• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË-SERBI, S’KA MARRËVESHJE PA NJOHJE TË PAVARËSISË

September 18, 2018 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Asnjë marrëveshje, në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk e ka asnjë kuptim dhe nuk do të ndodhë nëse nuk parashihet në rrafshin ligjor obligativ njohja reciproke Kosovë-Serbi/1 ok Thaçi 1

-Në konferencë shtypi, pyetje edhe për “kur të bëjë shelgu rrush” të ministrit të Jashtëm serb…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 18 Shtator 2018/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë shtypi sot tha se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia – pa njohje reciproke mes dy shteteve.
“Asnjë marrëveshje, në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk e ka asnjë kuptim dhe nuk do të ndodhë nëse nuk parashihet në rrafshin ligjor obligativ njohja reciproke Kosovë-Serbi”, theksoi ai.
Kjo ishte shkurt përgjigja e presidentit Thaçi i pyetur nga media serbe se, “a është e mundur arritja e marëveshjes me Beogradin pa njohjen eksplicite të pavarësisë së Kosovës”.
Presidenti Thaçi është pyetur edhe lidhur me deklaratën e djeshme, të cituar nga media në Beograd, të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç se, “Serbia do njohë pavarësinë e Kosovës dhe do i lejojë ulësen në OKB ‘kur të bëjë shelgu rrush’”, që do thotë kurrë.
“Sa i përket ministrit të Jashtëm të Serbisë Daçiç, nuk dëshiroj t’komentoj ata në deklarimet elektorale të tyre…Po një gjë është me se e qartë: Serbia nuk do të mund të bëjë as edhe një hap drejt perspektivës evropiane pa arritur një marrëveshje paqësore me Kosovën, sikur që edhe ne do të jemi në një gjendje status quo-je për NATO, BE dhe OKB pa një marrëveshje të fqinjësisë së mirë”, u shpreh presidenti i Kosovës.
Si edhe në deklarime të tjera, presidenti Thaçi edhe sot ka theksuar përkrahjen për kërkesën e liderëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës – rajonit me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, për bashkim me Kosovën.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Konference me gazetaret, Njohja Kosove-Serbi, Thaci

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën t’i garantojë Serbisë anëtarësim në BE

September 14, 2018 by dgreca

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se çdo marrëveshje me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet ta ketë të sigurt se do të bëhet anëtëare e BE-së më 2025”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters më 13 shtator.

Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se normalizimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, është element kyç për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.

Presidenti serb ka thënë ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.

“Ndonjëherë qeshi kur dëgjoj njerëzit si i bëjnë gjërat të lehta dhe thonë se, unë do t’iu jap juve tri fshatra dhe unë do t’iu jap gjashtë të tjerë në këmbim”, është shprehur ai.

Me këtë deklaratë ai u është referuar diskutimeve të fundit për ndryshim kufijsh në mes të dy shteteve.

“Nëse ndonjëherë do të arrijmë marrëveshje, do të ishte një pakt që nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet në mes neve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe rezolutën për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik”, ka thënë ai.

“Tani për tani, ne nuk e dimë ku i kemi kufijtë”, është shprehur Vuçiq.

“Askush në rajon nuk duhet të jetë i frikësuar nga arritja e ndonjë marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, rajoni do të jetë më më stabil, më i fuqishëm dhe më atraktiv”, është shprehur ai.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, synojnë arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Takimi i fundit në mes të dy presidentëve në Bruksel, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka dështuar të mbahet, pasi ky i fundit ka refuzuar të takojë delegacionin nga Kosova.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, marrveshje, Serbia ne BE, Vucic

New Yorku, stacioni i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi

September 13, 2018 by dgreca

1 KosovaEdhe pse pas dështimit të takimit të fundit në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u paralajmërua se këta dy do të ftohen së shpejti përsëri në Bruksel nga Mogherini, dhe u tha se kjo duhet të ndodhë para javës kur zhvillohet seanca plenare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, duket se kjo nuk do të ndodhë deri atëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se janë të vogla gjasat që të mund të organizohet një takim i radhës në Bruksel për disa arsye.

Ndër to janë angazhimet e Vuçiqit, i cili do të udhëtojë në Kinë, pastaj agjenda e ngjeshur e përfaqësueses Mogherini, por edhe paqartësitë që janë krijuar pas dështimit të fundit në Bruksel dhe vizitës së presidentit të Serbisë Vuçiq në pjesën veriore të Kosovës.

BE-ja vazhdon të jetë e ndarë rreth ideve që janë paraqitur gjatë verës për ndryshime të kufijve, pa marrë parasysh se si i quan cila palë këto.

Filed Under: Komente Tagged With: dialogu, Kosove-Serbi, Nju Jorku

HAVEL-KOMUNIST I MIRE ESHTE KOMUNISTI I VDEKUR

September 2, 2018 by dgreca

3Pellumb-Lamaj-300x199Nga Pellumb LAMAJ/

Ne romanin MORTAJA E KUQE nobelisti amerikan John Steinbak pershkruan ngjarjet e viteve njezete-tridhjete ne USA kur agjentet e Moskes te infiltruar ne shoqerine amerikane propagandonin komunizmin dhe tentonin te benin revolucion e te percanin shoqerine amerikane.Ata viheshin ne krye te turmave dhe benin thirrje per terror kundra pronareve te fermave duke hedhur idene e shkaterrimit te tyre.Dhe kur turmat e lara trush fillonin te prisnin,digjnin e shkaterronin c’do gje ,ata fshiheshin dhe ja mbathnin duke i lene turmat ne doren e policise.Dhe i madhi Steinback shkruante; ‘Ja pse une nuk e di se deri ne c’pike duhet besuar nje i kuq’
Ka kaluar nje shekull dhe duket se historia po perserit veteveten por kete rradhe jo nga agjente te fshehur, por nga politikane qe ne emer te barazise kerkojne t’u lajne trute masave e te bejne kariere ne kurrizin e tyre.
Sistemi kapitalist nuk eshte i perkryer, por duke e krahasuar me sistemin me barbar qe ka njohur historia njerezore komunizmin qe deshtoi me turp e gjak, natyrisht qe eshte me i pranueshmi e me i suksesshmi dhe une mendoj se edhe keta politikane cilitdo qofshin do te deshtojne me turp ne perpjekjet e tyre mashtruese qe kane si qellim vetem interesin e tyre personal.Historia ka treguar se politika amerikane,kur vjen puna per interesa kombetare eshte nje dhe vetem nje dhe propagandat e mediave qe duan te shesin lajmet s’jane gje tjeter vecese shashka qe do te shuhen shpejte.
Eshte e vertete se pas renies se murit te turpit te Berlinit dhe shembjes se sistemit komunist shumica e komunisteve ja mbathen ne perendim me parate e popullit dhe u shndruan ne kapitalist, por ne shpirt mbeten po ata.Nuk thone kot se c’del nga macja do te gjuaj minje.Une mendoj se aresyeja kryesore qe kjo specie qe ka lindur te haje veteveten nen devizen mashtruese te barazise e qe vazhdon te bej propaganden e saj, qendron ne faktin se perendimi jo vetem nuk beri nje gjyq te dyte te Nurembergut per krimet e komunizmit qe ja kaluan qindra here krimeve te nazizmit,perkundrazi ju hapi dyert dhe pse jo ju beri dhe privilegje.Por privilegjet me te medha ishin per perendimin dhe kjo nuk ishte rastesi.Kapitalizmi s’ka miq ,as armiq por vetem interesa dhe kete e shpreh hapur.Ne aspektin moral dhe ate te vleres i fituar doli perseri kapitalizmi qe i beri komunistet te vine ne shtepine e tyre dhe natyrisht te lepijne ate qe peshtyne per gjysem shekulli.Dhe natyrisht ne aspektin kryesor te kapitalizmit,kjo jashteqitje komuniste erdhi ne perendim me shumice marramendese kapitali te vjedhur dhe i fituar doli perseri kapitalizmi.Oligarkia e vjeter komuniste qe errdhi ne perendim ngordhi pa e realizuar enderren per ndertimin e internacionales komuniste mbi germadhat botes se vjeter kapitaliste.I njejti fund i pret dhe pjellen e tyre .Komunist i mire eshte komunisti i vdekur HAVEL

Filed Under: Komente Tagged With: KOMUNIST I MIRE ESHTE, KOMUNISTI I VDEKUR HAVEL, Pellumb Lamaj

TUBIMI NË TEPELENË DHE DIFERENCIMI MIDIS TË BARABATËVE

August 28, 2018 by dgreca

Në atë kamp, vuajtjet kanë qenë të barabarta, për të gjithë, dhe vlerësimi duhet të ishte, një për të gjithë. Diferencimi, midis të barabartëve, është i padrejtë./

1 Tepelene

NGA SHEFQET DOBRA/

23 gushti, ishte dita përkujtimore e viktimave të diktaturave.Pikërisht në këtë ditë, të vuajturit e kampit më famëkeq të Tepelenës- ndoshta i pashoq- u mblodhën pikërisht në atë vend ku vuajtën, vdiqën dhe u gjymtuan të pafajshmit. A mund të quhen fajtor: fëmijët, gratë e pleqtë, vetëm sepse, baba, kushërini apo një i afërt, nuk qe dakord gjatë luftës me këtë të ardhme që “gëzuan” në atë kamp vdekjeje këtë njerëz?

Ka qenë më i pashoq se ne, nuk na keqtrajtoj pushtuesi, por shteti ynë, udhëheqësi ynë, qeveria “demokratike” e P.k. Shqipërisë.

A ka ndonjë shtet që keqtrajton popullin e tij në këtë mënyrë, veç shtetit tonë komunist?

Gjashtëdhjetë e katër vjet pas mbylljes të këtij kampi, dhe 24 vjet pas përmbysjes të diktaturës, ne mblidhemi pikërisht në atë vend vdekjeje, për të kujtuar vuajtjet dhe viktimat e atij kampi. Në këtë ditë, edhe ky kamp, me vendim të bashkisë, do quhet: kamp i ç’farosjes.

Në këtë takim, na nderoj me pjesëmarrjen e tij dhe z, president,  e shumë te tjerë, fjalimi i zotit president qe shumë i pëlqyeshëm; vlerësoi më së miri vuajtjet e atyre njerëzve dhe e shpalli Muze këtë kamp. Faleminderit z, president! U desh një president i majtë të bënte këtë, se ata që merrnin votat tona, nuk u bënte zemra ta bënin këtë. Por, kur tha se:- Të gjithë kemi nga pak përgjegjësi, për ça ka ndodhur, më ngjau si thënia e dikurshme e një tjetri që tha: “të gjithë bashkvuajtës të gjithë bashkëfajtor” dy thënie të ngjashme në formë të ndryshme. Njehsimi me veten që na bëjnë këta, është sikur po na vrasin përsëri.

Jo, jo, z, president, përgjegjësinë e kanë ata që masakruan e bënë të vuajnë këta njerëz. Ne nuk mund të kemi asnjë përgjegjësi, për vuajtjet që na shkaktoi shteti, ashtu si edhe ti dhe shumë tjerë si ti, nuk ke asnjë përgjegjësi për ça bëri ai sistem me ne. Presidenti, i majtë a i djathë qoftë, ai përfaqëson gjithë popullin, të gjitha shtresat, prania jote, ne na nderoj dhe të falënderojmë

Në atë kamp, vuajtjet kanë qenë të barabarta, për të gjithë, dhe vlerësimi duhet të ishte, një për të gjithë. Diferencimi, midis të barabartëve, është i padrejtë. Ky diferencim, më ngjante me vlerësimet që bënte partia e punës me punëtorët që edhe se punonin njësoi,  shpërbleheshin apo dekoroheshin sipas preferencës së partisë. Si duket ne, nuk shkëputemi nga metodat e asaj kohe.

Për në atë kohë, për në atë vend, nuk mund të flitet për të veçantë.

Fatmirësisht, ato nëna të nderuara, ishin fatlume që u liruan dhe mundën ti marrin eshtrat e fëmijëve të vet, sidomos në Turan, ku varret nuk i prishën.- unë, për fat të mirë, nuk kam asnjë, që më ka mbetur atje- por ka të tjerë që, nuk u shkëputën nga internimi dhe nuk mundën të marrin fëmijën apo prindit, dhe kjo, nuk ishte për e faji e tyre? jo! kjo qe fatkeqësi për ata, qe pamundësia, jo mungesa e dëshirës. Të gjithë këta që nuk mundën, ndjehen shumë keq tani.

Veprimi i këtyre nënave, nuk qe ndonjë akt heroik i bëri  në shërbim të bashkëvajtësve.

A i ka hije shtresës tonë: mbivlerësim dhe nënë vlerësimi, në mes të barabartëve?

Lek precizi, ka një farë merite sepse, nëpërmjet pikturave, e ka konkretizuar atë kamp të urryer, pa aq sa ishte dhe shteti që e krijoi. Por, Leka tha një fjalë që i dha shumë vlerë vetes: – kjo dekoratë, nuk më përket vetëm mua por të gjithë juve!  Sepse Leka, nuk e shkëpuste vetën nga tjerët.

Në ata të vuajtur, mund të gjendej ndonjë, që mund të flitej me supërlativa, në krahasim me ne tjerët dhe të dekorohej për veprimin heroik por, nëse nuk i njeh  mirë ndodhitë, kjo nuk ka të keqe por, por të pyesësh për atë që nuk e di, përsëri nuk ka gjë të keqe. Ky konsultim duhet të ishte bërë se referuesit do i shtonte vlerën.

Shembulli më tipik, që e vlente të përmendej në atë takim, ishte Shega Frashëri, e cila i dha fund jetës- vari veten- në respekt për karakterin e vet dhe të gjithë bashkëvauatësve të sajë. Varja që bëri ajo vajzë, që me të drejtë mund të quhet: krenaria e atyre të vuajturve, qe veprimi më domethënës, kjo ka qenë protesta, akuza më e fortë kundër regjimit. Ky veprim ishte dëshmia më bindëse për trajtimin që u bëhej atyre njerëzve.

Edhe vrasja e Sali Kasa, nga polici, para gjithë të dënuarve, në mbrëmje kur po merrnim gjellë, ka qenë ngjarja më makabër dhe e pa harruar, për të cilën, nuk dha llogari askush.

Po pse këta persona nuk u kujtuan fare, të merreshin si shembulli më konkret i atij regjimi. Apo këta nuk ishin nga malësia, apo nuk kishin ndonjë të afërt me partitë, që të paktën të kujtoheshin, po ai djali, që i shpërtheu mina nënë këmbë, ditën që u lirua, në momentin kur sa do hipte në makinë, vetëm një copë çorap, i gjetën si nishan,  ishte ky djalë fajtor apo shteti që nuk e ç’minosi fushën para se të çonte këta njerëz?

Në takimin që bëmë në 2015-tën, ishte një grua që e kishte atë copë çorapi me vete

Ne që vuajtëm falim, ata që na shkaktuan vuajtje, fajtorët e vërtetë, nuk  kanë kërkuar falje, as si individ, as si subjekt politik. Veprimet tregojnë fisnikëri ose….

Filed Under: Komente Tagged With: Shefqet Dobra, Tubimi ne Tepelene

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 144
  • 145
  • 146
  • 147
  • 148
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT