• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prishtina e jep ‘dritën e gjelbër’ për ndërtimin e xhamisë

July 25, 2017 by dgreca

1 Xhamia

Ne Foto:Gurethemeli i xhamisë në Prishtinë/

Në Kosovë ka vazhduar debati për projektin e ndërtimit të xhamisë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.Ky projekt, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është prezantuar të martën edhe para asamblistëve të Komunës së Prishtinës.Projekti i xhamisë, është bërë e ditur se do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, me një kosto të përgjithshme prej rreth 40 milionë euro.

Kryetari Ahmeti iu ka kërkuar asamblistëve që të debatojnë rreth projektit të xhamisë dhe të gjendet një konsensus për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai ka thënë se xhamia do të ndërtohet, por, që për projektin e kësaj xhamie duhet të ketë konsensus politik dhe shoqëror.

“Po ndërtojmë xhaminë më të madhe në Kosovë dhe kjo është përtej mandatit tim dhe nuk është çështje e një kryetari apo një partie politike. Askush nuk po e dikton lokacionin, askush nuk po e diskuton a do të ndërtohet xhamia, xhamia do të ndërtohet, por po kam menduar që Bashkësia Islame e Kosovës të prezantojë projektin para asamblistëve”, ka thënë Ahmeti.

Asamblistët ndërkohë kanë hedhur një varg kritikash në projektin e xhamisë, megjithatë ata i kanë kërkuar përfaqësues të urbanizmit komunal, që të analizojë mirë projektin dhe të vazhdojë me procedurat e nevojshme të projektit.

Vërejtjet e asamblistëve kanë pasur të bëjnë me arkitekturën e xhamisë. Sipas tyre, xhamia nuk do të duhet të ketë arkitekturë neoklasike osmane por një arkitekturë moderne.

Po ashtu sipas tyre, orientimi i objektit nuk përkon me vend lokacionin. Lokacioni nga shumica e asamblistëve konsiderohet të jetë ndarë në vend të gabuar, pasi që sipas tyre për ndërtimin e një xhamie qendrore do të duhej të kishte hapësirë më të madhe.

Lokacioni ku parashihet të ndërtohet xhamia në Prishtinë

Lokacioni ku parashihet të ndërtohet xhamia në Prishtinë

Sidoqoftë, kryetari Ahmeti ka thënë që çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar, ndonëse sipas tij, ka pasur lokacione më të përshtatshme për ndërtimin e kësaj xhamie.

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës iu kanë kërkuar asamblistëve që të mbështesin projektin aktual të xhamisë.

Resul Rexhepi, sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se çështja e kësaj xhamie ka nisur 17 vjet më parë dhe deri më tani përveç gurëthemelit të saj asgjë nuk është bërë.

Ai ka shtuar se kryeqytetit i duhet një xhami madhështore, një xhami që sipas tij, do të ngërthente në vete edhe traditën.

“Kemi nevojë për përkrahjen tuaj, kemi nevojë që të na ndihmoni në zbatimin e projektit dhe nesër edhe kryeqyteti ta ketë një simbol me të cilin do të identifikohemi. Ne kemi përzgjedhur një xhami madhështore, të bukur. Duhet të na besoni një gjë, ne e dimë më shumë se çka na duhet neve në këtë kohë dhe në këtë vend”, ka thënë Rexhepi.

Xhamia qendrore e kryeqyteti, ka shtuar Rexhepi, nuk ka të bëjë më as një parti politike dhe se ajo është jashtë pretendimeve partiake, xhamia është e besimtarëve.

Ndryshe, së fundi një grup qytetarësh përmes rrjeteve sociale kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë me projektin aktual.

Sipas tyre, ky projekt është në kundërshtim me planin urbanistik të lagjes “Dardania”, ku është menduar ndërtimi i kësaj xhamie.

Ata, përmes një peticioni në rrjetet sociale, kanë kërkuar nga qytetarët t’i mbështesin.

“Ky peticion është për arkitekturë e jo për fe”, thuhet në peticion, i cili është shpërndarë në rrjete sociale.

Gurëthemeli për ndërtimin e kësaj xhamie, si një nga objektet më të mëdha fetare të besimit islam në Kosovë, ishte vënë në tetor të vitit 2012.

Atë kohë, gurëthemelin e patën vendosur përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe krerët e institucioneve ekzekutive dhe legjislative të vendit.(kortezi;Luljeta Krasniqi-Veseli)

Filed Under: Komente Tagged With: Leja, Prishtina, Xhamija

Falini se s’dinë çka bëjnë !

July 22, 2017 by dgreca

1-leonora-laci

Nga Leonora Laçi-Shkodër/

 Ndjesë o bashkombas !

 Shqiptarë të vërtetë !

Shqiptarë të besës e mikpritjes, ku jeni ?!Rënia e perdes së hekurt, solli rënien e perdes në sytë tanë për të njohur jo vetëm shqiptarët e trevave por më shumë për të njohur veten tonë. E tash në 2017 po na njohin dhe bashkatdhetarët tanë matanë kufirit. Neve na u hoq maska dhe iluzioni se Shqipëria ishte vendi më i zhvilluar i botës, e ndërkohë u përballëm me një realitet që nuk ja kishim ndje as erën, jo më parë fytyrën.

Sot po debatohet dhe diskutohet për popullimin e plazheve të bregdetit shqiptar nga “kosovaret”. Këto debate kanë marrë një rrjedhë negative dhe kjo vetëm sa na i gëzon armiqtë, e fatkeqësisht ca njerëz që e quajnë vetën shqiptar po shkruajnë duke “dërguar ujë në mullinjtë e armiqve”. E të mjerët ne !

 O shqiptarë, a e dini se “ata” vijnë në plazhet tona sepse dëshirojnë të na njohin sepse kanë luftuar për të qenë të bashkuar nën një shtet, sepse  dashuria e tyre për Shqipërinë nuk është e njëjtë me tonën për vendin tonë.

Sepse “ata” nuk e duan Shqipërinë londineze vetëm kur luan kombëtarja e futbollit. Sepse “ata”  kanë vuajtur nën thundrën e shkaut, kanë pranuar flijimin për hir të nënës Shqipëri, e për kë? Për Ne, që mundohemi të përfitojmë.

E ne nuk e duam as veten, e si mund të duam “ata”?!

Shqiptarët e Shqipërisë duhet të ndjehen të gëzuar që bregdeti po i tërheq bashkombasit tanë. Pasi kjo ka sjell zhvillim të mëtejshem të turizmit bregdetar, ka sjell rritje ekonomike e vetem dobi kemi pasur. Mos kujtoni se kushton më lirë, jo, edhe pse ndonjë pandeh kështu.

Ndonëse kemi qenë të shkëputur nga pikëpamja ideologjike për një periudhë 45 vjeçare, ku ne ishim të sunduar nga i yni e ju nga i huaji, asnjëherë nuk është venitur dashuria për atdheun nga bashkombasit tanë, po a mund të thuhet e njëjta gjë për Ne?

Shqiptarët që i njeh bota për mbrojtjen e hebrenjve, sot janë shndërruar në njerëzit që nuk duan bashkombasit e vet të një gjaku të një race të një kombësie !

Hebrenjtë na mbajnë mend si vendi besës e mikpritjes, a ka më paradoksale se kaq, që vëllezërit tanë të mos ndjehen si vëllezër në tokë të tyre, në plazhin e tyre, në shtëpinë e tyre.

 Turp të na vijë !

Kaq thellë paska pa hyrë në ndërgjegjen tonë krimbi komunist i njeriut të ri që vëllezër quajtëm racat e tjera, rus, kinez e sllav por jo shqiptar.

Shqiptar të Kosovës na pështyni në surrat kur të na shihni, sepse këtë e meritojmë, ne nuk meritojmë të na respektoni dyfish, të na bëni të ndjehemi në shtëpinë tonë, as të na admironi, as buzëqeshjen tuaj nuk e meritojmë.

Shqiptar të Shqipërisë bëhuni real, mos kujtoni se ngritja e volumit të këngës –“Xhamadani Vija-Vija” në plazh na tregon patriotë, jo, vetëm na bën qesharak, nuk kanë nevojë shqiptarët e trevave për patriotizmin tonë të shtirur. Ma kurseni turpin që ndjej kur ju ja hidhni në çmime dhe unë jam e pafuqishme për të reaguar, ma kurseni dhe turpin kur dëgjoj këngë patriotike kur ndërkohë ju mezi prisni të merrni rrugët e botës nëpër azile, e atje keni turp të thoni që jam nga Shqipëria. Ma kurseni turpin që miqtë e mijë nga Kosova të më shprehin sa e sa raste të zhgënjimit nga Shqipëria.Bashkombasit tanë kanë nevojë për një mikpritje të sinqertë, për një buzëqeshje, për një shërbim dinjitoz, për çmime reale, e jo përdorimin e dy standardeve. S’po ju kërkon kush ti falni diçka por ti trajtoni si duhet, sepse ata nuk janë njerëz të dorës së dytë. Sepse me këto sjellje ne vetëm sa po i largojmë vëllezërit tanë të një gjaku e të një kombësie.Plazhet shqiptare janë të të gjithë shqiptarëve.Vëllezërit tanë matanë kufirit janë rritur me dëshirën për të parë Shqipërinë, e tani që po e shohin dhe po na njohin, po largohen me dhimbje se sa pak gjak shqiptar ka mbetë në venat tona.  Falini se s’dinë çka bëjnë !

Filed Under: Komente Tagged With: Leonora Laci, Ndjesë o bashkombas !

Haradinaj merr mbeshtetje nga Familja e Presidentit Rugova

July 21, 2017 by dgreca

*AAK: Haradinaj merr mbeshtetje nga Familja e Presidentit Rugova/

*AVDULLAH HOTI: SHTEPIA E PRESIDENTIT ESHTE E HAPUR PER TE GJITHE./

1 Haradniaj

-Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj: Është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova… Shfrytëzoj rastin që nga kjo shtëpi, t’i bëj ftesë të gjithë atyre që përqafojnë idetë e Presidentit Rugova, e në veçanti kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, që të mbështesin formimin sa më të shpejt të qeverisë së vendit dhe bashkimin e forcave shtet-formuese…/

PRISHTINË, 21 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka shkruar sot në ‘facebook’:

“Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova”.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar sot këtë deklaratë të kryetarit të saj Ramush Haradinaj:

Të nderuar qytearë,

Është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe njësoj si në vitin 2004 kur ishte nevoja e bashkimit të forcave për unitet politik, përballë sfidave të kohës, Presidenti Rugova pa hezitim theu paragjykimet për të kapërcyer ndasitë artificiale të atëhershme dhe për t’i dhënë fund armiqësive absurde mes shqiptarëve dhe me dha mbështetjen për Kryeministër të Republikës së Kosovës, edhe sot u ndjeva njëjtë kur mora mbështetje për misionin tonë të përbashkët të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nga Familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Historia e re e Kosovës është histori e afrimit dhe besimit në mes njerëzve, rezultat i luftës, sakrificës, mirëkuptimit dhe tolerancës. Këtë strategji kombëtare e ndiqte presidenti dr. Ibrahim Rugova, për te bërë shtetin dhe qeverinë e Kosovës. Tani e kemi shtetin tonë te pavarur të Kosovës, por këtë shtet duhet zhvilluar, ndërtuar dhe integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar. Ky edhe ishte përkushtimi dhe amaneti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin bëmë koalicion qeverisës në Nëntor të vitit 2004, duke besuar thellësisht në vlerat kombëtare, patriotike dhe integruese. Bashkëpunimi me familjen Rugova u vazhdua edhe më vonë, kur Ukë Rugova kandidoi i renditur në vendin e dytë në listën e përbashkët AAK-Lista Ibrahim Rugova. Bashkëpunimi me këtë familje të nderuar nuk është ndalur për asnjë moment, andaj sot në frymën e afrimit dhe filozofisë së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ne po e konfirmojmë mbështetjen, bashkëpunimin e përhershëm dhe respektin e ndërsjellët.  Unë si i nominuar për kryeministër të Republikës se Kosovës, me kënaqësi e pranoj mbështetjen e familjes emblematike të Presidentit Rugova dhe zotohem që do të bëj ç ‘mos për ruajtjen e vlerave dhe mësimeve të Presidentit Rugova, për ruajtjen e miqësisë të përhershme me SHBA-të, BE dhe NATO. Objektivat e përhershme për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në familjen evropiane, për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj, për sundimin e ligjit dhe rendit, do të jenë prioritete në agjendën e qeverisjes sime!

Gjithashtu, do të kemi respekt dhe kujdes të veçantë për familjet emblematike dhe legjendare, siç është familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, familja Jashari si dhe familjet e tjera që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.

Shfrytëzoj rastin që nga kjo shtëpi, t’i bëj ftesë të gjithë atyre që përqafojnë idetë e Presidentit Rugova, e në veçanti kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, që të mbështesin formimin sa më të shpejt të qeverisë së vendit dhe bashkimin e forcave shtet-formuese, për të përshpejtuar agjendën e forcimit të Republikës se Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Zoti e bekoftë përjetësisht jetën dhe veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim RUGOVA!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

Juaji,

Ramush Haradinaj

AVDULLAH HOTI: SHTEPIA E PRESIDENTIT ESHTE E HAPUR PER TE GJITHE.

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AAK-Alternativa ka shkruar në ‘facebook’:

“Shtepia e Presidentit eshte e hapur per te gjithe. Edhe per kundershtaret politik. Perkulja qe te gjithe i bejne atij tregon per madheshtine qe ka”.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, e presidentit Rugova, Haradinaj merr, mbeshtetje nga Familja

Forca e Sigurisë së Kosovës, suksese ndërkombëtare

July 20, 2017 by dgreca

3 rilindi-Rilind Idrizi studenti më i mirë ndërkombëtar në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, ku deri më tani kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, përfshirë edhe 3 kadete/1 Rilind Idrizi-Suksesi i kadetëve dhe oficerëve kosovarë në Akademitë më prestigjioze  në botë është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s/

2 riilindi

PRISHTINË, 20 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Nëntogeri i FSK-së Rilind Idrizi merr çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar” në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Sot, në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve-oficerëve, që për 7 muaj vijuan studimet ushtarake në këtë kolegj. Pjesë e Kolegjit Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës: nëntoger Rilind Idrizi dhe tetari Feti Pronaj.
Nëntogeri Rilind Idrizi ka treguar performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike, dhe si rezultat i këtyre arritjeve ka marr çmimin e studentit më të mirë ndërkombëtar. Nëntogeri Idrizi, këtë çmim e ka pranuar nga oficeri komandues i këtij kolegji-Marshall Steve Rochell.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, pas përfundimit të ceremonisë së diplomimit, tha se, jam shumë i kënaqur me performancën e dy pjesëtarëve tanë, nëntoger Idrizit dhe tetar Pronajt, si pjesëtarët e parë që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore.

“Ata kanë demonstruar standarde të larta gjatë studimeve të tyre në këtë kolegj. Si komandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës jam shumë i kënaqur me çmimin që nëntogeri Rilind Idrizi e ka fituar si rezultat të paraqitjes së jashtëzakonshme të tij, por njëkohësisht jam i kënaqur edhe me tetarin Feti Pronaj, si nënoficer i parë, që me sukses ka përfunduar studimet në këtë kolegj të Mbretërisë së Bashkuar. Suksesi i kadetëve dhe oficerëve tanë në Akademitë më prestigjioze  në botë është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s”, tha në fund, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama.

Në Akademinë Mbretërore Sandhurst dhe në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë se Bashkuar, deri më tani kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, përfshirë edhe 3 kadete./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Forca e Sigurisë së Kosovës, suksese ndërkombëtare

PD:Një ish-kongresmen është shfaqur si lobisti më i ri i Edi Ramës.

July 18, 2017 by dgreca

PD Ish konresistiNjë ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës.Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota.

Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis?ta, sic janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington.

Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush s’ia ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni.

* Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Filed Under: Komente Tagged With: akuza per ish kongresmenin, PD

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 178
  • 179
  • 180
  • 181
  • 182
  • …
  • 479
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT