• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takimi Sessions- Meta: bashkëpunimi SHBA-Shqipëri do të vazhdojë

January 19, 2017 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA, u prit në takim nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions. Zyrtari i lartë amerikan garantoi kryeparlamentarin Meta se, Trump do të bashkëpunojë për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Sessions: Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm.Kongresmeni Sessions vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e  z.Meta për konsensus të plotë.

Sessions: SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA është e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin.Ndihem krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara, theksoi z.Sessens.Nga ana e tij, kryeparlamentari Ilir Meta tha se Shqipëria është e vendosur të zbatojë reformën në drejtësi.

Meta: Shqipëria e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut.Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona.Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Filed Under: Komente Tagged With: : bashkëpunimi SHBA-Shqipëri, do të vazhdojë, Sessions- Meta, Takimi

Le Soir: Permes Ramush Haradinajt Beogradi sulmon pavarësinë e Kosovës

January 19, 2017 by dgreca

Duke pasur për cak të sulmit Ramush Haradinajn Beogradi sulmon pavarësinë e Kosovës/

Gazeta prestigjioze e Belgjikës në gjuhën frënge publikoi një shkrim të gjatë të ish Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmutit dhe politologut të njohur nga Belgjika me origjinë shqiptare Safet Kryemadhit.

Shkrimi i plotë mund të lexohet në: http://plus.lesoir.be/node/78281#

Në këtë shkrim autorët sollën argumente të shumta që dëshmojnë se arrestimi i Ramush Haradinajt është arrestim i motivuar politikisht dhe i sajuar nga pushteti i Beogradit. Në mbështetje të kësaj teze autorët citojnë edhe thënien e Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është një karakteristikë e patriotizmit serb dhe se serbët gënjejnë për shkak të dashurisë dhe ndershmërisë”!

Mbi bazën e kësaj strategjie të mbështetur në gënjeshtra autorët sjellin dokumente nga i ashtuquajturi “Libër i Bardhë” i përpiluar nga Shërbimi Sekret Serb me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve të kësaj lufte. Fletë-arresti kundër Ramush Haradinaj duhet të shihet si rezultat i kësaj strategjie.

Autorët përfundojnë shkrimin e tyre duke tërhequr vëmendje në faktet se “Ramush Haradinaj është hero i luftës heroike të popullit shqiptarë të Kosovës kundër politikës gjenociadare të Millosheviqit. Të veprohet në bazë të akuzave të Beogradit është përpjekje për të kriminalizuar këtë luftë dhe nga « populli i ndaluar » që u pavarësua rishtas të krijohet një “popull ilegjitim”. Është në nder të Francës që të mos mohojë angazhimin e saj të djeshëm, të rreshtuar në anën e shqiptarëve, për të pamundësuar që barbaria ta ketë fjalën e fundit siç pati deklaruar ish presidenti francez Jacques Chirac.

Filed Under: Komente Tagged With: Beogradi sulmon, Le Soir: Permes Ramush Haradinajt, pavaresine e Kosoves

Kurthi serb vazhdon: “Kosova është Serbi” nga Pozhega në Kralevë

January 19, 2017 by dgreca

01 treni serb32 treni serb 33 treniNga mëngjesi, më 19 janar, treni i cili para katër ditësh ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë në Kosovë dhe i cili u kthye më pas në një skandal rajonal i cili ende nuk është qetësuar, ka filluar që rregullisht të qarkullojë në relacionet mes Kralevës dhe Pozhegës dhe siç është njoftuar, për dhjetë ditë do të vihet në qarkullim edhe në relacionet tjera në Serbi.

Filed Under: Komente Tagged With: Kurthi serb, treni vazhdon

Jashtë Parlamentit mjekërzinjtë që shajnë Heroin Kombëtar

January 19, 2017 by dgreca

Nga Skender Karacica-Chikago/

1 Sknenderbeu

Ne Foto:Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu-fotomontazh nga Agim Deshnica-Boston, MA/

Po të kishte fole (zi e keq)për figurat e njohura kombëtare të popullit kroat,sikundër po bën tash e sa kohë për Gjerg Kastriotin Skenderbeu,deputeti me mjekër të zezë,ata do ta nxirrnin me shqelma jashtë institucioneve të shtetit në Zegreb!Ka ardhë koha që sovrani i votës së lirë në shtetin e Kosovës,duhet të mendoj mirë se kujt do ti japë votën e besimit dhe me kë do të bëjë kontratën demokratike për përfaqësim në institucionet e shtetit tonë.Puna po tregon vetë:Mjerë Kosova,mjerë parlamenti se kë e ka brenda sojin e Gëzim Kelmendit me një mjekër të zezë që e hanë bukën e popullit,dhe shemb vlerat kombëtare të historisë më të lavdishme të kohës së Gjergj Kastriotit!

Filed Under: Komente Tagged With: Heroin Kombëtar, Jashtë Parlamentit, mjekërzinjtë, që shajnë, Skenderkarcica

Konferenca e fundit për shtyp si kryetar shteti e Presidentit Obama

January 19, 2017 by dgreca

1Obama 4Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u shpreh të mërkurën se, presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të mos i ndjekë këshillat e tij për disa çështje, duke qenë se i fitoi zgjedhjet dhe duke i kundërshtuar ato. Obama deklaroi se, me të marrë detyrën, Trump do të përballet me “kompleksitetin” e këtyre çështjeve dhe ka gjasa që opinioni i tij të ndryshojë, si për Obamacare dhe reformën e punës.  Në një konferencë për shtyp, e fundit si kryetar shteti, Obama i cilësoi bisedat telefonike të zhvilluara me Trump si “konstruktive” dhe në disa raste “të gjata”.Obama tha se, këshilla më e mirë që mund të jeptë Trump, – dhe që ia ka dhënë,- është të mbështetet tek stafi i tij. “Është një punë me një magnitudë aq të fortë, saqë nuk mund ta bësh dot i vetëm”, u shpreh Obama. Konferencën Obama e hapi duke mbrojtur mediat e atashuara pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se gazetarët që mbuluan aktivitetet e administratës së tij ishin një aspekt i rëndësishëm i funksionimit të demokracisë.  “Ne u japim llogari atyre që na kanë sjellë këtu. Dhe ju e keni bërë detyrën”, tha Obama për reporterët. “Nuk është nevoja të jesh servil, duhet të jesh skeptik”, vijoi ai. Fjalët e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës ishin një kontrast ndaj atyre të Trump, i cili akuzoi strukturat e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë për raportim të “lajmeve të rreme”. Më tej, Obama preku edhe marrëdhëniet me Rusinë, të cilat pas konflikteve në Ukrainë dhe Siri kanë prekur minimumin historik. “Mbajtja e marrëdhënieve konstruktive me Rusinë është një prioritet për SHBA dhe në interes të gjithë botës. Por me Putin ka patur një përshkallëzim të ndjenjës anti-amerikane”, theksoi Obama. Nuk mungoi edhe një përgjigje sa i takon Bradley Manning, ndihmësi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, i cili po shkon drejt lirimit. “Manning ka shlyer një dënim të ashpër në burg, një dënim që nuk ishte në proporcion me krimin. E kam shqyrtuar me imtësi rastin e tij”, tha Obama, duke shtuar se mesazheve të Assange në rrjetet sociale, nuk ua vë veshin. Ndryshe nga parardhësi i tij, George W. Bush, Obama e mbyll mandatin e tij me një rritje thuajse rekord të aprovimit. Një sondazh i CNN/ORC, i publikuar të mërkurën tregoi se 60 për qind e amerikanëve e aprovojnë punën që ai ka bërë si president.

Filed Under: Komente Tagged With: Konferenca e fundit, Presidenti Obama, si kryetar shteti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 218
  • 219
  • 220
  • 221
  • 222
  • …
  • 479
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT