• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Lista Serbe s’mund ta rrëzojë Qeverinë

April 2, 2018 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës me opozitën shumicë, Qeveria e Kosovës vazhdon me shumë punë/
_Opozitën e bëjnë: Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më i madhi në Kuvend, me 27 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje me 19,  i ndarë nga ajo Grupi i Deputetëve të Pavarur me 12 dhe e larguar nga koalicioni qeverisës Lista Serbe me 10./
1 Largii i Serbeve
Në Foto: Largimi i Serbëve/
-Partia me grupin më të madh parlamentar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është në opozitë, deklaronte javën e kaluar se në asnjë rast nuk do të lejojë që ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës deputetët e Listës Serbe, e cila u largua nga qeveria dhe doli në opozitë në Kuvend/

-Nuk u realizuan skenaret serbe për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës me daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeveritar e kalimin në opozitë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 2 Prill 2018/ Në zhvillimet e reja në Kosovë, pas daljes së Listës Sebe nga Qeveria, Kuvendi 120 anëtarësh ka ndryshime që e bëjnë opozitën shumicë e koaliconin qeverisës pakicë.

Opozitën e bëjnë: Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më i madhi në Kuvend, me 27 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje me 19,  i ndarë nga ajo Grupi i Deputetëve të Pavarur me 12 dhe e larguar nga koalicioni qeverisës Lista Serbe me 10.

Koalicionin qeverisës e bëjnë: Partia Demokratike e Kosovës me 23 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11 – pas kalimit në te të një deputeteje të Vetëvendosjes, Nisma me 6, Grupi 6 Plus i komuniteteve pakicë me 6 dhe Aleanca Kosova  e Re me 2 deputetë, të cilët janë pa grup parlamentar.Pa grup parlamentar jnë edhe 4 deputetë tjerë, një prej të cilëve serb – i Partisë Liberale Serbe e tre të tjerët të komuniteteve tjera pakicë.Pas këtyre zhvillimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës deklaronte javën e kaluar se në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garantonte qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës”, siguronte partia më e madhe opozitare pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.Paralajmërohej se, qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.Javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës  doli Lista Serbe, e cila kishte tre ministra, njëri prej tyre edhe zëvendëskryeministër. Por, kështu nuk bie Qeveria e Kosovës, e cila vazhdon me shumë punë. Nuk u realizuan skenaret serbe për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës me daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeveritar e kalimin në opozitë.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, nga Lista Serbe, nuk bie, qeveria

PËR SHUMË VJET PASHKËT!

April 1, 2018 by dgreca

1 dielliVATRA & GAZETA “DIELLI” NË SHBA UROJNE BASHKATDHETARET: PËR SHUMË VJET PASHKËT!

Filed Under: Komente Tagged With: dielli, Gezuar Pashket, Vatra

OPOZITA: FILLIMI I REVOLTËS, FUND RAMËS

March 31, 2018 by dgreca

basha

Revoltë që buron nga padrejtësia e qeverisë e cilësoi kryetari i PD-se, Lulzim Basha protestën e sotme tek Rruga e Kombit që përfundoi me shkatërrimin e sportelit të pagesës së tarifave.“Durimit i ka ardhur fundi” tha Basha dhe i kërkoi Ramës “të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen të kryhet nga fondi i taskës së qarkullimit plot 200 milionë euro në vit.”

” Ky është populli që Rama përçmon e revolta që Rama thotë nuk ekzsiton. Ky është populli me të cilin rama u tall të enjten e tha nuk ngrihet dot. Ky është vetëm fillimi. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin. Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli.Nga selia e PD-së në një deklaratë për median, Basha tha se tarifa e kalimit është një taksim i dyfishtë.

Tarifa është ndëshkim për qytetarët e një prej zonave më të varfra në vend. Rama e vendosi tarifën me dhunën e kartonave në parlamen dhe me dhunën e policisë. Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.Kryetari i PD-së tha se ky është vetëm fillimi pasi “nga nesër një grabitje tjetër e madhe do i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe TVSh e biznesit”

Nga selia e LSI-se, kryetarja Monika Kryemadhi tha se protesta ishte fillimi i fundit te kesaj qeverie.Monika Kryemadhi: ‘Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit.”Nga ana tjeter Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se ky është vetëm fillimi. Berisha ka apeluar qytetarët të mbeshtesin revolten popullore kunder taksave absurde.(Kortezi Minerva)

Filed Under: Komente Tagged With: Basha, FILLIMI I REVOLTËS, FUND RAMËS

Emri Dardan

March 31, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Në Librin e Zanafillës thuhet se Dodanimi ishte bir i Javanit (një stërnip i Noas). Dodanimi është lidhur zakonisht me prejardhjen e njerëzve të ishullit të Rodosit. Dorëshkrimet hebraike japin shpjegime të ndryshme të shqiptimit Dodanimi, dhe thone se është ndoshta gabim i kopjuesit, pasi shkronjat hebraike R dhe D janë mjaft të ngjashme grafikisht. Në Kronikat 1: 7, ky emër shkruhet Dodanimi, ndërsa ne Septuagint(Të Shtatëdhjetët), Dodanimët konsiderohen të afërt me Helenët.
Në Targum Pseudo-Jonathan (një kapitull i Toras hebraike) përmendet vendi Dordania, dhe studiuesit sugjerojnë se ka lidhje me Dodonën në Epir dhe Dardaninë në Iliri.
Francezi Samuel Bochart, studiues me ndikim i shekullit 17, e lidh formën Dodanimi me emrin e lumit Rhones Rhodanus, që buron ne Alpet zvicerane dhe derdhet në Mesdhe; dy shekuj më vonë, teologu gjerman Franz Delitzsche e identifikoi figurën e Dodanimit me Dardanus të mitologjisë greke; ndërsa studiuesi britanik Joseph Mede, nga mesi i viteve 1600, e thoshte se Dodanim është i njëjtë me Dodonaeus, i cili e kishte vendin e shenjtë në Dodonë.
Egjiptologu britanik Kenneth Kitchen, më 1930, paraqiti dy etymologji të tjera të mundshme; se Dodanim rrjedh nga Dordanim, duke humbur shkronjën ‘r’. Dardanai ndodhet në një listë të emrave Hititë që luftuan kundër Ramesit II të Egjiptit në betejën e Kadeshit më 1275 pes, madje disa i lidhin ata me Dardanët e luftës së Trojës. Kitchen gjithashtu sugjeron se emri Dodanium mund të jetë një formë e ndryshuar e Danunim, një popull i lashtë i Lindjes së Afërme, përmendur në mbishkrimin Amarna, por origjina dhe identiteti e këtij emri, si, ku, dhe nga kush u zbulua mbetet për t’u vërtetuar, dhe deri atëhere shkencëtarët do të vazhdojnë ta shohin me dyshim.

Në një fjalor biblik të antikitetit nga një autor anonim në vitet 70 pes, thuhet se bijtë e Dodanimit janë Itheb, Beath dhe Fenek; ky i fundit udhëhoqi Jafetët në kohën e Kullës së Babelit.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Emri Dardan

Për pasqyrimin te “Dielli” i festimit të 73-vjetorit të shkollës “Skënderbej”

March 31, 2018 by dgreca

Thanas-GjikaNë gazetën “Dielli” online të datës 28-29 mars u botua shkrimi i zonjës Kozeta Zylo ku paqyrohej aktiviteti i shoqërisë së ushtarakëve shqiptaro-amerikanë që kanë mbaruar Shkollën e Mesme “Skënderbej”. Pati reagime nga z. Beqir Sina dhe disa kolegë, si dhe prej meje. Z. Dalip botoi në gazetë përgjigjen e tij, por jo dhe shkrimin tim, prandaj po kërkoj që të botohet edhe shkrimi im kritik ndaj këtij problemi.

* * *

Të gjithë e dijmë se “Shkolla e Mesme Skënderbej” bashkë me shkollat e tjera ushtarake si “Shkolla e Bashkuar Enver Hoxha”, “Shkolla e Lartë e Policisë dhe e Sigurimit”, kanë qenë inkubatorë ku rriteshin kuadrot e shtetit diktatorial. Gati të gjithë ata që mbaronin shkollën “Skënderbej” vijonin më tej studimet në “Shkollën e Bashkuar Enver Hoxha” dhe shumë prej tyre kryenin dhe “Shkollën e Partisë, ose “Shkollën e Sigurimit”. Pra është e qartë se ata shqiptaro-amerikanë që u mblodhën për të festuar 73-vjetorin e shkollës Skënderbej, nuk kishin qenë thjesht skënderbegas, por kuodro të lartë të Partisë shtet, që i shërbyen shtetit diktatorial për t’ia zgjatur jetën dhe nuk i shërbyen popullit për t’ia mbrojtur lirinë e vërtetë që i ishte shkelur.

Armiqtë i sajonte vetë Enver Hoxha për të na mbajtur nën terror e frikë. Dhe kur ai shpalli armiq e tradhëtarë dhe kuadro të lartë të ushtrisë si Ministrin e Mbrojtjes. Zv.Ministrat e tij dhe Shefin e Shtabit, të gjithë këta zotërinjtë që u mblodhën në festë, nuk dolën të mbronin kolegët e tyre, por si servilë të diktatorit i dënuan shokët e tyre “tradhëtarë”.

Të krijosh shoqëri dhe të festosh me mburrje për kohën e shërbimit nën diktaturë pa shprehur asnjë kritikë ndaj shërbimit servil nën diktaturë, do të thotë se nuk ke kuptuar se sistemi i diktaturës se proletariatit dështoi me turp, do të thotë të punosh për të ngjallur nostalgji për kohën e diktaturës, pra të ngjallësh nostalgji e respekt edhe për vetë diktatorin.

Krijimi i të tilla shoqërive bëhet në Shqipëri ku sundon Partia Socialiste, bija e Partisë së Punës, por këtu në SHBA kjo nismë më duket shumë e gabuar. Edhe më i gabuar është fakti që gazeta e shoqërisë “Vatra”, gazeta “Dielli”, t’i pasqyrojë e t’i përgëzojë të tilla ngjarje.

Z. Beqir Sina ka të drejtë që ngre zërin me alarm.

Ju z. Dalip më shkruani në e-mail dhe në gazetë se nuk u bë krim me botimin online të atij shkrimi, dhe se duhet të kemi parasysh se dhe z. Bujar Nishani ish Presidenti i R. SH, që ka dekoruar shoqërinë “Vatra” ka qenë skënderbegas, dhe se edhe z. Asllan Bushati ish nënkryetar i “Vatrës” ka dalë nga ajo shkollë. Por ju nuk duhet të harroni se këta ish skënderbegas kanë evoluar dhe e kanë kritikuar diktaturën dhe të kaluarën e tyre si kuadro të ushtrisë së shtetit diktatorial.

Unë në pvrgjigjen time me e-mail uk thashë se gazeta “Dielli” bëri krim që botoi online kronikën për festën që u organizua në komunitetin shqiptar këtu në SHBA. Unë thashë se botimi i atij shkrimi ishte një gabim që shpie drejt mbrojtjes dhe justifikimit të diktaturës komuniste. Të tilla ceremoni nuk janë gjë tjetër veçse veprime që ndihmojnë për mbajtjen gjallë të nostalgjisë ndaj diktaturës komuniste. Dhe tani, po them se të tilla veprime janë krime. Koha jonë kërkon të mbajmë qëndrim kritik ndaj jetës sonë nën diktaturë.

Nuk mund të mohoj faktin se midis këtyre festuesve, ashtu si dhe midis armatës së komunistëve dhe të ushtarakëve ka pasur njerëz të ndershëm, që u binte bretku duke punuar, por në tërësi Partia Komuniste, Ushtria Popullore dhe Sigurimi i Shtetit ishin armatat që i shërbenin sistemit diktatorial dhe diktatorit dhe jo lirisë dhe të mirës së Shqipërisë.

Vatra deri sot ka qene nje shoqeri atdhetare kulturore me synime te djathta politike dhe e tillë duhet të mbetet.

Asgjë nuk mund t’i justifikojë bashkëpunëtorët e sistemit shtypës diktatorial komunist.

Që të ecim përpara drejt Europës së Bashkuar duhet të mësojmë nga gjermanët: ta dënojmë krimin dhe ish shërbëtorët e regjimit komunist të ulin kokën e të punojnë pa pretenduar se punuan me nder për të mirën e atdheut. Ata punuan për të mirën e diktatorit, për t’ia zgjatur sundimin atij në dëm të popullit.

Kur të tillë njerëz nuk e kuptojnë gabimin dhe krimin që kanë bërë, ne duhet t’u tregojmë se janë në rrugë të gabuar dhe t’i ndihmojmë që të tërhiqen nga krijimi i të tilla organizatave dhe festimi i të tillë përvjetorëve që nuk ndihmojnë zhvillimin e demokracisë, por vetëm kthim koke me nostalgji nga e kaluara diktatoriale antidemokratike.

Filed Under: Komente Tagged With: moment, per skenderbegasit, Thanas Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 152
  • 153
  • 154
  • 155
  • 156
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT