një klimë të ashpër, shumë të vëshirë, madje në zgjedhjet e para disa viteve pati edhe të vrarë. Në të njëjtën kohë u krijua përshtypja se fitoren që arritët me partinë tuaj kishit dëshirë ta vendosnit në një klimë qetësie. Ju madje përshëndetët paraardhësin tuaj, një gjest fisnik ky. Ju thatë se nuk do t’i njihni shumë merita sepse ishte kundërshtari juaj, por se ndoshta historia do ta vlerësojë.

-Edi Rama: “Në fakt është e para herë që ndodh në politikën shqiptare dhe unë jam shumë i kënaqur që pata rastin ta bëj këtë, ta falenderoj për çdo gjë të mirë, që ndoshta do t’i njohë historia duke qenë më objektive se unë, sepse sapo kaluam një periudhë shumë të vështirë konfliktiti politik. Nga ana tjetër ai gjithashtu ishte në lartësinë të pranonte humbjen dhe duke uruar fituesin, por përsëris që është një fitore që na jep shumë përgjegjësi dhe e bën fitoren më relative sepse ka një pritshëmeri jashtëzakonisht të madhe nga ana e votuese dhe duhet të jemi në lartësisë e duhur. Nuk do të jetë e lehtë”.

-E kuptojmë se është e vështirë në një vend si ky sepse për kujtesë, Shqipëria lindi nga hiri i saj në fillim të shekullit të XX-të. Midis dy Luftërave Botërore ajo njohu një periudhë relative modernizimi por mjaft të rëndësishme deri sa vendi u pushtua nga fashistët italianë, çka e zhyti sërish në një situatë katastrofike. Më pas 45 vite regjimi komunist nga më të egërit, së bashku me Korenë e Veriut dhe Kmerët e Kuq, me mijëra të vdekur, vendi i mbyllur tërësisht në vetvete me një paranojë të pashpjegueshme, sa qeveria e Enver Hoxhës pasi ndërpreu marrëdhëniet me Rusinë gjen si aleat të vetëm Kinën, e cila në atë kohë kalonte Revolucionin Kulturor. Në 1990 kur regjimi rrëzohet dhe Republika fillon të lindë vendi u pushtua nga mafia dhe korrupsioni. A jeni dakort me këtë historik ?

-Edi Rama: “Është e sigurt që Shqipëria kaloi një version të komunizmit që asnjë nga vendet e ish-Perandorisë Sovjetike nuk e përjetoi. Komunizëm që mbështetej vetëm në vetvete dhe madje edhe me Kinën u ndërprenë marrëdhëniet në 1977-ën. Kaluam në një fazë të izoluar dhe narciziste që krijuan kushte të veçanta dhe jo të favorshme për lindjen e një demokracie të shëndoshë. Vërtetë në vendet e tjera komuniste nuk kishte alternativë tjetër politike por kishte alternativë kulturore, kam ndërmend Vaslav Haveli në Çekosllovaki ose Adam Michnik në Poloni. Nëse mendojmë të gjitha lëvizjet në teatër, letërsi e kinema nuk arrijmë të bëjmë krahasime me Shqipërinë. Në Shqipëri vuajtën vite burg sepse kishin në shtëpi albume të Van Gogh-ut ose Picasso-s në vitet ’70, pra në një epokë jo aq të largët, apo se dëgjonin Joe Cocker dhe Beatles”.

-Edi Rama ju jeni tashmë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi fituat zgjedhjet me një shumicë të gjerë. Folëm pak më parë se është një kapitull i ri për demokracinë në Shqipëri dhe se ishte shumë e vështirë pas 45 vitesh regjim komunist paranojak që e dobësoi vendin. Njëkohësisht, pas daljes nga komunizmi, 20 vitet që rrodhën më pas kanë qenë vite ku ka patur një progres ekonomik. Jeta është bërë fatmirësisht më e thjeshtë. Në të njëjtën kohë ekziston ndjenja se institucionet e shtetit ishin shumë të brishta.

-Edi Rama: “Diferenca mes së shkuarës dhe të tashmes, duke e krahasuar edhe me popujt e tjerë, si çekët, polakët, hungarezët, ku komunizmi ishte një aksident që u ndërpreu atyre në mënyrë brutale dritën për një periudhë, komunizmi në Shqipëri gjeti një terren mjaft pjellor të patriarkalizmit dhe të mungesës së traditës demokratike. Aty mund të gjejmë dhe ndryshimin mes shpejtësisë me të cilën të tjerët janë larguar nga e shkuara e tyre dhe ne, të cilët nuk kemi patur traditë demokratike. Nuk kemi pasur as traditë të shtetit të vërtetë dhe na është dashur ta ndërtojmë gjithçka nga fillimi. Kjo s’është e lehtë”.

-Ju keni pasur edhe korrupsion dhe fenomene klanore…

-Edi Rama: “Kjo ka ardhur nga mungesa e institucioneve dhe strukturave efikase të një shteti në shërbim të qytetarit”.

-Po mundohem të kuptoj se si i riu Edi Rama ka përjetuar vitet e fundit të regjimit të Enver Hoxhës dhe si mundët ju të kishit një ide të asaj çfarë ndodhte gjetkë. Kam parasysh të rinjtë kinez që ndërtuan një statujë të lirisë në sheshin Tian An Men. Si arritën ata ta imagjinonin diçka të tillë pas aq shumë vitesh maoizmi. Si jetonit kur ishit 18 vjeç në Tiranë?

-Edi Rama: “Besoj se bota e artit dhe e pikturës ka qenë mënyra më e mirë për të kuptuar se në ç’nivele na mungonte liria. Sepse jetoja në një vend ku e gjithë kultura dhe arti i shekullit të XX-të ishte e ndaluar, dhe kishim një botë paralele të librave të ndaluar”…

-Ju nuk e dinit se kush ishte Picasso?

-Edi Rama: “Jo, ne e dinim këtë, por na duhej ta gjenim në errësirën e lidhjeve të ndaluara. Kjo na e bënte jetën edhe më tërheqëse, sepse shkëmbenim libra të ndaluar, gjë mjaft e rrezikshme, pasi jo vetëm mund të na përjashtonin nga shkolla por mund edhe të na internonin”.

-A ishit të lirë të flisnit me shokët tuaj apo kishte shumë infiltruar?

-Edi Rama: “Shoqëria ishte shumë selektive, por unë kisha një rreth miqsh me të cilët përkthenim, mësonim. Për shembull, unë e kam mësuar frengjishten pa mësues, por thjesht duke lexuar librat e ndaluar, mbi impresionizmin, post-impresionizmin e kështu me radhë”.

-Ju ishit student i Arteve të Bukura, merreshit dhe me sport. Nga ana tjetër në këtë sistem krejt paranojak në Tiranën e viteve 80’ drejtuesit nuk ishin dhe aq larg sepse njiheshin njerëz që i njihnin. Si funksiononte?

-Edi Rama: “Sporti ishte një mënyrë që të mund të dilnim jashtë vendit, sepse vetëm nëpërmjet sportit dhe vetëm nëse ishim pjesë e një ekipi kombëtar mund të dilnim jashtë. U mora me sport sepse doja absolutisht të shihja një muze arti dhe kur dola për herë të parë jashtë vendit, në Gjermani, më kujtohet një arratisje e pabesueshme nga hoteli, për të parë muzeun e Bremenit, ku pashë për herë të parë një Picasso origjinal”.

-Sa vjeç ishit?

-Edi Rama: “Ishte viti 1984. Isha 20 vjeç”.

-Diktatori Hoxha ishte ende gjallë. Ai vdiq në vitin 1985.

-Edi Rama: “Drejtuesit ishin shumë larg. Por është interesante për studiuesit e komunikimit. Enver Hoxha shfaqej në televizion vetëm dy-tre herë në vit. Ishte i pranishëm kudo në afishe, fotografi në librat e historisë”…

-Edhe në ndërgjegjen e njerëzve.

-Edi Rama: “… në gazeta. Emri i tij përmendej çdo ditë, kudo, por imazhi i tij i vërtetë shfaqej në televizion vetëm dy-tre herë në vit. Kjo e bënte pothuajse mitik”.

-Si në librin e Orwell “1984”.

-Edi Rama: “Ishte i pranishëm nëpërmjet mungesës së tij.”.

-Shqipëria është vend shumë i bukur, mesdhetar. Në verë është dëshira për të shkuar në plazh. A kishte momente të ëmbla pavarësisht nga çfarë thamë më lart?

-Edi Rama: “Mund të duket paradoksale, por ishtë një vend ku qeshej shumë. E qeshura ishte shumë e pranishme sepse anekdotat prodhoheshin çdo ditë dhe nëpërmjet të qeshurës gjenim një strehë nga mbyllja e madhe. Në atë kohë kishim plazhet besoj më të mrekullueshmet në botë, sepse ishin të virgjëra dhe të pazhvilluara. Fatkeqësisht humbëm shumë prej tyre dhe na duhet tashmë të mbrojmë çka mbetet”.

-Sigurisht me demokracinë vijnë dhe spekullimet… Edi Rama, ju keni hyrë në politikë në vitet ’90, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri duke qënë shkurtimisht Ministër i Kulturës për një periudhë prej 18 muajsh dhe mbi të gjitha Kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, për një periudhë mbi 10-vjecare. Me këtë reputacion artisti, ju jeni piktor, kishte njerëz të cilët mendonin: “Ç’është ky artist i përfshirë në jetën politike dhe bëhet kryetar bashkie”, por gjithsesi ju u zgjodhët si i tillë dhe kishit gjithashtu një shembull, shembullin e Havelit në Çekosllovaki, i cili ishte njëkohësisht intelektual dhe artist. Në të vërtetë ju keni lënë gjurmë të thella në kryeqytet, një qytet me 700-800 000 banorë duke e bërë më njerëzor, pas shumë vitesh tiranie dhe sugjestioni. Çfarë keni bërë në Tiranë?

-Edi Rama: “Unë kam hyrë në politikë në të njëjtën mënyrë përmes së cilës pothuajse të gjithë intelektualët, artistët dhe shkrimtarët kanë hyrë në politikë në vendet ish-komuniste pas momentit të ndryshimit, por unë nuk kam dashur të bëj politikë. Doja të shijoja lirinë dhe liria më solli për tre vjet në Francë, në Cité des Arts dhe më pas u ktheva krejt rastësisht për shkak të vdekjes së babait tim dhe në ditën e ceremonisë së varrimit të tij u bëra Ministër i Kulturës: një situatë krejtësisht surreale dhe episod i pastër ballkanik, i cili ndodh vetëm në vendet tona. Pas dy vitesh si Ministër i Kulturës u bëra Kryetar Bashkie, i pavarur por i mbështetur nga Partia Socialiste dhe aty pata mundësi të beja gjëra të cilat e ndryshuan kryeqytetin”.

-Nuk kishte plan urbanistik, pas 10 vjetësh demokraci, kishte ndërtime barbare kudo, trashëgim ndërtimesh të periudhës komuniste, të zymta duhet ta pranojmë, me ndërtime fillimisht ruse dhe më pas kineze të cilat ishin vërtetë të tmerrshme. Nuk kishte as zyrë dhe as sallë mbledhjesh në Bashki. Pra ishte një mjerim dhe një rrëmujë e madhe.

-Edi Rama: “Folëm më parë për një vend të virgjër dhe të pazhvilluar dhe shumë të bukur, por ishte gjithashtu shumë delikate sepse gjatë komunizmit e drejta e pronës private ishte tërësisht e ndaluar. Kjo bukuri nuk ishte diçka të cilën njerëzit mund ta vlerësonin si një vlerë apo pasuri, e për rrjedhojë liria u projektua si mundësia përmes së cilës mund të afirmohej individualiteti duke u kthyer kundër natyrës, sikur kjo të përfaqësonte pasurinë e armikut, i cili ishte shteti komunist. Ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, ngjasonte me hedhjen në erë të urave për të mos lejuar armikun të kthehet. Të gjithë zaptonin toka. Pati një lëvizje demografike të pabesueshme dhe përgjatë 10 viteve, kryeqyteti u shndërrua në një rrëmujë të pabesueshme, një treg i madh oriental ku kishte një kaos total. Na është dashur të bëjmë aksione shumë të vështira për shembjen e të gjitha ndërtesave të paligjshme në parqe për të rifituar hapësirën publike. Filluam me ngjyrat, duke lyer ndërtesat dhe ngjyrat shërbyen si pikënisja e krijimit të një ndjenje përkatësie në hapësirë. Gjatë komunizmit, njerëzit kishin humbur ndjenjën e përkatësisë ndaj qytetit, madje edhe vetë shtetit. Më tej, ndjenja e përkatësisë në hapësirë ishte e vështirë për tu ndërtuar, sepse komunizmi vrau elementet thelbësore të një bashkëjetese demokratike: solidaritetin, vullnetarizmin, ndjenjën e përbashkët”.

-Është pikërisht ajo çka Orëell e thotë shumë mirë në librin e tij “1984”, fjalët e humbën kuptimin e tyre, u deformuan dhe shndërruan plotësisht: komunizmi u dha fjalëve një kuptim tjetër.

-Edi Rama: “Pikërisht, dhe pa këto fjalë komunizmi do të ishte i zbrazët”.

-Atëhere, ju ishit kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe u rizgjodhët. Me sa duket njerëzit ishin të kënaqur nga ajo që ju bëtë, sepse ju vërtetë e transformuat qytetin dhe i dhatë nur, sepse qyteti u bë i bukur.

-Edi Rama: “Tre vitet e para ishin tre vitet e rilindjes së shpresës dhe njerëzit rifilluan të besonin se mund të kishte një jetë publike në Shqipëri, sepse njerëzit kishin bërë gjithçka për pronën e tyre, por pas 10 vjetësh ne e gjetëm veten të izoluar nga njëri-tjetri. Kjo sepse ne kishim tashmë shtëpi dhe prona më të mëdha, por nuk kishim më jetën dhe hapësirën publike. Ripërvetësimi i hapësirës i publike ishte ajo çka doja të bëja dhe që do më jepte gjithashtu mbështetjen dhe respektin e njerëzve”.

-Mendoj se keni një program dhe projekte shumë të rëndësishme, duke qenë se vini pas vitesh të një lufte të rëndësishme politike dhe pas përvojës 10-vjeçare si kreu i qytetit të Tiranës.

-Edi Rama: “Kemi paraqitur një program, i cili luajti një rol të rëndësishëm për ndryshimin e natyrës së përballjes politike, pa përplasje ndërmjet personaliteteve, pa urrejtje dhe refuzim të tjetrit, sepse nga komunizmi kemi trashëguar gjithashtu edhe këtë kulturë të refuzimit të tjetrit dhe kulturën e armikut të brendshëm. Për këtë arsye mendoj se opozitat kanë vuajtur për shkak të mungesës së respektit dhe mungesës së dëgjimit. Partitë politike kanë bërë lojën e së shkuarës. Ne paraqitëm një program të cilin e quajtëm “Për një Rilindje Shqiptare”, një program ku kërkojmë të përcjellim mesazhin e ndryshimit, duke filluar nga nevojat e një shteti, i cili nuk është një shtet i cili i merr të gjitha në ngarkim, por një shtet i cili respekton dhe u shërben qytetarëve”.

-Kam dëgjuar se për një periudhe të caktuar, njerëzit ju qortonin se ishit shumë skandinav? Në kuptimin e të pasurit një vizioni mbi demokracinë shumë të qetë që nuk përputhej me gjendjen e shoqërisë, e cila është shumë më konfliktuale.
-Edi Rama: “Pikërisht, sepse kjo kulturë e luftës së përhershme, kultura e refuzimit të tjetrit është ende shumë e fortë në vendin tonë. Sot jemi përballë një sfide shumë të rëndësishme: të ndryshimit të modelit të zhvillimit, sepse modeli qe kemi pasur dhe që nuk do të kemi më, është një model i ngritur mbi spekulimin, ndërtimin kudo, të ardhurat e emigrantëve të vendosur kryesisht në Itali dhe Greqi, të cilët tani po kalojnë një periudhë shumë të vështirë dhe një merkantilizmi të çmendur. Duhet të kalojmë në një model të prodhimtarisë; të investimeve të cilat do të krijojnë vende pune, sepse Shqipëria është një vend me nivel shumë të lartë të papunësisë; një model të zhvillimit rural, i cili shtyn prodhimin e brendshëm agro-ushqimor; dhe një model të zhvillimit të turizmit pa shkatërruar vendin”.

-Pa shkatërruar peizazhet të cilat janë shumë të bukura dhe që janë dëmtuar mjaft që nga ndryshimi i sistemit në Shqipëri. Ekziston një problem korrupsioni. Shqipëria ka reputacionin, si dhe Republika motër e Kosovës, e një vendi të gërryer nga mafia. Cila është përgjigjja juaj ndaj kësaj?

-Edi Rama: “Mendoj se nga njëra anë është një e vërtetë e trishtueshme sepse nuk vuajmë thjesht nga korrupsioni i elitave por nga një korrupsion endemik, pra që prek qytetarët në çdo hap dhe në çdo takim me institucionet dhe shtetin. Nga ana tjetër ekziston një stereotip mjaft cinik ndaj këtyre vendeve që nuk ka të bëjë me realitetin nëse e marrim në një kontekst më të gjere. Nuk besoj se Republika e Kosovës apo e Shqipërisë vuajnë nga korrupsioni në elita më shumë se Rumania, Bullgaria apo Hungaria. Problemi është korrupsioni endemik dhe kjo është pasojë e mungesës së një shteti modern, mungesës së shërbimeve dhe strukturave që i përgjigjen ligjit dhe nevojave të qytetarëve. Në këtë pikë nevojitet modernizim dhe ndryshim radikal. Shembulli i Bashkisë së Tiranës më ndihmon të them që mund t’ja dalim pa dyshim”.

-Folëm pak më parë për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovën, sepse Kosova është gjithashtu një vend shqiptar. Përse në 1912 kur u vizatua harta e Shqipërisë nuk u përfshi dhe Kosova, sepse dhe ata janë shqiptarë. A ekziston pretendimi për të krijuar “Shqipërinë e madhe”?

-Edi Rama: “Mendoj se jetojmë në një botë tjetër pas krijimit të Bashkimit Europian dhe pas proceseve që shkojnë drejt plotësimit të këtij unioni, jetojmë në kontekst tjetër. Mendoj se sot duhet rikrijuar ideja e bashkimit dhe e bashkëpunimit nën shpirtin europian sepse është mënyra më e mirë për të arritur objektivat e lidhura me këtë “Shqipëri të madhe” në thonjëza, që janë në fund të fundit të lidhur me mirëqenien e njerëzve”.

-A ekziston një problem ballkanik lidhur me Europën? Po të shikojmë hartën, as Bosnja, as Serbia, as Maqedonia, as Mali i zi dhe as Shqipëria nuk janë pjesë e Europës, ndonëse gjeografikisht janë pjesë e saj.
-Edi Rama: “Rikthehemi tek çfarë thamë dhe më parë. Sa më e egër të ketë qenë historia, aq më e vështirë është të arrihet. Nuk besoj të jetë problem talenti apo drejtimi por është problem i lidhur me historinë dhe traditën. Jemi pikërisht në situatën ku duhen bërë përpjekje të përbashkëta. Nuk është aq e thjesht sa të thuhet ja tek janë kushtet dhe përpiquni vet. Çdo problem ballkanik nuk ka qenë kurrë vetëm ballkanik, por ka qenë dhe problem europian. Tashmë jetojmë në një situatë tjetër dhe në një epokë tjetër pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje paqeje dhe bashkëpunimi. Duhet ecur më tej. Duhet krijuar një projekt dhe model bashkëpunimi midis vendeve që mbeten ende jashtë Europës por dhe midis Europës dhe këtyre vendeve”.

-A keni përshtypjen që Franca interesohet për këto çështje apo jo mjaftueshëm?

-Edi Rama: “Duhet të pranoj se mbetëm pozitivisht të befasuar nga qëndrimi i presidentit François Hollande pas vizitës në Bordeaux të presidentëve të Republikave të Ballkanit, e gjithashtu nga hapat e marrë nga diplomacia franceze për të qenë më të pranishëm”.

-Gjë që s’ndodhte më parë…

-Edi Rama: “Jo nuk ndodhte dhe ishte një fatkeqësi sepse Franca është një vend shumë i respektuar nga të gjitha vendet në Ballkan dhe nuk duhet të harrojmë as aspektin ndërfetar, sepse Franca shihet gjithashtu me respekt nga të gjitha besimet”.

-Ku e keni mësuar frengjishten Edi Rama?

-Edi Rama: “Kam mësuar të lexoj pa ditur asnjë fjalë nëpërmjet librave të ndaluar. Lexoja librat e artit po gjithashtu Kafka, Proust, shumë shkrimtarë të ndaluar të kohës së komunizmit. Por kam humbur shumë nga njohuritë e mia, e flisja më mirë kur jetoja këtu”.

-Diçka e fundit. A keni ende kohë për të pikturuar?

-Edi Rama: “Po, pikturoj gjatë gjithë kohës, por në formën e vizatimeve mbi letrat e punës gjatë mbledhjeve. Kurrë nuk e kisha menduar se mund të ishte art por njerëzit më thonë që janë më të bukur se sa pikturat që bëja kur isha thjesht artist”.

-Ju jeni tashmë Kryeministër i Shqipërisë. Kam lexuar se keni thënë se ju merreni me politikë pasi politika është aksion dhe aksioni i shtyn kufijtë e vdekjes. Mendoni në të njëjtën mënyrë edhe tani?

-Edi Rama: “Unë mendoj se ka një lidhje mes vdekjes dhe politikës dhe mendoj se ka një lidhje të përhershme mes një njeriu që merret me politikë dhe vdekjes. Sepse në fund, qoftë një frikë permanente, qoftë një vullnet për të tejkaluar vdekjen, kjo e shtyn politikanin drejt totalitarizmit dhe diktaturës”.

-Faleminderit Edi Rama që ishit me ne sot dhe që na dhatë kaq shumë dëshirë për të vizituar Shqipërinë, vendi i të cilit jeni tashmë Kryeministër, pas zgjedhjesh që u vlerësuan si shumë objektive nga komuniteti ndërkombëtar dhe që priten të jenë hapja e një kapitulli të ri për demokracinë e vendit tuaj. Kjo na jep edhe më shumë dëshirë ta vizitojmë ose në dimër ose në verë, verën e bukur mesdhetare të Shqipërisë.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Edi Rama, Interviste, ne Radio Inter

Flet bashkëshortja e “Heroit të Demokracisë”

September 7, 2013 by dgreca

Fatmira Hajdari: Rivarrimi i Azemit, ringjallje – të mirëpritur të gjithë për ta nderuar/

Bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira, në një deklaratë dje për mediat, u shpreh se vendimi për varrosjen e tij tek Dëshmorët e Kombit nuk duhet të politizohet. I pyetur nëse është vendim i vonuar, ajo thotë: “Nuk mund ta them këtë, pasi ndër vite Azemi ka marrë shumë vlerësime, duke nisur që nga komunat, bashkitë, “Qytetar Nderi” i Tiranës, e deri nderimet më të larta që i kanë bërë tre kryetarë shteti të Shqipërisë. Po kujtoj këtu dekorimet e ish-presidentit Alfred Moisiu me urdhrin “Nderi i Kombit”, ish-presidentit Bamir Topi me “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe së fundmi, në muajin mars 2013, edhe Presidenti aktual Bujar Nishani me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”. Azemi, si “Hero i Demokracisë”, përveç urdhrave e medaljeve, dekoratave e titujve të tjerë, gëzon nderimin më të lartë në Republikën e Shqipërisë: “Urdhri i Flamurit” (nga Presidenti Nishani) dhe vlerësimin më të lartë në Republikën e Kosovës “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”, që iu dha nga Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2003. Pra, zhvendosja e Azemit te Varrezat e Dëshmorëve ka ardhur në një kohë, pasi iu bënë të gjitha nderimet dhe vlerësimet më të larta në shtetin shqiptar, por edhe në trojet e tjera shqiptare apo diasporë”. Ajo thotë se zhvendosja e eshtrave të Azemit tek Dëshmorët e Kombit është edhe varrimi i vërtetë për të. “Kur është bërë varrimi i tij 15 vite më parë, situata ka qenë kaotike dhe njerëzit ishin të frikësuar. Jam e sigurt se ka shumë njerëz që kanë dashur që të vijnë në varrim dhe nuk kanë ardhur dot. Ndaj 12 shtatori 2013 është dita kur çdokush mund t’i bëjë nderimet e fundit Azem Hajdarit”. E pyetur nga mediat nëse në ceremoni do ketë eksponentë të majtë, ajo thotë: “Mund të them se shumë prej personazheve që sot i përkasin forcës së majtë politike, mund të flasin për velrat e Azemit, shumë më tepër se unë që kalova përkrah tij një kohë të gjatë. Natyrisht pres që gjithsecili prej tyre të vijë në ceremoni për të nderuar Azemin, që vetëm tani mori vlerësimin që i takonte”.

Filed Under: Interviste Tagged With: Azem hajdari, Fatmira Hajdari, rivarrimi i heroit

“Intervention Lessons From Kosovo for Syria”

September 3, 2013 by dgreca

By David L. Phillips/

President Bill Clinton intervened in the Balkans to end a war in Bosnia and stop the slaughter of civilians in Kosovo. As the United States considers military intervention in Syria, the Obama administration should reflect on America’s Balkan engagements in the 1990s, considering what was done right — and wrong.

The international community took more than 3 years to stop ethnic cleansing in Bosnia. While it dithered, more than 100,000 people were killed and millions displaced. The response to Serbia’s aggression in Kosovo was faster and more effective. NATO launched a 78-day air campaign that prevented what happened in Bosnia from happening in Kosovo. The diplomacy and military operations were imperfect, but Kosovo is the gold standard in humanitarian intervention.

Here are some lessons from Kosovo that are relevant to Syria:

-Diplomacy comes first: After more than a quarter million Kosovo Albanians fled to the mountains during the summer of 1998, the U.S.-led Contact Group, which included Russia, negotiated the Kosovo Verification Mission (KVM) to verify the withdrawal of Serb forces, enable the return of displaced Kosovars, and ensure the delivery of humanitarian supplies. The KVM was suspended after 40 Kosovo civilians were massacred in Racak, including women and children.

-Back diplomacy with the threat of force: After Racak, NATO approved an “activation order,” the last step in force readiness before launching an attack. U.S. Special Envoy Richard C. Holbrooke issued an ultimatum, but Slobodan Milosevic scoffed at Holbrooke’s threat. NATO launched limited operations, then paused. Holbrooke called Milosevic to give him a last chance, but his entreaties were ignored. NATO’s full force was unleashed only after all diplomatic options were exhausted.

-Build international coalitions: With the UN Security Council paralyzed, the U.S. abandoned efforts to gain a UN resolution and focused its diplomacy on building consensus among NATO Member States. NATO did not act alone. It was backed by the Organization of Islamic Conference and statements by the UN Secretary General.

-Gain Congressional and public support: The Clinton administration worked effectively with civil society groups and the media to expose Milosevic’s criminal regime and make the case for military action. Intervention was supported by a broad bipartisan group of lawmakers. Albanian-Americans played a key role garnering support.

-Keep all options on the table: Clinton pledged no U.S. ground troops. Milosevic believed he could withstand NATO’s air campaign, and hunkered down. Milosevic
finally capitulated after 78 days of intensive bombing.

-Expect retaliation: Serbia intensified its ethnic cleansing when NATO attacked. Serbian forces went door-to-door, assassinating Kosovo Albanian leaders and displacing more than one million Kosovars. The U.S. had conducted extensive contingency planning. Expecting population flows, humanitarian supplies were pre-positioned in Macedonia and Albania.

-Anticipate collateral damage: NATO mistakenly bombed a convoy of Albanian refugees fleeing Decani, killing 73 civilians. In the fog of war, NATO also accidentally bombed the Chinese embassy in Belgrade. Clinton personally apologized, but the incident entrenched China’s opposition to the war.

-Work with insurgents: Target selection became more difficult as the bombing campaign dragged on. NATO cooperated with the Kosova Liberation Army to identify targets and track Serbian troop movements. The KLA was an essential force on-the-ground that helped guide NATO air operations.

-Hand-over power to a credible local partner: American diplomats worked intensively to forge cooperation among Kosovar leaders. The Kosovo “Unity Team” became the nucleus of post-Milosevic administration in Kosovo.

-Walk-the-talk: In the middle of the Kosovo conflict, dignitaries from around the world gathered in Washington, D.C. to celebrate the 50th anniversary of NATO’s founding. The Clinton administration understood that Kosovo was more than a test of Western diplomacy. The future of the North Atlantic Alliance was also at-stake.

Has the Obama administration taken on-board lessons from Kosovo?

The United States is diplomatically isolated, except for France which endorsed air strikes against Syria. Even Great Britain, America’s erstwhile ally in Iraq and Afghanistan, has balked. The Obama administration released its intelligence verifying Assad’s use of chemical weapons too late to influence the British parliament’s vote to authorize use of force. After the vote, Obama offended Britain by referring to France as America’s “oldest ally.”

Though Russia and China have vetoed three resolutions designed to pressure Assad, the Obama administration has bent over backwards to work with Russia on talks between the regime and opposition. The Geneva conference was stillborn from the beginning, and has recently been overtaken by events. Hezbollah entered the battlefield, rolling-back gains by the insurgents and further regionalizing the conflict.

Indignation is the right response to Assad’s use of chemical weapons. However, the threat of military action is more effective when demanding compliance rather than as a punitive measure. With U.S. tomahawk cruise missiles locked and loaded, the Obama administration should demand that Assad sequester chemical weapons under UN control or hand over field commanders to the International Criminal Court. It could also give Assad a deadline to relinquish power.

Some Members of Congress want air strikes to advance the goal of regime change. But who will succeed Assad? Syria’s insurgency is dominated by the Al-Nusra Front, an al-Qaeda affiliated terror group murdering Alawites, moderate Arab Sunnis, and Syrian Kurds. Just like Kosovo when more than 100,000 Serbs fled after Milosevic was defeated, reprisals resulting in a bloodbath are a real possibility when Assad steps down.

Secretary of State John Kerry has been a passionate point man in the recent flurry of public diplomacy. However, the administration has not done enough to explain why it is in America’s national interest to attack Syria. Given public skepticism, Obama’s decision to consult lawmakers is a high-stakes gambit. Ronald Reagan and Bill Clinton launched strikes against Libya, Afghanistan and Kosovo without asking Congressional authorization.

Obama repeatedly characterized military action as “limited and narrow.” He called it a “shot across the bow.” He also publicly ruled out the possibility of ground troops. Taking the middle ground satisfies no one. Opponents to military action are not convinced. At the same time, moderation may be alienating some senators clamoring for a more robust response.

Obama is clearly a reluctant warrior. He understands that Americans are weary from a decade of conflict in distant lands. However, Obama has boxed himself into a corner. Speaking at an impromptu news conference more than a year ago, he went off-script saying that President Bashar al-Assad’s use or movement of chemical weapons represents a “red-line” that would change his administration’s “calculus,” with significant consequences including the possibility of more direct U.S. intervention in the conflict.

Drawing a red-line is morally correct. It is also in America’s national security interest. I visited Iraqi Kurdistan after chemical weapons were used to kill thousands. It was a horrific scene. Indiscriminate use of the world’s most heinous weapons against civilians violates international humanitarian law and norms of decency. Just like Milosevic’s murderous rampage in Bosnia and Kosovo, it cannot be tolerated.

However, military action is a tactic not a policy. The decision to go to war should be linked to a broader strategy of creating a safe haven on Syria’s border with Syria and Jordan. The safe haven would be protected by a no-fly-zone, enforced by NATO. As was the case in Kosovo, a Russian contingent under NATO’s command could be deployed. The safe haven would allow refugees to return to Syria. It would also provide a buffer between Syria and front-line states, furthering stability in the region. Creating a safe haven could also change momentum on the battlefield, revitalizing prospects for a Geneva conference and bringing the grinding conflict in Syria closer to an end.

(David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at the Institute for the Study of Human Rights. His most recent book is Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and U.S. Intervention).

Filed Under: Interviste Tagged With: David Philips, From Kosovo for Syria, Intervention Lesson

SHKËNDIJA SHQIPTARE TË ZJARRIT KOMBËTAR NË AMERIKË

September 3, 2013 by dgreca

Nga Albert HABAZAJ*/

( Në foto: Eqerem Beqiri me atdhetarë të shoqatës “ Bijtë e Shqipes” në Filadelfia)

Një mbasdite të këtij fillimshtatori, i shkoj në shtëpi mikut tim të vjetër, Skënder Beqirit, fotografit të shquar të Vlorës. Ai mban 85 vite mbi supe, por nuk i përfill fare; i flak tutje si pelerinë e vjetër; me fjalë, me shpirt, me lëvizje dhe me vepra. Ta shikosh, pa e njohur, thua se duhet të jetë në prag të pensionit, aty te 62, 63 vjeç: trupdrejtë, i hollë si shkop i thantë, shikimkthjellët, me atë fytyrë si eshtër bredhi e me një ballë fisnik larë nga erërat e furtunat  detare e kontinentale që, për një shekull nuk reshtën së qëlluari familjen atdhetare dhe përparimtare të Skënderit tonë, vlonjatit nga Çamëria, shqiptarit të zjarrtë, zemërpërvëluar për Mëmëdhe. Objektivi i vizitës sime ishte të përgatisja një shkrim me të dhënat e tij për gazetën “Dielli”, se ajo lexohet nga gjithë shqiptarët , në çdo kënd të globit, ku ata jetojnë e punojnë. Zonja Resmie Mane Beqiri, si një zonjë fisnike, bën traditën e mikpritjes me kafe e raki e fluturon si flutur. Respektojmë protokollin e rastin, kur papritur thotë Skënderi: “Vapa s’ka rënë. A bëjmë një shëtitje nga Uji i Ftohtë?”. “Me kënaqësi, ia kthej, se jam më afër shtëpisë.” Qeshim dhe nisemi. 7 kilometra në këmbë, me ecje normale, mbërritëm këndshëm tek një lokal, buzë detit. Vijuam bisedën, mbushëm nga një gotë birrë me dallgë deti dhe unë shënoj fjalët e atij  burri, që më ngjan si një lastar shkulur nga një bredh i bardhë. Biseda rrjedh e kulluar nga Vlora e vjetër, te Vlora e sotme, në Vlorën e Nesërme, nga Çamëria në Labëri, nga Vrohona e Gumenica në Tërbaç, nga Shqipëria në Filadelfia. Filadelfia (Philadelphia) është qytet kryesor i Pensilvanisë, SHBA, një port i thellë afër Oqeanit, aty ku bashkohen lumenjtë Delaware dhe Schuylkill; me mbi 1 milion e 600 mijë banorë. U kolonizua së pari prej suedezëve në vitet 1640; është tani qyteti i dytë për nga madhësia në bregdetin lindor dhe i pesti në SHBA, me industri që prodhojnë pjesë automjetesh, makineri elektrike, veshje, tapete, instrumente shkencore dhe cigare. Atje Marubi i Ri ka të afërmit e gjakut e të zemrës. Në Filadelfia jetojnë rreth 10 mijë shqiptarë, që janë organizuar si bashkësi atdhetare dhe kanë krijuar shoqatën “Bijtë e Shqipes”.

“Rastësisht, duke parë në video dhe foto dhe duke biseduar me njerëzit e mi, që ndodhen në Filadelfia të Amerikës – nis rrëfimin Skënderi – mallëngjehem, se ata kanë ikur nga Vlora, si shumë shqiptarë të tjerë para  20 vjetësh  e kusur. Erdhën në Vlorë në Vlorën e tyre, në Vlorën tonë, gjatë muajit gusht. Në shtëpi, lindi njjë bisedë e gjatë, lidhur me ndryshimet që ka pësuar Vlora dhe mbarë Shqipëria këto vite, që ata jetojnë në Amerikë. Biseda vazhdoi me pyetje e përgjigje të ndryshme, sa për Amerikën dhe për Vlorën dhe Shqipërinë në përgjithësi. Mua personalisht, – ndez fjalën Skënderi,- më tërhoqi më shumë  Çështja patriotike e Shqiptarëve që jetojnë në Filadelfia. Gjithë kuriozitetin tim e përqëndrova tek edukimi patriotik i fëmijve, që kanë ikur 20 e ca vjet më parë dhe, sot ata janë rritur atje dhe vijojnë apo kanë mbaruar dhe universitete të ndryshme në Filadelfia. Eni, vajza e nipit tim ka mbaruar për Mjekësi atje. Gjaku ynë atje rrjedh i pastër me gurgullimë, shqiptarisht, i integruar me qytetarinë më të kulluar në botë. Ndër patriotët dhe intelektualët tanë me përvojë atje, mund të përmend emrat e nderuar të Sadik Kosovës, Vllas Filit, Llazar Vjeros, Artan Beqirit, Petrit Zenos, Abedin Temes, Haki Çollakut, etj. Prejardhja e tyre është djepi shiptar me Kosovë, Shqipëri e Çamëri, që mua më ngjan si ajo shqiponja e plagosur në fluturim drej jetës, drejt botës drejt Perëndimit. Është për t’u theksuar, se shoqata “Bijtë e Shqipes” bën një punë shumë të çmuar, sidomos me të rinjtë, që vazhdojnë studimet, se të vjetërit, tashmë janë të formuar atdhetarisht dhe janë model edukimi për brezat, si stafetë kombëtare, larg Atdheut. Të rinjve u ofrojnë të dhëna për shqiptarët, për Shqipërinë, për trojet e saj, për krahinat, për bijat e ndritura e bijtë e mëdhenj që ka nxjerrë Shqipëria e vogël në rrjedhat e kohës. Jo pa një krenari të ligjshme, gjysh Skënderi më thotë: “Si shembull konkret po përmend mbesën time. Diplomën e mbrojti me temën: “Çamëria, vendlindja e gjyshit tim”. Vetëm ta lexosh rrëmbushesh me mall, me dinjitet logjik, me art e atdhedashuri. Kur e paraqiti Eni, profesoresha e përqafoi me shumë dashuri, sidomos, kur mori vesh të vërtetën e krahinës martire për liri e dituri të Çamërisë.  Kështu ka ndodhur me shumë e shumë studentë të tjerë shqiparë të mërgimit të largët. Të filmuar në video pashë mitingun madhështor të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Shoqata “ Bijtë e Shqipes” atje, në Filadelfia. Më bëri shumë përshtypje organizimi i shkëlqyer: të rinjtë e të rejat, fëmijët veshur me kostume kombëtare ndrisnin si pranvera diellore, hijeshuar me flamuj e banderola, me fotografi të Skënderbeut, Ismail Qemalit, të Rilindasve të mëdhenj, të Fan Nolit e Faik Konicës. Në Miting folën personalitete të njohur, shqiptarë me emër, që jetojnë atje. Pas festës bënë vizita nëpër familjet e njeri – tjetrit, traditë e bukur, kjo marrë nga dheu  i të parëve, si një copë mall për të mbushur zemrën me Shqipëri. Kënduan dhe kërcyen gjatë gjithë asaj dite, deri në mbrëmje vonë. Më të bukur e bëri këtë festë cicërima e freskët e recitimeve të fëmijëve për nënën Shqipëri. Nipi im, Artan  Beqiri, – tregon Skënderi  – është zgjedhur kryetar i degës së shoqatës “Çamëria” në Filadelfia. Herë pas here i dërgoj shkrime të ndryshme, gazeta e libra të botuara për Çamërinë e Shqipërinë dhe, nëpërmjet gazetës tonë “DIELLI”, dua t’i them, që të punojë sa më shumë për mbarë kombin, për Çamërinë me shpirt e me zemër, sa të ketë frymë dhe amanet fëmijëve këtë frymë kombëtare e kulture.

Natyrisht, e gjithë kjo e ka burimin te shoqëria e zjarrtë dhe e artë “VATRA”, e cila ka ushqyer me ndjenja patriotike breza të tërë shqiptarësh, që kanë sakrifikuar tërë jetën për çështjen kombëtare, sidomos dy korifenjtë e shqiptarizmës: Fan Noli dhe Faik Konica. Një merak ka fisniku Skënder Beqiri: kërkon të shprehë dy fjalë nderimi për mikun dhe bashkëkombasin e respektuar z. Sali Bollati, me të cilin në janar 1991, themeluan shoqatën emërmadhe e punëshumë “Çamëria”. Po ashtu, Skënderi përshëndet dhe Rajmond Sejkon familjarisht. I uron Temes, djalit të Mondit shëndet dhe suksese, të bëhet me emër si gjyshi i tij, Teme Sejko. Gjithë shqiptarëve në Amerikë u uron gjithë të mirat dhe të kontribuojnë pë Shqipërinë me Kosovë e Çamëri. Me burra si Sali Bollati e me  shumë atdhetarë të tjerë çamë zemërzjarrtë për çështjen kombëtare dhe përparimin e vendit mbahet i ndezur oxhaku kombëtar. Shkrimtari i njohur, i ndjeri Fadil Zeqiri u zgjodh kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të shoqatës Patriotike “Çamëria”, ndërsa i paharruari Abaz Dojaka u zgjodh kryetar i Shoqatës “Çamëria”… E ç’të përmend më parë!…Dhe Skënderit të thantë i shkasin dy pika loti, që më duken sa dy rruzuj malli  për Çamërinë e bekuar, akoma të paçliruar. Sot ora po troket shqiptarçe.

* studiues

Drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

 

Filed Under: Interviste

Neki Babamusta: Si e shpëtuan familje hebreje dhe ushtarët italianë

August 29, 2013 by dgreca

Intervistë e Raimonda Moisiut me me historianin, prof. Neki Babamusta, Mësues i Merituar/

Sinqerisht jam kurioze të di motivin dhe interesin që ngjalli te Qeveria Amerikane për të nderuar Atë & Bijë – Ju i nderuar Prof. Babamusta për kontributin tuaj ndërkombëtar dhe demokracinë, dhe vajzën tuaj Ermira – ‘Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”?

Kombi i madh amerikan është ndërtuar, bazohet dhe funksionon mbi bazën e vlerave demokratike dhe humanitare botërore. Bazuar në përkrahjen historike që Sh.B.A.-ja i ka dhënë kombit tonë, në momentet më kulmore dhe në çdo kohë, për shqiptarët, Amerika vlerësohet me zemër si kombi i dytë. Si pjesë përbërëse e kombit shqiptar, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani”, koha prej afro 100 vitesh ka qenë periudhë bashkëpunimi e afrimi në forcim të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane.

Shkolla amerikane në Kavajë, themeluar në 1920 (Golem), Lufta Çlirimtare (v. 1941-44), Fronti i Rezistencës (1944-46), fitorja e Demokracisë (22 mars 1992) dhe ardhja e ambasadorit të parë Amerikan në Kavajë z. William Ryerson (15 mars 1992), Lufta Çlirimtare e Kosovës (1998-99), qëndrimi në Sh.B.A. dy herë si familje dhe takimet në Kongresin Amerikan (1999 & 2003), si edhe angazhimet e vajzës time, Ermira në politikën amerikane – janë dëshmi e qartë e kësaj miqësie të hershme. Kjo lidhje e ngushtë e familjes time, Amerikës dhe Shqipërisë karakterizohet nga një miqësi e fortë dhe aleanca të përbashkëta si në frontin diplomatik dhe në aspektin social-kulturor.

Si ndjeheni tashmë mbas këtij dekorimi të lartë nga Kongresi Amerikan si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë”?

Sh.B.A.-ja si vend i Demokracisë funksionale rrezaton për vlerat e çdo njeriu, pavarësisht kombësisë, rracës, prejardhjes apo vlerave fetare. Çdo person që ia ka kushtuar jetën vlerave njerëzore, paqes dhe demokracisë, për popullin amerikan dhe Qeverinë e saj, je një vlerë e respektuar, dhe në kuptimin metaforik “yll hollivudian”. Edhe përpara kombit tim, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani” janë tepër të nderuar, bazuar në fakte. E veçanta e dekorimit të dytë (e para dhënë nga kongresmeni Kennedy në 2004) u dha me 4 korrik 2013, ditën e festës së pavarësisë së Sh.B.A.-së, dhe me miratim tepër të përzemërt nga Kryetari i Senatit Amerikan z. Harry Reid. Natyrisht, ndjesia qe me emocione të jashtëzakonshme. Merita dhe lavdia i takon kombit tim. Si i barabartë në mes të barabartëve ndjehem krenar përkrah falangës qindra-mijëshe të bashkombasve të mi, që punojnë për të njëjtin qëllim. Falenderoj në mënyrë tepër të përzemërt Kongresin Amerikan, senatorin Harry Reid, qeverinë e Sh.B.A.-së me në krye Presidentin e vlerave paqësore në botë Obama.

Për dy fiset tuaja Babamusta dhe Cani ka shumë shkrime dossier në arkivën e shtetit dhe botime të përditshme. Ç’mund të na thoni për momentet më të dhimbshme të këtyre familjeve, burgu, mbi 80 jetë njerëzish të persekutuar e të pushkatuara. Cili qe kërcënimi që këto fise i sillnin sistemit dikatorial komunist, në fuqi?

Papa Françesku ka thënë, “shpëtojeni jetën …. është e ardhmja e njerëzimit!” Të vrasësh një njeri është çmenduri, bëhesh mëkatar i përjetshëm. Vetëm dashuria njerëzore e ngroh, e fisnikëron dhe e bën më të begatë jetën dhe më të ngrohtë Universin. Ndonëse shpirti i mëkatarit mbetet në errësirë, mëkatet e tij dalin në shesh. Nuk kam për ta harruar ditën (në maj 1954) kur u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetëve, të cilët ishin në grindje politike, përçarë nga partia komuniste dhe ishin gati për vëllavrasje politike (lufta e klasave). Njëri grup anonte me Shyqyri Pezën (pushkatuar nga diktatura), bashkëpunëtor me anglezët, ndërsa grupi tjetër anonte nga vëllai i tij Myslim Peza, që përkrahte regjimin vendor. Kam qenë vetëm 17-vjeç, mësues në fshatin Gjysylkonaj, kufi me Pezën. Me shpejtësi u futa në mes dhe thashë me zë të lartë, “para se të vriteni vlla me vlla, qëlloni mbi mua. Vritni mësuesin tuaj.” Me fat u shmang gjakderdhja në mes 35 familjeve (me shumë kurorë) të fshatit. Mbas dy ditësh ftova në shtëpinë time në Kavajë 8 përfaqësuesit e tyre, ku u bë pajtimi i gjaqeve midis dy grupeve. Në nëntor 1964, gjatë kryerjes së shërbimit tim ushtarak në Elbasan, më kërkuan për të më rekrutuar në organet e Sigurimit të Shtetit, për shërbim të jashtëm diplomatik. Natyrisht refuzova t’i shërbeja regjimit komunist sepse nuk ma lejonte ndërgjegjja të fusja në burgje njerëz të pafajshëm. Refuzimi pati pasoja për të ardhmen time. Më keqtrajtuan: i traumatizuar u shtrova në spitalin ushtarak të Elbasanit (nëntor 1964), që në fillim më mohuan të drejtën e studimit (të cilën e mora me korrespondence si shkollën e mesme dhe universitetin), më pushuan nga puna, më transferuan në zona të largëta dhe përndoqën familjen time. Nga persekutimi komunist të dy fiset patën pasoja të rënda. Mbi 20 vetë të vdekur nëpër burgje, të burgosur dhe internuar. Vëllain e gruas, Naim Cani, vetëm 21 vjeçar, e shtypën me makinë në orar të punës. Megjithëse familja u interesua për të gjetur personin dhe shkakun deri në organet e larta të qeverisë së kohës, heshtën dhe nuk morën asnjë masë ndaj shoferit që kreu vrasjen. Babi im, Beqir Babamusta, pësoi një vdekje të dhimbshme. Në vitet e para të çlirimit, këshilltari i lagjes i bënte presion psikologjik vazhdimisht duke i thënë “unë jam Enver Hoxha”. Babai vdiq nga ataku në zemër në moshë shumë të re, 68 vjeç. Edhe vajza ime Ermira, ndonëse mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën tetë-vjeçare dhe konkursin e anglishtes, komisioni i provimit të anglishtes nuk i dha të drejtën për të vazhduar shkollën e mesme. Komisioni vendosi të dërgonte në shkollën e mesme në gjuhët e huaja në Tiranë bijë komunistësh dhe funksionarësh të pushtetit, ndonëse ato nuk fituan pikët minimale në konkurs. Si morëm rezultatin negativ, me ndërhyrjen time dhe të gruas, i kërkova komisionit të përsëritej provimi dhe të korrigjoheshin të gjitha provimet e pjesëmarrësit në konkurs para nesh. Një anëtare e komisionit të provimit në një qytet tjetër na lajmëroi se po korrigjonin të gjitha provimet duke u bazuar te përgjigjet e provimit të Ermirës, që ishte më i miri. Edhe pse Ermira meritonte pikët më të larta, ia ulën pikën me kërkesë të kryetarit të komisionit. Vajza ime, e indinjuar iu drejtua komisionit, “rezultatet e gabuara që dhatë ju do t’i verifikojë shkolla e gjuhëve të huaja në Tiranë dhe Ministria e Arsimit”.

Po për strehimin e një familje hebreje dhe ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë Fashiste të Benito Musolinit, ç’mund të na thoni? Si dhe pse i strehuat?

Ish Mbreti Zog, për humanizëm dhe inteligjencën që karakterizonte izraelitët, në 1938 nënshkroi marrëveshjen me Evropën që nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të sillte në Shqipëri disa mijëra hebrej. Në fillim u instaluan në Vlorë, dhe pastaj në tërë Shqipërinë.

Hitleri shfarosi nëpër kampet e përqendrimit në kromateriume (furrat e vdekjes) mbi 6 milion hebrenj. Populli shqiptar, krenohet për humanizmin e tij sepse shpëtoi jetën e mbi 2,000 hebrejve. Në Kavajë, ish-sekretari i gjyqit, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit), në bashkëpunim me përmbaruesin, mësuesin patriot Mihal Lekatari, (Mësues i Merituar), arritën të pajisin me pasaporta shqiptare në fazën e parë 178 hebrej. Në shtëpinë time, nëpërmjet kushërinjve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me to në italisht. Familja na tregoi që pjesëtarët e tjerë të familjes izraelite dhe shumicën e fisit ia kishin vrarë gestapoja hitleriane. Më ka mbetur në kujtesë pamja e tyre e trishtuar, sidomos fati i fëmijëve. Trishtimi i tyre shoqërohej me një buzëqeshje të ëmbël për prindërit e mi (Beqir dhe Rabihane Babamusta), që i mbajtën të strehuar për 3 muaj. Gjatë kësaj kohe jetonim me frikën e kontrollit nga ushtarët gjerman. Gjatë kontrollit ushtarët gjerman vrisnin të gjithë anëtarët e familjeve që strehonin izraelitë. Edhe pse lagja ishte në dijeni, askush nuk tregonte. Kur morëm vesh se në lagje filloi kontrolli nga ushtarët e Gestapos, me shpejtësi e larguam familjen për t’i fshehur në një kasolle bagëtish tek livadhet, 700 metra larg shtëpisë. Asnjë izraelit në Shqipëri nuk u denoncua te nazistët as nga qytetarët shqiptar e as nga qeveria shqiptare – një dashamirësi dhe humanizëm i madh që tregon integritetin dhe karakterin e fortë të popullit shqiptar. Pas tre muajsh, djali i xhaxhait, Mehmet Babamusta, i pajisi me dokumenta dhe familja izraelite kaluan Adriatikun. Ndarja qe tepër emocionuese me përqafime dhe lot në sy, i puthnin duart babait dhe nënës time. E konsideronim familjen hebreje si familjen tonë. Mihal Lajkatari për këtë akt heroik që kreu me Mehmet Babamustën (djali i xhaxhait tim), duke shpëtuar qindra jetë izraelite në shenjë nderimi dhe mirënjohje u thirr nga qeveria izraelite në Tel Aviv. Atij iu dhurua dekorata e mirënjohjes dhe emri ndodhet i shënuar në përkujtimoren e Muzeumit Historik në Tel Aviv. Po aq mbresa të thella më ka lënë strehimi i 6 ushtarëve italianë, që kishin dezertuar nga fronti i luftës (8 shtator 1943). Gjermania, pas kapitullimit të Italisë, kërkonte ushtarët Italian për t’i rekrutuar në ushtrinë gjermane. I strehuam ushtarët tek depoja e bereqetit, dhe natën flinin në një dhomë, tek bodrumi i shtëpisë. Më kujtohet se ne fëmijët (unë rreth 7-8 vjeç), bashkë me ushtarët italianë qëronim misër te hauri (magazina), vendi i strehimit. Për t’ia hekur mërzitjen, babai i mbante me shaka duke komunikuar në gjuhën italiane dhe i jepte shpresën me fjalë zemre se së shpejti do të riktheheshin në familjet e tyre. Më i riu nga ushtarët, Xhuzepe, me lot në sy përqafonte nënën: “Mia Mama – a do shkojmë gjallë në shtëpi te prindërit tanë?”

 

– “Po,” – i përqafonte nëna, “së shpejti do ndodheni pranë familjes tuaj.”

Mbas 2 muajsh qëndrimi, si u pajisën me dokumenta, 6 ushtarët u rikthyen në vendlindje. Pasi arritën, na sollën përgëzime të zemrës sepse shpëtuan pa u kapur nga gestapoja.

Dy fiset Babamusta dhe Cani janë vlerë kombëtare e historike, kjo falë kontributit të tyre të çmuar e të njohur për patriotizëm, atdhetari, demokraci , paqe dhe bujari, ku familjarisht keni pritur dhe përcjellur shumë figura historike shqiptare dhe ndërkombëtare. Na tregoni më shumë për disa nga personalitetet që keni bashkëpunuar dhe mikpritur?

Koha i bashkon ose i largon njerëzit. Në Peqin, në pjesën perëndimore të qytetit, në afërsi të lumit Shkumbin ndodhet një godinë – kullë dy katëshe (ndërtuar nga Ramazan Cani, gjyshi i gruas, Suzanës) ku në dy pjesë ballore janë skalitur në gur dy shqiponja, simbol i vatrës patrioke. Te kulla e Ramazan Canit mblidheshin udhëheqja e partizanëve për problemet e luftës nacional çlirimtare, që nga fillimi i viteve 1942-44 (më pas u lidhën me Frontin e Rezistencës). Në qershor 1972 , rastësisht erdhi për vizitë një mik i hershëm i Fisit “Cani”, z. Rexhep Muzhaqi, (mosha 85 vjeçare), bashkëluftëtar me patriotin Ramazan Cani. Unë isha për vizitë te krushqia, te shtëpia e të fejuarës në Peqin. Z. Rexhep më shikoi me habi dhe më pyeti: “Nga ç’fis jeni në Kavajë?” Pasi i tregova prejardhjen, me lot ndër sy, u ngrit dhe më përqafoi dhe më tha: “Punët e Zotit!?…Si bashkohen njerëzit!” Ky plak, me fisnikëri burrërore prej shqiptari, më tregoi lidhjen e dy fiseve, miqësi luftarake dhe bashkëpunimin në tregëti. Fliste tepër i emocionuar dhe filloi të më tregoi ngjarje reale historike nga veprimtaria e çetës kryengritëse të Ramazan Canit, i cili ishte vetë pjesëtar i çetës së tij. Çeta e Ramazan Canit luftonte për lirinë e kombit kundër turqve dhe serbëve, për mbrojtjen e vegjëlisë kundër feudalëve edhe për hapjen e shkollave shqipe. Ai krenohej me Ramazanin sepse familja dhe fisi i tij e kishte shpëtuar prej hasmit. Në dhomat e miqve të dy fiseve kanë pritur me bujari dhe krenari patriotët e Kombit: Ismail Qemali, Bajram Curri, Avdi Bej Toptani, Aqif Pasha Elbasani, vëllezërit Myslim dhe Shqyqyri Peza, vëllezërit Biçaku, Avni Rustemi, Mustafa Gjinishi, Dr. Must Cara, Hamdi Frashëri, vëllezërit Bajram e Qamil Xhani. Gjatë Luftës Çlirimtare (1941-44) janë pritur partizanë, oficerë të Mbretërisë Angleze, personalitete politike dhe fetare nga Europa dhe Sh.B.A.-ja, ambasadori i Anglisë Dr. David Landsman me të shoqen, (me 11 prill 2003), atasheu ushtarak i Mbretërisë Angleze pranë ambasadës angleze në Tiranë, Mark D. Vickers (2003 & 2004), etj. Me fillimin e procesit demokratik, në vitet ‘90-të, dyert e dy fiseve u rihapën për të persekutuarit nga diktatura dhe patriotët, për qytetarë të thjeshtë, me të cilët na bashkonte ideali i Demokracisë. Kemi shërbyer si familje strehëdhënëse për shumë studentë amerikanë, zvicerianë, gjermanë, italian, etj, që vinin me programe kulturore ose fetare në Shqipëri.

Në 15 mars 1992 Ambasadori i parë amerikan Ryerson me të shoqen erdhën për një miting madhështor në Kavajë, i shoqëruar nga z. Sali Berisha, në hapjen e mitingut për fillimet e demokracisë. Si arritët ju të organizoni pritjen e tyre në Shoqatën tuaj patriotike “Bajram Xhani”. Çfarë biseduat aty?

4 dhjetor 1922 – 4 dhjetor 2012 është 90 vjetori i Lidhjeve Diplomatike Shqipëri-Amerikë. Në datën 20 dhjetor 2012, tek Zëri i Amerikës me rastin e 90-të vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike midis ky kombeve, ish-ambasadori amerikan z. William Ryerson ritheksoi përforcimin e demokracisë: “Nëse s’doni që historia të përsëritet, mos e lejoni të përsëritet.” Lajmi i ardhjes së ambasadorit të parë amerikan z. Ryerson në Kavajë për një miting në qytetin anti-komunist me 15 mars 1992, shoqëruar nga ish-shefi i opozitës, Z. Sali Berisha, u komunikua para 4 ditësh dhe u përhap me shpejtësi. Nga Tirana erdhën njoftime që të bëhej kujdes për sigurinë e diplomatit të lartë amerikan dhe që mitingu të bëhej madhështor. Morëm lajm se nga forcat komuniste kishte plane për sabotimin e mitingut dhe rrezik jete të personaliteteve te ftuara. Për siguri shoqata “Bajram Xhani” propozoi që mitingu të mos organizohej tek qendra e qytetit ku ishte ngritur podium për evenimentin, por të zhvillohej tek ballkoni i poliklinikës së qytetit. Shoqata Patriotike “Bajram Xhani” mori masa paraprake për të forcuar sigurinë dhe suksesin e mitingut, duke angazhuar 100 të persekutuar politik, patriotë, anëtarë të shoqatës dhe vullnetarë nga populli. U pregaditën 1000 flamuj të vegjël shqiptar dhe amerikan. Shoqata vendosi roje me turne brenda 24 orëve tek sheshi i qytetit dhe përpara poliklinikës për të ruajtur objektin dhe parandaluar incidente. Mitingu u realizua me sukses dhe komploti komunist dështoi. Mitingu me 20,000 pjesëmarrës nga qyteti dhe fshatërat e Kavajës u bë madhështor me parrudhën: “E duam Shqipërinë si Amerika”. Sheshit qendror të Kavajës, me propozim të shoqatës patriotike “Bajram Xhani” iu vu emri “Sheshi Amerika”. Vajza ime i uroi ambasadorit z. Ryerson mirëseardhjen dhe i dhuroi historikun e Shkollës Amerikane, një vazo të madhe artistike shqiptare prej bakri dhe një buqetë me lule. Ambasadori Ryerson si falenderoi familjen dhe vajzën me buzëqeshje të ëmbël iu përgjigj: “Fëmijëve të Shqipërisë me fitoren e Demokracisë do u hapen rrugët e dijes dhe shkollimit drejt Sh.B.A.-së.” Pas mitingut, u realizua pritja e ambasadorit në Bashkinë e qytetit, ku ishim të ftuar, bashkë me të persekutuar dhe patriot të tjerë. Dill Cani, (xhaxhai i gruas, ish-nënkryetar i Frontit të Rezistencës, i persekutuar politik, dënuar 101 vjet burgim) pasi mbaroi mitingu, u takua me ambasadorin dhe i tha këto fjalë me lot në sy: “Mbetëm në duart e xhelatit pa përkrahje. Kurrë nuk kam për t’i harruar torturat e tmerrshme të diktaturës gjatë burgimit tim. Kjo për arsye sepse unë me kushërinjtë e mi, me miq e patriot në shumë anë të Shqipërisë lidhëm besën për rrëzimin e komunizmit në bashkëpunim me zbulimin anglo-amerikan.” Gjatë viteve 1991-96 Uashingtoni i dhuroi Shqipërisë $236 milion ndihmë ekonomike, duke e bërë donatorin e dytë më të madh ekonomik për Shqipërinë, pas Italisë.

Në shtëpinë tuaj me 11 prill 2003 ka ardhur për vizitë miqësore ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. David Landsman bashkë me të shoqen. Cili ishte mesazhi i përbashkët i kësaj eksperiencë miqësore e mbresëlënëse?

Në mes të marsit 2003 ambasadori Landsman u thirr për një bashkëbisedim në emisionin TV shqiptar. Ambasadori anglez ndër të tjera përgëzoi familjen Babamusta në emër të qeverisë angleze për miqësinë dhe vazhdimësinë e mbështetjes midis dy kombeve tona.

Me 11 prill 2003 ambasadori anglez bashkë me të shoqen na nderoi me një vizitë të veçantë miqësie tek shtëpia jonë. Ambasadori na komunikoi mesazhin e urimit në emër të qeverisë angleze për vazhdimësinë dhe forcimin e marrëdhënieve prej një kohe të gjatë midis Angli-Shqipëri. Pritja me bujari, siç e kemi zakon ne shqiptarët i bëri shumë përshtypje ambasadorit dhe gruas së tij. Gjatë bisedës folëm për mundësinë e turizmit dhe investimit në Shqipëri nga qeveria angleze në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Gjithashtu i shfaqa mendimin ambasadorit për bashkëpunim, për të binjakëzuar Kavajën me Londrën. Ambasadori shprehu dëshirën dhe interesin për të restauruar kalanë e hershme të Turrës, pranë fshatit ‘Domën’, buzë Adriatikut.

Cili është bashkëpunimi juaj me Diasporën shqiptare? Cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vendin tonë?

Në vitin 1999 dhe 2003 vazhduam punën në Sh.B.A. Në Amerikë, si familje patëm përkrahje të jashtëzakonshme nga populli amerikan, nga kongresmenë dhe senatorë të Sh.B.A.-së, si senator Tom Harkin, kongresmeni John Kline, etj. Vlerat tepër të larta të demokracisë amerikane, qenë motiv për vazhdimin e punës tonë. Në Detroit, Sh.B.A., ku jetuam për një vit familjarisht, u lidhëm me radion shqiptare-amerikane Alba (1999). Nëpërmjet radios përhapëm vlerat demokratike të kombit tonë, të martirëve të Demokracisë, për luftën heroike të vëllezërve
të Kosovës ndaj genocidit serb. Në Shtetet e Bashkuara ne mësuam solidaritetin ndaj kombit shqiptar dhe ndihmën që populli amerikan i ka dhënë dhe vazhdon t’i japi atij. Me përkrahjen direkte të Sh.B.A.-së, të ish-presidentit Geroge Bush, si pasojë e ndryshimeve pozitive Shqipëria u fut në Nato, u hoqën viza, etj. Gjatë viteve të tranzicionit, klasa politike shqiptare dhe populli shqiptar me mençurinë dhe kulturën e tij demokratike ka hapur rrugën shumë shpejt për të fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo sepse me burimet ekonomike dhe vlerat politike meriton të futet në BE sa më shpejt.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: is i shpetuam hebrjte, Neki babmusta, nga italianet, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 197
  • 198
  • 199
  • 200
  • 201
  • …
  • 216
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT